Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori / Sociologji

TURQIA NË MES TONË

Gjurmët e orientalizmit (në kuptimin që i jep Said-i) në kulturën shqiptare mund t’i diskutojmë sa të duam, por dëshmitë që na jep leksiku mbeten prova të pakundërshtueshme të dukurisë.

Kam parasysh fjalë të tilla si turkoshak, anadollak dhe shprehje si Turqi/Turqni hesapi; pa përmendur referenca të tjera, pak të maskuara ndaj Azisë, mendësisë aziatike, stepës, shkretëtirës, Arabisë, arabishtes, etj.

Edhe pse nuk e ndjek dot historinë e tyre filologjike, mund të them pa merak se fjalë si turkoshak dhe anadollak hynë në shqipe gjatë Rilindjes, teksa shqiptari po kristalizohej si komb, duke u shkëputur nga Perandoria Osmane.

Gjatë asaj kohe ishte e natyrshme dhe ndoshta e nevojshme që “e keqja” të projektohej te një armik që, gradualisht, po shndërrohej nga i brendshëm në të jashtëm. Duke ia lënë të keqen në derë “turkut”, vetvetiu shqiptari fitonte kapital politik, social dhe moral, çka i duhej në rrethanat kur po gatitej të dilte i pavarur në arenën e kombeve.

Kështu duhet lexuar edhe kundërvënia, e rëndomtë në ato vite, midis Europës dhe Azisë, meqë Perandoria Osmane mbahej si një oktapodh që, nga Azia, i kish shtrirë tentakulat deri në mes të Europës.

Nëse “Turqia” dhe “Anadolli” shiheshin si burim i prapambetjes, atëherë shkëputja nga Turqia, mëvetësimi dhe pavarësia, do të ishin edhe akte të emancipimit social.

Nuk ka dyshim as edhe që demonizimi i Perandorisë Osmane, para se të bëhej prej shqiptarëve, ishte bërë në trajta të ngjashme nga të gjithë popujt dhe kombet që fituan pavarësinë në Ballkan – grekët, bullgarët dhe serbët. Mekanizmi ishte i njëjtë, deri edhe metaforat të njëjta. E gjithë kjo kuptohet deri diku, sidoqë, mes shqiptarëve, për arsye që dihen, Perandoria Osmane nuk mund të stigmatizohej aq fort nga pikëpamja fetare, sa kohë që myslimanët do të përbënin shumicën në Shqipërinë e re.

Gjithsesi, gjuha bën punën e vet; fjalë si turkoshak dhe anadollak kanë mbijetuar dhe vijojnë të përdoren sot e kësaj dite, për të shënjuar një mendësi të prapambetur, patriarkale dhe anti-Perëndimore. Merita e tyre është se lejojnë distancim prej një kategorie njerëzish pa i fyer ata drejtpërdrejt, sa kohë që e keqja mbetet e përjashtësuar (eksteriorizuar) te Turqia dhe Anadolli. Ndryshe nga këto referenca ndaj një Turqie imagjinare, ekuivalenti i tyre katundar i ndez menjëherë gjakrat; edhe pse kuptohet që në shënjestër të turkoshak dhe anadollak zakonisht vihen, sipas rastit, ose katundarët provincialë, ose myslimanët shqiptarë.

Në një artikull të Kiço Blushit sot në Gazeta Shqiptare ndër të tjera lexoj:

[Fjala Hyrja-Byrja] pa një tingëllim të pastër në shqip, që vjen nga koha e anadollakërisë sonë, mesa duket, na shkon për shtat edhe në vitin 2011. […]

Por një sjellje e tillë “arnaute”, e paralajmëruar në Tiranë, që me siguri do të mbajnë edhe në Bruksel të dy palët, ka për ta bërë ndëshkimin tonë të pamerituar edhe më të rëndë, zor të shlyeshëm!

Edhe këtu Turqia, si pol i një tensioni primordial, përdoret për të shënjuar kundërvënien me Europën dhe Perëndimin; sipas tropeve të zakonshme dhe të mirënjohura të Rilindjes.

Prapambetja e shqiptarëve, si shoqëri dhe si komb dhe si shtet, në të gjitha drejtimet, nuk diskutohet, sikurse nuk diskutohet paaftësia e tyre për të vepruar në mënyrë racionale në politikë dhe në ekonomi; çfarë duhet diskutuar, është mënyra si po e arsyetojmë këtë prapambetje.

Në këtë kontekst, referimi ndaj Turqisë, Anadollit, arnautëve dhe krejt atij universi, tashmë imagjinar, të Perandorisë Osmane nga e cila Shqipëria u shkëput para një shekulli, ose është kuptimisht i zbrazët dhe vetëm lejon ende projeksionin në boshllëk të një faji që në fakt duhet ta kërkojmë brenda vetes; ose është një mënyrë e koduar a e kamufluar, për t’ua faturuar prapambetjen myslimanëve shqiptarë, si trashëgimi ende e gjallë e asaj Perandorie, prej një pakice shqiptarësh kryqtarë.

Turqia e sotme, megjithë problemet e mëdha që ka, nuk mund të krahasohet me Shqipërinë; dhe diferencën, në këtë mes, e bëjnë jo anadollakët dhe katundarët e të dy krahëve, por elitat.

Dua të them se elitat e Turqisë së sotme, që nga koha e Ataturkut e këtej, janë treguar në lartësinë e duhur, për ta modernizuar vendin e tyre, duke luftuar në të dy krahët: edhe me Europën edhe me botën arabe.

Edhe pse gjeopolitikisht Shqipëria është në pozitë më të favorshme se Turqia, elitat tona nuk po arrijnë të imponohen si forca që do të modernizojë vendin dhe do të katalizojë shoqërinë civile atje.

Historikisht, Perandoria Osmane mund të ketë luajtur rol vendimtar për t’i mbajtur shqiptarët të prapambetur dhe të shkëputur nga Europa; por Perandoria Osmane i përket historisë.

Le të përmend dy fakte, që i gjej në librin e Piro Mishës Arratisja nga burgjet e historisë.

Së pari, një dokument otoman i vitit 1888, i cili analizon gjendjen që ekzistonte aso kohe në shoqërinë tribale të veriut të Shqipërisë, për të nxjerrë përfundimin se në Shqipëri “përparimi që sjell qytetërimi” s’kishte arritur të hidhte dot rrënjë.

Citoj nga Misha:

Dokumenti gjykon si veçanërisht problematike gjendjen në një pjesë të madhe të Gegërisë (Gegalik, në turqisht) duke përmendur si zonat më të prapambetura ato të kazasë së Dibrës, të Matit, të Lumës, të Gjakovës dhe të Pejës, në të cilët njerëzit “që prej 500 vjetësh vazhdojnë të jetojnë në një gjendje të egër dhe të kredhur në injorancë.” Duket e çuditshme, që vetë zyrtari otoman autor i këtij memorandumi përcakton qartë si kohëzgjatje të kësaj gjendjeje […] pikërisht periudhën 500-vjeçare, çka përkonte pak a shumë me kohën e sundimit otoman në ato vise. [f. 28]

Unë këtë e kuptoj kështu: prapambetjen në Shqipëri e shkaktoi, madje e imponoi Perandoria Osmane; çfarë duhet vërejtur, megjithatë, është se shqiptarët nuk arritën dot të emancipohen së bashku me turqit osmanë, ose me të njëjtin ritëm me turqit osmanë, gjatë shekullit XIX.

Elitat e reja osmane, ato që do t’i jepnin Turqisë Ataturkun, u treguan më aktive dhe më efikase sesa ato shqiptaret, të cilat – le ta themi – pjesërisht u morën shumë me folklor, dhe pjesërisht u kontaminuan nga elementi më konservator i elitave të vjetra perandorake që u kthyen të sundojnë në Shqipëri.

Dhe meqë flasim për këto të fundit, ja edhe një fakt tjetër, që e përmend Sejfi Vllamasi në kujtimet e veta: shumica e kabinetit të qeverisë së parë shqiptare të krijuar nga Ismail bej Qemali në Vlorë nuk dinte të shkruante shqip. [f. 81]

Me fjalë të tjera: vërtet Shqipëria osmane ishte provinciale dhe e prapambetur sa s’ka, por edhe kur fitoi pavarësinë, ajo përfundoi në duar të elitave po aq provinciale dhe të prapambetura.

Vitin e ardhshëm shqiptarët do të festojnë 100-vjetorin e Pavarësisë. Shpresoj se ky përvjetor i rëndësishëm do të shërbejë për reflektime kritike në lidhje me emancipimin e munguar të shoqërisë shqiptare, jo për ta përçarë edhe më tej këtë shoqëri, duke e djegur dordolecin “turk” edhe një herë dhe ritualisht në turrën e druve.

Faji i shqiptarëve është se nuk arrijnë të nxjerrin dot elita të denja për këtë rol, njerëz të zotët intelektualisht, të përgatitur dhe, mbi të gjitha, të sigurt për statusin e tyre dhe etikisht të admirueshëm, si shërbyes të çështjes publike.

Që kjo ndodh, fajin natyrisht nuk e ka Turqia, as myslimanët – por prapambetja e vetë shoqërisë shqiptare në tërësi, e cila nuk arrin të krijojë dot një traditë të lidershipit, por vazhdimisht u beson demagogëve dhe politikanëve të improvizuar. Në këtë aspekt, ndoshta Turqia e sotme, megjithë problemet e saj të mëdha, duhej marrë si shembull pozitiv, jo negativ; edhe pse zëvendësimi i dordolecit karnevalesk me totemin tribal nuk është se do të përfaqësonte ndonjë farë përparimi.

Pa Komente

  1. Xha Xha, me nje gje nuk jam dakort ne arsyetimin tend.

    Thua : “…shqiptarët nuk arritën dot të emancipohen së bashku me turqit osmanë, ose me të njëjtin ritëm me turqit osmanë, gjatë shekullit XIX.

    Elitat e reja osmane, ato që do t’i jepnin Turqisë Ataturkun, u treguan më aktive dhe më efikase sesa ato shqiptaret,… ”

    Nuk e kuptoj se si mund ti vendosesh kaq thjeshte ne te njejtin kontekst, nen te njejtat kushte, te dy shtetet, qe pervec kapaciteteve dhe kulturave dhe trashegimive dhe potencialeve te ndryshme mes tyre, kishin nje dallim teper thelbesor : njeri ishte shtypesi, neperkembesi dhe pushtuesi dhe plackitesi, ndersa tjetri i shtypuri, neperkemburi, i pushtuari dhe i plackituri.

    Per ta thene me nje krahasim sportiv ( i kam qejf skam c’bej ), ti po merr si moment zero castin kur bucet pushka ne nje gare atletike, pavaresisht se Bolti i ka rras nja 500 grushta Powellit para gares, dhe pret te mbarojne edhe me fotofinish madje…

    Nuk me duket se qendron.

    1. Vërejtja qëndron, të falënderoj. Jam duke u përgatitur për një pjesë të dytë, ku do të shpjegoj edhe qëndrimin tim.

  2. Unë këtë argumentin e të qënit “anadollak”, apo lindor, e kam dëgjuar shumë herë nëpër mediat greke. Madje nga njerëz të cilët kanë mentalitet jashtë mase liberal e sigurisht pro-perëndimor.

    Këta të japin edhe të dhënat se ku dallohen njëri lloj i njerëzve, nga të tjerët.
    Që shumica e shqiptarëve është në masë myslymane (nominale), nuk duhet të delegjitimojë argumentin.

    Sigurisht që nuk duhet shprehur në këtë mënyrë të egër dhe stigmatizuese, as duhet lidhur me historicizmin dhe fetarizmin detyrimisht. Por është argument me vlerë ama… nuk duhet refuzuar.

    1. Është me interes të madh të shihet si ka evoluar kjo në Greqi… Por grekët u shkëputën nga Perandoria Osmane ndryshe nga ç’u shkëputën shqiptarët. Për grekët, shtypja ishte njëkohësisht kombëtare dhe fetare – madje nuk do të habitesha sikur kjo e dyta të perceptohej si kryesore. Për shqiptarët, dje dhe sot, kjo vlen vetëm pjesërisht. Një shqiptar, qoftë edhe thjesht me prejardhje myslimane, nuk mund ta rrokë dot këtë rol të Perandorisë si persekutore të fesë së shqiptarëve, përveçse kur është fjala për shqiptarët e krishterë, ose ata të tjerët. Aq më tepër që e tërë kjo histori e persekutimit fetar ka qenë pak e stisur, si të thuash, sa kohë që të krishterët i ke sot në Ballkan shëndoshë e mirë, megjithë persekutimet dhe “persekutimet”.

      Gjithsesi, nacionalizmi grek e ka pasur për “detyrë” t’u japë grekëve një armik kombëtar, dhe ky armik u është prezantuar në dy mënyra: si turku dhe si myslimani. Sot e kësaj dite, shumë grekë e humbin arsyen, kur bie fjala për tema të tilla. Nacionalizmi shqiptar, në format e veta infantile, e ka përdorur edhe ai dordolecin e turkut – “qeni turk”, “pushtuesi” etj., mirëpo prejardhja në thelb e krishterë e këtij dordoleci me kalimin e kohës ka ardhur dhe ka mbizotëruar.

      Në fakt, pas 1912, “turku” nuk ka përfaqësuar ndonjë rrezik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët – përkundrazi. Kjo për arsye gjeografike, natyrisht. Prandaj nacionalizmi shqiptar, gjatë shekullit XX, u zhvillua duke kultivuar figurën e armikut serb dhe të armikut grek; ndërsa “turku” u stigmatizua kryesisht në qarqet kulturore progresive, që kërkonin të shkëputeshin nga mendësia e së kaluarës perandorake, “mehmurllëku” dhe të tjera pengesa dhe gjymtime të mirënjohura. Si prani në imagjinatën kolektive shqiptare pas vitit 1912, “Turqia” i ka përkitur më shumë përmasës kulturore dhe sociale.

      Këtu nuk e kam fjalën vetëm për myslimanët. Është e pamundur të kuptosh, bie fjala, organizimin social dhe kulturor të katolikëve të Veriut (p.sh. të Mirditës), pa marrë parasysh statusin e tyre të veçantë gjatë Perandorisë, ose marrëdhëniet e tyre me Qytetin dhe me qendrën. E njëjta gjë vlen edhe për dinamikën e marrëdhënieve mes shqiptarëve myslimanë, shqiptarëve të krishterë dhe vllehëve të krishterë në Jug, me ndërmjetësimin e bektashizmit. Të gjithë shqiptarët janë produkte, në një mënyrë ose në një tjetër, edhe të periudhës osmane; jo vetëm myslimanët, siç pretendohet ndonjëherë naivisht, por të gjithë.

      Gjithsesi, kjo i përket historisë tashmë. Është qesharake që, pas një shekulli pavarësi, t’ia vëmë fajin traditës perandorake osmane për dështimet tona spektakolare, në çdo fushë; aq më tepër që trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të kësaj perandorie nuk po i shfaqin gjë këto simptoma, ose së paku dinë t’i kontrollojnë. Sot unë shoh një prirje që kritikat e mbështetura në retorikën e Rilindjes për turkoshakët dhe anadollakët të përdoren, ndonjëherë haptazi, si shkelje syri dhe fjalëkode për të krishterët mes tyre, që këta të gjejnë njëri-tjetrin dhe të organizohen përballë një “armiku” po aq fiktiv sa edhe Turqia: myslimanët shqiptarë! Prandaj edhe shkrova për këtë çështje, sepse më duket delikate dhe që meriton vëmendje. Bashkëjetesa paqësore mes komuniteteve fetare në Shqipëri mund t’i ketë rrënjët të thella, por edhe ajo nuk do t’i bëjë dot ballë kësaj shthurjeje të neveritshme në kokë të shtetit, që po ndodh mu para syve tona.

        1. E pashë, me shumë interes. E kuptoj edhe për çfarë është fjala. Grekët janë me fat, që kanë intelektualë si Stelios Ramfos, për t’i artikuluar këto çështje kaq mirë – madje edhe kur nuk je dakord me të. Analiza e tij më la mbresa të forta, edhe ngaqë krahasimi me çfarë thuhet në TV-të e Tiranës nuk shmanget dot.

          1. Në fakt intelektualë si Ramfos nëpër mediat greke mainstream, janë të rrallë. Mbase njihen në ciklet akademike/intelektuale të Athinës, po unë jam paksa larg gjeografikisht prej tyre për t’i ndjekur.

            Dalja e tij “në sipërfaqe”, prej mediave, mbase ka qënë nevojë e kohës dhe krizës që po kalon Greqia. Prej kësaj sëre intelektuale, të tipit të Ramfos, qënia “lindore” e grekëve përdoret në sensin autokritik të fjalës, parimisht. Prandaj i zhvishet fajësia si term. Unë këtu e kisha fjalën, se nuk do merrja mundimin të transmetoja idenë e qarqeve nacionaliste greke.

            Krahasimi i vetvetishëm me mediat e Tiranës, ishte shokues dhe për mua. Nga gjërat e para madje që më bëri përshtypje, pasi u njoha me Ramfos.

  3. Shqiptaret ne rastin me te mire ishin Noble Sauvage
    Ne rastin me te keq, ishin nje popull qe s’e kishin lodhur veten asnjehere per te mesuar te qeverisnin shtepine e tyre

    Turqit, ne rastin me te keq ishin nje perandori ne perendim te saj
    Ne rastin me te mire,ata ishin repositoret e tradites bizantine te te qeverisurit.

    ( Henri Pirenne ishte i mendimit se nje nga pasojat me te demshme qe pati adventi i Islamizmit, ishte nderprerja e Bizantinizimit te Europes Perendimore, mbas Justinianit )

  4. Sipas mendimit tim, per t’i paraprire asaj pjeses se dyte nga padurimi, edhe nese do te binim dakord se ka nje forme orientale te ushtrimit te pushtetit dhe te perligjjes se pushtetit (ashtu si edhe te organizimit te interesave brenda nje shoqerie/komuniteti), atehere vetem keto elemente baze te historise do te perbenin nje lloj ngjashmerie me traditen e historise sone.

    Por nga ana tjeter organizimi i interesave (si forme e politikes dhe e pushtetit) sipas tradites orientale dallon Shqiperine dhe Turqine ne nje aspekt, besoj une, thelbesor: perparesia qe gezon uniteti i kombit turk dhe interesi kombetar mbi cdo interes grupi apo vetjak.

    Ne Turqi ka nje konsensus te qarte se cfare perben interes kombetar. Lufterat e shpeshta civile (te heshtura nepermjet pucesh apo direkt te pergjakura ne vitet 70 etj,) gjejne konsensus mbarekombetar kur ato interpretohen si momente kritike per identitetin dhe unifikimin e popullit turk. Shkurtimisht interesi kombetar, cfare perben konsensus mbi te, ka qene gjithmone mbi interesat e partive apo grupeve te ndryshme ideologjike. Madje edhe per islamiket turq, kombi turk dhe interesat kombetare, jane prioritare, e jo pak here ne pushtet ata jane larguar me ose pa verdikt gjyqesor nga pushteti kur jane ndeshur me problematika te kohezionit social dhe rezistencen e institucioneve.

    Ne Shqiperi nga ana tjeter forma orientale e organizimit te interesave ne klane, tufa e lukuni te qemotit, eshte mbartur ne partiokracine gangrene dhe kancerogjene te shoqerise sone.

    Interesante eshte qe ne partite kryesore qendrojne njerez apartiak, Rama dhe Sala, por ne kuptimin dialektik keta njerez sundojne ne saj te sistemit partiokrat te mbeshtetur mbi ndjekesit e tyre. Interesi i prijesve eshte thjeshte pushteti, i ndjekesve mbijetesa ekonomike. (Interesante do te ishte sikur dikush te provonte te njejten teze per E. Hoxhen dhe Zogun, te dy te shpejte ne aleanca dhe po aq te shpejte ne braktisje miqsh, porse me nje shpure te madhe besnikesh pas).

    Edhe nje njeri apartiak si Rama nuk mundi t’i shpetoje partiokracise ngulfatese se PS. (Ne perballjen me nje njeri teresisht individualist dhe po aq apartiak, por njesoj pragmatist kur vjen puna tek aleancat, nuk mund te dilte pervetem se i mundur, pasi nuk gezon te njejtin besnikeri nder ndjekesit e tij.) Edhe aleanca me biznesin e ndertimit nuk mund ta shpetoj. Kerkon nje lloj besnikerie orientale si ndaj prijesit apo marabutit (nje lloj Baba Dervish ne Afriken e Veriut) per te mbijetuar si udheheqes ne nje klan te copezuar si PS.

    Ne fakt dikush duhet ta vrase mendjen per ndonje strategji per te ndryshuar kete menyre organizimi interesash, se per diagnozen ndoshta biem dakord. Ca ideale nuk do te ishin keq, por na mungojne idealistet.

  5. Xh2: Maria Todorova ka shkruar per orientalin e brendshem ne vendet e Ballkanit ku turku eshte lindori per shqiptarin i cili eshte lindori per serbin e ky per kroatin… Por problemi im me shkrimin tend eshte tek ‘fajsia’ qe u akreditohet elitave shqiptare te post-pavaresise. Se pari perzgjedhja dokumentare e Mishes qe ti citon eshte problematike dhe per kete ka shkruar dhe Prof. Puto Sr. Se dyti Misha eshte tejet tendencioz dhe ka plot ilustrime per kete nga libri qe ti citon. Por ajo qe me duket imorale eshte kur njerez qe nuk kane bere asgje per Shqiperine ngrihen e flasin kundra atyre qe dhane cdo gje per Shqiperine. Gjithe inkriminimi qe Misha ben kundra elitave bazohet nen supozimin se nuk ishin mirefilli shqiptare sepse ishin te konvertuar dhe myslimane. Kjo me se paku eshte te jesh mosmirenjohes. Por Misha e vazhdon argumentimin duke deligjitimizuar dhe pronesite jo vetem ne honoret historike te merituara, por gjer tek pronesia faktike e pronave reale e te prekshme. Per Mishen revolucioni popullor triumfoi. Nejse libri i tij meriton diskutim me te gjate se vuan nga njemije probleme, esencializma, reduksione, thjeshtesime te tepruara etj, etj.

  6. Xha xha ke harruar se edhe gjate komunizmit keto ishin fjalekyçe te retorikes emancipuese. Ne keto 20 vjet u ndryshuan dhe retorika emancipuese u mbeshtet tek antikomunizmi dhe antinacionalizmi.
    Antikomunizmi dhe antinacionalizmi si fjalekyçe te retorikes emancipuese gradualisht po humbasin forcen, meqe jane shperdoruar nga njerez oportuniste dhe pa shtylle kurrizore te akuzuar rendom si shkaktare te gjendjes se veshtire te politikes dhe shoqerise civile.

    Nderkaq jane forcuar ne terren ato shoqata (apo ‘te pavarur’ te lidhura me to) qe gjejne mbeshtetje tek fete , paresisht katolike e sunite, te cilat gradualisht po gjejne hapesire gjithnje e me te madhe mediatike.

    Po ashtu meqe po riciklohet ideja se vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta, kemi edhe riciklimin e nacionalizmit ne format nacional-konstitucionaliste, qe korri fitore ne rastin e detit dhe ka gjasa te mira per fitore ndaj regjistrimit etniko-fetar. Po ashtu ‘Vetvendosja’ nga vete emri mbeshtetet tek parimi themelor, ‘konstituent’ i marredhenieve nderkombetare.
    Keshtu Vetvendosja e nisur nga nje parim themeltar i OKB kerkon nje status nacional-kushtetues per Kosoven, nderkaq ne Shqiperi duke u nisur nga mbrojtja e statusit nacional-kushtetues te Shqiperise kerkohet respektimi i rendit kushtetues dhe vendosja e shtetit ligjor i cili duke buruar nga Kushtetuta nuk mund te mos forcoje pozitat e neperkembura te shqiptareve ne Shqiperi.

    Ne kete kendveshtrim edhe retorika emancipuese ne rastin e Ngjeles gjen si objektiv anadollakerine ligjore.
    Ne rastin e detit pozitat antikushtetuese te Sales i dhane jete retorikes emancipuese ndaj trajtimit te Shqiperise si çiflig vetjak i Sales.
    Ne rastin e numerimit etno-fetar kemi retorike emancipuese ndaj gjithe struktures oportuniste politike, qe s’e ka per gje te tregtoje interesat kombetare.

    Pra retorikes emancipuese krahas tradicionales anadollakeri kulturore , antikomunizmit , antinacionalizmit po i shtohen te kundertat, pra po forcohen pozitat fetare dhe nacionaliste, te parat nepermjet tolerances dhe tradites fetare, te dytat nepermjet forcimit te rendit kushtetues dhe shtetit ligjor.

    Mos te harrojme se jane bere debate te ndezura edhe mbi perçet ne Shqiperi, keshtu qe ky nacional-konstitucionalizem ne perspektive ka pune per te kryer, meqe ne ndryshim nga liberalet po i meshon shtetit ligjor e jo shtetit social. Nuk duket te jete rastesi qe ne krye te puneve ka dale nje jurist.

    Keshtu ka gjasa te mira qe dordoleci turk, i cili digjej ne turren ne druve ne emer te emancipimit socio-kulturor, te filloje te rivendoset ne turren e druve sapo te nuhaten sulme te se drejtes islame ndaj rendit kushtetues, pra anadollakeria do rikthehet ne skene si kulturoro-etiko-ligjore, simbolikisht sepse perçet i perkasin te drejtes islamike.

    Nderkaq retorika emanipuese liberale do meshoje tek te drejtat e njeriut duke zhvilluar nje beteje etike ndaj kesaj forme te re te anadollakerise qe ka kapercyer serisht pragun e deres.

    Nderkaq ky presion i madh qe ne filizat e riciklimit te anadollakerise, tregon se shqiptaret jane te vemendshem ndaj çdo ideje qe do i pengonte ne objektivin e tyre te sterdeklaruar strategjik.

    Kjo eshte e vlefshme edhe ne Kosove, perderisa turqit po synojne te shtojne radhet etnike me shqiptare ashtu si greket ne Shqiperi, pra turqit s’kane besim se shqiptaret si shqiptare do mbeshtetin projektet e tyre strategjike ne Ballkan (neo-otomanizmi), ndersa shqiptaret si shqiptaro-turq do te jene elemente te rendesishem ne rivendosjen e ndikimit turk qofte ne formen ‘soft’ te ndikimit politiko-kulturor.

    Nuk eshte aspak e çuditshme qe turkoshaket e rinj shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, po meshojne drejt çmitizimit te historise, ua kerkon interesi i tyre qe ndjeshmeria kombetare e shqiptareve te asgjesohet.
    Nje nga keta mesuesit e ketyre ne Maqedoni, shprehej se Pjeter Bogdani ka qene burri me i poshter, ndersa Skenderbeu ka ngjyer duart me gjakun e besimtareve islamike.

    Alla faccia della tolleranza , tha…. qimet perpjete katolikeve…

  7. Xha xhai thote
    Vllamasi në kujtimet e veta: shumica e kabinetit të qeverisë së parë shqiptare të krijuar nga Ismail bej Qemali në Vlorë nuk dinte të shkruante shqip. [f. 81]

    Me fjalë të tjera: vërtet Shqipëria osmane ishte provinciale dhe e prapambetur sa s’ka, por edhe kur fitoi pavarësinë, ajo përfundoi në duar të elitave po aq provinciale dhe të prapambetura.

    ____________________

    Ja ke fut kot xhaje ja ke fut kot.
    Ismail Qemali nuk dinte te shkruante shqip me germa latine thjesht pasi ishte ne moshen 65 vjecare kur u vendos shkrimi i shqipes me germa latine ne Kongresin e Manastirit ne 1908. Pra ishte paksa i moshuar per t’ju futur mesimit te alfabetit te ri, dhe besoj as qe mund te diskutohet se I. Qemali ishte nje nga funksionaret me properendimore te administrates turke.
    Gjithsesi mosdija e te shkruarit shqip nuk eshte argument per te vertetuar provincializmin apo sa eshte i prapambetur dikush. Ajnshtajni per shembull nuk dinte as te shkruante e as te lexonte shqip, e as te fliste, por prape ngelet per shumicen shkencetari me i madh qe njerezimi ka nxjerre.
    Dhe e dyta mbi “persekutimet” e te krishtereve ne kohen e pushtimit otoman, Persekutimet kane qene reale dhe te vazhdueshme qe prej fillimit te pushtimit ku dy te tretat e arberve ne Shqiperine e mesme dhe te veriut u masakruan e deri ne vitet e fundit te pushtimit kur Turqia e leshoi Shqiperine te gjymtuar dhe te renuar. Ka nje mendim se te pakten ne shek.e XVI – XVII jeta e te krishtereve nen Turqine ka qene e mire ndoshta me e mire se ajo e banoreve te tjere te kontinentit. Ne fakt nqs shohim deshmite e udhetareve apo vendasve del se edhe ne ate periudhe te qenit i krishtere ka qene nje makth i vertete. Kush deshiron le te lexoje deshmite e F. Bardhit ne faqen e R. Elsie
    http://www.albanianhistory.net/texts16-18/AH1641.html

    1. Enj, Ismail Qemali pak kohë mbeti në krye të qeverisë shqiptare – dhe nuk luajti ndonjë rol për t’u mbajtur mend, pas shpalljes së Pavarësisë (për shkak të rrethanave). Ndoshta do të ishte fat për Shqipërinë ta kishte atë në krye; sikurse do të ishte fat për Shqipërinë, po të kish qëndruar Vidi si mbret, ose që Gjermania dhe Austro-Hungaria ta kishin fituar Luftën I Botërore… Ndoshta – këtë nuk e dimë. Elitat perandorake që u kthyen në Shqipëri, përgjithësisht, u treguan anakronike dhe të paafta për t’u modernizuar.

      Krahasimi me Ajnshtajnin është qesharak.

      Sa për persekutimet e të krishterëve, ti e di që të krishterët gjithnjë kanë qejf të persekutohen pak – se është pjesë e identitetit të tyre të krishterë, apo jo? Përndryshe, qëndrimi i Portës së Lartë ndaj popullsive të krishtera njihet mirë dhe botërisht. Të krishterët, edhe në Shqipëri, nuk persekutoheshin si të krishterë, por sa herë që merrnin pjesë në lëvizje kundër pushtetit dhe autoritetit osman; ose edhe kur dyshoheshin se e kishin bërë këtë. Ky diskutim, megjithatë, nuk e ka vendin këtu.

      Më në fund, të lutem, kur flet me mua, përdor një gjuhë më të përshtatshme, sepse nuk jemi në pazarin e kuajve. Ndoshta ti je rritur ose edhe jeton në një mjedis ku i thuhet tjetrit “ja ke futë kot” pa teklif, por ky nuk është problemi im. Prandaj përpiqu ta rregullosh pak gojën dhe mos i lejo vetes konfidenca që nuk t’i ka dhënë njeri.

      1. Krahasimi me Ajnshtajnin është qesharak,
        Eshte e vertete edhe une shaka po beja, nje krahasim me i pershtatshem do te ishte psh. ai me mbretin Othon te Greqise apo Mehmet Aliun, te cilet nuk e njihnin gjuhen e vendit qe drejtonin.
        Sa per te krishteret apo me mire katoliket dhe persekucionin e tyre, ne fakt nga viti 1990 e deri aq poshte sa mundemi ne shek IX -X, te sundimit Bullgar, kane qene feja shtresa klasa … me e persekutuar nder shqiptaret, dhe me kete çeshtje nuk mund te behet shume shaka, per me teper qe nqs shohim historine apo gjuhesine, Arberit kane qene te gjithe katolike ne fillimet e tyre. (apo me afer Kishes se Romes para 1045). Kemi termet fetare te shqipes qe vijne nga latinishtja, po ashtu edhe dokumenti i pare ku permenden shqiptaret ( dok. bullgar mbi origjinen e kombeve) thote qe arberit jane katolike. Pra eshte feja e te vjeterve dhe jane te vjetrit tane (ose nje pjese e tyre) qe kane pase qene persekutuar, kjo vlen si per mua ortodoksin dhe per ju qe besoni diku tjeter apo nuk besoni, keshtu qe kjo ngelet ceshtje paksa delikate, duhet pare me kujdes.
        P.S. Shpresoj se do e lexoni deshmine e F. Bardhit, ne te cilen nuk behet fjale per ndeshkime kunder kryengritjesve reale ose te imagjinuar por thjesht per persekutime gratis kunder te krishtereve.
        E dyta, nuk eshte qellimi im t’ju fyej por shkruaj thjesht per te diskutuar me dike qe ka nje qasje tjeter ndaj historise dhe vlerave, cka ne jeten reale eshte e veshtire ta gjej.
        Me shume respekt Enj

  8. ”’Prej kësaj sëre intelektuale, të tipit të Ramfos, qënia “lindore” e grekëve përdoret në sensin autokritik të fjalës, parimisht. Prandaj i zhvishet fajësia si term. ”’

    Kesaj i thone je fajtor qe je ai qe je.
    Keta te tipit Ramfos nxisin ndjenjen e inferioritetit e cila eshte e vetvetishme kur ne perballje fizike, dialektike, ekonomike, ushtarake, kulturore peson disfate te plote.
    Shiko japonezet kur humben ne 1945, ia vune gjithe fajin japonezerise dhe pesuan nje traume kombetare.

    Kultura bizantine, pavaresisht se nuk ishte greke ne kuptimin etnik, ishte greke ne kuptimin fetaro-gjuhesor dhe kish epersi te madhe ndaj kultures perendimore latine dhe eshte e ditur se Rilindja Europiane filloi ne Itali, jo se italianet kishin ndonje gje te veçante, por sepse gjithe intelektualet bizantine u dynden ne Itali, pak a shume si superioriteti amerikan pas 1945 kur gjithe gjermanet, intelektuale e specialiste vershuan drejt saj.
    Vetem inxhinjere e teknike ishin 6 000.

    Pavaresisht se nacionalistet greke e marrin ne kuptimin etnik, kane te drejte ne aspektin fetaro-gjuhesor kur i mveshin inferioritetin e sotem ndaj Perendimit, shekujve te sundimit turk.

    Tani , qyteterimi perendimor si i mevetem, dihet se fillon ne kohen e Karlit te Madh dhe per plot 7 shekuj ishte thellesisht inferior ndaj atij bizantin ose lindor, prandaj keta te tipit Ramfos, kur e shtrojne çeshtjen ne rrafshin ontologjik/qenesor, duke folur per menyren e te menduarit, gabojne jashtezakonisht rende, sepse pikerisht ne ate rrafsh fshihet edhe epersia kulturore bizantine.

    Bizanti ishte qendra me e madhe kulturore e Botes edhe kur ishte katandisur nje qytet me 50 mije banore (psh vetem Venecia ne Perendim kishte 100 000), pra nuk eshte çeshtje parash,numri popullsie e rrethanash fatlume, por pastertisht ontologjike.
    Pavaresisht dukurise negative se bizantinizmit te kultures, Bizanti mbante skeptrin kulturor ne boten e krishtere.

    Greket e ketyre 2 shekujve nuk kane bere perpara, thjesht sepse kultura bizantine ishte kozmopolite, universaliste jo etnike, ndersa Greqia kerkon fuqizimin e kultures kombetare, njefare rikthimi ne rrenjet e epokes klasike, e cila kish 2 000 vjet qe i kish lene vendin kozmopolitizmave helenistike, heleno-romake e greko-kristiane.

    Greket nuk mund te pretendojne te jene edhe kristiane edhe helenistike edhe greko-klasike edhe perendimore, sepse s’ka dialektike hegeliane qe sintetizon dot keto kundervenie.

    Greqia nuk eshte Perendim ne kuptimin kulturor e nuk do mund te jete dot kurre. Mund te jete politikisht, ekonomikisht, mediatikisht, biles edhe etikisht por ontologjikisht kurrsesi jo.
    Nje grek do mendoje perhere si lindor.

    Materializmi nuk ngjiz kultura, kulturat kane rrenje ontologjike, metafizike, te gjitha ato qe kane ekzistuar e qe ekzistojne.
    Ja psh mund te flitet dot per kulture apo qyteterim komunist ?
    A nuk eshte ne thelb perpjekja marksiste nje perpjekje per nje qyteterim boteror komunist ?
    A nuk u provua realizmi socialist si bazament kulturor i ketij qyteterimi komunist ?

    Shiko Perendimi po kryen ne boten ortodokse nje proçes asimilimi, fale epersise aktuale sikur momenti aktual te perfaqesonte fundin e historise, te njejtin proçes asimilimi po e ushtron ne fakt ne mbare boten.

    Duke u nisur nga epersia aktuale pretendon se ka epersi ontologjike/qenesore, mirepo historia aty eshte per te gjithe, ku ishte kjo epersi ontologjike deri ne shek 15 ? Pse u deshen intelektualet bizantine qe te fillonte Rilindja Europiane ?

    Per mua nuk mund te kete Europe pa pajtimin fetar katolike-ortodokse, protestanet si e thote emri jane protestues-heretike, pra jane antiteze , me ta sinteza ne Europe eshte e thjeshte, biles Papa i Romes njefaresoj e ka marre lidershipin mbi njerezit, anipse jo mbi kishat protestane te Europes.

    Ndryshe eshte çeshtja me ortodoksine, keta nuk jane protestues, jane skizmatike (te ndare), nderkaq eshte nje tradite e perbashket 1 000 vjeçare,nga Pjetri e Pali deri me 1054, rrenjet e krishterimit jane vene me mirekuptim e bashkepunim, biles keshillet ekumenike jane zhvilluar kryesisht ne territoret ortodokse.

    Per mendimin tim, Perendimi ( qe vete si koncept lindi ne Greqine e lashte si kundervenie ndaj Azise) duhet te zevendesohet nga fjala Europe, nepermjet bashkimit fetar katoliko-ortodoks dhe ndoshta pas 100 vjetesh, mund te zhduket ajo ndarje ontologjike perendimi latin vs lindjes ortodokse, dhe Europa nga ekonomike dhe politike te vendoset mbi baza ontologjike.

    Bashkimet ekonomike dhe politike nuk i mbijetojne dot historise, ato ontologjike jane te pathyeshme.

    Mirepo hajde ti mbushesh mendjen perendimoreve qe te nderrojne mendesine e epersise me te bashkepunimit.
    Per ta bashkepunimi eshte une jam kumandari ti je vartesi, une jam i miri , ti duhet te behesh si une, e konceptojne bashkepunimin ne forme vasalistike.

    Edhe keta te tipit Ramfos, nuk bejne gje tjeter perpos forcimit te zinxhirit vasalistik, ky eshte njefare mercenarizmi kulturor.

    Ne Greqi çeshtja per mua eshte shume me e thjeshte, Europa e ngopi Greqine me pare, e perkedheli, e llastoi, tani qe Greqia u rrit, keta s’duan ta perkedhelin me e ta nxjerrin nga balta, po i thone perpiqu me forcat e tua.

    Europa gaboi me Greqine qysh ne fillim, pergjegjesite e llastimit grek jane te sajat, jo te qenies lindore te grekeve.
    Nuk ka faj femija i llastuar por prindi qe e llaston.

    Nuk i shihte Europa qe greket falsifikonin bilancet, nuk e shihnin se pa strukture industriale nuk mund te mbaje nje mireqenie te perafert me Gjermanine, nuk e shihnin qe borxhi publik rritej dita-dites, nuk e shihnin qe (te me falet shprehja) greket per pune , te hane mune ? Pse e futen ne zonen euro ne 2002 ?

    Cdo vend duhet te kete mireqenien qe arrin te perballoje, nese eshte koha e stanjacionit, stanjacion duhet te kete, jo nje mireqenie e sforcuar, fiktive fale manipulimeve financiare.

  9. Hyllin, persa I perket Greqise se lashte, besoj e se ke lexuar dicka per një grup historianësh të njohur që kane deklaruar ne tetor 2010, se e kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.
    Ata deklaruan: keshtu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjithë llojet e kolonave – gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra ngasa do të kishte qenë në gjendje të krijonte një qytetërim i vetëm”. Kështu rodhën gjërat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë ne mbërritëm tek gjithçka, që nga përpjestimi i drejtë e deri tek Iliada”, “ ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të Perëndimit. “Por gjithësesi, na eci”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar prova të një qytetërimi që – i plotësuar me poetët dhe filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë – do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollorë, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore.
    “Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje dhe të kontrollonte”, “E keni parë ndonjëherë atë vend? Është si një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra ‘të lashta’ dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”. Nguyen-Ëhiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra që të ndryshonte dokumentet që varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë.Historianët u thanë gazetarëve se dise prej ideve të ashtuquajtura greke ishin në fakt të huazuara nga romakët. Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh sot mësojnë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”.(http://www.theonion.com/articles/historians-admit-to-inventing-ancient-greeks,18209/)

    1. Atmir.

      Kjo me lart eshte muhabete UFO-sh.
      E mira eshte t`i kerkosh administatorit/moderatorit te PTF ta heqe mesazhin tend, se eshte turpe e faqja e zeze te mbetet aty ku eshte.
      Nuk eshte as serioze dhe as e kendeshme si trillim.

      Se perndryshe ngjan me ata personazhet e Aristofanit:

      …”Degjonani, ju qe jo me shume se sa nje gjethe, gjithmone duke rene.
      Ju te vdekshmit te erresuar prej natyres
      Objekte pa krahe, joekzistues si enderrat, ju gjera efemere, ju qenie njerezore,
      Kthejeni mendje ne fjalet tona, te perjetshmet fjale,se fjalet e zogjve jetojne pergjithmone…”

    2. Atmir, po ti nga Onion e paske marrë artikullin? Jo! Më thuaj që po më bëjnë sytë.

    3. Atmir, The Onion është gazetë satirike, nuk prodhon lajm. Është si puna e ish-Hostenit tonë, nëse mund t’i krahasoj.

  10. Edhe media serioze (Reuters, NY Times) e kane ngrene me Onion dhe kane marre seriozisht shkrimet e tyre te sajuara. Se e beri dhe Atmiri, nuk behet qameti. Prandaj vijme ne blog, te mesojme e te ndricohemi!

  11. Une vura burimin poshte. Ai eshte vetem perkthim i burimit. se cfare eshte ky burim eshte tjeter gje. Ishte the nje professor greek qe tha dicka per nje gazete kryesore amerikane, por e mohi me vone. Ka nje gje anetare te ketij blloku: Historia dhe e verteta jane dy gjera te ndryshme, dhe kerkimi per verifikimin e saj dhe gjetjes e saj jane te pafundme. Mos i qendroni stoik nje qendrimi te caktuar kohor per historine. Cdo gje ndryshon.

  12. Dhe, duket qarte , c’ka eshte e rendesishme, se reaguat menjehere ne mbrotje te mitit, sapo dikushi, edhe pse e pambeshtetura nga shumica e sotme historiane, tha dicka qe e hidhte poshte ate. Njesoj si puna e skenderbeut, nese e mbani ment. Quhet meter me dy mates, njeri ne po, dhe tjetri ne jo-ne.

    1. Atmir, The Onion është një gazetë satirike – parodike. Shkrimi që citove ti tallet pikërisht me njerëz që i ushqejnë budallallëqe të tilla… kategori ku ke përfunduar edhe ti vetë, dhe jo aq pa dashur, do të shtoja.

  13. Ç’ka me shqetëson mua më shumë nuk është fakti i mitit grek, as me interson fare se cfare kane qene ca para disa mijera vjetesh, si edhe koncepti qe kane njerëzit sot për ALIENET nuk ka ndonjë ndryshimi nga ai që ata kanë krijuar për grekerit, tedy t’papare ndonjihere fizikisht, njëra palë bile nuk as varre autoresh, perandoresh, mbreterish, asn edhe nji kocke ,si ashtu them edhe per varret e bemabersve te tjerë lashtësisë, bile unë I quaj ALIEN ne te shkuaren pare nga syte e njerzeve te sotem , ashtu sikundër nuk kanë dukje fizike ALIENET nder njerëzët të sotëm. Por është trajtimi i mendimit të kundërt, nuk ka rëndësi se kush është ONION, apo metamaticien ruse qe kane hedhur supozimin e tyre, sepse gjithesesi shume prej Historise jane supoza te kthyera ne fakt, ose te bera fakt nga pakica studjuese, e cila edhe gabon, dhe jo nga e verteta, si edhe historia e bazuar ne librat kopjo te origjinaleve ne magazinat e kishave monoike, që duhet gjithesejcilin ta shqetësoje. Ne jemi ne dyshim per te verteten e nje ngjarje te ndodhur para treqind vjetesh, si mund te jemi te sigurte per historine e ndodhur para tre mije vjetesh. Nuk ka siguri ne kete zoterinj.Te gjithe pretendojne se thone te verteten, mbeshteten tek disa autore me te vjeter, qe pretendojne se thone te verteten, por ndonji njeri te gjalle nga ajo te na e thote te verteten e te verteteva nuk kemi, fatekeqesisht. Nuk e di se ka ndonji komb ne Europe dhe ne bote te mbaje varret e para dy mijeve vjeteve, me e thjeshta e te thjeshtave, me emra mbiemra, moshen e vdekjes dhe ster-ster-ster niprat e tyre ti vazhdojne ti nderojne duke i cuar nga nje buqete me lule ne diten e te ikurve. Madje te sotmit individuale nuk dine se ku kane banuar , pas shtepite ster-sterit e tyre.
    Kundershtimi si ndaj atyre qe argumentojne kur kundershtojne versionin e perkoheshem static te nji niveli te caktuar njohje dhe menyre te menduari, si edhe ndaj atyre qe nuk kane argument, nuk ka asnji vlere. E keqja e tyre qendron vetem ne tendencen qe kane per te penguar te tjeret te flasin, shkruajne, thone mendimin e tyre. Duan qe tu imponojne variantin historic ekzistues. Pra, duan qe ti pronesojne mendimin e tyre, dhe te shikojne vetem ne parashikimin e tyre te mundshem te histories. E gjitha eshte nje bollshit dhe ne kundershtim te hapet me tendencen e zhvillimit te mendimit njerezor. Zbulimet dhe gjetjet kane lind nga dyshimi dhe dyshuesit mendimtare, studjuesit e vertete dhe kurre nuk ka lind nga pohuesit statike te perjetshem, ose medioktirt, ose spektatoret zogegojehapurit gjate gjithe jetes se tyre. Une mendoj sejcili eshte i lire te dyshoje, te kerkoje, dhe te shkruaje ne menyren e vet. Ata, kundershtauesit, kane mendimin e tyre, thjesht kane pozicionin e tyre. Eshte tjeter gje se cfare do shumica te besoje sot, ose cfare i eshte servirur shumices te besoje. Shumica kurre nuk shkruan, ben kerkime, studjon keto dege. I kane shkruajtur disa, jane paguar nga disa te tjere, dhe I kane blere disa te tjere. Per shumicen do te jete njesoje edhe pranimi I te kundertes ne te ardhmen.
    Nese keni aftesine kundershtoni, per shembull, Gary Kasparov , ose Vadim Cheny reth falsifikimit te teksteve klasike, kundershtojini por prape nuk jeni duke krijuar ndonji gje te re. Jeni zerues, negative, jo produktiv. Jo-ja nuk ka asnji vlere kundrejt shkruajtjes se tyre.
    Kuptohet pohuesit statike luftojen gjithmone ti pengojne, bile gjene edhe emra Konvincionale, jo convencianale, alternative, e te tjere. Nuk ka asgje te keq e, prape eshte e drejta e tyre. Kush do te fitoje ne fund pergjithesimet e bera nga supozimet dhe quajtur te besueshme burime qe nuk plotesoje kriterin llogjik te besimit, apo pergjithesimet e arritura nga llogjika e njrezeve gjithmone e me te ditur dhe intrepetimi gjitmone e me objektiv I fakteve, do ta tregoje e ardhmja.

  14. Me falni.Ose dhe saterizojne.
    Reagimi juaj, sikur ju shane nga ishte qesharak. Une e di mire se kush eshte ONION. Eksperimenti doli me sukses. Disa u ngriten kunder onion. Eshte e njohur ky rast si term ne internet.
    Xha2, une nuk te ofendova. Une e njoh nivelin tend. Se ku kam perfunaduar une, eshte puna ime, une bej cfare te dua me veten time. Bile eshte kenaqesia ime. Une s’dua te behem ju.
    Ofendimi, nuk ka ngrere ndonjihere peshe, edhe aq me pak dorezim ne nje pjate floriri mendjes time ne ndonji sulltan interneti.

    1. Atmir, ndoshta nuk e dije që The Onion është gazetë satirike, edhe pse artikulli nuk linte shteg për të gjykuar ndryshe. Nëse nuk e dije, unë të lutem, meqë u hap ky muhabet, të mos sjellësh më në blog plaçkurina të tilla. Edhe nëse gjen diçka që të duket se shpie ujë në mullirin tënd, të lutem verifikoje mirë, para se ta sjellësh këtu.

      Tani thua se e dije, por “satirizove”. Unë nuk të besoj, por nëse është kështu, atëherë përsëri ke vepruar gabim me kolegët e tu, të cilët vijnë këtu për të debatuar, ose edhe për të “mësuar” gjëra të reja, por jo për t’u satirizuar prej teje.

      Të kujtoj përsëri – përdore me shumë kujdes hapësirën e komenteve, sepse nuk është jotja. I përket dikujt tjetër, i cili ta ka dhënë në mirëbesim. Mos abuzo me të. Mos abuzo me njerëzit që vijnë aty. Komento për temën, jo për çështjet që të mundojnë ty.

      Nëse mendon se ka diçka për të cilën duhet të shkruash patjetër, hap një blog tëndin, të cilin zotohem se do të ta reklamoj edhe unë. Nëse sheh se një koment yti nuk është miratuar, mos e dërgo edhe 12 herë të tjera; mundet edhe që të jetë fshirë për arsye të ndryshme.

      Të lutem ki parasysh se unë nuk mund të merrem kaq gjatë me ty – meqë kam edhe mënyra të tjera, më të këndshme, për ta kaluar kohën.

      Nuk kam asgjë me ty. Veç të kërkoj që, kur je në PTF (në hapësirën që administroj unë), t’u rrish larg temave me karakter historik, sepse atje i bën gabimet më të mëdha. Përndryshe, ngaqë nuk njihemi, nuk më mbetet veçse të të shpreh simpatinë time, si njeriu njeriut.

  15. Xha2, me intersoj reagimi ndaj asaj qe shkruajti ONION. Nuk ka lidhje aspak cfare shkruajti ONION. Me beri pershtypje qe e hoqet postin tuaj pasi ju e moret vesh cfare ishte ONION. ONION dhe historia konvencionale kane vetem nje gje te perbashket, per mua, humorin, cka eshte nje dicka me shume sapo analizon ti, dhe jo shume e lehte per tu kuptuar.

    1. Nuk kam hequr asnjë post dhe asnjë koment. Të lutem mjaft me këto insinuata. Ky diskutim i mjerë mbyllet këtu.

  16. Edhe nje here xha2.
    Ajo qe eshte gabim per ju, eshte drejt per mua. Shih Carl Roger. Por edhe ju shqiptar jeni, si puna ime. Skemi faj, eshte difekt gjenetik.
    Ah, i mjere!. Asgje nuk e shte e/i mjere, perderisa ne mund te mesojme dicka prej saj. Me duket, se ne duhet te mesojme me shume sesa te demostrojme per te mijten here ato qe dime, sic ne i dime.
    Historia e ndritur te con tek miti. Njerezimi nuk ka nevoje per te ndritur, ose per ngritur ne pidestial te ndritiurit, por te demostrua te keqen e tyre , e cila vazhdon edhe sot :shtazeria e races njerezore, veprimi nen instiktit te mbijetimit duke vrare te njejten qenie, masakruar, marre tokat, zhdukr te tjeret. Kjo eshte qe duhet ti mesojme brezave te rinj qe ata, pamvaresisht sa te ndritur ishin ne berjne e nje skulpture, ose shkruajtjen e nje libri qe rreh ujin ne tavan,ata , me kryesorja, ishin vrases, sterminues te tjereve. Nese do ti mbajme ne qiell, do te veprohet njesoj si ata te ndriturit, greke-romake a kushdo qofte, do te vazhdojme te vrasim kombi-kombin per te mbijetuar, me ushtrite gjitmone e me te forta, qe eshte gabim njesoj sikur sulmon ashtu edhe kur mbron. Nga ajo histori ne keqesohemi gjithmone e me shume si njerezim, sepse e kemi ngritur ne qiell, the asnjeher nuk eshte shkruajtur, ne asnje liber qe pika 1, ata ishin shtazarake. Dhe ne s’kemi ndryshuar shume sot, jemi po aq shtazarake. Nuk ka rendesi se kush ishin ata, te paret e shqiptareve, apo grekeve, apo italianeve te sotem, ata ishin vrases, dhe per pasoje na kane lene jo vetem historine e vrasjeve e pushtimeve, por edhe gjenitikish skizofrenine e tyre. ne se vime nga Iliret, per ta thuhet qe nuk kishin kohe te punonin tokat e tyre sepse ishom gjithmone te zne me lufte, dhe sklleverit punon tokat e tyre. ose ne nje rast tjeter, pas zenies nga Cezari, ata nuk pranuan kushtet e tij dhe dogjen vetem me gjithe gra e femije.
    Njerezimi, nga ato lloj historish, si dhe mitifikimi i feve, dhe cfaredo lloj tjeter, vecse te keqia ka pas. Ne asnji prej tyre nuk na vjen mesimi ti duam ateiste, ti duam ata qe jane kunder ekzistences se zotit, ti duam ata qe mendojne kunder rrymes,kunder vazhdimit te injektimit psikologjik, shkollor dhe shpirteror te gjith.
    Ka humor te hidhur. Por ka edhe humor te humorit te hidhur.

  17. Per sa.i.perk. hapesires, mos u anko kot. E ke ne dore vete. Je pronari i blogut dhe ke te drejten , qe ndoshta vjen nga greket, te drejten at will. Por, mua s’me mbetet qejfi nese e heq, sepse e di psene dhe nuk ha inat. E di qe s’eshte ngastra ime dhe thjesht e pranoj. edhe une keshtu bej atje ku kam kete te drejte, fshij postin dhe kjo eshte e gjitha.
    Une nuk desha te ve ne loje hyllin, sepse kam bere vleresime vetem per shkrimet e tij, por kur filloi te shkruante siperoret e bizantines, kur para disa viteve ka shkruajt te shkruajt te kunderten, s’me erdhi mire.
    Bizantinet, ishin njesoj po aq kafshe sa romaket, e ndoshta greket, nese kane ekzistuar. Vra e pre dhe rrip lekuren shumices. Rro e be qejf se punojne sklleverit.
    Dhe pasrardhesit e tyre ishin aq te afte te uzurponin pushtuesin,Turqine dhe Greqine e shpikur nga hici me vone. Nderuan gjuhera, fe-re-ra, sepse qellimi i tyre ka qene dominimi personal, dhe asnjehere liria, kombi, gjuha e flamuri. Keto te fundit jane kockat per popullin, ku kockat me e madhe eshte liria, dhe pas saj madheshtia e te pareve. Keto jane kockat qe abuzohen sot me shumice nga elitat dominuese, sepse jane pasardhesit e metodes tyre, tashme shume me te permiresuar, prandaj kane gjet me shume vend ne shtete perkatese ku pretendohet prejardhje.
    Eshte e cuditshme vetem qe keto nuk hahen nga shumica e atyre qe quhen shqiptare, pamvaresisht se cfare nuk u thuhet nga kockangrenesit reth kesaj.

  18. Atmir,

    Une po te marr shume seriozisht, dhe po e kalojme ate punen e burimit, sepse mesa duket, ti ke ca bindje personale qe te nxisin te debatosh mbi historine.

    Tani, qe ta kuptoj une tamam, dhe te mund te ftillohem si eshte puna, mua me dalin dy pyetje: e para, a kane ekzistuar vertete greket e lashte me historine/kulturen sic e dime ne, apo jo? Dhe e dyta, a ka keq/mbi/nen vleresim te historise greke si e tille nga kulturat e tjera?

    Sipas logjikes time, pyetja e dyte, me te cilen merresh gjere e gjate ne postimet e tua, eshte e vlefshme vetem nese bie poshte hamendja e pare, dmth, ajo qe greket bashke me historine e tyre jane te sajuar. Sepse te dyja s’mund te jene premisa te vlefshme ne te njejtin debat:ose greket s’kane egzistuar dhe nuk ja vlen te merresh me nje sajese te tille; ose greket kane egzistuar dhe hajde bujrum te shohim se si i ka gjykuar historia boterore.

  19. Xhaxha, jam shumë i interesuar nëse mund ta shtjelloje këtë mendimin:

    Unë këtë e kuptoj kështu: prapambetjen në Shqipëri e shkaktoi, madje e imponoi Perandoria Osmane …

    Personalisht kam menduar ndryshe, duke qenë se jam fokusuar më shumë tek arritjet që kam pasur shqiptarët sesa tek dështimet gjatë asaj periudhe. Faleminderit.

    1. Tema kërkon trajtim më vete – po sqaroj vetëm çfarë kisha parasysh, dhe pikërisht shkatërrimin që iu bë Arbërisë në shekullin XV gjatë luftërave të Skënderbeut, dhe më pas një politikë ndoshta e vetëdijshme e Portës së Lartë, për ta lënë bregdetin shqiptar të pazhvilluar. Në rrethana normale, do të pritej që Durrësi të mos ishte kaq mbrapa dhe kaq i pakrahasueshëm me Stambollin, sikurse do të pritej që Shkodra e sotme të mos ishte kaq mbrapa dhe kaq e pakrahasueshme me Raguzën (ose edhe Sarajevën). Misha në libër mendon se kjo u bë qëllimisht, për të mos lejuar “korruptimin” e Perandorisë nga Perëndimi; meqë Shqipëria ishte tokë kufitare, ose e vendosur pikërisht atje ku Lindja dhe Perëndimi kishin më shumë se 1000 vjet që jepnin e merrnin. I gjithë argumenti është i ndërlikuar, kushedi do t’i vijë ndonjë ditë radha për t’u trajtuar veçmas.

      1. Pas debaklit te Lepantos, Perandoria Osmane ia la detrat Venedikut, dhe Venediku me pare i kish lene Shkodren dhe Durresin Perandorise Osmane. Shkaku i prapambetjes te ketyre ish pronave Venedikase eshte ne fakt..Venediku. Madje edhe gjate administrimit Venedikas, kapetanet e Serenissimas i trajtuan ato qytete dhe ato popullata me keq se aristokracia ruse i trajtone muzhiket. Shume durrsake e shkodrane perqafuan Islamin e u shperngulen pikerisht prej dores te rende te Bajlozit te Zi Venedikas.

        Mbi te gjitha, decentralizimi i thelle i Perandorise ja ngec fajin ne dere parive sunduese Shqiptare.

        1. Në fakt unë s’e kisha dëgjuar këtë, por tani më duket jashtëzakonisht logjike; dhe njëkohësisht provon se sa keq e kemi mësuar historinë në shkolla dhe më pas. Na e kanë mbushur kokën me budallallëqe, aq sa nuk jemi në gjendje të kuptojmë arsyet se si kemi mbërritur kështu, në shekullin XX.

          Unë kam qenë gjithnjë kurioz për fatet e bregdetit shqiptar në histori; çuditërisht, i kuptoj më mirë këto për periudhën para-osmane, falë veprës madhore të Ducellier-së, por kur vjen puna për periudhën osmane, nuk di pothuajse asgjë, përveç disa gjepurave propagandistike.

          Faktet nuk mungojnë; çfarë mungon është një vizion tërësor për kohën, që të mos frymëzohet nga urrejtja, reale ose protokollare, për “turkun”, as nga simpatia e shtirur antikonformiste, reaktive ose revizioniste, për sundimin “osman”.

  20. LG
    Mua s’me intereson si i ka gjykuar elita qe ka bwrw historinw boterore. Une e di di se si wshtw shkruar historia dhe prej cfarw burimesh. Ti kujton se Historia wshtw shkruar nga e verteta?
    Lexo N.Bonapart cfare ka shkruajt. nejse. Sdua te imponoj mendimin tim.
    Greqia e pasradhsve te ndritur është kthyer tashmë në një spital të madh psiqiatrik, prej injektimit nga elita të madheshtive të kundërta. Për sa I përket grqishtes së vjetër dhe asaj moderne, ONIONI ben humor nga pozicioni i tokës nuk rotullohet, siç kanë bërë gjitmone humor injorantët e nivelit medioker te arsimimit me njerëzit e të resë shkencore.ONION më kujtoi një ngjarje të vërtetë ndodhur shumë e shumë vite më parë, kur ONIONI natyrisht nuk kishte lindur. Miku im , prej Korçe, ortodoks, me padjallëzine e nje nxënësi pyeti Profesorin e dy greqishteve: “Ju na thoni që janë e njëjta gjuhë, pop se janë kaq të ndryshme dhe përdorin fjalë dhe gramtike kaq të ndryshme?”. Profesori nuk ju pergjigj kurre pyetjes, por që prej atij momenti filloi I shpjegonte gjuhët ne orë të ndryshme. Thoshte fillojmë tani me Greqishten moderne. Orën tjetër e kemi me Greqishte e vjetër. Kurrë nuk I shpjegonte ne të njëjtën kohë si më parë. Mundësia për të qënë I tallut nga nxënësit e zgjuar shqipfolës ishte e madhe. Sado të dëgjuar, të mësuar, të jenë si atq që e aknë seriozisht me Greqinë e lashtë, ashtu si ata që e mbrojnë me anë të vënies në lojë të kundërshtarëve të tyre, thjesht tregojnë që bëjnë pjesë tek njera palë, asaj që quhet injoranca e periudhës që jetojmë, derisa vërtetohet që toka rotullohet, dhe jo me ashkla mendimore mbeturina mediokrish. Je shumë hesterik kur ndonji shkruan kundër greqisë xha2. Pse?

    1. Atmir:

      Je shumë hesterik kur ndonji shkruan kundër greqisë xha2. Pse?

      Po pse, o Atmir, nuk e ke lexuar atë scoop-in, në Onion, se kush më poguan mua?

      Tani pa shaka. Atmir, je duke shkruar çudi të mëdha, prandaj të kam këshilluar që t’i rrish larg kësaj teme.

    2. …”Je shumë hesterik kur ndonji shkruan kundër greqisë xha2. Pse?…”

      Eshte zor per tu ngjitur e mbajter kete nivel arsyetimi, por po e provoj njehere. E c`humbas. Une asgje nuku humb.

      Kush humbet ketu eshte Xhaxhai, i cili po nuk i doli ne mbrojte Greqise, Mavia apo Mavria, si e ka emrin ajo gjeja, ia pret koromanen ,tak-fak. E pa koromane nuku shkohet gjekundi sot.
      Po qe mos te duket dhe bjere ne sy te syshqiponjave te nenes Shqiperi, Xhaxhai nuku eshte se e mban te gjith koromanen per vehte, se bie ne sy pastaj. eshte e madhe ajo. Ai ua shperndan ca te tjereve ketu, si puna e tij, qe edhe ata te behen hesterik, bashke me te, por jo te gjithe se bashku, kur ndonji shkruan kunder greqise.

      Po do thojsh ti “po pse a te nxire e beni kete”? Koromanen tende, prej balte te jete, e prap eshte me e embel se ajo e tjetrit.

      E gjithe kjo pune ka nje ngerthese te madhe, qe syshqiponjat se kane marre vesh akoma. Thome kete se kur dikush mron greqine e tanishme, mpron edhe ate te vjetre. Por kur ke mprojtur ate te vjetren, ke mprojtur edhe iliret edhe pellasget. Sepse nese greket e vjeter = me greket e rinj, atehere meqe pellasget = me kreket e vjeter, atehere pellasget e vjeter = barabar me kreket e rinj, dhe keshtuqe kreket e rinj = me shqiptare,… dhe.
      U beme lemsh kjo pune . Prit ta fillonj edhe njehere nga fillimi: meqe pellasget = me shqiptare = me greket e vjetr = me grekerit e rinj, atehere koromanja ngado qe vjen eshte tamam e embel. keshty kjo pune…

      besonj se kuptohet vete tani

  21. Hyllin, komentet e Atmirit janë një tregues i mirë për të kuptuar se çfarë thotë Ramfos.

    Në pjesën e parë të asaj videos që postova, Ramfos flet sesi njerëzit “lindorë” janë kanë kapur rob prej simboleve. Simbolet nuk janë gjë tjetër veç një set paragjykimesh, të shkaktuara nga kushtet kulturore dhe sociale. Është sikur dikush të jetë ngujuar në një kullë, rrethuar me muret e paragjykimeve që ka, e bën roje dhe godet me pushkë nga frëngjitë. Shiko Atmirin, shembull klasik i kësaj. Pretendon të trajtohet sipas një manuali mendor të mbartur, në të cilin njerëzit gjykohen sipas qëndrimit që kanë për fqinjët. Dhe në bazë të këtij kriteri, dikush mund të jetë i zgjuar ose budalla, i ndershëm apo maskara etj. Madje një nga komentet më interesante të subjektit në fjalë ishte shprehja: po nuk m’i pranove komentet, je komunist.

    Kjo lloj sjelljeje, nuk është gjë tjetër veç rendjes pas fustanit të mamit kur e sheh punën pisk. Ka një sërë njerëzish këtu, që sapo u vë në pikëpyetje shkrimet, rendin llogjik, argumentin etj, menjëherë do të të citojnë arsye patriotike.

    Mban mend që thashë njëherë, gjysëm me shaka, sesi doja ta shikoja shqiponjën në arte vizuale. Nja dy këtu protestuat… por në fakt ai është thelbi i pengut të simbolit.

    Në Lezhë është bërë një projekt për muzeun dhe varrin e Skënderbeut. Mund ta shikosh këtu: http://www.peshkupauje.com/2011/03/projekt-per-lezhen
    komentuesit me të drejtë e kritikuan projektin në fjalë. Nuk e di çfarë arsye gjetën ata për ta kritikuar, por për mua, arsyeja ishte sepse riprodhon një klishe nëpërmjet simbolit të shqiponjës.

    Tani, duhet kuptuar që shqiponja është një lloj aseti dhe simboli, po kjo nuk i jep të drejtë të përdoret si paspartu. Dmth si çelës magjik që hap një mijë dyer, çel njëqind shkolla dhe lulëzon mijra lule.

    Përsa i përket çështjes tjetër, asaj ontologjike, problemi qëndron se njerëzit përgjithësisht nuk janë të “parafabrikuar”. Ata mund të ndryshojnë, edhe si komb madje. Ramfos vetë pohon se kjo është jashtë mase e vështirë fillimisht, sepse është rrugë mendore e panjohur. Mirëpo si dikush që shkon diku për herë të parë dhe rruga i duket e gjatë, herën e dytë e ka më lehtë të shkojë ku ishte.

  22. Safir i dhe nje asist xha xhait per te bere gol. Puna eshte se Venediku Shkodren e mbajti per rreth 85 vjet ndersa Durresin rreth 110 vjet (deri me 1501) dhe praktikisht per 4 shekuj ky i fundit ishte ne duart turke, nderkaq Shkodra pati fate me me mira se prestigji dhe popullsia iu ngrit fale Bushatllinjve e me vone iu ruajt fale austriakeve, keshtu Shkodra ishte qyteti me i madh shqiptar gjate shek 19 (rreth 40 mije banore) ra si qytet pas lufterave ballkanike e L1B per te mos e rimarre veten dot gjate Zogut( ngeli tek 25 mije).
    Ulqini e Tivari ne mos gaboj iu dorezuan turkut me 1571.

    Faktoret kryesore te moszhvillimit te vendit jane kenetezimi i vendit si pasoje e lufterave, braktisjes se fushave, shpyllezimeve dhe emigrimeve ne Itali, rrenimi i tregtise nderkombetare qe kalonte ne rrugen Egnatia, deri atehere rruga me e rendesishme e Ballkanit (kjo penalizoi sidomos Durresin) dhe natyrisht sistemi i timareve. Ndersa ne Perendim po shtoheshin fshataret e lire, ne Shqiperi po shtoheshin bujkroberit ose rajate, me vone çifçijte.

    Po te llogarisim shperngulet ne Itali, shpopullimin e Krujes dhe Shkodres pas pushtimit te tyre, zhdukjen e qyteteve te Danjes dhe Drishtit, zhdukjen e qytezave si Spinarica,Kanina apo Skrapari, mund te thuhet se pati nje shkaterrim te jetes qytetare dhe natyrisht te tregtise.

    Tani çfare do me teper ti, se shkaterrimi i qyteteve, tregtise se brendshme e se jashtme, kenetezimi i vendit e vrasje e sherngulje masive ?

    Asnje mase nuk u mor per bonifikimin e kenetave, rikrijimin e rrjetit tregtar te brendshem e te jashtem.
    Vetem gjate pashalleqeve u ringrit rrjeti tregtar e jeta qytetare, u shkaterrua sistemi i timareve, pra mori fryme vendi.

    Sipas historianeve zona europiane e Turqise nuk pati rritje demografike nga 1650-1900 dhe ende nuk jane gjetur shkaqet. Per krahasim gjermanet kaluan nga 9 milione ne 51 milione ndersa anglezet(etnia) nga 4 ne 27 milione, gjate se njejtes periudhe.

    Ringritja e Shqiperise edhe demografike gjate pashalleqeve u shoqerua nga faza e nizamllekut ku kemi pesuar padyshim renie te popullsise.

    Meqe ra llafi, ushtria turke per nje kohe te gjate, juridikisht ndalonte te krishteret te benin pjese ne ushtri, nderkaq edhe pas 1878 (a 1856) de facto nuk merrte te krishtere ne ushtri.
    Prandaj ushtrite turke kane qene mbushur me shqiptare myslymane dhe boshnjake.

    Nje nga faktoret e stanjacionit demografik para dhe pas pashalleqeve eshte ky rekrutim i shqiptareve myslymane si ushtare te padishahut.

    Prandaj edhe greke e serbe kane apo percjellin brez pas brezi friken ndaj shqiptareve, sepse ushtrite turke ne Ballkan perbeheshin rendom nga shqiptare myslymane, te cilet duke qene myslymane ishin te rekrutueshem.

    Pra kjo dukuri na armiqesonte me greke e serbe, na dobesonte demografikisht dhe njekohesisht na bente ta shikonim luften si burim fitimi ne dem te punes ne bujqesi a tregti.
    Perndryshe Shqiperia paraturke , gelonte nga qytetet e qytezat dhe kishte pasur edhe bume demografike.

  23. J. eshte vete struktura mendore qe nuk kuptohet dot pa simbolin. Edhe ne te dy po komunikojme me simbole, se çdo germe eshte simbol.

    Nuk ka asgje te keqe tek simbolet, edhe vete paragjykimet jane nje njohje pergjithesuese e nevojshme meqe askush nuk ka nge po as 100 jete nuk i mjaftojne te thellohet ne dukurite e ti gjykoje.

    Edhe ne Perendim eshte e njejta gje, thjesht kane simbole te tjera, sepse njeriu nuk rron dot pa simbole, po ashtu arti nuk ekziston pa simbole, vete konceptet mund te quhen simbole te mendimit.

    Natyrisht edhe simbolet duhet te evolojne dhe evolojne qe te shpetojne, por simboli ne vetvete nuk ka ndonje veti ‘te keqe’.

    Provokimi yt rreth shqiponjes ishte agresion kulturor, normalisht do vije edhe reagimi, se nese ta zeme nje amerikani do i thoshe ato yjet e flamurit i shoh me mire ne menderet tuaja , edhe ai do reagonte dhe kjo eshte mese normale.

    Persa i perket anes ontologjike, ajo nuk ndryshon sado te ndryshoje kombi (etnik), zhdukja (mosdukja) perfaqeson ndryshimin e vetem.

    Ramfos pretendon te ndryshoje te menduarit, por vete gjuha greke ia ndalon,sepse eshte produkt i atij lloji te menduari ose me mire si gjuha si ai lloj te menduari formojne nje unitet, japin e marrin marrin nga sho-shoqi.

    Vete ne Perendim nje gje eshte mentaliteti latin dhe tjeter gje ai gjermanik, nuk ka ndonje unitet ontologjik, ashtu sikunder Lindja ka greken dhe sllaven.
    Jo me kot latinet ngelen katolike, gjermaniket u bene ne mase te stermadhe protestante.
    Dallimi mes latinit dhe gjermanikut eshte fare i lehte per tu verejtur, biles edhe frengu qe eshte si zone sinteze, shfaq qarte karakteristika latine.

    Uniteti perendimor lidhet me se shumti me anen etiko-sociale sesa ate ontologjike.
    Gjuha ka peshe te jashtezakonshme ne çeshtjet ontologjike, prandaj edhe Perendimi ka nje menyre latine te menduari dhe nje gjermanike.
    Keto aq sa mund te afrohen po aq edhe mund te largohen, varet nga vullneti i paleve dhe ku hyn vullneti mbaron ndikimi ontologjik.

    Ramfos-i sipas gjasave nenkupton menyren gjermanike me Perendim, ndersa Greqia ka me shume prirje ti afrohet botes latine.
    Por edhe paresia gjermanike ne Perendim eshte e vonshme dhe lidhet me shume me pasurine materiale sesa ate shpirterore.

    Perpos mercenarizmit kulturor, shoh edhe oportunizem materialist, per te mos thene qe si pasoje e oportunizmit materialist vjen edhe mercenarizmi kulturor, duke pare qe jane dukuri qe shqetesojne edhe jeten publike ne Shqiperi.

  24. Vërtet, nuk ka asgjë të keqe me simbolin, ashtu si nuk ka asgjë të keqe me thikën si mjet. Sidomos kur kjo e fundit ndodhet në duart e një amvise që bën gati drekën. Po ka diçka shumë të keqe në kufizimin përmes simboleve arkaike.

    Ti shumë mirë e vë re, se nuk ka njeri 100 jetë për tu thelluar në çdo gjë, por kur mendimi i tij është shumë i cekët, edhe këtë jetë që i është dhënë, nuk ka për ta jetuar mirë.

    Po mirë, kur mund të evolojë simboli, pse të mos evolojë kombi, gjuha, mendimi etj? Ramfos është i ndërgjegjshëm për ndryshimin e mendimit, ti e thua gjermanik, po ai kufizohet duke i thënë “evropian”. Madje perëndimorët në Greqi, quheshin rëndom “frëngë”, kur i vishnin kuptimin e “tjetrit”.

    Këtë ndërgjegjshmëri për ndryshimin midis mënyrës së të menduarit, Ramfos e dallon tani me krizën, duke i kuptuar se çfarë thonë grekët, çfarë thonë evropianët, ku qëndron dallimi konceptual midis mendimit të njërës palë edhe tjetrës, madje diku, ofron të bëhet ai vetë “përkthyesi” i njërës gjuhë me tjetrën, në mënyrë që të bien dakord.

    Shkon deri aty Ramfos, sa të bëhet kritik i të dy palëve dhe të ofrojë marrë-veshjen.

    Ndërsa synimet e Ramfos nga ana intelektuale, janë nxjerrja jashtë e paragjykimeve nga mendimi grek, në mënyrë që të evolojnë si komb. Unë nuk kam ndërmend që të merrem me akuzat më tej për mercenarizëm e gjepura. Po mjaftohem të them se ky lloj mendimi “lindor”, nuk është prodhues më, ka dalë jashtë kohe dhe lipset të bëhet update.

    Gjuha, nga ana tjetër, sidomos ajo greke me aq sa e njoh, ka thellësi të pamasa që i mundëson artikulimin, shprehjen dhe evolimin. Ramfos psh, këto i thotë në greqisht. Edhe arrin të kuptohet.

    Një emision që pashë mbrëmë, fliste për huazimet nga greqishtja të shumë fjalëve në perëndim. Ishte një profesor, koleg i Xhaxhait, Babinjotis quhet. Edhe thoshte se gjuhët e tjera prej greqishtes kanë huazuar “koncepte”, jo thjesht fjalë konsumi.

    Meqë ra fjala, nuk më kishte shkuar mendja më parë që t’i bëja një krahasim midis mendimit “shqip” dhe mendimit “grek”. Është interesante të shihet, sesi vetë ata që quhen evropianë, i shohin këto forma mendore dhe mentaliteti, në mënyrë krejt të ndryshme. Nëse ata bëhen gati të “sakrifikojnë” për Greqinë, Shqipërisë ia kanë vënë kufirin tek thana.
    Evropianët po bëjnë gjithçka të mos humbin Greqinë, dhe po refuzojnë sistematikisht Shqipërinë. Kjo duhet tu thotë shumë njerëzve diçka…

  25. Ti vete e thua se Ramfos po ben diplomatikun qe palet te bien dakort, mirepo thua edhe se diplomacia e Ramfosit bazohet tek premisa se mendimi lindor nuk eshte me prodhues.
    Pra kjo do te thote se diplomacia e tij eshte kapitullim pa kusht i mendimit lindor.
    Nuk e sheh se kjo lloj diplomacie eshte thjesht ‘dukje e sintezes’ sepse promovon kapitullimin pa kusht te njeres pale.
    Qe ketej edhe akuza e mercenarizmit kulturor,

    Perndryshe ky ‘update’ nuk supozon aspak kapitullim pa kushte, por lidhet me konceptin e ‘perteritjes’.

    Perteritja natyrisht nenkupton ‘update’, nenkupton edhe ndryshimin, biles edhe evoluimin, por shtyn me force kapitullimin dhe shnderrimin.

    Une nuk kapitulloj si joprodhues, nuk shnderrohem, une perterihem, keshtu shprehet çdo gje ne rrafshin ontologjik.

    Natyrisht proçesi lidhet me nje qyteterim a kulture te eperme qe ushtron presion, shkakton krisje e demtime, keshtu i Forti perterihet, i dobeti shkaterrohet.

    Perteritja e te fortit, perfaqeson edhe evoluimin e tij, pra se ne momentin e perteritjes ky eshte perseri ne gjendje te flase si subjekt, si individualitet.

    Tani, une detyren e shtreses intelektuale e shoh ne formen e imperativit kategorik te perteritjes, jo ne ate te kapitullimit pa kushte perballe me te fortit, me te sukseshmit.

    Do thuash ti, po ne keto terma kemi te bejme me shume me nje akt besimi ne vetvete, me njefare parashikimi optimist mbi mundesine e perteritjes, te asaj qe mund te duket shterp’ apo joprodhuese.

    Po akti i besimit ne vetvete eshte thelbesor ne proçesin e perteritjes. Eshte shume e thjeshte te kesh besim ne vetvete kur gjerat shkojne mire,e veshtira, aty ku dallohet i forti nga i dobeti,vjen kur te duhet nje akt besimi atehere kur gjerat shkojne keq.

    Shiko, nuk ka pozite me komode ne oren e disfates sesa te lavderosh fitimitarin dhe te shash humbesin(dmth te tjeret si ti), por kjo nuk eshte pozite e ndershme.

    Persa i perket qendrimeve te Europes, populli yne ka nje shprehje te bukur, kur ti s’do veten, ça pret nga te tjeret.

    Pastaj jemi komb qe kemi 100 probleme, me veten dhe me fqinjet, te ndare ne disa shtete, hapim shume telashe, te cilat Europa parapelqen ti kete probleme te jashtme e jo probleme te brendshme, sepse ndaj problemeve te jashtme mund ti mbyllesh syte e te besh sikur s’ka ndodhur gje, kurse problemet e brendshme te duhet ti rregullosh.

  26. Ramfos po bën diplomatikun, sepse nuk do që njeriu “lindor” të vritet. Psh ai thotë se mënyra si Evropa po trajton grekët, është kundërprodhuese në konflikt. Evropianët synojnë që edhe t’i shpëtojnë, por edhe t’i dënojnë për plangprishje. Dhe efektet në këtë këndvështrim janë të kundërta me ato që priten. Ramfos, edhe shpëtimin nga humbja, apo “vdekja” e njeriut lindor, e ofron përmes qënies së vetë këtij njeriu kur thotë se grekët janë popull sentimental. Nëpërmjet ndjenjave u vjen humbja, dhe po nëpërmjet tyre, shpëtimi.

    Atëherë, më thuaj ku e gjen ti destruktivitetin e këtij mendimi?

    Që kur kritikat me të drejtë, në mënyrën e të menduarit, janë kapitullim? Po më vjen për të qesh, se gjithë kjo rezistencë përmblidhet në “unë jam shqiptar, kokëshkretë, gjaknxehtë, paragjykues, e kështu dua të jem”. A thua se po të mendojë dikush ndryshe, çshqiptarizohet.

    Edhe këto simptoma i përmbledh Ramfos kur thotë se nuk ka mundësi që dikush nga hiçi të bëjë karrierë e të bëhet dikushi në Greqi, sepse i imponohet qënësia, dhe për pasojë, nulifikohet uni, vihet në gjumë dhe i humbet identiteti. Identiteti njerëzor, jo ai i imponuar nacional.

    Që shkojmë pastaj tek një çështje tjetër shumë interesante që trajton Ramfos: “E pakonceptueshmja asgjë”, e ka titullin libri i fundit që ka shkruar. Aty flet për “asgjënë”, sesi prodhohet e riprodhohet pambarim. Dhe mënyra sesi bëhet, është ajo e nulifikimit. Grimca të nulifikimit, mund t’i gjesh dhe në komentet e tua. Psh kur thua “mercenar kulturor”, ti ia nulifikon mendimin.

    Kur del xhibi psh me mënyrën e n-të për të thënë të pashtershmen ASGJË, se “të gjithë janë njëlloj”, ky lloj mendimi asgjëson shpresën dhe besimin. Sepse këto ndjenja sipas Ramfos përsëri, duhet të MERITOHEN.

    Kush të jep të drejtë të kesh besim, kur vriten katër njerëz në mes të Tiranës, dhe vemjet rreth e rrotull i justifikojnë krimet?

    Një gjë që e vuri re dhe Xhaxhai, është se tek ne, nuk ka as edhe një predikues besimi. Ramfos psh, është predikues besimi kur thotë se demokracia ndërtohet në bazë të besimit tek njëri tjetri. Në momentin që nuk ka më besim mes njerëzve, nuk je duke jetuar në demokraci, por autokraci.

    Gjendja e keqe e momentit, është e lejueshme. Çka është e papranueshme është ligjërimi i të keqes.

    Nejse… Ramfos ka mendime shumë interesante. Do të doja me gjithë shpirt, kush të kishte mundësi t’a lexonte, sepse përmbledh në një set konceptual gjithë negativitetin e mendimit “lindor”. Janë ato gjëra që të bezdisin kur i ke përballë, por që nuk të ka shkuar në mendje t’u vendosësh emrin që kanë.

  27. Mercenaria kulturore eshte dukuri e vjeter, nuk eshte gjetje asgjesuese.
    Aleksandri i madh ishte mercenar kulturor tipik.
    I rritur si maqedonas por me ndikim te fuqishem helen, anoi drejt ketij dhe gati asgjesoi perberesin maqedonas, pastaj gjate pushtimeve ne Persi, filloi ti pelqeje mendesia persiane (parate, pushteti, komoditeti) dhe gati asgjesoi perberesin grek, biles jane te njohura akuzat ndaj tij, si prej pales maqedonase dok me ne krye Parmenionin,si ‘tradhtar’ i zakoneve maqedonase, ashtu edhe helenisteve per barbarizim.
    Ce rimaqedonizoi disi ishte trauma psikologjike pasi vrau Klitin e Oresteve, i cili ne ndryshim nga Parmenioni plak (logjikisht maqedonas dok) perfaqesonte deri diku rinine maqedonase ( shiko debatin mbi etnicitetin e oresteve).

    Megjithe shpirtin e trazuar, Aleksandri ngeli ontologjikisht maqedonas, çka verehet tek deshira e tij per tu varrosur bashke me eterit e tij ne Maqedoni.
    Afer vdekjes veshtire se robte ngelen ateiste apo kozmopolite, zakonisht ngadhnjen qenia ndaj te qenit, meqe te qenit praktikisht i erdhi fundi.

    Ky nuk eshte as rasti i pare dhe as i fundit i dukurise, sepse vete qyteterimi tragetohet shpesh nga nje zone tek tjetra fale kesaj dukurie.

    Si shembull te kundert mund te sjell Luterin gjerman. Luteri ishte protestues,heretik,reaksionar, emancipues, at etj varet nga kendveshtrimi.
    Fakt eshte se fale tij mendesia gjermane gjeti veten, pavaresisht presionit latin.
    Luteri eshte ndoshta njeriu me i madh qe Perendimi ka nxjerre ndonjehere, me siguri nje nga me te medhenjte, sepse nuk mund te konceptohet dot fare Perendimi i sotem pa Luterin.

    Ty te duket sikur çoç thote Ramfosi, ne fakt ai eshte perfaqesues i nje dukurie te vjeter sa vete civilizimi.

    Nuk ka asnje risi tek kjo dukuri, mjaft te studiosh disi historine e qyteterimeve e do shohesh se eshte produkt i nje disfate.
    Qe ky ka qene i panjohur kur punet shkonin mire eshte e logjikshme, ne kohen e disfates dalin 2 rryma, ajo e perteritjes dhe ajo e veteasgjesimit.

    Si tek njeriu pas nje humbje te ndjeshme apo thjesht te ndjere (ka qe i gjykojne keq permasat e humbjes), ai e koncepton humbjen o si fatale ose si pjese e jetes.

    Hebrejte jane populli me i forte ne bote, sepse kane gjetur nje zgjidhje fetare origjinale, humbja sado e rende eshte ndeshkim i Zotit sepse jemi larguar nga ai, nuk eshte asnjehere fatale sepse ne ngelemi populli i zgjedhur i Zotit dhe ai na ka premtuar se do sjelle Mesine e do na shpetoje.

    Hebrejte jane te bindur ne kete pike, vete edukimi i tyre bazohet mbi kete parim.
    Thuaju po ta mbajti nderroni kete mendesi ‘absurde’ ose se paku joracionale, si do te pergjigjen.

    Hebrejte jane ontologjikisht te pathyeshem, sepse vete parimi i tyre eshte fare i thjeshte, ne jemi perfshire ose jetojme ne x apo y qyteterim, kur ketij ti vije fundi, rikthehemi tek rrenjet tona dhe perterihemi. Natyrisht ata vuajten Babilonine para se te arrinin ne kete perfundim.

    Zoti i hebrejve nuk eshte gje tjeter veçse nje paraqitje e vetvetes, hebrejte duan vetveten ne forma mistiko-morbose.
    Hebrejte kane çuar mendjemadhesine(superbia) ne art, por ne nje art te kamufluar me viktimizem dhe perulesi, receta e duhur qe te mos akuzoje ndokush, eshte edhe recete retorike kjo.

    Si te thuash hebrejte nderveprojne me njeri-tjetrin me ane te mesazheve subliminale.

    Tani, nje pike ku ky Ramfosi nuk me pelqen lidhet me ndikimin negativ qe do kishte ne Shqiperi, shpallja e hapur e nje konflikti mes mendimit lindor dhe atij perendimor, sikunder ky e propozon ne Greqi

    Sikunder e din, kjo perthyhet ne 2 rrafshe :

    1- lindor-perendimor si kundervenie katolike-ortodokse
    2- lindor-perendimor si kundervenie te krishtere- myslymane

    Kadareja e kruajti ne rrafshin e dyte e me shume i çoroditi shqiptaret te mesuar me idene e laicitetit te shqiptarise apo te pakten qendersise se laicitetit tek shqiptaria (dhe vetvetiu mendesise), sesa u dha ndonje kontribut europianist.

    Ky Ramfosi akuzon haptasi ortodoksine kur flet per mendesi lindore, sepse perndryshe do akuzonte nacionalizmin dhe kaq; e nuk eshte se nacionalizmi perfaqeson mendimin perendimor apo lindor aq me pak merret me kundervenien, meqe nacionalistet nuk e shtrojne asnjehere problemin ne terma kozmopolite si perendimore vs lindore.

    Kjo ne Shqiperi do perkthehej (eshte perkthyer edhe pa ndihmen e Ramfosit) ne kryesine apo paresine e katolikeve, jo vetem ndaj myslymaneve por edhe ortodokseve.

