Mes përfundimeve të Konferencës gjuhësore të Durrësit, ai për leksikun e shqipes standard lexon kështu:
Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.
Për mua, paragrafi është formuluar keq dhe në mënyrë simpliste; nuk zgjidh asgjë por vetëm përsërit formula të vjetruara; meqë leksiku standard tashmë nuk pasurohet aq me prurje drejtpërdrejt nga dialektet, sesa nga sociolektet; dhe pasurimi i këtij leksiku do të bëhet sipas kriteresh funksionale, ose me fjalë për të cilat ndihet nevoja; jo me kritere filologjike, ose me fjalë të cilat kanë meritën të jenë përdorur nga autorët e traditës letrare gege.
Po ashtu, leksiku nuk pasurohet nëpërmjet fjalëformimit, meqë fjalëformimi në vetvete, edhe madje sidomos kur ndjek “gjedhet fjalëformuese të shqipes” prodhon njësi boshe (punësoj, i punësuar, punësim, i punësueshëm, punësisht, punësi, punësueshmëri, punësueshmërisht, i papunësuar, papunësi, papunësisht, i papunësishëm, papunësoj, papunësim, i papunësueshëm, papunësueshmëri, i ripunësuar, i ripunësueshëm, ripunësim, ripunësueshmëri), të cilat, në rastin më të mirë, mbushen me kuptim vetëm gjatë përdorimit; por fjalëformimi në vetvete nuk garanton kurrfarë përdorimi.
Më në fund, flitet atje për “pastërti ndaj huazimeve të panevojshme”, edhe pse nuk kuptohet se kush do ta përcaktojë nëse një huazim është i panevojshëm apo jo; meqë për përdoruesin ai është natyrisht i nevojshëm; ndërsa gjuhëtari, i cili është i vetmi që mund të ligjësojë nëse huazimi vlen të përdoret apo jo, nuk mund t’ia japë vetes rolin e kujt u tregon përdoruesve ç’fjalë të përdorin dhe çfarë jo (pikërisht ai gjuhëtar që përndryshe shkon në konferenca dhe shpjegon se norma leksikore nuk ekziston); pa përmendur pastaj vetë konceptin e pastërtisë, i cili tingëllon krejt arkaik, madje anakronik, në rrethanat e sotme të integrimit të detyruar në fshatin global.
Për mua, ai përfundim nuk ka ndonjë vlerë, as pasqyron ndonjë rezultat të debateve në konferencë. Një përgjigje më të zgjeruar këtyre çështjeve u kam dhënë në kumtesën time.
Gjatë diskutimeve për kumtesën, m’u vu në dukje, nga disa diskutantë (M. Çeliku, R. Ismajli) se vetë koncepti i normës leksikore nuk qëndron; madje Ismajli shkoi deri aty sa të vërente se norma leksikore nuk ekziston; më anë tjetër, paragrafi i mësipërm, i nxjerrë nga dokumenti përfundimtar i Konferencës, për mendimin tim nuk mund të interpretohet, veçse si formulim i normës leksikore: përkrahje e fjalëve dialektore, e fjalëve të traditës gege, e fjalëve të formuara rishtaz nga njëra anë; dëbim i fjalëve të huaja të panevojshme nga ana tjetër. Më qartë se kaq, një politikë në fushë të leksikut nuk mund të formulohej.
Megjithatë, çështja nuk është aq e thjeshtë. E ritheksoj: ai paragraf është formuluar keq; i përket gjuhësisë romantike, jo gjuhësisë bashkëkohore. Standardi jo vetëm që nuk merr më fjalë nga dialektet, por edhe po i mbyt këto me gjithfarë fjalësh të reja; ato nevoja që ka standardi dialektet nuk i përmbushin më drejtpërdrejt, por vetëm nëpërmjet domestikimit të fjalëve të rralla nga terminologët ose shkrimtarët; ose tërthorazi, sa herë që një sociolekt e kapërcen barrierën midis ligjërimit të folur dhe atij të shkruar, për të depërtuar, zakonisht në letërsi.
Në një diskutim timin atje, unë përmenda normën – jo doemos leksikore – që krijohet vetvetiu në forumet virtuale dhe rrjetet sociale online; kjo normë herët a vonë do të derdhet edhe në ligjërimin publik konvencional, në një kohë që gjuhëtarët do të vazhdojnë të mallëngjehen me emrat e deshëve sipas formës së brirëve. Më në fund, vetë koncepti i transferimit të fjalëve të rralla nga të folmet në standard është i diskutueshëm, siç do të përpiqem ta ilustroj më poshtë, me një parantezë relativisht të gjatë.
Një subversion letrar
Në vjeshtë të vitit 2004 pata botuar, në Alb-Club, me pseudonimin Maks Gjerazi, një të ashtuquajtur “sonet geg”, të cilin po e kopjoj këtu më poshtë:
PLLANCA
Pashkaminue kapllak qi pshteh merrllaku
S’e marravec me tartabak kurdimi
As me kardhnue yrkybet fllag shimi
Dirgji-dirgji, shabak krahet terpaku.
Dintue zermak, mos e shpurthiq kamshatin,
Ani pse anshta s’krydhet prej sqepahu
As krydhet pshtuka prej perlegja zahu
Pashkaminue kapllak qi mogji rrxatin.
Mirrqina golli. Shqupi sodna xhisi
T’merreshet kapllaku mbas kurrgjije
Kardhnon kurdimi, por me shqutek mrrisi.
E njaj shigjrret qi shpupullis kakrrije
Nuk e shpaluq, as e bushtrret shulisi
Nji lom t’kurrzue qi shtret gollza mije.
Natyrisht, soneti nuk ka asnjë kuptim; ai veç “tingëllon” gegnisht, pa qenë i tillë. Unë pata marrë si model, të paktën eufonik, tingëllimat e Ndre Mjedës – por edhe të tjerë autorë katolikë shkodranë të asaj periudhe do të vlenin.
Reagimi i lexuesit para një teksti të tillë ishte, përgjithësisht, shumë i kujdesshëm. Lexuesi i sotëm e ka humbur kontaktin me gegnishten letrare klasike; dhe kur ndesh në fjalë të pakuptueshme, te Fishta, Mjeda ose Prenushi, ia vë fajin vetes që nuk i njeh këto fjalë, duke i cilësuar si të rralla. Nga kjo pikëpamje, soneti më sipër shërbeu për të matur shkallën e jetërsimit të lexuesit sot nga letërsia gege e traditës.
Duke e shtyrë këtë interpretim në ekstrem, mund të vërehet se, për lexuesin bartës të standardit të sotëm, gegnishtja letrare është një zhargon i mbushur me fjalë të pakuptueshme; madje jo vetëm është i tillë, por edhe do të përkufizohet si i tillë, çka do të ishte në vetvete skandaloze.
Gjithsesi, arkivat e Alb-Club-it, për ato vite, nuk hapen dot; mbaj mend që pati njerëz të cilët haptazi e pranuan se nuk e kuptonin sonetin, ndoshta as arsyen pse Maks Gjerazi e kishte shkruar dhe po ua ofronte alb-clubasve. Meqë atmosfera ishte e përshtatshme për ta vazhduar lojën, ose “eksperimentin”, vendosa të shkruaj një interpretim kritik të kësaj vepërze, nga një alter ego tjetër e imja, pedanti Dale Hashorva, i cili, ndër të tjera, vërejti:
Autori shkruan një sonet në gegërishten e kultivuar të Mjedjes, Fishtës e pse jo, të Zarishit, De Martinos e të tjerëve autorë katolikë të harruar të shekullit XIX – një orvatje arkaizante doemos post-moderne, ku ekspresiviteti ka të bëjë më shumë me shtim dimensionesh, sesa me eksplorim të hapësirës konvencionale ekzistuese.
Nuk mund të mos vë re një numër të madh pseudo-turqizmash, të tilla si: kapllak, merrllak, tartabak, kurdim, yrkybet, dirgji, shabak; të cilat më çojnë më tepër te De Martino e Zarishi, pra në një periudhë kur poetika gege ende nuk ishte konsoliduar, të paktën për sa i përket zgjedhjes së fjalëve. Filozofia e leksikut poetik në këtë rast është doemos para-rilindëse.
Nga ana tjetër, vetë zgjedhja e një forme metrike konservative si soneti (njëmbëdhjetërrokësh strikt, me rima të trajtës ABBA, CDDC, EFE, GFG) tregon një lloj neveritjeje – sado indirekte – me formën e vargut të lirë e cila sot mbizotëron shprehjen poetike. Por jo vetëm kaq: soneti iu imponua poezisë shqipe, në kohën e vet, edhe si një sfidë ndaj metrikës orientalizante të bejtexhinjve; pra si një formë oksidentalizante, praktikisht bartëse e një mesazhi pothuajse politik.
Kjo sepse rilindja favorizoi centripetizmin në kulturën (embrionale) shqiptare – pra edhe tetërrokëshin dhe monokolonën si forma tradicionale folklorike – në një kohë që soneti, si formë poetike, ende i referohet një epoke kur përkatësia kulturore kishte përparësi ndaj afirmimit të identitetit.
Për çfarë flet Pllanca konkretisht? Po lejohem të vërej se strofa e parë ka një natyrë deskriptive të përshenjuar nga natyra intranzitive e foljeve; vetëm se përshkrimi përforcohet nga dy mohime të njëpasnjëshme: (1) s’e marravec; (2) as me kardhnue. Pra te ekzistuesja arrijmë nëpërmjet asaj që nuk është (ose nuk është më).
Zemërimi i poetit, sepse unë prirem të besoj se për zemërim është fjala, nxjerr krye që në fillim të strofës së dytë: “Dintue zermak, mos e shpurthiq kamshatin,” – një urdhër a thirrje e dëshpëruar (e dishprueme); një zemërim i mbështetur edhe në të vërteta elementare të tilla si: “anshta s’krydhet prej sqepahu”, “as krydhet pshtuka prej perlegja zahu”; dikush nuk i përfill më këto të vërteta, ose i mohon qëllimisht – që këtej edhe indinjata kaq karakteristike për poezinë shqipe të mijëvjeçarit të shkuar.
Ndërkaq, strofa e tretë, me cezurën e papritur në mes të vargut, dhe me konstatimin e kobshëm se “Mirrqina golli.” na lë të kuptojmë se katastrofa tanimë nuk mund të ndalet, i përket së kaluarës. Për këtë arsye, poetit i shpaloset para sysh një pejzazh ku “t’merreshet kapllaku mbas kurrgjije” e ku “kardhnon kurdimi.”
Fundi i sonetit rimerr mohimin e dyfishtë: psherëtimë për botën si mund të ishte, po të mos ishte dënuar nga indiferenca soditëse: “nuk e shpaluq, as e bushtrret shulisi.” Një botë ku ju e unë nuk do të dëshironim kurrë të jetonim, edhe pse tani është tepër vonë – poeti na i ka hapur sytë. Sepse është vërtet tepër vonë për të mbyllur sytë e për të mohuar realitetin e këtij “lomi t’kurrzue qi shtret gollza mije…”.
Çfarë është Pllanca? Vendlindja e poetit? Fushë e një beteje të lavdishme, por të harruar? Djepi i kombit shqiptar? Vend-masakra e një populli të pafajshëm? Lexuesi është i lirë të zgjedhë cilëndo përgjigje, duke e kompletuar kështu eksperiencën e leximit.
Natyrisht, e gjithë kjo vlen me kusht që soneti të jetë shkruar njëfarësoj në shqipe.
Deri këtu Hashorva – i cili parodizon, teksa parodizohet.
Nëse Pllanca i përket letërsisë shqipe apo jo, sado modestisht, këtë nuk më takon mua ta diskutoj as ta vendos. Por nuk besoj se mund të mohohet se ai tekst, përveç një diskursi mirëfilli poetik (falë ritmit, vargut njëmbëdhjetërrokësh, rimës dhe strukturës strofike prej soneti) është në gjendje të përftojë edhe një diskurs kritik, atë të Dale Hashorvës, i cili anashkalon aspektin semantik (të diskutueshëm, në rastin më të mirë), për t’u ndalur në efektet gramatikore, strukturore dhe prozodike, të cilat kanë semantizmin e tyre.
Tani dua të pyes nëse i njëjti tekst mund të përdoret edhe për një diskurs të llojit meta-gjuhësor, ose pikërisht një diskutim të natyrës, ose më mirë statusit leksikor të fjalëve, ose më mirë “fjalëve” të poemës.
Statusi problematik i fjalës së rrallë
Kur e shkrova Pllancën, u rreka, me aq sa kisha mundësi, që të mos përdorja fjalë të mirëfillta të gegnishtes; por edhe vetë kjo ndërmarrje është paradoksale, meqë për një fjalë mund të themi me siguri që ekziston, por nuk mund të themi dot, me po aq siguri, se nuk ekziston. I vetmi kriter praktik mbetet prania e fjalës në një fjalor – p.sh. në fjalorët normativë të shqipes së sotme, ose në fjalorë të fjalëve të rralla (si ai që ka botuar së fundi M. Elezi).
Po marr një fjalë si mirrqina; e cila, pas gjase, nuk ekziston gjëkundi në të folmet gegërishte; por si mund ta provoj këtë? Sikur të dalë dikush nesër e të thotë se mirrqina është emri i një shpendi të familjes së shkurtës (Turnix sylvatica), kush do ta kundërshtojë? A nuk është karakteristikë e fjalës së rrallë që kjo të jetë praktikisht e panjohur për shumicën e përdoruesve të gjuhës?
Mbetemi kështu brenda kufijve të absurditetit, nga ku nuk do të dalim dot, përveçse po të pranojmë se, përtej kriterit funksional, i vetmi autoritet në lëmë të normës leksikore mbetet fjalori; në një kohë që fjala e rrallë, me përkufizim, mungon në fjalor, madje, po të dëgjosh disa gjuhëtarë, është dëbuar që andej qëllimisht.
Sipas këtij arsyetimi, pasurimi i standardit nëpërmjet hapjes së këtij ndaj dialekteve dhe traditës letrare gege (citoj gjithnjë përfundimin no. 5 të Konferencës) do të kryhet vetëm nëpërmjet pasurimit të fjalorëve përkatës. Mirëpo këtu ka diçka që nuk shkon: meqë prej fjalorëve presim që të fotografojnë një gjendje të caktuar të gjuhës, jo ta përcaktojnë këtë; përjashtim bëjnë vetëm fjalorët terminologjikë.
Sa për këta të fundit, nëse autorëve u duhet të zgjedhin mes një termi të huaj dhe një termi vendës të bazuar në një fjalë të rrallë (nxjerrë, bie fjala, nga Gazulli, Tase, Giordano ose Elezi), kriteri funksional sugjeron që të preferohet termi i huaj, sa kohë që ky është fonetikisht dhe morfologjikisht i pranueshëm për gjuhën; një term si anaphylactic shock do ta preferoja ta kisha në shqipe si shok anafilaktik, meqë ashtu shqipja më lidhet me gjuhë të tjera perëndimore; sesa, bie fjala, plemëz (term popullor që do ta ketë ndeshur ndonjë prift a mësues i përkushtuar diku në Zvarrishtë ose në Munellë), ose xuhallë, fjalë drejtpërdrejt e marrë nga dorëshkrimi i padre Bratit (whatever). Në rrafshin funksional (sinkronik), fjala e rrallë është më “e huaj” se fjala e huaj; meqë kjo e fundit të lidh me një gjuhë tjetër, ndërsa fjala e rrallë veç të lidh me një mit…
Xhaxha,
Se bashku me Pllancen, sapo krijuat nje term qe do t’i qendroje kohes. Segmenti “mirrqina është emri i një shpendi të familjes së shkurtës (Turnix sylvatica)” ploteson te gjitha kushtet tashme qe te kapet nga programet informatike si nje term i percaktuar qarte (bile edhe me fotografi).
Une ve bast qe se shpejti, do te jete pjese e nje fjalori se bashku me shume shprehje te tjera qe mund te gjinden nepermjet nje pyetje si kjo”
http://www.google.com/search?ie=UTF-8&q=%22%C3%ABsht%C3%AB+emri+i+nj%C3%AB%22
Xha Xha,
Dalengadale je duke u kthyer ne nje Don Kishot. Problemi eshte se Historia perlan gjithçka, edhe ty bashke me te tjeret. Duke u marre gjithnje me nje problem qe gjithsesi, dhe ti e di shume mire, do te ndjeke udhen e vet te natyrshme pa te pyetur fare ty apo ndonje tjeter, ti tregon thjesht se ke ngelur rob i nje vizioni me te vertete per t’u vajtuar. Kam folur shpesh per “obsesionin” tend ne lidhje me mbylljen e gjuhes shqipe kundrejt disa njerezve qe flasin shqip. Eshte vertet “minable” dhe “pitoyable”. Keto dy fjale, eshte mire te futen ne gjuhen shqipe thjesht per te ilustruar obsesionin tend.
PERFYTYRO KU MBERRIN NJE GJUHETAR kur qesendis idene aq te mirepritur per te rrasur ne fjalor çdo lloj perdorimi te mundshem te rrenjes “pune”. Kjo do te thote se as nuk ia ke haberin fjalorit te nje gjuhe. Cdo fjale qe shkruhet ne nje liber, dhe qe ka nje kuptim te veçante, por qe nuk e pasqyruar ne fjalor, DUHET TE FUTET NE FJALOR.
Jankélévitch ka shpikur fjale si “futurité”, “futurition”, dhe askush nuk e ka perqeshur se deshiron te hedhe ne ere frengjishten. Sepse pas ketyre fjaleve ka nje mendim qe nuk ka mundur te shprehet me fjalet deri atehere te njohura.
Nejse, kot qe lodhem, vazhdo ne psikozat e tua.
“Un”, mirë e ke, mos u lodh kot… sidomos me fyerje. Mendimet, nëse keni, mund t’i jepni edhe pa nihilizëm snob. Ky blog për këtë punë është, jo për tjetër.
Nje shkrim interesant i titulluem ‘Testamentet e tradhtueme të gjuhës shqipe’ qe ka lidhje me temat qe po diskutohen së fundimi këtu ne blog, është publikuar sot nga shkrimtari i njohur Agron Tufa. Ju propozoj ta lexoni!
http://www.gazetastart.com/analist.php?kategoria=Analistet&analist=Agron_TUFA&nr=1161
Historike kjo sot
Zoopark leksikor mund te thuhet kur ka kafshe si simpliste apo domestikim, perndryshe kemi te bejme me nje tufe kafshesh, psh dele apo dhi.
Nje tufe delesh eshte e dobishme, nje tufe kafshesh zoologjike duhet per livadhisje qejfliu.
Ndersa kane hyre me siguri mbi 1000 fjale te huaja, autorin e ha meraku per disa dhjetra fjale te vjetra qe mund te rifuten ne perdorim (greket per 150 vjet futen nje numer te pallogaritshem fjalesh te greqishtes se vjeter, duke permiresuar ndjeshem bazen gjenetike te greqishtes se re) te cilat na shkaktokershin kopshtin zoologjik.
Per krahasim, ç’mund te quhet kopsht zoologjik Nju Jorku apo Burreli ? Burreli eshte si tufa e dhenve, Nju Jorku si kopsht i madh zoologjik.
Rrofte fshati global ?
Po e shikojme ne Kosove fshatin global ne fjalor. Autoret kosovare pergjithesisht jane te llahtarshem, troç s’dine shqip. Atje mungon dogana e fjaleve dhe jane dyndur fjale te huaja gjithfaresh, se fundmi inglizma, qe e ngushtojne hapesiren e shqipes gjithnje e me tej. Ne Kosove shqipja po vdes, po krijohet nje gjuhe kreole me baze shqipen, po gjuha publike ne Kosove nuk eshte shqip.
Te pakten une i ve vizen e kryqin bastardizimit te shqipes ne Kosove.
Kreole, dobiçe, bastarde le te krijohen me baze gjuhe te tjera, jo me baze shqipen, shqipen s’e kemi gjuhen e njerkes.
Gjuhetaret e Kosoves le te jene te zote sa te duan ne pune gjuhesie, po s’jane ne gjendje te ndikojne ne shpetimin e shqipes ne Kosove prej bastardizimit, per mua vlejne sa nje gjel i Vitit te Ri.
Tjeter, duhet shpetuar shqipja prej perkthyesve.
Shteti te ndaloje botimin e veprave te perkthyera per 5 vjet, le ti botojne ne internet a jashte shtetit, jo ne Shqiperi, rrup-sup, tu shtrengohet rripi, se e kane letyrosur shqipen fare, me te thatin te digjet edhe i njomi per 5 vjet.
Tjeter, gjoba te majme pergatitesve te teksteve te lajmeve qe u jargaviten fjaleve te huaja, biles gjoba kujtdo personazhi mediatik ne Shqiperi qe u jargavitet atyre, me parate e shumta qe do mblidhen, te rriten pensionet.
Etj, etj, gjoba majtas e gjoba djathtas, te pastrohet gjuha e te rriten edhe pensionet.
Vetem keshtu ha pyke ky popull, perndryshe kthehet gjithçka ne bordello. Behet edhe njefare shperndarje e pasurise nga te kamurit tek te skamurit. Na kane mbyte tekanjozet, pordhacet e snobet.
Kush s’do te jete shqiptar i virtytshem te paguaje gjobe per mbajtjen e veseve, ose t’ja mbathe jashte shtetit, pa viza eshte, kush te doje le te ike, udha mbare.
Hyllin,
Pa hyre ne hollesira mbi menyren e daljes nga “qorrsokaku”, po them se ke te drejte pak a shume.
Eshte me te vertete per te vajtuar qe gjuhetaret shqiptare nuk e kuptojne se GJUHA DUHET LERUAR ME PLUG TE THELLE. Po nuk u shkriftua toka here pas here, ajo kthehet ne djerre. Edhe gjuha jone, duke kaluar nga konservatizmi i shpifur i elitave te vjetra ne modernizimin po aq te shpifur te elitave te reja, eshte duke u kthyer ne nje, me fal per shprehjen, hale te vertete.
Perkthyesit, meqe i permende, jane vertet ne pararoje te luftes per mbrojtjen e gjuhes se tyre amtare. Flas ketu per perkthyes te ndergjegjshem dhe jo per sharlatane. Kur perkthyesi ndeshet perdite me “lubine” e huaj, ai ka nje ndjesi te dyfishte :
– edhe admirim ndaj kesaj lubie, per forcen dhe kembeguljen e saj,
– edhe neveri per te, duke pasur parasysh se deshiron ta ruaje gjuhen e vet sa me te paster.
Kjo ndjesi e dyfishte, kjo lufte mes dy te kundertash, perben dhe medyshjen apo brengen e perkthyesit : ç’te beje ?
Nganjehere lubia eshte shume e forte, nuk ndalet, ajo gezon gjithçka per te thyer çfaredo qofte. Perkthyesi e ka te kote t’i qendroje, te kthehet ne nje hero, lubia perseri do t’ia çaje brinjet gjuhes amtare te perkthyesit.
Ketu duhet nje lloj site, nje lloj parapergatitje e perkthyesit. Gjate perkthimit, ai veren se gjuha shqipe eshte vertet mjaft e pershtatshme per te krijuar e rinuar vetveten. Duhet thjesht guxim dhe urtesi. Edhe keto te dyja kundershtuese, por ja qe keshtu ecet : ngurim i vendosur ose guxim i urte.
Fjalet e tua rane pikerisht ne kete pasazh qe po perktheja (konteksti eshte : tre specialiste te letersise flasin per Roland Barthes, duke e cilesuar si nje antimodern qe perdorte mjetet e modernitetit per ta luftuar.)
__________
ERIC MARTY : Nuk bëhet fjalë thjesht për të shpëtuar të kaluarën ; bëhet fjalë gjithashtu për ta shtyrë atë përpara. Do të marr shembullin mjaft barthesian të mësuesit të vet të këngës në rini, Charles Panzéra, të cilin e mburr si një këngëtar absolut. Sigurisht që këtu ka një përmasë rikthimi drejt së kaluarës, por kjo është thjesht për të dhënë një analizë të këngës që është tërësisht moderne dhe që shkon përkundër psikologjizmit dhe në kahun e letraritetit*. Duhet shpëtuar e kaluara, me kushtin që kjo e kaluar të jetë e ngritur në të tashmen dhe madje në të ardhmen. Ajo çfarë është birësore**, nuk është thjesht për të nderuar parardhësit, por për t’i risjellë ata në të tashmen. Kur Barthes thotë se « i tërë Nicolas de Staël gjendet në një centimetër katror të Cézanne », kjo është gjithashtu një mënyrë të punuari për një dialektikë historike të përhershme ku e kaluara rikthehet në të tashmen dhe madje në të ardhmen.
___________
* letraritet (littéralité) = zotim per t’iu permbajtur saktesise se rrepte te fjaleve apo kuptimit te perkthimit dhe interpretimit. Duke pasur parasysh se “letersi” nuk vjen nga “letër”, por nga lettre qe do te thote germe, shkronje. T’i permbahesh shkronjes, germes, germe-per-germe.
** biresore (filiale) = levizja nga i biri drejt prinderve. Barthesi thote se “vepra qe ai deshiron ta lexoje me deshire (ai perdor fjalen permbushje) eshte nje veper e thjesht, biresore, e deshirueshme”. Pra nje veper qe ka nje fill te pakeputur qe e lidh ate me veprat e meparshme.
Xhaxhai:
Sa për këta të fundit, nëse autorëve u
duhet të zgjedhin mes një termi të huaj
dhe një termi vendës të bazuar në një
fjalë të rrallë (nxjerrë, bie fjala, nga Gazulli,
Tase, Giordano ose Elezi), kriteri funksional
sugjeron që të preferohet termi i huaj, sa
kohë që ky është fonetikisht dhe
morfologjikisht i pranueshëm për gjuhën;
një term si anaphylactic shock do ta preferoja
ta kisha në shqipe si shok anafilaktik, meqë
ashtu shqipja më lidhet me gjuhë të tjera
perëndimore; sesa, bie fjala, plemëz (term
popullor që do ta ketë ndeshur ndonjë prift
a mësues i përkushtuar diku në Zvarrishtë
ose në Munellë), ose xuhallë, fjalë
drejtpërdrejt e marrë nga dorëshkrimi i
padre Bratit (whatever). Në rrafshin
funksional (sinkronik), fjala e rrallë është më
“e huaj” se fjala e huaj; meqë kjo e fundit të
lidh me një gjuhë tjetër, ndërsa fjala e rrallë
veç të lidh me një mit…
Gjithnje me lene me goje hapur disa argumente te xhaxhait, sidomos ato qe kane “perendimore” brenda apo disa te tjera te tipit; eshte keshtu se perndryshe nuk do te ishte element i epokes sone !!
Gjithsesi jeni shume i sakte tek citimi lart: Duhet te zgjedhim fjalet sipas kriterit funksional, dhe fjalet e huja jane me funksionale, per me teper na lidhin edhe me gjuhe te tjera PERENDIMORE !
Por perse te ndalojme me kaq, ne gjysem te rruges. Une them te fillojme te gjithe te flasim anglisht menjehere, dhe mos te presim me diten kur gjuha me te cilen komunikojme te jete transformuar ngadale vetvetiu.
Le te jemi funksionale dhe perendimore deri ne fund dhe Gjuhe me funksionale se anglishtja nuk ka, as me perendimore.
Ne fakt francezet, spanjollet e portugezet jane popuj te vendosur me ne perendim ne Europe sesa anglezet, por mos te harrojme, kemi amerikanet qe jane akoma me ne perendim! Pastaj shume te prapambetur keta latinet, vazhdojne te flasin me argumente qe s’jane te epokes sone. Ish ministri i jashtem i Frances H. Vedrine kur shprehej mbi mbrojtjen e frengjishtes thoshte se ;
Gjuha eshte subjekti yne identitar me jetesor, ajo eshte disku jone i ngurte.
Ndersa Presidenti i Portugalise Soares per te njejten çeshtje kishte edhe ai diçka te ngjashme;
GJUHA ESHTE ATDHEU IM.
Po nejse s’ka rendesi kjo, pastaj kush do e percaktoje nese nje huazim eshte panevojshem apo jo ?! Xhaje eshte e thjeshte fare, nuk duhen pranuar ne fjaloret e gjuhes standarte, perkthime te fjaleve qe ekzistojne ne shqip. Kete duhet ta bejne gjuhetaret qe i krijojne fjaloret.
Po ashtu, leksiku nuk pasurohet nëpërmjet fjalëformimit, meqë fjalëformimi në vetvete, edhe madje sidomos kur ndjek “gjedhet fjalëformuese të shqipes” prodhon njësi boshe (punësoj, i punësuar, punësim, i punësueshëm, punësisht, punësi, punësueshmëri, punësueshmërisht, i papunësuar, papunësi, papunësisht, i papunësishëm, papunësoj, papunësim, i papunësueshëm, papunësueshmëri, i ripunësuar, i ripunësueshëm, ripunësim, ripunësueshmëri), të cilat, në rastin më të mirë, mbushen me kuptim vetëm gjatë përdorimit; por fjalëformimi në vetvete nuk garanton kurrfarë përdorimi.
Njesi ‘boshe’? P.sh. PUNESIM qenka njesi BOSHE qe mbushet me kuptim vetem gjate perdorimit? Po, ta merrnim vetem temen PUNE, eshte edhe kjo BOSHE si njesi dhe a mbushet me kuptim vetem gjate perdorimit? Sqarim, aman.
Shembujt duhen kuptuar kështu: gjedhet e rregullta fjalëformuese, në vetvete, nuk garantojnë që njësia e formuar rishtas të jetë fjalë përnjimend; duhet diçka më tepër. Vargu i formimeve më lart përmban fjalë të rregullta dhe fjalë boshe, edhe pse kjo nuk mund të deduktohet nga mënyra si janë formuar, ose nga “gjedhet”.