LIRONI PASTIÇON!

nga Julius

Çfarë?

Historia është kjo; një qytetar i ri grek 27 vjeç, këtu e disa muaj, kishte hapur një faqe në Facebook me anë të së cilës vinte në lojë popullaritetin dhe bestytnitë rreth një murgu të Malit Athos, urtarit Paisios. Urtari Paisios ka jetuar për vite me rradhë në Malin Athos, dhe ka qënë figurë e shquar dhe e nderuar shpirtërore për shumë besimtarë ortodoksë grekë. Venerimi i abatit ishte i përmasave të mëdha. Atij i atriboheshin profeci, mrekulli dhe thënie filozofike të shumëllojshme. Periodikisht figura e tij shfaqej në media dhe botime, me artikuj, dëshmi mrekullish, botime biografie dhe shumë të tjera.

Pikërisht kjo situatë do ketë bërë nervoz të riun tonë (nëse na lejohet të spekullojmë me motivet), i cili hapi faqen e Facebook-ut me qëllim denigrimin e abatit. Nismëtari i faqes e fillon ironizimin që prej emrit, meqë Paisios ngjan me gatimin e famshëm me përbërje makaronash – pastiço. Po aftësitë në kulinari kibernetike, nuk ndalen këtu. Pas hapjes së faqes ai fillon e ironizon profecitë, duke ia përshtatur identitetit të ri virtual, apo maskës së tij. Më tej, përshkruan një mrekulli “të bërë vetë”, e cila i përmbante të gjitha ingredientët klasike për tu quajtur e tillë. Fabula përshkruan një të ri 18 vjeçar, të varur prej drogës dhe që jeton diku në një qytet periferik të Greqisë, e për shkak të vartësisë pëson një aksident me motor. E dërgojnë në spital pas aksidentit, ndërsa e ëma lutet për të, i shfaqet abati, i cili e këshillon që të mos ketë merak se djalin do e ndihmojë ai. Më pas nëna merr vesh se fëmija i saj ka lindur në të njëjtën ditë me abatin, dhe kështu qetësohet. Abati bën dhe një tjetër vizitë tek i aksidentuari kësaj here, dhe i thotë të çohet se nuk i ka ardhur akoma dita… një shprehje e përndritshme e abatit në fund mbyll këtë mrekulli të Pastiços.

Mrekullia më e madhe e ngjarjes është që mediat online dhe shtypi i ditës e huazojnë dhe e paraqesin si ndodhi reale!! Më pas Pastiçoja ua zbulon ingredientët e vërtetë dhe çfarë realisht kishte gatuar. Ngjarja u zmadhua prej një grupi deputetësh në parlament, të cilët kërkuan arrestimin e të riut. Dhe arrestimi ndodhi të hënën mbrëma. Akuza, blasfemi! (tek lidhja më lart mund të shihni të ilustruara faqet virtuale dhe gazetat që morën lajmin)

Sajti i cicërimave u pushtua prej lajmit të arrestimit të Pastiços (unë në momentet që po shkruaj nuk mund t’i ndahem idesë se po tregoj një përrallë) Trendi i twitterit që të hënën etiketën lajm #freegeronpastitsios e kishte në vend të dytë për Greqinë, ndërsa në ditët në vazhdim e deri sot, është në vend të parë. Reagimi ndaj arrestimit fitoi një peticion që bënte thirrje për lirimin e Pastiços, dhe nga personalitetet më të shquara në firmosjen e tij ishte dora vetë Richard Dawkins!!! Mediatizohet gjithashtu dhe prej blogut Huffington Post me një editorial. 

Përtej lajmit…

Kjo pastiço nga Greqia, ka ingredientë të shumtë brenda. Së pari, është rast klasik i dukurisë future shock; një shoqëri e prapambetur në disa hallka të vetat, goditet mediatikisht, dhe reagon si për mesjetë.

Më tej, mediatizimi masiv i lajmit është dukuri për tu vënë re. Një arrestim i dikujt për blasfemi në Greqi, bën njerëz nga mbarë globi të reagojnë. Vëmendje të veçantë kërkon interaktiviteti i përdoruesve të mjeteve teknologjike. Dikush i panjohur, praktikisht anonim, arrestohet në Ballkan dhe një shkencëtar i mirënjohur anglez reagon! Këtu besoj ka vend për tu ndalur pak. Reagimet ndaj ngjarjes dhe arrestimit dhe forma e interaktivitetit, që siguron interneti, gjenerojnë një moral dhe vlera të caktuara shoqërore. Njerëz me vullnet dhe të interesuar për diçka, shfaqin mendimet e tyre personale dhe njëkohësisht i publikojnë ato, e nëpërmjet komunikimit me njeri tjetrin zbulojnë vlera dhe ide të përbashkëta, nëpërmjet debatit edhe i transformojnë dhe përshtatin ato. Një mundësi për të realizuar diçka të ngjashme më parë, ka qënë krejtësisht e pamundur!

Gjithashtu, në këtë ngjarje shihet qartë refuzimi i një autoriteti popullor, tradicional dhe me rrënjë identitare (fetare) si ai i abatit Paisios, çështje kjo e diskutuar në blog.

Për tu marrë në konsideratë është gjithashtu reaksioni negativ (i pritshëm) i asaj pjese të shoqërisë që ndihet e fyer. Sepse kjo lloj ironie si e Pastiços, prek dhe lëndon ndjenja identitare. Mjaft të përmendim në mënyrë paralelizuese reagimin në botën islame ndaj asaj parodisë që vinte në lojë identitetin e tyre. Kjo ngjarje më ka bërë të besoj edhe më shumë se një pjesë e konflikteve të panumërta në Shqipëri, vijnë ndër të tjera si pasojë e pamundësisë së njerëzve për të jetuar në një botë moderne. Stresi që kaplon popullatën prej masës së madhe të informacionit, i bën të reagojnë instiktivisht dhe dhunshëm. Një shembull për këtë, vjen nga gjimnazet e Tiranës, është rritur dhuna në to, tregon artikulli, sepse ofendojnë njeri tjetrin në Facebook më parë, dhe më pas zihen me thika në realitet! Nga ana tjetër, sigurisht që mangësitë në edukatë qytetare klasike nuk e ndihmojnë situatën.

Së fundi, pak erëza linguistike… jam shumë larg të qenit ekspert i fushës, por meqë Xha xhai ndodhet vetëm një klik larg, mund të më korrigjojë në çdo vend. Kjo pjesë e komentit është thjesht prej intuitës time. Ngjarja në fjalë më duket e veçantë, sepse një individ duke e përdorur gatimin kulinar si maskë të vetën, ia ndryshon kuptimin fjalës vetë. “Lironi Pastiçon”, titulli i shkrimit, nuk merret në kuptimin e vet parësor. Do mund të merrej nëse konsiderohej që autori i thënies do të ketë qenë i uritur shumë, dhe kuptimi do ishte t’a lironim pastiçon prej zgjedhës së furrës në mënyrë që të konsumohej.

Prej fakteve historike që kam në duar, kur një fjale i ndryshon kuptimi, dhe statura e fjalës ngelet e pacënuar, shoqërisë që i absorbon ndryshimet, i ndryshon edhe morali. Kujtohem për një fjalë në greqisht, αγαθός (agathos), që do të thotë njeri i dlirë, i çiltër, i pastër. Pas rënimit social dhe vlerave të njohura në Greqinë e lashtë, kjo fjalë mori kuptimin e ri të njeriut të mefshtë, dede, naiv. Dikush u kujtua dhe për vlerën e fjalës Occupy, në përdorim të përditshëm; llogjika do e shpjegonte këtë logos vetëm duke e lidhur me lëvizjen “Occupy New York” dhe simotrat e ngjashme. Kjo mund të shpjegojë se nuk bëhet fjalë për një lëkundje tërmeti të thjeshtë, por lëvizje pllakash tektonike.

Apo po e ekzagjeroj? Lironi Pastiçon!

Nuk ka komente

  1. Shembuj te tille blasfemie, apo “denigrimi”(sic ju pelqen ta quani), ka ne Italine fqinje pafund.Ironikja ketu eshte , se edhe po te duash ta sjellesh si shembull emancipimi, ne kontekstin shqiptar , kjo nuk ka pike vlere.Arsyeja?
    -Shikoni disa gazeta, blogje apo forume, ku fyhen e shahen figurat e ndryshme katolike dhe myslymane, nga individe(intelektuale do te thosha) te te dyja paleve.Myslymanet fyejne dhe shajne, duke filluar me radhe, nga Skenderbeu e deri tek Nene Tereza dhe Papa;katoliket i’u kthejne reston ne menyre origjinale , duke i akuzuar si bastarde aziatike!(Nuk po flas per palen ortodokse, sepse atje ka nje metode pune te studiuar mire!)

    Dhe ketu nuk behet fjale vetem per fanatiket e thjeshte.Aspak.Por, behet fjale per gazetare, opinioniste, intelektuale , te cilet nuk jane edhe aq te panjohur nga publiku i gjere.
    Me nje fjale, nga nje kendveshtrim i caktuar, ne jemi shume te emancipuar ne kete drejtim!

    Ne boten greke mund te kete pasur edhe me pare raste blasfemie.Njeri do te ishte , mbase, me i bujshmi .Nuk mund te them se sa e vertete eshte(kjo tregohet si anekdote), por flitet qe Shen Kozmai( nje shenjt e jo nje murg i thjeshte! ) , per te ndertuar nje shkolle greke, ishte i gatshem te rrenonte bile edhe nje kishe! Nje kishe, shtepine e zotit… per nje shkolle…tmerr!!

    1. Realisht o Oskeola, arsyeja pse shkruaj dhe sidomos pse këtu, është se mendoja që do u shpëtoja njëfarësoj qëndrimeve kaq mendjengushta i të cilave të gjej ty mbartës.

      Po dale do më thuash, si për herë të n-të, se këto “nuk janë qëndrime të tuat”, po ti i ke “me të dëgjuar”. I dashur njeri, kjo forma jote e të shkruarit është tepër sugjestionuese. E mefshtë dhe bizantine. Unë mund të them sipas mënyrës që flet ti, çdo lloj gjëje. Mund të them psh se “kam dëgjuar të thonë për ty se je hajdut”. Ti do reagosh e unë do të përgjigjem: mos më shaj, me të dëgjuar e kam, nuk është se unë i besoj. Ti nuk do kesh se çfarë të më bësh, as krijesën e mendjes time, dmth “atë që ma tha” s’ke se ku e gjen. Ti ikën i larë, hedh gurin dhe fsheh dorën, ajo që ngelet është akuza, si lë lopa jashtëqitjet e veta.

      Kështu o njeri përderisa “nuk mund të thuash se është e vërtetë”, rezervoja gjithashtu vetes të drejtën për “tu tmerruar”, nga një diçka që “tregohet si anekdotë”. Ose merre përsipër si të vërtetë, që të kem dhe unë kujt tia rras shpullën,ose mos lësho akuza të tilla që i huazon nga fantazia.

      Edhe këto: “(Nuk po flas per palen ortodokse, sepse atje ka nje metode pune te studiuar mire!)”

      Unë nuk u them se Bardhoshja ka ditëlindjen, mbaji për vete më mirë, gjithashtu.

  2. “Kujtohem për një fjalë në greqisht, αγαθός (agathos), që do të thotë njeri i dlirë, i çiltër, i pastër. Pas rënimit social dhe vlerave të njohura në Greqinë e lashtë, kjo fjalë mori kuptimin e ri të njeriut të mefshtë, dede, naiv”.

    Interesante eshte se edhe “dede” ka pesuar, teorikisht, te njejten trajektore si “agathos”. Keshtu, ne origjine, tek ne fjala shenonte dhe ende shenon nje “gjysh” (tur.) bektashi – historikisht, nje dervish te perkushtuar “me kohe te plote” neper rruget e fese. Se kendejmi metafora, “antonomazia”, per njeriun “drejtedrejte”, deri naiv.

    E njejta ka ndodhur edhe me “teveqel”, qe ne turqishten e vjeter, a me mire libreske (“tevekkeli”), ka pershkruar njeriun bujar e te duruar, qe dhuron e dhurohet (me origjinen ne nje koncept fetar arabisht mbi ate qe “i mbeshtetet Zotit”, qe ben mire pa u trembur nga pasojat); po ne turqishten me te re, ashtu si na ka ardhur edhe ne shqip, tregon mendjelehtin, marrokun.

    1. Këtë nuk e dija, faleminderit që e vutë në dukje. Jashtë kontekstit të fjalëve që kanë pësuar ndërrim të tillë, dmth të kundërt nga kuptimi fillestar, ajo që më tërheq shumë vëmendjen është fjala “kollovar” – të gjithë ia dinë kuptimin në shqip. Po në greqisht
      si folje κωλοβαράω (kollovarao), ka kuptimin e dikujt që nuk bën asgjë, e rri kot.
      http://www.wordreference.com/gren/%CE%BA%CF%89%CE%BB%CE%BF%CE%B2%CE%B1%CF%81%CE%AC%CF%89 duken shumë të ngjashme me njera tjetrën, si fjalë. Nuk e di ama a kanë vërtet lidhje.

  3. Nga kjo ngjarje unë veçoj tre çështje kryesore. E para ka të bëjë me ligjin dhe zbatimin e tij, e dyta ka të bëjë me median dhe e treta ka të bëjë me të majtën, ose me atë që hiqet si e majtë në Greqi.

    Na pëlqen apo jo arrestimi, indinjohemi apo qeshim, nga momenti që ekziston një ligj (në fakt katër nene të kodit penal grek) që përshkruajnë dhe dënojnë aktin e blasfemisë, atëhere mendoj se zbatimi i ligjit nuk duhet të vihet në diskutim. Por hipokrizia e atyre që reaguan në Greqi, dhe kryesisht e së majtës është se kaq vite nuk kanë bërë gjë për shfuqizimin e ligjit apo çdo ligji të kësaj natyre, por presin incidente si ky që të reagojnë.

    E dyta, t’i vërtetosh dikujt një të vërtetë për të cilën ai është i bindur ngjan si një self-fulfilling prophecy, kështu që kjo “hoax” e atij të riut nuk kërkon një analizë sociologjike por një analizë mediatike. Këta njerëz nuk u bënë besimtarë nga historia e rremë që u tregoi dikush, këta besonin se Paisios bënte me të vërtetë mrekulli apo çudira (mua njerëz të tillë më kanë treguar se Paisios fliste me kafshët, madje kishte qortuar një nepërkë ngaqë kishte ngrënë në kohë agjerimi! Pa shaka) dhe e pranuan edhe një tjetër. Këta njerëz dhe këto medja populiste të së djathtës që i përfaqësojnë kanë zëvëndësuar besimin e krishterë me diçka tjetër, sa mistike aq edhe apokrife. Këta janë pikërisht që adhurojnë Paision më shumë se Krishtin vetë. Por them se është dukuri mediatike ngaqë janë këta që do i besonin çdo scam-i apo hoax, apo çdo mashtrimi mjafton që të publikohej në media. Këto fenomene janë analizuar këtu e kohë më parë, na i ka thënë edhe Dustin Hoffman tek filmi Wag The Dog.

    Natyrisht në ngjarje të tilla gjen të majtët apo ata që hiqen në Greqi si të majtë (sepse në Greqi është e modës të jesh i majtë këtu e rreth 40 vjet) reagojnë dhe reagojnë në mënyrë të tepruar. E majta përgjithësisht në Greqi, me një përjashtim të vogël intelektualësh, është e gozhduar ende në periudhën e luftës civile, dhe ata që hiqen më progresistë nuk e kanë kaluar ende fazën e përfundimit të luftës së ftohtë. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për partinë komuniste e cila në thelb është staliniste (ende nuk pranojnë masakrën e Katyn-it) por edhe ato të tipit të “eurokomunizmit” (eurokomunizmi është antikomunizëm, tha). E gjithë kjo e majtë e koncepton ende krishterimin si element bazë të së djathtës, si dikur që përdorej sllogani “atdhe, fe, familje”, e koncepton krishterimin, por vetëm këtë, si element konservativ të shoqërisë, si dukuri obskurantiste e prapambetjeje. Do reagonin në të njejtën mënyrë të gjithë këta sikur ky i riu të fyente islamin apo akoma më keq sikur të fyente judaizmin? Do reagonin në të njëjtën mënyrë sikur të fyente ndonjë i ri totemin e së majtës në Greqi, Manoli Glezon apo akoma më keq, atë të ri që u vra nga polici para disa vitesh?

    E majta, ashtu siç do gjë që përfaqëson më shumë se dhjetë veta në Greqi është e krimbur gjer në palcë.

    1. Nuk ndodhem ne gjendje optimale ne keto momente per ndonje replike te hajrit, por shkurt, ligji nuk eshte i shkruar ne gur, eshte i shkruar ne leter, eshte i padrejte, mesa di e majta ka kerkuar te hiqet dhe permbi te gjitha, eshte i pa-aplikueshem. Pas Pasticos se pare, dolen 10 te tjere, a mos duhen burgosur te gjithe? Edhe po u burgosen 10, do dalin 100 e 1000 akoma, sepse keshtu funksionon shoqeria e sotme.

      Kerkon analize sociologjike qe cke me te, edhe mbi te gjitha madje, sepse besimi i te vertetave pa qene te tilla, mohon qendrimin kritik. Nuk analizon te verteten per se, por riprodhon te verteten e ditur, te verteten false.

      E majta ne Greqi, i ka vertet ato huqe, edhe lidhjen kompleksike me perendimin, te trasheguar nga e kaluara. Por e majta leviz, dhe duke levizur, e gjen vendin e vet. Qendrimin tuaj Tanhauser ndaj te majtes e shoh shume te njeanshem. Me te vertete ama, ka disa tipare regresive, qe une i dalloj edhe tek e majta e re shqiptare, po mendoja nje artikull tamam per kete pune qe do ulem ta shkruaj mbase. Shpirti i te majtes vec, dhe tipare te organizimit dhe solidarizimit, une i gjej te pashkeputshme prej psikosintezes kristiane. Ata mund te refuzojne dogmen (madje disa edhe jo – si Liana Kaneli), por e kane kristianizmin rrenje e model – komunistet e pasluftes nuk i quanin me kot “si te krishteret e pare”.

  4. Shume i ndreuar dhe i respektuar J. ,
    nuk komentoj per te te hedhur poshte mendimin, thjesht bej nje koment.Komenti eshte i sinqerte, se po te mos ishte , do te isha kujdesur qe ju te mos me keqkuptonit.

    Ju perhere me drejtoheni mua individualisht(edhe pse anonim, shija jo e mire ndjehet njesoj), kur une as nuk ju njoh fare, dhe c’eshte me kryesorja flas ne pergjithesi.

    Te gjitha ato qe kam shkruar ketu, kane te bejne me paragjykimet qe bejne mu qe nga larg.Ju mund te mundoheni sa te doni t’u beni bisht, por eshte e kote.

    Paragjykimet ne vetvete nuk kane ndonje gje te keqe, jane te natyrshme, por e keqja vjen kur , sic e di(mekanikisht) edhe zoteria juaj, kur ato perdoren per qellime politike.

    Te gjithe keta mendjemykur provinciale, qe mundohen te te terheqin e te te shashtrisin ne ato shtigjet e pafundme te sofizmave bajate, lodhen kot;sepse prapeseprape do te dalin ne rruge te madhe, dhe aty do te gjendet perhere dikush , qe t’u permende pluhurin qe kane ne rroba, balten ne opingat dhe lakrat qe kane ne koke!

    Sa per ate “palen ortodokse” ti e di shume mire se per ke e kam fjalen.
    E kam fjalen per kryepeshkopin grek ne radhe te pare, qe merret shume me punet e dreqit; ka njezet vjet qe vetem me politike merret.Por edhe per klerin grek ne pergjithesi, qe po e helmon shoqerine shqiptare ne menyre konstante.

    (Problemi nuk qendron aspak te fakti i te qenit grek, per mua dhe per shume te tjere kjo nuk ka rendesi, por tek fakti tjeter: se merren me politike!)

    E kam fjalen per te gjithe ato grekofile , grekomane, janullatiste, vorioepirotas, mercenare, argate e te gjithe sojin e atyre zuzareve qe eksitohen nga ideja se mos kane gen grek!!-Jane pikerisht keta lloj zvarranikesh qe perjargen e perqyrren sapo te thuash dicka per klerin grek apo protagonistin me te suskseshem te helenizmit ne Shqiperi .Pale pastaj , po na ndjehen edhe te fyer!

    Eshte e kote perpjekja skuthe per te ngaterruar ortodokset shqiptare me klerin grek;jane dy gjera krejt te ndryshme.

    Eshte e kote, gjithashtu, perpjekja per te justifikuar qendrime, pro apo kunder, nen petkun e se MAJTES (si botkuptim); se gjoja keto apo ato qendrime jane nacionaliste, kunder fqinjesise se mire etj etj!
    E majta(nga lart) eshte shume me liberale sesa e djathta , dhe eshte nje mendjeshkurtesi e papare ta reduktosh ate ne ca klishe te dala boje .

    P.S: mos e merr personale.

  5. “E majta ne Greqi ….”,
    per cilen te majte behet fjale??
    Per te majten qe organizonte protesta ne mbeshtetje te kasapit te ballkanit?
    Per te majten, e cila mban te njejtin qendrim me te djathten greke per Vorio Epirin ,per genocidin ndaj shqiptareve te Camerise , per ligjin e luftes me Shqiperine?
    Apo per te majten greke, shpirtin e se ciles e gjen “te pashkeputshme prej psikosintezes(!) kristiane” ??

    Tek kjo e fundit duhet nje ndryshim i vockel, sepse fjala kristiane eshte shume e madhe!Do te ishte me mire te saktesohej :ortodokse(greke)kristiane!

    Pas luftes se ftohte e majta, si organizim politik, eshte ne krize totale;dhe kjo per vendet e medha , ku mund te flitet seriozisht per te majte e te djathte.

    Per vende te tilla si Greqia, diskutimi mbi te majten apo te djathten ka rendesi vetem per te njohur shoqerine e sotme greke, por eshte krejt qesharake te flitet per ndonje zhvillim idesh e te debatosh per to.

    Sa i perket Shqiperise, edhe ketu patjeter mund te flitet per te majten, por ….duhet te kemi gjithnje parasysh kontekstin surrealist shqiptar!

  6. Oskeola, kurseje nderin dhe respektin ndaj meje dhe te lutem respekto temen dhe kontekstin e saj. Nuk e dua respektin tend, sepse nuk kam se cfare ta bej, po mos mi ndyj ne kete menyre sic ben me lart, keto qe une shkruaj.

    Nuk e di sesi dolem ne keto shtigje dhish qe po udhezojne mendimet e tua dhe paragjykimet e tua…

    Thua me lart per myslimanet dhe katoliket:

    “-Shikoni disa gazeta, blogje apo forume, ku fyhen e shahen figurat e ndryshme katolike dhe myslymane, nga individe(intelektuale do te thosha) te te dyja paleve.Myslymanet fyejne dhe shajne, duke filluar me radhe, nga Skenderbeu e deri tek Nene Tereza dhe Papa;katoliket i’u kthejne reston ne menyre origjinale , duke i akuzuar si bastarde aziatike!”

    ndersa kur eshte fjala per palen ortodokse:

    “E kam fjalen per kryepeshkopin grek ne radhe te pare,”

    “E kam fjalen per te gjithe ato grekofile , grekomane, janullatiste, vorioepirotas, mercenare, argate e te gjithe sojin e atyre zuzareve qe eksitohen nga ideja se mos kane gen grek!!-Jane pikerisht keta lloj zvarranikesh qe perjargen e perqyrren sapo te thuash dicka per klerin grek apo protagonistin me te suskseshem te helenizmit ne Shqiperi”

    Ka nje lloj asimetrie ketu, nuk te duket? Apo kete qellim ke ti, te perdoresh asimetri?

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos, eshte kreu de facto i KOASH, i njohur nga shteti shqiptar si i tille, i nderuar dhe i respektuar ne mbare boten. Nuk sjell asnje fakt ne ndyresite e tua te mesiperme, por vetem vjell si i pire, se ketu mendon se e gjete halene mendore ku te vjellesh e te nxjerresh te pegera. Asnje fakt me lart vetem sekrecione qe mbajne ere ndyresi e ndjellin dhune. Nese nuk e di o njeri, cdokujt qe shkon ne kishe ti me maskaralleqet e tua po ia ndyn edhe besimin edhe identitetin e vet si ortodoks, e me thua mos u ofendo? Nga je ti nje here, as me thua? Me cte drejte flet ti ne kete menyre, guximin ku e gjen? Cfare je ti, me cfare autoriteti i ndan ti ortodokset shqiptare nga kleri, qe e quan grek, medemek te mos kene cfare te thone njerezit rrotull se ti ortodokset shqiptare “i do” po “klerin grek” jo. I gjen te ankohen ndonjehere ortodokset ti per klerin e tyre? Po te mos e donin si kryepeshkopin dhe klerin nuk do shkonin as ne kishe as do organizoheshin si komunitet. Po shteti shqiptar, cfare ben? Per katedralen e Ngjalljes a nuk ishte presidenti, kryetarja e kuvendit, gjithfare zyrtaresh dhe politikanesh aty, kush na qenke ti, nje cope anonimi me te drejten e ndyrjes dhe kapadaillekun e provincialit i hedhke poshte e ia ligjeron vetes ndyresite qe thua, me cfare te drejte? Ku e gjen ti te drejten?

    Shteti shqiptar u thote besimtareve ky eshte kryepeshkopi juaj, e pastaj vjen ti me zell paramilitaresh, me ere kembesh e hudhrash, e gjen fushe ketu e nxjerr gazra lirisht.

    E majta greke eshte shumedimensionale, nuk eshte organizate klanore, as bajraktare. Nuk eshte nen urdhrat e ndonje bace dhe kjo e ben te larmishme, dhe me ide te vlefshme qe merren ne konsiderate. E majta nuk ka qene ndonjehere krijese e luftes se ftohte, por eshte krijuar me idealin e barazise (ketu ha debat sa i drejte eshte parimi), por e majta do ekzistoje sa te kete ne kete bote pabarazi te patolerueshme. Nuk eshte ajo qe pershkruan ti e majta greke, po nje pjese e se majtes i pergjigjet pershkrimit. Si nje pjese tjeter qe u ka dhene doren nje pjese te cameve, dhe kane luftuar me te kunder pushtuesit gjate L2B, e madje per mendimin tim do jene ajo pjese fatlume qe me shume mundesi do i marrin pronat, nese do realizohet ndonje dite. Sepse lufta nen flamurin e se majtes u jep faktin qe camet kane luftuar gjermanet. E majta nxirrte komunikata ku kerkonte ndalimin e evakuimit te Camerise, e majta po ashtu ka organizuar mitingje e shkrime per mbrojtjen e emigranteve dhe te huajve ne Greqi. Ja qe per fatin tend te keq, e majta greke ka NJEREZ me njerez se ty e koketrashe si ty, qe duan me deomos te mbajne gjalle idene e armikut nder vedi, se ndryshe nuk bejne dot kend per vete, vetem duke reklamuar pluhurin e kepuceve, eren e kembeve apo lakrat e kokes boshe.

  7. juliusx,

    Une nuk po them asgje me shume se c’ka thene prof. Kristo Frasheri. Profesori yne i nderuar e ka akuzuar publikisht kryepeshkopin se ka uzurpuar kishen ortodokse.Por jo vetem kaq, e ka akuzuar gjithashtu se eshte nje vazhdues i nje politike shoviniste, te cilen e ndjek politika greke ne bashkpunim me klerin grek ne Shqiperi.
    Kete e dinim te gjithe, por akuza publike e profesorit te nderuar, i nxori zbuluar te gjithe ata minj gjirizesh, medemek intelektuale qe i mbajne ison ketij misionari te helenizimit ne Shqiperi.

    Akuzat e prof.Kristo Frasherit kane bere qe t’u cirret maska shume janullatisteve, grekomaneve, mercenareve te felliqur qe duan nga shqiptaret te ambientohen me kete ndyresi mesjetare, primitive bartes i se ciles eshte ky kryepeshkop qe ka njezet vjet qe helmon sistematikisht komunitetin e nderuar ortodoks shqiptar(ti nuk qenke i tille), harmonine fetare ne shqiperi; qe eshte i perzier koke e kembe me politike;qe ka pushtet te tille sa edhe ai qe ti e urren aq shume, kryeministri, kak frike nga ai.Ka frike sepse ky kryepeshkop ka nje shtet te tere mbrapa, ka shtetin grek, po edhe shume e shume mbeshtetje, financiare nga brenda e jashte Shqiperise , deri ne Amerike.
    Po c’eshte me e ndyra , e neveritshmja eshte se ka edhe mbeshtetjen e njerzve krejt pa dinjitet si puna jote, qe urren shqiptaret ne njeren ane , e ne anen tjeter kerkon te na embelsosh me dashurine ndaj ketyre mesjetareve primitive, barbare qe jane bere gazi i botes.Ketu, e perseris , e kam fjalen per politiken greke dhe klerin grek.JO per popullin e thjeshte grek .Une di ta bej dallimin shume mire.

    E keni bere Janullatosin shenjt ne te gjalle.Per sojin tend Janullatosi eshte si Muhamedi per fanatiket myslymane!Megjithese ata jane me te sinqerte ne marrezine e tyre, kurse ju jeni gjithe helm e vrer.

