Kush tha qё plazhi ёshtё vetёm pёr njerёzit? Buzё detit, poshtё çadrave, mbi shezlong, nё shtrat, rrinё e lёvizin edhe kafshё. Nga tё gjitha llojet. Shtёpiake ose tё egra.
Normalisht plazhi pёrshoqёrohet me njeriun, meqё vetёm ky e sheh si mjet pushimi. Kafshёt mund ta pёrdorin pёr t’u ushqyer, por jo pёr t’u relaksuar. Vetё njerёzit, kur shkojnё nё plazh, presin qё tё shohin kryesisht njerёz. Por jo nё plazhet shqiptare.
Kёtu nuk ёshtё fjala pёr miqtё mё tё mirё tё njerёzve: qentё. Kёta tё fundit rrinё nё plazh se shoqёrojnё padronёt e tyre, jo sepse kanё vendosur ta kalojnё pesёmbёdhjetёditёshin pranё detit. Megjithatё, prania e tyre nёpёr çadra e nё breg tolerohet nё bazё tё shtatmadhёsisё. Po tё jetё chihuahua, ose tё ndonjё racё tjetёr e vogёl, ka gjasa qё tё bёhet maskota e plazhit; fёmijёt pyesin pёr emrin, e thёrrasin, pastaj e ledhatojnё, fillimisht me frikё pastaj mё me guxim; tё rriturit i fёrkojnё kokёn, bёjnё ndonjё pyetje mё specifike, ose rrinё indiferentё.
Po tё jetё qen i madh, pёr shembull qen kufiri, ose bulldog, gjёrat ndryshojnё. Prindёrit ia shtrёngojnё fort dorёn fёmijёs, instinktivisht, shikojnё gjithё frikё nga qeni, japin kёshilla pёr kujdes. Padronёt fillojnё e qetёsojnё komshinjtё e çadrёs pёr natyrёn e urtё tё qenit tё vet. Ftojnё pёr ledhatime kolektive, pa respektuar dёshirёn e mikut, tё qenit e tё komshiut bashkё. “Nuk tё bёn gjё! Preke, kёtu te koka! Nuk tё kafshon, ёshtё i mirё!”. Ti heziton, sepse e shikon me llapёn pёrjashta tё heshtur. E meqё qeni qё leh nuk tё ha, del qё… Padronёt duken mё tё efektshёm po tё kenё fёmijё tё vegjёl. “Janё mёsuar me fёmijёt”. “Dakord, por me tё tutё…”.
Mirёpo plazhi shqiptar ёshtё i pasur me kafshё tё tjera. Aspak ujore. Pa pritur pa kujtuar, tё shfaqet nё buzё tё ujit njё kafshё e madhe. Duket si lodёr pelush, nga ato gjigandet. Njё tufё e madhe me lesh tё murrmё. Ecёn, lёviz, lёkundet: me siguri ёshtё qenie e gjallё. Shoqёrohet nga njё grup fёmijёsh zhurmёshumё. Problemi ёshtё se truri nuk ta pranon qё nё breg tё detit tё ketё arinj. Je mёsuar t’i shohёsh nё kopshin zoologjik, ose nё biopark siç thonё politikisht korrektёt, ndonjёherё nё cirk, por asnjёherё nё plazh. Nuk ёshtё nё habitatin e vet, as nё atё artificial.
Nё tё vёrtetё ёshtё arushё. E vogёl nё moshё. E tёrheq i zoti (?) me njё zinxhir qё i kap mizorisht hundёn. Gruaja me aparat fotografik nё dorё bёn fotografi tё çastit. 500 lekё copa. Arusha ankohet herё pas here. Plazhistёt qeshin e admirojnё, si zogun kur kёndon nё kafaz prej marazit. I zoti nuk lejon askёnd ta prekё, shenjё qё ka frikё se mos kafsha reagon. E tёrheq fort me zinxhirin tek hunda nё çastin kur merret poza. Plazhisti gjysmё lakuriq krekoset me dorёn tek peliçja gjithё lesh e buzёqesh si idiot. Kujton se ёshtё me bashkёshorten, diku aty afёr, njё balenё e skuqur me dy kёmbё. Arusha dihat, mezi merr frymё, duket nervoze.
Marr guximin e shkoj tё bёj disa pyetje. Sa kushton? Ёshtё mashkull apo femёr? Mё jepen pёrgjigje automatike, sa pёr tё larё gojёn, ndёrsa arusha detyrohet tё marrё poza me njerёz nё plazh. E shoh qё vuan. Ёshtё kohё dreke, dielli tё pёrcёllon. Atёherё pyes nёse vuan nga vapa. “Natyrisht qё vuan, mё pёrgjigjet fotografja. Nuk e duron vapёn”. Mirёpo, kёtё e dinё tё gjithё. Edhe fёmijёt qё shkojnё nё kopsht zoologjik nuk habiten kur i shohin arinjtё tek hanё copa akulli pёr t’u freskuar. Janё kafshё qё jetojnё larg detit, larg rёrёs, nё freski. “Mundohemi ta freskojmё herё pas here”, shton gruaja me ton justifikues, gati duke e deklaruar gёnjeshtrёn. Pastaj vijon me fjalinё sa enigmatike aq edhe fatale “Po s’kemi ç’bёjmё”. Dikush i jep 1000 lekё pёr dy poza tё porsabёra. Ja, ky ekzibicionist me kostum banjo, qё sapo mori dy fotografi, mund tё bёnte diçka pёr shembull. Tё mos kapёrdisej pranё arushёs sё pёrvuajtur. Por paguan si pa tё keq, duke admiruar fotografinё polaroid. E ndjen veten gjuetar tё ekzotikes, pjesё tё njё pёrvoje tё paparё.
Arusha tёrhiqet zvarrё nga hunda e humbet nё mizёrinё e plazhit. Nuk kalojnё disa minuta e kalon njё gjarpёr qё pёrdridhet nё duart e njё zbutёsi tё improvizuar. Edhe ai i shoqёruar pashmangshmёrisht nga fotografi, si dikur mbretёrit nga kronistёt mesjetarё. Pёr t’i pёrjetёsuar bёmat. Ka pak aspirantё pёr tё bёrё fotografi me gjarprin. Dikush rreket ta prekё, por nuk lejohet. Ndoshta edhe prekja kushton. Dikush pyet, por e kupton qё historia ёshtё e pambajtshme: lloj i rrallё, helm vdekjeprurёs, shtrёngim mbytёs… Gjarpri nuk ka kohё tё bёhet xheloz pёr suksesin e arushёs. Pёrveç frikёs qё i kall uji i detit, duhet tё mbahet si ekuilibrist nё krahёt e tё zotit, i cili e ngre lart pёr t’ia treguar trofeun gjithё plazhit. Sytё me admirim nuk mungojnё, disa vihen nё rresht pёr “kush bёn poza mё tё bukura”. Padroni largohet nga fusha e teleobjektivit, por del gjithsesi nё foto. Do tё jetё i pranishёm nё shumё shtёpi, si zvarranik mes zvarranikёve.
Kush tha qё nё plazh ka kafshё vetёm tё gjalla? Ka edhe tё vdekura, madje tё balsamosura. Ç’bёn nё rёrёn e detit shqiponja e balsamosur? A nuk duhet tё ishte maleve? Po nusja e lalёs? Ёshtё dhelpёr ajo? Galeria nuk pёrfundon lehtё, duket si muzeum zoologjik por ku mund tё blesh kafshёt e mbushura me kashtё. 13000 njё shqiponjё. S’ka gjё, Shqipёria ёshtё vend i shqiponjave, vjen nga “shqipe”. Ka plot nёpёr male, por askush nuk i sheh mё. U fshihen gjuetarёve pёr tё mos pёrfunduar tek plazhistёt. Kёta i blejnё, por nuk dihet ku i mbajnё. Nё dhomёn e plazhit, pёrkohёsisht? Çfarё historirash u tregojnё miqve kur u vijnё pёr vizitё? Isha nё bjeshkё, kur pashё nga larg njё shqiponjё, mora mauzerin…
Njё fёmijё i vogёl bёn pyetjen mё fёmijёrore. A lejohen kafshёt nё plazh? Tё gjithё pёrreth ngrenё supet e djegura nga dielli. Jo pёr pёrgjigjen, pёr pyetjen “e çuditshme”. Dikush i gёlqerosur me krem tё bardhё kundёr diellit, kinse me mendje mё tё freskёt, mundohet t’i japё justifikim me baza juridike. Do e ketё bёrё natёn. Dorёzohet kur dikush tjetёr i kujton se pёrveç mirёqёnies sё kafshёve, pra respektimit tё tyre, meqё janё qenie tё gjalla edhe ato, ekziston edhe çёshtja e sigurisё, e higjienёs, e shёndetit tё njerёzve. Pastaj ёshtё problemi i mbrojtjes sё disa llojeve qё rrezikojnё tё shuhen. Kthehet nga ana tjetёr kur i zё veshi fjalёn qytetarì.
Ёshtё çasti qё fёmija tё bёjё pyetjen tjetёr: “Kush janё kafshёt nё plazh?”.
P.S. Fotografitё janё tё miat.
Nga deti më duket se nuk është në Vlorë, ose të paktën deri para 2 vitesh që unë kam qenë për plazh atje, nuk kam parë skena të tilla. Shkrimi, fotot dhe përshkrimi të lenë pa fjalë, dhe me siguri Lonely Planet nuk nënkuptonte këtë kur thoshte që Shqipëria është një nga vendet për tu zbuluar në 2011. Si e thua dhe ti në shkrim, këto gjëra ndodhin sepse ka idiotë që pranojnë të jenë pjesë e këtij show. Ku ka kërkesë, ka gjithmonë edhe ofertë, dhe skandali qëndron në faktin se dynjasë (ja pse kemi tmerësisht nevojë për orientalizma). në plazh as nuk i shkon në mendje të ngrërë zërin, përkundrazi.