Disa lajme pa lidhje mes tyre, erdhën e u mblodhën bashkë si gurët e një puzzle-i, për të më përcjellë një mesazh të hidhur.
Sot bëhen tetë ditë qëkur kanë përfunduar zgjedhjet lokale në Tiranë, por ende nuk dihet rezultati i tyre; në një kohë që kryeministri Sali Berisha e quajti numërimin e fletëve të votimit diçka si “numërimin më të saktë në botë.”
Ndeshja kryesore e javës së fundit të Superligës (çfarë emri bombastik, çfarë ironie kur mendon cilësinë e spektaklit që i ofrohet publikut), midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, “ka përfunduar me breshëri gurësh dhe stolash të hedhur në fushë.”
Kaq e madhe ishte zallahia në stadium, sa FSHF-ja anuloi edhe ceremoninë e dorëzimit të kupës së kampionatit “Skënderbeut”, në një kohë që “lojtarët e Flamurtarit ngritën kupën në shenjë simbolike, kupë e cila iu dha nga tifozët”; këta tifozë pastaj shkuan të bllokojnë rrugën Vlorë-Skelë.
Lajmin e fundit e lexova tek “Peshku pa ujë”; sipas sajtit MNN (Mother Nature Network), kopshti zoologjik i Tiranës është një nga gjashtë kopshtet zoologjike më të trishtuara të botës; praktikisht një “burg kafshësh,” ku rezidentët mbahen të mbyllur me hekura, në dhoma të veshura me pllaka majolike spitali. Këtë rekord, Tirana e ndan me PyongYang-un e Koresë së Veriut, Kabulin, Rripin e Gazës, Gizën e Egjiptit dhe Mumbain.
Çfarë ka të përbashkët mes pamundësisë për të zhvilluar zgjedhje lokale normale, pamundësisë për të luajtur një ndeshje futbolli normale në nivelin profesionist kombëtar dhe pamundësisë për të mirëmbajtur një kopsht zoologjik kombëtar?
Përgjigjen po e lë pezull; gjithsesi, nuk është “jam krenar që jam shqiptar.”
Nuk po i kthehem temës së zgjedhjeve, sepse e kemi bërë telef këtu dhe gjetiu; por një shoqëri, si kjo e sotmja në Shqipëri, që nuk arrin dot të rregullojë gjëra në dukje të vogla, si p.sh. të sigurojë zhvillimin normal të një ndeshjeje futbolli me tension të paralajmëruar në tribunë; ose të mirëmbajë një kopsht zoologjik minimal, për fëmijët e kryeqytetit; pra një shoqëri e tillë ka probleme shumë serioze me veten.
Jemi vërtet kaq të prapambetur, kaq brutalë, kaq të pagdhendur? Ndoshta jo. Ndoshta veç modeli ynë i qytetërimit, cilido qoftë, mbetet për fat të keq i papajtueshëm me standardet perëndimore.
Të themi atëherë se në Shqipëri nuk duhen zhvilluar zgjedhje, as luajtur ndeshje futbolli në nivel profesionist kombëtar, as hapur kopshte zoologjike?
Shumë e hidhur alternativa – ashtu na mbeten veç tryezat e rakisë, mustaqet patriarkale, kanuni, mezet, hajdutllëqet, dashnoret, hiletë, kushërinjtë, shtëpitë, shqiponjat (jo ato të Selitës, se atyre u kanë rënë puplat), krekosjet publike dhe profkat.
Të themi se ne, si shqiptarë, nuk jemi në gjendje të mirëmbajmë një kopsht zoologjik, sepse kafshët i kemi lënë të na pushtojnë rrugët, stadiumet, tribunat e mitingjeve dhe pllakatet elektorale?
Tepër e lehtë si batutë, tepër e gatshme.
Më kujtoi, e gjithë kjo katrahurë, një histori nga koha kur isha mësues i shqipes në Napoli. Vjen një grup studiuesish nga Tirana, të cilët i shoqëroj një pasdite, rreth e rrotull qytetit.
Në bisedë e sipër, u shpjegoj se, për shkak të namit shumë të keq që shqiptarëve në Itali aso kohe, ndonjëherë, për t’i rënë shkurt, u thoja italianëve, kur më pyesnin për origjinën, se isha kroat ose rumun (rumunëve në Itali s’u kishte plasur akoma puseta).
Unë s’do ta bëja kurrë këtë, më thotë njëri prej mysafirëve, mik imi, në moshë të thyer.
I thashë: nuk dua të më paragjykojnë, as kam nge t’u jap njerëzve shpjegime për çfarë po ndodh me shqiptarët.
Pas një copë here, u futëm të vizitojmë kështjellën Maschio Angioino, një nga monumentet kryesore të qytetit, që lidhet ngushtë edhe me Skënderbeun tonë, meqë aty e ka pasur selinë aleati Alfons i Aragonës.
Nuk kishte njerëz në oborrin e brendshëm, aq sa roja na dëgjoi tek flisnim në shqip dhe u afrua të na pyeste se nga ishim.
“Di dove siete?”
Miku im, që ishte edhe më i vjetri i grupit, u step për një çast, pastaj mori frymë thellë, sikur të psherëtinte, dhe iu përgjigj:
“Ungheresi.”
Dmth fajin e ka geni, eshte jetim, apo thjesht dicka ndryshe duke pritur Godone e votave?
Nuk ka kuptim te sulmosh shprehjet “jam krenar qe jam[vere kombesine ketu”, aq me pak te ngresh argumenta me/mbi keto sulme per te shpjeguar cdo gje. Cdo njeri eshte krenar per ate qe eshte, po ashtu dhe per kombesine, qofte mongolez, amerikan, sudanez, gjerman, apo i ndonje kombesie qe s’ja dime emrin, dhe kjo eshte me shume se cdo gje eshte nje afirmim i vetes, per aq sa/si eshte.
Pra eshte normale te degjosh njerzit te jene ne paqe me (apo krenare per) veten; anormale do ishte te degjoje te kunderten.
P.S. Meqe s’e shtyjme dot nje jave pa rezultatin final, mund te reflektojme sa ka zgjatur kjo ne zgjedhjet e tjera te pergjithshme dhe lokale?
Kjo aspak per te justifikuar vonesat e qellimta partiake (perkundrazi, ato ngelen gjithmone te shpifura) po per ti vene gjerat ne perspektive, dhe per analize/muhabet; dukshem kete here duket sikur vonesat jane me te gjata. Pse valle?
Për ty mund të mos ketë kuptim, Xhib; për mua ka. Unë identifikohem edhe me dështimet e shqiptarëve, jo vetëm me Skënderbeun.
Gjithsesi, meqë ra muhabeti te vonesat, dje u zhvilluan zgjedhjet administrative në Itali; sonte i kishin rezultatet në shtyp, pothuajse të plota. Dinë të numërojnë gjë më shpejt, italianët?
Une fola per shqiptarllekun dhe ekuivalentet ne popuj dhe kombesi te tjera, e ne kete pike eshte absurde per mua te kritikosh nje popull pse veteidentifikohet apo pse guxon te mos urreje veten.
Ketu besoj mbyllet ky diskutim ndaj dhe ti kalon tani tek Skenderbeu, dmth gjerat specifike, se me ca duhet e s’duhet te krenohemi apo identifikohemi ne menyre koshiente, etj. Kjo eshte teme krejt me vete.
Sa per krahasimin me votimet ne Itali, prap ceshtje me vete, pasi jo vetem s’jemi Italia por une e kisha fjalen tek krahasimi me veten; verej absurde te pafundme – kutihapesit e djeshem dhe pishtarmbajtesit e demokracise dhe teorise qe per hir te demokracise ja vlen ti veme zjarrin vendin jane bere sot kutimbylles dhe sot duan ti vene zjarrin vendit per hir te ligjit jo demokracise, e ligjmbajtesit dhe parimoret e djeshem jane bere sot kutihapes e avokate te demokracise se numerimit dhe rinumerimit te cdo vote.
Nuk eshtë vetëm Shqipëria . Shikoni Greqinë që i bëjnë zgjedhjet shumë mirë, por që e këpusin ballakniken midis dy zgjedhjeve, ku qeveria vjedh me dy duart nga njera anë dhe ku demostruesit kane kalendar te regullt ndeshjes me policine; thone se borxhi ka vajt 1 trilion Euro, janë për të dallë nga euro-zona, por mund te regullohen sepse po kërkojnë borxh për të shlyer borxhin. Shikoni Serbine ku tifozat e Beogradit kanë kohë që kontrollojnë politikën shtetit; venë në për Itali për demostruar nacionalizëm në një ndeshje futbolli kombëtareje, me keq se kopështi zoologjik i Tiranës. Shikoni Bosnjen që ka një federatë futbolli me tre kryetarë, e cila përbën kulmin ballkanik, pamvarësisht se justifikohen që kanë tre kombësi brenda shtetit. Shikoni Maqedoninë, ku është shumë e zorshme të hiqet dorë nga emri Maqedoni, sepse u eshtë mbushur mendja top që janë pas-ardhësit e maqedonëve të lashtësise.
A nuk janë të gjithë të lajthitur, ku më shumë bie në sy dalja nga regulli që Bota ka kohë që e ka stabilizuar si elementin themeltar te ngjizjes së shoqerisë njerëzore. Problemi është i thjeshtë: nuk e kuptojnë ku e kanë gabimin. Kokëfortë në gabueshmërinë e tyre, fatëkeqësisht shumë e parashikueshme nga të tjerët që kanë kohë që i kanë shkruajtur nëpër libra këto qëndrime
Po ç’po na duhen te tjeret Ilias apo per te krijuar alibine e rradhes… pse duhet te matim te keqet tona me kete meter.
po me uren, ç’pate?
mire te tjerat, por Maqedonia keshtu e ka pas pas emrin. kjo puna e emrit qe duan t’i mohojne greket Maqedonise eshte nje nga gjerat me absurde, tani ne v. 2011.
“Cdo njeri eshte krenar per ate qe eshte, po ashtu dhe per kombesine”
Kombesia eshte nje aksident gjeografik, dhe askush nga ne nuk ka pasur mundesine te kontribuoje ne menyre inteligjente, prandaj dhe nuk e shoh pse mund te jesh dot krenar per dicka qe nuk e ke ne dore.
E kuptoj qe dikush mund te thote qe jam krenar sepse sot bera nje zbulim shkencor qe do te ndihmoje njerzimin, apo sot ndihmova nje te vobeket dhe e shpetova nga halli, apo sot orkestrova simfonine e pare te Mahler per hir te 100 vjetorit te lindjes se tij, sot shkruajta nje ese qe guxoi te thote te verteten, sot u kujdesa per trandafilet ne bacen time, sot bera dicka te mire…, etj etj, arrita dicka nepermjet punes time. Une nuk jam krenar qe Nene Tereza eshte shqiptare, por ama jam krenar pergjithshka qe ajo ka bere per njerzimin. Nuk jam krenar qe Hawkins eshte londinez, por jam krenar per librat qe ai me dhuroi. Nuk jam krenar qe Lady Gaga eshte New Yorkeze, por jam krenar per disa kenge te saj dhe kurajon qe ajo ka ne fashion; dhe lista nuk mbaron, me njerez te thjeshte te cilet nuk ka nevoje te dalin nga mediokriteti i perditshem per te arritur dicka me forcat e veta per te qene krenare, dhe me njerez qe jane mbi mediokritetin dhe arrijne te jene krenare te tjeret per vepren e tyre.
”’Kombesia eshte nje aksident gjeografik, dhe askush nga ne nuk ka pasur mundesine te kontribuoje ne menyre inteligjente, prandaj dhe nuk e shoh pse mund te jesh dot krenar per dicka qe nuk e ke ne dore.”’
U perpoqa qe ti gjeja nje kuptim kesaj fjalise, e ndava ne premisa dhe perfundim, u perpoqa te gjeja kuptimin e ‘diçka qe nuk e ke ne dore’ kur as vete jeten tone ‘se kemi ne dore’, u deshperova qe s’po i gjeja dot kuptimin fjalise dhe si perfundim vendosa qe ti jap kete formen e hallakatjeve te mia.
Mua me duket si nje nonsens kjo fjali, mund te me shpjegosh pak domethenien e saj ?
p.s xha xha populli voton te tjeret numerojne. Hitlerit i mvishet shprehja, nuk ka rendesi kush voton, por kush numeron.
Populli te veten e beri ne diten e votimit dhe foli bukur.
Skenderbeu vjet mezi shpetoi nga kategoria, me nderhyrjen e politikes, kete vit fitoi kampionatin, tani tifozeria vlonjate nuk merr flake kot edhe jashte stadiumit, ka diçka qe nuk shkon, nuk jemi thjesht te motra e arbitrit.
Gishtin veria parise se Tiranes, jo popullit.
Hyllin:
Paria e sotme është shprehje besnike e “popullit”, distilat i bazës. Nuk është se na e kanë hedhur me parashutë nga Pekini ose Moska.
Simboli kombëtar, live (jo në Eurosong):
Nuk na e kane hedhur me parashute, po pa jugosllavet s’do kishe pari komuniste e pa Sorosin s’do kishe kete pari intelektuale.
Mos e merr kaq shabllon ldhjen popull-pari, ne Shqiperi paria ka me shume lidhje me te huajt se me popullin, gje te cilen çdo mendere e zgjuar si ajo e Erjon Velise e kap qe ne moshen 20 vjeçare dhe ben perpara.
Ke të drejtë, nuk mund të likuidohet me një batutë. Gjithsesi, ideja ime është që nuk mund t’ua vëmë fajin të huajve për këtë punë. Ndoshta duhet të diskutojmë se si shpjegohet që, kur vjen puna për të dërguar njerëzit në pushtet, zgjedhim ata më të mbrapshtët e më amoralët; njerëz që nuk do të donim t’i kishim kurrë as në tavolinë. Për mua, zgjidhja është që të gjenden mënyra për t’i bërë pushtetarët irrelevantë, ose për t’ua hequr mundësinë që të bëjnë dëme të rënda.
Nuk besoj se ‘zgjedhin’. Nje liber interesant qe shkroi dikush mbi historine e demokracise ne Shqiperi, insiston qe nuk eshte akti i votimit qe i zgjedh keta njerez, por procesi (sic po e shohim edhe kete here).
Shkurt, ‘demokracia’ atje eshte nje farse. Ajo qe duhet te diskutohet eshte “si ka mundesi qe ka kaq syleshe qe zgjedhin keto fashiste trima”?
Tamam. Me ‘zgjedhim’ kisha parasysh ‘përzgjedhim’ (select).
Do të shtoja – ne jo vetëm i përzgjedhim këta, por edhe i admirojmë për guximin që kanë. Pengimin moral, që e provojmë vetë, e përjetojmë si dobësi (në mos si frikë).
Nuk eshte se i dergojme ne pushtet, jane ata qe jane ne pushtet qe zgjedhin te rinjte nepermjet bashkepunimit me te huajt.
Te permenda Veline si simbol i nje grupimi qe ka hyre ose eshte katapultuar tek paria fale te huajve.
Por edhe Basha, kush eshte Basha, askushi, bashkepunoi me te huajt, shoku i Argites ja tek u be lidhja, paria e vjeter(Sala) ne bashkepunim mer te huajt na sollen Bashen.
Tani pse e voton populli ose pse e legjitimon . Cdo beje, ate i nxoren si alternative.
Te marrim Enverin, kush ishte Enveri , askushi, po ja qe diti ti lepihet jugosllaveve.
Po Zogu qe pa dale mire nga mosha e pelenave politike u be President dhe pastaj Mbret ?
E zgjodhi paria e vjeter e bejlereve dhe jugosllavet.
Po bejleret a nuk ishin e zgjedhur nga Turqia ne kohe te vet ?
Te çash vete para, pra te ngrihesh atje lart sepse je pasqyre e popullit dhe populli te mbeshtet per kete gje, ne Shqiperi ka qene, eshte dhe do te jete nje gje teper e rralle.
O te zgjedh paria ekzistuese (qe pothuaj perher i gjen rrenjet tek mbeshtetja e te huajit) ose te zgjedh direkt i huaji dhe paria ekzistuese te pranon.
Duam te flasim per parine e re intelektuale qe ne masen e stermadhe ka bursa studimi ose financimet per aktivitetin e vet nga Sorosi e te huaj te tjere ?
Kjo eshte paria besnike e popullit ? Do qe te bejme emra ?
Jane edhe individualisht te zote, patjeter, por sa e sa te tjere nuk kane patur fatin e proves se zotesise ?
Zgjedhjet e fundit, treguan qe populli di te votoje dhe se eshte shume hapa para parise se Tiranes, eshte kjo e fundit qe po e sheh veten te superuar nga ngjarjet dhe po i dridhen leqet e kembeve.
Keta jane strukturuar mbi besimin e nje populli injorant, lexuesi te paditur, votuesi te verber, tani i duhet te riformulojne strukturen e hegjemonise dhe ti pershtaten ndryshimeve, perndryshe pas 2 vjetesh perfundojne ne zjarrin bubulak te gjykimit popullor.
Kjo zgjatje e numerimit dhe e shpalljes se fituesit, nuk ka bere gje tjeter veçse qartesuar per shume se kjo pari po tall leshte me popullin.
Unë e mendoj si fiktiv konceptin e “popullit”, por le ta marrim të mirëqenë për hir të muhabetit.
Tani, një popull që nxjerr vazhdimisht parí të tilla, e ka një problem apo jo?
Ti thua Sorosi. Kjo e Sorosit mua më tingëllon si parullë ose sinjal; sepse nga Sorosi veç të mira u kanë ardhur njerëzve: kanë shkuar njerëz me studime, janë përkthyer dhe botuar libra, janë financuar institucione.
Nuk di ç’e keni kapur kështu me Sorosin. Në Shqipëri hyjnë e dalin gjithfarë gangsterësh dhe kriminelësh, plehu i plehut të Ballkanit dhe të Europës, dhe ju po fyellit të Sorosit i bini. Më fal, por unë e shoh këtë si shenjë prapambetjeje mendore.
Shoqëria shqiptare, duam s’duam, do të hapet ndaj botës. Hapja parakupton edhe kontaktin me interesat e të huajve, të cilët kanë edhe paranë. Në mos Sorosi, një tjetër do të vinte. Në mos nga Perëndimi, do të vinte nga Lindja.
Ti thua Erjon Velia. Po pse, or taj, problem është Erjon Velia? Kush pyet për Erjon Velinë? Atje po bëhet kërdia, i është vënë kazma gjithçkaje, në ekonomi dhe në kulturë, në institucione dhe në infrastrukturë, ti thua Erjon Velia, që ka hapset e kashtës dhe del dy herë në televizion. Unë s’e konsideroj dot serioz këtë argument.
Atje ngrihet kryeministri dhe akuzon presidentin për puç, ti thua Erjon Velia.
Ne qeverisemi nga gangsterë ordinerë, njerëz që nuk kanë moral. Për këtë s’e ka fajin Sorosi. Nga të huajt që i janë qasur Shqipërisë, përfshi këtu edhe ata të Vatikanit e të Mekës, Sorosi është ndoshta më i sakti. Ka pasur një program të vetin, e ka shpallur, ka harxhuar fonde për ta realizuar. Mund të mos jesh dakord me të, por nuk ia vë dot fajin për katrahurën shqiptare post 1990-ës.
Ai “populli” yt dhe imi, Hyllin, është shumë, po shumë i prapambetur, së paku moralisht. Nuk e kanë lënë elitat prapa; por është aq i prapambetur sa nuk nxjerr dot elita më të mira.
Pse permenda te tjeret? I permenda thjesht sepse kane te njeten shkarje, tentojne te kalojne gjithmone ne ekstrem. Nuk njohin llogjiken me te thjeshte ne bote, neshtrimin vetem ndaj te mires tyre personale, disiplines, regullit, pastertise dhe respekt ndaj ligjit. Jane te lire si deliret dhe jane te edukar si mos me keq me njemije e nji koncepte kosh-plehrash.
1. Mua me duket si nje nonsens kjo fjali, mund te me shpjegosh pak domethenien e saj ?
Me pare se te lindja une nuk mbaj mend asgje, nuk me pyeti askush nese doja te lindja ne Tirane, por edhe sikur te me pyesnin nuk isha dot ne gjendje te zgjidhja vendlindjen time sepse isha vetem nje foshnje.
Kur fillova te jem i ndergjegjshem per ambientin qe me rrethonte ishte teper vone qe te mund te beja dicka dhe te zgjidhja, sepse tashme kjo kish ndodhur, dikush Tjeter kish zgjedhur gjeografine e vendlindjes sime. Pra, une pa deshiren time, aksidentalisht linda ne Tirane. Une personalisht nuk luajta ndonje rol ne kete pune, prandaj nuk kam sesi te jem krenar pse Ai vendosi per mua te lind ne Shqiperi.
Nuk kam degjuar ndonje deri me sot te thote qe: Une jam krenar qe zgjodha te lind ne Amerike, Itali, Shqiperi etj etj.., dhe pyetja ime eshte: po pse je krenar qe je shqiptar e nuk thua une ndjehem me fat qe jam shqiptar, sepse qe te jesh krenar duhet te kesh arritur dicka me punen tende, por qe te jesh me fat eshte thjesht nje mesazh qe universi ta dha ne kohen e duhur; i gjithe ky process i lindjes eshte “by default”, dhe qe te jesh krenar per dicka qe nuk ke arritur ti me punen tende, e me ndergjegje te plote, me duket e pakutimte.
Do te ishte me pranueshme nese njerzit do te shpreheshin : Une jam krenar per kete pikture te mrekullueshme qe jam falur njerzimit ta sodise, por ama ndjehem me fat qe kam lindur ne Tirane.
Populli si i kundervene ndaj parise nuk ka si te jete fiktiv, i bie te jete fiktiv vete koncepti i parise.
Them Sorosi sepse shoqeria civile ne Shqiperi eshte produkt sorosian.
Shoqeria civile nuk funksionon, jeton ne hapesire paralele, rrjedhimisht faji nuk eshte i popullit por i Sorosit.
Ato para kane shkolluar njerez e kane finacuar aktivitete nga me te ndryshmet, por perfundimi eshte qe sot gjithe ajo mase njerezish eshte PENGESE.
A po qe se shoqeria civile do kish bere detyren atehere Sorosit i hiqje kapelen.
Ti i sheh te mirat tek fillimi dhe zhvillimi i dukurise, por harron te veresh perfundimin qe eshte skandaloz.
Une shoh perfundimin skandaloz e gjykoj se premisat e fillimit dhe faktoret e zhvillimit e dukurise jane kunderprodhuese perndryshe nuk shpjegoj dot aktualitetin.
Sta kane fajin vetem gangsteret kur gangstere e shoqeria civile hane buke ne te njejtik batak.
Erjon Velia & co, jane ata me te cilet do kemi te bejme edhe neser, po te fitonte PS-ja, ashtu si Sala te vuri Bashen, Rama do te vinte Veline.
Keshtu me pergjithesime asnjeri nuk te del fajtor per gjendjen, as vete Sala, domosdo do ia vesh popullit qe i nxjerr.
Nderkaq po te argumentoj me emra se nuk eshte populli qe i nxjerr, nuk kane dale nga ‘gjiri i popullit’ keta, nuk jane ‘bijte’ e popullit, qe vetvetiu ti kalohet faji popullit.
Popullin e kane lene gjithnje parite prapa, e kane mashtruar, e kane grabitur, e kane share, biles kete popull e kane denuar me vdekje ne emer te popullit dhe sot e kesaj dite vazhdohet me avazin e vjeter, e ka fajin populli.
Ja identike me nje humor te Koço Devoles te 1992, o popull o qen bir qeni, ne per ju mendojme, per ju punojme, te na e dini per nder.
A na la prapa Zogu e paria e tij, na la.
A na prapa komunizmi e paria e tij, na la.
A na la prapa Paria e ketyre 20 vjeteve, na la.
Cila nga keto ka dale nga populli ?
Apo na duhet te themi tani qe parite na çuan para, po na ktheu populli prapa ?
Jo xha xha, s’ka pune fare ketu ‘prapambetja morale’ qe s’ka as ndonje ‘fajtor’ perpos ‘popullit’, ketu ke haptazi Pari politike te korruptuara, vrasese, hajdute qe jane shitur rregullisht tek i huaji, me qellim pushtet brenda vendit, me prova e dokumente historike.
Ketyre ia mban ison paria intelektuale e cila kujtohet per rolin e saj pasi regjimi i meparshem ka merdhifur, por persa kohe qe regjimi eshte i forte hane buke ne te njejtin çanak dhe ia vene fajin popullit.
Pasi dobesohet regjimi, fillojne e dalin si bukuroshe njeri pas tjetrit, duke share mbare e prape regjimin.
Ja priti sorosianet pas 2 vjetesh nese rikonfirmohen votat perpjestimore te ketyre zgjedhjeve, kur te dalin si opozitare te medhenj, te fillojne e te na japin mend, shoqeria civile ketej, shoqeria civile andej. Ketu do jemi e do llafosim prape, do i shikojme tu lepihen forcave te reja.
Difekti qendron tek gjeneza e Parive o xha xha, jo tek gjeneza e popullit dhe mos kujto se te huaj kane ardhur ndonjehere per te na bere nder, vetem Nene Tereza shkonte nga nje popull tek tjetri per te bere ndere.
Ai Sorosi yt, po ben eksperimentin e tij dhe matrapazlleqet e tij, meqe eshte spekullator me profesion.
Arvizu ka interesat e Amerikes, ai tjetri te vetat e tjetri e tjetri.
Ohuha te donte te na ndihmonte Europa ne, sot do ishim lule, shiko miliardat qe i dhane Titos apo Greqise, krahasoji me keto çikerrimat qe vijne tek ne.
Ka ardhur koha te shohim e rivleresojme ‘brumin’ tone, se nuk mbahet shtepia me miell hua o xha xha.
Nuk hyn brumi i mire tek brumi i thartuar hyllin. Me bandita, kriminele, hajdute, imorale nuk jane bere shtetet, por haremet e pashave. Ne 20 e me shume vjete te njejtat fytyra qe rotullohen ne vendin e kryeminstrit, kryesore te parlamentit, te partive. Te deshtuar qe ricklohen nen syte e nji populli qe 50 vjet komunizem i kane prishur zonen celbrale.
Jetoj ne Chicago e dihet nga te gjithe mire që village sticker per makinen duhet të vendoset poshte ne krahun e djathte të xhamit të përparmë. Në qoftë nuk nuk e ngjis ne vendin e percaktuar me ligjin e qytetit duhet te paguaje gjobe edhe pse e kam paguar stickerin. Quhet shkelje e ligjit dhe jo-çuditerish perfshihet ne shkeljen e quajtur “mos paraqitja e sticker ne vendin e duhur”.
Nganjehere i bejme gjerat sa per sy e faqe te momentit, dhe jo se s’mundemi po s’duam.
Edi Rama ka paditur Sali Berishën, avokatët nuk vijnë në seancë: http://www.noa.al/2011/05/edi-rama-ka-paditur-sali-berishen-avokatet-nuk-vijne-ne-seance/