    Une nuk te sulmova personalisht, nuk e bej se me duket qesharake.Reagimi yt tregon se c’fare niveli e edukate ke ti,dhe c’fare edukate te kane dhene ata qe e kane pasur per detyre te te japin.
    Deshmon gjithashtu edhe per ambientin e semure , ku je ushqyer shpirterisht.
    Por edhe eshte per te te ardhur keq, sepse mllefi yt eshte i sinqerte, dmth se te ligjte mbollen ne koken tende gjithe ato ndyresi , qe po i nxjerr pak nga pak nga goja.

    E shoh qe mllefi te ka verbuar, dhe te ka bere te humbesh kontrollin;e ndjej se mezi e mban veten te shkosh edhe me tutje me sharje dhe ofendime, veti tipike e njerzve te vegjel ne gjithcka.

    Ke shkruar diku lart, se pse komenton ne kete blog.Edhe une per te njejten arsye kam hyre ketu.Kam pare disa blogje dhe vendosa te komentoj ndonje gje ketu, e kjo vetem per hir te atij zoterise qe e ka hapur blogun.Por nuk ma merrte mendja se pikerisht ketu , do te gjeja te tille provinciale mendjemykur e trushpelare si soji yt.

    1. …”misionari te helenizimit ne Shqiperi…”

      Cfare problemesh ka krijuar helenizimi i Shqiperise?

      Nga ku dalim tek pyetjet e tjera:
      -cfare kuptohet me helenizem?
      -Kush eshte e keqja e saj ne pergjithesi, dhe ne raport me shqiptaret ne vecanti?

  8. Nuk qenka e thene, nuk te lene katundaret e mendjemykurit te shkruash per cfare di e si do. I tundin flamujt e injorances e fshihen si skuthat pas “te thenave” te njerit e tjetrit, i lene fjalet si lopa bajgen e ikin tutje.

    Mire, kete ceshtje e mori lumi…
    Ia dalim deri ne fund, meqe e zume, se kur te ze halli si kolera, nuk ke se cfare ben. Oskeola, ti merr persiper te me patronizosh, te me “denosh”, e njesoj ta besh per nje komunitet te tere, besimtaresh dhe gjithashu kulturor, po nuk po me thua gjene me te vogel: kush je? nga je ti? Se ketu erdhi puna…

    Nuk do te vendosesh ti se kush eshte ortodoks i nderuar ose jo, larg nga kjo. Jo pa thene se kush je, nga je?

    Kryepeshkopi Anastas eshte kryepeshkop i te gjithe ortodokseve qe shkojne ne kishe, shkojne ne shkollat qe ka hapur, punojne ne punishtet qe ka ndertuar, vizitohen ne klinikat, shkojne ne universitete etj. Eshte i te gjithe ketyre me lart. Po ti e ata si ty, jeni mesuar te shani falas, dhe une e ata si une jane mesuar te heshtin e te durojne. News flash – jo me. Nuk ua kemi per borxh maskaralliqet qe perrallisni e mbani ke te doni ne goje si atlet te ceshtjes tuaj. Kristo Frasheri eshte vete ortodoks kulturalisht, ti nuk je i tille. Rezervoji keto te pegera qe nxjerr nga goja, nuk ke asnje te drejte ti qe besimtaret t’i quash janullatiste. Kjo ceshtje eshte bere perpara lume e pas perrua.

    Po te ishte i sinqerte dhe i drejte me shtetasit e vet, ai qe per fatin e keq te te gjitheve eshte akoma kryeminister i vendit, nuk kishte pse te kish frike. Po ai mbrohet me 100 truproja e ka frike nga shqiptaret se pari madje dhe nga hija e vet, lere me nga greket. Po te kesh nje ndyresi te tille si kryeminister, duroji dhe keto pasojat e tjera, perderisa ate e mbani se me gjase e keni prej katundit e ne qe nuk i perkasim katundit na mohon te drejtat elementare e na vret ne bulevard, normal qe do e refuzojme e ty bashke me te. Teper i zellshem kunder ortodokseve ti, po s’kemi ndonje pakt bashke, Janullatosi nuk ka vrare njeri.

    Arsyeja qe shkruaj une ato qe shkruaj, eshte se besoj qe ka nje bote me te mire dhe njerez me te mire, e menyre me te mire per te harxhuar kohen time te lire sesa te merrem me ty. Une nuk dua te merrem me me ty. Ironikja e gjithe kesaj, eshte qe ketu e kritikoj shoqerine ortodokse greke, edhe ne kete pike ti e more si ftese te ndysh e te peshtysh. A ka mundesi te mos komentosh me cfare shkruaj une, se po me prish shume pune?

  9. “…por e majta do te ekzistoje sa te kete ne kete bote pabarazi te patolerueshme”

    Me vjen me te vertete per te qeshur, por edhe keq per sinqeritetin tend shkollaresk,prej femije.Ti e shikon te majten si tifoz , dhe jo si nje njeri qe arsyetimi i pavarur e ka bere te jete i tille.

    Edhe une per nje pjese te majtes e pata fjalen , prandaj e shtrova komentin ne forme pyetjesh.Kam informacionin e mjaftueshem per kompleksitetin e marredheneve shqiptaro-greke.E ve theksin tek e keqja, sepse nuk dua qe ajo te mbulohet si nje grope septike, gje te cilen jane te gatshem ta bejne, dhe po e bejne shume argate gjirizesh.

    Ne kohen e luftes se pare boterore, shtypi komunist serb denonconte masakrat e borgjezise serbe (sic e cilesonte) ndaj shqiptareve.Po t’i lexosh sot habitesh, dhe thua : a mund ta kene bere serbet nje gje te tille?!Ne fakt e kane bere, por kjo nuk justifikon horrorin ne vetvete , aq me teper kur keta komuniste u bene … nacionalkomuniste me vone!

    Kur i pyet emigrantet shqiptare per greket ne pergjithesi, ata thone klishete e zakonshme, jo po greku ka bere kete e ate, i lig , i pabese etj.
    Mirepo , po ti pyesesh per eksperiencen e tyre individuale, konkrete me greket, ata do te thone fjalet me te mira si: jane si ne;kemi shume vese e gjera te mira te perbashketa;na respektojne shume etj etj ! – Ne fakt ky eshte realiteti i vertete i marredhenieve mes shqiptareve dhe grekeve.

    Helmi siperfaqesor (por qe mund te jete shume i rrezikshem) ne marredheniet mes dy vendeve , eshte produkt i nje politike te papranueshme per nje shoqeri moderne, por qe vazhdon te ndiqet me kembengulje nga politika greke , dhe e mbeshtetur, ne stilin e vet bizantin, edhe nga kisha greke.

    Te them te drejten me vjen shume mire, dhe e quaj dicka shume fisnike, kur degjoj Hiresine e Tij t’i thote rrefenjat e shenjta ne gjuhen shqipe.
    Jam kurioz te di sesi reagojne paraardhesit e tij atje lart , tek degjojne Janullatosin te meshoje ne nje gjuhe qe ata e kane mallkuar, dhe per te cilen kane helmuar,therur me thike apo vrare me sepate kokes Shenjtoret e gjuhes dhe kombit tone!

  10. “A ka mundesi te mos komentosh me cfare shkruaj une, se po me prish shume pune”

    Para jo shume kohesh,nje shok imi(myslyman), i cili kishte zbuluar te verteten e madhe pas nje ndricimi hyjnor, tek po pinim kafe u ngrit krejt papritmas duke me thene : une nuk debatoj me ateiste!
    Krejt ajo c’ka thashe une, ne bisede e siper, ishte se permenda perrallat arabo-semite.Me dhembi shume, sepse perpara se te verbohej nga drita hyjnore, ai kishte qene shume mendjehapur, dhe bisedonim per shume gjera , aq sa e admiroja per mendjen e lire dhe arsyen e shendoshe.
    Te njejten ndjesi po provoj edhe tani.
    Gjithsesi, nuk do te komentoj shkrimet e tua meqe nuk do.

  11. ipare,
    besoj se pyetjet e tua jane retorike.Gjithsesi termi i sakte do te ishte greqizim apo greqizimi.E perdora ate term se keshtu perdoret rendom.
    Nese nuk e kupton se ku eshte e keqja ketu, athere dalim tek ajo shprehja latine: cum principia negante non est disputandum!

    Megjithate po ju kujtoj sesi i shpjegonte kryepeshkopi Janullatos akuzat e prof.Kristo Frasherit, ne debatin e famshem mes tyre.Shpjegimi eshte psikologjik, dhe ka te beje, sipas kryepeshkopit , me frustrimin qe i rendoka profesorit te nderuar qe nga femijeria!!
    Kryepeshkopi e ka fjalen per masakrat e andarteve greke ne fshatrat e jugut, perfshi edhe ate te profesorit.
    Shpjegim me te vertete psikologjik, por edhe tmerresisht cinik dhe i poshter.
    Vetem ky episod mjafton, per te kuptuar se me cfare kleriku kemi te bejme.

    Ne rastin e prof.Frasherit, ai zbriti vete ne arene, si nje gjeneral i vertete ne nje beteje singulare.
    Ne rastet e tjera ndersen te gjithe llumin e llumit; keto vemje te peshtira, bij argatesh te dikurshem;skllever ne shpirt dhe mendje, qe mungesen e dinjitetit te sojit te tyre mundohen ta kompensojne me fyerjen e cdo gjeje shqiptare.

    1. Aspak retorike.
      Thjesht doja te sqarohesha e te shihja se nga e ka burimin menyra jote e te menduarit.

      Ne syte e mij helenizmi eshte nje forme e idealizuar e te jetuarit, qe ka inspiruar tere qyteterimin perendimor. Ne s`do humbisnim asgje dhe do fitonim cdo gje po ta emulonim.

      Ne lidhje me andartet dhe bemat e tyre ne Shqiperi, fakti qe shqiptaret ishin ne receiving end te asaj periudhe historike, me sy te ftohte dhe te shkeputur nga pasjoni, flet me shume per dobesine e shqiptareve se sa per virtytet e tyre. te kishin qene raporte te tjera, ku neve te ishim ne pozicion force, ka shume gjasa qe do te ishim sjellur ca me rende se sa andartet.

      Me kujtohet nje nga gjysherit e mij. Ai vinte nga nje familje me shume emer ne Tropoje e Kosove, me babain e tij te vdekur nga plaget ne lufte me ushtrine e mbreterise serbe, dhe me xhaxhane me koke te prere nga austriaket ne Vjene. Per ne femijet e vegjel, Kosova ishte si ajo toka e premtuar e hebrenjve , nje toke e bekuar, e mbajtur larg nesh me zor, por qe nje dite do te mund ta shkelnim prap. Se ashtu eshte e shkruar. Cfare ka qene e shqiptarit, do ngelet e shqiptarit.
      Kur binte biseda per krimet dhe egersine e serbeve ndaj shqiptareve, mbaj mend qe ai njehere me tha: ” na ia kena ba edhe ma zi.”
      Keto fjale me kane ngelur te ngulura ne koke, dhe asnjeher s`e pata mundesine per ta sqaruar praktikisht kuptimin e tyre, sepse im gjysh vdiq shume shpejt mbas kesaj.

      Por nese me lejon, do te te beja edhe nje pyetje tjeter:
      A e ke menduar ndonjehere se si do te ishin sjellur shqiptaret me ta sikur 500-600 mije greke te kishin ardhur ne Shqiperi pa u lajmeruar e pa u ftuar brenda nje periudhe shume te shkurter kohe?

  12. ipare,
    je keqkuptuar totalisht!
    Ne fakt me shkoi mendja qe kur e lexova komentin tuaj.
    Menyra sesi me drejtoheni mua, me fal, po me ben per te qeshur.Edhe nje nxenes shkolle e di se baza, themeli, ashti i qyteterimit perendimor eshte kultura , qyteterimi antik grek.

    Gjeja me e bezdisshme ne debate te tilla eshte kur detyrohesh te japesh sqarime te teperta. Nuk i shikoj gjerat nga nje kend nacionalist, romantik, tribal, bile as nuk me interesojne fare gjepura te tilla.E ndoshta eshte pikerisht kjo arsyeja, qe flas per gjera , qe ndokujt i duken te papershtatshme, sepse sic thote ajo fjala : i djeg miza nen kesule!

    U permend Greqia, dhe fola per Greqine ,ne nje aspekt te caktuar natyrisht.

    “na ia kena ba edhe ma zi”- hahahaaha, i nderuar ipare, keto fjale i thone rendom shume shqiptare, por eshte nje gje krejt tjeter( ka te beje me sedren).

    “Por nese me lejon, do te te beja nje pyetje tjeter”,
    me sinqeritetin me te madh po ju them, se po te isha ne vendin tuaj, do ta shmangja nje pyetje te tille(ne cfaredo menyre t’i pergjigjesha pyetjes tuaj, do te vertetoja paragjykimin e supozuar).
    Kendveshtrimi sentimental i marredhenieve mes individeve, por sidomos mes vendeve, eshte me i gabuari, dhe qe nuk shpie asgjekundi, pervecse ne keqkuptime pafund.

    Gjithsesi , mund te ishte nje pyetje interesante , nese do i drejtohej nje eksperti ekonomie.

  13. Oskeola, me vjen keq, por eshte e pamundur te bashkebisedosh me ty. Dhe kjo per arsye llogjike e jo dicka tjeter. Ti merr persiper te percjellesh paragjykimet e te treteve, dhe te mos marresh asnje pergjegjesi per to, duke i lene si lopa bajgen. Ne fakt fshihesh pas paragjykimeve te te tjereve, qe realisht jane te tuat, po hajde ta vertetosh kete.

    Te njejten gje e ben dhe per mendimet e tua, duke ua veshur njerezve te tjere, dmth ti ke te njejtin mendim “si Lubonja” per 21 Janarin, ke te njejtin mendim “si Kristo Frasheri” per kryepeshkopin Anastas, per te shfajesuar dhe perligjur veten. Ne fakt Kristo Frasherin ti po e perdor ketu… po do i kthehem.

    Dhe kohet e fundit, po merr persiper te me patronizosh, te aludosh per mua e “sojin tim” te cilin ti nuk e njeh. Po edhe nje gabim tjeter elementar, ndersa une shfaqem se kush jam, ti je thjesht nje anonim. Ti di shume gjera per mua, te cilat i kam shfaqur vete, une nuk di asgje per ty, po di shume mire se cfare eshte ajo qe ti urren. Ti nuk i pergjigjesh dot as nje pyetjeje te thjeshte: nga je ti?

    Vijme tek Kristo Frasheri, profesori i historise kishte gjetur nje dokument qe e paraqiste si origjinal per demek implikimin e kryepeshkopit Anastas ne ceshtje politike, te Vorio Epirit etj. Ti nuk shfaq mendimin e profesorit ne kete mes, se profesori nuk akuzoi as besimtaret ortodokse si e ben ti, as i tha dikujt janullatist, apo i shitur, apo grekoman. Nuk mori persiper qe akuzen tia drejtonte komunitetit ortodoks besimtar, as atij kulturor, po ti e ben kete. Mbeshtetesh tek te thenat e profesorit, per te nxjerre gjithe mllefin tend ndaj njerezve qe jane te ndryshem me ty.

    Ka plot njerez ne Shqiperi, ortodokse, qe e kane ndertuar jeten rreth besimit te tyre dhe komunitetit te tyre. Ka qe shkojne ne shkolla qe kryepeshkopi ka hapur, ka qe punojne ne spitale, ne punishte, shkojne ne kishat qe ka ndertuar e rinovuar, dhe per ta eshte gjeja me normale ne bote te bejne ato qe bejne. Dhe nga hici pas kesaj, del ti e fillon nje vale te vjellash ndaj tyre, ndaj nje kryepeshkopi qe shteti ua njeh si te ligjshem. A eshte e drejte kjo qe ben ti, as me thua. Kush je ti pra? Cfare perfaqeson ti?

    Ofendimet ndaj ortodokseve shqiptare, jane bere normale gjate ketyre 22 viteve. Eshte konsideruar normale te shahen ortodokset, vetem duke pasur si pretekst kryepeshkopin e tyre. Do te marresh persiper perbuzjen si monedhe kur te ta kthejne? Tendja eshte, mos ki merak. Po me thuaj, cfare marredhenie cilesore u ofron ti ortodokseve qe te kene me ty? Mos u ofron gje solidaritet, empati, vullnet per te bashkejetuar me njeri tjetrin, deshire per tu njohur, ti nuk ofron ASGJE. Per ta ti je dhe do jesh dikush qe VETEM i ofendon, dhe mos pretendo gje prej tyre. As shoh te te kerkojne gje ne fakt, thjesht t’i lini te qete ne pune te tyre.

    Apo eshte e tepert tu kerkosh ju trapave te mos i shani?

    Nga koka te nxehta si te tuat, apo njesoj te ca grekeve ketej, qe duan t’i meshojne urrejtjes dhe i kujtojne njeri tjetrit masakrat e ndersjellta, ASGJE nuk del. Hic asgje. Kjo eshte e vetmja menyre qe ti te faktorizohesh e te te merret mendimi parasysh. Te besh bashke me veten nje lukuni ku te ulerrini per therrje qe ju kane bere greket para 60-70 viteve, te ndalosh cdo marredhenie njerezore me Tjetrin, se keshtu mund te mbijetoje kjo rraca juaj.

    Dhe vertet, kryepeshkopi Anastas e flet shume bukur e embel shqipen. Madje duhet ndonjehere, e ka nevoje dikush qe t’i largohet kultures kur shqipja perdoret si shpate per te therrur dhe djegur kundershtarin politik duke e konsideruar ate armik sic ben ai qe “e ka frike” Anastasin. Terri e ka frike Driten.

  14. “Ofendimet ndaj ortodokseve shqiptare…” !!!
    Pse keshtu ,medemek, ben debat ti?
    Mos u mundoni me kot te ngaterroni shqiptaret ortodokse me klerin grek.Eshte punuar, dhe punohet shume ne kete drejtim, por eshte e kote.Rasti i prof. K.Frasherit deshmon sesa e kote eshte nje perpjekje e tille e neveritshme dhe tejet percarese mes shqiptareve.

    Per ty e sojin tend, te flasesh kunder Janullatosit eshte si te ofendosh shqiptaret ortodokse!! More i mjere, por keto budallalliqe nuk i beson kush.
    Jane pikerisht shqiptaret ortodokse, ata qe ka perndjekur dikur kisha greke, deri ne eleminimin fizik te tyre.Paraardhesit e janullatosit e kane bere nje gje te tille.

    Sipas trushpelareve e vulehumburve , mercenareve e argateve te zellshmem, mund te flasesh per gjithcka por jo per kryepeshkopin!Ai eshte vija e kuqe qe nuk duhet te kapercehet!

    Diku me lart shkruan se Janullatosi nuk ka vrare askend!!! Shiko shiko qerratait ku i vete mendja! Po kush te tha se ka vrare? Apo do te thuash se ai eshte i mire se nuk vret njerez si paraardhesit e tij? Apo ne nenvetedijen e njerezve si ti rendon dicka??

    “Vijme te Kristo Frasheri…” , nuk ka rendesi per mua se c’ka gjetur profesori i nderuar, se ka kaq shume bema te Janullatosit, saqe eshte krejt e kote te flasesh per ndonje zbulim implikimi.
    Rendesi per mua ka fakti , se profesori e quajti djallin me emrin e vet.Ai e akuzoi ate se nuk merret me punet e zotit , ashtu sic duhej te merrej.Ky eshte thelbi.

    Edhe mos genje si femije i mbrapshte me ato , qe gjoja une ia atribuokam profesor K. Frasherit. Komentet ketu jane, dhe kushdo mund t’i lexoje nese do.

    Kur thashe “soji yt” nuk e pata fjalen per ate qe ke keqkuptuar ti, sepse do te ishte me te vertete e ulet dhe jashte natyres time.E pata fjalen per njerezit qe mendojne e militojne si ti.

    “Terri e ka frike Driten” – ketu me vjen edhe njehere per te qeshur . Por… ndryshon puna nese je besimtar i sinqerte, sepse kjo e ben nul krejt biseden.

    P.S:Perpiqu te komentosh kur te jesh ne humor, sepse keshtu e shmang mllefin qe te ze syte e te demton cilesine e komentit.Provoje njehere dhe do ta shikosh se sa mire eshte.

  15. Te kam pyetur disa here dhe po ta perseris, nga je ti? Nga je more, nga cili fshat je?

    Une e percaktova se cilet ofendohen prej ortodokseve, dhe jane vertet shume. E shkruajta me lart, jane te gjithe ata qe frekuentojne kishat qe ka ringritur dhe ka ndertuar kryepeshkopi, jane ata qe shkojne ne shkollat qe ka hapur, jane ata qe punojne ne punishte dhe spitale e universitete, dhe jane shume, vertet shume. Ne rast se ti merr persiper te mos ofendohen ata… nga je more, po te pyes edhe nje here, nga je ti? Dhe ti, nje rrembythje anonim, do t’i besh me faj se punojne, shkollohen dhe organizohen si komunitet me dinjitet dhe ndershmeri.

    Ti je i jashtem ndaj komunitetit ortodoks dhe NUK E NJEH ate. Te duket argetuese t’u shash kryepeshkopin, apo detyre patriotike, po te pyes edhe nje here, nga je? Cfare lidhje ke ti me komunitetin ortodoks, cfare eshte ajo qe u ofron ti atyre, pervecse i shan?

    Dhe te lutem, keto “soji tend” mbaji per vete. Ose me trego dhe ti sojin tend qe ta marresh reston si e meriton. Edhe keto tiparet e tjera katundareske qe i futesh tjetrit ne fytyre edhe i komenton “mllefin”, e shkon deri tej “nenvetedija” e supozuar, duhet vertet nje karakter i trashe, i pagdhendur dhe kokebosh qe tia lejoje vetes t’i thote, ndaj dikujt qe nuk e njeh, po te pyes edhe nje here, nga je ti?

  16. juliusx,
    ne fillim te mora seriozisht, prandaj edhe komentet kishin ate doze ‘agresiviteti’;prandaj edhe t’u drejtova me ‘i nderuar’ disa here, por ti qenke me te vertete per te te ardhur keq.

    Edhe njehere po e perseris : mos u mundoni me kot te identifikoni shqiptaret ortodokse me klerin grek dhe me kete kryepeshkop .E di shume mire krejt aktivitetin social te kryepeshkopit, eshte nje aktivitet normal per cdo klerik te larte kudo qe te jete.Por mua , me intereson aktiviteti politik, te cilin nuk ka bamiresi qe ta kaloje ne hije.

    Kam vene re se ne shume blogje, forume, gazeta ka patjeter mercenare,argate e zuzare janullatiste , qe duke shkruajtur gjoja per probleme ‘madhore’ qe shqetesojne Shqiperine dhe boten mbare, jane sycelet kurdohere kur flitet per autoqefaline e kishes ortodokse.

    Kam pershtypjen se ti je nje mjeran ; menyra sesi shkruan apo komenton deshmon per nje mendjengushte, provincial, qe kercen perpjete po ti trazosh ate boten e tij te vockel.Eshte kuptimplote, per kete rast, ajo batuta popullore: mos e ngacmo te pegeren se i vjen era!

    Te kam thene disa here qe nuk te njoh.As nuk me intereson se kush je.Une ketu njoh ,nga shkrimet dhe paraqitjet ne TV, vetem XhaXhain.Ka qene krejt nje rastesi qe komentova ‘shkrimet’ e tua. Pra, ne kete drejtim jemi jek e jek, as te njoh e as me njeh.

    Sa per ‘sojin’ ta shpjegova , nuk ka te beje me ate qe keqkupton ti, por me njerezit qe mendojne si ti.

    Une nuk te kam ofenduar e fyer personalisht.
    Ti e nise , dhe kjo flet edhe per edukaten e leshit qe ke marre, edhe per mjedisin ku je rritur, por, edhe per vete ty si individ qe nuk di te debatosh , por kalon direkt ne fyerje, tipike kjo per trushpelaret.

    P.S:Sa per kryepeshkopin dhe autoqefaline, gjithcka do te shkonte fjolle, vaj, po te mos ishte prof.Kristo Frasheri, qe e prishi magjine e Janullatosit qe desh zuri vend.Pas nervozizmit tend, kur flet per profesorin, fshihet urrejtja e trasheguar e argateve dhe pinjolleve te tyre jo vetem shpirteror,per gjithe figurat e shquara shqiptare-ortodokse.
    SHENJTORET e vertete te ortodoksise dhe kombit i fyeni, poshteroni , shpifni per to, pastaj ne menyre te pacipe , u kerkoni shqiptareve qe te mos nderhyjne(ne mbrojtjen e figurave te tilla), se kjo na qenkesh nje ceshtje e brendshme!! E kush e thote kete?- Janullatosi, kleriket e tjere greke, sherbetoret e sejmenet e tyre, mercenaret dhe argatet e mjere shpirthumbur!!

  17. Mire, meqe me bere besimtar, po qendroj brenda rolit e po te fal. S’po t’i ve re keto logodiarrete e tua.

    Megjithate, shiko ketu se cfare thua per VRASESIN e 21 Janarit:

    “Ju prape kembengulni… por cfare duhet te them me teper? A mos duhet te shaj Sali Berishen ?”

    http://xhaxhai.wordpress.com/2012/10/02/per-njerez-dhe-minj/#comment-27719
    Kaq ke thene per VRASESIN e 21 Janarit, vec kaq. Shiko e kthehu cfare ke thene per mua me lart.

    Oskeola, nuk ka marredhenie besimi mes meje dhe teje, apo po deshe edhe “sojit tim” e “sojit tend”. Shiko punet e tua dhe te klanit e mos u perzi me te miat. Mos e genje veten se perfaqeson gje shqiptare ti. Qendro larg meje qe ketej e tutje, te lutem shume.

  18. Cfare? Te te kerkoj falje?? Kerkon te besh humor?!
    Nqs dikush duhet te kerkoje falje, kete duhet ta besh ti, sepse e nise me fyerje personale.

    “Megjithate, shiko ketu se cfare thua per vrasesin e 21 Janarit:…”

    Une ta kam thene disa here qendrimin tim per 21 janarin, por edhe per qeverisjen ne pergjithesi, e ke ne komentet, megjithese me duket e tepert , bile kam bere gabim qe nje qendrim te tille ta kam shprehur ty.

    Ti dhe shume te tjere, te keqen e qeverisjes e shihni, jo tek politikat e pushtetit te sotem te djathte dhe te korrupsionit te qeverise e lidershipit te saj, por tek…origjina e kryeministrit!! Pikerisht kjo me duket e perbuzshme.

    Une jam i majte,me bindje te thella bile, por e shoh krejt ndryshe te majten nga ti.
    Ti, dhe shume e shume te tjere si ti e shihni te majten si nje klub snobesh e anarkistesh boheme;si nje strehe kozmopolitesh gjithfaresh , ku misioni i vertete i se majtes, thelbi i saj e ka humbur rolin qe duhet te kete realisht.

    E shoh ndryshe edhe nga ata te majte, qe gjallojne ne organizatat e ndryshme te financuara nga nje miliarder.
    Eshte krejt e natyrshme kur degjon te flitet per mecene te artit e kulures, por per mecene te fjales se lire?!!( A mund te kete mecene fjala e lire??).

    P.S : Nese do ta kuptosh te majten , te pakten si botkuptim, hidhu ndonje sy filozofeve te medhenj te antikitetit; vazhdo me humanistet e iluministet e medhenj; mendimtaret e shek.XIX-XX , e mos e tharto trurin me ‘filozofet’ e sotem greke se te tille ka me miliona neper bote, aq sa t’u besh naften!

  19. Oskeola, po t’i them unë një nga një gjithë problemet që kam në komunikimin me ty.

    I pari fare – ti nuk i përgjigjesh kontekstit të temës. Tema flet për tjetër gjë, ti e more peng dhe e bëre thes ku vjell paragjykimet e tua. Mua si autor i shkrimit, më vjen tepër keq për këtë. Nuk është se e bën vetëm këtu dhe tani, këtë ti e ke mënyrë veprimi. Flasim për politikë, ti do të flasësh për bashkim. Flasim për një ndodhi mediatike dhe analizimin e saj, ti zbraz paragjykimet. Ose reformohu dhe fol për temën e tematikat, çka do të ishte NDERI i vërtetë dhe respekti ndaj autorit, ose mos më pështy në temë e më pas më thua “i nderuar”, sepse kjo të bën njeri të mefshët, hipokrit dhe skuth.

    Tjetra… ti ke një problem të DUKSHËM me ortodoksët. Dhe mos thuaj jo. Ke një problem shumë të dukshëm. Shiko në sa tema ke fol VETËM për këtë gjë. Shiko në sa tema ke shpërfillur çfarë argumentesh të kanë ofruar, shiko në sa tema “e ke bërë tënden” duke hedhur dy tre llafe në erë, duke paralelizuar, duke rikujtuar therrjet si thirrje dëshpëruese ndaj asaj që ti e percepton si ndikim grek, pa të të kujtoj edhe unë një konflikt, që nuk do e kesh shumë për zemër. Grekët me shqiptarët janë therrur për herë të fundit në vitin 46′, shqiptarët me njeri tjetrin për herë të fundit e masivisht, në vitin 97. Para vetëm 15 vjetësh. Kur ky kryeministër ishte në pushtet madje, dërgoi edhe dy aviatorë të bombardonin Vlorën. Si të duket tani, me histori therrjesh? Po nëse ia kujtojmë njeri tjetrit këto, po ndjellim “vëllavrasje”, çka është e llogjikshme ta thuash, kur ua kujtojmë grekëve, çfarë bëjmë? Mos duam të mbajmë gjallë konfliktin gjë, apo s’bën vaki?

    Një problem tjetër në këtë mes, është që ti nuk ke autoritet për t’i identifikuar ti ortodoksët. Për të cilët në identifikim, je shumë ambig. Një herë konsideron vetëm besimtarët, pastaj vetëm klerin grek. Ortodoksë që të marrësh vesh ti, janë të gjithë ata që janë kulturalisht të tillë, duke qënë ose jo besimtarë. Po të mos ishte kështu, nuk do dilte ai miti i famshëm se “ortodoksët janë favorizuar prej diktaturës”, sepse atëherë nuk bëhej fjalë për ortodoksë, ishin të gjithë ATEISTË, ok?

    Ajo që nuk e ke marrë vesh është se unë dua të të heq ty edhe atyre si ty zellin e tepërt që të shani ORTODOKSËT, po ja kështu me të mëdha. Nuk do ndahemi për bythën tënde, harroje këtë! Nuk do ndash dot ti gjysmat andej e gjysmat këtej. Nuk e ka bërë kush. Po të donin një pjesë e ortodoksëve krijonin një tjetër komunitet alternativ ndaj kryepeshkopit Anastas, po kjo nuk ka ndodhur. E ka tentuar Nikolla Marku, ka një kishë të vetën në Elbasan, ka dhe diferencimet e veta dhe kaq. Asgjë më shumë.

    Është shumë e pahijshme që të fshihesh pas mendimeve të të tjerëve, tepër e pahijshme për të mos thënë diçka tjetër. Në rast se ti ndan mendimet me prof. Kristo Frashërin, merr përsipër ti, ti Oskeola që t’i mbrosh. E ke fjalën për atë dok. e famshëm që zbuloi profesori, shumë mirë, një dokument të tillë, le të ndjekë rrugën zyrtare të vërtetimit se është origjinal, se ka ndodhur vërtet, le të shkojë në prokurori të ndërtohet akuza, me të gjitha ligjet e rregullat. Po përpara se të bëhet kjo, rezervoja vetes ato të ndyra e të vjella ndaj atyre që sipas teje janë: (…patjeter mercenare,argate e zuzare janullatiste , qe duke shkruajtur gjoja per probleme ‘madhore’ qe shqetesojne Shqiperine dhe boten mbare, jane sycelet kurdohere kur flitet per autoqefaline e kishes ortodokse.)

    Tjetër..

    ” E keni bere Janullatosin shenjt ne te gjalle.Per sojin tend Janullatosi eshte si Muhamedi per fanatiket myslymane!Megjithese ata jane me te sinqerte ne marrezine e tyre, kurse ju jeni gjithe helm e vrer”

    Kjo më sipër që ke thënë, është shpifje. Nga më të ndyrat madje. Të përpiqem që të të ndaloj ty të ofendosh një komunitet dhe kryepeshkopin e vet se thjesht “kështu të do trapi”, nuk e bën “shenjt të gjallë”. Thjesht të thonë, mos ofendo o njeri. Kaq.

    kjo këtu:

    “Deshmon gjithashtu edhe per ambientin e semure , ku je ushqyer shpirterisht.
    Por edhe eshte per te te ardhur keq, sepse mllefi yt eshte i sinqerte, dmth se te ligjte mbollen ne koken tende gjithe ato ndyresi , qe po i nxjerr pak nga pak nga goja.”

    Është ofendim, aludim i ndyrë dhe patronizim. O njeri… unë nuk marr përsipër “të të kthej në rrugën e zotit ty”. Nuk marr përsipër që të të tregoj se çfarë të lexosh, çfarë të mësosh, çfare të kanë mësuar, kush ta ka mësuar, nuk marr përsipër të komentoj për gjendjen tënde emocionale, apo mendore. Unë të marr kështu si je. Të pranoj kështu si je, pa tu futur në fytyrë, që të më ndjesh erën e gojës. Unë mbaj distancë sigurie nga ty. Bëj të njëjtën gjë, se përveçse tregon mungesë civilizimi, është edhe qesharake mbi të gjitha. Dhe nuk është mënyrë e pranuar komentimi në blog kjo me aq sa di.

    Oskeola! Për më tepër ke ndjenja infantile emocionale, sidomos ndaj grekëve, ah këta maskarenj! Ty nuk të bezdis ndonjë gjë e madhe, po thjesht se unë ndikohem nga grekët. Po sigurisht që ndikohem, këtu jetoj, është normale. Po ti je tepër i zellshëm që kur flasim për politikën në Greqi, me vrap ta mbulosh me ndonjë vrasje ndaj çamëve që t’i përgjigjemi emocionalitetit tënd. Kur themi se e majta ka psikosintezë kristiane, me vrap shkon ta mbulosh e të thuash që “nuk ia vlen të merresh për të majtën greke”, ia vlen që çke me të. Get used to it! I thonë amerikanët. Unë këtu do jem, në këtë linjë kam për të shkruar në të ardhmen, nuk dua të të kem nëpër këmbë me këtë mënyrë të diskutuari. Ose ndrysho qëndrim, ose mos më bezdis të lutem shumë.

  20. Oskeola,
    nuk po të drejtohem ty!
    Kështu tingëllon ligjërimi yt se kisha kishte datëlindjen, por nuk i festohet se nuk ekziston. Kjo fjala e fundit të lë të shpjegohesh nëse mendon se kisha s’ka pas lindur fare apo se kisha ka vdekur; pa hyrë në debate teologjike mbi ringjalljen e saj.
    Kur isha student, sa herë që të martave gjeja pedagogë tek kafja pranë fakultetit u ofroja ndonjë teke pijeje të preferuar, duke ju lutur mos ma kthenin se kisha ditëlindjen. Ai që pinte më shumë, e që në fakt s’me jepte asnjë lloj lënde, mbas nja tre herësh u kthejllua e më shfryu, diçka si, ore kujt kujton se ja hedh ti, edhe para dy javësh kështu the. Unë do ti jem përgjigjur diçka si, jo profesor ç’është ajo fjalë, por ka qënë e martë kur kam lindur. Po të kishte patur mendjen tënde, të më kishte gjetur trokë ndonjë të martë, do të më kishte thënë se pse nuk e feston ditëlindjen.
    Këtë pyetjen si tëndja këtu e lexova diku në shtyp, e mbas saj lexova dhe një përgjigje nga Pirro Prifti (që tashmë gjendet këtu
    http://www.zemrashqiptare.net/news/id-29431/Pirro_Prifti:_P%C3%ABrvjetori_i_Autoqefalis%C3%AB_dhe_B_Hoxha.html).
    Duke i zhveshur veshjet festive (se shkasim tek pse u festua por s’u shkrepën fishekzjarre), besoj se çështja mund të rrihet në nivelin që e shtron PP, kjo është data e ngjizjes, kjo e lindjes, të parën e dimë se bëmë dasmën, të dytën se e thotë çertifikata – por kaq, ta çosh më tej, siç është bërë, është ta kesh të mbushur, e ta shprazësh nuk do të thotë më që nuk e ke patur të mbushur.
    Nuk më plëqen fare, kjo kuturisja për ndarje deri në absurd, jo 28 jo 29, jo (prit pak, kur thua ti se e kishte kisha ditëlindjen më 10 shtator kur u mblodh kongresi apo më 18 shtator kur e miratoi Këshilli i Ministrave?) jo …
    Kujtdo që ka një thikë çështja shqiptare i duket si një tepsi me ëmbëlsirë që ai di ta presë mjeshtërisht. E pri njëri e pri tjetri, e askush nuk servir dot një pjatë për të qënë.

  21. juliusx,

    Ta kam thene disa here e prape po ta perseris: MOS U MUNDONI ME KOT TE NGATERRONI SHQIPTARET ORTODOKSE me janullatosin,klerin grek, ortodoksine greke, zuzaret e mercenaret e felliqur qe mundohen te ambientojne publikun shqiptar me kete lloj greqizimi te ‘bute’ te atij, qe ky klerik dhe te gjithe zuzaret e maskarenjte qe e pasojne e quajne Vorio-Epir!

    Per greket ta kam thene qendrimin tim, eshte ai i mijera e mijera emigranteve te ndershem e punetore, qe thone fjalet me te mira per greket e thjeshte , per popullin grek.Une kam shume respekt per minoritaret, paqesor e te edukuar qe ndryshojne si nata me diten me ata zuzare e maskarenj shqiptar qe kane per mision te rehabilitojne bizantinizmin.

    Kane qene, pikerisht, ortodokset e medhenj shqiptare baballaret e gjuhes tone; e kesaj gjuhe me te cilen komunikojme sot, e kesaj gjuhe qe paraardhesit kriminele te Janullatosit e kane mallkuar, dhe per te cilen edhe kane perndjekur e vrare keta ortodokse te medhenj, keta shqiptare te medhenj.

    Emrin e prof.Kristo Frasherit e permend thjesht per efekt te atij qe quhet argument autoriteti, perndryshe une kete bindje kam pasur edhe me pare , dhe natyrisht e kam dhe sot.E perseris, rendesia e akuzave te profesorit , nuk qendron ne ate se c’ka gjetur apo c’ka zbuluar ai, por tek akti i tij dinjitoz qe i ka bere me turp shume intelektuale te tjere.

    “E keni bere Janullatosin shenjt ne te gjalle…”, mor i mjere por edhe nje idiot e kupton se eshte menyre te shprehuri dhe jo ashtu si e merr ti!!

    Sa per te majten … me ben per te qeshur naiviteti yt !

    I gjithe reagimi yt, ne komentet , deshmon per edukaten e manget qe ke , qe ke marre apo qe te kane mekuar ;per nje mjeran qe perserit permendesh ato budallalliqe qe ka lexuar;per nje provincial qe reagon me fyerje dhe ofendime, kur nuk di se c’te thote.

    Po e them per te disaten here : kam hyre ketu sepse admiroj integritetin ( jo vetem intelektual) te XhaXhait.Provo e hape ti nje blog, apo te tjeret, as nuk do t’i afrohem fare, do mbaj distance bile , ashtu sic mbahet…. lere se s’po vazhdoj me tutje(do me duhej te flisja ndyre si ti ).

    P.S: hej qerrata mos me kopjo mua ne ato qe te kam thene per emocionalitetin, sepse i kam thene per ty .

    1. Shkruan:

      I gjithe reagimi yt, ne komentet , deshmon per edukaten e manget qe ke , qe ke marre apo qe te kane mekuar ;per nje mjeran qe perserit permendesh ato budallalliqe qe ka lexuar;per nje provincial qe reagon me fyerje dhe ofendime, kur nuk di se c’te thote.

      Oskeola, këtu e ke shkelur dhe me të dy këmbët.

      Është vetë natyra e komunikimit në Internet që nuk na lejon të japim gjykime ad hominem, dhe sidomos në këtë blog duam të kemi një atmosferë miqësore, e cila t’i ndihë debatit, jo të na polarizojë në llogore.

      Unë Juliusin e ndjek prej kohësh, përvecse e kemi edhe autor në blog. Të siguroj se nuk i përgjigjet fare portretit që ia bën, as përshtypjes që ke krijuar për të.

      Njëlloj jam i sigurt edhe që ai nuk pyet shumë as për besimin ortodoks, as për primatin grek brenda ortodoksisë; sepse është i një mendësie shekullare, kritike, madje shpesh post-moderne; për të feja është më tepër objekt kërshërie dhe studimi, sesa kolonë identiteti.

      E megjithatë, ai i përket komunitetit ortodoks – nga pikëpamja sociale dhe kulturore; një komunitet që, ndër të tjera, organizohet edhe rreth kishës ortodokse autoqefale shqiptare, të cilën sot e kryeson Janullatosi.

      Nëse mes grekëve dhe grekomanëve nuk mungojnë përpjekjet për t’i konsideruar ortodoksët shqiptarë si kontingjent i helenizmit në Shqipëri, edhe mes shqiptarëve jo-ortodoksë nuk mungojnë përpjekjet për t’i konsideruar ortodoksët, po ashtu, si kontingjent i helenizmit në Shqipëri.

      Ky bashkëtingëllim, ky përkim interpretimesh, kjo mani për t’i lidhur doemos ortodoksët shqiptarë (dhe vllehë) me Greqinë të bën të paktën të mendosh. Konspiracistët mund të gjejnë aty edhe një aleancë djallëzore, mes ekstremistësh, të cilët shohin veten tek tjetri si në pasqyrë.

      Unë e çmoj Juliusin edhe si një zë i kthjellët nga Greqia, një vend me të cilin ndajmë kufirin jugor, që është i pranishëm në shumë mënyra në jetën dhe në politikën shqiptare (mjaft të përmend qindra mijëra emigrantët shqiptarë që punojnë aty).

      Oskeola, dëshiroj të mirëkuptohemi bashkë, ndërkohë që edhe të lutem që ky debat të mbyllet këtu.

  22. Cyprinodon diabolis,
    nuk e kisha fjalen per kishen ortodokse si te tille, por per AUTOQEFALINE, per kete behet fjale ka njezet vjet.Ketu qendron problemi.Te gjithe e dime. E dine gjtihe shqiptaret pa dallim (pavaresisht se ndonje rrufjan ben sikur nuk e di);e dine te gjithe diplomatet e huaj qe merren me Shqiperine;e dine te gjitha organizatat e pafund qe merren me ceshtje te ndryshme qe shqetesojne dynjane; e dine vete greket , qe kane investuar dhe investojne aq shume qe fjala autoqefali te zhvleresohet deri sa ta humbase kuptimin.

    “Kete pyetjen si tendja…” -Natyrisht, qe pyetje te tilla ‘si tendja’ dmth si e imja , i bejne shume veta.Dikush i thote ne publik, me te shumtit me mendje.

    Ky Pirro Prifti, qe thua ti, i ka ‘pergjigjet’ gati per c’do gje qe ka te beje me Janullatosin, sepse per ate pune paguhet.(Meqe ra fjala kete tipin, dhe te tjere si ky , i lexoj ne te njejten hapesire kohore me tipat islamike, kur dua te zbavitem me qendrimet e ekstremisteve te te gjitha ngjyrave!).

    Tenohet te krijohet nje opinion apo nje psikoze, sipas se ciles, mund te shkruash e te flasesh per gjithcka , por jo per …Janullatosin! Pike e zeze!

    “Kujtdo qe ka nje thike ceshtja shqiptare i duket …”,
    zoteri ke te drejte kur behet fjale per individe qe kane interesa nga me te ndryshmet , por nese e ke per mua(qe natyrisht e ke) , e ke gabim. Nuk kam asnje interes te mbaj kete apo ate qendrim.

    1. Oskeola,
      ndërroi kisha tek komenti im me autoqefalia, (le të mos bëjmë sikur nuk flasim për të njëjtën gjë).
      Pirro Prifti nga njëra anë ka renditur datat, të cilat nga ana tjetër janë “para disa kohe”. Që të diskutosh për një datë (gjë për të cilën shpreh mosaprovimin tim) të paktën ofroje atë datë.
      Nuk kam asnjë problem, si me ata që kanë interesa si dhe për ata që s’kanë, problemin e kam se tepsia rrotullohet, ëmbëlsira pritet, por publiku shqiptar është akoma me pjatë bosh. Dreqi ta marrë, (bëj be që s’kam marrë gjë) por konfrontime të tilla janë shndërruar në ekzibicione xhonglerësh të cilat na kërkohet ti duartrokasim apo marrim me ya sipas rastit.

  23. “Nderroi kisha tek komenti im me autoqefalia…”,

    JO more zoteri JO , per AUTOQEFALINE e kishes ortodokse behet fjale.Kjo eshte thembra e Akilit.Mos bej sikur nuk kupton!

    Gjithcka , ka njezet vjet, qe sillet e mbeshtillet rreth autoqefalise.Ka njezet vjet qe eshte punuar me kembengulje, ne menyre konstante, qe cdo gje qe nuk shkon ne lidhje me kete ceshtje , te kopsitet juridikisht, politikisht, moralisht etj. Dhe, deri diku, ja kane arritur.Ja kane arritur sepse ky kryepeshkop ka nje shtet te tere mbrapa.
    E lezecmja eshte kur degjon disa rrufjane te thone: po pse e keni kapur me Janullatosin ,ai nuk ka vrare kend!! Tmerr! Askujt nga ata qe e kritikojne nuk i ka shkuar ne mendje nje gje e tille.
    Te vetedijshem per krimet e shemtuara te paraardhesve te tij, keta palaco na ftojme te gezohemi qe kryepeshkopi i sotem nuk po vepron njesoj si ata!!

    Ky tipi , qe po e permendni per here te dyte, eshte nje ushtar i zellshem i Janullatosit.Eshte nga ata tipa ,qe edhe po s’u paguan, punojne angari, ashtu sic kane bere paraardhesit e kesaj skote.Shkarravinat e tij i boton nje gazete, ne te njejten rubrike me ato te ekstremisteve islamike dhe shume merhumeve te tjere te vrerosur.

  24. “…edhe mes shqiptareve jo-ortodokse nuk mungojne perpjekjet perpjekjet per t’i konsideruar ortodokset,po ashtu, si kontigjent i helenizmit ne Shqiperi”,

    dakord, por une nuk jam mes tyre, bile me shkaktojne me shume neveri se te paret. Madje, eshte kjo arsyeja qe e kam perseritur vazhdimisht, se nuk duhet te identifikohen shqiptaret ortodokse me klerin grek.
    Gjithashtu, e kam theksuar disa here qe minoritaret e nderuar greke ne Shqiperi, i perjashtoj nga cdo lloj komenti qe ka te beje me autoqefaline.

    “…kjo mani per t’i lidhur doemos ortodokset shqiptare(dhe vllehe!) me Greqine te ben te pakten te mendosh”!
    -XhaXhai, po une pikerisht per nje gje te tille e kam patur fjalen ,ne pjesen me te madhe te komenteve!Pastaj vllehet c’hyjne ketu?!
    Meqe i permendet, kur flitet per eterit e kombit dhe gjuhes shqipe, kihen parasysh ,ne radhe te pare , keta personalitete te shquara. Per nje pjese te tyre, une e kam mesuar vone qe jane vllehe, bile nje gje e tille me ka entuziasmuar pa mase.
    Por, ironikja qendron ne faktin qe kete gje e kam mesuar pikerisht nga intelektuale, te cilet bejne moral qe dallime te tilla te mos merren ne konsiderate!! Bile edhe nga ca shkrimet tuaja, XhaXhai, kam mesuar shume per keto dallime, qe nuk duhen te konsiderohen si te tilla!

    Per ceshtjen e autoqefalise kane punuar, shpenzuar energji te jashtezakonshme, madje edhe derdhur gjak (pak e fort kjo!), ortodokset tane. Nje pjese shume te rendesishme te veprimtarise se tij publike, Fan Noli, ia kushtoi pikerisht autoqefalise, sepse e kuptonte fort mire rendesine e madhe qe kishte ajo per Shqiperine.
    Sot, shume intelektuale shprehin hapur, dhe krejt pa takt, pakenaqesine per disa shoqata shqiptaro-amerikane, bile edhe per Vatren vete, se po dominohen nga ‘maloket’ , dhe permenden emrat dhe mbiemrat si me tallje.Ne te njejten kohe, po keta te provinciale mendjemykur, nuk e hapin gojen kur bie fjala per autoqefaline e kishes ortodokse , per te cilen eshte punuar aq shume nga ortodokset tane! Po keta, gjithashtu , nuk e hapin gojen dhe as nuk ndjehen te fyer, qe kishen ortodokse e kontrollon kleri grek !!

    Une nuk mendoj se ketu kemi te bejme me intelektuale te shitur apo te blere,perkundrazi mendoj se kemi te bejme me njelloj snobizmi provincial, tipik shqiptar.

    P.S: sa i perket debatit me juliusx,jam dakord per te mos e shtyre me tutje.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: