INTELEKTUALI I PAVARUR

Ra muhabeti te çfarë është intelektuali i pavarur.

Unë gjithnjë e kam menduar këtë si dikë që kushtëzohet nga interesat e politikës, as i bashkëlidhet ndonjë strukture ose institucioni politik.

Një ministër, bie fjala, nuk mund të jetë i tillë; as zëdhënësi i një partie politike.

Çuditërisht, shoh se, për disa kolegë, intelektual i pavarur është ai që i kundërshton dhe i refuzon të gjithë të tjerët; ose, siç është e modës sot, thotë se “të gjithë janë njëlloj” – çfarë, në politikë, do të përkthehej si homologim i pushtetit me opozitën, ose edhe i shtetit me shoqërinë civile.

Ta bësh “të gjithë derrat një turi kanë” moton tënde, do të thotë të pozicionohesh i vetëm, përballë gjithë të tjerëve, të cilët i ke shndërruar ndërkohë në derra.

Në muhabet e sipër, një shok imi kujtoi edhe një përkufizim që i pat dhënë intelektualit të pavarur shkrimtari Kol Jakova, në vitin 1947: “intelektual i pavarur është ai që nuk e kanë varur akoma.”

 

Nuk ka komente

  1. Perse duhet te theksohet perkatesia (praktikisht “mosperkatesia”, alias pavaresia) tek togfjaleshi “intelektual i pavarur”. A mund te kemi intelektuale te varur? Apo termi intelektual eshte i vetmjaftueshem per te nenkuptuar dhe pavaresine e subjektit?

    Akoma me tej, pervecse i pavarur (ne nje kuptim te arsyeshem te fjales, qe nuk perfshin – sipas meje, – barazlargesi absolute nga gjithcka, por vetem distancim konstant nga “e keqja”) a do te konsiderohej “intelektual” dikush qe nuk mbart ne vetvete ndjenja patriotike? Rrjedhimisht (pasi pergjigja ime eshte per kete eshte “jo”, pra te qenurit intelektual dmth me patjeter edhe atdhedashes) a mund te qendroje nje intelektual indiferent ndaj politikes, e kuptuar kjo si arti i qeverisjes se shoqerise? A mund ta vendose qenien e tij intelektuali jashte shoqerise se ciles i perket?

    Per te ardhur tek vete intelektuali. Sic thone italianet, prift nuk te ben tunika, ndaj edhe intelektual nuk te ben fakti qe dikush te quan te tille. Intelektuali duhet te jete dikush me ndikim ne nje fushe te caktuar te jetes shoqerore (me gjase jo ne sport, pasi intelektualizmi shkon mbroth me intelektin dhe kapacitete te tjera derivative si aftesite kritike dhe analizuese, cka nuk e perjashton domosdoshmerisht sportistin, por qe nuk jane kushte per te qene “kepuce ……..e arte”).

    Autoriteti ne fushen perkatese fitohet paraprakisht. I vetem ai nuk te ben intelektual. Perkujdesi per interesa kombetare (qofte edhe nje i vetem, p.sh ambienti) dhe mbrojtja e tyre publikisht, nga piedestali qe ke krijuar permes te qenurit dikush ne shkenca apo art, besoj se perbejne ngjizjen “magjike” qe te meritosh titullin. Sepse te qenurit intelektual eshte titull qe duhet ta fitosh; ate nuk mund te ta jape Presidenti i Republikes.

    Dhe se fundi, njehere e mire intelektual, a vazhdon te jesh njeri (dmth: shkon ne banje per te kryer nevojat, a del ne lagje me pantallona te shkurtra ne vere per te blere buke, a zihesh me gruan apo a mund te kesh dashnore, etj.etj)? Me fjale te tjera, njehere e mire ikone, ikone per jete apo eshte ky nje keqkuptim (banal) i shoqerive te vockla qe kane aq pak intelektuale saqe forcohen ne menyre jonatyrale ti shohin ata si baballare qe do ti marrin perdore ne rrugetimin drejt progresit?

    Sa me siper jane pyetje retorike, vec per te ushqyer zjarrin e ndezur nga xha xhai yne intelektual, te cilin perfitoj nga rasti ta pershendes.

  2. “A mund ta vendose qenien e tij intelektuali jashte shoqerise se ciles i perket?”

    Une njoh dike qe e beri kete, Lasgush Poradeci, shkrimtar dhe poet, intelektual i pavarur.
    Steve Jobs tha qe nese je gjeni je gjithashtu trim dhe “foolish” ne te njejten kohe.
    Une mendoj qe Lasgushi ishte gjeni; sepse te jesh intelektual i pamvarur sic ish ai gjate komunizmit duhej patjeter ti kishe ato dy “cilesite” e gjeniut.

  3. PNH,

    Ne kemi ne shqip (apo ndofta e kemi kopjuar gjekundi) termat “intelektual i pavarur” dhe “intelektual i angazhuar.” Ne pyetjet qe shtron (qe jane shume interesante ne vetvete) ka nje perzjerje te ketyre termave, me duket mua te pakten. Intelektuali nuk mund te jete i varur ose i pavarur, pa qene i angazhuar me probleme sociale, politike, patriotike. Po te angazhohet ne ndonje fushe/teme atehere mund te diskutojme a eshte i varur nga parti/shoqata/rryma apo ka nje opinion/qendrim individual dhe eshte i gatshem te luftoje per te, pra eshte i pavarur.

    Por fare mire mund te jesh intelektual dhe te mos duash te angazhohesh ne asnje fushe/teme aktuale per shume arsye. Rasti i Lasgush Poradecit eshte nje nga shembujt tane. Dhe patjeter qe mund te jesh intelektual pa qene fare patriot (ne te gjitha kuptimet, kombetariste ose jo.) A nuk eshte intelektual ai filozofi/shkrimtari qe shkruan per tema universale, pa ju qasur aspak problemeve qe mund te kete atdheu/kombi i tij?

  4. Koncepti i “intelektualit te pavarur” ne kokat e shqiptarevev eshte i lidhur ngushte me ate te “intelektualit” alla BRSS – anetar i “inteligjencies” i cili mund te mos jete ekspert i aksh fushe, por te qenit “intelektual” e ben bartes te nje opinioni me …hmmm…inteligjent per cdo gje qe i intereson publikut.

    Ah, “Rrasa” i themi ne shqip asaj xhybes ne, jo tunika.

  5. Patjeter qe intelektuali duhet te mbaje ane…por intelektuali, si mendimtar, ne procesin e te menduarit, te kerkimit te se vertetes ose te percimit te mendimit, eshte i pavarur ne kuptimin qe eshte i ndershem, i sinqerte dhe i ndergjegjshem me veten e tij, e nuk nenkupton e as deshiron tjeter gje pervetem se cfare shprehet.

    Ne fakt ky term ‘i pavarur” eshte shpikje koti, behet fjale me shume per analiste, qe pretendohet se duhet te jene objektiv ne paraqitjen dhe analizen e fakteve…me metodologjine e shpalosur dhe balancim te interesave te paleve….kurrsesi nuk mund te pritet nga intelektualet (mendimtaret) te jene te pavarur. Jane te paret qe duhet kene nje pozicion, nje qendrim te mireargumentuar. Vleresimi subjektiv, origjinal, per ta perben vlere.

    Por duhet me shume te behet dallimi ndermjet ndershmerise dhe pandershmerise (poshtersise) intelektuale. Mendimtare te poshter, qe kequdheheqin/ a keqperdoren opinionin publik per interesa te ngushta, dhe te ndershem, te cilet nuk zbythen nga pesha e te vertetes, duke marre parasysh edhe pasojat e izolimit social/politik.

    Pra nuk me duket se duhet shtruar pyetja se nese duhet te kete “te pavarur”, porse se siduhet te veprojne keta intelektuale per te qene te ndershem/sinqerte me veten e tyre. Perndryshe: pavaresi ekonomike=liri intelektuale.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin