Kur është fjala për subtilitete frazeologjikë përkthimi mbetet një fushë delikate. Nuk ka asnjë rregull se deri ku mund të (ri) krijosh, gjëkund nuk thuhet se çfarë forme mund t’i japësh asaj fjalie që ke patur guximin ta dekompozosh, nuk gjen asnjë rregull se në çfarë raporti është kërkesa për saktësi të mendimit dhe ajo për saktësi të emocionit që sjell, të atmosferës që krijon.
Megjithatë ka gjëra që nuk i kalon dot në heshtje. Një ndjenjë të tillë pata kur duke u interesuar për praninë në gjuhën shqipe të veprave te Zh. P. Sartrit, ndesha në një botim të shtëpisë botuese Fan Noli e cila kishte sjellë në shqip një nga romanet e triologjisë “Shtigjet e Lirisë”. Atë me titull « La Mort dans L’âme”. Vetë ky titulli është përkthyer: « Vdekja në shpirt”.
Në të vërtetë duke i vënë romanit të tij titullin « La mort dans l’âme » Sartri ka përdorur një shprehje frazeologjike të gjuhës frënge, një shprehje librore, por që e dëgjon edhe në jetën e përditshme, në gjuhën e folur. Kuptimi i saj është “Me keqardhje të madhe”, “Me pikëllim të thellë”, “Me zemër të thyer” etj.. Ka mjaft që mund ta hollojnë e të gjejnë shprehje përkatëse në shqip mjaft me të mira se këto që solla unë e që më erdhën ndërmend këtë çast që hedh këto shënime.
Pa hyrë pastaj në detaje, po themi vetëm se kjo shprehje ka tre-kater shekuj që evoluon në gjuhën frënge, për të ardhur në formën e sotme. Kur ne shek. XVII-të fjala “mort” u shfaq pêr herë të parë ne shprehje të natyrës “avoir la mort au coeur“, ajo kishte kuptimin të ndjesh dhimbje, pikëllim, dëshpërim, brengë etj.. Fjalorët thonë se forma e sotme: “faire quelque chose la mort dans l’âme” është shfaqur ne shek. XIX-të dhe jep idenë e një force të jashtme që i kundërvihet ashpërsisht vullnetit tê dikujt. Shpirti këtu është vetë personi në fjalë. Me fjalë të tjera shprehja do të thotë të bësh diçka pa dëshirën tënde, thënë kjo në kuptim të pêrgjithshëm, pastaj sipas kontekstit, social, publicistik, artistik, etj., mund të lëvizë në ngjyresa të ndryshme, më të theksuara a më të temperuara.
Por unë e kam të vështirë të kuptoj se çfarë i thotë lexuesit shqiptar titulli “Vdekja në shpirt”?
Nuk e di cili është përkthyesi, por edhe po ta dija nuk do ta jepja emrin këtu. Duke folur për individët ulet pesha që ka fenomeni. Me kohë opinioni ka vërejtur se përkthimi në shqip është shndërruar në një gjësendi pa vlerë e pa kënaqesi. U bënë të largëta ato kohëra kur diskutonim natë e ditë për versionet e ndryshme f.v.j. të poezive te Pushkinit që kishin përkthyer Bllaci e të tjere.
Versionin shqip të romanit në fjalë nuk e kam lexuar ende, por nga paraqitja që i bën botuesi në një sit shitjeje në linjë, del që emri i personazhit kryesor, Mathieu të jetë përkthyer Methju, gjë që të jep të kuptosh se libri është përkthyer nga anglishtja dhe jo nga origjinali.
Thamë më sipër që përkthimi është një fushë ku mungojnë rregullat e qarta (aq më mirë, mbase), por ka një rregull absolut, i cili në një mënyrë a një tjetër u është bërë i njohur të gjithë përkthyesve të rinj (V. Kokona nuk ngurronte ta përsëriste sa herë që kishte rast): Një frazë më mirë është ta përkthesh gabim se sa ta lësh të paqartë. Në këtë vështrim forma e errët si është përkthyer titulli ynë, paraqitet edhe si shprehje e një mungese “burrërie” profesionale, shprehje e nje dêshire për të lënë një shteg hapur, për të bërë dredha më pas, e kisha apo nuk e kisha me këtë kuptim etj..
Pra kuptohet se përveçse libri është përkthyer nga anglishtja (nuk e shohj si krim por më duket se nuk është zgjidhje e përligjur sot kur në Shqipëri frëngjishtja flitet edhe nga gjysma e të papunëve që rrinë te Partizani i panjohur), ai ka kaluar dhe është masakruar në duart e dikujt që nuk e njeh ndjenjën e dyshimit te vetja e nuk merr mundimin të verifikojë punën e tij, ndërkohë që sot mundësitë janë të panumërta.
Cekëm këtu, ca kohë më parë, problemet e përkthimit ne Kosovë në vitet ’70, ’80. Edhe pse nuk duhet përgjithësuar, sot më duket se e njëjta problematikë, në shumë raste, po shfaqet edhe në Tiranë.
A mund te vendosni nje link te shkrimit mbi problemet e perkthimit ne Kosoven e viteve 70-80?
Nuk ishte fjala per analize me shume se cekje e problemeve te se njejtes natyre, pra qe e linin tekstin te pakuptueshem per lexuesin.E ke nja tre shkrime me pare.
As unë nuk e kam lexuar librin në fjalë, por kurioziteti më bëri që të shkoj e të kërkoj diçka më shumë.
Nga një hetim i shpejtë me motorët e kërkimit më del një rezultat i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Përtej emrit të autorit të përkthimit në shqip, jepet edhe një e dhënë tjetër: se përkthimi është kryer nga frëngjishtja, pra jo nga anglishtja sikundër supozon Lyss-i.
Vaj i madh.
Pjesa teatrale irlandeze e Martin McDonagh “The Beauty Queen of Leenane” (1996) eshte vene ne skene ne Tirane e perkthyer si “Mbreteresha e bukur”. Kur titujt (te cileve presupozohet se u jepet me shume rendesi, kohe e kujdes) paraqesin shtremberime qe ulerasin, imagjino c’behet ne trupin e tekstit.
Romani i Houllebecq “La possibilite d’une ile” eshte perkthyer si ” Ishulli i mundshem”. Nuk di frengjisht, po qartesisht pekthimi eshte gabim nuk ka nevoje ta njohesh gjuhen. A te behet ta blesh kete liber dhe ta lexosh, kush e di cka brenda. Ne fakt perkthyesja me sa degjova ka marre edhe çmim per perkthimin.
Kjo eshte permendore e Injorances.
“Nuk di frengjisht, po qartesisht pekthimi eshte gabim nuk ka nevoje ta njohesh gjuhen.”- ka burre nene qe i ben dot balle kesaj logjike ??
Nje injorant,qe pranon me gjithe ndershmerine e mundshme, me gjithe mundesine e ndershmerise, se nuk e njeh frengjishten, kritikon ( saktesisht : cvlereson totalisht) nje prof . te letersise frenge me 30 vjet e kusur aktivitet. – ka roje te etikes publike qe nuk do mallengjehej dot nga kjo thagme?
O zam, ti nuk di jo vetem frengjishten , por nuk di as shqipen.- Ne fjalorin me te humbur te shipesh do te gjeje : mundesi= te qenit i mundshem.
Zululand…
Prof i letersise frenge mund te jete por ka perkthyer gabim titullin e nje libri. Mire do ishte te pranonim kete fakt qe me duket i pakundershtueshem, (nuk eshte e njejta gje hena e plote me plotesine henes) sesa te ofendojme njerezit qe japin mendime te lira. Une mund mos te di as shqip as frengjisht, po nuk merrem me perkthime dhe as nuk i jap mesime ne frengjisht studenteve te shkrete. Si lexues jam i shqetesuar, as nje veper te letersise botrore, vecanarisht asaj moderne nuk arrij te shijoj ne shqip. Nuk e dija qe perkthyesja ishte prof e vjeter, kjo shpjegon gjithcka…Ndoshta duhet te merret me perkthimet e klasikeve…