Dhe për të gjitha rastet, andidoti i vetëm që njoh është informimi. Shkaku kryesor që më pohoi nevojën se duhet bërë një shkrim i tillë, ishin disa komente – pak të them – të hidhura, ndaj lajmit (këtij përbindëshi) se Ismail Qemali ka pas qenë martuar me një greke.
Për të vazhduar më tej, kam nevojë të bëj të ditur një përfytyrim të botës së djeshme para-pavarësisë, për gjithë rajonin e Ballkanit, apo atë pjesë të tij që administrohej nga e atëhershmja Perandori Osmane. Njerëzit në këtë perandori lëviznin lirshëm dhe shkëmbenin mallra midis tyre, gjithashtu jetonin bashkë shumë herë në të njëjtat qytete apo katunde. Për të zhbërë atë bashkëjetese faktuale dhe realitet të djeshëm të tillë deri para vitit 1990, shumë herë u desh të kryheshin masakra reciproke, ndër më të famshmet nga ato që mundem të përmend, është ajo e Tripolit dhe ishullit Xios. Viktimat respektive ishin në të parën turqit osmanë dhe në të dytën grekët. Forcat e raprezaljes, sigurisht të anasjelltat.
Në këtë hapësirë të madhe të përbashkët, marrëdhëniet midis njerëzve të prejardhjes etnike të ndryshme ishin të shumëllojta. Pra, siç jetonin dhe shkëmbeheshin, ashtu martoheshin, bënin tregti dhe krijonin miqësi midis tyre, dhe këto marrëdhënie ishin të shkëputura prej sensit etnik, më tepër i përgjigjeshin sensit klasor, apo ambjentit të përbashkët që ndanin. Përgjatë dhjetëvjeçarit të parë të shek. XIX një miqësi e tillë interesante, ka qënë ajo midis Ali Farmaqit dhe Theodoros Kollokotronis-it. Njëri shqiptar bej i Lalës (More), tjetri arvanit me ndërgjegjie greke dhe Hero i Pavarësisë së Greqisë.Të dy burrat njiheshin me njeri tjetrin prej vitesh dhe dëshirat dhe ambiciet e përbashkëta, i bënë që të diskutonin mbi një plan. Plani, në vija të trasha ishte ai i krijimit të një federate të përbashkët greko-shqiptare. Për ndihmë nga forcat e mëdha të kohës, do t’u vinte Franca dhe vetë Napoleoni, i cili do të financonte ushtrinë e tyre dhe do u ndihte në logjistikë dhe strategji. Ishte viti 1809. Atëherë kur Ali Pasha ishte pasha i Janinës. Plani dështoi. Anglia hyri midis tyre dhe Francës, mbështeti Ali Pashën, për arsyet e veta dhe sepse kërkonte që të kishte pjesën e vet dhe të diktonte politikat për çdo ndryshim territori në atë zonë. Me aq sa di, në atë Ballkan multietnik dhe shumëngjyrësh, kjo ishte përpjekja e parë për të krijuar një federatë shqiptaro-greke. Por nuk ka qënë e vetmja.
Flasim për vitin 1847, atëherë kur Shqipëria e Jugut u përfshi në kryengritjen të quajtur “e fshatarësisë“, kundër reformave të Tanzimatit. Pak flitet për lidhjen midis shqiptarëve kryengritës të prezantuar nga Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Çelo Picari dhe Rrapo Hekali me shtetin e ri grek, të formuar pak vite më parë. Historiografia kombëtariste shqiptare na sugjeron se “përpjekjet për tu lidhur me Greqinë dështuan, ngaqë grekët mbështesnin “Megali Idea-n”. Historiografia greke, sugjeron se vërtet shteti i atëhershëm grek ka qënë i interesuar për këtë kryengritje, por për tu lidhur më shumë me të, e kanë penguar Forcat e Mëdha, sidomos Anglia dhe Franca – dhe këto në kuadër të mbështetjes për Perandorinë Osmane, akoma nuk donin që kjo të shpërbëhej. Një ide tjetër dashamirëse në lidhjet mes grekëve dhe shqiptarëve, i dorëzohet romanticizmit dhe fatalitetit, kur na thotë se: pengesa për të pasur bashkëpunim, mori fund me vdekjen e kryeministrit të atëhershëm grek dhe arvanit, Janis Kolettis. Ishte pikërisht ky i fundit që e kishte bërë tezë ato vite idenë për të çliruar ato pjesë të helenizmit që kishin ngelur të pushtuara. Kolettis ishte epiriot, kishte luftuar në Revolucionin e Pavarësisë në vitin 1821, dhe kishte parë sesi vendlindja e tij, ishte akoma e pushtuar. Burimet ndërkombëtare, na japin disa ide sesi grekë dhe shqiptarë e shihnin njeri tjetrin në atë kohë.
Faktet e njohura, apo më saktë, ato në të cilat më është i mundur hulumtimi, janë të pakta. Ajo që dimë është se kryengritësit i kërkuan ndihmë zyrtare mbretit Othon të Greqisë.Dhe me shtypjen e kryengritjes prej forcave osmane, krerët e saj u arratisën në shtetin e ri grek. Kjo përpara se Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali dhe Hodo Nivica të fitonin pafajësinë prej Sulltanit me ferman. Interesant gjithsesi, ngelet fati i Çelo Picarit. I cili qëndron në Greqi deri në moshë të thyer, e madje po aty mbyll sytë për herë të fundit. Na sugjerohet që piktura me bojra vaji e një plaku veshur me fustanellë dhe mjekër të bardhë, është Çelo Picari dora vetë. Në krah të kryeministrit të atëhershëm grek, Harilaos Trikoupis. Plaku lab, ishte kthyer në një legjendë urbane në Athinën e atyre viteve ku dhe banonte. Në Athinë njihej ndryshe si “Tselopitsaros”.
Vitet 1881-1912, shënojnë për historiografinë greke, një periudhë të veçantë bisedimesh mes shtetit helen dhe përfaqësuesve shqiptarë, figura të njohura dhe kombëtare për ne. Rikthehet përsëri ideja e formimit të një federate greko-shqiptare, ku secili komunitet do të kishte të drejtat e veta të veçanta, simbolet, ushtrinë, mënyrën e qeverisjes etj. Shembull ishte Austro-Hungaria në mënyrën sesi kjo funksiononte dhe administrohej. Figurat shqiptare që janë përfshirë në këto negociata, janë të shumta. Ndër ta mund të përmenden: Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, ndërsa për të tjerë, burra dhe gra të mëdhenj të historisë, shfaqeshin dilema të mëdha personale në lidhje me kombin e ri që po formohej në Ballkan. Ishte koha kur kufijtë arbitrarë të shteteve që ishin formuar, apo po formoheshin do të vendosnin dhe ardhmërinë e identitetit kombëtar të secilit. Këto, do të shqyrtohen së shpejti…
(vijon)
Lodhesh kot. Me komunizmin e Enver Hoxhes merr fund pedagodjia e Rilindjes. Ne jemi shqiptare zoteri, ata jane arvanitas, bijte e shqiponjes. Eshte pune feje; nuk ka fabul te korrigjoje deviancen tone historike. Shqiperia eshte shtet mysliman. Kjo eshte kriza, e kete nuk e korrigjoi dot as Enveri e as standardi.
Kurioz te di ku qenka ndryshimi mes “Celo Picari” dhe “Tselopitsaros”. Fontekisht jane e njejta gje.
Do isha kurioz gjithashtu pse u be legjende urbane ne Athinen e viteve 80-te te shekullit te 19-te
Thuhet se ishte përkrahës i thekshëm i partisë së Delijanit, që ishte në opozitë me Trikoupin. Për këtë ishte legjendë urbane.
Epo delinjte me delinjte do shkojne e do vriten. Psh Delijorgji sa Deliu vrau?
Rrofsh! Mua arsye patriotike me ndajne nga burgu.
Ka shume erresire dhe mungese faktesh, jo vetem per pjesen lufte-lufte dhe vec lufte por dhe per marredheniet normale ndermjet njerezve dhe popujve te Perandorise. Robt ne ditet qe nuk kishte lufte…kane vazhduar te jetojne si dhe me se kane mundur. Pune, martese, tregti etj.
Mund te jem gabim por duket sikur eshte krijuar idea [nga mungesa e informacionit] qe nen kete pelhure te madhe dhe te vagullt [perandorise osmane] ne relacion me ne kishte vec dy pika…Shqiperi-Stamboll, linje direkte… pa asgje tjeter ne mes; eshte nje paradoks pasi nga Gjeografia te gjithe e dime se kjo nuk ka si shkon, por truri i pelqen paradokses dhe sa tu beje lock-in, atu na ngelet ora pastaj. Me pelqeu ky shkrim, pres pjesen II.
Xha-Xha, nje keshille miqesore nese e pranon…mos u merzit dhe dekurajo nga ca postime kaqolesh, me apo tendence…pak rendesi ka car thone ato. Nuk ti di stats tek blogu por kam besim qe dhe ” robt e urte’ te lexojne shume por ndoshta nuk postojne. Shpesh dhe vete lezoj dicka dhe iki-me-vrap, mungese kohe apo kushedi…
.
Sa per ngushellim dhe google te do shume…provo e Shtyp:
Xha…dhe del xha-xhai si sugjerim i pare, pra je siper xhaketes, xhan, xhamllikut, xhamise e shume te tjerave 🙂
[btw, kjo e fundit eshte shaka…qesh pak e mos i merr gjitha komentet seriozisht]
🙂
ne note serioze, shpesh me deshperon qualiteti i shkrimit shqip…nuk ka shume gjera persembari ne internet. Nese ke kohe dhe di apo te japin links, nga kontatet qe ke etj,do ishte mire tu japesh pak highlight dhe ti shohim dhe ne. Forumet…jane tmerr 🙂 media? vec politike…art/ histori/letersi/shkence/ sport/ humor apo cte them…duket se jane zhytur aq thelle sa nuk po i gjejme dot. Ka pak xhevahire tek tuk,perseri ne moment qe zhytesh tek komentet sheh vec masakra!
Can it be a conspiracy? Zoti e di…le te presim dhe 20 vjet te tjera! 🙂
Përshëndetje B.L, të faleminderit për vlerësimin e shkrimit.
Tituj te tille ne histori u jepen grave qe kane ndihmuar aktivisht, asgjera nuk e merr prej rolit te burrit. S’kemi kurrfare nuse greke te pavaresise, perveçse kur duam te ironizojme rolin grek ne Pavaresi, gje te cilen s’po e ben.
Bisedimet kane deshtuar prej Megaloidese, jo prej deshires se Anglise e Frances per te ruajtur status quo-ne e Turqise.
Greqia i shpalli lufte Turqise me 1897, pa lejen e Anglise e Frances, ashtu si dhe beri pjese ne Aleancen Ballkanike me 1912, pa lejen e anglo-frengjve.
Turqia, qe me Konferencen e Parisit , pas Luftes se Krimese, iu garantua status-quoja prej te gjitha Fuqive te medha, ne funksion anti-rus. Po asnje Fuqi e madhe nuk do perdorte forcat e armatosura ndaj kryengritesve antiosmane apo shteteve te reja ballkanike, pse keta donin te prishnin status-quone.
Nuk behet historia duke lexuar histori, se gjithe lexuesit do ishin historiane.
Duhet kualifikim dhe mes te kualifikuarve vetem 1% mund te beje histori, pjesa tjeter prodhon libra e ben kerkime pabukse.
Kreret shqiptare te Jugut iu afruan disa here Greqise, per te shantazhuar Stambollin si dhe per te garantuar nje mbrojtje ne rast se Turqia do perpiqej te bente ndonje Masaker te re Manastiri.
Greku pas bisedimeve te para, ku dukej se leshonte, i fuste pastaj kerkesa te papranueshme territoriale dhe aty mbylleshin bisedimet dypaleshe.
Kreret e Jugut nuk do e nderronin kurre Stambollin per Athinen, jo pse ishin nacionaliste qe s’leshonin asnje pellembe toke.
Me pak fjale, te dyja palet futeshin ne bisedime pa pasur fare ndermend te perfundonin ndonje marreveshje konkrete.
Por bisedimet rifillonin sepse Greqia perfitonte influence ne Jug, ndersa kreret shqiptare prej alarmit qe ndiznin ne Stamboll perfitonin ndonje ofiq, pra fare te pafrytshme s’ishin.
Turqia e kishte zakon t’u jepte ndonje ofiq ne Stamboll krereve shqiptare influente, Jo vetem Ismail Qemali qe pas internimit mori ofiq ne Ministrine e Jashtme, por edhe Isa Boletini ka qene ne garden shqiptare te Sulltanit per disa vjet. E njejta garde shqiptare qe mbronte Sulltanin ka pasur per shume kohe si gjeneral, Preng Bibe Doden e Mirdites.
Stambolli e dinte shume mire, kur kreret shqiptare ishin vertet te rrezikshem dhe kur hidhnin vickla per ndonje ofiq dhe ashtu sillej.
Edhe nder kreret shqiptare vertet te rrezikshem, kishte nga ata qe pas nje periudhe internimi real, thirreshin ne Stamboll e u jepej ndonje ofiq, si psh vete Ismail Qemali.
Te tjeret arratiseshin ne Greqi ose Mal te Zi per te shpetuar koken.
Marredheniet shume te koklavitura dhe direkte, Shqiperi-Stamboll, jane thelbesore ne te kuptuarit e asaj periudhe edhe ne funksion te bisedimeve greko-shqiptare, jo Anglia e Franca qe donin te ruanin status quo-ne e Turqise.
Pastaj ajo skena idiliake me marredhenie nderetnike, te gajas fare.
Etnite mbijetojne edhe kur feja eshte dominante ne marredheniet mes njerezve, per arsyen e thjeshte, se ne familjen e vjeter, per martesen shihej brenda krahines, me zakone te ngjashme, me gjuhe te njejte, pasi jane gjera funksionale.
Edhe ne krahinat me minoranca, nusja do dinte me se s’ben gjuhen e shtepise se burrit, dhe me ate gjuhe do ndertonte marredheniet me anetaret e familjes e fisit te burrit, perndryshe nuk funksiononte sistemi.
Pa harruar qe gruaja nuk llogaritej fare, kur vinte puna tek gjaku i femijes dhe etniciteti i tij, pasi e merrte automatikisht nga babai, pa te drejte kontestimi e/o apeli.
Elita eshte pune tjeter, plus qe eshte fare e parendesishme nga pikepamja numerike kur vjen puna tek funksionimi i sistemit.
Hyllin, e diskutojmë them, kur të përfundojë seria e shkrimeve.