Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi

INTERMEXO

Teksa ne diskutojmë këtu për çështje të holla të alfabetit shqip, të tjerët i janë përveshur reformës në praktikë, ose me rrugë demokratike:

dhe kjo tjetra, që përzien globalen me lokalen, duke anashkaluar kombëtaren:

Megjithatë, unë jam i bindur se këto tekste nuk vijnë prej njerëzish që nuk e njohin drejtshkrimin; por prej njerëzish që nuk pyesin për drejtshkrimin. Problemi nuk është gjuhësor, por sociologjik – dhe në sociologji i duhet kërkuar zgjidhja.

Tek e fundit, drejtshkrimi i një gjuhe është një sistem arbitrar rregullash; po aq arbitrar sa edhe qarkullimi rrugor, parkimi i automjeteve ose shahu. T’i pranosh këto rregulla, ose t’i nënshtrohesh kësaj disipline të të shkruarit, nënkupton një gatishmëri për ta luajtur lojën, ose për të ndërvepruar me të tjerët.

Shumë prej nesh shpresojnë, në momentet e tyre më optimiste, se shqipja mund të shkruhet më mirë, sikur t’ia reformojmë drejtshkrimin e vitit 1972; qoftë edhe të nisur nga ideja, shkencërisht e dyshimtë, se ai drejtshkrim është mishërim i reformimit totalitar të shqipes (në fakt nuk është).

Mirëpo këta që e nëpërkëmbin shqipen publike e bëjnë këtë jo sepse i kundërvihen asaj në parim; as sepse nuk e mësojnë dot në shkollë; por vetëm ngaqë nuk i japin rëndësi disiplinës, si faktor socializimi.

Çështja i tejkalon rëndshëm kufijtë e gjuhësisë normative; dhe ka të bëjë me mënyrën si integrohen qytetarët shqiptarë në shoqëri, në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe me institucionet, përfshi këtu edhe shtetin.

Pa Komente

  1. Nuk di cfare te them: u perpoqen te gjithe per Tiranen, por ajo ne honet e shpirtit mbeti Tirona.

  2. “Tirona” qofte, Shkronjat, ne honet e shpirtit! S’ka asgje te keqe ajo forme e se folmes tiranase qe ka fuqi ne kryeqytet e pertej tij. Une ashtu i them ne kuvende te caktuara, e honet e mia kendojne po ate kengen tende (madje jo vec neper hone: duke luajtur me gjuhen dhe komunikimin, edhe ne te shkruar mund te hyje ne pune fjala ne ate forme… ndodh me miq e mikesha ne fb ose emaile psh. Por thyerja e rregullit qe ka kuptim dhe qe kuptohet, krijon nje rregull po aq te bukur. Ajo e nenkupton rregullin paraprak dhe behet kur e si duhet.). Por qe te lidhemi brenda se njejtes kornize komunikimi e te ndertojme bashkarisht ne menyre efektive diskursin qe kemi ne plan, duhet te respektojme disa kushte paraprake, disa rregulla per si e kur te perdorim nje forme te caktuar. Nese individualisht thyejme rregulla te caktuara (me pak a me shume arbitrare), nga padija ose neglizhenca, ne fund te fundit shkaterrojme krejt kornizat e tipit te ligjerimit qe donim te ndertonim e t’i beheshim pjese; reduktojme keshtu jo vec mundesite tona personale te shprehjes praktike, por edhe sistemin vete.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin