E njëjta dorë e pagdhendur që ka shkruar për gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nuk ia ka kursyer as historinë vendit të shqiponjave (dhe zhgabonjave).
Që në fillim, lexuesit kureshtar i thuhet një rrenë e madhe:
Në fund të shekullit V p.e.s., ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durrësi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj.
Në fakt, me përjashtim të Shkodrës, qytetet e tjera në listë janë themeluar prej grekëve – diçka që nuk ka pse të mbulohet me gjepura, meqë e normalizon lashtësinë e territorit të sotëm shqiptar (grekët themeluan kolonitë e tyre kudo rreth e përqark Mesdheut); dhe një e dhënë historike që nuk mund të manipulohet, si të ishte dosje (ironi etimologjike: shqipja e sotme mbuloj rrjedh nga latinishtja manipulare).
Këtu lexuesit të informuar nuk i mbetet veç të pyesë se ç’nevojë ka Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë të rrejë për këto gjëra kaq të mirëditura; dhe se kush është ai sylesh, që ende mund të bjerë në rrjetën e shqyer të këtyre rrenave.
Qytetërimi ilir, i cili ekzistonte në formën e vet, nuk zhvillohej në zbrazëti, por në lidhje të ngushtë me qytetërime të tjera – e sidomos me grekët e lashtë më parë, me romakët më pas. Vetë përftimi i shqiptarëve në histori, si popull me karakteristikat e veta unike, nuk mund të kuptohet jashtë këtyre marrëdhënieve.
Orvatja qesharake, për të përvetësuar kolonitë greke të bregdetit shqiptar (ose për t’ua varur edhe atyre tabelën “e xanun”) në të vërtetë e anulon historinë, duke e shndërruar në përrallë.
Në vijim, lexuesit i thuhet se pushtimi roman pati pasoja të rënda për ilirët, por këta “e përballuan me sukses politikën asimiluese të romanëve [sic]”, kryesisht “si rrjedhojë e standardeve të larta të zhvillimit dhe identitetit të kristalizuar etnik.”
Vëreni zellin prej filloristi, për ta arnuar kronikën historike me ideologji, madje edhe në një tekst fare të thjeshtë, si ky parashtrim në një faqe institucioni. Gjithçka pikturohet me chiaroscuro kombëtariste të theksuara: ilirët me kulturë të lashtë, themelues qytetesh dhe me standarde të larta; të tjerët pushtues, asimilues, barbarë.
Gjithsesi, “pas thyerjes së romanëve në vitin 395 të erës sonë, Iliria mbeti nën sundimin e Perandorisë Bizantine.”
Më pas ndeshim në një njoftim sa të papritur, aq edhe enigmatik:
Në shekujt IV – VI, sllavët pushtuan një pjesë të Ilirisë Veriore dhe Lindore dhe Maqedonia pushtoi pjesë të cilat më vonë u asimiluan.
Çfarë bën kjo Maqedoni këtu? Cilat janë këto pjesë që pastaj u asimiluan? Kush i asimiloi dhe në çfarë? Gati-gati, të duket sikur hartuesit e faqes janë konsultuar, për këtë paragraf, me kolegët e tyre mendjengjashëm, hartues të Enciklopedisë famëkeqe të Maqedonisë…
Fundi i mijëvjeçarit të parë shënon kristalizimin e kombit shqiptar.
Pak si vështirë, po të kemi parasysh se deri në atë kohë shqiptarët nuk i kish përmendur kush, edhe pse gjendeshin mu në zemër të perandorisë romake të Lindjes…
Ndërkohë, paragrafi në vijim është marrë drejtpërdrejt nga Libri i Këndimit për Mësonjëtoret:
Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak në Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e një pas njëshme të princërve shqiptarë përgatitën rezistencën e madhërishme të popullit shqiptar, nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti të krijonte një shtet të centralizuar (Arberia) dhe flamuri i tij u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë.
Pas disa zhvillimeve të tjera, si Pashallëqet, të cilave u kushtohet gjithashtu një paragraf më vete, lufta për pavarësi dhe identitet kombëtar arriti kulmin e saj me Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, e cila “filloi më 1830.”
Se pse filloi pikërisht më 1830 dhe jo, bie fjala, më 1829, teksti nuk e sheh të arsyeshme ta sqarojë. Më 1830 dhe pikë (madje në orën 18:30).
Më tej, lexuesit i shpjegohet se gjatë viteve të Luftës I botërore Shqipëria u shndërrua në një “betejë lufte për fuqitë ndërluftuese”; se Lushnja “është një qytet që ndodhet 90 km në Jug të Tiranës” (no sh*t); dhe më tej akoma, se “regjimi komunist i Enver Hoxhës […] ndikoi në izolimin e vendit.”
Pika kulmore e këtij teksti të skalitur në mermer arrihet me pohimin se, në 29 prill 1991, Parlamenti i parë pluralist shpalli “Republikën Parlamentare të Shqipërisë.”
Ka edhe plot të tjera si këto, të cilat tani krejt rastësisht vërej se i paska qëmtuar, vite më parë, Artan Lame në një shkrim të vetin të serisë Shqipni tavolinash, në gazetën Shqip, të datës 14 janar 2008, ose më se katër vjet të shkuara.
Katër vjet kohë kanë pasur kujdestarët e kësaj faqeje, për të korrigjuar të paktën budallallëqet që ua ka vënë në dukje Lamja; por nuk e kanë vënë ujët në zjarr.
Kushedi nuk do t’i kenë lënë ata të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga ku qenka marrë edhe ky informacion i vyer…
Ku qëndron gabimi?
Jo vetëm Shkodranuk është themeluarnga grekët, por edhe Durrësi. Ata që duan të besojn përrlllat se grekët themualën këtë qytet janë të gabuar. Të dhënat arkologjike (të cilat ne i prishim dita ditës) na sqarojn se Durrësi është krijauar para 627 para erës sonë, datë kjo e kolonizmit grek. Në qendër të Durrësi, ish lulishte “1 Maji” u zbulua një sitarkologjike, i cili datonte para peridhës helenistike, e përfshinte edhe atë helenikse e romake. Ky fakt tregon vazhdushmërin e qytetit, pra nuk ishin grekët që e ndërtuan, ato thjeshtë më vonë e riorganizua, ashtu siç bën edhe romakët. Fatkeqësisht shteti vendosi se perla e arekologjisë me një sipëfaqe prej 4200 m2 të prishej [http://www.peshkupauje.com/2012/07/album/barbarizem-krim-dhe-heshtje]
Irvi, ka një qëndrim të përbashkët të dijes historike dhe arkeologjike, sipas të cilit Durrësi u themelua në shekullin e 7-të p.e.s. nga grekë të ardhur nga Korinti. Kjo hipotezë e origjinës mund të mos jetë e vërtetë, por është pranuar tashmë gjerësisht, duam apo nuk duam ne (madje pa na pyetur ne fare, sepse ne nuk ngremë kurrfarë peshe). Nëse ndokush mendon se Durrësin e kanë themeluar ilirët, atëherë atij i bie barra që ta provojë këtë hipotezë alternative. Gjithsesi, faqja e KM nuk është vendi për të avancuar teza revolucionare në lëmin e arkeologjisë dhe të historisë antike.
Xha Xhai,
Ajo qe keni shkruar me lart eshte e qarte dhe besoj se nuk ka vend per kontestim.Edhe ne shkrimet e tjera qe kane te bejne me ceshtje te tilla kam qene dhe jam i nje mendjeje se me te vertete, ne shumicen e rasteve, eshte bere shume bajate dhe qesharake ajo qe serviret si histori. Pervec jush jane edhe disa zoterinj te tjere shume te nderuar si Lame, lubonja . Mirepo ka nje problem te vockel ketu per arsyen se nuk ka nje profesionist te mirefillte ,te fushes qe te beje pikerisht ate qe beni ju . Dritan Egro eshte ose mund te jete nje i tille megjithese ka njefare ndrojtjeje ndoshta per shkak te periudhes hisorike per te cilen eshte specializuar (ndaj se ciles ka ndjeshmeri te madhe).
Nje digresion i vogel: Ceshtjen e asimilimit apo qendreses ndaj tij e ben shume te kuptueshme dhe te qarte teza e njohur e dy kulturave e Engelsit. Historia e shqiptareve, arberve apo paraardhesve te tyre hipotetike e verteton me se miri kete teze. E permenda kete se shume ceshtje te tjera ( si konvertimet fetare) do te kuptoheshin me thjeshte.
Nuk ka nevojë të jesh specialist i fushës, për të pasur kulturë të përgjithshme në lidhje me fushën. Gabimet e faqes nuk janë gabime të një specialisti, por gabime të një dore të vrazhdë. Për këtë arsye, ato nuk kanë nevojë për specialist që të ndreqen, sa kohë që askush nuk pret ‘iluminime’ nga faqja institucionale e Këshillit të Ministrave – por vetëm korrektesë, qytetari, respekt ndaj dijes dhe ndaj publikut.
Dhe meqë ra fjala, unë kam kryer studime pasuniversitare, në Universitetin “La Sapienza” të Romës, për paleolinguistikë; të cilat besoj më lejojnë të shqiptohem në fusha të tilla si “i brendshëm”, edhe pse do të preferoja që kompetencën time dhe argumentin ta imponoja nëpërmjet arsyes dhe qartësisë së mendimit, jo duke tundur kredenciale; dhe sidomos, jo duke i folur lexuesit ex cathedra.
Une mendoj se eshte lufta finale, fshat-qytet. D.m.th ai cike qyteti, ajo firome qe mbeti apo u krijua, kunder valanges akullnajore te gjymtyre trasheve dhe sy unjurve te djallezuar. Fshatare pa toke, me keq, fshatare qe percmojne token si mjet jetese. E paprecedente. Pagane te vertete edhe perballe paganeve zyrtare. Heretike me rendin biologjik dhe logjik te gjerave. Barbare te pashoq ne imponimin e etalonit Kamez me rruget “Banka Boterore”, “Coca Cola” etj si forme te stabilizimit urban te kasolleve me beton te derdhur.Dikur mund edhe te flitet per betonin pseudokamzali, si ne rastin e qeramikes pseudodevollite. Fshatari shqiptar ka mbetur i tille vetem per nga fizionomia, antiestetika e pamjes se tij, por edhe raporti teresisht anti-etik qe ai ka me te perbashketen. Nje fshatar i percaktuar si i tille ne baze te ekonomise do ishte lule. Fshatari yne eshte me ambicie madheshtore; flet pak dhe fillimisht pret te kuptoje ku eshte. Degjon dhe buzeqesh me te gjithe, eshte pak babaxhan dhe kete mund ta kuptosh edhe tek zhuritja e lekures. Ne fillim te gjithe shohin qe ai eshte aty verdalle. Nuk gabon kurre ne te kuptuarit e atij qe ka formatin e shefit. Ka bindje te plote, imiton veshjet dhe sjelljet, perpiqet te integrohet ne diskutimin e kolegeve, por asnjehere te kundershtoje fjalen e shefit, apo atij qe rrethohet nga thashetheme pozitive. Kete mundesi te fituar e kthen ne kapital kundrejt njerezve te vet, ne fis, apo edhe fshat apo ne lagje. Mes pjesemarrjes ne jeten e re profesionale, apo sociale dhe se kaluares qe aktualizohet perhere me njerez dhe fytyra, mjedise dhe komunikim, zhvillohet identiteti i tij i ri. Ate qe ja dhurojne te tjere per shkak te cilesive te mangeta qe paraqet dhe pamundesise per te sfiduar, ai e tret si nje realitet ne te cilin i sugjeron vetes se eshte perjashtuar padrejtesisht dhe se brenda tij ai mund te beje cdo gje. “Qenka kaq e lehte”- perserit shpesh me vete. Identiteti i ketij subjekti te ri, eshte thyese me plotepjestim mes origjines dhe opsioneve qe paraqet mundesia e kapercimit social. Nuk ka per ta leshuar kurre nga dora ate qe ka arritur. Kurre. Sepse e di mire nga vjen dhe ku mund te kthehet. E di mire se asnjehere, per asnje motiv dikush do te kujtohet qe ti jape atij pergjegjesi apo t’i besoje dicka. E ndjen dhe e percepton, e thith, madje e inkastron ne menyre qelizore, tejpertej, me intuite mbifemerore se te gjithe e percmojne. Si ata qe i hapen deren, ashtu edhe ata qe percollen te bregu kur me nje zhake ne dore u nis per ne shkolle. Cfare te beje? Si te mbijetoje? Fiton zemren e shefit, lecke kembesh per cdo balte. Pastaj nis spostimin e kolegeve, qe mund te jene edhe per nje syte e nje lypesi te palare, njerez qe ia vlen t’u drejtohesh per te lypur. Firmos cdo gje dhe ne cdo kohe; ai behet mekanizem i pazevendesueshem. Reduktohet edhe nga pikepamja lingusitike; di te thote vetem Po. Sfungjer qe thith uje pafundesisht. Ky mund dikur shperblehet. Ketu nis kthesa. Skllavi di te konvertoje veten ne lider, nese nis e zgjon nga gjumi te ngjashmit e vet. Nje nder i vogel, fare elementar, diku tutje do te komentohet si zotesi e pashoqe. Madje edhe do te shpjegohet me ngjashmerine me nje dajo apo gjysh qe dikur motit kishte bere nje hile me nam ne pazarin e gomereve. Radhet do te shtohen e bashke me to do te monumentalizohet edhe modeli i sjelljes se suksesshme. Nuk ka nevoje per mendje kritike, sepse gjerat dihen. Nuk mund te thuash asnjehere Jo, ose Nuk di, sepse fluturove. Thjesht rregulloje disi; mire do te ishte sikur shefi te poshteronte, te te bertiste, pasi keshtu i jep mundesine te kuptoje sa i bindur je. Eshte marrezi te presesh nga te tille ekzigjence dhe mendje kritike; brenda kombit tone, polemizuesit zakonisht cilesohen si llafazane, kokeforte, tertelece apo edhe opozitare qe nuk jane aq te sinerte sa edhe duken. Fshatari ka edhe nje veti te cuditshme; mesohet shpejt me te keqen, por e pranon ate vetem kur e di qe nuk e perballon betejen. Ai eshte fshatar me rrenje kur duhet te marre token e gjyshit. Di te qeshe perhere, edhe kur eshte zagushi dhe ka klime te paqendrueshme. Nuk e di cfare eshte melankolia apo mbyllja ne vetvete, merzitet vetem kur ka ndonje fatkeqesi. Preferon ngjyrat e ndezura, apo me sakte rrobat qe bien ne sy. Nuk e ve re kete gje, thjesht sepse sheh shume te tille verdalle. Ndonese imiton per cdo gje, bota e tij nuk mund te quhet miniature e qytetit. Jo. Eshte unike. Ajo jep e merr ne menyre te zderhalle; ka nje bilanc te pashoq ne importimin e te huajes tek vetja, por cuditerisht e organizon ate brenda nje koncepti qe e ben te duket ne finale teper inerte. Meqe ra fjala; duhet te kesh kredenciale qe te te besoje apo respektoje. Ta zeme te kesh dale ne televizor, te te kete pare komshiu qe ti ke qene ne kafe ndonjehere me Nanon apo Edi Ramen, te te dergoje ndonje kartoline urimi Sali Berisha, por edhe ne qofte se ka mbaruar shkollen jashte, shume mire je. Ta ka dhene besen. Mendoj se holle-holle, ky mekanizem pershtatjeje se bashku me rrenimin e hierarkise sociale percakton moden e te menduarit ne Shqiperi. Jo menyren, por moden. Se menyra eshte me e qendrueshme. Po qe se nuk ja var, apo te lexon nje fije distance e humbe. Nuk te beson me kurre.
Kësaj strategjie nuk i ka shpëtuar as faqja e Presidentit të Republikës, me gjithë kohën që morën në dispozicion hartuesit e faqes, e me gjithë zellin përditësues që investuan në të. Në fakt i gjithë operacioni rezultoi në një zbrazje të arkivës së eventeve e akteve të presidentëve paraardhës (Mejdani e Moisiu), pasë gjase, falë konfliktit që Kryeministri përjetoi me të tijët, kundrejt një Presidenti që dikur rreshti së sjelluri si një anëtar partie, duke u përpjekur të qëndronte mbi të ashtuquajturat palë. (Në shtëpinë time, bëj si të dua – tha). Për këdo ka pasur, ka dhe do të ketë interes, për arsye studimore, apo thjesht për kuriozitet, të njohë aktivitetet dhe aktet e presidencave të mëparshme, tashmë rekomandohet (më duhet të kujtoj linkun ku e lexova) referimi në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, zbatimi i të cilit kalon nëpër një sërë burokracish që aspak nuk përkojnë me erën e shoqërisë së informacionit alla shqiptarçe, aq të përfolur si sukses më vete i dy legjislaturave të fundit.
Për më tepër e kanë parë të arsyeshme të krijojnë lidhje të shkurtra sipas qejfit në shpjegimin e mënyrës se si u përftua institucioni i Presidentit në 1991. Sipas verisonit të faqes zyrtare, ne u bëmë me President në mënyrë spontane, nëpërmjet zgjedhjes së Presidentit (Alia asokohe), paçka se këto gjëra zakonisht janë produkt i parashikimeve të ligjeve themeltare (në këtë rast ligji kushtetues i 1991, i cili parashikoi një sërë dispozitash që përftuan qoftë institucionin e Presidentit, qoftë atë të Kuvendit Popullor e të Këshillit të Ministrave, pas miratimit të të cilit vijoi dhe procesi i zgjedhjes së Presidentit).
Hyneret nuk na kursehen as në zgjedhjen e ndërtuesve të faqes, të të vendosurit pranë e pranë, zyrtarisht e pa të keq të figurave republikane me ato monarkike, President e Princ, shto ujë e shto miell, pavarësisht referendumit të 1997 që zboi një herë e mirë mbeturinat mbretërore nga forma e qeverisjes shqiptare, dhe pavarësisht formës republikane të përvijuar nga Kushtetuta e 1998, aktualisht në fuqi.
I paçim – tha.
P.s. Për të mos folur për diferencat e anashkaluara pa problem, mes formave të qeverisjes, si “monarki”, “monarki kushtetuese”, “monarki parlamentare”, etj. Tanët e kanë identifikuar formën e qeverisjes që u vendos në 1928 si “monarki”, paçka se vetë Statuti i Themeltar i Mbretërisë Shqiptare, në nenin 1 sanksiononte: Shqipëria është Mbretëri (Royaume) demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme.
””Pak si vështirë, po të kemi parasysh se deri në atë kohë shqiptarët nuk i kish përmendur kush, edhe pse gjendeshin mu në zemër të perandorisë romake të Lindjes…””
Kjo eshte caze e gabuar, se dihet qe prej dyndjeve sllave, trojet tona jo vetem ishin periferike por as kontrolloheshin prej bizantineve deri me 1018 kur u shkaterruar mbreteria e pare bullgare. Edhe dy themat, te Durresit dhe Nikopojes te krijuara ne fillim te shek 9, ishin me shume te perbera nga ishuj perreth qyteteve bregdetare.
Pak a shume ne shek 11, ridalin ne skene popullsite e mbijetuara, latinet ballkanike dhe shqiptaret, ndersa rumunet si te tille e jo si vllehe duhet te presin edhe 2 shekuj te tjere.
Qe te hyje (por edhe te hysh sot apo neser) ne histori, pergjithesisht duhet te perfaqesoheshe nga nje entitet me force ushtarake (fis i forte, shtet, mercenare te dalluar). Ne fakt, rihyjme ne histori si entitet me force ushtarake, aleate te Perandorit. Forca ushtarake prodhon politike te jashtme, rrjedhimisht histori.
Sipas gjasave, ka qene pushtimi bullgar, i cili ka mundesuar perftimin e identitetit etnik arberor, krijimin e fiseve te medha dhe hyrjen ne skene si force e armatosur. Dyndjet sllave, pas vales se pare, te tmerrshme, nuk kane paraqitur rrezikshmeri, infiltrimet e tyre nuk njihen si skllaviniprodhuese (entitet politik, i organizuar rreth nje fisi te madh). Prandaj, pushtimi bullgar, ka me shume gjasa te kete sherbyer si nxites i rikrijimit te nenshtreses etnike dhe pergjegjes per kalimin nga bashkesite fshtatare mbi baze territori, ne fiset me baze gjaku. Qe ketu kalimi nga identiteti territorial ne ate etnik. Natyrisht , behet fjale per territore ku pushtimi bullgar ishte nominal.
Tosket, e filluan kete proçes me vone ,(ose e paten me te ngadalte) pasi u shkaterrua identiteti territorial si bizantine, gjate shek 13, ne fakt na dalin ne fillim te shek 14, te ndare ne fise luftarake dhe nuk humben kohe, por e shfrytezuan kete kapacitet ushtarak, si ne Toskeri ashtu edhe Greqi.
Ne Kosove dhe Iliride, nenshtresen etnike ka me shume gjasa ta kene perftuar gjate islamizimit, ne fakt ne asnje nga keto territore s’ka pasur ndonje fis te madh, te krahasueshem me ta zeme lebrit ne jug e mirditoret ne veri.
Ende sot atje sundon identiteti territorial (shumesi fisesh te vogla), ndryshe nga Shqiperia, ku çdo krahine i perket edhe nje mendesi fisnore (edhe kur s’ka fis, ne baze krahine supozohet edhe perkatesi fisnore, psh krahina e skraparit i ben skrapallinjte po aq pjesetare te nje fisi sa lebrit- te cilet perkundrazi i japin emrin krahines ku banojne-).
Prandaj, per t’u rikthyer tek pushtimi bullgar, duhet t’i njihet perballjes me te, identitifikimi arberor, gje qe perfocohet edhe nga fakti se shek 8-10 njihen si shekujt e formimit te etnise bullgare, nga perzierja sllavo-turke dhe e popullsive vendase, te bazuar natyrisht edhe tek pavaresia kishtare e gjuha e saj. Asokohe bullgaret po ngjizeshin si etni, popullsite brenda saj, do t’i pershtateshin ndryshimeve, o brenda etnise bullgare o jashte saj.
Shkaterrimi i Bullgarise, frenoi asimilimin e shume shqiptareve dhe vlleheve.