Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Diaspora / Komunikim / Media

KOPJIMI I SHEKULLIT

Mosrespektimi i të drejtave të autorit, marrja pa leje e materialeve të ndryshme, botimi pa cituar burimin, përbëjnë tashmë në Shqipëri rregullin e jo përjashtimin. Për mendimin tim, kjo dukuri, sa e përhapur aq edhe e shëmtuar, nuk mund të shihet ndarazi nga kultura e nëpërkëmbjes së punës së ndershme, e si rrjedhim e dinjitetit njerëzor. Po marr për shembull gazetën “Shekulli” dhe rastin flagrant të datës 4 mars 2012 me shkrimin “Në Itali ka rreth gjysmë milion shqiptar, 220 mijë janë në punë”.

Ky shkrim, që mund ta gjeni këtu edhe në formatin pdf, është botuar pa autor, çka nënkupton firmën e redaksisë së gazetës “Shekulli”. Artikulli është kopje e saktë, pra operacion i thjeshtë kopjo/ngjit e shkrimit tim të botuar një ditë më parë në “Peizazhe të fjalës” me titull “Puna e emigrantëve në kohë krize” (datë 3 mars 2012). Kopjuesi i shkrimit ka ndryshuar vetëm titullin, teksti është i njëjtë, identik, duke përfshirë edhe presjet. Çdo lexues mund ta bëjë vetë krahasimin, por për ta ndihmuar po e jap në tabelat e mëposhtme.

Shkrimi i “Shekulli”-t Shkrimi im tek PTF
Emigracioni shqiptar lindi në vitet nëntëdhjetë me eksodet spektakolare drejt brigjeve italiane. Që atëherë ka kaluar shumë kohë dhe tregu i punë s ka ndryshuar jo vetëm në Itali e Shqipëri, por në të gjithë botën. Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në datën 1.1.2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian (10,6% të totalit të emigrantëve). Një vit më parë, domethënë në fillim të 2010-s shqiptarët ishin më pak (466.684), ndonëse si përqindje mbi numrin e përgjithshëm ishin më tepër (11%), shenjë se në kategorinë e emigrantëve ka edhe shtetësi të tjera që rriten më shumë. Sidoqoftë, puna është bërë arsyeja kryesore e emigracionit nga Shqipëria, si rrjedhim duhet t’u kushtojmë vëmendje punonjësve shqiptarë që punojnë në sektorët e ekonomisë italiane. [paragrafi 4] Emigracioni shqiptar lindi në vitet nëntëdhjetë me eksodet spektakolare drejt brigjeve italiane. Që atëherë ka kaluar shumë kohë dhe tregu i punë s ka ndryshuar jo vetëm në Itali e Shqipëri, por në të gjithë botën. Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në datën 1.1.2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian (10,6% të totalit të emigrantëve). Një vit më parë, domethënë në fillim të 2010-s shqiptarët ishin më pak (466.684), ndonëse si përqindje mbi numrin e përgjithshëm ishin më tepër (11%), shenjë se në kategorinë e emigrantëve ka edhe shtetësi të tjera që rriten më shumë. Sidoqoftë, puna është bërë arsyeja kryesore e emigracionit nga Shqipëria, si rrjedhim duhet t’u kushtojmë vëmendje punonjësve shqiptarë që punojnë në sektorët e ekonomisë italiane.
Pyetjet që kanë të bëjnë me punën janë të shumëllojshme. Sa janë shqiptarët që punojnë? Ku punojnë? Në cilët sektorë? Si është zhvilluar në kohë prania e tyre territoriale e lidhur me punën? E së fundi, a kanë ndikim emigrantët në botën ekonomike? Natyrisht, në konceptin e punës futen si të punësuarit, ashtu edhe të vetëpunësuarit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve punojnë si të punësuar (me kontratë pune të varur) në ndërmarrjet italiane ose të huaja. [paragrafi 5] Pyetjet që kanë të bëjnë me punën janë të shumëllojshme. Sa janë shqiptarët që punojnë? Ku punojnë? Në cilët sektorë? Si është zhvilluar në kohë prania e tyre territoriale e lidhur me punën? E së fundi, a kanë ndikim emigrantët në botën ekonomike? Natyrisht, në konceptin e punës futen si të punësuarit, ashtu edhe të vetëpunësuarit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve punojnë si të punësuar (me kontratë pune të varur) në ndërmarrjet italiane ose të huaja.
Në 2011, sipas të dhënave Inail (Istituto Nazionale Assicurazione contro gli Infortuni sul Lavoro – Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë), në Itali punonin gjithsej 220.473 shqiptarë. Kjo e dhënë përfshin të gjithë llojet e punonjësve, si ata me kontratë me kohë të caktuar, ashtu edhe ata me kohë të pacaktuar, përfshirë punonjësit stinorë. Ajo që bie menjëherë në sy është se numri i punonjësve shqiptarë ka pësuar një rënie lidhur me vitin e mëparshëm.Në fakt, një vit më parë shqiptarët ishin 224.339. Nuk mund t’ia atribuojmë marrjes së shtetësisë italiane nga ana e qytetarëve shqiptarë as edhe një pjesë të vogël të rënies, sepse baza e të dhënave të Inail-it përfaqëson të gjithë ata që kanë lindur jashtë shtetit. Ulja pra i detyrohet krizës ekonomike, ecurisë së tregut të punës e masave për menaxhimin e hyrjeve të reja të punonjësve të huaj. [paragrafi 6] Në datën 1 janar 2011, sipas të dhënave Inail (Istituto Nazionale Assicurazione contro gli Infortuni sul Lavoro – Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë), në Itali punonin gjithsej 220.473 shqiptarë. Kjo e dhënë përfshin të gjithë llojet e punonjësve, si ata me kontratë me kohë të caktuar, ashtu edhe ata me kohë të pacaktuar, përfshirë punonjësit stinorë. Ajo që bie menjëherë në sy është se numri i punonjësve shqiptarë ka pësuar një rënie lidhur me vitin e mëparshëm. Në fakt, një vit më parë shqiptarët ishin 224.339. Nuk mund t’ia atribuojmë marrjes së shtetësisë italiane nga ana e qytetarëve shqiptarë as edhe një pjesë të vogël të rënies, sepse baza e të dhënave të Inail-it përfaqëson të gjithë ata që kanë lindur jashtë shtetit. Ulja pra i detyrohet krizës ekonomike, ecurisë së tregut të punës e masave për menaxhimin e hyrjeve të reja të punonjësve të huaj.
Gjatë gjithë vitit 2010 janë marrë në punë nga fillimi 13.855 shqiptarë, shumë më pak se shifra 15.472 e vitit 2009. Kjo do të thotë se tregu italian i punës ka tërhequr më pak shqiptarë. Për të pasur një vizion të saktë e dinamik të situatës së punësimit të shqiptarëve duhet gjetur diferenca midis të punësuarve dhe atyre që kanë dalë nga puna. Shenja, sikurse vitin e kaluar, ka qene negative. Është e qartë se kriza ka filluar t’i godasë seriozisht shqiptarët. Gjatë gjithë vitit 2010 janë marrë në punë nga fillimi 13.855 shqiptarë, shumë më pak se shifra 15.472 e vitit 2009. Kjo do të thotë se tregu italian i punës ka tërhequr më pak shqiptarë. Për të pasur një vizion të saktë e dinamik të situatës së punësimit të shqiptarëve duhet gjetur diferenca midis të punësuarve dhe atyre që kanë dalë nga puna. Shenja, sikurse vitin e kaluar, ka qene negative. Është e qartë se kriza ka filluar t’i godasë seriozisht shqiptarët.

Deri këtu kemi kopjim të pastër. Nga pikëpamja informatike mund të themi se nuk ka asnjë gabim. Pra lëvizjet me miun e kompjuterit kanë qenë të sakta. Por deri këtu nuk kemi asnjë element gazetarie. Papritur, shkrimi i kopjuar nga gazeta “Shekulli”, vijon me një titull që në shkrimin tim origjinal nuk ekzistonte. Shenjë origjinaliteti? Vetëm në pamje të parë. Redaksia nuk është lodhur as të vërë një titull. Ka marrë fjalinë e dytë të paragrafit të tetë të shkrimit origjinal dhe e ka shndërruar në titull. Pastaj ka vazhduar pa teklif. Zhgënjim. Le të vazhdojmë ballafaqimin.

Shkrimi i “Shekulli”-t Shkrimi im tek PTF
Si janë shqiptarët në raport me kombësitë e tjera të pranishme në Itali?Para së gjithash duhet thënë se punonjësit shqiptarë përbënin gjatë 2010-s 7% të të gjithë punonjësve emigrantë. Krahasimi me Rumaninë ka qenë mjaft interesant derisa ishte vend jo komunitar, meqë është vend i lindjes me shumë pika të përbashkëta me Shqipërinë. Tani që Rumania është anëtare e Bashkimit Europian, qytetarët e të cilës gëzojnë liri qarkullimi edhe për punë, krahasimi mund të ishte devijues. Megjithatë, punonjësit rumunë në Itali në datën 1.1.2011 ishin 712.763 (22,7% të totalit), duke zënë vendin e parë absolut, të ndjekur pas nga shqiptarët (7%), nga marokenët 205.667 (6,6% të totalit) e nga ukrainasit (4,7%). Vijojnë për nga numri i të punësuarve kinezët, polakët, moldavët e kështu me radhë. [paragrafi 8] Si janë shqiptarët në raport ne kombësitë e tjera të pranishme në Itali? Para së gjithash duhet thënë se punonjësit shqiptarë përbënin gjatë 2010-s 7% të të gjithë punonjësve emigrantë. Krahasimi me Rumaninë ka qenë mjaft interesant derisa ishte vend jo komunitar, meqë është vend i lindjes me shumë pika të përbashkëta me Shqipërinë. Tani që Rumania është anëtare e Bashkimit Europian, qytetarët e të cilës gëzojnë liri qarkullimi edhe për punë, krahasimi mund të ishte devijues. Megjithatë, punonjësit rumunë në Itali në datën 1.1.2011 ishin 712.763 (22,7% të totalit), duke zënë vendin e parë absolut, të ndjekur pas nga shqiptarët (7%), nga marokenët 205.667 (6,6% të totalit) e nga ukrainasit (4,7%). Vijojnë për nga numri i të punësuarve kinezët, polakët, moldavët e kështu me radhë.

Krijimtaria e kopjuesit shpaloset vetëm tek titulli i brendshëm “Në çfarë sektorësh punojnë shqiptarët?”, që në origjinal ekziston diku më lart në trajtën “Në cilët sektorë?”. Pra nuk duhet të entuziazmohemi shpejt. Gjithsesi, përpjekja duhet vlerësuar, gjithashtu lodhja e kopjuesit që aspiron të bëhet gazetar, ose e gazetarit që aspiron të bëhet kopjues. Tek e fundit është lodhur duke hequr trashësimin (nënvizimin bold) e disa fjalive në origjinal.

Në çfarë sektorësh punojnë shqiptarët?

Statistikat konfirmojnë se shqiptarët në Itali punojnë në të gjithë sektorët makroekonomikë. Vihen re përqendrime që ndryshojnë sipas sektorëve, por nuk janë përqendrime të tilla sa të na bëjnë të flasim për “specializim  etnik” në tregun e punës. Në sektorin industrial, deri në fillim të 2011-s, punonin 104.078 shqiptarë, pra pjesa më e madhe. Bëhet fjalë për industrinë mekanike, kimike, ndërtimore, elektrike, ushqimore, tekstile, drunore, etj. Në sektorin e shërbimeve rezultojnë 92.784 të punësuar. Këtu përfshihen nënsektorët si tregtia, transporti, shëndetësia, pastrimet, turizmi, asistenca në familje, etj. Së fundi, bujqësia: në këtë sektor punojnë jo pak shqiptarë: 20.027. Në përqindje, rendi i pranisë në sektorët ekonomikë paraqitet kështu: industria (47,2%), shërbimet (42,1%), bujqësia (9,1%). Diçka ka ndryshuar gjatë vitit. Në fakt, një vit më parë, në industri punonin më shumë shqiptarë (110.731); e kundërta ka ndodhur në sektorin e shërbimeve ku numri i tyre është rritur (ishin 90.056); gati e njëjtë prania e tyre në bujqësi (vitin paraardhës kanë qenë 20.158). Pra është verifikuar një lëvizje brenda tregut të punës të shqiptarëve, një kalim nga industria tek shërbime. Nga përqindjet dallohet që ulet numri i të punësuarve në industri në favor të shërbimeve e të bujqësisë.

[paragrafi 11] Statistikat konfirmojnë se shqiptarët në Itali punojnë në të gjithë sektorët makroekonomikë. Vihen re përqendrime që ndryshojnë sipas sektorëve, por nuk janë përqendrime të tilla sa të na bëjnë të flasim për “specializim  etnik” në tregun e punës. Në sektorin industrial, deri në fillim të 2011-s, punonin 104.078 shqiptarë, pra pjesa më e madhe. Bëhet fjalë për industrinë mekanike, kimike, ndërtimore, elektrike, ushqimore, tekstile, drunore, etj. Në sektorin e shërbimeve rezultojnë 92.784 të punësuar. Këtu përfshihen nënsektorët si tregtia, transporti, shëndetësia, pastrimet, turizmi, asistenca në familje, etj. Së fundi, bujqësia: në këtë sektor punojnë jo pak shqiptarë: 20.027. Në përqindje, rendi i pranisë në sektorët ekonomikë paraqitet kështu: industria (47,2%), shërbimet (42,1%), bujqësia (9,1%). Diçka ka ndryshuar gjatë vitit. Në fakt, një vit më parë, në industri punonin më shumë shqiptarë (110.731); e kundërta ka ndodhur në sektorin e shërbimeve ku numri i tyre është rritur (ishin 90.056); gati e njëjtë prania e tyre në bujqësi (vitin paraardhës kanë qenë 20.158). Pra është verifikuar një lëvizje brenda tregut të punës të shqiptarëve, një kalim nga industria tek shërbime. Nga përqindjet dallohet që ulet numri i të punësuarve në industri në favor të shërbimeve e të bujqësisë.
Gati 60% e shqiptarëve, më 1.1.2011, punonte në krahinat veriore. Krahina e Lombardisë zinte vendin e parë me 42.680 punonjës. Duhet shënuar një rënie e punonjësve në këtë krahinë. Një vit më parë ishin 43.999. Janë verifikuar ndryshime edhe në rendin e krahinave sipas pranisë së punonjësve shqiptarë. Ndërsa një vit më parë vendi i dytë i takonte qartësisht Toskanës, tani ky vend i takon dy krahinave njëkohësisht. Si krahina e Toskanës, ashtu edhe ajo e Emilia Romanjas kanë pasur 12,8% shqiptarë. Në të vërtetë, Toskana ka ndonjë njësi më tepër, por diferenca është me gjithë mend e papërfillshme, diferencë që është shkurtuar gjatë 2010-s. Me pak fjalë, shqiptarët e Toskanës janë reduktuar në numër e janë rritur ata që punojnë në Emilia Romagna. Vendin e katërt e të pestë e kanë zënë Veneto (19.465) e Piemonte (18.522), pasuar nga krahina e Lacios (11.606). Midis krahinave të fundit, vetëm Lacio ka rezultuar në rritje, ndërsa Piemonte e Veneto e kanë ndërprerë traditën e rritjes konstante. Në vendin e fundit është Sardenja, ku punojnë 446 shqiptarë, numër përnjimend modest. [paragrafi 15] Gati 60% e shqiptarëve, më 1.1.2011, punonte në krahinat veriore. Krahina e Lombardisë zinte vendin e parë me 42.680 punonjës. Duhet shënuar një rënie e punonjësve në këtë krahinë. Një vit më parë ishin 43.999. Janë verifikuar ndryshime edhe në rendin e krahinave sipas pranisë së punonjësve shqiptarë. Ndërsa një vit më parë vendi i dytë i takonte qartësisht Toskanës, tani ky vend i takon dy krahinave njëkohësisht. Si krahina e Toskanës, ashtu edhe ajo e Emilia Romanjas kanë pasur 12,8% shqiptarë. Në të vërtetë, Toskana ka ndonjë njësi më tepër, por diferenca është me gjithë mend e papërfillshme, diferencë që është shkurtuar gjatë 2010-s. Me pak fjalë, shqiptarët e Toskanës janë reduktuar në numër e janë rritur ata që punojnë në Emilia Romagna. Vendin e katërt e të pestë e kanë zënë Veneto (19.465) e Piemonte (18.522), pasuar nga krahina e Lacios (11.606). Midis krahinave të fundit, vetëm Lacio ka rezultuar në rritje, ndërsa Piemonte e Veneto e kanë ndërprerë traditën e rritjes konstante. Në vendin e fundit është Sardenja, ku punojnë 446 shqiptarë, numër përnjimend modest […]

Për hir të së vërtetës duhet thënë se gazeta “Shekulli” e ka respektuar mbylljen e shkrimit, duke ia kopjuar me përpikëri origjinalit, pavarësisht se ia ka prerë fillimin paragrafit.

Shkrimi i “Shekulli”-t Shkrimi im tek PTF
Është interesant të vëmë re se si rritja në kohë e femrave nuk ka çuar në prurje të mëdha drejt shërbimeve të familjes. Fuqia punëtore shqiptare është e shpërndarë mirë e përdoret edhe në sektorët përgjithësisht të lënë pas dore nga studiuesit, si bujqësia p.sh., ku shqiptarët zënë vendin e parë midis vendeve jo komunitare. Statistikat dëftojnë para së gjithash stabilitetin dhe integrimin e shqiptarëve në indin ekonomik italian. Megjithatë, për shkak të krizës ekonomike diçka po ndryshon. Duke filluar nga lëvizshmëria brenda sektorëve ekonomikë, që tregon gjithsesi një farë fleksibiliteti të fuqisë punëtore shqiptare, që për dy vjet radhazi humb vende pune. Kjo dinamikë përbën një arsye më tepër për të vazhduar me monitorimin e punës së shqiptarëve në Itali [paragrafi i fundit] Është interesant të vëmë re se si rritja në kohë e femrave nuk ka çuar në prurje të mëdha drejt shërbimeve të familjes. Fuqia punëtore shqiptare është e shpërndarë mirë e përdoret edhe në sektorët përgjithësisht të lënë pas dore nga studiuesit, si bujqësia p.sh., ku shqiptarët zënë vendin e parë midis vendeve jo komunitare. Statistikat dëftojnë para së gjithash stabilitetin dhe integrimin e shqiptarëve në indin ekonomik italian. Megjithatë, për shkak të krizës ekonomike diçka po ndryshon. Duke filluar nga lëvizshmëria brenda sektorëve ekonomikë, që tregon gjithsesi një farë fleksibiliteti të fuqisë punëtore shqiptare, që për dy vjet radhazi humb vende pune. Kjo dinamikë përbën një arsye më tepër për të vazhduar me monitorimin e punës së shqiptarëve në Itali.

Besoj se e vërtetova, pa kurrfarë vështirësie, se shkrimi i botuar tek “Shekulli” (4 mars 2012), është kopjuar kryekëput nga blogu “Peizazhe të fjalës” (botuar një ditë më parë, më 3 mars 2012). Kjo vërtetohet gjithashtu nga harta shpjeguese me ngjyra, edhe kjo e zhvatur paturpësisht pa asnjë citim, ku në fund të së cilës (me shkronja të vogla) mund të shihet edhe autori i përpunimit. Eshtë për të ardhur keq kur mendon se ky akt është kryer nga një prej gazetave më të njohura të Shqipërisë, nga e cila pretendohet me të drejtë cilësi e korrektësi.

Nuk është hera e parë që gazeta “Shekulli” merr nga blogu PTF shkrime të miat dhe i boton në edicionin në letër ose në linjë. E kam toleruar për sa kohë e përditshmja e mësipërme ka cituar blogun, sipas formulës “Marrë nga blogu Peizazhe të fjalës”. E kam toleruar edhe pse mund të mëtoja fare mirë citimin e autorit, jo vetëm të organit ku shkrimi ka parë dritën fillimisht. Në asnjë rast nuk kam kërkuar shpërblim për botimin e shkrimeve të mia.

Rasti fundit është emblematik për shumë arsye. Nuk bëhet fjalë për një shkrim çfarëdo, nga ato që botoj zakonisht në PTF ose organe të tjera shtypi. Bëhet fjalë për një studim të mirëfilltë, që më ka kushtuar mund e djersë, duke punuar mbi të dhëna të papërpunuara për gati një muaj e gjysmë. Pa marrë asnjë lloj shpërblimi, nga asnjë institucion, nga asnjë ent botues. Kjo natyrisht nuk e shumëfishon indinjatën time, shton vetëm trishtimin. Statistikat që kopjohen pa të keq nga gazeta “Shekulli”, duke e shitur shkrimin si të vetin, u bënë publike për herë të parë në Shqipëri gjatë konferencës 20 VJET EMIGRACION SHQIPTAR NË ITALI. Të dhëna, përsiatje, njerëz, politika dhe perspektiva të ardhshme”, organizuar nga INAS, RAT, AGORÀ e FAI CISL, që u zhvillua në Tiranë, më 2 mars 2012, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Studimi im iu shpërnda në letër gazetarëve dhe pjesëmarrësve që në datën e konferencës, duke respektuar më shumë interesin e të pranishmëve se sa traditën e vyer që shpeshherë vihet re në perëndim, sipas së cilës gjatë simpoziumeve të ndryshme jepen studime ekskluzive. Fakti është që analiza e punës së shqiptarëve në Itali është bërë mbi të dhënat e fundit të disponueshme, të pabotuara e të panyjëtuara ndonjëherë në këtë mënyrë, e që ishin lënë qëllimisht për t’u bërë të ditura në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë për këtë fenomen kaq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.

Rasti si ky i imi ka me mijëra nëpër internet, anipse mua më duket më i rëndë, meqë është hera e parë që më ndodh me përmasa të tilla në këtë shekull. Ndoshta gabohem, por mua ky veprim më evokon vjedhjen, përndryshe si ta quajmë marrjen pa leje e pa citim të një materiali, pra të punës së tjetrit? Ta quajmë përvetësim? Marrje pa dashje? Kopjim kompjuterik? Nëse gaboj, jam gati të kërkoj falje publikisht. Tek e fundit, e mora thjesht si shembull, sepse ishte domethënës e tejet flagrant.

Blogu “Peizazhe të fjalës” përbën ndoshta një nga trevat virtuale më të mësuara me plaçkitjet e “barbarëve”. Kopjohet në tema diplome, gazeta, media… A mund ta inkuadrojmë këtë rast në një dukuri më të gjerë? Mua nuk më duket veprim i vështirë. Pavarësisht nga rasti im, të cilin gazeta “Shekulli” mund ta justifikojë me formulën e thatë “Të na falni, se tekniku harroi të vërë emrin e autorit”, realiteti i shtypit shqiptar vetëm sa ilustron kulturën e të fortit që mbizotëron në Shqipërinë tonë, atë kulturë që nuk e respekton punën e tjetrit. Kjo kulturë është bërë e tillë falë drejtësisë së korruptuar, falë idesë së dekriminalizimit të shpifjes, falë lirisë pa rregulla, falë rregullave të xhunglës… Në rastin më të mirë mund të kemi të bëjmë me kulturën e shkujdesjes, e menefregizmit, e paaftësisë, pra me punën shkel e shko; çka është e vështirë për t’u besuar kur sheh që gjëra të tjera nuk harrohen e trajtohen me kujdes. Për të mos përmendur etikën e komunikimit. Sidoqoftë, për t’iu kthyer rastit tonë, çfarë autoriteti mund të ketë një organ informativ që kryen akte të tilla? Çfarë besueshmërie mund të ketë kur do të denoncojë qeveritarët për korrupsion e për nëpërkëmbje të të drejtave të qytetarëve?

Këto janë problematika madhore për të gjithë shoqërinë shqiptare. Përtej rastit të mësipërm. Pra asgjë personale, vetëm çështje parimore.

Pa Komente

  1. Ke plotesisht te drejte, eshte skandaloze kjo si praktike dhe paciperi nga ana e mediave shqiptare. Aq me shume ke te drejte qe ke bere nje studim dhe ke harxhuar kaq shume kohe dhe keta qehajajte e mediave pasi e kopjojne te gatshme (nuk rrine te bejne as nje parafrazim, sic duhet te benin, dhe pastaj te vinin nje link per te lexuar te gjithin) nuk vene as emrin e autorit apo burimit nga e morren.

    Skandaloze!

    Eshte shprehje e mentalitetit tone me gjeresisht, mungeses se respektit dhe edukates se shoqerise e kam fjalen. Per te njejtat arsye qe s’i plac cipa te bejne dicka te ngjashme ne rruge, e bejne dhe ne media.

  2. Pishak,
    e kuptoj zhgënjimin tënd plotësisht. Edhe mua më ka ndodhur, që “Shekulli” ka marrë një shkrim timin nga blogu dhe e ka botuar pa i ndryshuar asnjë presje. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë dhe më çorientoi krejtësisht kur pashë nën emrin e një gruaje krejt të panjohur. Dëshira e parë që më lindi instinktivisht e spontanisht ishte që t’i shkruaja diçka për ta kundërshtuar përmbajtjen e shkrimit. Nuk dija se si ta përpunoja ndjesinë absurde që më lindi.

    Natyrisht, pas kësaj eksperience personale reputacioni i “Shekullit” tek unë ra.

    Shekulli nuk e ka kuptuar se cila është rruga e drejtë e gjërave. Në vend që të përfitojë nga blogosfera në përgjithësi apo “Peizazhe të Fjalës” në veçanti duke pasuruar veten tek ju jep hapësirë shkrimeve progresive e të mirëkërkurara, pra të bëhet një urë midis lexuesit të letrës dhe shkrimeve të hapësirës virtuale, duke u profilizuar si “ndërmjetës” apo “komunikator”, i vjedh artikujt në mënyrën më banale. Vanitoze.

    1. Pifto, faleminderit për mirëkuptimin. E ke të lehtë sepse e ke provuar vetë. Ndjesia ime ndoshta ishte pak më ndryshe 🙂 për faktin se më morën edhe hartën që mezi e kisha bërë. Nuk jam ekspert i Photoshop-it, ndaj harxhova kohë për t’i pasqyruar statistikat në mënyrë grafike. Por as këtë lodhje prej fillestari s’ma morën parasysh. E kopjuan.

  3. Turp. Por edhe hajdutllek njekohesisht. Nejse, te pakten nuk e prisja nga “Shekulli”, por sic duket mungesa e profesionalizmit, ndoshta edhe per aresye financiare, e paska pllakosur te teren.

    1. Ana, me duhet t’ju kundershtoj. Nder mediat shqiptare, “Shekulli” eshte ne krye te atyre qe nuk “frymezohen” nga te tjeret, por kopjojne ne te njejten menyre si e kane bere me Pishakun kopjo/ngjit. Ndoshta prandaj kushton me pak se gazetat e tjera, sepse kopjo/ngjit kushton me pak se mendo, shfleto, intervisto e shkruaj.

      1. Edhe mundet te jete ne krye sic thua ti, por une nuk mund te ta konfirmoje, pasi me perjashtim edhe te gazetes “Shqip” , te tjerat nuk mundem dot ti lexoj. Dhe jo se nuk kam kohe, por me nrene tensionin e gjakut ne nivele te larta.

  4. I njëjti qëndrim, do të thosha, si botuesi i Mein Kampf-it të A. Hitlerit në Shqipëri (i lexova një intervistë dhe u pataksa). Në mos gabohem Shteti Gjerman e ka blerë të drejtën e autorit dhe nuk ia jep askujt, në asnjë mënyrë, copyright-in. Vetëm 70 vjet pas vdekjes së autorit (d.m.th. duke filluar nga maji i vitit 2015) bie e drejta e copyright-it dhe libri mund të ribotohet lirisht. Po kush pyet?!

  5. e ke shume gabim zoteri. Shkrimi eshte botuar me sqarimin e nevojshem. Gabimi ka ndodhur vetem tek faqja online (gabim qe eshte ndrequr). Nese gjeni gazeten e dates 4 mars 2012 do mund ta vertetoni nje gje te tille edhe me syte tuaj.

    1. Zotëri,

      nuk kuptohet mirë se kush jeni ju, por shihet ashiqare që jeni i paturpshëm, i paditur dhe arrogant (në rastin më të mirë) ose një hajdut ose mbrojtës banal i një hajdutërie (kjo duket si më afërmëndsh).

      Në një botë të civilizuar të drejtat e autorit janë rregulluar qartë, thjeshtë dhe strikt.

      Së pari Shekullit i duhet leja e autorit për botimin e shkrimeve të tija në rast të kundërt kjo përbën shkelje ligjore.

      Leja nuk është thjeshtë njoftim. Pra “Shekulli” duhet të kontaktojë më parë autorin, të kërkojë pëlqimin e tij për botim dhe jo ta njoftojë më një shënim ne fund, fillim apo në mes të tekstit të ribotuar.

      E drejta e autorit është pasuri intelektuale, e cila duke ekzistuar vetëm në formë abstrakte, pra jo e tredimensionalizuar dhe fizikisht e perceptueshme, është pasuri materiale në kuptimin financiar. Tjetërsimi i saj i kryer në mënyrë të ndërgjegjshme pa vullnetin e autorit është vjedhje.

      Bota e civilizuar njeh mundësinë e citimit, pra të ribotimit të citateve në një shkrim te ri, për të mbështetur një tezë të caktuar. Natyrisht që citatet e përdorura i shërbejnë një procesi analitik të një shkrimi të ri dhe proporcionalisht, për nga hapësira që zënë, mbeten në një nivel minimal në raport me idenë e re të autorit të ri të shkrimit të ri.

      Për citimin jokorrekt njerëz të cilët mund të fitonin luftëra apo të drejtonin shtete janë detyruar të japin dorëheqjen. Karl Theodor zu Guttenberg të bën të fala.

      Ju dhe “Shekulli” jeni duke menduar dhe sjellë në mënyrë barbare dhe mbrojtja e një pozicioni të tillë ju diskualifikon moralisht dhe intelektualisht.

      Unë që sot refuzoj ta lexoj këtë gazetë, derisa ajo të jetë distancuar nga kjo mënyrë të vepruari dhe të ketë kërkuar të falur tek autori.

      1. Pifto ti thuasht tjetrit 100 mije te zezat, te cilat edhe mund ti kete nuk do te thote se ti je i kulturuar, me sjellje fisnike dhe i lexuar.
        Me duhet t;ju them se te pakten kur flisni per nje vjedhje te prones intelektuale duhet ti kishit hedhur nje sy ligjit ne fjale.
        Jeni i sigurt qe “Shekulli” nuk ka marre leje per botimin e materialit? Te kujtoj se leja ne kete rast nuk i merret autorit se ai nuk eshte nje person fizik, pasi nuk eshte identifikuar.
        Se dyti gjithashtu ne ligjin per te drejten e autorit thuhet:
        Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim, me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së autorit mbi veprën, kur:
        a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht ndryshe;

        1. Florenc, të sqaroj se Shekulli mori leje për botimin e materialit nga Peizazhet, por leja e dhënë parakuptonte që shkrimi të identifikohej në faqe si i marrë nga Peizazhet. Kjo nuk ndodhi; shkrimi në versionin e gazetës online doli pa u identifikuar autorësia ose burimi – dhe pikërisht kjo e hidhëroi Pishakun, me të drejtë. Do të kisha dashur shumë që kjo të mos ndodhte, për shkak edhe të marrëdhënieve që kam me Shekullin; mirëpo gabimi është juaji dhe duhet t’i dilni zot. Midis Shekullit dhe Peizazheve ka pasur shkëmbime të vazhdueshme, të materialeve të mia (si Xha Xhai), për të cilat kam kontratë të rregullt të nënshkruar nga drejtori i gazetës; por kjo marrëveshje nuk përfshin shkrimet e autorëve të tjerë në PTF, të cilët identifikohen qartazi si të tillë. Më shumë se punë formale të drejtash autori, kjo është punë respekti për tjetrin – cilido qoftë ky, ka të drejtë t’i njihet haptazi merita, për punën që ka bërë.

          1. E mirekuptoj shqetesimin e Pishakut, dhe ka te drejte. Por une gjykoj se para se te flitej per “kopjim te Shekull-it” duhej kerkuar nje sqarim, duheshin pare evidencat dhe pasi ne kete rast nuk behet fjale per asnje lloj kopjimi apo vedhje.
            Pasqyrimi ne faqen online pa shenimin perkates, me te cilen eshte shoqeruar shkrimi ne versionin prit, ishte nje gabim (jo i vogel).
            Po flas ne kete menyre sepse jam une personi qe e kam bere ate gabim. Sigurisht qe edhe une do te doja qe nje gje e tille te mos kishe ndodhur por besoj qe me justifikimin tim nuk u perpoqa te legjitimoja vjedhjen por qe e verteta te triumfoje..

        2. Zotëri,

          e keni gabim.

          Unë për ndërhyrjen time unë kisha vetëm dy burime. Autorin i cili u ankua për botimin e një shkrimi të tij pa të lejen e tij dhe përgjigjen tuaj e cila ishte çdo gjë tjetër, përveçse sqaruese dhe ca më pak një kontribut për shuarjen e konfliktit apo kërkim ndjese.

          Ngaqë jam vjedhur një herë nga Shekulli në pasurinë time intelektuale, konkretisht shkrimi im:

          http://xhaxhai.wordpress.com/2011/05/17/pasvota-%E2%80%93-disa-sqarime/

          vjedhur dhe botuar nga Shekulli me autorësinë e një farë Migena Aleksi, pa i ndryshuar asnjë presje, dikur i gjetshëm nën adresën:

          http://www.shekulli.com.al/2011/05/19/pasvota.html

          nuk mund të prisni prej meje që në një çështje të ngjashmë t’ju prek gjë më doreza mëndafshi.

          Po le ta lëmë edhe një herë këtë pjesën personale më një anë dhe le t’i kthehemi edhe një herë çështjes.

          E drejta e autorit mbetet e pacenueshme edhe kur autori nuk është i identifikueshëm si person. Pronësia intelektuale anonime nuk shënon gjë automatikisht shuarjen e të drejtës së autorit. Aq më tepër kur kjo pronësi anonime, në formën e vet buron nga natyra e krijimit vetë. Këto rreshta që ju shkruaj janë të një rëndësie themelore dhe nëse ju duken pa kuptim, do t’ju lutesha t’ju ktheheshit përsëri.

          Konkretisht.

          1.

          Blogu për nga natyra e vet ofron njëkohësisht mundësinë dhe nevojën e diskutimit edhe në rrugë anonime. Një autor anonim hedh një shkrim në të me të vetmin qëllim, që të ftojë lexuesin për një diskutim konceptual dhe jo një debat te personalizuar.

          Një vendim të tillë mund ta marrë vetëm autori i shkrimit dhe vetë vendimi, në dukje i një rëndësie formale, është pjesë e krijimit të tij intelektual.

          Hapësira publike është e detyruar ta respektojë pronësinë anonime intelektuale, njësoj si edhe pasurinë anonime materiale të personave fizikë dhe juridikë. Provoni një herë të shkoni në një bankë dhe të merrni me vete paratë e depozituara të një shoqërie anonime. Apo të merrni nga rruga e të çoni në shtëpi një pasuri fizike, pronësia e të cilës nuk është evidentueshme. Besoni vërtetë, që kjo ju bën automatikisht pronar?

          2.

          Shkrimet e shpërndara në blog për nga natyra e tyre jetojnë në një relacion dinamik me komentet që vijojnë. Është autori, dhe vetëm ky, i cili vendos se në cilin kuvend hedh shkrimin e tij. Unë jam i bindur, që si hapësira publike që zgjedh një blogër për publikim ashtu dhe vendimi për t’u shprehur anonimisht janë në blogosferë komponentë të të drejtës së autorit.

          Ju sugjeroj që t’i merrni në konsideratë këto që ju shkruaj, pasi nga ç’më përgjigjeni nuk më dukeni as jurist e as i ndriçuar.

  6. (Asdreni kopjoi ate qe u be himn kombetar i shqiptareve dhe une ende kam lexuar nje analize te hajrit mbi domethenien e ketij fakti.)

    Pishak, ne kesi rastesh denoncimi mbetet menyra me e mire kryesisht per te cliruar mllefin prej vetes e per ta ndare hallin me bashkevuajtes. Nga c’kam pare – dhe kam pare ca raste – kembengulja per nje reagim nga Shekulli zakonisht sjell pikerisht nje reagim te ngjashem me ate te komentuesit “Florenc”; nje kalamendje midis versionit te shtypur dhe atij online, e pastaj heshtje totale balle pyetjeve te natyrshme, qe lindin ndaj perpjekjeve per mbrojtjen e vjedhjes.

  7. Pas shkrimit tim të mësipërm dhe ankesës që i dërgova zyrtarisht gazetës “Shekulli”, mungesa e citimit u korrigjua. Tek faqja përkatëse në internet, në fund të shkrimit, është shtuar shënimi: “Materiali është marrë me shkurtime nga blogu http://xhaxhai.wordpress.com/”. Me sa kuptoj gabimi është pranuar, përderisa u ndreq.

    Pavarësisht se në komentin e Florenc-it – i cili për fat të keq nuk cilësohet – thuhet se e kam gabim, unë vazhdoj t’u qëndroj mendimeve të mia, duke nënvizuar se rasti im ishte tejet flagrant, ndaj edhe u mor si shembull. Përndryshe mund të kisha marrë me dhjetëra shembuj të tjerë. Praktika e kopjimeve është vërtet e shëmtuar. Blogu ynë e njeh mirë çështjen sepse është viktimë par excellence.

    Justifikimi minimizues, sipas të cilit “gabimi”, pra moscitimi i autorit, ishte vetëm në faqen e internetit, është qesharak. Për dy arsye kryesore: a) gazetat shqiptare lexohen më shumë në linjë se sa në letër; b) gabimi në letër kalon në arkiv, ai në linjë mbetet përgjithnjë. Nuk duhet harruar gjithashtu, se kur mungon autori në internet, sidomos në një gazetë të madhe, autorizohet publiku i gjerë që ta përdorë materialin si të dojë; çka ia shton dëmin autorit.
    Gabimin për të cilin folëm nuk e dallova vetë, por ma sinjalizuan miq e shokë, të cilët ishin skandalizuar për kopjimin e shkrimit.

    Po të kisha pasur përpara ndonjë të redaksisë së Shekullit, por edhe gazetarëve të tjerë, do t’i thosha me përulësi se, të paktën në rastin që po shqyrtojmë, nuk dinë as të kopjojnë, as të venë titull. Lajmi për mediat nuk ishte vetëm numri i emigrantëve, ose pasqyra analitike e punës së emigrantëve, që përbëjnë gjithnjë tema me interes për publikun shqiptar; lajmi kryesor ishte fakti që për dy vjet radhazi shqiptarët po humbin vende pune në Itali, çka duhet të përbëjë motiv alarmi për institucionet shqiptare dhe italiane njëkohësisht.

    Për titullin, më mirë s’po flas.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin