Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Komunikim / Politikë

METASTAZA E POLITIKËS

Ngjarje tragjike e të papritura si ajo e 21 janarit, kanë vetinë të na ngacmojnë ndjenjat dhe pasionet, dhe gjithë ç’mbetet më pas, është një komentim i gjatë i aktualitetit, ku njëri shpreh simpatinë për një krah, e njëri për një krah tjetër. Llogorizohemi. Mirëpo shpesh herë, ky llogorizim, nuk ka të bëjë fare me simpatitë reciproke, apo nëse ka, këto simpati e kanë rrënjën diku tjetër. Tek mënyra si e perceptojmë realitetin, si e përdorim gjuhën, tek botëkuptimi që kemi, etj, gjëra që nuk kanë të bëjnë edhe aq shumë me aktualitetin, se sa me një pozicion apo perspektivë nga e cila interpretohet jo vetëm një ngjarje, por ngjarjet në përgjithësi.

Artikullin e Xha Xhait, Statusi i Politikës, unë e lexoj pak a shumë si një pozicion apo perspektivë e tillë, prej nga edhe mëtohet të vihet në pyetje, apo të debatohet, me një pozicion tjetër. Vlera e këtij artikulli të Xha Xhait është pikërisht përcaktimi i një botëkuptimi më të gjërë me anë të së cilit interpretojmë aktualitetin. Kjo është gjithashtu edhe ratio esse e këtij artikulli që po lexoni.

Ndryshe nga ç’mund të jepet të kuptohet prej titullit, kjo nuk është thjesht një tjetër metaforë mjekësore në lidhje me politikën, si dhe mund të lexohet artikulli i Arbër Zaimit Teshtimë prej Kokëpalari. Vlen të theksohet sidoqoftë, se një metaforë e tillë jo vetëm që do ishte mëse legjitime, por se është e detyruar të bëhet. Ka të paktën që prej Leviatanit të Hobbes, që modeli mbi të cilin është ngritur koncepti i politikës, është ai i trupit. Ky është model mbi të cilin pak a shumë operon gjithë spektri politik, që nga e majta në të djathtë.

Pak vlerë ka në këtë pikë të rishpikim rrotën. çështja është, për sa i përket këtij modeli, apo kësaj  metafore, ta çojmë në konkluzionin logjik të saj, kështu që nëse politika është ajo sferë ku shoqëria konceptohet si një trup i gjallë, detyrat dhe përgjegjësitë e politikanit duhen konceptuar si të njëjta me detyrat dhe përgjegjësitë e mjekut. Ironia këtu është se nuk mjafton që një politikan të ketë qenë mjek në një jetë të mëparshme, por edhe të sillet si mjek, e jo si kasap.

Në këtë mënyrë, edhe mund të kuptohet konceptimi mbi shtetin i demokracive të ashtuquajtura të zhvilluara, nga një krah, dhe i demokracive të ashtuquajtura në zhvillim, nga krahu tjetër. Ashtu si një trup i shëndetshëm nuk ka nevojë për mjekun, ashtu edhe demokracitë e zhvilluara tentojnë të marrin një kthesë libertariane, ku roli i shtetit minimizohet.

Problemi është që kjo recetë rekomandohet edhe për demokracitë në zhvillim. Pak a shumë, ajo që thuhet prej perëndimorëve është, “mos shkoni tek mjeku.” Ngatërrohet shkaku me pasojën, hipokrizisht, apo sinqerisht, pak rëndësi ka. Perëndimi është i shëndetshëm jo sepse nuk shkon tek mjeku, por nuk shkon tek mjeku sepse është i shëndetshëm. Shoqëria gëzon mirëqenie jo sepse shteti është i vogël, por shteti është i vogël sepse shoqëria gëzon mirëqenie. Kështu që lloji i shtetit e i qeverisjes është një propozim a një hipotezë që niset nga nevojat kontingjente të shoqërisë, e jo një ideal që propozohet pavarësisht këtyre nevojave.

Gjithsesi, përqasja që kam parasysh me metastazë të politikës, është metaforë e marrë nga një tjetër fushë nga ajo e mjekësisë. Në përgjithësi, kur përpiqemi të përkufizojmë diçka, qoftë politikën, qoftë artin, qoftë sportin, qoftë shkencën, etj, ajo që vëmë në përdorim është pikërisht funksioni i metaforave dhe i sinonimeve. Përmes këtyre realizohet sa përkufizimi i një fushe apo një subjekti me një fushë apo subjekt tjetër, aq edhe klasifikimi i njërës tek tjetra, apo identifikimi i njërës me tjetrën.

Kështu psh, dikush mund të thotë se mjekësia është shkencë. Një tjetër mund ta kundërshtojë duke thënë se është art. Këto ballafaqime janë të rëndësishme sepse jo vetëm bëjnë të mundur komunikimin dhe kuptimin me njëri tjetrin, por edhe sepse përmasojnë sferën ku verifikimi i asaj çka themi bëhet i mundur. Por nuk ka pse jetë në formë kaq prerë krahasimi. Mjafton që një term që i përket një fushe t’i aplikohet një fushe tjetër, dhe metafora apo sinonimia krijohet. Pra mjafton të thuash, bie llafi, “jeta etike është një performancë e vazhdueshme” dhe ke ngritur një paralel mes etikës dhe estetikës.

Të përmasosh sferën ku bëhet i mundur verifikimi i asaj çka thotë Xha Xhai tek artikulli i vet, do të thotë të kuptosh fushën prej nga është nxjerrë termi “status.” Statusi është term i përveçëm vetëm në fushën e ligjit e të juridikut, ndërkohë që në fusha të tjera, politikë, etikë, shkencë, shah, është term i papërveçëm. Ashtu si teshtima i përket shëndetësisë, ashtu edhe për statusin mund të thuhet se “its proper use is in the sphere of law.” (Përdorimi i saktë është në fushën e ligjit).

Statusin më të lartë, në fushën e ligjit, e gëzon gjykatësi. Gjykatësi është ai fjala e të cilit është ligj. Është ai që përballë një konflikti gjykon kompromisin mes palëve dhe ligjit, dhe duke pasur këtë kompromis në mendje, jep edhe zgjidhjen e konfliktit. Në bazë të këtij modeli edhe mund të verifikohet e të bihet dakord se “politika është art i kompromisit.” Por që të mos ketë keqkuptime, duhet që ajo çka është e implikuar me termin “status” të bëhet eksplicite. Pra duhet sqaruar që modelimi i politikës sipas sferës së ligjit, lejon njëkohësisht të flasim edhe për status të politikës, edhe për politikë si art i kompromisit.

Po metastaza ç’është? Në përgjithësi është term të cilin kemi fatkeqësinë ta hasim kur një i afërmi ynë zbulohet se ka kancer. Është term i përveçëm në sferën e mjekut onkolog, dhe përcakton zhvendosjen e papritur të sëmundjes nga një lokalitet tek tjetri. Kështu, nëse sëmundja kalon nga një organ tek tjetri, thuhet se është metastazuar.

Mirëpo kanceri është sëmundje që është diktuar relativisht vonë në historinë e njerëzimit, e rrjedhimisht përdorimi i termit metastazë në mjekësi si term i përveçëm i përket kësaj periudhe, ndërkohë që vetë termi metastazë nuk është farkëtuar posaçërisht për këtë fushë, por ka qenë në përdorim edhe më parë. Është term me origjinë fjalësh greke, ku meta- do të thotë përtej, kapërcim, zhvendosje, ndërkohë që stasis do të thotë vendosje, vend, qëndrim. E megjithatë, termi është farkëtuar nga latinishtja e vonshme, dhe sferën e aplikimit, atje ku është edhe term i përveçëm, e ka në retorikë.

Metastazë do të thotë “tranzicion i papritur në subjekte.” Kështu psh, kur Zaimi nis e flet për teshtima, dhe papritur hidhet nga teshtima tek politika, mjeti retorik që është duke u përdorur është metastaza. Po ashtu, kur video Meta-Prifti solli korrupsionin qeveritar si subjekt debati politik nga i madh e i vogël, Berisha, pikërisht në atë moment, zgjodhi të ndërronte papritur subjektin e të fliste për drurin frutor e për ullirin. Ky mjet retorik është metastazë. Ndryshon nga metafora sepse kjo e fundit edhe pse bën një tranzicion subjektesh, ky tranzicion nuk është i papritur, por gradual.

Ç’do të thotë të flasësh për metastaza të politikës? Në radhë të parë do të thotë që politika është retorikë. Ky është konstatim deskriptiv dhe jo preskriptiv. Pra, nëse bëjmë pyetjen “ç’është politika,” duhet të kemi parasysh që dallon nga pyetja “ç’duhet të jetë politika.” Mirëpo, kjo përqasje, ani pse paraprake, mund të ngatërrohet kollaj e në të paktën dy aspekte me një sofizëm klasik.

Në radhë të parë, të sjell në mëndje sofizmin me të cilin tallet Aristofani tek komedia Retë, ku mjafton të dish të flasësh, të bësh që argumenti i keq të fitojë mbi të mirin, dhe ke arritur suksesin politik. E në radhë të dytë, të sjell në mëndje sofizmin me të cilin përleshej shpata e mprehtë dialektike e Sokratit pasi besonte se konstatimet deskriptive nuk mund të shmangnin kontrabandimin e rekomandimeve preskriptive.

Një tjetër objeksion – por i ngjashëm – që mund të ngrihet është se “të thuash që politika është retorikë, do të thotë se i ke prerë rrugën aksionit politik. Politika nuk është veç fjalë, veç premtime boshe, por se këto fjalë duhet të materializohen në veprime, në mbajtjen e fjalës e të premtimit. Politikan nuk është ai që flet, por ai që bën. Retorika s’hyn fare këtu.”

Dakord, por fakti qëndron se që nga Obama, e deri tek Hitleri, ishin retoricienë. Nuk ka asnjë fushë të politikës, dhe asnjë politikan që mos të jetë retoricien i mirë. Madje edhe George W. Bush, që njihet më së shumti për gafa e për ngatërresa, nuk mund të thuhet me plotë gojën se këto gafa nuk ishin strategji të qëllimshme retorike. Madje jo vetëm që politikanët janë retoricien të mirë, por edhe presim prej tyre që të jenë retoricien të mirë, dhe njëjtësimin e retorikës me politikën, e vlerësojmë dhe e çmojmë. Shihni vlerësimin që i bëhet filmit The King’s Speech nëse nuk më besoni. S’ka lidhje këtu në është i mire a i keq argumenti. Politika është në radhë të pare argument, pastaj dhe bëjmë kualifikimin.

Sa i përket sulmit të dytë për sofizëm, kjo duhet pranuar. Konstatimet deskriptive mbartin gjithmonë një rekomandim preskriptiv. Dallimi mes pyetjes “ç’është” dhe “ç’duhet të jetë” është vetëm dallim paraprak dhe konceptual. Pozitivizmi refuzohet pikërisht sepse tek studion praktikat kinse në mënyrë neutrale, kontrabandon metodën e vet si praktikë që duhet përdorur. Arrin një pikë pra, ku tërheqja prej aktualitetit bëhet e pamundur sepse duam s’duam jemi pjesë e këtij aktualiteti. Të flasësh për metastaza të politikës, e të paraqesësh politikën si retorikë, do të thotë të marrësh përsipër përgjegjësitë që krijohen si konsekuencë e kësaj qasjeje.

Çka dhe i përgjigjet objeksionit të fundit. Fakti që politika është retorikë, nuk bie ndesh me faktin se fjala duhet mbajtur. Përkundrazi, retorika ngrihet pikërisht mbi konsistencën dhe koherencën mes fjalës dhe veprimit. Përndryshe nuk do ishim në gjendje që hipokritin ta quajmë hipokrit. Në këtë pikë, Zaimi ka të drejtë. Politika është arti i shtrimit të problemit, por njëkohësisht edhe i konfliktit mes të vërtetës dhe mashtrimit, të mirës dhe së keqes, drejtësisë dhe padrejtësisë. Nuk mund të ketë kompromis mes këtyre poleve, madje as nga ana gjuhësore.

Ky “art i shtrimit të problemit,” si e quan Zaimi, apo i artikulimit gjuhësor të një klithme kafshërore, si e kam quajtur unë diku tjetër, më sjell edhe në arsyen kryesore se pse flas për metastaza të politikës. Nëse demokracia shihet si kulmi i politikës, kjo lidhet drejt për së drejti me faktin që gjithsecili ka të drejtë të shprehë opinionin e tij, ka të drejtën e fjalës së lirë.

Mirëpo kjo do të thotë se gjithsecili ka të drejtë, sa po të marrë fjalën, të zhvendosë papritur subjektin tek vetja e vet, tek hallet e veta, tek shqetësimet e veta, tek problemet e veta. Nëse Kryeministri flet për koncerte madhështore me Lady Gagën, për stadiume bizhu, e të tjera e të tjera, gjithsecili ka të drejtë të përdorë metastazën si figure retorike e të ndërrojë papritur subjektin e të flasë për papunësinë, të shtrojë problemin e rritjes së çmimeve, të dhunës shoqërore që neglizhohet nga shteti, apo çfarëdo problemi që e shqetëson. Jemi subjekte politike sepse jemi subjekte të gjuhës, dhe sapo zgjedhim të flasim, subjekti papritur ndryshon, ai jemi ne, dhe hallet që na shqetësojnë ne. Në momentin që zëri ynë artikulohet në gjuhë lind edhe politika, dhe kështu jemi njëkohësisht qenie politike dhe gjuhësore. Për t’iu rikthyer Aristotelit dhe për ta mbyllur këtë propozim/shkrim:

“Mes gjallesave, vetëm njeriu ka gjuhë. Zëri është shenjë e dhimbjes dhe kënaqësisë, prandaj dhe i përket gjallesave të tjera (meqë natyra e tyre është zhvilluar deri në pikën ku kanë ndjenjën e dhimbjes dhe kënaqësisë dhe të përcaktimit të këtyre të dyjave). Por gjuha është për të manifestuar atë që duhet dhe atë që s’duhet, të drejtën dhe të padrejtën. Të kesh ndjenjën e të mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të padrejtës, është e përveçmja te njeriu në krahasim me gjallesat e tjera, dhe bashkësia e këtyre gjërave përbën banimin dhe qytetin” (Politika, 1253a).

Pa Komente

  1. Nuk e di se sa i fortë ishte në gjuhë njëri prej ministrave gjermanë (dhe i preferuari i Merkelit). Ndoshta ishte edhe nga më të mirët në politikë, por dha, dhe ju pranua pa kushte, dorheqjen nga posti ministror dhe parlamenti gjerman.
    Nuk u akuzua as për Korrupsion, as për vrasje, as për vjedhje apo keqadministrim… vetëm u tregua se kishte kopjuar tezën e diplomës në mbrojtjen e doktoraturës.

    Edhe ai ishte i përzgjedhur nga votat e sovranit, por në një vend si Gjermania, ku elita është vërtet përfaqësuese e denjë e ati emri, nuk mund të konsiderohesh i drejtë nëse njollos kriteret për të bër pjesë në atë elitë. Të njollosësh këto kritere do të thotë për ta që të përbaltësh gjithë atë çka përfaqson kjo elitë drejtuese e atij vendi.

    A mund të bëjë dot krahasime mes dy vendeve apo të mund të flasim për elitë shqiptare me karakter të formuar?!
    A mund të konsiderojmë elitë atë që bën të pamundurën për të qëndruar në ekuilibër, për të mos u dukur e njëanëshme, apo atë që denoncon hapur gjithçka që bije ndesh me ato kritere dhe norma të drejtësisë që kanë mbrujtur këtë elitë?

    Zëri kritik i Zaimit, ndoshta i lehtësuar edhe nga fakti që panorama e zhvillimit të ngjarjeve ja lejon mbajtjen e thikës nga ana e dorezës, në vend që të lexohet me gjakftohtësi intelektuale (dhe shkrimi i mëparshëm i Xhaxhait ishte një kontribut i vyer dhe meritonte një diskutim më të thellë), bëhet shkas për të treguar ekstremizmin tonë ndaj gjithçkaje që mund të shkojë drejt konfliktit (apo edhe më cekët, që prek disi anën e përzgjedhur politikisht prej nesh ).

  2. Nje nga shkrimet me elegante te Lulianit.

    Me te drejte ne te theksi vihet ne retoriken dhe ne gjuhen si dy nga elemente kryesor ne formimin e personit civik.
    Retorika eshte arti i te folurit dhe lind nga praktikimi i oratorise. Qe e cila, nga ana e vet s`eshte tjeter vecse e folura formale para nje grupi njerezish te mbledhur se bashku – cilado qofte natyra e interesave te tyre te perbashketa apo te momentit, politike, fetare, sportive , artistike etj etj.

    Nga ana tjeter eshte njeriu, individi, i izoluar prej 5 shqisave te tij, plot e perplot me kujtime te tij, imagjinaten, deshirat, frikerat. Cka e lidh kete individ me te tjeret eshte aftesia e tij per te folur dhe shkembyer ndjenjat, mendimet, pervojen, dijen e tij me ta. Pra cfare e ben ate te jete nje qenie sociale eshte gjuha, fjala e folur.

    Meqe ketu u permend Thomas Hobbes, edhe une po sjell nje paragraf prej “Man and Citizen”, ku duke folur per fuqine e fjales, ai thote se “… ne i detyrohemi shume gjuhes, nga e cila, te grumbulluar se bashku…. jetojme te sigurte, te lumtur dhe ne menyre elegante: ne mund te jetojme keshtu, dhe une insistoj ketu, ne qofte se ne deshirojme te jetojme keshtu. Por gjuha ka edhe dizavantazhet e veta, per arsyen sepse njeriu, i vetmi midis kafsheve,… mund te krijoje rregulla per veten e tij ne artin e te jetuarit, ashtu si dhe ne cdo art tjeter, dhe keshtu ai mund te krijoje gabime dhe t’ua kaloje ato per perdorim te tjerve… Per kete arsye e folura nuk e ben njeriun me te mire, por vetem i jep mundesi me te medha…”

    Prej ketu mund te kapercehet e te arrihet ne perfundimin se asgje nuk eshte me qendrore ne politike se sa komunikimi, aftesia per te komunikuar. Natyra e Republikes e sfidon arsyen – shkruante Ciceroni ne “De Oratore”, dhe se “retorika duhet te mbeshtet ne etiken”.
    Retorika, si ne kohe te vjetra ashtu edhe sot s`eshte tjeter vecse fuqia bindese e fjales; dhe kur ajo perdoret ne hapesiren politike te nje shoqerie te mbushur me pabarazi, me propozime e ide nga me te ndryshmet, me paqendrueshmeri, me mungese logjike, me pasione, etj, etj, atehere arti i te bindurit, i sigurimit te balances midis autoritetit, resistences dhe kompromisit, nese duam ” te jetojme te sigurte, te lumtur dhe ne menyre elegante”, duhet te sundoje suprem. Eshte retorika nga lart ajo qe e ndihmon pushtet mbajtesin per te justifikuar veprimet e veta. Eshte retorika nga poshte ajo qe i ve limitet ushtrimit te autoritetit nga ana e pushtet mbartesit.

  3. “Ashtu si një trup i shëndetshëm nuk ka nevojë për mjekun, ashtu edhe demokracitë e zhvilluara tentojnë të marrin një kthesë libertariane, ku roli i shtetit minimizohet.”

    “Pak a shumë, ajo që thuhet prej perëndimorëve është, ‘mos shkoni tek mjeku’.”

    Një trup i shëndetshëm ka gjithnje nevojën e mjekut e mjekësisë për të mbetur i shëndetshëm. Jo pak a shumë, por kurrë në perëndim nuk thuhet “mos shkoni te mjeku”. Sa njerëz janë të shëndetshëm në perëndim sepse ndjekin këshilla e rekomandime mjekësore kur zgjedhin të kontrollohen periodikisht te mjeku (edhe pse s’ndjejnë shqetesime), të kryejnë analiza gjaku, të bëjnë vaksina (shpesh pa pagesë fale kujdesit të shtetit) e të marrin të tjera masa parandaluese, duke përfshirë stilin aktiv të jetesës dhe stërvitjen fizike, dhe kujdesin për të marre ato elemente kimike që trupi i prodhon pamjaftueshëm, bie fjala, omega-3, kalciumi, hekuri, beta-carotene, etj? Parandalimi është fjalë kyçe këtu. Nuk do t’i bënin dot këto, po të mos kishin informacionin e këshillimin e nevojshëm mjekësor në dispozicion, ose pa ndihmën e mjekësisë.

    Edhe po qe se do t’i qëndrojmë analogjisë me mjekësinë, shteti e institucionet e tij funksionojnë suksesshëm, kur falë organizimit dhe administrimit të mirë, parandalohen shaqjet e formave të dhunës potenciale te njeriu. Sa për politikën, ajo është gjithnjë në krizë, kur s’ia thotë dot artit të kompromisit, e kur përmes konfliktit e gjuhës së dhunës, e shpie shtetin në shaktërrim.

    Statusi dhe Metastaza – arsyetime te sforcuara, s’qëndrojnë dot në këmbë.

    “Prifti solli korrupsionin qeveritar si subjekt debati politik nga i madh e i vogël, Berisha, pikërisht në atë moment, zgjodhi të ndërronte papritur subjektin e të fliste për drurin frutor e për ullirin. Ky mjet retorik është metastazë. Ndryshon nga metafora sepse kjo e fundit edhe pse bën një tranzicion subjektesh, ky tranzicion nuk është i papritur, por gradual.”

    Metastaza nënkupton ekspansion të sëmundjes në zona të tjera të trupit.

    Por kalimi nga videoja e Metës te druri frutor e ulliri është thjesht kapërcim temash, ose po të duash nderrim kanali televiziv. Ç’hyn metafora e metastazës këtu?

    “Ndryshon nga metafora sepse kjo e fundit edhe pse bën një tranzicion subjektesh, ky tranzicion nuk është i papritur, por gradual.”

    Jo, metastaza s’është tranzicion. Është mësymje e rëndë. E po të jetë tranzicion, është tranzicion nga jeta ne vdekje. Por kalimi nga Iliri te Ulliri, s’ka asgjë të tmerrshme që të përqaset sadopak me vdekjen. Eshtë thjesht një rrahje uji në havan, ose tallje e b. me shtetasit e me veten.

    “Çka dhe i përgjigjet objeksionit të fundit. Fakti që politika është retorikë, nuk bie ndesh me faktin se fjala duhet mbajtur. Përkundrazi, retorika ngrihet pikërisht mbi konsistencën dhe koherencën mes fjalës dhe veprimit. Përndryshe nuk do ishim në gjendje që hipokritin ta quajmë hipokrit.”

    Arsyetim i ngatërruar. Hipokriti është hipokrit edhe kur ka ndryshim midis asaj çka ka thënë dikur e çka thotë sot (të cilat po të duash janë edhe këto veprime ose mosveprime), pa bërë asnjë akt tjetër përveçse një vërre në ujë midis dy ligjërimeve.

    1. SH, nuk e paske lexuar fare artikullin me duket. Metastaza eshte term qe perpara se te percaktonte shperndarjen e semundjes, eshte perdorur ne fushen e retorikes, dhe do te te thote pikerisht “nderrim kanali” apo “nderrim temash,” apo per te qene edhe me te sakte, “nderrim i papritur subjektesh.” Ne mjekesi eshte perdorur si term qe kur njeriu ka filluar te kuptoje semundjen e kancerit, por termi ekziston qe perpara kesaj periudhe, dhe eshte term qe i perket fillimisht retorikes. Eshte me metastazen retorike qe behet qasja me politiken, dhe jo me metastazen karcenogjene. Po ta lexosh artikullin, besoj do e kesh me te qarte kete.

      1. Lulian, e pranoj se ta keqkuptova shtjellimin e konceptit të metastazes retorike vs konceptit mjekësor, edhe e vlerësoj qasjen e re në shkrimin tënd. Duke pranuar se metastaza, është ndërrim gjendjesh, temash, faji, vemendjesh, etj. mendoj jemi të dy dakord që politika dhe komunikimi në Shqipëri është i përmbytur nga metastazat, të cilat mund të shihen si formë dhune, ose si mënyra për t’iu larguar një gjendjeje fillestare, duke e shpërfillur, fshehur, ose duke e mbytur me anë të mbivendosjes së një gjendjeje tjetër. Kjo është situatë helmimi, dekompozimi, shprishjeje totale. Po të kemi parasysh mjekësinë dihet se ku shpien metastazat, si dhunë e trupit kundër trupit, por edhe si dhunë e ndërhyrjes invazive mjekësore ndaj trupit. Për politikën shqiptare proliferimi i metastazave do të thotë udhëtim drejt fundit të gjendjes ekzistuese politike, fund që shkon përtej krahut të djathtë; sepse metastazat i gjejmë në të dy krahët, edhe në krahun e majtë (si probleme në origjinë të secilës palë e jo thjeshtë si marshim i sëmundjes nga njeri krah i mushkërisë te tjetri), pavarësisht disproporcionit ”e djathtë-e majtë” të momentit. Janë kështu problem i gjithë trupit politik. Druaj se një retorikë e tillë simbolikisht parasugjeron asgjësimin e krejt trupit. A mund të jetë kjo zgjidhje në një sistem demokratik? Unë them, jo. Shqipëria boll ka parë revolucione, me të cilat s’ka zgjidhur gjë, përkundrazi ia ka shtuar vetes vuajtjet. Është koha t’i japë dum problemeve të veta me rrugë të tjera, duke formuar vetëdije më të lartë politike me anë të së cilës të rrisë e zgjedhë liderë, që dinë të flasin me njeri-tjetrin në tryezë, e sidomos duke i mbajtur ata të përgjegjshëm në fjalë e veprim për mbarëvajtjen shoqërore.

        1. Po kemioterapia, a mund të konsiderohet si praktikë që mund t’i zgjasë dhimbjet të sëmurit?!
          Jo për gjë, por s’më duket se këtu po flitet për të sulmuar e neutralizuar ‘metastazën e djathtë’ për të favorizuar (apo për t’i lënë fushë të lirë veprimi) ‘metastazës së majtë’ (edhe pse, për PS, duhet shumë kurajo që ta quajmë të majtë)

  4. „Ngjarje tragjike dhe te papritur“, e quan luliani ate qe ndodhi me 21 janar dhe me siguri nese une e quaj grusht te mirefillte shteti, retorika me te vertete e embel dhe e rrjedhshme e ketij artikulli do te harrohet menjehere, do te shfaqet ne menyre te vrullshme metastaza qe rri fshehur prej dhjetravjeçaresh, embelsia do te shnderohet ne egersi dhe mendimi im do te quhet trapllek. Pastaj traplleku do te fshihet shpejt e shpejt nga admini, pike per pike siç me ndodhi tek peshku, mungon vetem perjashtimi qe nuk besoj se do te vonoje… Keshtu retorika me e re ne rradhe do te vazhdoje te rrjedhe e qete njesoj si me pare pa metastaza, pa kepercime e kthesa te papritura, por vetem me disertacione teorike per metastazen. Po ku shkoi metastaza? Retorika eshte nje art, madje nje art shume i veshtire per tu pervetesuar nga cilido, shume shpesh ajo ngaterrohet me sofizmin, i cili nga ana e vet eshte aftesi e njerzve te ditur, por ka marre nje konotacion negativ qyshkur me duket se Platoni e kritikoi, ndersa per retoriken thuhet psh se „behet thjesht per te folur pa thene asgje“, ose me shpesh akoma ajo vlen per te fshehur mendimet e verteta, dmth kthehet ne demagogji. Dhe ketu arrijme ne piken kritike per mendimin e majte qe kerkon me çdo kusht te kamuflohet, te shtiret per tjeter gje nga ajo qe eshte ne te vertete, dhe ne kete menyre arrijme te kapim metastazen e brendeshme dhe te izolojme demagogjine. Keshtu kerkohet një pozicion apo perspektivë nga e cila te interpretohet jo vetëm një ngjarje, por ngjarjet në përgjithësi. Pastaj kerkohet përcaktimi i një botëkuptimi më të gjërë me anë të së cilit te interpretojmë aktualitetin dhe kjo eshte ratio e ketij artikulli. Tani le te kerkojme se cili eshte pozicioni, perspektiva botkuptimi i gjere dhe ratio qe na jep autori tek ky shkrim. Aty zbulojme se ky botkuptim eshte konsiderimi i politikes si nje trup njerezor dhe i politikanve si mjeke, por jo si kasape(Berisha). Pastaj behet kritika e perendimoreve, te cilet duke mos bere dot dallimin mes trupit te semure te vendeve ne tranzicion (Shqiperise) dhe vendeve te tyre, japin keshilla te gabuara politike, pra jane mjeke te keqinj, rrjedhimisht politikane te keqinj. Une me kete te fundit nuk pajtohem, per mua ata jane si mjeket sharlatane qe e zgajsin semundjen e pacientit me qellim ose per te perfituar ose e bejne nga urrejtja per pacientin, por kete mendim ne pergjithesi nuk e pranon njeri sepse nisen nga „arsyeja njerezore“ qe llahtariset nga profania. Kembengulja e madhe per te na bindur se metafora krijohet lehtesisht duke e çvendosur fjalen nga nje fushe tek tjetra, pra per vertesesine e konceptit te Xha xhait per statusin e politikes dhe atij te Arberit per teshtimen e kokepalareve besohen si gjetje te rendesishme politike. Keshtu kemi statusin e politikes qe merret nga sfera e jurispridences dhe rjedhimisht politikani duhet te konsiderohet si nje gjykates qe jep drejetesi! Kemi edhe termat e neveritshem „teshtime“ dhe „kokepalare“, me te cilat do te duhet ta ngreme statusin e mercenareve ne luftetare dhe te viktimave ne deshmore.

    1. Te quash 21 janarin “grusht te mirefillte shteti” nuk eshte trapllik, por injorance totale, ne dac ne lidhje me cfare perben nje grusht te mirefillte shteti, ne dac me cfare eshte faktuar nga 21 janari. “Traplliku” eshte tjeter. Eshte te quash artikullin e Zaimit te rrezikshem sepse ashtu ta ka dhene truri ta lexosh ti.

  5. Ja çfare thote Arber Zaimi per zoterinjte ambasadore amerikane ne Kosove e Shqiperi ne artikullin ne fjale:

    “Së fundmi, zgjatjen e lëngimit (dhe gëlltitjen e teshtimës) po na i imponojnë dhe ca ambasadorë që zënë e na tregojnë se si Berisha na paska një votë, njësoj si Rama, apo si unë e si ti. Dakord, or zoti Arvizu, vota kemi nga një, po plumbat kush i ka, e kujt po ia jep ato? Sa vota do të hedhin në kuti Ziver Veizi, Hekuran Doda, Aleks Deda apo Faik Myrtaj?

    Ndërkohë ambasadori tjetër shkëmbente mesazhe me “president Kremlinin”, ku ia garantonte zgjedhjen e tij në krye të popullit të Kosovës edhe pse ky i dha vetëm 4% të votave në zgjedhjet që sa u mbajtën, e që më pas akuzonte gazetarët pse po i “ndërhynin në jetën private”. Po pra, zoti Dell, posti publik i kryetarit të shtetit për ty është “jetë private”.

    Keshtu ka ardhur koha te mesosh se nuk eshte çeshtje dhenie truri nga ana ime kjo pune, sepse ai shqiptar qe punon kunder politikes se SHBA-ve per Shqiperine, eshte ose antishqiptar i mirefillte ose nje individ i pandergjegjshem, ne te dyja rastet ai eshte njesoj i rrezikshem per interesat e Shqiperise. Kete duhet ta ngulisesh perfundimisht ne mendjen tende, dhe njekohesisht te kujtoj se shprehjet e tua me brenda fjalen “trapllik” bien ndesh me nivelin e vete shkrimeve te tua ne ptf. Une debatoj per shkrimin dhe jo per individin, metode pune nga e cila ka ardhur koha te hiqni dore ne blogje serioze si ptf dhe te tregoni nese jeni te afte per debat serioz dhe te civilizuar brenda temes se caktuar, apo edhe per çeshtje te tjera. Kjo eshte ne interesin e te gjitheve, perfshire edhe interesin tuaj.

    1. “ai shqiptar qe punon kunder politikes se SHBA-ve per Shqiperine, eshte ose antishqiptar i mirefillte ose nje individ i pandergjegjshem”
      Këtë e kishe seriozisht?! Dhe pretendon të bësh “debat serioz dhe të civilizuar”?
      Nëse mendon se “të vërtetat” e tua janë të kulluara, atëhere është e kotë që edhe ulesh të diskutosh… nuk mund të jesh për një diskutim serioz përsa kohë që nuk pranon dhe ju lejon të tjerëve të mendojnë ndryshe nga ty.

    2. “ai shqiptar qe punon kunder politikes se SHBA-ve per Shqiperine, eshte ose antishqiptar i mirefillte ose nje individ i pandergjegjshem,”

      Ku e shikon ti kete tek Zaimi? Qe kur eshte amerikanizmi kriter i shqiptarizmit? Pse nuk merresh me argumentin, me pisllikun nga ana e Dell qe ve ne dukje Zaimi, apo thjesht se Dell eshte amerikan nuk u dashka qe pisllikun ta quajme pisllik, pasi del ndonje si puna jote a e Zhejit e na tregon qe qenkeshim tradhetare? Po pse ere, akoma me keto metoda do funksionojme? Akoma iu dashka te druhemi te vertetes pse jeni ju qe te etiketoni tradhetar? Pastaj me qe jemi tek kriteret e PTF-se, nese PTF lejon shkaterrimin e debatit nga ana jote, qe ne krejt idiotesine me te madhe, nuk arrin te kuptosh ate qe thuhet, e kete impotence e projekton si tradheti tek tjetri, nese pra lejohet qe debati te degjenerohet ne etiketime te tilla si “antishqiptar” e me the te thashe, atehere duhet te lejoje edhe mundesine qe antishqiptaria e Zajmit nuk eshte nje fakt absolut e objektiv, por thjesht opinioni i nje trapi. Veri njehere fre kuajve, se kush dreqin kujton se je qe jep gjykime te tilla? Ti nuk di te lexosh ate qe eshte shkruar, jo me te japesh gjykime. Ku e gjen anti-amerikanizmin ne ate qe thuhet prej Zaimit. Zaimi i bie dyfyteresise, hipokrizise. U dashka te mos pyesim fare, te mos kritikojme fare, thjesht te hapim gojen edhe llokum, pasi del jo nje trap, por i zgjuar, ta quajme, si puna jote, qe kete venie ne pyetje e konsideron tradheti. Avash ore boll se na cmendet me kete pseudo dijen e patriotizmin tuaj, na shkaterruat fare, nuk guxon robi te flas se ha comanga te tilla kokes. Ke edhe fytyre pastaj e flet per kritere.

      1. Jo, jo, Lulian, do te funksionojme me metodat e trimerive antiameriakane alla Mustafa Nano qe e quan Bushin nje budalla, dhe zoterinjte Steinberg dhe Kantrimen idiote, ofendim per te cilin e nuk te kam pare akoma te reagosh. Ja qe Ziami tek Respublika e Nanosi boton antiamerikanizmat trimerore te tij qe ty te pelqejne aq shume. Po kjo a eshte antishqiptare? Pastaj duhet te mesosh se Dell dhe Arvizu nuk jane “thjesht amerikane”, por te derguarit dhe perfaqesuesit e Departamentit te Shtetit ne Shqiperi, dhe ne çdo rast ata shprehin politiken e qeverise se Shteteve te Bashkuara dhe megjithese e kam thene ta perseris se shqiptaret nuk kane pikembeshtetje tjeter veç Amerikes, prandaj une i quaj antishqiptare ata qe punojne kunder perpjekjeve te SHBAve per te ndihmuar Shqiperine. Nese ti e kritikon ptf qe me lejon mua te shpreh mendimet e mia ketu, dmth desheron qe ptf te beje te njejten gje qe beri ppu me mua duke me perjashtuar, kjo eshte edrejta jote, por me sa duket ketu ne ptf nuk te ecen fjala aq shume dhe ky nuk eshte faji im, megjithese eshte nje kenaqesi e madhe e imja. Sa per pyetjen tende naive se “kush dreqin mendoj une se jam une” mesoje se jam nje njeri fare i zakonshem, por qe mbroj me sa mundem interesat e ketij vendi e jo te ndonje vendi tjeter siç bejne sot shume njerez ne Shqiperi.

        1. Fakti që të kanë përjashtuar nga ppu nuk duhet të të pezmatojë… përkundrazi.
          Ta thotë dikush që në fillim i uronte vehtes që të mos kishte përballë Llukanin apo Alisat-it… por që më vonë ndjente kënaqësi kur shikonte ato fëlliqësira që ta çonin atë blog atje ku i paralajmëroja se do ta çonin; në një blog ku temat më popullore do të ishin “Ç’këngë po dëgjon tani?” dhe “Cili është filmi i fundit që keni parë?”

          1. Edrus pse beson se jam i pezmatuar qe me perjashtuan nga ppu, i pezmatuar ne kuptimin e keq dmth sikur te jem i fyer apo i ofenduar, perkundrazi? Jo, une e them sepse dua qe psh te kuptohet se si perjetohet mendimi ndryshe nga nje media qe pretendon se vlen 5 milion euro. Ja kjo eshte habitshme pse nje media e tilla e fuqishme, qe ne kundershtim me ju mendoj se ka vlera te pallogaritshme, ka frike nga mendimi ndryshe, apo nga nje mendim i caktuar. Sepse une nuk besoj se kam thene ndonje gje qe mund te censurohet ne kuadrin e nje shtypi te lire, e aq me teper te ndeshkohet me prerjen e fjales se lire dhe perjashtimin prej saj, nderkohe qe aty lejohen sharje e ofendime pa fund te denja per klubet e nates. Ja kete po munde te me shpjegosh, sepse edhe ketu u shpreh habia se si me lejon ptf qe une te shprehem, me pretendimin se po e shakterroj kete blog

          2. Të gjithë inatin PPU-së ia kanë, por 80% të problemeve aty, i krijojnë PIKËRISHT ata dy emra që përmende.

            Dhe jo për shkak të ideve që kanë e mbrojnë, por për shkak të skuthllëqeve.

  6. Po pse Edrus thua se une nuk te lejoj te besh debat, ç’kuptim ka kjo shprehje te lutem ma shpjego, nese une them te verteten time ti je fare i lire te thuash tenden. Ku e gjej une ate force te te pengoj mendimin tend rreth kesaj çshtjeje, qe ti ta shtellosh sa gjate te duash, te debatosh lirshem , ta hedhesh poshte ate mendim timin, dhe jo te besh pyetje naive, te sterthena kur shikon se tjetri ka nje argument te pakalueshem. Nese argumenti im eshte i forte e te mbyll gojen kjo eshte fitorja e mendimit tim, dhe jo mbyllje goje e natyres qe me akuzon, sepse une nuk jam admin qe te te çensuroj e te te pres fjalen. Nuk arrij te perceptoj kete konceptin tend se une jam aq i afte te mos ju lejoj te tjereve te mendojne ndryshe. Sepse te tjeret nuk i shikoj te jene aq te urte e te bute sa te lejojne qe une ti pengoj te mendojne ndryshe

    1. Nuk është problemi nëse më lejon apo jo që të flas edhe unë (sepse s’e kam unë, dhe s’besoj as ti, fuqinë që t’ua mbyllim gojën të tjerëve)… Problemi lind kur bëhet fjalë për ‘debatin serioz’ .
      Të ta bëj më të qartë, se si mu duk qëndrimi yt: Mu duk si qëndrimi i një ateisti që i drejtohet një besimtari si idjot apo si i papërgjegjshëm.
      E imagjinon se ç’përgjigje do të të kishin ardhur sikur të trajtohej argumenti i besimit fetar?!

      1. O Edrus po me habit fare me keto qe thua, ti vete the se une nuk po te lejoj te debatosh e te flasesh. Nese une kerkoj seriozitet dhe mendimi im te duket jo serioz, kjo s’do te thote se detyrimisht une jam jo serioz, por se ti beson keshtu. Keshtu qe ti thjesht mund ta konstatosh e jo te ankohesh sikur te isha, ta thashe njehere, pra sikur une te isha admin i ptf, prandaj nuk e kuptoj ankesen tende kundrejt meje, siç mirepres çdo mendim te kundert qe nuk permabn fyerje te tipit trap, traplliqe, idiot apo budalla.

        1. Shiko se kjo qe po ben nuk eshte fare e drejte. Ti nuk e konsideron ofendim t’i thuash tjetrit “antishqiptar” nisur nga nje botkuptim qe ke vet, qe eshte opinioni yt, e qe nuk do te thote detyrimisht se eshte i vertete. Dhe ne fakt i vertete nuk eshte. Ajo qe ti sheh si antishqiptarizem sepse na qenka antiamerikanizem, po ta perseris edhe nje here, eshte thjesht nje kritike. Fakti qe kritikohet sjellja e Arivzut apo e Dell, nuk do te thote se kritikohet Amerika. Por edhe nese eshte duke u kritikuar politika amerikane, dhe jo thjesht sjellja e ketyre te dyve, kjo nuk perben antishqiptarizem. Amerika me Shqiperine mund te jene miq, dhe qellimet dhe aspiratat ne rajon mund te perputhen, shume e vertete. Por ne fakt mund edhe te mos perputhen. Nese nuk perputhen, si c’i duket Zaimit, apo Nanos, kjo nuk i ben keta antishqiptare, perkundrazi. Ajo qe ben ti duke i quajtur antishqiptar, eshte helmim i muhabetit. Qellimi i tyre nuk eshte fare antishqiptarizmi e madje as antiamerikanizmi. Qellimi i tyre eshte tjeter kund dhe kete e kane bere eksplicite neper shkrimet e tyre, duke filluar qe nga kushtetueshmeria, tek vendi qe meriton miku e qe nuk eshte zot ne shtepine tende, tek pasojat e keqia qe mund te kete ky trajtim i tille i mikut e kjo shkelje e kushtetueshmerise pse qenkemi proamerikan, etj, etj. Ti refuzon te lexosh krejt ate qe shkruhet e bardhe ne te zeze dhe projekton tek ata antiamerikanizmin, i bashkengjit kesaj antishqiptarizmin, dhe mendon se keshtu je duke debatuar. Me fal, por keshtu debatojne trapat. Dhe kjo nuk eshte fyerje, por konstatim i nje te vertete. Fyerje eshte te quash tjetrin antishqiptar vetem sepse nuk je ne gjendje ta kuptosh. Kjo eshte fyerje. Ketu fillon helmimi i debatit. Ketu edhe hidhet shashka e pare, maskuar madje, jo si shashke, por si ndonje e vertete objektive nderkohe qe asgje ne shkrimet e tyre nuk e legjitimon qe ti quash antishqiptare apo antiamerikane. Je ti i pari qe je duke fyer. Eshte shpifje, absolute slander, e pabazuar ne as edhe nje rresht pervecse ne menyren tende te mbrapshte te lexuarit, menyre e mbrapshte te lexuari, qe dhe te ben tashme objektivisht, trap. Shiko, nuk eshte retorike kjo qe po bej. Thjesht nje thirrje per mos ta helmuar debatin me epitete kinse objektive si “antishqiptar.” Perndryshe bejme nje pakt. Ti kerko falje qe therret pa fakte njerezit tradhetare, hipokrizisht, pasi edhe bertisni me te madhe se mos tjetri eshte duke folur “ne emer te popullit” nderkohe qe kur i themi tjetrit tradhetar jemi duke thene pikerisht “ne emer te popullit je i akuzuar si tradhetar,” pra ti kerko falje per kete, dhe une te kerkoj falje qe te therras “trap.” E bejme pakt? Perndryshe, eshte e thjeshte, ti vazhdo e fol “ne emer te popullit” si ne diktature, vazhdo e i quaj njerezit tradhetar, dhe une do mbetem i bindur qe jo vetem je trap, por nje trap i pakorrigjueshem, gje qe nuk kam pse mos e shpreh kur shprehesh edhe ti.

  7. O Lulian, ti me propozon qe te bejme nje pakt qe ti te shpetosh nga akuza ime si antishqiptar, (megjithese une e kam lene ne dyshim se them edhe se mund te jeni te pandergjegjshem, por ti ne pergjithesi nuk lexon mire ato qe thone te tjeret) e une te shpetoj nga akuza jote se une jam trap. Lulian, me shkrive gazit ne kete ore te nates aq sa nuk po pendohem qe po debatoj me ty. Sikur te varej fati im nese une jam trap apo jo prej teje, do te ishte njesoj si ne birucat e sigurimit kur i thuhej te pandehurit, qe te bente filan apo fistek akuze kunder nje te pafajshmi, se perndryshe ai do te pesonte kete apo ate gje. Ne realitet e shikoj me hidherim se kam te bej me nje individ te formuar jo mire ne meredheniet me njerezit. Sepse ti thua si kusht se nese une heq te ashtuquajturen akuze timen per antiamerikanizmin tend qe perkthehet ne antishqiptarizem, atehere une nuk jam trap por fap, behem i mençur. Tani megjithese une besoj shume ne ato qe kam thene, ndodhem midis dy zjarreve ose te mohoj ate qe besoj ose te shpallem trap prej teje. Po te ishte ndonje vrases profesionist qe do te ma bente kete propozim per marreveshje, do ta pranoja menjehere e pa hezitim e nuk do te guxoja fare e kurre te flisja, sepse kuptohet se nuk jam ndonje hero. Ndersa kercenimi yt se nese nuk bej kete apo ate gje, do te me konsiderosh si nje trap me argeton pa mase, sepse nuk eshte ndonje turp te jesh trap, perderisa ka shume trapa qe qarkullojne ketej pari, madje pertoj te te pergjigjem me te njejten monedhe si psh”trap je vet”, sepse nuk me intereson nese ti je trap apo ti nuk je trap, ky eshte nje problemi yt personal, mua ne daç me dit me intereson qe ti, Arber Zaimi, Mustafa Nano etj te jeni te pandergjegjshem per ato qe shkruani, se ato per mendimin tim (pse shqetesoheni kaq shume nga ky mendim, mendim eshte nuk eshte vendim prokurorie) jane me thelb antikombetar, nese e kuptoni, nese hiqni dore, nese vendosni interesin kombatar mbi ate personal, per mua jeni ok dhe persona te nderuar dhe do te jam i lumtur qe nga mengjesi ne darke te me quani trap, edhe sikur te beheni me qindra e mijra e te therrisni ne kor çfardo sharje qe te desheroni. Keshtu qe une kete te propozoj ne ndryshim nga pakti qe me kerkon ti, nese nuk jeni te ndergjegjeshem te ndergjegjesoheni sa me pare e te filloni te punoni per kete vend se boll punuat per te tjere o fatkeqe. Ne kete rast une e terheq menjehere ate qe kam thene madje me gezim te madh sepse do te bej diçka qe perkon me te verteten, dhe per te verteten asnjehere nuk eshte vone.

    1. Nuk eshte kercenim, eshte thjesht nje pakt me qellim qe debati te mos helmohet.

      p.s. Xhaxha, nese me kujtohet mire, nje nga arsyet se pse kerkove qe shkrimet e tua te mos dilnin automatikisht ne PPU, si dhe nuk dalin me, ishte pikerisht sepse turma filloi te te etiketonte si antishqiptar, si njeri me program vllah, e me the te thashe, lloj lloj traplliqesh te tilla te padurueshme. E hidhur ta pranosh, por PTF, duke lejuar nje retorike te tille, ku tjetri te thote antishqiptar pa iu dridhur qerpiku, madje i bindur qe ka te drejte, nderkohe qe qenkemi ne qe ne nuk e kuptokemi thelbin e atyre qe themi, qenkemi te pandergjegjshem se ajo qe themi perbeka antishqiptarizem, nje helmim i tille i debatit e ka shnderruar PTF-ne ne sozien me te shemtuar te PPU-se te ato diteve. E kuptoj qe moderimi i tepruar mund te kushtoje shume kohe e shume energji, por besoj se ia vlen qe kjo pergjegjesi te merret. Ky person qe po shkruan ketu, pa piken e turpit aludon se Zaimi punoka per te tjere kunder shqiperise, se Nano punoka per te tjere, se duhet te ndergjegjesohemi, e lloj lloj idiotlleqesh, kur ende nuk ka dhene as proven me te vogel mbi gjithe cfare shpreh. Thjesht hedh shashka mbi tradhetine e tjetrit ne menyren me te papergjegjshme ndaj asaj qe tjetri shkruan e thote, lexon e kupton ate qe do e ashtu si do tek teksti i tjetrit, te ofendon e pastaj tall edhe menderen e te thote “s’jam prokurori une” a thua se personat e pergojuar jane te detyruar t’iu pergjigjen cdo idioti qe i bie gjoksit per patriotizem, a thua se ka mbetur vertete patriotizmi ne dore te ketyre maskarenjve qe nuk dine te bejne gje tjeter pervecse te shajne e te ofendojne nga nje ane, e nga ana tjeter te predikojne mbi c’perben ofendim. Eshte turp e faqa e zeze per PTF-ne qe te lejoje kete balte e kete llum perkundrejt autoreve qe nuk jane ketu. Le te shkoje zoteria tek Respublica e tek Saktivista e te merret me antishqiptarine e autoreve qe perflet atje. Nuk ka pse pse te perdore PTF-ne si platforme per te tilla horrlleqe. Xhaxha, clean up house! Please!

      1. Nese desheron mund te kerkosh ne arkivin e Saktivistas, kam debatuar gjate atje, kam thene edhe mendime me te renda se aludimi im i ketushem, por ata ne kundershtim me ty kane qene njerez te civilizuar dhe ne menyre te tille kane reaguar, kam bere debate edhe direkt me Arber Zaimin e te tjere djem te mrekullueshem qe ka aty tek Saktivista, prej nje kohe shume te gjate dhe ata ne menyre shume korrekte dhe civile, kane botuar gjithçka dhe asnjehere nuk kane bere thirrje te tipit anglez “cleanuphouzeleasese” siç ben ti, megjithese sigurisht ndajne mendime plotesisht te kunderta me te miat. Edhe tek Mustafa Nano kam shkruar shume pak por u largova se ai e kishte ma sasi fjalesh e germash dhe kjo ishte e bezdisshme. Nese ti keshillon ptf te mos i botoje ato qe shkruaj e te shkoj e te debatoj me ata te saktivistas atje ne shtepine e tyre, une e kam bere pa e thene ti, por ne menyre analoge une mund ti thoja ptf qe te mos i botoje shkrimet e tyre dhe te tuat ketu, dhe largozot, ta akuzoja ptf si platforme e perhapjes se ideve komuniste. Per mendimin tim SHBA-te jane Perendia e zbritur ne toke per shqiptaret, ky eshte mendimi im i pakulturuar, por une nuk them se kjo duhet te thuhet vend e pa vend, apo nga kushdo, por besoj se kjo duhet te dihet nga kushdo qe i bie hera te komunikoje me kete shtet, por edhe kjo eshte zgjedhje e lire e kujtdo, siç jam i lire edhe une te them mendimet e mia qe botohen nese gjykohen te pranueshme. Kaq them une nuk them te dalesh me megafon te ulerasesh rrofte Amerika, se vete Amerika ndoshta nuk e desheron nje gje te tille. Prandaj nuk e kuptoj dramatizimin qe i ben mendimeve te mia qe po ta perseris nuk jam ndonje prokuror e jap verdikte, kjo eshte e vertete e jo t.b. siç thua ti. Edhe une qe dal e flas ketu, flas se shikoj qe ne vend qe te flitet me kujdes nga disa te rendesishem ne media kalohet ne siç i quan zakonisht ti „idiotlleqe“ te tipit Bushi Steinberg, Kantirmen, Arvizu jane idiote e budallenj etj. Sa per sasine e madhe te sharjeve qe leshon kundrejt meje mesiper, meqenese lloji yt e ben edhe ndaj individeve te shquar qe permenda, une po i marr si lavderime.

  8. Lulian, arsyeja pse u largova nga PPU nuk lidhej tamam me hakërrimet e disave, por me indiferencën e të tjerëve, atyre që duhej të ndërhynin në diskutim; dhe sidomos e moderatorëve, të cilët duhej të mbronin autorin të cilit ia kishin marrë shkrimin dhe ekspozuar për komente.

    Në rastin e tanishëm, unë besoj se si ti, ashtu edhe Edrusi, keni pasur mundësi të debatoni me Gaforen dhe t’i tregoni vendin, duke mbrojtur njëkohësisht edhe autorin Zaimi, i cili nuk e pa të arsyeshme të ngatërrohej në këtë diskutim. Dua të them se, duke kundërshtuar akuzat e Gafores, ti dhe Edrusi (madje edhe unë) keni bërë, për Zaimin, pikërisht çfarë prisja unë që komentuesit të bënin për mua, kur plasën pusetat te PPU. Ti duhet ta mbash mend, se i ke pasë ndjekur ato debate atëherë.

    Sa për akuzat për anti-amerikanizëm, që ka lëshuar Gaforja, edhe unë mendoj që janë bullshit avullues, nga ai i mirëfillti. Këto akuza mua më kujtojnë ca të tjera, të vjetra, për anti-jugosllavizëm dhe anti-sovjetizëm. Gaforja është një anonim i çfarëdoshëm, por mua këto fjalë më duket sikur vijnë nga njerëz që s’e përfytyrojnë dot veten pa një padron mbi krye.

    Të kritikosh zyrtarë amerikanë, si ambasadorët e ShBA në Ballkan, ose edhe politikën amerikane, nuk është anti-amerikanizëm. Gaforja nuk ka pse t’i harxhojë këto etiketa me dukuri normale të politikës, ku palët përplasen mes tyre; aq më tepër që ka qenë gjithnjë fjala për ambasadorët që janë përzier në çështje politike të brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

    Natyrisht, është në interesin kombëtar të shqiptarëve, në Shqipëri dhe në Kosovë, t’i kultivojnë dhe t’i mbrojnë marrëdhëniet e mira me ShBA. Por këto marrëdhënie nuk dëmtohen nga kritikat, as janë kritikat shprehje të ndonjë anti-amerikanizmi; përkundrazi, akuzat për anti-amerikanizëm janë shprehje e një oportunizmi politik vetë-shërbyes.

    Sipas këtij sistemi, nuk do të kish nevojë të lodheshim me debate, konflikte dhe kompromise në lëmin e politikës; do të mjaftonte të pyesnim ambasadorin amerikan dhe pastaj ta akuzonim palën kundërshtare për anti-amerikanizëm, tradhti kombëtare e kështu me radhë.

    Ky është mendimi im – si lexues dhe ndjekës i këtij debati. Unë i kam lexuar me kujdes komentet rreth këtij shkrimi dhe kam përshtypjen se Zaimi nuk është lënë në mëshirë të fatit (unë vetë i dola krah disa herë); edhe pse do të dëshiroja që ai vetë të përfshihej në diskutimet, sikurse ka bërë në të kaluarën.

    Përndryshe, si administrator i blogut, më duhet të sqaroj se thirrjet për censurim të të tretëve nuk i mirëpres; dhe se nuk është aspak “turp e faqe e zezë” për PTF që të “lejojë” dikë të shprehë mendimin e vet në komentet, sa kohë që njëlloj lejon edhe zërat e që e kundërshtojnë. Ky është realiteti, këta janë njerëzit me të cilët ndeshemi në jetë dhe në virtualitet, këto janë palët e debateve politike.

    Këshilla ime: dilini zot vetes dhe miqve tuaj dhe kolegëve që ua simpatizoni idetë, pa i shkelur kufijtë e mirësjelljes në komunikimin me tjetrin. Censurë ideologjike në PTF nuk do të ketë asnjëherë.

    1. Po ca ideologjie eshte ta quash tjetrin “tradhetar” pa u bazuar gjekundi, o Xhaxha? Nuk po kerkon njeri censurim ideologjik. Bujrum te djathtet, te majtet, e te gjithe ngjyrat per mua, por t’i therrasi tjetrit anti-shqiptar se ashtu i eshte mbushur mendja gaforres, apo kujtdo, nuk eshte ideologji fare, eshte perdhunim i etikes se debatit.

    1. Eshte per tu shkrire gazit, por duhet aftesi per te bere dallimin.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin