Kombëtarja e futbollit e Shqipërisë luajti dje një ndeshje miqësore me Azerbaixhanin, duke humbur ndaj këtij ekipi modest, në stadiumin “Qemal Stafa” pa spektatorë.
Ndonjë komentator ia e shpjegoi mungesën e interesit (dhe vetë humbjen) me faktin që kombëtarja ka mbetur pa trajner, pas largimit të Kuzhes.
Megjithatë, indiferenca e publikut mund të ketë edhe shkaqe të tjera, si ky i mëposhtmi:
Në kohën kur jetoja unë në Tiranë, edhe për kampionatin lokal të ping-pongut lajmërimet ishin më të sofistikuara.
Njerëzit kishin vërshuar në Panairin e Librit… ata të shkretët nuk mund të çaheshin më dysh për të qënë njëkohësisht edhe në panair edhe në stadium 😛
Nga fotoja kujtova se mos ishte kompozicioni i te shtunes i Van der Lindes…
Ajo qenka komplet si nekrollogji. Po per nje skuader qe eshte si e nje kooperative bujqesore, eshte me teper se shume.
Foton e kam nxjerrë sot, te trotuari përpara Friend’s Book House.
Fati yt qe nuk paske pare pronarin e FBH duke gjuajtur pemet me fishekzjarre per te “trembur” zogjte. Ne fakt s’ka faj, zogjte e kane kete te keqe, jashteqisin vend e pa vend. Per me teper cicerojne shume, bezdisin bisedat ne bar te njerezve qe gjerbin kafete.