Krahasimi i fateve të Shqipërisë dhe të Turqisë si shtete të pavarura, gjatë shekullit XX, nuk di të jetë bërë, por mund dhe duhet të bëhet.
Kur të krahasohen këto dy vende, do të shihen edhe ngjashmëritë dhe dallimet në trajtimin që u kanë bërë parive të tyre, ose elitave.
Teknika e Kronosit (Shqipëri)
Ne ende sundohemi nga një vështrim në thelb anti-intelektual dhe populist, që i nënçmon elitat; por në fakt edhe nënçmuesit më të skajshëm janë të vetëdijshëm se elitat ia japin formën historisë dhe kulturës së një kombi modern.
Shqipëria, pastaj, është edhe vend i vogël, dhe njerëzit e shquar mezi i nxjerr, për arsye edhe vetëm statistikore; aq më tepër edhe kur nuk ua merr dot të tjerëve, si ShBA dhe Kanadaja.
U vërejt këtu, me të drejtë, se Shqipëria e 1912-ës ishte gjysmë e shkatërruar dhe e gjymtuar edhe gjeografikisht – me Kosovën të mbetur jashtë kufijve. Çuditërisht, një pjesë e madhe e parisë së atyre viteve vinin nga eksperienca politike të nivelit perandorak.
Gjithsesi, pas kaosit të Luftës I Botërore dhe trazirave të vitit 1924, mund të thuhet se u arrit njëfarë stabiliteti në vend, pasi e mori pushtetin Ahmet Zogu – në fillim si President, më pas si mbret.
Vitet 1930 ishin edhe vitet që përgatitën tranzicionin e rregullt të elitave, meqë në ato kohë ajka e shqiptarëve studiuan në shkolla të huaja në Shqipëri dhe pastaj vazhduan studimet në universitetet e Europës: në Vjenë, në Romë, në Paris, në Berlin, në Londër.
Përkundrazi, pas Luftës II, shoqëria shqiptare iu kushtua, në një farë mënyre, seleksionit negativ të elitave të veta: politike, ekonomike, juridike, administrative, ushtarake, teknike, shkencore, arsimore, kulturore, artistike.
Gjatë fazës së parë, u lanë hesapet me ajkën e shoqërisë shqiptare të viteve 1930, e cila u likuidua si klasë e përmbysur; çka e dëmtoi shoqërinë shqiptare më shumë edhe se vetë Lufta II.
Me mijëra sipërmarrës, bankierë, avokatë, inxhinierë, diplomatë, mësues, administratorë, tregtarë grosistë, mjekë, dijetarë, shkrimtarë, historianë, gazetarë u hoqën qafe ndonjëherë fizikisht, ndonjëherë duke u dërguar në kazmë.
Kjo u shoqërua me një përpjekje për të krijuar elita të reja, duke dërguar njerëz “nga populli” të studionin në Lindje – në fillim në Jugosllavi, pastaj në vendet e Bllokut ish-Sovjetik.
Çuditërisht, kjo përpjekje dha disa rezultate, meqë në fund të viteve 1950 Shqipëria i rifitoi disa prej elitave që i duheshin, meqë studentët nga Moska, Leningradi, Kievi, Varshava, Praga, Budapesti, Bukureshti dhe Sofja filluan të kthehen në atdhé dhe të prodhojnë shkëlqim intelektual.
Megjithatë, vitet 1960-1980 ishin – për arsye të njohura – vitet e ngucjes së elitave të formuara në Lindje; të cilat nuk është se u shfarosën krejt, si ato të mëparshmet, por u frikësuan, u përndoqën ndonjëherë si agjentë të Moskës, u trodhën nga pikëpamja intelektuale dhe u neutralizuan nga pikëpamja etike.
Në vitet 1980, nisën përpjekjet për të krijuar një elitë teknologjike, duke dërguar studentë dhe pasuniversitarë në Perëndim: Itali, Francë, Austri, Suedi. Deri edhe në Algjeri u dërguan njerëz për të studiuar inxhinierinë e shpimeve për naftë. Shqipëria përfitoi nga mijëra bursa të organizmave ndërkombëtare.
Në fillim të viteve 1990, pas kolapsit të regjimit komunist, praktikisht të gjitha këto elita të specializuara në Perëndim u kthyen në vendet ku kishin studiuar, ndonjëherë pa pasur kohë të jepnin asgjë në fushat përkatëse; duke inauguruar atë eksportim kapitali intelektual (brain drain) që vazhdon hareshëm sot e kësaj dite.
Brenda gjysmë shekulli, një vend me popullsi të vogël si Shqipëria ka përjetuar dy hemorragji të mëdha elitash: në 1945 dhe 1990; dhe dy hemorragji të pjesshme – përndjekjen e intelektualëve të Lindjes në vitet 1960-1970, dhe brain drain gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit.
Pakkush flet për këtë katastrofë totale, meqë shumëkush beson se një popull i ka gjithnjë mundësitë për të prodhuar shkëlqim, njerëz të shquar, të zotët, të mençur dhe etikisht të admirueshëm.
Vërtet – por mjafton t’u hedhësh një sy elitave politike sot në Tiranë, për të kuptuar se diçka e keqe, shumë e rëndë, shumë e hidhur ka ndodhur me shqiptarët: ata kanë mbetur pa kokë dhe tani po e zëvendësojnë këtë pjesë të trupit me çfarë të munden.
Një njeri është gjithnjë i zëvendësueshëm, madje edhe kur është gjeni. Por çfarë është e vërtetë për një njeri, nuk është doemos e vërtetë për një mijë, dhjetë mijë, ndoshta edhe njëzet dhe tridhjetë mijë vetë. Kapitali intelektual i një shoqërie kërkon kohë dhe shumë mundim, për t’u rimëkëmbur; sikurse kërkon vetëdijen se një vend nuk mund t’ia lejojë vetes t’i masakrohen intelektualët e vet në këtë mënyrë dhe megjithatë të shpresojë se, njëfarësoj, do të dalë pa lagur nga ky mëkat.
Nuk janë vetëm intelektualët që kanë paguar, duke u rrasur në burgje, dërguar të punojnë në kanal, ose – më vonë – duke u larguar nga Shqipëria; së bashku me inxhinierët, shkencëtarët, mjekët, kimistët, ekonomistët e zot ka ikur edhe një traditë e vyer familjare, një respekt për dijen, një vëmendje dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve shpirtërore dhe profilit etik.
Shqipëria ka qenë vërtet dhe mbetet vend i varfër; por shqiptarët edhe janë varfëruar intelektualisht në mënyrë tragjike.
Ai shqiptar sot që sillet në mënyrë amorale, që nuk ka vetëdije politike, që kujton se ka vetëm të drejta por jo detyra, që korrupton dhe që korruptohet, që lë shtëpinë në baste, që e ka mendjen vetëm për t’u pasuruar me të shpejtë, që vjedh fondet publike, që ia jep votën një hajduti të konfirmuar, që nuk paguan taksat, që nuk shkon në kinema dhe në teatër, që nuk blen më libra, që nxjerr gruan në rrugë t’i prostituohet, që nuk pyet për komunitetin as e vret mendjen për çështjet qytetare – ai shqiptar është edhe nënprodukt i trishtuar i persekutimit sistematik që u është bërë parive në Shqipëri, gjatë këtyre 50 vjetëve të fundit.
Elita me konspiracion (Turqi)
Një gjë mund të them me siguri: Turqia e dalë nga rrënojat e Perandorisë Osmane dhe nga disfata në Luftën I Botërore, megjithatë ka ditur t’i trajtojë shumë më mirë elitat e veta.
Nuk e njoh mirë historinë e Turqisë gjatë shekullit XX; edhe pse diçka di për përpjekjet kolosale për modernizim dhe për shekullarizim, që u ndërmorën nga Ataturku dhe regjimi i tij nacionalist.
Nëse flasim për një tranzicion elitash nga faza e fundit e Perandorisë Osmane te Turqia e viteve 1920-1930, nuk mund të mos marrim në konsideratë atë shtresë pak sekrete dhe pak misterioze të Turqisë qytetare të njohur si dönme, me prejardhje hebraike por tashmë të islamizuar; dhe megjithatë praktikues në fshehtësi të një forme të judaizmit të mbështetur në mësimet e Sabatai Zevit, një kabalist hebré i shekullit XVII, që u detyrua nga autoritetet osmane të konvertohej në Islam.
Siç dihet, Zevi i kaloi vitet e fundit të jetës në trojet shqiptare në Ballkan; i internuar nga sulltani në Ulqin. Ka edhe një mendim, nuk di sa të konfirmuar, se varri i tij mund të jetë në malin e Tomorit, çka lidhet edhe me kultin e tanishëm bektashi të Baba Tomorit. Një numër studiuesish të sekteve kripto-hebraike në Perandorinë Osmane kanë vërejtur ngjashmëri midis sabataizmit të dönme-ve dhe bektashizmit; duke u ndalur në misticizmin, liberalizmin, lirshmërinë seksuale, tolerancën, sinkretizmin dhe barazinë e grave me burrat.
Për historitë familjare, sociale dhe politike të dönme-ve mund të konsultohet një monografi e Marc David Baer (The Dönme, Stanford University Press, 2010). Të përqendruar në Selanik, këta hebrenj të konvertuar në Islam i kishin mbajtur disa praktika të sabateanizmit në fshehtësi dhe e ruanin kohezionin etnik dhe kulturor duke u martuar mes tyre (me endogami). Pasi u pasuruan shpejt nëpërmjet tregtisë, gjatë shekullit XIX erdhën duke përfaqësuar ndoshta pjesën më progresiste të borgjezisë otomane, me lidhje të gjithanshme ndërkombëtare, ndonjëherë të ndërmjetësuara edhe nëpërmjet masonerisë.
Kujtoj këtu se kontaktet dhe lidhjet midis masonerisë frënge dhe bektashinjve shqiptarë i ka analizuar historiani Peter Bartl.
Në fund të shekullit XIX, dönme-të përfaqësonin një pjesë të spikatur të elitës shekullare dhe kozmopolite të një perandorie si ajo Osmania, e cila, përndryshe, ishte dënuar të shembej dhe të dilte nga skena. Jo më kot dönme-të luajtën rol të dorës së parë në lëvizjen e xhonturqve (dhe në Komitetin për Bashkim dhe Përparim).
Më pas, me themelimin e Republikës Turke, ata përgjithësisht do të mbështetnin me forcë të madhe reformat republikane, pro-perëndimore dhe modernizuese të Ataturkut, duke shërbyer si ndërfaqe (interface) e Turqisë së re me Europën, falë aftësive të tyre të mëdha, kulturës dhe lidhjeve të tyre me vende të tjera. Pa angazhimin total të dönme-ve, suksesi i reformave të Ataturkut do të vihej në pikëpyetje.
Vendimtare për modernizimin e Turqisë u treguan elitat teknokratike, të cilat u përgatitën në Europë dhe pastaj u kthyen, për të kontribuar seriozisht në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.
Dönme-të kanë disa karakteristika të përbashkëta me bektashinjtë në Shqipëri; disa nga këto janë strukturore dhe kanë të bëjnë me persekutimin e të dy sekteve në fjalë nga establishmenti perandorak; të tjera ndoshta kanë të bëjnë me marrëdhëniet e drejtpërdrejta mes dy grupeve. Masoneria ballkanike mund të ketë pasur ndikimin e vet në përshpejtimin e këtyre kontakteve. Gjithsesi, shumë pak mund të thuhet, tani për tani, për dönme-t dhe bektashinjtë e Shqipërisë, me përjashtim të pak anekdotave nga jeta legjendare e Sabatai Zevit. Ka ndonjë autor që deri edhe mungesën e anti-semitizmit ndër shqiptarët e sotëm e shpjegon me rolin e bektashinjve dhe, tërthorazi, të dönme-ve, në modelimin e vetëdijes shqiptare moderne.
Elitat kripto-hebraike, në Turqinë moderne, kanë qenë objekt i një numri teorish konspirative – siç mund të pritej, po të kihet parasysh natyra fshehtësore e dönme-ve dhe kontrasti mes dukshmërisë së tyre të pakët publike dhe rolit të tyre në krye të shtetit turk modern. Përgjithësisht pranohet se kripto-hebrenjtë, pasi e realizuan projektin e tyre të një Turqie shekullare, të hapur ndaj Perëndimit dhe moderne, erdhën duke e humbur natyrën e tyre prej sekti të mbyllur dhe u shkrinë me elitat e tjera turke, nëpërmjet martesave të kryqëzuara.
Historia e Turqisë moderne, nga ana tjetër, i ofron material të pasur teoricienit të komploteve, që kërkon të dijë për shoqëritë sekrete të cilat lëvizin fijet e shtetit. Natyrisht, nëse një shoqëri sekrete është e suksesshme, atëherë është praktikisht e pamundur që të flitet për të publikisht në mënyrë të besueshme, sikurse e dinë, më mirë se të tjerët, vetë teoricienët e komploteve.
I gjithë ky diskurs për shoqëritë sekrete dhe aktivitetin e tyre në prapaskenat e politikës turke është koaguluar rreth konceptit të shtetit të thellë (anglisht deep state, turqisht derin devlet), i cili përkufizohet si “një shtet brenda shtetit”, ose një grup koalicionesh anti-demokratike, me ndikim në jetën e vendit, të elementëve të nivelit të lartë të shërbimeve sekrete, ushtarakëve, gjyqësorit dhe mafias; dhe që ka një program politik të organizuar rreth nacionalizmit, korporatizmit dhe interesit shtetëror.
Shteti i thellë konsiderohet edhe si element stabiliteti, edhe si element instabiliteti – varet nga këndvështrimi. Nuk ka ndonjë lidhje të detyruar mes kësaj strukture dhe elitave kripto-hebraike të periudhës së fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX (dönme-ve), përtej natyrës konspirative dhe shekullarizmit dhe besnikërisë strategjike ndaj Perëndimit (ShBA, NATO-s, pjesërisht edhe Izraelit). Megjithatë, për çfarë na intereson në këtë analizë detyrimisht të mangët dhe sipërfaqësore (meqë unë nuk e njoh mirë çështjen), shteti i thellë në Turqi ka siguruar një vijueshmëri të elitave dhe një transmetim të traditës të lidershipit dhe të shkëlqimit dhe të krenarisë së shërbimit publik, që Shqipërisë për fat të keq i ka munguar.
Nga ky krahasim, sado sipërfaqësor, mes Shqipërisë dhe Turqisë pas “krijimit” të tyre në shekullin XX, mund të nxirret të paktën përfundimi se shqiptarët e kanë sakatuar, me dëshirën e tyre, vijueshmërinë edhe të elitave edhe të shtetit, ndërsa turqit këtë vijueshmëri e kanë ruajtur, me mënyra të ndryshme.
Historia e dönme-ve të Selanikut nuk është veçse një nga narrativat e kësaj periudhe, por e tillë që të ndihmojë për të kuptuar një numër enigmash të politikës turke, të brendshme dhe sidomos të jashtme, gjatë këtyre 100 vjetëve të fundit.
Nuk kam gjetur dot gjëkundi të dhëna nëse ka pasur dönme në elitat shqiptare të pas-1912-ës; nga rezultatet e përpjekjeve të këtyre elitave, pas gjase nuk do të ketë pasur. Lufta I Botërore dhe ndërhyrjet e fqinjëve në punët e Shqipërisë do t’i kenë prishur përfundimisht planet e bektashinjve për t’u konsoliduar në krye të shtetit të ri shqiptar. Informacioni në Wikipedia për dönme-të në rrethinat e malit të Tomorit më duket megjithatë i pambështetur, se përndryshe do ta kishim dëgjuar edhe nga burime të tjera.
Për fat të keq, këto lloj kërkimesh janë kontaminuar së tepërmi, madje diskredituar, nga diskursi anti-semit i të gjithë atyre që kërkojnë kripto-hebrenjtë në Shqipëri, si mbështetës të George Soros-it. Megjithatë, më duket me interes të madh të shihet nëse ka pasur masoneri ndër shqiptarët pas 1912-ës, madje edhe pas 1945-ës; si lozha masonike dhe si individë të shquar që kanë shërbyer si kryeura lozhash masonike jashtë Shqipërisë. Sa kohë që lidhjet mes masonerisë franceze dhe bektashinjve janë të konfirmuara, mbetet për t’u parë se ç’ndodhi me këto lidhje, simpati dhe plane të përbashkëta pas pavarësisë.
Shënim: Lutem mos e përdorni kundër meje çfarë kam shkruar më lart për Turqinë. Informacioni është gjerësisht i përdorshëm në bibliotekat dhe në Internet; unë nuk kam bërë veçse e kam sistemuar pak, për interes të argumentit tim. Përndryshe, ekspertiza ime në çështje të dinamikave politike dhe sociale në Turqi nuk është e tillë që të më lejojë të nxjerr ndonjë përfundim individual, sado të pjesshëm, nga të dhënat ekzistuese.
Du ate kufizohem tek ata pas 90’.
Pse kane ikur elitat nga Shqiperia?
Mendoj se ketu qendron mesi i çeshtjes. Ikja e elitave lidhet ngushte me madhesine e tregut dhe forcen ligj-zbatuese te shtetit. Tregu shqiptar eshte nje treg i vogel, qe mbulon vetem reth 3 milion fryme bleres, ne te cilin nuk te jepet mundesia te fitosh me profesionin intelektual I cili kerkon zhvillim te kompanive te medha ne te gjtha deget. Tregjet e vogla ne sistemin ekonomik te tanishem mbyten nga manopolet e medha te cilat kane arritur profeksionimin e uljeve te kostove dhe pasjes se cmimeve minimale. E keqja e Shqiperise eshte se i blen mallrat e tyre, por nuk merr pjese ne te ardhurat qe vijne nga punesimi ne to, dhe ardhurat nga taksimi i tyre.
Keshtu, ne kete pjese te tregut qe mbetet, mundesia u jepet gjithmone natyrave te vogla, per punet e vogla te thjeshta qarkulluese qe bejne, te cilat nuk duan shume shkolle, merrren ata qe dine pak , fitojne pa aq sa dine, qe kenaqen me pak, duke e kuptuar qe eshte shume, dhe e cila gjithmone ka ecur e gershetuar me guximin e injoranti t, me punen me dy veprime mendore, ne fitimin e papune, te dhunshem, jashteligjit, genjimit te ligjit, shfrytezimin jashteligjit te tjereve, evazimin total fiscal, korruptimin e nenpunesit me arsim te cungur, medioker dhe kenqes-po-pak , dhe me te njeten menyre papune.
Sa me i vogel te jete tregu aq me shume mundim do qe te jete konkurues me tregjet e medha dhe shtetet e medha, aq me shume mundim do te mbaje popullin e vete me buke, e jo me intelektualet. Suedia, Norvegjia, Hollanda, Zvicra e kane pare duke vene intelktualet ne shtet, duke bere planet te mirefillta te ekonomise se brendshme, duke mjele dikush çelikun, tjetri lopet dhe tjetri leket. Por u eshte dashur shume mendje, pjesmarje intelktualesh te mirefillte, qe dine se cfare bejne, dhe kuptohet vendimin kolekti v, konsensusin brenda elites.
Po te meresh me preshin e Saliut dhe betonin-B te Edi Rames, njeri specialist i zemres dhe tjetri i bunkerve- sculpture me breke-rripa banjo siper, kuptohet qe do prishen betone dhe do ndertohen betone mbi betonet bunkere, me parking vetem per mitrolozat e tyre politike.
Po te veresh me kujdes “intelektualet” qe jane ende ne Shqiperi kane natyra “gangstere” per shoqerite perendimore dhe Ameriken. Kane natyra qe nuk do te jetonin as edhe 24 ore ne keto vende. Perjashtimin ne Europe e ben Berluskoni, çuditerisht afer nesh, i cili per mua perben nje rast shume te veshtire per tu percaktuar se çfare eshte. Por, jam shume is sigurte qe ne Amerike Berluskonin do ta invenstonte vetem Hollivudi per filmat Komedi, ndaj mendoj keshtu sepse ndjej qe eshte pak intelektual shqiptar qe qendron ne Shqiperi nga mendja,
Xhaxhai: “Çuditërisht, një pjesë e madhe e parisë së atyre viteve vinin nga eksperienca politike të nivelit perandorak.”
Cuditem se si ju xhaxha “cuditeni” qe elitat shqiptare vinin nga eksperienca politike perandorake ne fund te shekullit te XIX e fillimit te XX. Rrethi i ngushte i sulltanit, administrata e larte, ushtria, shkollat ushtarake e parlamenti turk, ishin te mbushur me shqiptare etnike. Shembuj me flagrante jane Ismail Qemali dhe Esad Toptani. Ismaili ishte ne rrethin e ngushte te keshilltareve te oborrit. Esadi ishte dhender i sulltanit dhe komandanti i gardes “pretoriane” te sulltanit. Garde qe ne gjirin e vet kishte me besniket e me te perbetuarit, vet shqiptaret. E ne fund Sulltani i drejtohet Esadit: “Edhe ti o Esad(o Brut)!?”
Po sot ne Turqi? Ne fakt, turqit me origjine shqiptare jane ata qe mund te quhen “donmeht” e elitave turke. I ke kudo, ne politike, ushtri, biznes, arsim, etj. Jane shume konspirative dhe nuk duan te ekspozojne origjinen e tyre etnike. Megjithate, kjo sot nuk ka asnje rendesi ne lidhje me eliten e sotme shqiptare ne Shqiperi rreth te ciles po diskutohet keto kohe.
Xhaxhai: “Lufta I Botërore dhe ndërhyrjet e fqinjëve në punët e Shqipërisë do t’i kenë prishur përfundimisht planet e bektashinjve për t’u konsoliduar në krye të shtetit të ri shqiptar.”
Hasluck ishte e opinionit se bektashinjte synonin per nje supremaci fetare ne vendet nen ndikimin e propogandes se tyre. Dhe shpresonin se revolucioni i 1908 do t’i ndihmonte te krijonin nje shtet bektashi ne Shqiperi.
Xhaxhai: “Përgjithësisht pranohet se kripto-hebrenjtë, pasi e realizuan projektin e tyre të një Turqie shekullare, të hapur ndaj Perëndimit dhe moderne,..”
Ne fakt. une mendoj se nuk eshte ashtu. Ketu mund te ndalohet e te trajtohet me thelle(gje qe nuk i kam mundesite ta bej) se ndersa kishte gjera te perbashketa midis bektashinjve dhe donmehve, gjeja qe i dallonte ishte se kripto-hebrenjte ne filozofine e tyre udhehiqeshin nga kozmopolitanizmi. Nuk mjaftoheshin me rrezimin e Sulltanatit, por donin te shkaterronin Turqine si perandori e shtet. Pra ishin Framasone, kufinjte nuk ekzistonin per ta, ishin internacionaliste. Por nuk i eci dhe ata qe iu kundervune ishin vet bektashinjte qe dalloheshin si mbrojtes te vendosur te nacionalizmit turk.
Por mbi ta qendroi si shpata e Demokleut vet Ataturku, qe iu kundervu te dyja paleve (bektashinjte i deboi nga Turqia), duke i hequr te gjitha mundesite per ndonje infuence ne Turqine moderne.
Per vet Ataturkun thuhet shume gjera. Nderkohe qe biografet e tij te hershem e vendosin ne nje territor etnik te paster shqiptar nga i ati, biografet e tjere(hebre apo turq) te mevonshem, duke “zbuluar burime te tjera te reja e duke bere interpretime te reja”, perpiqen te na e nxjerrin si donmeh apo osmanlli, sipas rastit. Nje biografi politike e fundit e Ataturkut. e shkruar nga ne profesor turk ne nje universitet amerikan, e le ne nje gjendje te turbullt origjinen e te jatit, pavarsisht se nuk harron te permende se Ataturku mesoi shqip nga nje prej kujdestareve te tij shqiptare ne cifligun e vogel te familjes.A eshte e rendesishme kjo? Jo edhe aq, por e shtova si nje plotesim i vogel i shkrimit te xhaxhait
Mund te shtohet shume me teper informacion per bektashinje kundrejt donmehve, por raporti ka qene i tille, ku bektashinjte kane influencuar ne shume aspekte donmehet dhe jo anasjelltas. Sigurisht jo gjithshka qe ofrohet nga Wikipedia, duhet te merret si e mireqene dhe une bie dakord me ju xhaxha.
Per me teper mund te lexohet linku i meposhtem, ku kam vecuar nje paragraf qe krahason bektashinjte me donmeht.
http://en.wikipedia.org/wiki/Sabbateans#Bektashi_.E2.80.93_Donmeh_Similarities
Lexova te dy shkrimet, lexova edhe komentet, por prape nuk e kuptova: per ju elitat, ai ndrim i fese ishte nje gje e mire, nje gje e keqe, apo diçka e tipit: lere dreqin, mos e nga!
Puna nuk eshte thjesht tek ai qendrim miklues ndaj pushtuesit – siç thote Qosja – puna eshte se kjo gje po perseritet e perseritet, dhe tani, nderkohe qe Saliu mu si nje turk i qemotit po shet, po vret, e po manipulon zgjedhjet ne kete vend… si populli qe rri sus, ashtu edhe elitat – me nder elitat e kam fjalen – po na risjellin ne mendje te njejtat bema te njehere e njekohe – qe per hir te unitetit nuk u dashkan zene me goje. Por sa unitet kombetar mund te kete nen Sali Berishen eshte pyetja! Dhe kjo eshte zgjidhja, kjo qe na ofrojne elitat tona, qe shqetesim te vetem kane nenshkrimin e peticioneve kunder Edi Rames – se hiq Lubonjen, qe i lejohet meqe balerine e pare ne berjen fresk te sulltanit Sali, gjithe te tjeret pastaj, me nje kembe shkojne e i firmosin.
Pse me, perseri me: ç’me duhet mua, rri mos u ndjej, tund koken, vrej punen pale te behet ç’te behet – keshtu do vazhdojme prape ne? Ju elitat sikur e mbani edhe per gje te madhe kete vrasjen e Atit – pse nuk filloni duke i futur nje shpulle atij sterkatragjyshit, mbase do e kishit me te lehte pastaj, edhe vrasjen e Atit. Dhe meqe ra fjala – qe s’jeni ju nga ato kokrra qe vrisni Atin, kuptohet qekur Lubonja, me i forti i çetes, ate frazen e le pergjysem dhe nuk thote se ç’ka ndermend te bej me te emen. Se edhe kshu kot perse ta vrasesh Atin?
Pastaj, ne lidhje me Sabatai Zevin; nese me lejohet doja te thoja qe rrefimet e Singerit rreth tij, me duken shume me te bukura (Singer ka marre edhe Nobel per keto tregime, nuk po them ndonje gje te re) por ajo qe nuk kuptoj nga ajo pjese e shkrimit eshte: pse duhet ta komplikojme çdo gje me konspiracion. Mua me duket me i thjeshte, dhe prandaj me afer te vertetes, shpjegimi qe Turqia eshte nje demokraci, komb e jo vllazeri – komunitet evropian menjefjale – pikerisht pse gjate qendrimit per nje kohe te gjate ne ballkan, mori huqet e kultures evropiane. Dhe pikerisht per kete kontribut thelbesor, qe edhe ne si ballkanas kemi dhene, dhe qe prandaj edhe ne kufijte e evropes tani nuk gjendet me nje arabi saudite, por nje demokraci perendimore… them se evropa duhet te na e dije pak me shume per nder, se i kemi rregulluar shume pune per te ardhmen, dhe sikur te na rregullonte edhe ajo ca pune tani, s’do ishte keq. Megjithse, mund ta bejme edhe vete; thjesht do na duhet pak me shume kohe, por kohe kena me miliona, keshtu qe s’eshte problem.
Ne Turqi pushtetin e moren xhonturqit me ne krye Ataturkun, pra rilindasit turq i vune kazmen osmanerise dhe gjithe pashallareve e bejlereve, ne Shqiperi fituan bejleret.
Kjo lidhet drejperdrejt me vendosmerine e xhonturqve qe ne fazen e pare te mos kishte demokraci por nje autokraci ose oligarki nacionaliste si dhe me faktin e pamohueshem qe forca ushtarake e Ataturkut pasi theu greket ishte e atille qe reaksioni i shtreses se vjeter te mos kishte shanse fitoreje.
Xhonturqit ishin me te vendosur, me te prirur drejt dores se forte, Ataturku ishte jo vetem gjeneral i shkelqyer por edhe statist kalibri.
Kurse tanet, Nol, Fishte, Konice ishin njerez te kultures, te letrave, te cilet sado te merren me politike ruajne disa skrupuj qe ne raste krizash largojne zgjidhjet e tyre.
Ne kishim Mark Aurela, kurse Turqia pati Cezare .
Pastaj turqit nuk vuajten as L2B e as regjimin komunist, pa harruar qe ushtria ka luajtur rol te rendesishem ne ruajtjen e vizionit te Ataturkut.
Megjithate tradita islamike pritet te triumfoje ne Turqi, Huntingtoni parashikon se islami ka per te mposhtur nacionalizmat ne te gjitha vendet myslymane e qe nga koha e profecise nje numer i madh nacionalizmash kane humbur peshen ne favor te ndikimit fetar.
Keshtu edhe parite turke do te shnderrohen gradualisht pas rreth 100 vjetesh xhonturqizem.
Persa i perket fateve te parive tona, meqe parite ekonomike nuk kane pasur ndonjehere vizion dhe sjellje politike te hajrit, atyre kulturore u ka takuar te perzihen keqazi ne çeshtjet politike, sa here qe u ka ardhur mundesia kuptohet.
Kurioze eshte qe ata qe nuk perzihen ne çeshtjet politike akuzohen per mosinteresim, ata qe perzihen, si te shitur.
Megjithe nderrimin e shpeshte te parive kulturore(si çdo pari) kam pershtypjen se bizantinizmi eshte virtyti kryesor qe eshte percjelle nga brezi ne brez, qofte ne kuptimin e pedantizmit e formalizmit ashtu edhe burokracise jo thjesht akademike por edhe kulturore ne pergjithesi, shitblerja e titujve apo nderet e me radhe.
Me pak fjale shteti tek ne, ka pasur fytyren turke te bejlereve, fytyren marksiste e keto 20 vjet nje mix turko-komunist, ndersa kultura nen shtetin ka shfaqur karakteristika bizantine.
Nderkaq ka edhe nje rryme mendimi ne perendim qe autoritarizmat, perleshjet politike shpesh te pergjakshme ne Ballkan te kene prejardhje nga periudha e gjate bizantine kur intrigat e oborrit shkaktonin vrasje e verbime perandoresh, pergjakje mes grupimeve te ndryshme e ne pergjithesi situate te ndezur (periudha turke ishte pergjithesisht legjitimiste).
Shpresa racionale per ndryshim duhet te vije nga zhvillimi i kapitalizmit dhe mbeshtetja e forte ndaj borgjezise vendase, sepse faktori vendimtar i modernizimit, pra borgjezia, tek ne s’ka pasur ende mundesine e qeverisjes.
Jemi qeverisur nga bejlere, intelektuale e katundare, por ende borgjezia nuk ka thene fjalen e vet.
Me bejlere, intelektuale e katundare eshte e mbushur historia jone, mungojne borgjezet, ne kuptimin ekonomiko-socio-etik te fjales.
Keta nuk i formon dot ne shkolla perendimore, formimi i tyre eshte proçes i gjate dhe nuk mund ti akuzosh dot as per turqizem as per bizantizem as per komunizem, meqe jane produkt i mirefillte perendimor.
Per cilat elita po flitet ketu? Elitat ekonomike, politike, kulturore, akademike, religjioze? Duhen vecuar gjerat qe idete te dalin te qarta ndryshe me duhet te besoj se eshte thjesht nje perpelitje e asaj qe thote M. Marku sot ne MAPO, ku ca kane “ne subkoshiencen e tyre te pergatitur te qenit te vetmit te shkolluar ne sistemin totalitar” dhe nuk arrijne te pranojne dot se ne 20 vite ka ndodhur edhe nje demokratizim i dijes dhe ekspertizes ku ka me mijera te shkolluar ne perendim.
Elitat e te gjitha llojeve kane ndryshuar me ndryshimet e sistemeve politiko-shoqerore, por ketu duhet ndalur pasi cdo periudhe ka pasur dinamikat dhe vecorite e veta. Pas pavaresise tonin jetes se vendit ja ka dhene po ajo elite (ekonomike, kulturore, politike) qe kishte qene edhe ne Perandorine Osmane, normalisht me nuancat qe kishte kjo elite. Pastaj filloi si ngadale qe roli i kesaj elite te zbehej, megjithese keta mbeteshin te fuqishem dhe te vinin te tjere kryesisht te shkolluar ne perendim.
Pas Luftes se 2 Boterore kur ne fuqi erdhen komunistet, patem shkaterrim total te cdo gjeje qe ishte para “vitit 0” te komunisteve, me deme te jashtezakonshme. Fshatari dhe argati zbriti nga malet ose doli nga kasollet dhe vendoste per fatet e vendit. Sistemi totalitar pastaj pergatiti ne vendet e lindjes komuniste kasten e tij te kuadrove dhe intelektualeve, por keta ishin thellesisht te indoktrinuar dhe pasojat e asaj jete kulturore ose akademike te kontaminuar me ideologji, verberi dhe jo menyre te menduari kritike na mbajne peng edhe sot.
Pas permbysjes se komunizmit ne patem nderrimin e elites politike ne pjesen me te madhe, por mbetem po perseri ne pjesen me te madhe me eliten kulturore e intelektuale te komunizmit.
Pas hapjes se kufijve dhe nje bote globale levzija e njerezve te specializuar e intelektuale eshte e kuptueshme, por gjithsesi ka nje numer shume te madhe te rinjesh qe jane shkolluar e pergatitur ne perendim dhe qe jane kthyer ne Shqiperi ose me pak perpjekje nga shteti mund te kthehen. Qeveria e pas 2005 ka pasur disa programe per te terhequr kete kontigjent po nuk e di se sa sukses ka pasur por ekzizton nje baze e cila duhet cuar perpara.
Ndersa ajo qe thuhet per Ataturkun dhe shtetin turk, po ta lexonte ndonje turk do behej tym nga zemerimi. Nga akuzat me te forta qe i bejne Ataturkut kundershtaret e praktikave e filozofise te tij eshte se Ataturku ka qene nje hebre i fshehur qe ka punuar per te shkaterruar popullin turk dhe traditen islame atje sipas porosive te hebrenjve a grupeve te tjera sekrete ne prapaskene. Keto “konspiracionet” nuk te cojne gjekundi.
Kur flas për elita, e kam fjalën për më të mirët e çdo fushe. Ata që shquhen. Nëse je ndodhur pranë dikujt dhe ke menduar: ky është më i mirë se unë, e kupton se për kë e kam fjalën.
Meqë shteti yt shqiptar nuk ofron statistika, mbështetemi në të dhëna anekdotike.
Kam takuar në një kamp refugjatësh në Itali, në vitin 1991, një punëtor nga Durrësi, që kishte ikur bashkë me mijëra të tjerë. Shokët e tij më thanë se ai ishte ndoshta më i miri në Shqipëri, për një farë procesi të industrisë mekanike që tani nuk më kujtohet. Ai vetëm thoshte: unë kam qenë “mjeshtër” (diçka si me të shtatën, por edhe më lart).
Pyetja ime: sa të tillë i kanë ikur Shqipërisë?
Kryeministri Berisha u thotë investuesve të huaj potencialë: ne kemi një fuqi punëtore nga më të kualifikuarat. Natyrisht jo. Ne kemi një fuqi punëtore e cila nuk di të bëjë asgjë. Nga më të pakualifikuarat. Ne kemi një fuqi punëtore që di vetëm të ngrejë thasë. Njerëz si ai mjeshtri nga Durrësi kanë ikur prej kohësh dhe të tjerë nuk kanë dalë, sepse që të dalin duhet jo vetëm talenti (i rrallë me përkufizim), por edhe infrastruktura, që tani nuk ekziston. Universitetet e mbira si këpurdha prodhojnë veç kuadro në “shkencat politike” (me nder jush).
Atij durrësakut ia kishin siguruar mjetet për të prodhuar atë çfarë dinte ta bënte më mirë se të gjithë të tjerët. Në një botë ideale, ai sot do të ishte zemra e një oficine të specializuar, që do të merrte porosi nga NASA dhe nga Lockheed Martin. Njerëz si ai, këndej nga jetoj unë, i peshojnë me flori. Ne e hodhëm në plehra. Nuk do të habitesha sikur të ketë përfunduar roje vreshtash në Ercolano ose Amalfi.
Këtë kisha parasysh me elitat. Më të mirët e më të mirëve, ajkën, pavarësisht nga fusha.
p.s. Sa për Ataturkun dhe raportet e tij me masonerinë, dönme-të dhe Perëndimin, unë kam thënë veç gjëra që i kam marrë nga burime të verifikuara mirë, pa shtuar gjë nga xhepi. Ndokujt që mund t’i mbetet qejfi për këtë punë i siguroj simpatinë time, por qejfmbetjet nuk janë motiv i mjaftueshëm për autocensurë. Tek e fundit, thonë edhe se, po të mos i mbetet njeriu qejfi për çfarë ke shkruar, atëherë s’ke shkruar asgjë.
Meqë shteti yt shqiptar nuk ofron statistika, mbështetemi në të dhëna anekdotike.
Nuk e di nëse e ke fjalën XhaXha për shtetin e sotëm se të paktën ai totalitar në punën e statistikave kishte në duar një mekanizëm të plotfuqishëm i cili i shërbente si për kontroll por edhe si mjet propagande. Siç e ke shënuar edhe ti tek Shqipja Totalitare, f. 137: ”Njëlloj si korporatat e sotme, edhe totalitarizmi nuk mund të përfytyronte ekzistencën e vet përveçse si rritje: të prodhimit, të kontrollit, të arrestimeve, të të dhënave ekonomike, të librave të botuar, të popullsisë, të lindjeve, të numrit të nxënësve dhe të studentëve, të traktorëve, të sipërfaqes së tokave të reja, të rimorkiove, të kilometrave të hekurudhës, të rendimentit të gruri”.
Nuk di nëse nga veprat historike bashkëkohore mund të vilet ndonjë informacion mbi elitat (në përgjithësi) e perjudhave që u thanë më sipër në shkrimin kryesor (e viteve ’30, e përmbysjes së elitave gjatë perjudhës së pasluftës dhe elitave të komunizmit) por nga literatura totalitare unë do veçoja disa vepra (që i kam të paktën në bibliotekën time). Për vitet ’30 nga Viron Koka ”Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30 të shekullit XX, botim i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të RPSSH, Tiranë 1985, për luftën e klasave dhe klasat e përbysura paslufte nga Turhan Shilegu ”Lufta e klasave në Shqipëri (1948-1953), botim i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të RPSSH, Tiranë 1985 dhe për zhvillimin e elitave të reja veprën ”Ndyshime në strukturën shoqërore të inteligjencies”, nga grup autorësh, botim i ISML – 8 Nëntori, Tiranë 1974.
Një shëmbull interesant. Shqipëria në vitin 1970 ka patur vetëm 26 arkitektë!
Një statistikë që do të dëshiroja ta kisha është sa nga studentët dhe specializantët që u dërguan në Perëndim në vitet 1980 punojnë sot në Shqipëri. Kanë qenë me mijëra dhe vërtet të seleksionuar me kritere politike, por midis atyre që i përmbushnin ato kritere, ishin zakonisht më të zotët. Disa prej këtyre përfituan nga bursa të shtetit shqiptar, në fusha për të cilat kishte nevojë të madhe.
Një tjetër statistikë ka të bëjë me sa punëtorë të kualifikuar i ikën Shqipërisë në fillim të viteve 1990. Kjo lidhet disi edhe me diskutimin e hapur në temën “Terapia që vret”. Ndonjëherë dëmet në lëmin e pasurive të patundshme evidentohen më lehtë, edhe pse dëmet më të mëdha bëhen në fusha të vështira për t’u kuantifikuar. Në fillim të viteve 1990, teknologjia mund të ketë qenë vërtet e amortizuar, por punëtorët ende ishin dhe njëfarë kualifikimi e kishin.
Më habiti pak numri aq i vogël i arkitektëve në vitet 1970 (nja shtatë-tetë prej tyre unë mund t’i përmend me emra); sidomos kur mendoj se sot, edhe për një nevojtore publike, thirren të konkurrojnë studio arkitektonike nga të gjitha anët e planetit. Por një gjendje e ngjashme ekziston edhe në shumë fusha të tjera.
Një statistikë mund ta nxjerrim bashkarisht. Unë kujtoj ata që shkuan nga qyteti im, ju ata që shkuan nga qyteti juaj, dhe krijojmë një ide. Nga ata të tre që kujtoj dhe njoh unë, dy janë kthyer dhe kanë punuar në Shqipëri njëri jo. Shkolla e këtij të fundit, ku e bëri dhe përse besoj ta ketë bërë të pamundur kthimin. Kthimi i dy të tjerëve ka qënë sukses. Njëri është president i një kompanie IT (më të madhes? suksesshmes? hershmes) në Tiranë, tjetri ka bërë karrierë në diplomaci e politikë, ambasador e këshilltar presidenti. Dy në tre janë kthyer.
Ndërsa për puntorët e kulaifikuar të 1990, eshtë tepër e vështirë edhe të krijosh një ide të mbeshtetur, përveçse duke u shprehur, fjala vjen se, ikën të gjithë, nuk iku kush nuk mundi dot të ikte.
Në 1990, arsimi i lartë shqiptar përgatiste një numër shumë të vogël specialistësh të disa fushave ku sot kërkesa është e madhe. Psh, kishte vetëm nga një klasë (diku tek 20 – 20 e pak) studentësh që studionin për arkitekturë, për statistikë, për informatikë. Për pasojat e kësaj flasim shpesh, ariktektura e urbanizimi na e kanë sjellë në majë të hundës, (si jo kur gjithçka ka dalë nga mësimet e dy-tre pedagogëve), statistika s’kemi, (si të kemi kur aq studentë sa veçoheshin diku nga viti i dytë i shkollimit mjaftojnë vetëm sa për të plotësuar institucionet qëndrore; dhe me që s’e kam shkruar më përpara: kontratat e punës së tyre përmbajnë kushtin që ata të mos shprehen publikisht).
Idene se varri i Zevit mund te gjendet ne Malin e Tomorrit e gjen dhe ne Librin “Rescue in Albania”.
Citoj nje paragraf nga kapitulli i trete i librit “Ambasadori Herman Bernstain dhe mesia falso”: Zvi’s assumed tomb became a shrine for an Islamic sect known as “Bektashi.” Until 1965 it was common for Bektashi Moslems to make pilgrimages to this tomb. In a remote village, in southern Albania, there is evidence of Jewish life dating from 500 years ago. It’s possible Sabbatai Zvi spent his exile there, and it’s possible that the people of the village of Ftera are descendants of his followers.
Shumë e çuditshme e gjithë kjo mesele. Ata që merren me shoqëritë sekrete, duke përfshirë edhe historianët, nuk e shmangin dot paradoksin: nëse shoqëria është sekrete, atëherë ti s’merr dot vesh se me çfarë merret; sa kohë që ti mund ta marrësh vesh, atëherë shoqëria nuk është më sekrete. Megjithatë, kush është ndalur ndonjëherë prej paradokseve. Historianëve shqiptarë u bie ta shkoqitin këtë mister të Sabatait në Shqipëri dhe lidhjeve të tij dhe të hebrenjve të sektit të tij me bektashinjtë. Ta shkoqitin nga pikëpamja e albanologjisë, ose për të kuptuar më mirë punët tona; jo nga pikëpamja e studimeve hebraike, sepse atë mund ta bëjnë ndoshta më mirë se ne të tjerët.
Perveç tregut te vogel, mosperballimin e pageses se kapacitetit te tyre, inteltualet largohen nga mos zbatimi i ligjeve civile. Ne ato vende ku nuk zbatohen ligjet nga shumica, detyrohet ushtria dhe policia te mbaje shtetin ne kembe. Por kur ushtria dhe policia eshte inekzistente, ose shume e dobet, sic rasti I Shqiperise ndodh hemoragjia e inteltualeve. Intelktualet e italise se jugut kane fatin e meire se vene ne Veri, ndersa intelktualet e Shqiperise detyrohen te largohen. Pra,ai vend ku ka zbatim ligjesh ka edhe te miren e klases se vogel, jo me shume se 1 % te popullsise, ka intelktuale, dhe kuptohet nga ajo 1% dhe formohet elita e tyre. Aje ku nuk zbatohen ligjet , ku ka shumice te pabindur ndajl ligjeve te domosdoshme te jeteses ne bashkesi, qe perkthehet ne nje gjuhe tjeter te papergjegjshem me shumice, ka gjithmone mafioze dhe police formale me shumice si kompensim ; ndonjehere forcat speciale ushtarake luftpjne kunderbanden, si disa vite me pate ne Napoli. Ndonjihere situate eshte keq, nuk mblidhen fare taksa sepse njerezit e asaj zone nuk duan ti paguajne, keshtu shteti moder si i Amerikes i lë te jetojnë ashtu siç ata e kane zgjedhur shoqerine , pa shtet, si pershembull, Chicago-ja e jugut.
Intelktuali eshte si puna e vleres monetare, shkon atje ku gjen strofukullen e ngrohte ligjore dhe pasurore, ndersa borgjezi eshte dhenesi i vleres monetare. Mund te kete borgjeze edhe pa intelktuale, ashtu si ka elite intelektualesh pa pas nje elite borgjeze. Elita inteltktuale përfshin me te pergatiturit e fushes se vet, elita borgjeze me te pasurit e shumes se lekeve. Ata nuk mund te ngaterrohen. Borgjezi ka nevojen e intelktualit, per te realizuar fitimin e vete. Inteltuali kur e shikon qesharak afrimin e borgjezit t t’vendit te vet, shkon e punon per nje borgjez te huaj qe ja ka njesoj nevojen , por paguan me shume. Por, Intelktuali ndonjihere edhe pse ka strofukullen pasurore do patjeter ngrohtesine e zbatimit te barabarte te ligjit. Di per rastin e nje ekonomisti qe punon per nje firme me pronare gangster, i cili tentoi te vriste veten nga presionin i njerit prej pronareve per vjedhje parash.
Liria jashte kornizes se zbatimit te ligjit eshte pavlere per inteltktualin. Moszbatimi I ligjit ka per pasoje te vetme negative largimin e elites nga ambjenti I rrezikshem dhe mbytes, pikerisht te atyre qe kane pontencialin e ndryshimit te gjendjes moszbatuese te ligjit dhe nivelit te ulet ekonomik. Pjesa intelktuale qe jo vetem eshte eksperte ne fushen e vete, por edhe eshte shumre me e e civilizuar se pjesa tjeter, nuk mund te jetoje ne nje pyll ku instiktet jane baze dhe kur , per shembull, per nje fjale te thene ne menyre intelktuale mund te hahet ndonji e share vendçe ku ai/ajo punon, ose thjesht pi kafe me miqte diku, blen dicka ne nje market, ecen rruges per diku, kalon afer nje kafeneje me verande perjashte, anes nje pallati, e cila me pas ka mundesi te shoqerohet me hungerima qeni dhe perfundon me karrike kokes, vazo lulesh, kore shalqiri dhe ne ndonji rast edhe me qitje te lire pistolete. Kur edhe polici qe theritet per te mbrojtur dike gjate detyres, eshte fshtesisht I kenaqur per karriken/vazon kokes kur mbrrin ne vendi e ngjarjes, dhe ku gjykatesi, mjafton te marri nje zarf dhe denon ate qe hengri karriken. Di nje rast kur shogferi I drejtorit te Albpetrolit, pasi u urdherua te bente dicka nga drejtori, kundershtoi dhe I th do te vras, ti sme heq dot mua nga shofer. Ishin 20 burra qe e mbanin se shoferi do ta vriste vertet drejtorin.
Ai komb i urren intelktualet ende,respekton ende te fortin, dikur te fortin proletariat, tashme te pasurin proletar te droges, politikanin e pasuruar me vjedhje me vila udheqesish komuniste, dhe me keqja vrasesin e njohur te lagjes, te cilin gjykatesi e ka nxjerre pas grisjes se dosjes nga hetuesi, ka vulosur njekohesisht edhe fatin e keq te vetes. Atje nuk eshte nje rrap per tu rrezuar pertoke. Atje eshte nje pyll per tu ç’pyllezuar. Ndoshta ajo milona kohe do te ishte 300 vjet, me kushtin qe te fillohet te ndetohet si duhet shoqeria sot. Shqiperia nuk eshte bere ndonjihere shtet i mirefillte sepse ka detyruar intelktualet e mirefillte, me te mire te saj te largohen nga ai vend.
Ndonese mund te kete ndonje far simpatie te ndersjellte mes Donme-ve dhe Bektashinjve, dhe keta te paret te kene pasur nje prezence ne Shqiperi (Borsh dhe Fterre) nuk me duket e arsyeshme ti vesh ne pararoje te elitave Turke. Mesianistet hebraike jane segmenti me regresiv i Cifuterise globale dhe njekohesisht me injoranti. Te merrnin ne dore kaq ‘stealthily’ frenat e Perandorise Osmane nen petkun e Donme-ve…nuk me duket se ka shume probabilitet,
Turqit e Rinj nderkohe ishin nje levizje ku mbizoteronte elementi etnik Shqiptar.
Megjithate ka nje moment ne historine e periudhes se Zogut qe nuk ka shume kuptim, sepse i mungon vijshmeria logjike.
E kam fjalen ketu per planin apo deshiren e shprehur te Zogut per te pranuar sistemimin e 700 mije hebrenjve ne territorin e Shqiperise.
Si filloi e si mbaroj ? Nga erdhi dhe ku shkoi?
Asnjehere s`e kam marre vesh.
Shume thjesht, praktikohej ne Shqiperine osmane importimi I arberesheve nga italia ne menyre we ti mesonin muzhikut arnaut si punohej toka me praktike moderne. E njejta gje me importin e cifuteve , vetem se cfare Zogu donte te importonte ishte kapital kete here. Shembulli I importimit te capitalit cifut qe dhene qindra vjet me pare prej hollandezeve dhe anglezeve