Ndue Dedaj, në gazetën Shqip, shkruan për një emision të Top Channel (“Shqipëria tjetër”), në të cilin gazetari Marin Mema kish shkuar në komunën e Kaçinarit, në Mirditë, dhe ishte ngjitur në Kuzhnen, për të gjetur atje banorë që ndriçoheshin me bishtuk.
Në malet tona tashmë nuk ka energji elektrike, thotë ai. Janë rrënuar tashmë shtyllat, linjat, kabinat elektrike, ato që u ndërtuan në vitet 1970; dhe elektrifikimi është veç një kujtim i zbehtë nga një epokë tjetër.
Pse nuk shkon më energjia në këto zona? Një kombinim faktorësh: malësorët nuk paguajnë sepse nuk kanë pará, investime në mirëmbajtjen e infrastrukturës nuk bëhen, pa përmendur pastaj që ”Ka kohë që telat e linjave, transformatorët e energjisë e mjete të tjera janë kthyer në pre të grabitësve për t’u shitur për skrap.”
Shteti nuk e kontrollon dot territorin e vet, dhe banorët e zonës nuk e kanë konceptin, as e ndiejnë nevojën për ta ruajtur pasurinë publike.
Autori Dedaj trishtohet për këtë mjerim, dhe uron për ditën kur llamba elektrike “të mos shuhet asnjëherë në shtëpinë e lalë Frrokut, atje rrëzë bjeshkëve të nalta.”
Ndërkohë, në një analizë te gazeta Mapo, me titull “Urbanë nga zori”, vëren se, në faqen e Internetit ku janë shpallur rezultatet e Censusit të fundit, por edhe nga vetë zyrtarët e lartë të shtetit tonë, raporti mes popullsisë urbane dhe rurale, paraqitet si një arritje e jashtëzakonshme:
Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.
Në fakt, vëren autorja, ky rezultat është pasojë e një lëvizje të brendshme demokratike të jashtëzakonshme,
e cila në më të shumtën (gjithnjë ndoshta) është kryer në mënyrë kaotike, e pakontrolluar dhe e mbështetur në një mungesë të plotë vizioni nëse i shërben ose jo zhvillimit të vendit. Familjet e varfra në zona të largëta malore apo dhe jo, e kanë parë si zgjidhjen e vetme lëvizjen pranë qyteteve të mëdha dhe kryesisht në qendër.
Duke vazhduar më tej se kjo lëvizje e brendshme demografike, së bashku me emigracionin, “kanë qenë një shpëtim i madh për të gjitha qeveritë”, dhe se
Rritja e popullsisë urbane, që po na ofrohet si ndonjë sukses i jashtëzakonshëm që na vërtetuaka sesa “modernë/e” jemi, nuk është asgjë tjetër veç një tregues i papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të qeverive në Shqipëri dhe lënies së popullsisë në mëshirën e fatit.
Në të vërtetë, çfarë i ka ndodhur Shqipërisë demografike gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit (përtej emigracionit të jashtëm), mund të shihet si një tkurrje e shpërndarjes hapësinore të popullsisë, e cila ka lëvizur nga periferitë drejt Tiranës.
Ka një lidhje mes këtyre dy dukurive: Lalë Frroku nga Kuzhneni dhe familja e tij nuk jetojnë dot më atje ku janë; prandaj e vetmja zgjidhje mbijetese për ta, sot për sot, është t’i afrohen qendrës, siç i afrohen zjarrit udhëtarët që e kalojnë natën jashtë.
Duket sikur jemi përpara një dileme: ose shteti të kontrollojë territorin dhe të pengojë, me rrugë të tërthorta, emigrimin nga periferitë drejt qendrës dhe nga mali drejt fushës; ose t’i dorëzohet tkurrjes hapësinore të popullsisë dhe zbrazjes së territorit në periferi.
Ndoshta është mirë që popullsia të zbresë prej malësive drejt fushës, meqë është e vështirë që të jetohet mirë në majë të malit, në rrethanat e Shqipërisë së sotme, që nuk i ka burimet, as mendësinë e Zvicrës. Tek e fundit, modeli i të jetuarit në mal nuk është më rentabël, nga pikëpamja ekonomike dhe njerëzore; madje është shumë më lirë, për të gjithë, që të zbresë Lalë Frroku në fushë, sesa t’i sigurohen, ose t’i garantohen atij, në Kuzhnen, privilegjet e qytetërimit modern.
Malësorët bartin vërtet reputacion legjendash, trimërie dhe lufte për liri; por sot ata në mal nuk mund të jetojnë dot, në mënyrë të mbajtshme (sustainable); dhe nuk ka arsye që shteti të subvencionojë një mënyrë jetese që nuk pajtohet mirë me prirjet e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të popullsisë. Në mal jo vetëm nuk siguron dot lehtë energjinë elektrike, por as shkollën (arsimin) dhe punësimin, as shërbimin shëndetësor, as atë nivel jetese minimal, që sot e njohin të gjithë, falë televizionit.
Nëse e mendojmë malin shqiptar si rifuxhio të popullsisë në kohë krizash dhe katastrofash, ose si kështjellë për mbijetesës, në një kohë që armiku ka zënë fushën, atëherë do të pranojmë edhe se sot pakkush do të kishte arsye të jetonte atje, përballë alternativës për t’u zhvendosur në fushë.
Megjithatë, zhvendosja në fushë nuk do të thotë, doemos, zhvendosje drejt Tiranës; as drejt bregdetit të Jugut. Nëse shteti kërkon vërtet të ndihmojë duke ofruar zgjidhje demografike afatgjata dhe të mbajtshme, duhet të shohë mundësinë për subvencionimin e qendrave urbane dytësore, afër vendbanimeve origjinale; në mënyrë që malësorët të vendosen aty dhe të punësohen në industri të përshtatshme (p.sh. ushqimore, farmaceutike, pyjore, turistike, etj.).
Nga kjo pikëpamje, zgjidhja e dilemës false Kuzhnen-Tiranë, do të vinte nëpërmjet një kompromisi: subvencionimit të qyteteve të ndërmjetme, ose buffers, të cilët do të ndihmonin për zhvillimin e periferisë malore të Shqipërisë, por duke e mbajtur presionin demografik larg Tiranës dhe ultësirës bregdetare, të cilat po shkatërrohen me shpejtësi, njëlloj si bahçja e depërtuar nga dhitë.
Pyet Ndue Dedaj:
A mendon dikush që është sot në pushtet, apo që aspiron për të ardhur nesër në qeverisje, se si këto malësi të epërme t’i bëjë sërish të jetueshme?
Në fakt, ndoshta duhet shqyrtuar edhe alternativa tjetër: që malet e bukura të Shqipërisë të mos na duhet t’i banojmë kurrë më.
Nuk e di pse u trishtova. Mbase kujtoja se ishim te pakten si Zvicera.
“Nëse shteti kërkon vërtet të ndihmojë duke ofruar zgjidhje demografike afatgjata dhe të mbajtshme, duhet të shohë mundësinë për subvencionimin e qendrave urbane dytësore”
Shteti nuk eshte as ne nivelin e nje feudi mesjetar, qe te pakten i’u ofronte argateve te vete mbrotje brenda keshtjellesh maj pozicionit te larte ne kohe luftrash, e jo me te mendoj per zgjidhje demografike te afatgjata per subvencionim te qendrave urbane dytesore. Shteti me sa me rezulton mua nuk ka asnje lloj politike te popullsise, apo te zhvillimit afatgjat ekonomik e social dhe shet per mrekulli ekonomike faktin qe 60% e sipermarrjeve ne vend jane kafene, restorante e pijetore, ku 50% e te cilave gjenden ne megalopolisin Tirane-Durres.
Nuk kam shifra në dorë, por besoj se edhe tani shpenzohet diçka, nga buxheti i shtetit, për të ndihmuar zonat malore – qoftë edhe me lëmosha vetëm.
Ndonje fond simbolik sigurisht qe duhet te kete xhaxha, qe ka rrezik vidhet e shperdorohet nga burokracia vendore apo/edhe qendrore. Problemi qendron tek politikat socio-enomike afatgjata qe do i mbante malesoret (por jo vetem) ne apo relativisht afer vendbanimeve te tyre origjinale. Nuk ka pershembull politika drejt zhvillimit te turizmit malor apo etno-kulturor ne keto zona. Nuk ka subvencionim te bujqesise, vitikultures apo frutikultures ne zona te tjera. Nuk ka as mirembajtje, jo ndertim te ri, te infrastruktures se komunizmit ne keto zona.
Me pake fjale, kemi te bejme me qeverisje prej kaçako-banditesh kolltukofage qe rrallehere dalin jashte bllokut te Tiranes, e kaloj ligje e politika euro-integruese sa per sy e faqe nga presioni i BE-se e ligje te tjera meskine nga te cilat perfitojne ata vete ose klani/klientela/fisi i tyre.
Nuk besoj se njerezit rrine ne mal per sport, thjesht kane bagetite dhe nje cope toke per t’u ushqyer e qe te levizesh duhet te kesh leke.
Ne Shqiperi qahet kot, urbanizimi nuk ka ndodhur me ritmet dhe pasojat e Amerikes latine, shumica e fshatareve qe ka levizur ne qytet i ka gjetur parate nga emigracioni, duke blere zakonisht shtepi ne qytetet e krahinave perkatese, ndersa qytetaret leviznin drejt qyteteve me te medha e ne Tirane.
Ky efekti-bidonvile nuk eshte ideal-tipi i urbanizimit ne Shqiperi, eshte thjesht i pashmangshem, nje perqindje do t’i jape me se s’ben jete lagjeve popullore. Ne Londren e 1850 si pasoje e ketij efekti plasi tifoja e kolerja, me duket vdiqen 15 mije njerez, ne Tirane s’ka ndodhe diçka e ngjashme. As mund te krahasohet me rrethinat e San Paolos ne Brazil apo qytetet e tjera te medha te Amerikes Latine.
Ne mal nuk jetohet, por as ne bidonvile nuk jetohet. Nga pervoja e shteteve te tjera (dhe e jona e deritashme) del se nuk ka ndonje zgjidhje tjeter te realizueshme, o ne mal o ne bidonvile.
Ne kushtet kur qytetet ne Shqiperi nuk prodhojne thuajse asgje te prekshme, por vetem sherbime, nuk kane as mundesi te perthithin masa te medha punetoresh te pakualifikuar. Keta kane nevoje per fabrika, ku me kurse 1 apo 2 vjeçare arrijne te garantojne nje pune te sigurte.
Ne vendet e zhvilluara, prodhimi industrial eshte 10-fish me i larte se ai bujqesor, ne Shqiperi ai bujqesor ngelet me i larte. Ne vendet e zhvilluara, ne industri jane te punesuar deri 10-fish me shume njerez se ne bujqesi, kurse tek ne ne fshat ka dyfish ndaj industrise.
Shqiperia sipas CIA
GDP – composition by sector:
agriculture: 20.2%
industry: 19.5%
services: 60.3% (2011 est.)
Labor force – by occupation:
agriculture: 47.8%
industry: 23%
services: 29.2% (September 2010 est.)
Gjermania
GDP – composition by sector:
agriculture: 0.8%
industry: 28.1%
services: 71% (2011 est.)
Labor force – by occupation:
agriculture: 2.4%
industry: 29.7%
services: 67.8% (2005)
Ne Gjermani prodhimi industrial eshte 35 here me i larte se si bujqesor, tek ne ai bujqesor eshte me i larte se ai industrial .
Sherbimet ne Gjermani punesojne rreth 68% te fuqise punetore dhe japin 71% te GDP.
Tek ne japin 60% te GDP, por punesojne vetem 30%.
Kjo do te thote se tek ne sherbimet shume me fitimprurese dhe njekohesisht fare te paperqendruara tek punesimi.
Ne Gjermani me prodhimtare duket te jete puna ne bujqesi (0,8 % te punesuar dhe plot 2,4% te prodhimit), ne Shqiperi raportet jane krejt te permbysyra.
Te shikojme strukturen e Kroacise qe po futet ne BE
GDP – composition by sector:
agriculture: 5.5%
industry: 24.4%
services: 70.1%
Labor force – by occupation:
agriculture: 5%
industry: 31.3%
services: 63.6%
Bujqesia 5,5% e prodhimit dhe 5% e punesimit. Kurse Shqiperia per rifreskim
Bujqesia 20,2% e prodhimit dhe 47,8% e punesimit.
Ne mal nuk jetohet, por kur nuk ka nje plan industrializimi te vendit, ne mal jetohet me me dinjitet sesa ne bidonvile.
Jetohet ne mal?
Normalisht jo!
Tani qe ka dy-treqind vjet qe pirateria eshte zvogeluar shume, semundjet qe lidhen me kenetat dhe baltovinat jane minimizuar, dhe njeriu eshte i afte qe te parandaloje dhe te mbrohet nga permbytjet e papritura, konsesusi mbare-boteror eshte qe ne mal nuk jetohet me.
Vetem po te jete per qejf…
p.s ne terma te PPP, bujqesia kroate prodhon rreth 4,5 miliard dollare, kurse bujqesia shqiptare rreth 5 miliard dollare, kurse ne nominale bujqesia kroate rreth 3,6 miliarde, bujqesia shqiptare rreth 2,6 miliarde.
toka bujqesore kroacia 1,6 milion hektare, Shqiperia 0,7 milion ha.
Ku qendron ndryshimi mes Shqiperise dhe Kroacise ? Kroacia ka prodhim industrial i cili i jep jete edhe me shume sherbimeve, ndersa ne rendimente bujqesore qendrojme me lart sesa Kroacia.
Ne terma te PPP, krahasuar me Kroacine bujqesia shqiptare i qendron mire nje GDP-je 3,5-4 fish me te lart se aktualja.