Ishte e pashmangshme. Aspektet groteske të diplomës shqiptare të Bossi-t junior çliruan energji të papara tallëse, që vërshuan nëpër rrugë, zyra, celularë, internet e gjetiu; si në botën shqiptare ashtu edhe në atë italiane. Disa prej batutave për diplomën e Troftës ia vlejnë të botohen. I mblodha sa andej këndej, shpejt e shpejt, nga autobusi deri në forumet virtuale, në trajtë verbale, të shkruar ose cicërimash. Po i përcjell më poshtë pa ndonjë pretendim të veçantë, përveç theksimit se autoironia është gjithnjë e shëndetshme dhe se batuta të tjera mund të mblidhen, ose të bëhen.
- Trofta u diplomua? Ikja e trurit nga Shqipëria.
- Bossi jr u diplomua në Shqipëri për një vit. Tani mund të kërcejë si balerin tek emisioni “Amici”.
- Si e kishte lejeqëndrimin në Shqipëri Renzo Bossi? Si student apo ishte klandestin?
- Trofta nuk ishte analfabet siç kujtonin njerëzit, dinte shqip shumë mirë.
- Diploma universitare e Bossit? Ofendim për shqiptarët.
- Bossi jr nuk di të flasë italisht por kalon 29 provime në vit!
- Ku gjendet Shqipëria, në Padania?
- Më shumë më hip nervat kjo diplomë se sa milionat që kanë vjedhur.
- Diploma? E dinim. Asnjë dyshim.
- Një Troftë e peshkuar në Shqipëri.
- Kulmi për një legist? Të vjedhë partinë për të blerë diplomë në Shqipëri.
- Pa fjalë.
- Po ne përse studiojmë? Që të lexojmë diplomat shqiptare?
- Ku?! Në Shqipëri!?
- Tre vjet në një? Siç studiojnë troftat shqiptare nuk studion askush.
- U diplomua? Atëherë quajeni doktor Trofta.
- Ka lezet: çdo mëngjes i hip gomones për të shkuar në shkollë.
- Shumë keq nëse e ka blerë diplomën, por më keq nëse e ka marrë vërtet.
- Shpresojnë të jetojë në Shqipëri këtej e tutje.
- Si gjithë dynjaja, fundja.
- Më mirë nami për diplomat se sa për prostitutat. Po sikur të dali nami për prostituta me diploma?
- Problemi i parë nëse e ke blerë diplomën, problemi i dytë diplomën e kujt universiteti ke blerë.
- Paska dalë mirë me provime. Përse nuk e mbajtën pedagog në universitet?
- Elita italiane po formohet në Tiranë.
- Gjysma atyre që e komentojnë veprimin e Renzo Bossit, kanë të njëjtën diplomë me të.
- Je shqiptar? Më duhet një diplomë.
- E kush nuk e ka një diplomë të fshehur në kasafortë?
Discover more from Peizazhe të fjalës
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
Kristalizo te ardhmen qe te behesh Bos! status ne FB
Mua dy me mbeten ne mendje. E para: Më shumë më hip nervat kjo diplomë se sa milionat që kanë vjedhur dhe e dyta: Shumë keq nëse e ka blerë diplomën, por më keq nëse e ka marrë vërtet. Sepse keto te dyja shprehin realisht shqetesim per shkollimin e Renzos sesa nga vjen diploma. Une te jem si Renzua kaloj ne Shqiperi me sezonin e ardhshem te Big Borther, flas percart kunder ballkanasve duke qene se aty verdalle do jete ndonje nga keto shale zhdervjelltat e Bic(g)-ut dhe me siguri shkoj ne finale per shkak te inteligjences. Si ta them: a doli Juvja nam i zi me Calciopolin? Epo a fitoi Italia kupen me pjesen derrmuese te ekipit nga kjo Juve? Atehere c’del nga kjo?
Se tani e pashe: E kush nuk e ka një diplomë të fshehur në kasafortë? Poshte dyshekut thuaj. O Kristal ndricues qe imiton 1943-merr te pashpreset i fut brenda gjithe bujari.
Battute di bassa Lega:
Bossi ce l’ha Durazzo
Pas diplomës në Shqipëri, një master në Tanzani
Ka gojë e flet Bossi për ne? Çfarë do më shumë, edhe çunin ia bëmë me shkollë të lartë!
Prandaj nuk e kuptonim Renzo trupeshkun, – thonë sot italianët – na paska folur shqip!
Te shkelqyera
Profesori :Kush vlen më shumë një dipllomë shqiptare apo diamantet tanzane?
Renco: Diplloma shqiptare.
Profesori: Bravo 10 në mathematikë.