    Me pak fjale do kemi nje perzgjedhje ne vete kulturen kombetare mbi baze katolike, ç’eshte katolike eshte perendimore, rrjedhimisht mire, çeshte ortodokse nuk eshte perendimore, por lindore, rrjedhimisht keq.

    Eshte rrjedhoje logjike sepse kur shtrohet problemi ne terma te lindoresise se mendimit vetvetiu katoliket marrin kryesine ose behen te zgjedhurit, pak rendesi ka mendimi ne vetvete, rendesi merr perkatesia fetare.

    Prandaj Ramfosi ne Shqiperi do na hapte aq shume telashe saqe do shkermoqte krejt veçorite laike qe vazhdon te mbarte ideja e shqiptarise.

    Eshte vete uniteti kulturor qe do demtohej nese do zhvillohej konflikti ne terma, katolike mendimi perendimor vs ortodokse mendimi lindor.

    Me duket se ti nuk e pare çeshtjen nga ky kendveshtrim, ose je duke i dhene te drejte Ramfosit kur thote se trashegimia ortodokse eshte per tu hedhur poshte.

  28. Në fakt ti me intuitë, i ke kapur disa gjëra mirë. Nuk e ke gabim kur thua se Ramfos bën përgjegjëse fenë e grekëve. Mirëpo ai i vendos në të njëjtin rrafsh si ortodoksët bizantinë, ashtu edhe katolikët “ortodoksë”. Madje gjen pika krahasimi midis gjendjes që po kalon Greqia, me atë në Spanjë, Portugali, deri diku edhe Itali.

    Shpëtimi, apo marrja e stafetës nuk mund të ofrohet nëpërmjet qëndrimit dogmatik që ofron feja katolike në Shqipëri. As komuniteti katolik nuk ka një peshë specifike aq të madhe sa të diktojë gjëra në politikën shqiptare, por gjithashtu si asnjë përfaqësim tjetër fetar nuk i ka këllqet të udhëheqë.

    Mua çka më intereson realisht në gjithë këtë mesele, është që mendimet e Xhaxhait, apo njerëzve të ngjashëm si ai, të mos diktohen prej stigmës. Ndryshimet në mentalitet evropian vs shqiptar/bizantin/anadollak/ lindor po deshe, duhen strukturuar dhe ndasitë duhen restauruar, për të parë përmes ndryshimit dhe kapacitetin e ndryshimit dhe përmirësimit.

    Hebrenjtë, meqë e përmende, kanë atë që unë e quaj “kapital moral.etik” Madje këtë kapital moral dhe etik e kanë të përmasave të hatashme. Kjo vjen si pasojë e një vazhdimësie të formës mitike të historisë, dhe kjo i bën që të jenë të përligjur edhe deri të mendojnë se janë qendra e botës.

    Nuk është thjesht “ideja” ajo çka i bën hebrenjtë çka janë, është kapitali pas idesë.

    Që të të jap një shembull çka dua të them me kapital moral, po të kujtoj çfarë ndodhi para një jave në Greqi. Një grup spartanësh, u nisën më këmbë drejt Athinës, 220 km rrugë, në mes të vapës. Si u erdhi frymëzimi për ta bërë këtë gjë.

    1- ishte festa e shpirtit të shenjtë atë ditë që e vendosën. Festohet sipas ortodoksisë, ngjarja kur apostujt u mblodhën bashkë dhe filluan të flisnin gjuhë që më parë nuk i dinin. Në një farë mënyre “u frymëzuan”. Shpirti i shenjtë është i ngjashëm me muzën homerike, apo ca më pak zanën shqiptare.

    2- në mes të sheshit të Spartës, kishin një mozaik që tregonte “rrëmbimin e Evropës” – rrëmbimin mitologjik.

    3 – ishin nga Sparta.
    Këta njerëz, pasi u bindën se e kanë moralin me vete, morën përsipër të bënin një marshim “heroik” drejt Athinës, për t’i bindur njerëzit për forcën dhe peshën e BESIMIT të tyre.

    Ramfos, ua njeh këtë karakteristikë lindorëve. Madje në një simpozium thotë: nuk ka gjasa që grekun ta bindësh me llogjikë. gjallë në botë, nëse i thua se duhet të punosh, paguash taksat, të mos korruptohesh, nga njëri vesh i hyjnë nga tjetri i dalin. Mirëpo nëse i thua: filan shenjtor më doli në ëndërr e më tha të punosh tokën, atëherë do ngrihet me vrap e do shkojë ta punojë tokën.

    Kjo karakteristikë sentimentale, ka forcë jashtë mase të madhe, por ka të keqen e madhe që është e pakontrollueshme… Nuk e di se si dhe kur do bëjë bam. Kështu që këta si popull thotë Ramfos, kanë nevojë të ushtrohen në sistemin orthologjik, për të mundësuar një marrëdhënie dhe komunikim më racional me njëri tjetrin.

    1. …”Hebrenjtë, meqë e përmende, kanë atë që unë e quaj “kapital moral.etik” Madje këtë kapital moral dhe etik e kanë të përmasave të hatashme…”

      Ehe. Te hatashme fare.
      1074 kapituj plot me kapital moral dhe etik, te mbushur me vjedhje, vrasje, incest, tradheti, kurveri…. T`i meson te gjitha triket nje per nje.
      Si te cash rrugen e (veri emrin) me ashtu…

  29. J. kjo pune per mendimin tim eshte, rrotullohu-rrotullohu e perfundon tek paraja, po pate para, qofte si popull, qyteterim a individ je i zoti, i zgjuar, ke merita dhe pastaj virtyte; fukarallek-maskarallek eshte perle urtie.
    Shiko fjalet mizerje dhe meshire, te dyja vijne ne kohe te ndryshme nga miserus – misero, lidhen me fukarallekun dhe maskarallekun.

    Eshte fakt qe ne te ashtuquajturin identitet njerezor, fukaralleku eshte maskarallek, ne te gjitha gjuhet e botes gjendet ky barazim.

    Edhe nje qyteterim i varfer barazohet me maskarallekun, populli i varfer a kombi i varfer po njesoj.

    Eshte mbareboterore kjo, nje kategori mendimi qe lind vetiu kudo dhe kushtezon çdo gjykim.

    Tek greket e vjeter sikunder duhet ta dish pasuria lidhej kerthizisht me bukurine, ndersa varferia me shemtine, ndoshta prandaj edhe u perqendruan aq shume tek bukuria dhe arriten nivele te larta artistike.

    Edhe sot nuk i shpetohet dot ketij binomi, pasuri-bukuri, sidomos po te shikojme qe operacionet plastike po behen edhe nga adoleshente.

    Kur has ne dukurine poshterimit te nje populli a qyteterimi per arsye qe pastaj te çojne tek pasuria me vjen ndermend ajo shprehja e Niçes, njerezor, teper njerezor.

  30. Ra në kos arapi thonë, dhe i leu dhe allatet, Hyllin. 20 tv plasma paska Ilir Meta në vilën e vet. Një teori për krizën greke, thotë se ndodhi për shkak se njerëzit kishin (apo kujtonin se kishin?) para më shumë sesa duhej.

    Të më falësh po këto janë gjepura.
    Qoftë ashtu për popullin gjithsesi… po për ajkën intelektuale?

    Shqipërisë i mungojnë predikuesit e virtytit. Nuk ka ndonjë të predikojë virtytin, demokracinë, zgjedhjet e lira, ndëshkimin e fajtorëve, hajdutëve, vrasësve etj. Ashtu si është kjo gjendje e helmuar, dhe kshu do mbajë për shumë e shumë vjet, ai vend do bëhet i pajetueshëm, dhe Shqipëria mund të vdesë. Jo të vdesë në kuptimin e shfarosjes, por të humbasë qëllimin për të jetuar.

    Po të kishte predikues virtyti, do të kishte dhe besimtarë. Po është e palejueshme që në këtë gjendje jashtë mase kritike të mungojnë të dyja palët.

  31. J. tek ‘Retorika’ Aristoteli thosh se per ti bindur njerezve u duhen thene gjera te cilat ata i vleresojne si te mira e te dobishme, virtyti ishte nje nga keto. Kurioze qe sipas tij ambiciozet kerkonin nder.
    Tani thua se mungojne predikuesit e virtytit, ne fakt njerezia nuk e vlereson as si te mire as si te dobishme, keshtu qe kjo eshte mungese e logjikshme.
    Ambiciozet qe sipas Aristotelit kerkojne nder (te nderohen) tek ne kerkojne para (per Aristotelin keta qe kerkojne para perbenin kategori me vete).

    Gjithnje sipas tij, sistemi demokratik i bente njerezit te shihnin lirine si te miren supreme, ai oligarkik parane.

    Tek ne jane tkurrur kategorite, mungon nga skena virtyti, ambicia e te qenit fisnik, i nderuar dhe veshtire se gjen ne sistemin tone demokratik njerez qe vene si te mire supreme lirine para Lekut (jo me llafe, por si forme besimi).

    Nje nga rrjedhojat kryesore eshte retorika e ngushtuar qe ngjan ne bujqesi me mbjelljen e perhershme te nje ose 2 bimeve ne te njejtin terren..
    Ne bujqesi, nje praktike e tille sjell shterpezimin e tokes, psh shkeshillohet absolutisht mbjellja e grurit per me shume se 2 vjet rresht ne te njejten siperfaqe.

    Ky predikim i virtytit nuk do ishte keq po te ekzistonte, nje bime me shume per tu mbjelle sjell veç te mira kur hyn si diversifikuese, biles vitin e trete token me mire lere ta zaptoje gremi sesa ta mbjellesh prape me grure.

    Barbaret gjermane e sllave u dynden poshte edhe sepse ishin gdhe nga pikepamja bujqesore (sllaveve u njihen zotesi te pamerituara, ishin te zote ne bonifikimin e kenetave, sepse vetem ashtu mund te perfitonin toka te reja).

    Shiko çbenin ata sipas Tacitit. Nguleshin ne nje territor te gjere, punonin ca toka, ato pas pak vjetesh shterpezoheshin, hapnin toka te reja brenda territorit te tyre, ato prape shterpezoheshin e keshtu derisa s’kishin me mundesi te hapnin toka te reja brenda territorit te tyre gjithsesi te stermadh ne raport me popullsine.

    Pastaj hynin ne krize buke, i versuleshin fqinjit apo kudo ku kishte toka te lira e pjellor (pas shterpezimit duhen disa dhjetra vjet qe te rifitohet pjelloria).

    Para se te rrezonin Romen, gjermanet popullonin praktikisht perveç Skandinavise, Gjermanise e Hollandes, Cekosllovakine, Polonine, Hungarine, Rumanine dhe Gotet e famshem Ukrahinen (nje pjese te mire). Sllavet asokohe ishin grupim i vogel e pa peshe, si puna e balteve, paten bum demografik pasi gjermaniket liruan gjithe ato toka per tu hedhur ne territoret e Perandorise Romake.

    Keshtu eshte edhe puna e tkurrjes se kategorive, qe po te thosha me lart, qe pastaj ekonomikisht mund te krahasohet me pasojat qe sjell monopoli ne ekonomi.
    Po njesoj do veproje edhe nje qyteterim hipotetik universal apo nje unitet a ndergjegje unike njerezore.

    Tani si mund te shtohen kategorite do thuash ti. Zakonisht duhen shkundje te ndjeshme, qofte nga faktore te brendshem e qofte nga te jashtem.
    Ne rastin e predikimit te virtytit qe ke perzemer duhet nje krize e fuqishme ekonomike ose lufte me nje armik.

    Njeriu eshte gatuar qe ne rastet e tensioneve te medha ekzistenciale te shkoje drejt konceptit te virtytit, i cili ka funksion bashkues ne shoqeri,keshtu nje krize e fuqishme ekonomike do mund te sjelle ndonje tip kontrate te re sociale, nderkaq dihet qe lufta eshte ngjizesi dhe konsoliduesi me i mire i bashkesive dhe kerkon virtytin per tu fituar.

    Ne momentet aktuale psh per shkak te nderhyrjeve greke po predikohet disi virtyti, por kur PBB/GDP te filloje te bjere e do hyjme ne krizen finale te sistemit, atehere do kemi edhe predikuesit e virtytit si pasoje e shkundjes nga faktoret e brendshem.
    Fullani ne mos gaboj eshte i pari qe ka nisur te flase per nje model te ri ekonomik, nuk i di arsyet, as se çfare saktesisht kerkon, por mjafton ideja qe ky model ‘i vjeter’ nuk po funksionon.

    Si perfundim do thoja, qe kur te sodisim ne skene retoriken e virtytit, ambicien e te qenit i nderuar, fisnik dhe besimin e vertete, te ndjere e jo te shtirur, se ne demokraci e mira supreme eshte liria dhe jo paraja, atehere
    do jemi ne shinat e duhura dhe si me thene do jetojme ne mjedis relativisht pjellor.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin