nga Read Me
Konstantin Jireçek, sllavisti i njohur çek, kur vijëzoi mbi hartën e Ballkanit kufirin ndarës midis influencës gjuhësore romake dhe asaj greke, ngjan që dora t’i ketë rrëshqitur më lart. Si kriter për këtë ndarje, ai ka përdorur mbishkrimet e hershme (para shekullit të IV) që kishin mundur t’i rezistonin kohës. Ndërkohë, sllavët akoma nuk ishin shfaqur si aktorë në skenën dramatike të Ballkanit.
Jireçeku, nuk dihet se çfare informacioni do të ketë përdorur, por siç duket, asnjë nuk e kishte këshilluar se një kufi i tillë ndarës, nuk mund të nisej mbi Kepin e Rodonit (Laç apo Lezhë), të linte në jug të vet, Mirditën, Matit e Dibrën, pjesën më të madhe të Maqedonisë, e kështu me rradhë.
Me dijen e sotme arkeologjike, linja e Jireçekut ka lëvizur më poshtë, në jug të Shqipërisë. Në ditët e sotme, asnjë nuk ngjan të ketë autoritetin e nevojshëm të njohjes historike apo linguistike, që të vendosë se ku duhet të zhvendoset me saktësi kjo ndarje greko-romake.
Përse një pamundësi e tillë? Mund të ofrohen dy opsione. E para, mund të dëshmojë për një bashkëkzistence paqësore midis kulturash në këtë anë të Ballkanit perëndimor. E dyta, lufta për të mos lëshuar terren, për të mos pranuar një ndarje përfundimtare të influencës latine apo greke, duhet të ketë qenë tepër e ashpër. Ngjan që asnjëra palë të mos të ketë pranuar t’i dorezohej vullnetit e forcës të gjuhës e kulturës tjetër.
Mbishkrimet e gjendura greke apo latine krah për krah njëra tjetrës, kanë treguar këtë dyjëzim të madh në kulturë e gjuhë. Duhet të ketë qenë më e lehte për pjesën tjetër të Ballkanit. Zonat gjuhësore ishin më të dallueshme, më të ngulitura, sa që ndarja gjuhësore, mund të dallonte lehtë Shkupin latin prej Stobit grek (sot Gradsko, Maqedoni).
Përgjatë Shqipërisë jugore, mbishkrimet latine e greke kanë qenë kaq të kapërthyera, të ndërthurura me njëra-tjetrën, sa ngjan sikur edhe shkronjat e përjetësuara në mermerin e moçëm, të jenë në një ndeshje sureale për të mos lëshuar terren. Edhe banorët, si për të dëshmuar poliglotizmin e këtij trualli që quhet sot Shqipëri, janë bërë pjesë e kësaj martese kulturash e gjuhësh rivale. Ata e kanë pasur të lehtë të përdorin mermerin e moçëm të gërmadhave antike andej-këndej me mbishkimet e përziera, duke zbukuruar e fortifikuar ndërtimet e tyre; banesa, teqe, kisha, ura, rrugë, mure, ujësjellsa, për të ruajtur ekzistencën, vazhdueshmërinë e jetës brez pas brezi. Kjo bashkëjetesë gjuhësore dhe kulturore dëshmon për bilingualizmin greko-romak, që ka mbizotëruar në këto treva prej shekujsh.
Vihen re edhe disa anomali të tjera gjuhësore në lidhje me ndarjen e Jireçekut. Një tjetër shmangie linguistike nga ndarja e Jireçekut është edhe fakti që latinfolësit e fundit të mbetur në Ballkan (një variant i korruptuar i latinishtes), vllahët, ndodhen shumë më në jug të linjës të konceptuar prej Jireçekut. Brënda territorit shqiptar, zhvendosja në jug e linjës ndarëse për shkak të kësaj anomalie gjuhësore, duke mënjanuar nocionin e pritshëm kronologjik, është e justifikueshme prej vet ekzistencës të bilingualizmin greko-latin; ekzistenca e mbishkrimeve dygjuhëshe në krah të njëri-tjetrit.
Po vendndodhja e vllahëve në malet e Pindit? Pindi ishtë një territor thellësisht grek, ku nuk duket të ketë shkelur kaq lehtë këmba romake. E nëse ka shkelur do të ketë qenë një nga ato vizitat e fundit, të përkohshme imperiale dhe me ndikim minimal. Roma nominalisht sundonte në një territor totalisht nën influencën greke. Megjithatë, qindra kilometra në jug të vijës të Jireçekut, në ditët e sotme megjithëse tepër e reduktuar, dëgjohet akoma të flitet një nga dialektet vllahe, të folura prej shekujsh. Pavarsisht, në krahinën e Pindit nuk është gjetur ndonjë mbishkrim latin siç ka ndodhur le të themi, në perëndim, në Shqipëri apo në veri, në Shkupin latin e përtej.
Malet e Pindit kanë qenë qëndra, zemra e mbijetesës ballkanase vllahe prej shekujsh. Në përpjekjet që bëhen për t’i përvesuar, per t’i bëre të vetët vllahët, në një lidhje gjenetike të herëshme, ne shqiptaret kemi qenë krejt dorëjashtë. Ndërkohë, studiuesit grekë e rumunë, nuk i kane ulur akoma armët. Ata akoma vazhdojnë të argumentojnë mes vedit.
Për grekët, studimet e tezat e Krisokusit, mbeten akoma ungjilli i historiografisë greke për sa i takon origjinës të vllahëve. Vllahët e Pindit, ishin grekë autoktonë, që u vunë në pagesën e Romës si ushtarë, për të ruajtur grykat e vendkalimet e Thesalisë dhe të Epirit. Ndërkohë, Via Ignatia, ishte larg maleve të Pindit. Por për grekët, Via Ignatia është një mënyrë për të argumentuar, se edhe vllahët e Maqedonisë, kanë një histori të ngjashme; grekë lokalë të kthyer në ushtarë në shërbim të ushtrisë romake, për të garantuar vijueshmërinë e autostradës antike të Ballkanit.
Sipas historiografisë zyrtare greke, kjo ishte mënyra që grekët u kthyen në vllahë. Por nga studimi i gjuhës së tyre, nuk dëshmohet për ndonjë influencë të ardhur prej eksperiencës ushtarake dhe qytetërimit romak. Për më tepër, duke jetuar në malet e Pindit, rrethuar nga kultura, gjuha greke, influenca gjuhësore romake duhej të zhbëhej, zbehej përditë. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Duke qenë me gjak grek, si mund të mbeteshin përsëri latinfolës edhe pas kaq shekujsh? Tani duhet t’a kishin humbur plotësisht një gjuhë të huazuar prej sunduesit të dikurshëm, në një kohë kur i duhej për të bërë thjesht zanatin e ushtarit romak.
Ndërkohë për rumunët, origjina e rumunëve dhe vllahëve, është pazgjidhmërisht e lidhur me autoktoninë e rumunëve në Rumaninë e sotme. Për ta është jashtë çdo dyshimi lidhja e ngushtë midis dakëve e maqedonasve të romanizuar. Studiues si Kapedan dhe Papahagi, filologjikisht janë djersitur shumë të provojnë lidhjen e dialektit vllah në Ballkanin jugor me rumanishten e tokës mëmë, Rumaninë.
Por studiuesit rumunë ndodhen midis dy hidrave, dy kuçedrave që mbajnë peng historinë e origjinës së tyre. Ndërkohë, për ta vllahët janë dakë latine (prej të njëjtës gjenezë), dikur të shpërngulur në jug të Ballkanit. Por menjëherë, i duhet të nxitojnë e të shtojnë, që rumunët e sotëm nuk janë vllahë, por janë dakë latine autoktonë. Nuk mund të hiqet dorë nga prezenca historike e vazhdueshme e tyre në veri të Danubit.
Lëvizjet e popullsive të latinizuara për studiuesit rumunë kanë qenë gjithmonë jugperëndim. Nuk duhet të krijohet përshtypja që vllahët masivisht kanë lëvizur në verilindje, duke i dhënë primatin e autoktonisë hungarezëve, bullgarëve, apo sërbëve. Kjo lyp pyetjen: Përse ata dakë të civilizuar të perandorisë romake u kthyen një ditë në vllahë, pastoralistë nomadë të Ballkanit, kur mund të rrinin aty ku ishin mes mbetjeve të qytetërimit romak në luginën e begatë në veri të Danubit? Për më tepër, studiuesit rumunë janë kontradiktor edhe në lëvizjet e vllahëve në Ballkan, kur i duhet për të kundërshtuar ose jo, autoktoninë e vllahëve të Pindit.
(vijon)
Një pyetje teknike kisha për autorin, apo për këdo tjetër që mund të ketë dijeni. Sa i madh është ndikimi i leksikut të greqishtes së vjetër mbi gjuhën vllahe, krahasuar me numrin e fjalëve shqipe me prejardhje nga greqishtja e vjetër?
Me sa jam ne dijeni une gjuha vllahe ka nje numer dialektesh dhe kur flet per ndikimin grek duhet te flitet per vllahet e Greqise, Maqedonise dhe te Shqiperise. Mund te tingelloj si paradoks, por greket, vllahet e Shqiperise nuk i konsiderojne si vllahe te vertete(qe sipas tyre jane vetem ata te Greqise). Vllahet e Shqiperise i quajne “arvanitovlakoi”.
Nga sa mbaj mend prej leximeve gjuha vllahe mund te shihet “si nje sallate e madhe ruse”, ku perzihet latinishtja, sllavishtja, turqishtja, shqipja, etj (te njejten gje mund te thuhet edhe per shqipen).
Pjesen me te madhe e zene fjalet me origjine latine. Fjalori baze i gjuhes vllahe nuk e kalon numrin 5000-6000 fjaleve.
Shume fjale qe konsiderohen greke, ne fakt, jane me origjine turke(ndoshta 1000-2000 fjale). Fjalori i fjaleve me origjine greke eshte kryesisht, ne mos plotesisht, prej greqishtes moderne.
Nuk jam ne gjendje te sjell numra(e nuk e di se kush mund t’i kete) per te bere krahasimet, por sic dihet nje nga argumentet qe perdorin nje pjese e studiuesve qe duan te levizin origjinen e shqiptareve diku ne thellesi te Ballkanit, eshte sasia e paket e fjaleve te huazuara nga greqishtja e vjeter. Kjo mungese ka edhe kunderargumentat e veta.
Këtë desha të dija! Në qoftë se fjalori nga greqishtja vjen kryesisht nga greqishtja moderne, ashtu siç ndodh edhe në rastin e shqipes, atëherë ka gjasa që si vllehët ashtu edhe shqiptarët të vijnë nga një territor diku sipër Vijës së Jirecekut.
Kuptohet se kjo vijë nuk duhet të merret si një kufi i prerë, por më shumë si orientues në përcaktimin e ndikimeve gjuhësore.
“kjo vijë nuk duhet të merret si një kufi i prerë, por më shumë si orientues”
Pjesa e dyte e shkrimit perpiqet te prek kete veshtrim/gjykim, gjithashtu edhe origjinen e shqipes.
Po te vendosej etniciteti mbi baza mbishkrimesh, shqiptaret do ekzistonin vetem duke u nisur nga Formula e Pagezimit, ndersa iliret s’do kishin ekzistuar jashte Mesapise.
Linja e Jireçekut, deshmon per ndikimin kulturor, ne praktike deri ku shtrihej ne veri ndikimi kulturor i greqishtes, perndryshe dime psh qe beset, nje fis trak, flisnin shendetshem trakisht edhe poshte linjes se Jireçekut apo ne Azi te vogel frigjet flisnin frigjisht te pakten deri ne shek 6.
Lidhja etnike me ate vije eshte spekullative, prandaj secili ben spekullimet sipas interesit te vet.
Shprehja latine, ignotum per ignotus, shpjegon shume mire, gjithe perpjekjet ne kete drejtim.
Read Me:
Sipas historiografisë zyrtare greke, kjo ishte mënyra që grekët u kthyen në vllahë.
Meqë kam njëfarë alergjie kundër këtij togëfjalëshi “historiografi zyrtare greke”, mund të më shpjegosh çfarë nënkupton ti duke e thënë? Historinë si lëndë mësimore në shkolla? Botimet e Akademisë së Athinës apo të Universiteteve? Në Greqi nuk do gjesh një “Histori të popullit grek” si ajo që boton Akademia e Shkencave e Shqipërisë që të mund të flasësh për “historiografi zyrtare”, por do gjesh “shkolla” apo “rryma historiografike”.
Dhe diçka tjetër, kush është ky “Krisokusi”? se nuk po gjej ndonjë emër të tillë nga bibliografia greke për vllehët.
Historiografi zyrtare eshte historia qe i mesohet njerezve qe nga fillorja deri ne nivelet akademike.
Autori ne anglisht shkruhet M. Chrysokoos, libri eshte Vllahet e Kucovllahet.
Është shumë naive të besosh diçka të tillë Read Me, se në Greqi ka një historiografi zyrtare që u mëson grekëve historinë. Madje deri në nivele akademike! Pra, në fakultetin e historisë të Universitetit të Athinës (Kapodistriako) u jepet studentëve një lëndë “zyrtare” të cilën e mësojnë fjala vjen edhe ata studentët e Universitetit të Selanikut (Aristoteleio) thua ti? Më fal, por a mund të thuash diçka të tillë pa u ndier “snoopy”?
Aha, e kishe fjalën për Hrisohoos-in (Mιχαήλ Χρυσοχόος). Nejse, çështje transliterimi. Dhe thua ti se ai libërthi prej 67 faqesh, i botimit të vitit të largët 1909 dhe që nuk mund të konsiderohet si punim shkencor (me asnjë kriter modern) përbën ungjillin e “historiografisë zyrtare” greke për vllehët? Shumë pohim i guximshëm Read Me. As A. Lazarou (besoj se duhet ta njohësh këtë autor) nuk do guxonte të shprehej kështu.
Nuk e thote “naiviteti” im, por realiteti grek. Meqe permende Lazaros, pavarsisht se nuk del kaq hapur ne mbrojtje te argumentave te iniciuesit te origjines greke te vllaheve, perdor te njejten harte te servirur nga Chrysokoos-i,(mbi te cilen ka mbeshtjelle argumentet e vet), sikur te jete e mireqene qe vllahet kane qene te instaluar rreth Pindit qe 2000 vjet me pare.
Greket e sotem jane dalluar per amatorizem, te qenurit cinik, manipulatore dhe pervetsues te paskrupull te historise e vlerave kulturore te te tjereve. Per Lazarosin vllahet e Shqiperise, sikur nuk ekzistojne, nuk jane “grek”. Greket marrin shume fakte te mireqena. Eshte njelloj per analogji hipoteza e vijes se Jericekut. Nese je nen influencen greke, je grek.
Nje historian gjerman i percakton mire greket, si pervetsuesit me te paskrupull ne histori, dhe nder historite qe perdor eshte ajo e orakullit te Dodones.
Read Me, isha në mëdyshje nëse duhet të të shkruaja gjë apo jo në këtë temë. Pas këtij komenti, ma hoqe mëdyshjen.
Vërejtja që do kisha unë, është se në këto dy shkrime, përdor një term statik për “shqiptarët”, dhe përsëri një term statik për “grekët”. Duke përgjithësuar për të dy kategoritë, edhe për të parët, edhe për të dytët. Dhe ndërsa për të parët përdoren tone metafizike e mistike të glorifikimit fallco, për të dytët përdoren tone denigrimi e përgjithësimi.
Historia nuk lexohet kështu (më). E kaluara historike nuk përshkruhet kështu (më), dmth për tu vënë në shërbim të së tashmes. Dhe jo vetëm të tashmes, por veçantisë personale që mund të ketë dikush, dmth duke e parë veten, apo grupin si kërthizë e botës, dhe çdo lëvizje historike për pasojë, si diçka që ose i ka ndodhur, ose ka lidhje me të.
Kështu për shembull, aludoj, mendimi që ke për Bizantin në dy temat e mëparshme, është i tillë, ngaqë nuk e ndjen veten të përfshirë prej historisë që është prodhuar në ato, jo pak por 1000 vjet. Këto punë nuk bëhen kështu. Një sugjerim që ndodh të jepet rëndom në tema të tilla, është përcaktimi identitar i grupimeve sipas identifikimit përkatës kohor. Kështu për shembull, sa herë flasim për periudhën e Mesjetës deri vonë, për ata që sot quhen shqiptarë, përdoret termi arbër, arbërorë. Dhe nëse flet për arbër, detyrimisht do flasë dikush – duke i përfshirë – dhe për një derivat të tyre siç janë arvanitët, që kanë qënë përfshirë dhe absorbuar në ata që quhen sot grekë. Po nëse konstrukti tënd, e sheh “shqiptarin” të izoluar prej qytetërimit – dhe këtë e bën në mënyrë shumë statike – po njësoj në mënyrë statike do i shohësh grekët. Fundja, prej konstruktit tënd ideologjik, nuk janë grekët që përvetësojnë, për mua është historiografia shqiptare (në mënyrë të përgjithshme, për të mos e quajtur zyrtare), që mohon apo neglizhon e shpërfill arvanitët. Shpërfill atë pjesë të arbërve që nuk u kthyen në “shqiptarë”
Ndërsa këtij paragrafi, tek pjesa e dytë (shumë metafizikë e mistikë brenda):
I është dhënë një përgjigje këtu në blog, kam përshtypjen: FRIGORIFERËT E SHQIPTARISË.
Mire duhet ta kesh ti Read Me kete qe thua. Puna eshte se nese shqiptareve, me gojen tende, Jireceku me vijen e tij u eshte dukur i ngurte dhe dogmatik (kuptohet ata 4 veta qe e dine kete vije), ata jane treguar me praktike duke revizionuar vijen ne fjale dhe duke e cuar ate te vija Egnatia, apo vija e Shkumbinit. Kete nuk mund te themi se na e pruri bota.
E di Theollogos? Po konvergjojme ne te kuptuarin e perbashket. 🙂
Edhe Juliusx, e nuhati metafiziken e shpalosur ne shkrimin tim. Metafizika ne fakt, mund te transformohet ne realitet, zgjidhje praktike, t’i jape drejtim gjerave. Po te kuptosh forcen e saj e ke te fituar davane.
Benedetto Croce, me sa me kujtohet pak a shume shkruan se dicka qe nis ne subkoshience(ne boten e ndjesive) nen ndikimin e rrethanave te caktuara kthehet ne nje zgjidhje te koshiences. Me kete donte te thoshte se dicka qe eshte ne kufirin e meta-historise mund te kthehet ne histori(cizem).
Ne kete perqasje, veshtrimi im mbi “legjitimitetin” e ndarjes se Jirecekut, vihet perballe meta-historise, zbehjes apo konsolidimit te ndergjegjes te grupimit etnik(ne rastin tone protoshqiptar), e qe me pas tranformohet(shihet si te ishte histori) ne histori(ne shqiptarin e sotem).
Po t’i kthehemi ne terma me praktike: nese ne brendesi ndjehesh shqiptar, me kohe dhe ne rrethanat perkatese, ben nje zgjidhje te ndergjegjeshme per t’u konsideruar i tille(gjegjesisht por edhe ne syte e botes).
Kjo ka bere te mundur qe disa etni, kultura (mbi)jetojne e disa asimilohen. Cka ka mbetur shqiptare eshte pasoje e nje zgjedhje ndergjegjeje. Arsyeja qe ata pak miliona qe e konsiderojne veten shqiptare(jo me origjine shqiptare) eshte parasegjithash ne saje te gjuhes; sic e ka thene bukur Heidegger-i: gjuha eshte shtepia e qenies.
Te kthehemi te arvanitasit e Greqise; nuk e di si mund t’i quajme ato ne mesjeten e hereshme, psh ne shekullin e tete, kur u shperngulen nga zonat veriore te Shqiperise te sotme e u shfaqen per here te pare ne Peloponez(dhe ne rrethinat e Athines) te shtyre nga rrethanat. Per aq kohe qe ne izolimin e tyre ruajten gjuhen, duke emeruar edhe shume prej toponimeve te vendeve ku jetonin, subkoshienca e tyre ruante kujtesen e ndjesite e origjinen prej nga kishin ardhur. Jemi ne territorin e metafizikes qe i vishet realitetit. Une nuk jam(isha) nen lekuren e tyre; trashendenca ne nje kohe tjeter, te shkuar ne rastin tone, do te me ndihmonte, por besoj se subkoshienca e tyre i peshperiste qe nuk ishin me prejardhje helenase, por te ardhur prej larg.
Rezistuan gjate si (arvanitas) te ardhur, nderkohe qe ishin te rrethuar e te bombarduar administrativisht e kulturalisht nga nje gjuhe tjeter. U bene pjese e pandare e revoltes greke; pas krijimit te shtetit grek, trusnia ishte edhe me e madhe. Duhet te benin nje zgjedhje, sepse presioni i nje realiteti te ri ishte gjithellojesh.
Nderkohe subkoshienca kishte pesuar carjet e priteshme. Kulturalisht perfundimisht duhet te aklimoheshin me shtetin e ri dhe gjuha duhet te humbej se do t’i mbante peng ne nje realitet(qe ia kerkonte si domosdoshmeri praktike) qe nuk mund t’a jetonin me si arvanitas. Duhet te benin se fundi nje zgjedhje te ndergjegjeshme. Dhe u bene nje dite te mire greke. Se si u transformuan, asimiluan teresisht ne greke, eshte nje proces per te cilin mund te shkruhet pafundesisht.
Ne kete veshtrim te percaktuarit shqiptar apo grek eshte evolutiv, perzjere me plot metafizike ne nje realitet transformues(e s’ka ndonje gje te perbashket me veshtrime statike).
Zgjedhja e ndergjegjshme hyn pak ose fare.
Arvanitasit kishin vetem nje menyre per te demostruar se nuk perfaqesonin nje aksident historik, dmth asimilimi i grekeve dhe vlleheve nepermjet pushtetit.
Asimilimi ne greke nuk ishte nje domosdoshmeri praktike, ata ishin aristokracia ushtarake, si te tille ishin ne gjendje te vendosnin vete per fatin e tyre.
U vrane mes njeri-tjetrit per pushtet, kjo eshte e verteta e arvanitasve.
Humben nga syte finalitetin organik te unitetit dhe konservimit, perndryshe ne vend t’i drejtonin pushket kunder njeri-tjetrit, do i kishin drejtuar nga elementet greke te elites se re e do i kishin hequr qafe.
Asimilimi eshte vendim arbitrar i prinderve, nuk ka asnje domosdoshmeri praktike, pra kalon ne therrmijen elementare te shoqerise, familja.
Prindi merr nje vendim arbitrar, nuk i meson gjuhen, duke e gjykuar per te miren e femijes.
Nuk eshte se vetem ne kuptimin le te themi sinkronik te familjes, prinder+femije, kemi humbjen e unitetit dhe konservimit, por edhe ne kuptimin diakronik te saj.
Familja ne kuptimin diakronik eshte mbiemri i saj, i cili trashegohet, pjese e familjes eshte edhe historia e saj, te paret si i thone ndryshe.
Per si e kuptoj une te miren time sot, nqs do te isha ne kushtet e nje femije te cilit prinderit do t’i kishin mohuar shqipen si domosdoshmeri praktike, do ta kisha quajtur e keqja me e madhe qe do te me kishin bere.
Femija duhet lene te zgjedhe, nqs don te jete pjese e familjes ne kuptimin diakronik, vendimi arbitrar i prinderve, ka lidhje vetem me deshirat e tyre, si do te donin ata te ishin, s’ka lidhje me te miren e femijes ne kushtet e domosdoshmerise.
Popujt zhduken sepse humbasin finalitetin e unitetit dhe konservimit.
Nqs do te ishte per domosdoshmeri praktike shqiptaret s’do te ekzistonin fare.
Rreziku i zhdukjes etnike nuk vjen nga genocidi, sado i eger qofte mbijetojne gjithnje 10-20%.
Rreziku i zhdukjes vjen nga humbja e finalitetit te brendshem te organizmit.
Ne shqiptaret, mesa thote historia e humbasim perballe dritave te qyteterimit, ai na ben te dobet ne vend qe te na forcoje. Ne nuk marrim force nga forca e tij, i nenshtrohemi pa kushte.
Prandaj, te gjendurit mes qyteterimeve, greke e romake, bizantine e latine, islamike e kristiane, na ka garantuar mbijetesen.
Te nenshtruarit pa kushte ndaj njerit qe perplaseshin me te nenshtruarit pa kushte ndaj tjetrit, e ne mes qendronte gjithnje emeruesi i perbashket preqyteterimor, produkt i te cilit jemi sot.
Do te mbijetojme per aq sa perplasja e qyteterimeve do te na lejoje te mos humbasim finalitetin organik.
Per fat te keq, vetem izolimi na lejon zhvillimin e nje qyteterimi tone autentik, sepse izolimi eshte rikthim ne origjine, nga ku mund te nisesh nga e para.
Hyllini: “Zgjedhja e ndergjegjshme hyn pak ose fare.”
Kjo i ve kapakun cdo orvatje tjeter nga ana ime ( “foregone conclusion” i thone ne anglisht).
Pastaj edhe nje here devijojme shume nga tema, kur arvanitasit nuk ka pse behen pjese ne diskutimin tone.
Qe ishin ushtare te mire e dime, por qe sadopak te merrnin primatin ne territorin helenik, eshte kafshate qe s’kaperdihet.
Megjithate, me duhet te pranoj se ke nje aftesi per te bere ca lidhje e kapercime, qe une mbetem. Nuk e kam kete aftesine tende.
Oh, sigurisht që bëhen pjesë. Janë pjesë e të gjithës dhe një mënyrë për të hedhur poshtë, përveç temës së frigoriferëve që ia analizon shumë mirë metafizikën kulturës së mbijetesës (mos ki merak se do i rikthehem), se ishin komponent që siguronin mbijetesë.
Një teori e guximshme, do të supozonte se ishin pikërisht ndjenjat miqësore apo vëllazërore të, le ta quajmë “të asimiluarve” arvanitas, ato që u siguronin shqiptarëve, le ta quajmë “kur zbrisnin nga malet”, se këta nuk do i kërcënonte kush. Paranoja e kulturës së mbijetesës në mal, luftohej me paqësimin se nuk kishte për të të vrarë kush në fushë – që të ngeleshe aty e të mos “merrje malet” më kot. Dhe kjo sigurohej prej arvanitasve. Si sigurohej? Nëpërmjet riprodhimit dhe afirmimit të ndjenjave miqësore. Pse ishin arvanitas ata, mundën shqiptarët të ndërtonin QYTETE në paqe. Nuk i artikulonin kot shumica e rilindasve ndjenjat miqësore ndaj grekëve – duke i lidhur këta me arvanitasit. Luftonin paranojën e pjesës së shqiptarëve të izoluar në male.
e kam fjalën për këtë lloj paranoje:
Të cilën, nëpërmjet shumë artikujsh këtu në blog, unë e kam vërtetuar se nuk është e vërtetë. E madje ia kam thënë dhe Hyllinit, mbaj mend, që ata historianë të sotëm grekë, që revizionojnë historinë e tyre, u bëjnë nder shumë të madh shqiptarëve sepse u heqin frikën. Një lexim i historisë që ofron rivendikime, urrejtje, inat, cmirrë, frikë, kërkon riprodhim të këtyre ndjenjave tek ata njerëz që e lexojnë këtë histori.
Tani ti Read Me, do t’i japësh të drejtë vetes të merresh me metafizikë. Është e drejta jote, dhe rrugë të mbarë. Mbase kështu bën vaki dhe rikonsideron mendimet që ke, (apo kishe?) rreth Perandorisë Romake të Lindjes. Po duhet t’i përgjigjesh një autoriteti hyjnor të besueshëm. Mjeshtrat e marrjes me metafizikë, ndryshe quhen teologë. Po këta të gjithë i përgigjen besimit tek Hyjnina. Dhe tek kuptimi i hyjnisë. Kë hyjni beson ti?
“Mjeshtrat e marrjes me metafizikë, ndryshe quhen teologë.”
Mendoj se nuk eshte tamam keshtu. Fjala me e pershtateshme eshte “mendimtare” dhe eshte me afer te vertetes kur flitet per punen e filozofeve. Eshte pjese e filozofise, te menduarit abstrakt.
Cdo religjion ka patur filozofet e vet qe jane marre edhe me metafizike, por ne kete fushe te pakten ne tre-kater shekujt e fundit jane dalluar filozofet laike(pra jo nen petkun ekleziast).
Metafizika ka filluar me Aristotelin, (Teo)logjia me vone e vuri ate ne sherbim te vetes. Eshte nje fushe e gjere qe eshte zhvilluar e zgjeruar qe prej kohes se Aristotelit.
Tani ca te them une, do jete qe di ca me shume ose kam aftesi logjike.
Ndiqe ca me shume punen e arvanitasve se jane interesante.
Tani seriozisht. Me sugjero ndonje material rreth arvanitasve, qe ofron nje informacion te tille(qe nuk e kemi hasur) sic thua vet, ne prizmin e te qenurit interesante.
Kot, sa per kuriozitet: halli eshte tek greket apo tek ortodokset?