BRIRËT E BUDALLALLËKUT
“Shekulli” e nxirrte sot Al Pacino-n me origjinë shqiptare, duke iu referuar një faqeje të wiki.answers, shërbim i cili “i përgjigjet saktë çdo pyetjeje që bëhet.”
Pacino, sipas kësaj faqeje, qenka me origjinë nga Kruja dhe pjesë e atyre “qindra mijëra shqiptarëve që e lanë Shqipërinë mes viteve 1571-1912, për t’u shpëtuar ofensivave të Perandorisë Osmane.”
Gjithnjë sipas kësaj faqeje, këta të ikur ishin “kryesisht katolikët shqiptarë.”
Vazhdon “Shekulli” duke iu referuar Wiki.answers:
Qeveria italiane e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913, duke i përshtatur emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike.
Natyrisht, gjithçka në këtë informacion është gabim – që nga informacioni për “katolikët” (meqë arbëreshët e Italisë janë kryesisht të ritit grek, të cilin e sollën me vete nga Arbëria), te “qeveria italiane” e asaj kohe (e cila nuk ekzistonte, sepse nuk kishte Itali), Aleksandria (Alexandia, në origjinal) si një nga destinacionet e ekzodit, vitet 1621-1913, përshtatja e emrave dhe mbiemrave arbëreshe në emër të homogjenizimit italian…
E deri te prejardhja etnike e vetë Al Pacino-s, i cili në fakt rrjedh nga një familje me origjinë nga Sicilia (i ati nga Corleone, e ëma nga Messina).
“Shekulli” ka harruar të përmendë që, te kjo faqe, dalin me origjinë shqiptare edhe “Roberto de Nero” dhe sidomos Joe Pesci (mbiemri i të cilit vjen nga shqipja ‘Peshki’).
Do të dëshiroja shumë që faqja wiki.answers, së cilës i referohet me kaq entuziazëm Shekulli, të ishte një spoof, një shaka, një tallje me budallallëkun e një takëmi fanatikësh shqiptarë, të cilët gjejnë të vetët kudo ku kërkojnë.
Për fat të keq, nuk duket kështu; përkundrazi, duket sikur një pjesë e publikut shqiptar është varfëruar kaq shumë shpirtërisht, sa të ketë tani nevojë për kësi budallallëqesh, të cilat pastaj edhe njëfarësoj përftohen.
Në wiki.answers mund të shkruajë kushdo. Edhe unë mund të ulem e të shpjegoj nesër se Barack Obama është me origjinë nga Bërraka, çka ia shpjegon edhe emrin, ndër të tjera. Madje, tani që e mendoj, ndoshta edhe do ta bëj – që t’u jap mediave të Tiranës material për fundjavën.
Për gati gjysmë shekulli, nën sundimin totalitar të viteve 1945-1990, shtypi shqiptar i shërbeu propagandës dhe gënjeshtrës. Pas vitit 1990, e gjithnjë e më tepër, duket sikur gënjeshtra ia ka lënë vendin budallallëkut – më shumë ndërrim padronësh, pra, se emancipim.
Hyllin, ky është budallallëku për të cilin të flisja në diskutimin e mëparshëm. Me këta syleshë do ta bëni Shqipërinë ju?
Eshte shenje e deshires per t’i perkitur perendimit. Nuk ngrihet kush te kerkoje origjinen shqiptare te Sulltanit te Bruneit, te Asadit apo Ajatollah Khomeinit.
Hakçe hakçe i takon ideologjise integrimse ky budallallek, se para 1990-s çdo perafrim peshohej mire politikisht dhe nuk ishte spontan. Ne fakt, nuk sjell asje perfitim te ndonje lloji, origjina e Al Paçinos, nuk e shet dot ne pazarin diplomatik.
Shpjegimi yt nuk ka lidhje. Fakti është se ky është kontingjenti i lëvizjes kombëtariste – këta do t’jua japin votën nesër dhe pastaj do t’ju kërkojnë t’i vendosni këto viktima dyfish trushpëlara të mass medias dhe të mitit kombëtarist në poste drejtuese.
Në një zhvillim tjetër, që e përcillnin mediat sot, AKZ-ja po shkon e po u kërkon grave shqiptare të mbetura pa burrë që të mos martohen me sllavët e Maqedonisë e të Serbisë. Bindja e tyre se kanë të drejtën morale me vete po i zhvesh nga çdo skrupull kundër budallallëkut. Kujt do t’i vijë radha nesër? Do t’u kërkoni gjë shqiptarëve të mbajnë qeleshe? Apo do t’i zëvendësoni pasaportat biometrike me karta gjenealogjike?
Mos u ngaterro, po denoncon faktin qe vajzat shqiptare po shitblehen, sepse ne ndryshim nga meshkujt shqiptare, qe e kane harruar kete zakon ne martesat e tyre, meshkujt e huaj nga Maqedonia, por edhe serbe ne veri, vijne e blejne, si behej para 100 vjetesh.
Agjensite normal nxjerrin para nga ky biznes i felliqur.
Do thuash ti, faji i ringjalljes se kesaj dukurie eshte i perbashket apo kushtezohet nga mjerimi. Mund te jete edhe keshtu, por ama dukuria eshte per t’u denoncuar, biles kete prisja qe ta beje edhe ti e shoqeria civile ne pergjithesi.
Shqiptaret qe duan te mbajne qeleshe, le ta mbajne, se mos jane me te mira kapelet sportive, rigorozisht te bardha, qe po mbajne gjeresisht meshkujt nga 50 vjeç e siper ne shume qytete te Shqiperise.
Po te duan mund ta modifikojne, te gjejne ndonje stilist qe te beje ndonje modelim te lezetshem e te nderroje leshin me ndonje material tjeter ose ta tjerre holle siç behet ta zeme me leshin merinos te australise apo te tazmanise, e qe nxirren kostume per behar.
Vajzat shqiptare shiten e blehen më shumë e më parë brenda Shqipërisë e shqiptarisë – por AKZ-ja ka zgjedhur t’i japë profil ‘etnik’ problemit, dhe këtu qëndron shëmtimi.
Shumë meshkuj shqiptarë, ndoshta ndryshe nga ata të tjerët, i blejnë vajzat jo për t’u martuar me to, po për t’i përdorur si prostituta – dallim që s’është për t’u përmendur shumë.
Kjo qe permende ti eshte plage qe po mbyllet, ndersa kjo e shitblerjes se vajzave per martese edhe plage qe po rihapet.
Profilin etnik nuk e ka zgjedhur AK-ja, e mbart vete problemi.
Ta zeme nuk ka shpikur kush se greket po blejne vajza per martese, se nuk eshte e vertete, nderkaq sllavet perreth po i blejne dhe tamam si bagetite.
Kjo eshte nje barbari e vertete per shekullin 21-te dhe duhet pranuar se ne kete pike greket jane me civile se sllavet.
Në fakt Hyllini ka thënë shumë më duket mua. Nënteksti i tij është se vërtet, tamam kështu i do. Duhet ta kuptojmë pozitën e Hyllinit. Kanë investuar kaq shumë në budallëqe, pse tu vejë mundimi dëm?
Këta shamanë të irracionalitetit…
Shpjegimi ka lidhje edhe te dukshme.
Ideologjia integrimse i ka rrenjet te thella, qe shkojne tek ideologjia e Rilindjes, e cila ishte vertet nacionaliste por ama ishte edhe Perendimore.
Nacionalizmi erdhi nga Perendimi dhe ti e di shume mire qe ajo shihej edhe si nje ideologji qe do te na bashkonte me Europen, pasi te shkeputeshim nga ideologjia lindore. Perqafuesit e pare ishin te krishtere, se ishin edhe te paret qe donin te shkeputeshin nga Lindja e cila ishte islamike.
Suksesi i ideologjise se Rilindjes lidhej me dobesimin e Lindjes. Po keshtu pellazget e me radhe, ishin ne funksion te lidhjeve jo vetem te forta me Perendimin, por edhe zanafillore.
Nuk po zgjatem se ti e di me mire se une kete pune, thjesht s’don ta fusesh ne analize.
Pas 1990-s, kemi ideologjine integrimse, qe degezohet ne dy rryma, ajo me ngjyra te forta kozmopolite dhe ajo me ngjyra nacionaliste. Kete te dyten e ke kritikuar fort, gjithe ai varg autoresh nga D’Anzhelia tek Aristidh Kola.
Te dyja donin te gjenin lidhje me Perendimin, por ajo kozmopolite i kishte me fytyre nga e ardhmja duke mohuar çdo lidhje te se shkuares, kurse ajo nacionaliste perpiqej te gjente sa me shume lidhje, shpesh edhe duke i shpikur, si puna e kesaj te Al Paçinos, qe eshte fundi i nje vargu emrash, kryesisht shtetas te Amerikes.
Nderkaq ideologjia e mirefillte nacionaliste si e vjeter e me themele ne shoqeri, nuk eshte kaq siperfaqesore sa ideologjia integrimse, qofte edhe rryma nacionaliste brenda kesaj te fundit.
Ideologjia e mirefillte, me rrenje ate te Rilindjes, gjendet si nje fill qe pershkon gjithe kulturen dhe themelet e shtetit.
Risjellja ne formen politike eshte nje dukuri qe sapo ka filluar, ne fakt shteti nuk ka arritur ne keto 22 vjet te konsolidohet, bashkimi me Kosoven kerkon paraqitjen politike te ideologjise nacionaliste e disa faktore te tjere te natyres identitare qe kerkojne nje mbulese politike.
Eshte edhe logjike qe votuesit do t’i kerkoje nga rryma nacionaliste ose patriotike brenda ideologjise integrimse.
Por budallalleqe ka me oke edhe tek rryma kozmopolite e ideologjise integrimse, se iluzionet jane te embla.
Unë s’të thashë që është i gabuar shpjegimi yt – por vetëm që është pa lidhje.
Nëse AKZ-ja dhe kombëtarizmi pop bën të vetat budallallëqet e ideologjisë ‘integrimse’, kjo nuk i bën ato më pak budallallëqe.
Po ashtu, unë nuk them që kombëtarizmi është fatalisht i lidhur me budallallëkun; por vetëm konstatoj që, në rastin shqiptar sot, një martesë e tillë ekziston.
Nëse kombëtarizmi sot, si lëvizje politike e organizuar do të vinte theksin tek edukimi, gjuha shqipe, shkollat, sporti masiv, turizmi i brendshëm, mbrojtja e mjedisit, shërbimi publik, mbrojtja e commons, shëndetësia falas, unë do të isha i pari që do ta përkrahja.
Sikurse edhe e kam përkrahur këtë qasje, brenda mundësive të mia. Kam vite që luftoj në lëmin e gjuhësisë së aplikuar dhe të politikës gjuhësore – dhe jo pa efekt fare, kundër forcave që po e trajtojnë shqipen tonë letrare si të ishte Piramida e Enverit.
Por këto që ndodhin janë budallallëqe të hatashme, o Hyllin; dhe kur vijnë njëra pas tjetrës, nuk i shpërfill dot si rastësi, ose gabime të udhës; sepse janë, në fakt, një përpjekje sistematike për të manipuluar mendjet e paditura.
AKZ-ja dhe të tjerët (lloj-lloj fashistësh, fanatikësh dhe fondamentalistësh) po duan të fitojnë kapital politik duke investuar në llumin e shqiptarisë: intelektual, moral dhe politik; gjë që më shqetëson.
Një shembull i freskët. Sot botonte ResPublica një shkrim panegjirik të Ardian Ramadanit, kushtuar Arbën Xhaferit; ku ndër të tjera, autori kish thurur edhe një vjershë ku thuhej:
Vdiq Arbëri gjithë thonë,
gzohuni hiena, gzohuni kaurë!
Ciceroni i shqiptarisë tonë
s’do të dëgjohet më kurrë!
Me demek, do t’u gëzokan ‘kaurët’ se vdiq ciceroni i shqiptarisë, Arbën Xhaferi. Ky është patriotizmi, i filtruar përmes syzeve të një shqiptari të Maqedonisë, i cili me siguri e kujton veten patriot 24-karatësh. Këto janë forcat që nxit dhe katalizon AKZ-ja – forca që duan t’i vënë flakën qytetërimit shqiptar, atij pak qytetërimi shqiptar, që kemi arritur të krijojmë, përtej politikës, bajraktarizmit, krimit dhe maskarallëkut.
Xha xha, me duket se e bere si historia e atij me pompen, qe tha te kam menderosur ty edhe pompen.
Nga artikulli i Shekullit perfunduam tek te kam menderosur AK-ne.
Une them, t’i marrim me shtruar gjerat dhe te spekullojme sa me pak.
Ne radhe te pare, ashtu eshte strukturuar shoqeria, votat diku do te shkojne apo t’u heqim te drejten e votimit se besojne ne budalleqe ?
Tani, ne rast se do te gjykosh AK-ne, beje rreth atyre qe ka thene, jo ne baze te atyre qe s’ka thene, po qe i kane thene disa votues te saj potenciale.
Ne baze te kesaj, i bie te gjykojme llafi qe bie PS-ne, ne baze te ca enveristeve te thekur qe duan rikthimin e diktatures, vetem e vetem sepse keta jane votues te PS-se.
Po keshtu, te gjykojme PD-ne, ne baze te huliganeve dhe krimineleve qe e votojne.
Kjo nuk eshte menyra e drejte per te gjykuar nje parti.
Ja ta zeme, ti voton demokratiket ne Amerike, po pse s’ka plot votues ajo qe jane pjese e llumit intelektual, moral e politik te Amerikes ?
Mua me duket se keto akuza i kam degjuar me pare, kur thuhej se PD-ja ka mbledhur llumin e shoqerise.
Persa i perket Ardian Ramadanit, besoj se kaure eshte futur me shume per rime, megjithese nuk mohoj qe ne Maqedoni ka shqiptare qe kane paqartesira ne lidhje me natyren laike te nacionalizmit shqiptar.
Sa i perket Ardian Ramadanit, ky (me sa duket e me sa thote) paska ricikluar sipas nevojave e mundesive elegjine e Andon Zakos per Naimin. “Qani turq, qani kaure”, i ka gjetur ne origjinal, po pastaj i ka nakatosur sipas volive dhe pulsioneve.
Besoj se ne nje cope te rishkruar sipas nje poezie te Cajupit, si vajtore e nje dishepulli mbi Arben Xhaferrin (te njohur per distancen kritike me fene e bashkeqytetareve te vet shqiptare; te pyetur cinikisht nga nje politikan serb dikur, ne mos ishte gje katolik), nga nje shkrues si Ardian Ramadani, leximi i termit te paqelluar `kaur` do bere me teper permes emrit, sesa mbiemrit te autorit.
Me sa di, si vezhgues modest i puneve te shqiptareve ne Maqedoni, termi `kauri` (me teper sesa `shkiet`, qe mbetet per perdorim brendashqiptar) eshte fyerja ne te cilen njohin veten maqedonet – ekuivalent i `shiptari` ne te cilen njihen shqiptaret, teksa emertesa korrekte dihet se eshte `albanci`. Prania e turqve etnike, duket se e komplikon punen, ndaj loja nuk mund te ndahet me si dikur ne `turq e kaure`, sidomos duke ditur se turqit etnike aty kryesisht jane konformiste e besnike ndaj status quo-se jugosllave. (Dihet se edhe shqiptare qe nuk kane dashur te konfrontohen a te vuajne presionet e pushtetit, ne vite kane optuar te fshihen pas identitetit turk, si menyre per t’u cmobilizuar nga konflikti, apo per te perfituar `vesikat`, dokumentet e `riatdhesimit`ne Turqi). `Kauri`pra, sidomos ne gojen e nje nacionalisti te pafajshem tetovar te shkolles se Arben Xhaferrit, nuk ka ta beje gati fare me fene e fondamentalizmin, pervecse si implikim automatikisht, sa me etnine e racizmin. Ardian Ramadani i veteparodizuar, pervecse nuk ka pasur dhuntine e duhur ta kaperceje joshjen e `kaurit` te gatshem ne poezine e Cajupit (i cili termin nuk e perdor per fyerje, sigurisht), nuk ka ditur ndoshta fare se termi ka gjithnje e me shume nje tradite perkeqesuesi ne Shqiperi, krahas perdorimeve te tjera alternative. Them se megjithe pranimin i shqipes se Tiranes ne shkrimtarite e Kosoves e Maqedonise, serish elemente `-lektesh` te zonave e sektoreve e historive te atjeshme, makijuar sa munden me letrarishte, serish nuk mund te numerohen ne te njejtin sistem me tonin. Ndonese nuk eshte shembull krejt me vend, kujtoj si na ka gajasur vite me pare emermbiemri i pafaj i kengetarit shkupjan Valon Suma, i cili, per arsye te hamendesueshme lehte, besoj, u zhduk po aq shpejt sa hyri nga ekranet muzikore te Tiranes. Pjeset `e erreta` te fjalorit ku hyjne sharje si `kaur` apo toponomi si ajo ne mbiemrin e kegetarit simpatik, do duan kohe te nivelohen, per shkak te jetes me teper te nendheshme qe gezojne ne ligjerim.
ps: si nje ilustrim per kuptimin `kauri` tek Ardian Ramadani, po ofroj nja dy linqe nga grupe ekstremiste qe munda te gjej ne Facebook me nje kerkim te shpejte, bazuar te grafitia me e perhapur antimaqedone.
http://www.facebook.com/SmrtZaKauri
http://www.facebook.com/pages/Smrt-za-Kauri/262137987188037
Perdorimi `Smrt za kauri` aty, shoqerohet me ikonografi urrejtjeje etnike, me foto nga djegia e flamurit maqedon me diell, dhe jo nga perdhosje simbolesh fetare. Ka patjeter grupe ekstremistesh fetare qe e bejne lirshem kete te fundit ne Facebook e gjetke, po keta perdorin terma e simbole te tjera.
Te shtoj edhe diçka tjeter, per hir te qartesise.
Ti e ben te mbaruar lidhjen AK – keta qe quan llum fashist, ekstremist a ku di une.
Por, shikojme ne Greqi, ku ka 2 parti nga 7% secila, e grekeve te vertete dhe agimsat, pa harruar qe demokracia e re eshte nacional-konservatore.
Rasti i Greqise, na meson qe keta qe t’i quan llum, rrine me vete, duan partine e tyre qe ka retorike ekstremiste.
Kur partite nacionaliste nuk jane 1 nga 2 partite mbizoteruese, kane prirje te ndahe. ne ekstremiste dhe joektremiste.
Po keshtu eshte edhe ne Serbi e ne mos gaboj edhe ne Maqedoni.
Ne Itali, krahas Aleances Nacionale ( deri ne 15%), kane pase qene edhe 2 parti te vogla me nga 2-3%, qe formonin krahun ekstremist.
Ndryshe eshte kur kemi nje nga dy partite kryesore, por keto zakonisht kane marre tipare te se djathtes tipike dhe pjesa ekstremiste eshte shkeputur sepse nuk ka qene dakort me ndryshimet ideologjike. Keshtu ka ndodhur me partite goliste ne France apo me Demokracine e re ne Greqi.
Pra gjithe keto shembuj tregojne qe ne politike, kjo lidhja e vetvetishme, ku bazohesh ti, nuk qendron.
Nderkaq, vihet re te pakten ne internet, qe AK-ja nuk gezon mbeshtetjen e ekstremit, i cili e akuzon si pak nacionaliste ose edhe aspak, duke e gjykuar sidomos nga personi i Kreshnik Spahiut.
Nga ana tjeter, asnje nisme, deklarate apo pike programi e AK-se, nuk ka lidhje me frymen ekstremiste, biles ato qe mund te jene dukur te forta, ne fakt e gjejne arsyen e tyre te ekzistences brenda çeshtjeve te trajtuara historikisht ne Shqiperi dhe qe jane pjese perberese e diskursit kulturor kombetar prej shume kohesh.
Xha xha, ky i Respublikes me duket eshte votues socialist:
– Do pyetur njehere Ky Vehbiu ………..Mos te paguan gje……Saliu ……ndonje cek aty NY ku je……Qe Saliu eshte nje krye rrugac dhe nje KryeGangster kjo dihet
Mbaje hapur kete temen t’i rikthehemi here pas here.
Po shfaqet ca si shpesh kjo akuze dhe po behet e neveritshme. Kur nuk akuzohet si vllah, vehabist, neo-otoman, kozmopolit a ndonje qendrim tjeter qe te frymezon dhe ne mungese te parase akuzohet si i shitur tek greku/serbi/Saliu/Rama. Meqe kam njohuri rreth personit dhe punes qe ben me blogun e me shkrime ne shtyp keto akuza me duken absurde, dashakeqe e fyese. Jam munduar ta kuptoj zanafillen e ketyre thashethemeve qe qarkullojne e vine e shumezohen nga goje qe vec i shtohen korit kombetarist nderkohe qe personit ne fjale vec emrin i kane degjuar. Ka te tjere qe e kane kthyer ne sport qitjeje kete akuze dhe e kane gjithmon fishekun me vete se nuk dine se si ndryshe t’ia kuptojne qendrimin nje njeriu qe mendon ndryshe nga ata. Ketu nuk qendron puna tek akuza pa buke se dikush e paguan Xha Xhain, por mjerimi se mendimi duhet te jete gjithmone i dyshimte! Nuk e di ne ka fatkeqsi me te madhe e me te demshme se te vesh ne pyetje mendimin e lire! Nuk dua te vazhdoj me tej me gjithe kete pezmatim qe kam, por ju lutem te sillni provat nga ku i ndertoni keto akuza qe te bini rehat. Po qete te zotet mbushjani mendjen lexuesit ketu qe keto qe thoni jane te verteta e qe po helmohen me buken e grekut a serbit a Berishes. Mospelqimi i mendimit nuk perben baze se autori eshte agjent. Perndryshe aman na lini rehat se nuk jua kemi per borxh.
Nuk e marr vesh këtë histeri akuzash se jam i paguar. Te ResPublica e gjen vazhdimisht, me nuanca vetëm sa i përket paguesit të radhës – por edhe gjetiu i njëjti avaz.
Tani, meqë unë jetoj vërtet pa borxhe, por me mjete pak a shumë modeste; dhe nuk e shpalos gjëkundi konsumin tim të spikatur, as në Tiranë kur shkoj e aq më pak në NYC, i vetmi përfundim që më mbetet të nxjerr është se, mes këtyre që komentojnë, shitblerja e njerëzve është diçka që pritet, që ndodh rëndom; madje edhe që vetë këta janë “for sale”, si ato makinat rrangalla që t’i zë syri në ndonjë cep rruge, me një numër telefoni të zhgarravitur në xham.
Më kujtohet këtu një anekdotë politike e vjetër italiane, e kohës së para tangentopoli-t, kur socialistët e Craxi-t po bënin namin duke u zhvatur pará të gjithëve; i patën thënë social-demokratit Gianni De Michelis nëse kish menduar ndonjëherë të bëhej socialist, dhe ky: No, grazie – sono ricco di famiglia.
Edhe mua tani më duhet të them se nuk kam ndonjë të ardhur, nga veprimtaria ime publike, veç honorareve që marr për ndonjë shkrim ndonjëherë, në mediat e Tiranës; po për dikë që jeton në ShBA, si unë, ato honorare nuk ngrenë peshë hiç…
Të kthehem, pra, te pagesat: kush të paguan, thotë tjetri, sapo fillon të dhembë pak kritika, ose të prekë freza ndonjë nerv brenda dhëmbit të kalbur. Meqë unë nuk punoj haptazi për njeri, as jam i angazhuar me ndonjë forcë politike, as jam interesuar ndonjëherë për ndonjë ofiq, atëherë, paradoksalisht, nuk mund të jem veçse i paguar.
Me fjalë të tjera: nëse nuk i shërbej askujt publikisht, as i jargavitem ndonjë të forti, atëherë me siguri do t’i shërbej ndokujt tjetër në privat; mundësisht një armiku tabu. Dje do të më kishin akuzuar se jap e marr me qoftëlargun.
Edhe ai individi që u shfaq dje në blog, si rrufeja në të kthjellët, dhe u përpoq sikur të hapte debat për një shkrim të një viti më parë, gati e kishte akuzën për pagesë. E ftova që ta shtjellonte kritikën e vet dhe të përgatiste një shkrim të posaçëm për blogun – m’u zhduk me bisht në shalë. Çfarë dreqin janë këta njerëz? Çfarë i frymëzon? Si jetojnë në paqe me veten, kur shqiptojnë gënjeshtra të tilla?
Pyetje të cilave s’u përgjigjem dot. Ndonjë mik më thotë se këta janë njerëzit që i ke ndaluar të shkruajnë në blog; dhe se mllefi i tyre ka arsye thjesht private, nuk ka të bëjë me ndonjë zotim publik patriotik, kundër të paguarve. Por as për këtë nuk kam asnjë provë, prandaj përpiqem të mos e kultivoj si hipotezë.
Po si nuk shqetesohet kush xhanem per te drejtat e autorit kur gjithe keto gazeta (qe dikush i financon) publikojne shkrime te blogut pa paguar asnje honorar. Ca shqetesohen se paguhesh per shkrimet, une vertetoj qe nuk paguhesh dhe per cfare te takon.
Mund të kërkoni që shkrimet t’i marrin me kusht që t’i moderojnë komentet. Unë ua kisha shkruar këtë në një koment, atyre të Respublica-s. Pastaj kafshët e komenteve mu sulën mua, dhe e lashë se nuk ishte punë ajo.
Nuk e njihni historin e Shqiperise,ose nuk ju pelqen..eshte krejt ndryshe..Shihni dokumentarin e fundit te Gjergj Kastriotit..2 te keqia te renda i rane vendit tone..Turku qe e mbajti 500 vjet,e komunizmi qe i shkaterroi edhe ate pak karakter e burrni qe kishte shqipetari..Po keta te dyja nuk mbaruan,perkundrazi po forcohen me shume,e me e keqja nga anet e keqia..Nuk po kuptoj pse i krahasoni Enverin me Saliun..hahahahaha .Ata e njejta fytyre jane,ai ishte besnik i enverit,e po lun politiken e tij..Ai deri sa te vdese nuk e leshon qeverine..pse..? …E normale sepse ai ska kundershtare,ska politikane,sepse as vet nuk eshte i tille..Shqiperine e kane ne dore nje tufe maskarejshe qe po e drejtojne dhe kundershtaret e tyre jane pasqyra e tyre po ma maskarenje….E ne nuk jemi popull Franzes qe te rrezojme keta maskarenje te krijom nje qeveri qe don popullin.Sepse popullin shqiptar e bastarlloi turku e mandej komunizmi..Duhet te çohet Gjergj Kastrioti e ta pastroje edhe nje here shqiperine..Po kesaj rralle i duhet te vrase me shum se 2 milion shqiptare…Ndersa per Roberto Deniron e kam nigjuar me vesht e mi kur tha tek canale5(italiane) qe prejardhjen e ka nga arbereshet,po Elisabeta Canalis nuk e perktheu ket fraze…