KORFUZI NË FOKUS

Një debat i mëparshëm më bëri të klikoj në faqen hyrëse të sajtit Vargmal, ku më tërhoqën vëmendje, veç të tjerash, disa harta në mënyrën dëshirore, njëra e Shteteve shqiptare dhe rajoneve të pushtuara (Shqipëri Perëndimore, Shqipëri Lindore, Luginë, Malësi, Shqipëri Jugore) dhe tjetra e Krahinave të Shqipërisë (Malësi, Dardani, Arbëri, Çamëri). Efekti është ai i një videoloje strategjike – vetëm ushtritë dhe flamurkat mungojnë.

Gjithsesi, më tërhoqi vëmendjen që në të dy hartat ishulli i Korfuzit paraqitet si pjesë e Shqipërisë Jugore, përkatësisht e Çamërisë.

Arsyet pse është përfshirë edhe Korfuzi në këtë vizion më mbeten të errëta. Nga historia nuk më rezulton që atje të ketë pasur ndonjëherë ngulime të qëndrueshme arbërorësh ose shqiptarësh, dhe aq më pak arvanitësh ose çamësh.

Vetë historia e këtij ishulli dallon nga ajo e steresë përballë, meqë osmanët nuk arritën dot kurrë ta pushtojnë dhe ai mbeti për një kohë të gjatë nën sundimin e Venedikut (shek. XIV-XVIII); aq sa vështirë edhe ta konsiderosh si pjesë të Ballkanit historik dhe kulturor.

Ç’t’i ketë shtyrë autorët e hartës t’ia aneksojnë Korfuzin Çamërisë? Edhe pse është e vërtetë që kufijtë e  Shqipërisë londineze shpesh ndajnë mes për mes toka ku jetojnë shqiptarët, kjo nuk do të thotë që çdo tokë fqinje me këtë Shqipëri të jetë, ipso facto, shqiptare.

Nga ana tjetër, Korfuzi ka pasur vërtet lidhje me Epirin në lashtësi dhe ndonjëherë edhe me Ilirinë; por këto lidhje nuk mjaftojnë për t’ia ndërruar ngjyrën në hartë – meqë po të ishte ashtu, Shqipëria e Vargmalit do të shtrihej deri lart në Trieste.

Kjo e Korfuzit mund të duket si gjë e vogël, ose një trill i lehtë i vizatuesit të hartës, të cilit mund t’i ketë pëlqyer forma e ishullit, ose t’i jetë dukur se, në momentin që Çamëria do t’i kalojë Shqipërisë, atëherë grekët do të na e japin vetvetiu Korfuzin, meqë s’do t’u hyjë më në punë. Gjëra edhe më të çuditshme kanë ndodhur.

Para ca muajsh, kur diskutoheshin mënyrat për ta nxjerrë Greqinë nga kriza, u përmend edhe mundësia që vendi fqinjë të shiste ndonjë prej ishujve të vet të panumërt, për të siguruar cash. Në këtë kontekst, nuk më duket e pamundur edhe që mes dy popujve miq të ketë ndodhur një “shkëmbim territoresh”, dhe në këmbim të Korfuzit, ne t’u kemi dhënë grekëve, përkohësisht, ekipin qeveritar të Berishës, i njohur në qarqet financiare ndërkombëtare për përballimin e suksesshëm të kësaj krize.

Megjithatë, edhe pa e njohur këtë çështje në thellësi, më duhet të pohoj se përfshirja e Korfuzit në këtë version futuristik të Shqipërisë kartografike është më shumë qesharake sesa ambicioze, dhe nuk premton mirë për autorët; madje komprometon edhe përfshirjet e tjera, ato në veri dhe në lindje të “trollit kombëtar”.

Më lart e krahasova vizatimin në fjalë me një videolojë strategjike, ose edhe me një old fashion Risiko (Risk); por jam i vetëdijshëm se, për disa, këto janë çështje serioze, të politikës dhe të kombit. Ndoshta do të gjendet ndonjëri që të më shpjegojë, këtu në komentet, se si përfundoi ky i uruar Korfuz në planet e tyre për një Shqipëri të drejtë dhe të sagllamtë, siç e ka dashur Perëndia.

Në mbyllje, një barceletë sa e shkurtër, aq edhe e vjetër: S’kemi qumësht, i tha plaka plakut, se po të kishim edhe bukë, bënim përshesh.

Nuk ka komente

  1. Nuk eshte aspak e cuditshme qe te beri pershtypje perfshirja e Korfuzit ne harten e mesiperme, xha xhai.
    Me gjase, cdo shqiptar i arsyeshem do te perjetonte pak a shume te njejten ndjesi qe, sipas meje, nuk ka lidhje me padrejtesine potenciale qe i bejme nje fqinji (duke u bere medemek te tjereve ate qe ata na kane bere ne), aspak, por me injorancen qe deligjitimon (sadopak) perpjekjen, qofte kjo edhe e utopike.
    Menjane korrektesa politike, personalisht nuk gjej asnje motiv per te qene kunder Shqiperise ideale.

  2. Xhaxha……. Me habit habia jote. Pse te mos e pretendojme Korfuzin?!!! Cfare i mungon ketij te fundit te hyje ne enderrat e njerezve te ngeshem te ketij dheu?!!!

  3. Korfuzi besoj perfshihet per arsye gjeopolitike, me sakte te sigurise.

    Kur neper konferenca te Medhenjsh vendosen kufijte, nje parim thelbesor eshte kufiri gjeografik i sigurise, prandaj ta zeme nje lume ose nje mal mbahet gjithnje si pike referimi edhe sikur te lihen minoranca etnike ne nje ane apo tjetren.

    Korfuzi ne kete harte eshte nje kercenim i qarte per token, pa harruar qe sherben si baze per bllokimin e gjithe levizjeve tregtare ose ushtarake. Ne fakt vete shtabet italiane qe prej lindjes se Italise e kane pare me frike bashkimin e tokes me Korfuzin, per shkak te potencialit ushtarak te gjirit dhe kercenimit qe mund te vije prej andej per kanalin e Otrantos.

    Ketij shqetesimi te shtabit italian i detyrohemi per kufirin ne jug deri ne kepin e Stillos, pike referimi qe pastaj sherbeu per gjithe kufijte tane jugore, Sarande, Gjirokaster, Permet. Pika tjeter e rendesishme ishte mali i Gramozit . Jo me kot harta e Jugut vjen ne ate forme.

    Ka ca gjera qe nuk jane aq qesharake sa duken, natyrisht çeshtja e drejtesise ngelet, por ne fund te fundit gjithçka percaktohet ne baze te parimeve te forces, sigurise dhe stabilitetit.

  4. Cka te bej videoloja strategjike ketu xhaxha? Hartat pasqyrojne truallin kombetar shqiptar ne formen e shteteve shqiptare dhe rajoneve shqiptare nden pushtim te huaj, dhe ne vija te gjera ndarjet krahinore te ketyre trojeve.

  5. S’kemi qumesht, i tha plaka plakut, prandaj shih mos na lesh pak me barre,
    se do na lere pa gjume foshnja pastaj, pa qumesht

    ^^^^^^^^

    Vargmal.org eshte pak a shume ekuivalenti shqip i stormfront.org. Paradigma e furtunes, suferines, qiellores, shqiponjes, vranesires, rrufese, druhaloreve, alpinizmit, cizmes, kazmes, kameratizmit mashkullor rreth zjarrit, kanibalizmit ne ngushtice (me i dobeti e ha dhe hahet ), sakrifices shperblyese, gervisht te fitosh, brymes, kristal(nacht)itt, stalaag-titit&mitit (!), ajrit te paster, temperatures se ulet – ketij testi qe nuk kalojne dot jevgjit – krejt eshte prezente ne te gjitha rastet.

    Veshtroni pakez harten e shqiperive veriore, jugore, gojore e me rradhe, sesi e dekorojne ketej nje shqiponje jo si te tjerat ne dizajn, me kokat sapohequr me luge kepuce nga helmeta e Wehrmacht-it, dhe bri dykokores, nje kristal (theksi tek Krist) debore, i paster, i mprehte, si shume prerekuizita te ketyre puneve. Ja edhe emrat gjysem te ngrire te fashisterve tane mbi vargmal: Mesdimr, bricjap, limpreht, halyll, Ded’n’shtyll

    Ben ftohte tek fashistet: sa me te vertete fashistet, aq me te ftohte (po kush e merr seriozisht Beniton!) prandaj i sheh keta tanet (lexohet paralel me “ky i imi”) si dridhen ne kapota e qajne ne preherin biond te serbeve dhe suedezeve tek dyert e stormfront.org : Na lini brenda vellezer, se jemi edhe ne ariane, zoteri Thor, jemi te bardhe – kliko ketu per foton e motres sime! – kemi Skenderbeun si hero dhe divizion, Breiviku ka te drejte,kemi ca turq mes nesh, po do i ndreqim, kemi ca kokrra te huaja midis kembeve, po per ju do i heqim

  6. Na kenaqen frikenxitesit e mprehte keto kohet e fundit ne PTF. Bresheri termash e konceptesh pa lidhje si fashizem, fashista, rracista, stormfront etj. dengla te tilla.

  7. Problemi me i madh qe shoh eshte tek menyra se si shtrohet ceshtja e bashkimit. Edhe pak dhe ne ketu do dalim me ndonje perkufizim te ri te kombit (keshtu qe miq te dashur mos humbisni rastin, rrini ne pritje) dhe te karakteristikave a cilesive qe duhet te kene anetaret e nje bashkesie per t’u quajtur komb e bere bashke. Nga diskutimi i meparshem del qe ne bashkimin mund ta bejme vetem ne UNIFORMITET. Nese ka ndryshime lokale, spirituale, seksuale ne nuk bejme dot bashkim. Bile kerkohet qe e gjithe bashkesia te perbehet ose nga katunare ose nga qytetare, ndryshe perseri s’ka bashkim e keto, te thena ndoshta duke mos e ditur rrezikshmerine e tyre me duken edhe me te keqija se mendjet fashistoide te vargmalit.

    A jane nje komb shqiptaret dhe a kane aftesine te organizohen politikisht, pra te kene nje shtet te tyrin? Sigurisht qe po. Ne dac ta shikojme kombin nga ana etnike ne dac nga ana gjuhesore-kulturore shqiptaret jane nje komb dhe kane dale te gjithe bashke ne perpjekjet per shtet te tyrin. Shtet qe bazohej ne idete nacionaliste e laike dhe qe mbeten shtyllat e orientimit ne Shqiperi e Kosove, tani ne na duhet te degjojme jo pa bezdi se ka shqiptare qe shkojne te xhumane ne xhami ose kane edhe mjekra ose te tjere qe shkojne ne meshe te dielen (viruset e shkretetires sic thote ndonje vargmals rishtar) apo edhe budiste qe rrine ne bythe gjithe diten ne ode a jashte, prandaj s’ka bashkim.

    Bashkimin i bie ta bejme kur ne te c’rrenjosim te gjitha identitetet e personit ose nenshtresat identitare dhe te bejme si dikur “njeriun e ri” qe nuk beson as ne Zot, as ne fe, as ne ide por ka vetem nje mendim, nje ide qe ja ka ngulitur shteti a bashkesia dhe per Zot a fe mund te shpikim ndonje te ri ose te nxjerrim malet e larta. Edhe kur thuhen soft keto gjera edhe kur thuhen rende nga te ngjashmit e Breivikut keto prape te rrezikshme mbeten.

    1. MB, ne nuk mund ta realizojmë bashkimin në këtë blog, edhe sikur të duam. As mund të përpunojmë një strategji për bashkimin. Çfarë mund të bëjmë, është të diskutojmë rreth temës dhe të ndriçojmë aspekte të saj që yryshtarëve mund t’u kenë shpëtuar. Ky është i vetmi kontribut që mund të sjellim; dhe besoj se po e sjellim.

      1. Sigurisht, s’kam asgje kunder kesaj dhe kjo teme eshte nga me interesantet qe e lexoj me interes e kenaqesi ne kete blog, por per mua arsyet e mos-bashkimit jane te paperfillshme pavaresisht nje problemi qe eshte me ca qe bejne yrysh.

  8. Vajhalla i qenke futur me noçke ad hitlerum-it, se thote kot ligji i Godwin-it, qe sa me shume zgjatet nje debat ne internet, aq me shume probabiliteti i krahasimit me nazistet o Hitlerin i afrohet 1-shit.

    – As a Usenet discussion grows longer, the probability of a comparison involving Nazis or Hitler approaches 1.

    U nis para ca kohesh diskutimi per bashkimin, shih ne ça mjerimi, ne çfare derexheje, ka perfunduar ne kete teme. Kjo po qe eshte qesharake dhe krejt jashte standarteve te pretenduara te autoreve te blogut.

    Ky krahasimi ad hitlerum qe ben ti eshte krejt jashte vendi, jo se s’gjenden perdorues’ e ndjekes te asaj faqjeje qe s’terhiqen prej darvinizmit social, por sepse specifikisht eshte i tille.

    Merret e mireqene qe shqiptaret shpetuan ne male, ne fakt atje kane pasur mundesine e veteqeverisjes dhe konservimit etnik.
    Keshtu qe edhe format mitizuese, aq te nevojshme per çdo forme besimi (psh besimi tek Europa mbeshtetet ne forma te ndryshme mitike) nuk kane lidhje me nazizmin por me vete kulturen shqiptare.

    A ne rast se do quajme naziste kulturen kombetare atehere eshte tjeter muhabet, i bie qe gjithe shqiptaret te kene qene historikisht naziste dhe nuk e paskan ditur, keshtu qe duhen ndriçuar duke bojkotuar kulturen shqiptare.
    Pak mungon qe te thuhet shqiptare mos flisni shqip dhe ta mbyllim qarkun e vetevrasjes etnike.

    Gjithsesi, bie ne sy nje paradoks xixellues i atyre qe jane kunder bashkimit, sepse ndersa flasin per idealizem e liberalizem ne politiken e jashtme, kur vjen puna tek bashkimi kombetar fillojne e flasim me terma kinserealiste, kjo s’behet se nuk e lejojne raportet e forces.

    O je idealist o je realist, nuk mund te jesh si ta qejfi, sipas midese.

    Gjeja me demprurese ne kete dhunim te arsyes eshte se jane kinserealiste pikerisht per te ruajtur status_quone territoriale qe bazohet tek nje padrejtesi ndaj shqiptareve, ndersa idealiste per te ndryshuar statusin sovran te Shqiperise.

    Pra behen idealiste per te privuar shqiptaret nga subjektiviteti politiko-shteteror dhe ‘realiste’ per te penguar çdo perpjekje shqiptare per rivendosjen e drejtesise.

    Ky eshte çifçizem, mazokizem etiko-politik, penguesi nr 1 i qytetarise se shtetit-komb, forma moderne e atij çifçizmit te cilit Noli i kushtoi vjershen ku thoshte se çifçiu e do me dajak per te kuptuar te miren e vet.

    1. Hyllin, meqë shoh që je shqetësuar për standardet e blogut, të lutem ki parasysh se për një kategori lexuesish, shmangia më e madhe nga standardet jo vetëm të blogut, por edhe të përkorës intelektuale, janë pikërisht ndërhyrjet e tua në tema etnografike, historike dhe gjuhësore. Pluralizmi – i cili ty dhe sërës sate nuk i pëlqen shumë – i ka këto virtyte.

      1. Kundershtimi ndaj meje eshte i natyres ideologjike, une e di shume mire, qe ne fillim fare qe me kozmopolitet s’mund te kem perveçse perplasje.
        Ketu s’behet fjale per kundershti ideologjike, por per rreshqitje te llahtarshme te logjikes. Deri me sot s’kam pare ndonje qe mund te me akuzoje dot me fakte per perdorim te pandershem te logjikes, sepse jam i pari qe i bej kritike logjike vetes.

        Sa per pluralizmin s’i meson dot kozmopoliti shqiptar nacionalistit se ç’eshte pluralizmi dhe demokracia, se ne Shqiperi keto i ka sjelle nacionalizmi.
        Mund te na mesoni dashurine per globin, por jo ca gjera te cilat kane qene lajtmotivi tradicional politik.

        1. Çështja është më e thjeshtë se ç’të duket ty: pluralizmi, të cilin ti do ta mbysje sapo të merrje pushtetin, megjithatë të lejon ty që të flasësh dhe të jep dukshmëri në një blog që lexohet gjerësisht. Tek e fundit, edhe unë si moderator i blogut i bashkohem (për aq sa vlen kjo) asaj rryme të qytetërimit e cila është aq e sigurt dhe e kthjellët moralisht, sa ia lejon vetes që deri edhe një figurë si Breivik-un ta trajtojë në mënyrë njerëzore.

          1. Per cilin pluralizem e ke fjalen, per ate qe e ka bere Shqiperine te vetmin vend ne Europe pa perfaqesim real politik nacionalist ?
            Ky eshte pluralizmi yt ?
            A nuk the tek tema me pare se partite e shoqeria shqiptare u dashkan bashkuar kunder daljes se se nje force politike nacionaliste ?
            Pash zotin lere muhabetin e pluralizmit.
            Gjithsesi je shume me mire se ca ‘pluraliste’ te tjere qe ndjekin kete blog e te cileve u referohesh dhe mire qe s’merr mendjen e tyre se do e kishe kthyer blogun ne pasqyre per krehje intelektuale dhe duartrokitje ideologjike.

            Ti harron nje gje, qe une kete kategori lexuesish e komentuesish majtisto-kozmopolito-tosk e njoh si xhepat e mi dhe ua njoh shume mire ‘pluralizmin’.

              1. Fan Noli ishte diku mes nacionalizmit borgjez (AK) dhe nacionalizmit proletar (VV) dhe nga kjo pavendosmeri e tij deshtoi qofte revolucioni e qofte evolucioni i çifçiut ne qytetar. Paqartesia e tij politike, ben te pamundur sot thirrjen e nje nolizmi ne politike (perndryshe nolizmi ekziston si ideologji ortodokse, ku ishte mese i qarte).

            1. Shkruan:

              A nuk the tek tema me pare se partite e shoqeria shqiptare u dashkan bashkuar kunder daljes se se nje force politike nacionaliste ?

              Ma citon dot se ku e kam thënë? Sikur nuk më tingëllon si imi, ky propozim. Ideja ime është se nacionalizmi, në atë masë që ka vlerë politike, duhet të jetë emërues i përbashkët i krejt aksionit politik. Partia nacionaliste, duke u paraqitur si pjesë që kërkon të përfaqësojë të tërën (ose duke e monopolizuar shprehjen politike të nacionalizmit), është me përkufizim totalitare dhe mund t’i sjellë veç dëm pluralizmit. Përndryshe, që nga momenti kur partia nacionaliste krijohet dhe afirmohet si e tillë, atëherë vetë ekzistenca e saj do të ishte një akuzë për partitë e tjera, si “jonacionaliste”, ose më mirë, si “antikombëtare”.

              Për mua, partia nacionaliste shqiptare e ka vendin në Festivalin e Gjirokastrës.

              1. Nuk kam genjyer ndonjehere ne citime, me beri thjesht pershtypje se ishte diamentralisht e kundert me temen e pare me te cilin nisi ky cikel qe perfundoi mjerueshem sipas ligjit te Godwin-it.

                Nacionalizmi perfaqeson te teren, ashtu si demokristianet ne nje shtet teresisht kristian perfaqesojne te teren, ashtu si ambjentalistet perfaqesojne te teren e me radhe nje thes me ideologji e parti qe perfaqesojne te teren.

                Nuk mund t’i thuash qendres totalitare, sidomos ti qe je shprehur rregullisht pro-qendres.

                A nuk e ke kuptuar ende qe dialektika e majte-e djathte ka perfunduar qe me 1990 dhe tani eshte thjesht nje mbeturine qe rron vetem fale trashegimise ?

                Po merr fund shteti social dhe s’i ben dot asgje se te detyron financa e larte te falimentosh si shtet.

                Vendin ne festival e ka e majta kozmopolite dhe qe me 1990.

                1. Megjithatë unë do të doja të di se ku e paskam thënë që “partite e shoqeria shqiptare u dashkan bashkuar kunder daljes se nje force politike nacionaliste” – meqë nuk më tingëllon si mendim imi. Ti që më citove në ligjëratë të zhdrejtë ndoshta më ndihmon këtu – ta them pa prapamendim.

                  Përndryshe, unë nuk besoj se ka mbaruar gjë në 1990, së paku për Shqipërinë; sepse Shqipërisë në 1990 i filluan gjërat. Nëse shoqërinë shqiptare e gërryejnë gjithfarë plagësh dhe sëmundjesh (patologjish) sociale, a nuk duhet një e majtë që të shqetësohet për këto dhe të luftojë për rritjen e barazisë sociale? Nëse në shoqërinë shqiptare ka një problem të madh të pronësisë, a nuk duhet një e djathtë që t’i japë kësaj përparësi në politikë?

                  E djathta dhe e majta mund të kenë dashur ‘remont kapital’ pas 1990-ës, së paku në kuptimin e tyre klasik; por shoqëritë, edhe ajo shqiptarja, mbetet e fragmentuar; dhe fragmentimi normalisht duhet të manifestohet si pluralizëm politik. Ka varfëri, ka papunësi, ka korrupsion, drejtësia është në pikë të hallit, sikurse shëndetësia, arsimi, kontrolli i territorit. Pa folur për marrëdhëniet me fqinjët dhe Bashkimin Europian, etj.; ose krizat institucionale të njëpasnjëshme. Ka qëndrime politike të ndryshme, që burojnë nga dallimet sociale; dhe që s’kanë lidhje me “unë e dua Shqipërinë më shumë se ti.”

                  Që e vetmja formë politike sot në Shqipëri është politika e kuadrit, nuk do të thotë se hapësira për politikë të mirëfilltë mungon.

      2. Meqe po flasim per standarte dhe etike xhaxha, nje postues tek tema “Mjafton Deshira” me eshte drejtuar me disa postime te tipit inkuizitor se ku jam antar une, ca ideologjie perfaqesoj, aludime te holla per tentative etiketimi si fashist e rracist etj etj. Me sa kam pare nga postimet e tua dhe nga lajmerimi qe ke afishuar ne krye te faqes, nuk besoj nje sjellje e tille eshte ne vije me normat etike te blogut tend.

  9. Hyllin une pres qe komentues te tille ti shpallin projektet e LTP-se per nje vilajet shqiptar dhe shpalljen e pavaresise ne Vlore te barazvleftshem me Lebensraumin qe ti vene tapen njehere e mire debatit serioz mbi bashkimin kombetar qe ka hapur xhaxhai.

    1. Në fakt, dhe këtu po flas në parim, mund të jesh ithtar i zjarrtë i bashkimit kombëtar, por të kesh alergji, madje të ndiesh neveri, ndaj atyre që kanë dalë sot me flamurin e bashkimit. Ky është edhe një problem kryesor politik në diskutimin tonë, ma merr mendja; dhe pikërisht: një palë e zhurmshme (s’po ua vë etiketën se irritohen) duan të na bindin se pozicionimi i tyre historik dhe etik është rruga e vetme drejt bashkimit kombëtar – edhe pse kjo është manovër e kulluar politike dhe nuk ka të bëjë me kombëtarizmin fare. Tek e fundit, bashkimi kombëtar do të jetë bashkim qytetarësh, jo bashkim kushërinjsh.

      1. Po edhe une nuk honeps dhe nuk kam besim te individe te caktuar qe kane dale me flamurin e bashkimit kombetar, por s’e shoh lidhjen midis kesaj dhe asaj qe them une mesiper. Postues si fra apo ky i mesipermi qe ja ngjeshin reductio ad hitlerium, pervec se te beri falsitet logjik nuk e ndihmojne debatin, dhe biles e degjenerojne ate ne etiketime dhe sulme personale.

        Se cfare trajte do kete bashkimi pastaj, mbetet per t’u diskutuar. Pika kyce ketu eshte se cfare i ben shqiptaret teresi, ideja e te qenit qytetar apo realiteti i te qenit shqiptar etnik.

  10. Hyllin:

    po del e mbron pjeserisht (kjo eshte mbrojtja me ne mode sot) vargmal-in, dhe do te na e relativizosh a perputhesh nazizmin si ekuivalent te kultures kombetare, dmth po kritikuam apo refuzuam si nazizem ca legjenda interneti qe shpien ne urrejtje ndershqiptare, po akuzokemi si naziste “kulturen kombetare”. Pra, sipas teje, ne mal qenka ruajtur pastertia etnike dhe veteqeverisja dhe keto duhen mitizuar: gjaku eshte i paster, mu aty ku eshte edhe ajri i paster – ne mal, sa me lart. Po ne qe nuk rrojme ne mal? Nuk kam asgje ndaj njerezve qe krenohen me katundin apo lagjen e vet, por jo kur akuzojne te tjeret si me te padenje. Shakaja me e hidhur eshte kur krenaria eksluziviste me nje prej lokalizmave, do te tregetohet si projekt perbashkues i shqiptareve.

    Ideologjia e aristokracia “hemofilike” ndihmohet vetiu keshtu (idiotet e internetit sokellijne vend e pa vend duke sfiduar me gjak e shajak si joshqiptare jomalesoret ) dhe prodhon dasi perverse, racizem te paster.

    Ta zeme se perbuzja malesore ndaj shqiptareve te tjere qenka “kultura kombetare”, pse nuk u dashka rrenuar nje ore e me pare kjo? Qe kur keshtu nuk u dashka kritikuar “kultura kombetare”, konstruksion asnjehere konsensual, si titull reviste jeteshkurter ne vitet ’30? Edhe sikur termi te perligjet, a mos vdiq kombi qe te mos riparoje e perterije kulturen e vet sot, pa racizem absurd ndershqiptar?

    Pastaj pse kjo deshire per elitizma te dhunshme, me citime pronunciamento-sh te deshperuara te Nolit (sa do gezohej dr.Aurel Plasari! Ia mbushi me ne fund Dr. Berishes mendjen se Noli eshte pucist {beri autoqefaline i mallkuari!} protofashist), pse ky infantilizim apo veshtrim veterinar ndaj shqiptarit (edhe dekada pas deshperimit origjinal te Nolit) qe dashka dajak patjeter per te kuptuar te miren? Po dajaku sikur e asgjeson te miren, e thyen; se po erdhi e mira me dajak, me se duhet te na vije e keqja pastaj? Kush po ta mbyll deren ketu (nejse, une do te ta kisha mbyllur me kohe) apo atje per te na e shpjeguar si njerezve te miren, po kercenon me dajak?

    E pastaj na permend ad hitlerumin

    Ata qe duan bashke me projektin e bashkimit ne nje shtet te shqiptareve, te na shesin edhe aspiraten per diktature fashistoide (vargmaloket) apo komuniste (agonihamzat), nuk dihet mire ke kane me te shtrenjte, partine apo patridhen: jo se eshte gabim te duash me shume partine, po varet c’parti eshte kjo. Po qe parti qe therret ne partikularizem akoma me te mprehte, deri te dhunshem, ketu “klasor” e atje “racor” te miletit, mos na shesin me dengla bashkimesh

    Antishqiptaret me te medhenj sot jane fashistet europiane te kamufluar neper partite populiste kunder emigranteve (leri pastaj ata te pakamuflueshmit apo te pakapshmit qe nuk bejne dot partira); por edhe histeriket e te majtes antiimperialiste, maoiste e trockiste. Te dyja palet puqen mrekullisht ne racizem brenda narratives serbe per humbjen e Kosoves ne duar te nje popullate gri si shqiptaret: as europiane tamam per fashistet, as bote e trete tamam per maoistet e mazokistet e tjere te bardhe; muslimane e ish-komuniste per fashistet, proamerikane dhe ish-kuislinge per komunistet. Si preference konsensuale ne konfliktin ballkanik mbeten serbet qe dijne te tregtojne edhe Titon edhe Karaxhicin, edhe Kusturicen edhe Car Llazarin, edhe antisemitizmin edhe levizjen e te paangazhuarve – si te ma duash – per interesin e kauzes. Ajo qe na intereson te themi ketu eshte se sivellezerit ideologjike te vargmalokeve dhe maoisteve tane, nga ku keta marrin kuptim, jane 100% kunder bashkimit te shqiptareve, ne rastin me te mire, kur nuk qellon te jene paster antishqiptare. (Deklaraten e Zizekut pro bashkimit Shqiperi-Kosove nuk e marr dot si qendrim “zyrtar” te Komunizmes globale, se Zizeku ate pune ka, t’i thote te gjitha).

    Profashistet tane hane vjellin te njejten gjelle ideologjike si fashistet e ish-fashistet e tjere ne kontinent, te cilet kane nisur te zgjerojne te zezen neper cepat e parlamenteve europiane. Ne te kunderten e asaj qe thote i Pakapshmi apo Hyllini ketu, rreziku prej tyre eshte real, bllokimi i tyre eshte detyre. Fashizmi, jo vetem qe eshte fashizmi (ej!?), por sot ai shfaqet totalisht proserb dhe antishqiptar. Idiotet tane qe i shkojne nga pas, qe nga retorika e ikonografia e deri tek mbushja e hicit vetjak me pune gjaku, jane sigurisht te rrezikshem, ne raport te drejte me sa perfytyrojne, antishqiptare ne raport te zhdrejte me sa besojne.

    1. Dua të shtoj vetëm se (1) Teza në thelb romantike se në male “janë ruajtur shqiptarët e vërtetë” i përket poezisë jo dijes, meqë malet përndryshe kanë shërbyer si rifuxhio për këdo që u është ngjitur; dhe (2) Edhe sikur të jetë ruajtur gjë në male, kjo nuk do të thotë, automatikisht, se është e vlefshme me përkufizim; meqë në male është ruajtur çfarë ka shkuar aty; dhe çfarë ka shkuar aty, nuk është seleksionuar për nga vlerat (kombëtare, etj.), por nga aftësia për të mbijetuar.

      1. Si qytetar te respektoj shumefish per kete qe po ben, ndonese kesaj here nuk jemi 100% dakord

        Ne nje kohe kur para populizmave pseudonacionaliste pa shije po heshtin “liberalet”, “progresistet” – inteligjencia e ’90, ajo qe ideologjikisht, editorialisht dhe mediatikisht kriminalizoi nacionalizmin e patriotizmin (beben me gjithe pelenat bojekafe) – dhe kjo heshtje e komanduar vetem e vetem sepse e majta ka vendosur te perdore nacionalizmin kunder Berishes; ne nje kohe kur shtypi pro te majtes promovon deri ne neveri karagjoze e sharlatane qe po diskreditojne edhe kete shans, edhe kete pritshmeri te ndezur per permiresim te punerave shqiptare, ti po tregon integritet dhe po i thua shemtise shemti.

        Nga ana tjeter, me duart ne te pegera, duhet ruajtur edhe foshnja, them, po shyqyr Zotit qe ka shume duar, edhe per kete, edhe per ate

        Sa per Malet, “frigoriferet e shqiptarise” t’i kam lexuar mire ne kohe.

    2. Me vjen keq vajhalla, po ti qenke per te qare hallin, jo vetem bardh e zi, po veshtrimin e ke edhe strabik.
      Ta thashe tek tema tjeter, jo luftera me fantazma se te shperndahet dhite dhe hajt t’i mbledhesh me pastaj.

      Kur ta kuptosh ti vargmalin, mua do me jete zbardhur krejt mjekra dhe ta siguroj se me duhen shume vite.

      Ata e pohojne vete se jane ultranacionaliste, do te thote se ekzistojne prirje imperialiste, pra edhe shoviniste. Por golistet sado shoviniste, nuk jane as fashiste e as naziste.

      As naçertaniste e megalloideistet, sado shoviniste, nuk jane as fashiste e as naziste.

      Duçja i ka shpallur ligjet raciste ne 1938, e me shume racizem kulturor ose spiritual sipas kendveshtrimit te Julius Evola dhe relativisht Gentile-s.

      Vete Mussolini per 15 vjet ne pushtet, mbronte tezen se ‘racizmi eshte pune bjondesh’ dhe ketu s’e kish thjesht per Hitlerin, por edhe per Camberlain-in anglez qe eshte babai ideologjik i racizmit nazist.

      Keto kategorizimet absurde , kjo reductio ad hitlerum, eshte nje pjelle perverse post-1945, per te modeluar nje shoqeri utopike.
      Vete Coon-i, njeshi i antropologjise amerikane, biles edhe zyrtarisht, aq i zoti ishte, eshte sulmuar nga keta kalece ideologjike.

      Ti po tregon se je thjesht nje kalec ideologjik, por jo i partise, se ne fund te fundit çdo parti ka nevoje per kalecet ideologjike, por je kalec ideologjik i nje utopie.

  11. Nga ad hitlerium kemi kalim ne straw man argument (argumenti i dordolecit te kashtes), te tipit po relativizon nazizmin, legjenda qe shpien ne urrejtje ndershqiptare, perbuzja malesore ndaj shqiptareve te tjere e qyfyre te tjera te ketij lloji…

    1. I Pakapshem,

      tek vargmal kam pare te publikohen edhe foto shqiptaresh ezmere, jo anonimesh nga rruga, po njerezish publike me emer dhe mbiemer, te cilet shpallen si joshqiptare me argumentin plus te races, qe u shtohet ca qendrimeve te tyre publike. Gjuha me te cilen diskutohet veprimtaria dhe jeta e tyre e tyre nga perdorues vargmali me emra si “reparti kimik” e si keto, eshte krejtesisht e papranueshme, e mbase, me ligjin e ri qe doli, e penalizueshme.

      Po edhe pa ligjin qe doli, nese ketyre u ndodh gje ne jete, kam boll shoke avokate te ma formulojne padine per vargmal-in

      Ti koleg, po mbron dicka qe e njeh mire. Fjale te ngaterruara forumesh interneti, jo po ad hitlerum e straw man, dhe bishtnimi nga thelbi tregojne si po me trajton mua e te pranishmit si zara. Je per bashkimin e shqiptareve ne nje strehe? Miresevjen ne nje klub te vjeter, te nderuar dhe te madh, po mos mbeshtet racistet dhe maniaket, te lutem

      1. Une mbroj ate qe ka vlere per mua te vargmali, dhe ti nga ana tjeter po ben falsitete logjike te njepasnjeshme per te zhvleresuar vargmalin teresisht. Keto falsitete i ndjek edhe me etiketime e nxitje frike me fashiste, rraciste, naziste etj etj.

        Ato raste qe ti permend me shqiptare ezmere te shpallur si joshqiptare, se pari i pasqyron ne menyre jo te sakte. Keta shqiptare (qe ndonjehere qe mund te qellojne edhe ezmere) shpallen si joshqiptare se pari per qendrimin e tyre ideologjik antishqiptar dhe antikombetar, si pershembull hoxhe te ndryshem qe perbuzin e neperkembin identitetin shqiptar ne mbrojtje pershembull te identitetit islamik. Ekstreme? Nga kendveshtrimi im ekstrem eshte dhe qendrimi jot mbi ta si vargmaloke (besoj se jemi te qarte se kush identifikohet malok ne hapsiren shqiptare), qe eshte perjashtues ne aspektin e vete.

  12. Anëtarët e Vargmalit, kanë një profil shumë të kufizuar gjeografik dhe kulturor. Emërtim më i përshtatshëm se “vargmalokët”, zor se mund tu gjendej. Shumë komentues këtu, ua kanë qëmtuar këto të dhëna, dhe të tjera akoma, siç është psh besimi dhe insistimi për të ndërtuar një Shqipëri me bazë kanunore – lexo fisnore. Tjetër faull, me zor i tretshëm, është simpatia e tyre për Hitlerin, gjë që e kanë shprehur shumë hapur në shumë raste. Në rast se kjo sintezë e karakterit dhe bindjeve të tyre, nuk ju bën t’i quani fashistë, atëherë fashistët, nuk ekzistojnë.

  13. Perfshirja e Korfuzit me kujtoi lajmerimin “zot i toks asht Nua Rroku”, domethenia e te cilit, ne rastin konkret, lidhet me thjeshtesine e zaptimit. Pertej problemit te Korfuzit enderror, ajo çka bie menjehere ne sy eshte kufiri i kesaj Shqiperie, qe, me pak ndryshime, perkon me 4 te ashtuquajturit vilajete shqiptare, pra me kufirin e percaktuar nga osmanet e urryer ne vete shkrimet e vargmalit. Aq me teper me nje realitet territorial – lidhje faktike e shqiptareve me ato toka – qe nuk eziston me. Ngjan si njesim me trashegimine osmane! Perndryshe duhej te ishin sforcuar ne gjetjen e hartave (te tjera) paraosmane. Trgeohet qe Tef Palushi i paska thene Shaban Haderit, skulptorit te 5 herojve te Vigut, ose hiqju gunat ose ndryshoje daten e vdekjes (gusht).

    Nese keto jane shqiptaret e “vertete”, si banore te terhequr ne male dhe te veteqeverisur nga kanuni, duhet shpjeguar konflikti mes patriotizmit te tyre, nga njera ane, i shprehur nga vullneti per ekspansion etnik, dhe i vjedhjes se pronave te shqiptareve te ultesires, nga ana tjeter. Mbase eshte rikthim ne toka te cilat u perkisnin perpara se te terhiqeshin ne mal. Sidoqofte, gjithmone nga dikotomia “te vertete/te pavertete”, kemi perballe nje pakice fosilesh dhe nje shumice tradhetaresh, ku grupi i pare i ben thirje te dytit te bashkohet ne arnimin e Shqiperise “tone”. Po e kujt? Te respektohet fillimisht shqiptari brenda 28.000 km2, pastaj edhe mund te diskutohet per zgjerim.

    1. Kufiri i Shqiperise etnike qeka percaktuar nga Osmanet? Hajde shpjego shtypjen e dhunshme te LTP-se nga keta te fundit tani…

      Realiteti territorial nuk egzistoka me? Po ata shqiptare jashte kufijve te perendimorit qe jetojne ne pjesen derrmuese te atyre tokave, ca jane?

          1. E kam fjalen, ti shqiptar i vertet je i tille se jetove ne vargmal. Ndaj kur dikush thote se ishulli duhet per siguri, them se nuk shkon, pasi vargamali eshte territori i sigurte, i faktuar si i tille. I dhashe ndonje cike kuptim?

    2. dudas:

      “Trgeohet qe Tef Palushi i paska thene Shaban Haderit, skulptorit te 5 herojve te Vigut, ose hiqju gunat ose ndryshoje daten e vdekjes (gusht)”.

      Gusht e gune, do jete treguar se eshte pergjigjur Shabani, me nje fjale te njohur popullore.

      Problemi me i madh i atij monumentit eshte strategjik: pozicionimi i martireve; ashtu rreth e rrotull, te dubluar si i ka vene autori, duket se reaksioni ka shpenzuar gjithsej dy plumba per t’i vrare te peste. (Edhe per kete Shabani do na pergjigjej si e meritojme, po nejse)

      “Nese keto jane shqiptaret e “vertete”, si banore te terhequr ne male dhe te veteqeverisur nga kanuni, duhet shpjeguar konflikti mes patriotizmit te tyre, nga njera ane, i shprehur nga vullneti per ekspansion etnik, dhe i vjedhjes se pronave te shqiptareve te ultesires, nga ana tjeter. Mbase eshte rikthim ne toka te cilat u perkisnin perpara se te terhiqeshin ne mal”.

      Po e merr si te mireqene 1) se malesoret jane autore ne hartat dhe ideologjine black-metal te Vargmal-it, 2) se te gjithe malesoret, apo shumica e tyre, paskan vjedhur tokat e te tjereve 3) po iu vesh ketyre malesoreve, kolektivisht guna te patriotizmit (shih piken 1) 4) patriotizmin e tyre, ose thjesht patriotizmin, po e ben shpjegim te vullnetit per ekspansion 5) patriotizmin po e shenjteron sikur ky pamundeson vjedhjet 6) gjithashtu malesoreve po iu mvesh edhe nje pronesi origjinale mbi toka, vjedhjen e te cilave ua atribuove me pare (c.d.v.)

      “Te respektohet fillimisht shqiptari brenda 28.000 km2, pastaj edhe mund te diskutohet per zgjerim.”

      Po eja t’ia nisim ketu, duke respektuar te drjejten e njeriut per t’u quajtur malesor, pa u akuzuar automatikisht si vjedhes i shqiptareve te ultesires; ose, po sikur ca qe nuk duan qe shqiptaret “te zgjerohen”, pikerisht prej kesaj mosdashje te vijojne te mos i respektojne shqiptaret?; ose pse kete kusht te mos e veme edhe per t’u anetaresuar ne BE – te na respektojne greket njehere (te gjithe!) , pastaj, kismet, shohim a futemi ne nje BE me ta

  14. Kush i percaktoi 4 vilajetet? Shqiptaret? A nuk jane thuajse identik kufinjte administrativ osman ato qe parashtrohen ne harte?
    Eshte i njejti kufi qe perfshin, nder te tjera, qytetet e Nishit, Podgorices, apo te gjithe Sanxhakun, thuajse teresisht te sllavizuar (me shumice myslimane), ku shqiptaret nuk jane me shume se 7%, pa anashkaluar perfshirjen e territoreve ne Maqedoni te cilat jane gjithashtu deshqiparizuar, apo vete Camerine. Perputhet realiteti aktual etik me ate territorial te parashtuar ne kete harte? Ja, per kete lidhje te shkeputur e kisha fjalen.

    Kombi kerkon nje kulture specifike te perbashket. E nese malet dhe fushat shqiptare nuk kane individe me kulture te perbashket, e kote qe diskutohet per bashkim kombetar.
    Keto te kulluarit do ta marrin veten ne qafe ketu poshte.

    1. Vilajetet kane qene njesi administrative te perandorise, dhe nuk u krijuan nga perandoria me prapavije ideologjike kombetare shqiptare. Vilajetet ama ne shumicen e tyre derrmuese kishin popullsi shqiptare. Pavaresisht egzistencen se PO-se ato territore do ishin territore etnike shqiptare gjithesesi.

      Po ato zona qe permend jane shpopulluar nga shqiptaret me ane te menyrave te ndryshme perfshi ketu dhe asimilimin e tyre ne sllave e greke, por kjo s’do te thote qe ato nuk jane troje etnike shqiptare qe duhen rrimare dhe sjelle nden nje shtet te bashkuar shqiptar.

  15. Vajhalla paske sens te holle humori.
    Faktikisht i kendshmi Tefe nuk e kishte ne fjalor termin ‘gune’ dhe m’u desh ta “perktheja”. Me ate termin dialektor shperfytyrohet “gusht e gune”, ose te pakten nuk e kam degjuar ndonjehere, e ma merr mendja se Shabani hipotetik nuk e ka kuptuar.

    Ato qe ti quan konsiderata te mireqena jane shkeputur nga nje kontekst ku nuk bente pjese asnje shkrimi i yti, pra kishin koordinata te tjera. Po edhe nese lidhen diku larg, me duket se nuk isha aq pergjithesues, pasi ka nje “keto”qe nenkupton nje grup, ato te “vertetit”, sepse malesor ka Shqiperia gjithandej, aty ku ka male, por “vertetesine” apo “autenticitetin” e huazojne vetem disa, nje pakice.
    Nejse.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: