MUNGESË KULTURE

Para disa ditësh në Tiranë, tek po prisja një mik diku në qendër, fillova të shkrep disa fotografi të rastit. Objektivi u drejtua nga ana Bankës qendrore, ku me sa duket po bëhen punime meremetuese. Nuk kisha ndonjë qëllim të caktuar për të fotografuar diçka të veçantë, ndoshta po rrekesha të dokumentoja në mënyrë të pavetëdijshme pikërisht gjendjen e punimeve, qendrën vetë. Mirëpo, aparati, si pa dashje, përjetësoi një pamje shqetësuese nga pikëpamja qytetare.

paedukate.Meqë në këtë hapësirë u kemi kushtuar gjithnjë vëmendje qytetarisë dhe kryeqytetit në veçanti, më duket me vend ta bëj publike shqetësimin tim. Pa dashur të shtirem hipokrit, si i pamësuar me shprehjet e paedukatës, ose mungesën e qytetarisë, po e them që në fillim se nuk është hera e parë që shoh njerëz që urinojnë cepave. Po të rrëmosh në kujtimet e fëmijërisë sonë, do të gjesh pamje të tilla nëpër bunkerë, pallate në ndërtim, fusha të mbjella e të djerra, ndërtesa të braktisura… Mirëpo këtu, pamja është tronditëse për disa arsye.

E para sepse nuk kemi të bëjmë me një fëmijë ose adoleshent. Kur shohim të miturin disa vjeçar që urinon buzë murit i shoqëruar nga nëna e vet, nuk na bën shumë përshtypje, sepse e pranojmë që kontrolli i vetes tek fëmija është i kufizuar. Tek e fundit mbetet fëmijë, në një farë mënyre i pafajshëm. Shumë shumë mund t’i hedhim ndonjë shikim qortues prindërve. Adoleshentët i justifikojmë me “marrëzinë” e moshës, me rebelizmin e kohës, me mendjelehtësinë… Por vështrimi na bëhet edhe më i vranët.

Mirëpo këtu nuk është fjala as për fëmijë tekanjozë, as për adoleshentë të pagdhendur. Personi është i rritur, që serbes, mu në qendër të qytetit, ditën për diell, shkon e përdhos vendin. Akti, përveçse i shëmtuar, duket i rëndë edhe për këtë arsye.

Tani, e kuptoj që shumë vetë do t’ma marrin si reagim të tepruar, në kufijtë e snobizmit, sikur nuk paskam parë gjeste të tilla më parë. Mirëpo unë mbetem i skandalizuar për motive thelbësore. Nuk duhet harruar se po flasim për qendrën e kryeqytetit, pikërisht për atë qendër për të cilën zhvillohen rregullisht debate të rënda publike, përplasje të ashpra politike, analiza të holla urbane. E pra, për këtë qendër nuk ka kurrfarë respekti, për sa kohë cilido mund të shkojë ta urinojë pa teklif.

Fajin është e kotë ta kërkojmë. Sepse ana individuale është e qartë, anipse anonime. Megjithatë ka edhe përgjegjësi kolektive. Ku janë forcat e rendit, ose policia bashkiake, që janë deleguar nga bashkësia për këtë punë? Me çfarë merren? Me gjoba kundër automjeteve, apo janë andej nga blloku? Kam frikë se situata është më e rëndë seç duket, pasi akti i kapur në fotografi nuk perceptohet si i rëndë për t’u ndëshkuar ligjërisht. E megjithatë ndonjë nen, them se e parashikon dënimin e këtyre akteve të shëmtuara e të dëmshme.

Çfarë justifikimi mund t’i gjejmë personit në fjalë? Nuk ka banja publike? Zgjidhjet natyrisht gjenden: ndërtohen banja publike, ose detyrohen baret e kafenetë – siç ndodh në vende të tjera – që të përdoren nga qytetarët për nevojat e tyre personale.

Po të ma minimizonin aktin e paedukatë, me ndonjë shpjegim justifikues, dhe po të më pyesnin se përse më shqetëson kaq shumë ky akt, do t’i përgjigjesha: “Sepse unë jam rritur në periferi të qytetit, por jo të qytetarisë”. Tirana është e tiranasve, por edhe e të gjithë shqiptarëve; e atyre që na e kanë lënë dhe e atyre që do të vijnë.

Ajo çka vret më shumë është indiferenca që i shoqëron këto akte të turpshme, që ndoshta janë bërë të zakonshme për “dekorin” urban shqiptar. Mirëpo rreziku i mësimit me to është tejet i dëmshëm, sidomos kur flasim pareshtur për futjen e Shqipërisë në Europë dhe familjen europiane. Metaforikisht, fotografia e mësipërme mund të ilustrojë edhe përdhosjen e hapësirës publike në vendin tonë. Egoizmi individual që i bën nevojat e veta në vendin e përbashkët, pa respektuar të tjerët e pa u kujdesuar për kolektivitetin. Në këtë kuptim mungesa e kulturës shkon përtej ndjeshmërisë dhe psikologjisë personale.

Nuk ka komente

  1. qytetaria fitohet edhe duke çmitizuar disa gjëra elementare, shoku P. Zhgaba, sikundër kjo e të urinuarit.

    tani nuk po thotë njeri që t’i urinojmë në kokë tjetrit, edhe pse ai mund të jetë pa flokë e kështu pa ndonjë rrezik të madh per shkaktimin e “tullacllëkut”, madje askush nuk do të kishte marrë mundimin të komentonte apo mendonte per të tilla shqetësime, edhe pse legjitimisht të trajtuara nga personi juaj, por gjithsesi nuk mund ta kufizojmë tjetrin që të urinojë vetëm tek shpia e vetë, të cilën siç rrezik na thonë më pas, ky urinuesi i paturp e paskërka në Vucidol.

    Urinimi si nevojë fiziologjike, mendoj, si ish hipi që jam, se duhet të jetë liberalizuar, pa kufizime pozicionesh apo të tjera, barriera fizike apo emotive, të ngjashme me këtë tuajën më sipër.
    seç më lexuan sytë tanimë të plakur se, para disa muajsh një nga këto vendet e North Europës kishte apo donte të nxirrte një ligj që u impononte burrave të urinonin ulur. duket nga jeni influencuar ju dhe shkrimi juaj me tipare të thella viktoriane…
    kinse në prarojë këta, por po na kthejnë në mesjetë, që siç botërisht dihet, në terma emancipimi është shumë më antike se era e ujqërve, të cilët natyrisht uriminim e shfrytëzojnë edhe per të shenjuar territorin e tyre. ky mund të jetë një interpretim tjetër i fenomenit të vëzhguar nga ju, madje mendoj se edhe mund ta zbuste pak nervin e shkrimit, i cli pa të rrezk do të dilte si një fletë ditari e vajzës së radhës e cila vë re per të disatën “herë të parë” se mësimet familjare të moralit dhe etikës nuk përkasin me ato publike…

    më falni, ju dhe gjithë lexuesit e tjerë nëse do të kenë durimin të më lexojnë, per këtë tejzgjatje, disi të lodhshme… të mira!!

    1. Nuk e kuptoj komentin tuaj. Me sinqeritet. Unë ngrita një shqetësim qytetar. Ajo qendër mund të ishte e Sarandës, e Elbasanit, ose e Kukësit. Madje edhe qendër fshati, ose andej nga veriu i Europës. Nuk ka rëndësi. Vetë personi mund të ishte nga Tirana, ose krejt i huaj. Nuk më intereson. Ajo që më intereson është qytetaria, sjellja me kulturë dhe çka fshihet pas atij akti të shëmtuar.
      Nuk dua t’i futem kurrkujt në banjë, ose në dhomën e gjumit. Privatësia është e shenjtë. Por pretendoj nga të tjerët që të mos përdhosin hapësirën tonë të përbashkët.

      1. Sec me kujtohet nje rast qe eshte relevant per temen.
        kishte ndodhur para shume e shume vitesh, ne SHBA kjo, nje nxenes, kishte kerkuar te shkonte ne banje jashte orarit te caktuar nga “ligji totalitar”. (per analogji, kujtoni pushimin tone te madh, dhe kete raportojeni me vendet e lejuara per te urinuar).

        e cfare ndodh do pyesin lexuesit e pakulturuar e te pacivilizuar te ketij mexhlisi, meqe ata te kulturuarit, sikunder disa nga komentuesit, pse jo, shume te lavderuar te mesiperm, nje pergjigje e kane? nxenesi duron duron dhe ne fund e leshon…
        po pse e leshon, do thote ndonjeri? “po sepse eshte fiziologjike e nuk eshte kulturore, mor toc” do thoshte ndonje profesor fiziologjie, e pse jo ndonje profesor i mire-pergatitur i biologjise (si ai qe kam patur une, ne kohen time, sado qe pastaj vazhdova ekonomikun…).

        keshtu gjesti i pakulture i nxenesit merr nje justifikim, akt i shemtuar me rrethana shume lehtesuese.

        po arsyeja pse u be publik ky rast urinimi ne mes te klases, eshte komplet tjeter. … profesoresha qe drejtonte mesimin ne ate moment (e qe duhet te ngjasonte shume me profesoreshat tru-dylekshe qe sot fatkeqesisht vendosen per t’u dhene mesim femijve te kasave te para), me dhune totalitare e nxorri nxenesin para klase duke e kapur per zhelesh… e me tej e beri shembull dhe sipas kanuneve te saja kulturore, meqe vinte nga familje “borgjeze” amerikane (mbase ishte republikane, dreqi ta marri – memorja nuk po me ndihmon dot!).
        Nxenesit e tjere, te cilet “e rspektonin” profesoreshen sa s’ka me, mesuan nga ky gjest i papergjegjshem, i shokut te tyre te pagdhendur dhe qe nga ajo dite nuk pine me uje para fillimit te lendes se dhene nga profesoresha ne fjale. (dikush, vite me pas u rrek, me kot do te thoja, ta psikanalalizonte kete sjellje kulturalisht agresive te profesoreshes, duke u bazuar mbi nje traum te saj te femijnise…)

        nuk mbaron me kaq, sepse keta koleget, apo me mire te shprehem, bashkeqytetaret e ardhshem, pra bashkecivilet e ardhshem te ketij karagjozi qe e leshoi urinen, per mos te thene shurren, ne mes te klases, per shak se prof nuk e lejonte, u tronditen shume kur mesuan se prinderit e karagjozit ne fjale kishin hapur gjyq ndaj shkolles dhe prof. njehere qe gjyqi mbaron, shoket e shoqet e urinuesit u detyruan te mesonin nje tjeter moral, te fabules. se nuk mund t’i mohosh tjetrit shprehjen e nevojave te veta fiziologjike. jo vetem sepse jane fiziologjike por sepse nese ia mohon i shkakton deme funksionale qe tejzgjaten per gjithe jeten. meqe ky ishte mashkull, gjykata amerikane, i jep nje demshperblim prej pak miliona dollaresh. asgje ne krahasim me demin e prostates qe urinuesi kishte pesuar nga mohimi i forcuar i “instinktit” urinues. i cili ne kete rast kishte ndaluar se qeni nen kontrollin e SNA simpatik e parasimpatik, e kishte kaluar nen kontrollin e profesoreshes, per te cilen gojet e liga thone se pas kesaj ngjarjeje beri nje operacion gjoksi per te rritur vetevleresimin.

        ngaqe e humba edhe vete, e mund ta kem tjetersuar disi ngjarjen origjinale e keshtu nxenesi mund te mos kete qene nxenes por i rritur e profesoresha jo profesoreshe, po shkruaj vetem nje fali tjeter. Nese ne nje rreze prej 1 km (nuk po them 500m) ka patur banjo publike, jazek i qofe ketij palacoje, qe i ka prishur shetitjen apo rrugetimin P. Zhgabes. ketu, po qe nuk flitet per rrethana lehtesuese, por per karagjozllek, te cilin sic na mesoi xhaxhai para pak ditesh ne nje teme tjeter po tek ky log, jo me pak surprize mendoj, mund ta kurojne vetem psikiatrat.

        te mira! (e me falni per ë-te; sec levizen ciliminjte tek comp e nuk po i gjejte dot)

        1. Argumentimi më duket i dobët e konfuz, megjithatë pak më i qartë se komenti i parë. Sipas gjasës, i bërë nga pozitat e mosnjohjes së qendrës kryeqytetase.

          Puna është se unë nuk desha ta personalizoj çështjen, tek nevojat biologjike e patologjike të personit të fotografuar. Akti është shumë i përhapur, por në atë vend ku u krye, mua më bëri përshtypje më shumë, sepse m’u duk emblematik. Fotografinë, si të thuash, e shfrytëzova për të thënë diçka më të rëndësishme, që ka lidhje me hapësirën publike shqiptare.

          Disa gjëra, si puna e metrave ose e rrugëtimit tim, nuk duhen përmendur, aq më tepër që kërkova masa nga administrata qendrore e vendore, duke ofruar edhe infrastrukturë qytetare.

          Fillimisht, edhe unë kisha dyshim se mos komenti ishte shkruar me ironi e sarkazëm. Ndaj bëra sikur nuk e pashë atë “shoku…”, që tani po e kuptoj më mirë.

          Nuk jam i bindur se për çdo sjellje negative duhet t’i drejtohemi psikiatrit. Se ka budalla, por ka edhe sherrbudalla, tha.

          1. Jam pergjithesisht dakord me Ju, ketu nuk po flitet per emergjenca te tipit “helmim-akut dhe vjellje ne nje vend publik”, emergjence shendetsore si pasoje e prostatit te degraduar qe con ne “inkontinence urinare” per te perdorur ca terma mjekesore.
            Ceshtja duhet pare ne aspektin etik per te mos shkuar deri ne ate antropologjik qe do na conte shume-shume larg.
            Marrim p.sh ne analize veprime te ngjashme qe ndoshta jane me pak skandaloze se ajo qe paraqitet.
            Peshtyrja pertoke, hedhja e plehrave nga dritarja, bashkebisedimi me ze ultra te larte ne ambjente publike etj etj ku Bunkeri ne fjale nuk mund ti klasifikoje si veprime normale ne emer te nevojes emergjente fiziologjike.
            Keto fenomene jane tashme te zakonshme ne Tirane e me gjere. Nese do i futeshim analizes se pse, e pse kaq shume mbas 90, ky do ishte material per nje monografi.
            Mos me keqkuptoni, keto (e te tjera) kane ndodhur edhe para 90, ne mos edhe ne kohen e “Pellazgeve”. Une shtroj ceshtjen nga pikpamja sasiore jo cilesore, pra qe kane frekuence shume me te madhe dhe c’eshte me e keqja, reagim nga publiku shume me te vogel.
            Do i lutesha Xhaxhait ta rihapte ate temen e “Njeriu me targe” ku debatet qe pasuan u moren ca me temen “katundar”,

        2. Mu duk pak e coroditur nderhyrja e Bunkerit dhe nuk ishte ne linje me shkrimin e Pishakut. Ne lidhje me historine e prostatit dhe “te berurit elaq” nga mosmbajtja e te hollit, tregimi eshte ne rastin me miredashes, nje lloj parodije si e Fiksit.

          “Bathroom periods” jane oret e mesimit ku nxenesit jane te lejuar te shkojne te kryejne punet e tyre. Te kryerit e nevojave personale gjate dites eshte normale per te gjithe, por dihet qe nxenesit abuzojne me “bathroom pass-et”.

          Ky nuk eshte ndonje muhabet i kendeshem, por nga mesuesit nuk mungojne anekdotat zbavitese. Bile eshte tipike, ku studente steriotipe cdo dite kerkojne te shkojne ne “bathroom”, banjo. Nese i behet e qarte studentit se nuk do jepen “passes”, leje per oret tek apo cifte(varet nga shkolla), krijohen reflekse dhe per cudi kerkujt nuk i behet te shkoje per te kryer nevojat personale.

          Nxenesit qe ne te shumten e rasteve, gjuha e mesuesit eshte nje lloj gjuhe “gu-gu-gu…gu-gu-gu”, pra nuk kuptojne se cfare ndodh ne klase, kane nevoje per “distraction”, sidomos kur jane kinestetike, pra nuk i ze mendera vend; e humbin durimin duke ndenjur te ulur, dhe nje nga menyrat eshte nje xhiro neper korridoret e shkolles, nje sorollatje qe mund te zgjase edhe gjysmen e ores se mesimit. Ne kete menyre takojne dhe sinonimet, analoget e tyre nga klasat e tjera qe njelloj hallakaten korridoreve te shkolles. Per mesuesit eshte nje nga ato situatat qe perseritet perdite.

          Ka lloj-lloj situatash dhe te papriturash, ka studente qe kane edhe receta doktoresh me diagnoza te tilla qe nuk mund te mbajne te hollet; mund edhe te ndodhin vertete emergjenca te tilla si “mbaje shofero se me shpetoj”, por mesuesi(ja) qe i njeh nxenesit e tij/saj e kupton kur rasti nuk eshte pjese teatrale nga ana e nxenesit, por nje nevoje e vertete.

          Rasti i permendur nga Bunkeri, nuk duhet te ndryshoje domosdoshmerine per te krijuar disipline edhe tek reflekset apo tekat e studenteve, ne vecanti ata te llojit, ku gjuha e mesuesit i duket nje lloj zukatje “gu-gu-gu-je” e pakuptimte; per pasoje humbin durimin teksa rrine te ulur per 40-70 minuta te mesimit.

          Komentet nuk duhet te shperqendrojne qellimin dhe targetin e shkrimit dhe per fat te keq, i tille duket kontributi i Bunkerit.

  2. Autori ka te drejte !

    Ne pshurrim pa teklif , por me ka bere pershtypje se vetem rrenxave te objekteve publike, e jo private…

    Dhe me duket sikur ka nje nderthurrje gershet midis nevojes se padurueshme per te urinuar dhe vendit ku zgjidhet per te kryer procesin fiziologjik.

    Pra, e shoh mungese kulture individuale dhe mungese kulture per shoqeroren,pasi me te pergejturat ne Tirane jane disa vende qe ne i mbajme per krenari…

    1. Saktësimi duhej. Të falenderoj. Objektet publike sikur përdhosen më kollaj, por nuk them dot “çuditërisht”. Kush e njeh qendrën e Tiranës e di fare mirë se aty jemi përballë Teatrit të Kukullave, në shesh të hapur. Pak metra më tutje është Banka. A ka vend më publik se aty?

  3. Epo “hyrja ne Evrope” eshte me e lehte me aprovim ligjesh per homoseksuale, apo lejim paradash karnevaleske (ne Serbi e Rusi u vune drune me shume te drejte), sesa me pervetesimin e ca normave elementare qe eshte gati turp ti numerosh si mospermjerja ne publik. Sigurisht nuk dua te behem qesharak me idene e kalimit te ndonje Ligji ne Parlament per kete cudi sepse me siguri egziston ndonje akt administrativ qe e konsideron si kunderavtje te denueshme me gjobe.
    Per ta pare nen nje drite tjeter: nese Pishaku do kishte fotografuar kete skene 1 sek. me vone do shihte se krijesa ne fjale kishte ngritur kemben per te urinuar ashtu si bejne kusherinjte e larget dhe ku e ku me te fisme te familjes “canidae” per demarkim territori.
    Te mos cuditet Xhaxhai pastaj kur ne 2014 te shihte para Baneks shprehjen proverbiale “E Xanun”, dhe ne 2015 nje kulle 4-5 kateshe.
    Meqe xhenieret e Natos nuk do te duan te bejne figure te keqe para kolegeve te tyre Euroatlantike, do perdornin disa tonelata TNT dhe vata Banka pastaj….

  4. O njeri, si mund te shkruash “Urinimi si nevojë fiziologjike, mendoj, si ish hipi që jam, se duhet të jetë liberalizuar, pa kufizime pozicionesh apo të tjera, barriera fizike apo emotive, të ngjashme me këtë tuajën më sipër.”???

    Jetojme ne qyteterim apo ne pyll ne, qe u dashka te mos kemi kufizime se ku urinojme. Sipas mendjes tende prej ish hipije, mileti mund te urinojne, defekojne, te hedhin plehra, te dalin lakuriq, te bejne seks ne vende publike pa teklif. Ne po mesojme kafshet shtepiake me rregulla, qente e macet. Na late pa mend me keto teorira.

    1. Nese me lejohet te komentoj mbi “Bunkerin”, do te thoja se shkrimi i tij duhet lexuar me celsin e sarkazmes. Ka disa elemente (per ata qe dine apo duan ti shikojne) qe me bejne te mendoj se ai nuk po ben apologjine e te drejtes se pakufizuar te perdhosejs se ambjenteve publike.
      Ne qofsha i gabuar (por nuk besoj) i zoti i punes mund te reagoje.

  5. Perlagia e vendeve publike, pervec aspektit kulturor, perfshin edhe nje aspekt tjeter, ate gjinor. Fale “imunitetit biologjik” meshkujt mund te hapin e te mbyllin “rubinetin” e tyre sipas frymezimit apo nevojes se rastit. Nese nje femer tentonte te “vizatonte” hapesiren publike ne te njejten menyre, pervec epiteteve te ndryshme qe mund t’i pervisheshin, pervec rezillekut, gajasjes, perdhosjes mund te rrezikonte edhe paraburgimin ne ndonje qender policore. Ky akt i “pafajshem “maskulist ne thelb, fsheh nje mendesi te vjeter po aq sa bota: mashkullin si sundues dhe monark fallik

  6. Duke lexuar shkrimin mu kujtua nje ngjarje e vjetshme.. Une rroj ne nje ishull te greqise qe 6 muajte te veres eshte e mbushur me turiste nga gjithe evropa. Bashke me dy bashke atdhetar po benim xhiron e mbremjes dhe midis shume diskutimeve ishte dhe ai i urinimit vende e pa vende ne shqiperi. Ne ate moment kalon nje turist rreth te 20-25ave dhe sikur te na kishte ”degjuar” kthehet nga deti ul zinxhirin dhe mbaron ”pune”. Qeshem, te zhgenjyer. Dua te shtoj se diskutimi kishte ardhur nga mbresat qe kishte vajza ime nga Tirana,ku urinojne kudo. Sa per mua nja 25 vjete me perpara kam shkuar poshte ures se lanes.

  7. pervec aspektit te nevojes, qe gezon perparesi ndaj asaj te moralit borgjez (sqaruar gjerazi nga Bunkeri), une mendoj se pshurrja e ambienteve publike eshte nje “rizaptim” dhe rijetesim i hapesires publike nga vulgu/demosi (quajeni si te doni), nje lloj demonstrimi (demonstrate) i forces se instiktit demokratik per te pshurrur ne hapesirat publike qe ne shqiperi jane te lena djerre nga indiferenca e pushtetit..

    Banka e Shqiperise ka thuajse 3-4 vjete qe eshte ne ate gjendje renovimi, sa e perkohshmja eshte kthyer ne nje te perhershme… ambienti rreth saj eshte nje hapesire publike qe njekohesisht i perket Bankes dhe renovuesve (ndertuesve, arkitekteve etj.) … por… nderkohe qe veprimtaria rindertuese e Bankes duket sikur ka ngrire ne kohe, perreth saj zhvillohen veprimtari ekonomike, njerezit ecin, kalojne, pshurrin, peshtyjne, therrasin, shajn, pra jetojne… njerezit, ata qe jetojne, ja kthejne kete hapesire jetes se tyre nepermjet nevojes, domosdoshmerise per te jetuar si njerez, e pra duke: share, peshtyre, shurruar e te tjera veprimtari njerezore, deri edhe tek marredhenit seksuale jashte-martesore…

    Perse njerezit dhjesin e pshurrin poshte ures? ne cepat e pandricuara te pallateve? ose kopulojne neper ferra e mjedise te erreta nga vezhgimi?

    Dikush do te argumentonte se ky eshte nje privatizim i hapesires publike, sepse njeriu le gjurme, sikurse qeni, ose se kjo hapesire nuk respektohet sepse nuk eshte private. Por jo, pse pshurrja eshte e perkohshme, pshurresi vetem sa e konfirmon kete si hapesire publike te cliruar: nje zone te cliruar nga turpi, apo norma te shoqerise borgjeze, nje zone e lire per t’u shfrytezuar nga gjithkush.

    Zona ku pshurret eshte Zona ku perjetohet liria. Zona ku pshurret, eshte zona ku clirohet instikti. .. ku nuk pushtohet, por lerohet.. dhe jetohet njerzishem

    edhe pse (ose ndoshta sepse) i pagdhendur, i palatuar, ai pshurres per ne simbolizon protesten ndaj normave shoqerore e projektit te civilizimit qe synon te rregulloje veprimtarine njerezore dhe te vendose ne gracken e civilizimit cdo menyre arsyetimi dhe menyre jetese..

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: