E NISËM PËR TEMPULL…

Debatin e fundit në Parlament nuk e ndoqa dot drejtpërdrejt në TV, por lexova, sado me neveri, replikat e shkëmbyera mes deputetëve të PS-së dhe kryeministrit Berisha, me pjesëmarrjen e herëpashershme të kryetares së Parlamentit Topalli në kontrapunkt; të zbardhura me zell të pashoq nga mediat e shkruara.

Pashë si palët nuk ia kishin kursyer njëra-tjetrës akuzat për vjedhje, grabitje, mashtrime, eksplorime erotike, komplote, ryshfete, fshehje provash, pastrim parash, shfrytëzim prostitucioni, tregti droge dhe të tjera thagma që e kanë vendin në manualet fushore të policisë kriminale, jo në proces-verbalet e tempullit të fjalës së lirë dhe të demokracisë shqiptare.

Parlamenti, ky institucion themelor i rendit demokratik dhe kuvendi ku përfaqësues të zgjedhur me votën e lirë të popullit pritet të debatojnë mes tyre dhe të vendosin, me mendje të ndriçuara, për ligjet e Republikës, u shndërrua edhe një herë në modelin shqiptar të Ferrit të Dantes, të strukturuar sipas llojit të mëkateve pas gjase të konsumuara nga deputetët.

Sikur të mos mjaftonte kjo katrahurë, seanca e debatit u përcoll drejtpërdrejt nga televizioni dhe iu ofrua bujarisht publikut si mostër e ligjërimit publik shqip në epokën e demokracisë dhe të integrimit në Europë, ose mishërim i lirisë së fjalës të realizuar nga përfaqësuesit e zgjedhur prej popullit, the best of the best, ose njerëz me të cilët Shqipëria duhej të krenohej.

Në fjalorin tim politik, kjo quhet përdhosje e institucionit.

Parlamenti nuk po funksionon dot si kuvend i shkëmbimit të mendimeve, pse e kanë katandisur në gjellëtore të urrejtjes, të fyerjes, të akuzave nga më të rëndat dhe të përgojimit të gjithçkaje të fëlliqur që kanë përftuar, ndër shqiptarët, këto njëzet vjet post-komunizëm, tranzicion dhe përpjekje për të luajtur lojën e demokracisë.

Krypa: Multilateral Approach

Pavarësisht nga ç’pozita flasin e ç’interesa mbrojnë, protagonistët e debatit nuk po shkëmbejnë më mendime dhe dije, por ndyrësi; madje pisllëku duket të jetë sanksionuar tashmë si e vetmja monedhë me të cilën mund të blesh dhe të shesësh mall dhe kredi në këtë pazar plaçkash të përdorura, ku ajka politike e Shqipërisë tallet me institucionin e fjalës së lirë dhe besën (ah, besën) që u ka dhënë zgjedhësve.

I kapur peng, madje i gozhduar përballë kësaj farse të përsëritur, publiku vjen e bindet se Parlamenti, idealisht tempull i demokracisë dhe i lirisë së fjalës, në të vërtetë tash nuk i duhet më Shqipërisë – është katandisur në një institucion të kotë, në një spektakël kukullash të obsesionuara pas seksit, parasë dhe thikës pas shpine, të cilat nuk përfaqësojnë më asgjë, veç krimit, grykësisë, kurvnisë dhe pushtetit.

Për fat të keq, delegjitimimi i Parlamentit si institucion veçse ia hap vetvetiu rrugën fashizmit – në mos si regjim politik, së paku si alternativë ose shpresë në mendjet e të gjithë atyre që nuk e gjejnë dot veten, as mund ta gjejnë, në këtë komedi vesesh, sharjesh dhe kërcënimesh.

Nuk ka dyshim se përdhosja e institucionit parlamentar është reale, po ndodh ditën për diell para syve të publikut, si atentat i mirëfilltë ndaj praktikës dhe kulturës demokratike në Shqipëri; madje edhe sikur vetë akuzat e shkëmbyera, aluzionet, insinuatat dhe indinjimet të mos jenë veç poza, ose shenja të koduara që ia dërgojnë shoku-shokut bashkëfajtorët në krimin e përbashkët të fundosjes së shtetit ligjor dhe të rendit demokratik në vend.

Ndoshta qytetari që e ndjek debatin parlamentar në televizion ose e lexon më pas në gazetë përfshihet i tëri në komizmin e personazheve që i dalin në ekran dhe në dramën e publikut që pret prej politikanëve t’i ofrojnë ide, zgjidhje dhe vizion – jo batuta dy-lekëshe dhe zgjyrë kazani; përfshihet dhe përnjëmend i beson kërcëllitjet e dhëmbëve dhe skenarët e krimeve që zëvendësojnë njëri-tjetrin, si diapozitivat në një prezantim me PowerPoint.

Ndërkohë, një diseksion më i ftohtë i këtyre shkëmbimeve të sugjeron diçka tjetër, edhe më të rrezikshme për integritetin e politikës shqiptare sot: dhe pikërisht, familjaritetin e këtyre politikanëve mes tyre, familjarizimin me huqet e njëri-tjetrit, me jetët intime dhe të fshehtat përvëluese, me biografitë e ndërsjella dhe skeletet në dollapët, me nënat dhe baballarët e gjallë dhe të vdekur, me bashkëshortet dhe të dashurat, me Enver Hoxhën vetë dhe fantazmën e tij; deri aty sa vetë debati parlamentar, për një çështje aq serioze sa buxheti i shtetit, të shndërrohet në një kronikë rozë të jetës së oborrit oligarkik në Shqipëri; të këtij oborri të populluar me gjithfarë parvenush, nouveaux riches, grykësish, pehlivanësh, makutësh, batakçinjsh, kurtizanësh, sahanlëpirësish, lakenjsh, lolosh dhe spiunësh e përgjuesish të rinj e të vjetër, amatorë dhe profesionistë.

Pasi ka dështuar në misionin e vet për t’iu imponuar publikut si vend gjeometrik i fjalës së lirë dhe i dinjitetit njerëzor, Parlamenti po mjaftohet me simulimin qesharak të teatrit të aristokracisë neo-shqiptare të pallateve, të prostitutave, të shesheve të ndërtimit, të shitblerjeve, të çimentos, të ankandeve, të skandaleve, të pësh-pësheve, të kazinove, të aventurave pornografike, të komplekseve katundare të të fortëve dhe të omertá-së mafioze si manual të etiketës politike.

Një vëzhgues më i distancuar e ndoshta më dinak, në këto rrethana, do të përpiqej të merrte me mend se çfarë akuzash kanë mbetur pa u shprehur, të kamufluara e të mimetizuara pas atyre që u thanë; sa thellë nën ujë të qelbur shkon pjesa e padukshme e ajsbergut të krimit dhe të bashkëfajësisë; çfarë sinjalesh të shifruara shkëmbejnë mes tyre kundërshtarët kur i ndërkrehen shoku-shokut me fjalë e popla që, në kohën e Pushkinit e të Lermontovit, do të kishin përfunduar me duele; çfarë marrëveshjesh e allish-verishesh konsumohen në heshtje, pikërisht në momentet kur duket sikur këta burra zamani janë gati të vënë duart në koburet.

Shkëmbime të tilla të cilat tejkalojnë, për nga vulgariteti etik, deri edhe skenat më meskine të programeve reality show, mund t’i shërbejnë ose jo forcimit të pushtetit të njërës palë ose dobësimit të pushtetit të palës tjetër; por nuk ka dyshim se, në analizë të fundit, veç konfirmojnë se demokracia përfaqësimtare, në Shqipëri, tashmë ka dështuar; dhe ka dështuar pikërisht si e tillë, si demokraci, sa kohë që këto marioneta parlamentare shkëmbyese gëlbazash mund të jenë gjithçka, përveçse përfaqësuese të popullit që ka marrë mundimin t’u japë votën madje edhe t’u besojë shpresën për ndryshime.

Përndryshe, modeli i veprimit politik për t’u konsideruar përballë kësaj katastrofe të paralajmëruar të demokracisë është ai i politikës jashtëparlamentare: i protestës në rrugë, i mosbindjes civile, i domates së kalbur, i vezës së prishur, i tundimit për të mos votuar (i grevës së votës), i fikjes së televizorit, i fishkëllimës, i kthimit të shpinës, sa kohë që oligarkia e sotme në Shqipëri zor se mund të mbijetojë larg skenave mediatike ku riprodhon pushtetin e vet. Nëse një pjesë e publikut, për arsye të mirënjohura, mund të tundohet dhe do të tundohet me fashizmin si formë higjienizimi politik, për ne të tjerët, që fashizmit i druhemi po aq sa edhe pështymës parlamentare në mos më tepër, zgjidhja mund dhe duhet të vijë nëpërmjet atij procesi që do ta demaskojë këtë klasë politike jo aq si kriminale, të pagdhendur dhe të papërgjegjshme ndaj institucioneve, sesa si në thelb irrelevante për fatet e qytetarëve dhe të republikës.

Shënim: Ky shkrim është botuar në ResPublica, pak ditë pas një debati parlamentar që dëshmoi, edhe një herë, si është katandisur niveli i diskursit politik në Shqipëri. Duke iu referuar edhe diskutimeve të mëparshme në PTF, dua të theksoj se, për mua, përgjegjësia kryesore për këtë përdhosje të institucionit të Parlamentit dhe të vetë parlamentarizmit sot në Shqipëri i mbetet kryeministrit Berisha dhe kryetares së parlamentit Topalli, të cilët jo vetëm janë protagonistë të kësaj farse, por edhe e kanë humbur tashmë prestigjin që do t’u duhej, nëse do të vendosnin një ditë që ta ndryshonin me rrënjë kulturën e komunikimit publik në institucionet e Tiranës.

Nuk ka komente

  1. “Duke iu referuar edhe diskutimeve të mëparshme në PTF, dua të theksoj se, për mua, përgjegjësia kryesore për këtë përdhosje të institucionit të Parlamentit dhe të vetë parlamentarizmit sot në Shqipëri i mbetet kryeministrit Berisha dhe kryetares së parlamentit Topalli.”

    Nuk jam dakord. Berisha e Topalli kane pergjegjesine e kryetarit te Qeverise dhe te Parlamentit, perkatesisht, por pergjegjesia e perdhosjes se Parlamentit dhe te parlamentarizmit shqiptar iu takon te tereve, sa kryetareve, aq edhe anatereve te thjeshte te Parlamentit, sa pozites, aq edhe opozites.

    Nuk jam dakord as me Politicus qe hedh tezen cinike (perballe ndonje teze “naive”) se Rama apo opozita eshte e detyruar te ndyj gojen ne menyre qe te sigurohet te pakten shansi per te ardhur ne pushtet.

    Faji dhe pergjegjesia eshte e te gjithe atyre parlamentareve, opozitare qofshin a ne pushtet qofshin, qe nuk u ngriten e te thoshin “Turp te kini qe e perdhosni me kete fare gjuhe e me te tilla insinuata Parlamentin,” por qe perkundrazi, shyqyr qe ra rasti ta hidhnin edhe ata ndonje ofendim mbi “pleqte e rrjedhur.”

    Nese vertete po flasim per logjike formale, si c’sugjeroi Xhaxhai tek shkrimi tjeter, le mos harrojme formen “Shoku Sali,” drejtuar kryeministrit, pikerisht ne ate tempull ku adresa te tilla dihet qe nuk do provokojne gje tjeter pervecse spektakel e teater nga me banalet e me vulgaret.

    Le te mos biem kaq kollaj pre e lojes se tyre. Faji nuk i takon vetem nje pale, edhe ne qofte kjo, pala ne pushtet. Faji i takon klases se politikaneve, pavaresisht se ne c’pale mund te ndahet kjo klase. Dhe eshte pikerisht ky faj ne klase qe e ben edhe me te veshtire problemin. Pa te thuash qe fajin e ka Berisha me Topallin, kollaj eshte.

  2. Sërish dakord me Xhaxhain.

    Pas kaq vjetësh tranzicion, ku votuesit kanë qënë të detyruar të zgjedhin tlë keqen më të vogël, edhe ata që votonin se Sala asht ma burrë, pas këtyre skenave prej kshilli të ndrikullave, vështirë se nuk do priren që të mos shkojnë drejt mosbindjes civile, domates së kalbur, vezës së prishur, tundimit për të mos votuar (i grevës së votës), i fikjes së televizorit, i fishkëllimës, i kthimit të shpinës.

    Ndoshta nuk jemi aq pranë ndonjë “fashizmi higjenizues” (me atë blindim që i kanë bërë sistemit të zgjedhjeve, vështirë se mund të fusë këmbët grupim tjetër politik në parlament), por do shikojmë gjithnjë e më tepër njerëz që do fillojnë të thonë: ishim më mirë atëhere… kur ishim keq.

  3. Luliani ;Nuk jam dakord as me Politicus qe hedh tezen cinike (perballe ndonje teze “naive”) se Rama apo opozita eshte e detyruar te ndyj gojen ne menyre qe te sigurohet te pakten shansi per te ardhur ne pushtet.

    Nuk eshte teze i dashur Lulian, eshte realitet. Me keqardhje na e percolli Theollogos kete ndjesi te njerezve qe jetojne me ate barre e nuk merren me teorira ne internet si puna jone nga Amerika( ose me mire po them si puna ime qe te mos fyhet askush). Dhe une nuk promovoj cinizmin, perkundrazi pikerisht mungesen e idealizmit e shoh si pengese themelore per te kapercyer gjendjen. Por une nuk e gjykoj etiketen komunikuese si elementin thelbesor te ketij ndryshimi. Mendoj se duhet te ndryshoje sistemi i te berit politike e me pastaj etika komunikuese e politikaneve do ndryshoje rrjedhimisht (nuk eshte proces kohor po logjik). E kam fjalen tek thelbi i politikes marredhenia pushtet-shtet-qytetar, pa rregullimin e te cilit vetem sa kemi vendosur buzkuq mbi nje derr. Pergjegjesia per kete lloj politikeberje nuk eshte vetem e individeve drejtues (ende se kuptoj pse Berisha dhe Jozi po ndersa Rama dhe Ruci jo po duhet te jete mungese e imja) por edhe e sistemit qe e prodhon. Drejtuesit vertet e kane krijuar kete sistem, po te gjithe te tjeret e kane pranuar. Kushdo nga ne po te ishte ne ato pozita do te sillej pak a shume njesoj ose do te flakej jashte sistemit, i.e. do deshtonte ne politike. Ato jane rregullat e pranuara nga te gjithe aktoret(i.e. as Rama e as Berisha nuk e cajne fort koken se njerit i perdhoset i ati e tjetrit i pergojohen femijte) sepse keshtu u garantohen privilegjet. Ndersa ne te tjeret pa u vene rregulla te reja vetem sa kemi ne dore te bejme teorizime duke u kacafytur me njeri tjetrin. Ka ca qe thone shkoi e vate Shqiperia le ta marre ne dore dushmani, ca te tjere thone e mo se mire e kemi edhe kaq. Une larg te qenit cinik kam besim tek shqipot se do e gjejne rrugen e tyre. Mjafton te shohesh PTF ne ditet e veta me te mira. Te tyren ama jo ndonje kopje te keqe te dikujt tjeter.

    Por edhe nje here, ky opinion i imi nuk mbart asnje gjykim negativ per opinionin e shprehur me siper nga Xh2, i cili si kushdo ka simpatite dhe antipatite e veta legjitime. Synoj perulesisht vetem te hap nje dritare te re diskutimi.

    1. politicus shkroi:

      (ende se kuptoj pse Berisha dhe Jozi po ndersa Rama dhe Ruci jo po duhet te jete mungese e imja)

      ndoshta për të të freskuar kujtesën, që të mos lësh pa dashje përshtypjen e cinikut:

    2. politicus shkroi:

      (ende se kuptoj pse Berisha dhe Jozi po ndersa Rama dhe Ruci jo po duhet te jete mungese e imja)

      ndoshta për të të freskuar kujtesën, që të mos lësh pa dashje përshtypjen e cinikut:

    3. politicus shkroi:

      (ende se kuptoj pse Berisha dhe Jozi po ndersa Rama dhe Ruci jo po duhet te jete mungese e imja)

      ndoshta për të të freskuar kujtesën, që të mos lësh pa dashje përshtypjen e cinikut:

    4. politicus shkroi:

      (ende se kuptoj pse Berisha dhe Jozi po ndersa Rama dhe Ruci jo po duhet te jete mungese e imja)

      ndoshta për të të freskuar kujtesën, që të mos lësh pa dashje përshtypjen e cinikut:

  4. Përgjegjësinë direkte për katrahurën në Parlament e mban Kryetarja, Jozefina Topalli.

    Neni 76/1 i Kushtetutës së Republikës Shqiptare specifikon se [theksimet janë të miat]:

    Kryetari [i Kuvendit] kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij, si dhe përfaqëson Kuvendin në marrëdhënie me të tjerët.

    Topalli ka dështuar në sigurimin e dinjitetit të debatit në Kuvend, dhe jo vetëm drejtpërdrejt, ose duke mos arritur t’u imponohet deputetëve, por edhe tërthorazi; ose duke u ekspozuar kaq shumë politikisht, në favor të njërit krah politik (PD-së), sa të ketë humbur të drejtën për të luajtur një rol super partes në debatet.

    Gjithashtu, përgjegjësi direkte për katrahurën mban edhe kryeministri i tanishëm Berisha, jo vetëm si njeriu i fortë në Shqipëri dhe shefi i partisë në pushtet, por edhe si sponsor (enabler) dhe garant i zellit politik të Topallit.

    Këto sqarime i sjell kryesisht për ty, Politicus.

    1. xhaxha

      po perpara Topallit si ka qene debati? Nese ka qene po kaq i keq ( kushdo qe e ka ndjekur ta konfirmon kete) pse nuk te duket me korrekte te thuash ka deshtuar institucioni i Kryetarit te Parlamentit perfshi GJinushin, Pellumbin dhe Kac Islamin?
      Disa nga gjerat qe thua nuk kane asnje kuptim pertej “inatit” qe po shfaq ne kete pike. Si mund ti imponohet nje Kryetare kuvendi deputeteve te cilet i zgjedh sovrani? Ti i pari do ta quaje neo fashiste nese do u priste fjalen e do i perjashtonte. Ne cilin vend te botes kryetari i parlamentit nuk eshte ( dhe nuk sillet teresisht si)politik/ Shembuj Pelosi, Gianfranco Fini, Newt Gingrich, Tip o Neill? Ne rastin e Finit ky po mundohet te rrezoje mazhorancen qe e ka zgjedhur! Nese Jozi do perdorte te njejten gjuhe per te rrezuar Berishen a do gjindeshe krejt papritmas dakord me te?
      Berisha si njeriu i forte ne Shqiperi eshte shprehi shabllon e importuar nga gazetat militante te PS-se e cila nuk ka shume kuptim. Shpresoj qe ndonje anetar i blogut qe ka njohuri politilogjie te te mund te shpjegoje se ka nje mundesi shume te forte logjike qe veprimet e Berishes (degradimi i langage dhe sulmet personale) te diktohen nga pafuqia e tij per te vepruar e jo nga fuqia e tepert. Nuk po e bej une shpjegimin sepse sic e thashe me siper me duket se e ke marre me inat kete pune dhe une e cmoj miqesine tende sidomos kur kemi mendime teresisht te kunderta.

      Nga ana tjeter, nese ty vertet te shqeteson etika e komunikimit e jo zhdukja nga politika e Berishes dhe atyre qe e pasojne ( deshire e ligjshme politike) patjeter qe do e shihje se Erion Brace, Tom Doshi, Gramoz Ruci e Arta Dade nuk jane me te bute se Jozi apo Berisha. a te kujtohet ” O Liri hiqi breket te te shohim ku i ke leket” e 97s? Po krimineli Berisha qe do pushtonte Jugun? Apo ato jane harruar tani se ata jane bere te pasur dhe nuk i perdorin me ato fjale.
      Une keto dite kam patur rastin te komunikoj me nje deputet socialist me pozite te larte ne hierarkine e PS. Do habiteshe po te degjosh se cfare thonte privatisht, sigurisht nen pritshmerine ( e sakte) qe etika nuk me lejon ta citoj apo ti bej ndonje poshtersi. Nje pjese e mire e PS-se nuk e beson mesazhin qe derdellit vete perdite ne TV, ashtu si jam i sigurte qe shume deputete e minsitra te shumices nuk investohen emocionalisht ne ate qe thone. Kjo e ben pergjegjesine disi me komplekse mendoj une, se sa “e ka fajin Kryetarja sipas nenit aq e kaq”. Po ashtu, te gjithe ata qe kane provuar te kundershtojne vijen e partise si ne PS apo edhe ne PD jane nxjerre jashte nga politika si lecka. Rama eshte i fundit qe pasi i poshteroi disa nga udheheqesit qe nuk i mendonte ne linjen e tij e pasi i mbushi forumet e partise se vet me mbeshtetesa ( lexo siguroi deridiku poltronen e kryetarit) i thirri si qente e u tha ejani e bashkohuni me mua se tani po na troket pushteti. Ndonje si Xhufi ja perplasi deren surratit sepse nuk e ka lene te perdoret ne moshen e dyte e gjysem. Berisha e pat bere me Pollon e te tjere, Rama e kopjon mot-a-mot. Pra edhe artiste progresiste si Rama, i cili as nuk mund te kritikohet per mendimet perparimtare qe ka ( me ndje per sarkazmen po i drejtohet atij), bejne ate qe u duhet per pushtetin. E pra mua kjo me duket fajesi po aq e madhe sa pafuqia e nje gruaje per ti bere balle horrllekut perballe e perbri.
      `
      @pifto: ok Pifto, shoh qe kemi vendosur te jemi civile edhe pse nuk besoj se ndonjeri nga ne ka nderruar mendim per tjetrin. Po e hedh une hapin e pare.
      Ajo qe sjell eshte ne rastin me te mire vetem njera ane e medaljes. Une po perpiqem ketu te te sjell tjetren, e pikerisht faktin qe deputeti i PS-se dhe enableri i Rames Tom Doshi eshte trafikant femrash, droge, venes gjobash dhe rrahes gazetaresh. Keto nuk ti thote Politicus i Berishes po njoftimi per shtyp i Ambasades Amerikane pas rrahjes se gazetarit. Pergjigja e prokurorise per kercenimin qe zoteria u beri para kamerave me fjalet ” une te vras ty, shihemi ndryshe bashke” deputetit Strazimiri ( hy ne youtube e mos me beso se mua me konsideron si Berishist) pasi ky i fundit pati guximin tu kujtoje kolegeve socialiste se urdherohen me sms ( e konfirmuar ne gazeta panorama nga intervista e deputetit Ilir Beqja ku shprehej se gruan e lajmerova me sms”) . A e di se cu pergjigj prokuroria ( jam i bindur qe shume nuk e dine sepse mediat nuk e kane raportuar, hmmmm kushedi pse)? Ta thom une, u pergjigj shprehimisht ” nuk pati kushtet per vepren penale te kercenimit sepse i dyshuari Doshi ishte edhe ne gjendje te rende emocionale”. Tani ti je jurist, a sme thua si ta quaj une kete? Po me etiken e komunikimit ne parlament si ndahemi me kete episod? E mos me thuaj pala tjeter e cyti, ta zeme per nje moment qe Strazimiri e fyeu kolegune e Doshit e qe ai (Straz) eshte me i keqi deputet ne kete bote. ti kur te fyejne koleget qe i do shume kercenon ndonjehere njeri me plumb pas veshi?

      @ehe, mireseardhe perseri ne blog, e shoh qe tashme nuk po bertet dhe kam perseri shume kersheri te te lexoj edhe kur nuk gjindem dakord me ty. Persiatja jote filozofike nuk me duket e pavend. Por une mbetem i mendimit qe shqiptaret nuk jane aq te pashprese sa cmund te na duket. Mendim teresisht personal ndofta i njollosur me emocionalitet.

      1. “Berisha si njeriu i forte ne Shqiperi eshte shprehi shabllon e importuar nga gazetat militante te PS-se e cila nuk ka shume kuptim. Shpresoj qe ndonje anetar i blogut qe ka njohuri politilogjie te te mund te shpjegoje se ka nje mundesi shume te forte logjike qe veprimet e Berishes (degradimi i langage dhe sulmet personale) te diktohen nga pafuqia e tij per te vepruar e jo nga fuqia e tepert. Nuk po e bej une shpjegimin sepse sic e thashe me siper me duket se e ke marre me inat kete pune dhe une e cmoj miqesine tende sidomos kur kemi mendime teresisht te kunderta.”

        Kjo eshte e tepert e teper qesharake per tu konsideruar. Shkaku i ndyrjes se gojes qenka pafuqia e tyre, (nuk po perzgjedh Berishen nder te tjere, i kam te gjithe ne nje thes) e jo ne fakt impuniteti per te cilin luftojne. Interesant ketu eshte se “realizmi” jot (mos ma merr tit for tat) eshte ai qe mbetet thjesht nje nominalizem naiv, ku gjuha e perdorur ne parlament eshte e nje natyre jo thelbesore.

        Ku qendron naiviteti i “realizmit” per te cilin flet? Ti e shikon etiketen e parlamentit thjesht dhe vetem si pasoje, ku qelbja e gojes eshte pasoje e politikave te keqija, nderkohe qe gjuha korrekte eshte pasoje e politikave te drejta. Gjuha ne parlament si pasoje ne skemen tende realiste reflektohet edhe ne komentin e mesiperm, ku dhe gjuha e ndyre e kryeministrit eshte si pasoje e pafuqise se tij. Nderkaq duke supozuar se ajo qe po thuhet ketu eshte se gjuha e ndyre eshte pasoje e fuqise se tepert.

        Ideja nuk eshte se gjuha ne parlament eshte pasoje, por shkak, madje shkak kryesor, si veren Xhaxhai tek artikulli pasues. Fjala ka fuqine e akteve ligjore ne parlament, keshtu qe etika e komunikimit nuk mund thjesht si dicka dytesore. Keshtu qe gjuha e ndyre e ketyre kam pershtypjen, eshte strategjike, pasi nuk besoj te jene aq naive, sa te jene parlamentare e te mos e dine se cfare fuqie mbart komunikimi. Duke akuzuar njeri tjetrin ne parlament, nderkohe pa kerkuar ndjekjen nga ana e drejtesise mbi keto akuza, ata ndertojne dhe njekohesisht percjellin paprekshmerine dhe pandeshkueshmerine e klases se ciles i perkasin. Eshte pikerisht kjo gjuhe qe eshte shkak, dhe jo pasoje, e politikave te impunitetit, e padrejtesive, etj. Fjalet i merr era, thone ata, provo e bej ndonje gje po t’a mbajti.

        Ta kam llafin qe, nuk mund nga njera ane te promovosh idealizmin, te ndeshkosh cinizmin, e nga ana tjeter te mos vleresosh etiken e komunikimit, sidomos ne parlament, si komunitet-ndertues. Ndoshta vertete jemi ne ujera teorish interneti, por ki parasysh qe komuniteti i shendetshem nuk eshte nje e dhene e pandryshueshme, e etika e komunikimit nuk eshte thjesht simptome e nje komuniteti, por faktor percaktues ne shendetin e ketij komuniteti. Dakord qe nje komunitet i shendetshem prodhon gjuhe te mire, korrekte e qe synon kah e verteta, por po ashtu nje gjuhe e mire, e paster e qe synon kah e verteta prodhon gjithashtu komunitet te shendetshem.

        Ne te kundert, inkonsistenca qe tregon, mos te te vije keq te ta them, thjesht dhe vetem sa sherben si apologji e sistemit, cka dhe arrin kulmin kur sugjeron se Berisha eshte i pafuqishem, e rrjedhimisht, si ndonje hidraulik qe nuk zhbllokon dot tubat, prej impotences shan.

  5. Gjithashtu, neni 89/3 i Rregullores së Kuvendit, i cili përfshihet në pjesën e tretë të këtij dokumenti, me titull “Kontrolli i Kuvendit” specifikon [theksimi im]:

    Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos pranojë pyetje, interpelanca ose mocione që janë formuluar me fjalë të pahijshme, paraqiten çështje që nuk janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private ose personalitetin e një individi ose institucioni, janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ose pyetje dhe interpelanca që janë konsumuar më parë apo mocione që janë diskutuar ose janë marrë vendime për të njëjtin motiv brenda sesionit.

  6. Edhe nje here e them qe ky “shqetesim” eshte muhabet elitistesh te vonuar qe e mban debatin ne gjera siperfaqesore dhe merret me make up-in e truket e po ketyre politikaneve, duke ju shmanguar problemeve reale ne politiken shqiptare. Nese do te kishin nje etike apo fjalor tjeter ne debatin ndermjet tyre keta politikane a do te bente kjo gje automatikisht qe edhe vendimmarrja e politikat e tyre te ishin me te mira? Une nuk e besoj. Ky shqetesim do te ishte i drejte nese debati i ashper shoqerohet edhe me veprime te ashpra rruge apo anarki duke thyer karrige e tavolina te parlamentit dhe nxitur dhune te njerezve ne rruge, por keto gjera Shqiperia i ka kapercyer. Ai debat ne parlament apo jashte tij nuk reflektohet tek qytetari apo edhe militanti i partive.

    Lidershipi i dy partive kryesore, lereni Tom Doshin apo Erion Bracen se keta vetem per force dhe britma jane ne parlament, e dine si behet edhe debati me mire por nuk duan apo ju leverdis politikisht ta bejne ndryshe. Te marrim dy shembuj nga veprimtaria politike ne Tirane: Tryeza e partive per reformen zgjedhore ku kishte edhe te huaj, vjen Rama fare papritur dhe ulet ne vendin qe i ishte rezervuar. Berisha ngrihet ne kembe dhe i jep doren dhe uron mireseardhjen. Komunikohet me mjaft etike e edukate dhe dine te durojne nj-tj edhe kur e shpotisin me raste. Pas takimit ambasadori i OSBE thote se keto qe pame dhe degjuam ne kete tryeze diskutimi ishin leksione demokracie, dhe me te vertete ashtu ishin. Berisha dhe Rama m’u duken si politikane angleze me pervoje dhe gjak blu. Berisha dhe Rama perseri bashke ne nje tryeze per parlamentin e ri ne nje hark kohor prej disa ditesh prej takimit per reformen zgjedhore: Rama vjen i armatosur, fillon dhe ngre zerin, behet arrogant e fyes me Topallin qe drejtonte tryezen, sulmon Berishen edhe per gjera personale. Normalisht Berisha i pergjigjet me te njejten monedhe dhe i kujton Rames se “po te jete per force”, i permend dhe gjera te tjera. Ne takimin e dyte Rames i interesonte te kishte ate lloj ballafaqimi qe pati pasi behej fjale per prishjen e piramides dhe duke ditur simboliken qe ka tek elektorati i PS, Rama duhet te bente luftarakun.

    Ne pergjithesi seancat parlamentare jane prishur nga opozita. Duke filluar qe me bilbilat e borite, bllokimi dhe marrja peng e salles se parlamentit, akuzave pa fakte dhe permendja e familjareve nga deputete te Rames per provokim etj. Rama meqe mungon ne parlament ka dashur gjithmone ta degradoje kete institucion, ta bllokje, ta zevendesoje etj. Ka nje antiparlamentarizem te tij te dukshem. Pa dashur te mbroj Topallin po nese dini me thoni nje rast ku ka shkelur rregulloren apo kushtetuten, ndersa mbarevajtja e punimeve kerkon dy pale dhe se ka ne dore vetem Topalli kete.

    Nderkaq duhet te dallojme nje gje te rendesishme te parlamentit: ballafaqimin shumice-opozite aty. Kjo eshte themelore ne nje demokraci liberale. Edhe debati te jete sa me i ashper por kur nuk ka debat per ide e programe por bojkot pastaj sigurisht qe cdo gje do fokusohet vetem ne keto gjuajtjet e pritjet e fjaleve per gjera dytesore kur opozita duhet te fliste per buxhetin. Nderkaq ne parlament apo edhe ne konferenca shtypi nga keta politikane thuhen edhe gjera per te cilat ka interes qytetari megjithese dikush mund te mos i pelqeje. Dritan Prifti foli per perdorim droge nga Rama dhe une si qytetar kam interes ta di kete. Nese Dritan Prifti genjen padite ne gjykate ama nuk ke te drejte qe ne emer te edukates a etikes te me ndalosh mua si votues te di habitet problematike te nje lideri qe me kerkon voten.

  7. Shume optimizem i madh ketu, me vjen habi.

    “Politika shqiptare” eshte nje oxymore. Nuk ka politike shqiptare, as shqiptar politikan. Keto dy fjale nuk puthiten kurre. Dhe ketu nuk ka te beje as Berisha apo Topalli, siç pretendon xhaxhai, as te dyja palet, siç pretendon politicus. Problemi eshte gjetke :

    SHQIPTARET KANE PROBLEME ME QENIEN E TYRE, ose me mire me pseudo-qenien e tyre. Historikisht, Shqiptaret nuk e njohin foljen “te jesh”, porse jane te zhytur e te fundosur ne foljen “te dukesh”.

    Po ta marresh holle-holle, te pakten qe nga pavaresia jone, ne jemi ndare nga qenia. Mbase i fundit qe eshte munduar te ngulet ne kete folje, ka qene Gjergj Kastrioti. Te tjeret, duke ia nisur nga Ismail Qemali e duke mbaruar me Erion Kopaçen, jane qe te gjithe ne “dukjen”.

    Ne diskutimet tona, ne nuk jemi te sinqerte. Asnjehere. Te gjithe mashtrojne, qe nga presidenti i vendit e deri tek mbledhesi i mbeturinave. Dhe jo se genjejne ngaqe duan, porse eshte vete qenia e tyre qe eshte dukja. Dmth, une do te flas por ama do te flas ne varesi te efektit qe do te bej tek te tjeret. Perndryshe, une nuk e quaj se fola. Ky problem lidhet disi (madje shume) dhe me gjuhen. Jo me gjuhen shqipe (langue) por me gjuhen qe flasim (langage). Kjo e fundit, nga nje lloj perçudnimi 100 vjeçar eshte kthyer ne nje gjuhe e cila prodhon papushim vetem perplasje te dhunshme. Menyra e formimit te fjalive, zgjedhja mediokre e fjaleve, si dhe teatraliteti i sternjohur shqiptar, bejne qe gjuha te kthehet ne nje mjet pengese apo dhe sherri dhe jo ne nje mjet mirekuptimi.

    Qe te kete mirekuptim, duhet se pari te kete kuptim. Mirepo, eshte pikerisht kjo qe mungon : duke qene se shqiptaret kujdesen jashtezakonisht per mjedisin e jashtem, per efektin qe fjaleve te tyre tek te tjeret, ata e harrojne qenien dhe fjalet e tyre dalin pa kurrfare kuptimi. Kuptohet, mirekuptimi eshte nje fantazme.

    Nje nder antishqiptaret me te medhenj te sotem europiane, quhet Peter Handke. Dhe ai, duke na vezhguar mire per te na gjetur kleçka, ka pikasur diçka tejet therese. Ai thote : shikoni nje shqiptar duke thene fjalen “une” ne fillim te fjalise. Nuk kam pare asnje komb tjeter qe ta thote kete “fjale” me me shume drame dhe teatralitet.

    Ne fakt, kjo eshte mese e sakte. Shpetim Cakmaku ne fillim te veres, kur vret kapural Pelegrinin, i pergjigjet Ndreke Luces qe pyet se kush e vrau kapural Pelegrinin :

    UNE… (pason nje heshtje……) E VRAVA KAPURAL PELEGRININ.

    Kjo “une” e thene keshtu natyrshem tregon shume ne karakterin tone. Degjoni dhe kengen labe kush e vrau Esat pashane. Polifoniku pergjigjet nja 17 here, “une”, “une”, etj etj.

    Shikoni po te doni dhe tekstet letrare ne shqip : Shpesh here, gjen fjali te tilla : “Une, po te dua… tralala trilili”.

    Kjo “une”, e pasuar nga nje presje e pafajshme, eshte goxha domethenese dhe nuk duhet marre lehte.

    Ky lloj teatraliteti i cili eshte vertet i shtire sepse behet vetem kur perreth ka te tjere, eshte nje nder katastrofat e qenies shqiptare.

    A e keni vrare mendjen qe perse sondazhet ne Shqiperi jane nga me te pamundurat qe te realizohen ? Sepse askush s’pergjigjet me sinqeritet. Te gjendesh i vetem perballe letres, perballe pyetjes, eshte nje pune e merzitshme per nje shqiptar, ai kerkon te jete i veshtruar nga nje i trete. Dhe sapo i treti te jete aty, atehere pergjigjet tona fluturojne nga me te pabesueshmet : sa libra keni lexuar sivjet ? Kam lexuar 25. Me pelqen shume te lexoj, tralala. Ne fakt, ska lexuar asnje. Mashtrimi i vetes eshte goxha i perhapur nder shqiptare.

    Po nga vjen e tere kjo ? Po qe se do te besojme ate teorine se ne jemi produkte te gjuhes, atehere i bie qe gjuha shqipe, ne kete forme qe eshte sot dhe me kete lloj kultivimi, do te prodhoje vetem hunj dhe trapa me shumice. Nuk na ben derman as Berisha as Rama, qe te dy jane viktima si te gjithe ne. Teatri eshte fusha ku shkelqejne te gjithe shqiptaret. Edhe femijet e vegjel i kemi me artiste teatrosh se femijet europiane, le te themi per ata qe i njohim.

    Veshtroni pak emisionet e femijeve ne TV. Nuk gjen dot nje femije qe te kete pak sinqeritet, te duket se ke perballe genjeshtare te paskrupullt. Me te dale perpara kameras, femija harron se eshte vetvetja dhe mundohet te futet ne rolin e teatrit, rol qe ia ka mesuar mami, babi, shoqeria, te gjithe.

    E sigurte qe kjo gje do te trashegohet dhe ne te ardhmen dhe s’parashikohet asgje e re apo e dobishme.

    Ku eshte sherimi ? Nuk ka. Ka thjesht qetesues. Kalo pak dhimbjen dhe dil matane deri ne dhimbjen tjeter. Me kete karakter te ndyre teatral qe ka zene rrenje ketu ne Shqiperi, e sigurte se jo Berisha dhe Rama qe do te dalin ne pension aty ku jane, porse ata do te pasohen nga mijera Berisha dhe Rama te rinj, si kopje delesh te klonuara.

    Evolucioni ? Po, mundet, por pafundesisht i gjate.
    Revolucioni ? Aspak, do te kemi nje riperseritje over and over. Durim, shoke, durim.

    1. Ky lloj teatraliteti per te cilin flet, pervecse eshte jashte teme, eshte njekohesisht edhe problem qe i kapercen kufinjte e te qenit shqiptar. Thene shqip, vetvetes nuk mund t’i shpetojme. Pa kerkuar polemike, ky teatralitet mund te shprehet fare mire me: “Une, jam katundar.” Ne fusha transferimi etno-psiqik vlonjatet jane te paret qe jane te qarte mbi faktin qe e kane gjoksin me brime. Etj, etj. Problemi eshte qe teatralteti, ndonjehere, nuk eshte problem. Me kete duhet te perballeni, ti dhe Politicus. Me ate lloj teatraliteti qe arrin te marre rolin e te indinjuarit perballe ofendimit qe i behet Parlamentit, pavaresisht shanseve te reduktuara per te qene ne pushtet qe do sillte ky indinjim, e pavaresisht faktit qe i indinjuari eshte gjithmone UNE. A ka nevoje t’i hyjme aq tekniksht ketij teatraliteti sa te gjejme pergjegjesite kushtetuese te secilit si sugjeron Xhaxhai? Tjeter muhabet, por nuk e besoj – me shume se pergjegjesie ligjore, kjo eshte ceshtje faji, ceshtje morale. E sa i perket indinjates, ajo mund te shprehet ne kafene, ne PTF, e mira e te mirave do ishte te shprehej ne parlament, por kujdes, se edhe ne rruge mund te shprehet. Zjarrin Kuvendit, le te pellcase molotovi e me keq, fundi i fundit teater e konsekuence teatri eshte edhe kjo.

    2. Ke te drejte Ehe po me qe ra fjala po beja muhabet njehere me nje plak francez, kishte qene profesor ne universitet me pare jepte ekonomine nderkombetare. Po me pyeste per Shqiperine, si ishte ekonomia si do evoluoje ne te ardhmen etj. Eshte e veshtire i thashe, shume korrupsion, monopole, probleme me pronen etj shpresat qe do rregullohemi ndonjehere jane te pakta, – e di me tha se kam lexuar por shiko ne ç’fare gjendje ishin vendet nordike para 1000 vjetesh, ishin ferri mbi toke dhe sot kane nivelin me te larte te jeteses. Shqiperia neser mund te behet edhe me mire se ato.

  8. Xhaxhai
    Në fjalorin tim politik, kjo quhet
    përdhosje e institucionit

    Ata kane 20 vjet qe perdhosin te gjithe Shqiperine, ngaterrojne shkaterrojne vjedhin e plaçkitin. I bie qe edhe per parlamentin vete perdhosja duhet te jete gjendja normale. Nqs rijne urte e merren vesh, atehere duhet te fillojme te shqetesohemi se kushedi ç’fare te zeze tjeter po kurdisin thoshte A. Lame ne nje shkrim tjeter, me te drejte.

  9. Xhaxhai duket teper i impresionuar nga fjalet, nderkohe qe pak merr ne shqyrtim aksionin politik. Po te mbetesh vetem aty eshte si te gjykosh nje çift qe grindet, duke e degjuar nga dritarja se çfare thone.
    “Burri” shan e mallkon dhe ne themi sa i ashper e i pagdhendur qe eshte, se nuk dima asgje per prostituimin e se shoqes;

    Kete imazh me solli vidoja e piftos. Balla fillon e del krejt jashte teme, dhe pasi flet per gruan a vajzen e Gogos fillon e nderton nje realitet absurd duke thene se ka sherr ne shtepine e Berishes sepse e bija do edhe ajo te behet ministre. Ky eshte interesi i kesaj insinuate fshtare, te cilen edhe kohe qe ka kaluar nuk e mbeshteti ?

    Pasi degjon se çfare bente e bija, Berisha nis e flet perçart e pyet Ballen per motren e gruan e tij qe shkon hoteleve a moyeleve

    Analiza eshte e qarte. Berisha ka nje retorike çilimijsh, nga ata qe nxehen e te shajne nga nena, por krahu tjeter ka nje aksion politik pervers, dhe meqe eshte aksion eshte shume me i demshem se fjalet fjalet e Berishes. Populli ka nevoje te dije mendimin alternativ te opozites jo realitetet virtuale e krejt te paqena qe sjell opozita, qe duhet thene se le per te deshiruar me alternativat e saj ionegzistuese. Vota i eshte dhene per to e jo per supozimet se çfar mendon vajza e Berishes, kur vajza e Godos etj.

    Shkurt nuk arrij te kuptoj perse 2xh nuk sheh pertej fjaleve te paleve.

    1. E ç’mund të kërkosh përtej palëve të fjalëve?!
      Nëse edhe vetë thua që:”nis e flet perçart” dhe “ka nje retorike çilimijsh”, do të thotë që edhe ti vetë e ke kuptuar se s’mund të presësh ndonjë ide apo aksion të ndritur nga këto mendje që zotërojnë parlamentin.

      1. Edrus, ka nje ndyshim te madh mids fjaleve te paleve dhe paleve te fjaleve.

        Per te tjerat, nese nuk jam shprehur qarte, po e perseris: Si gjuhetar e kuptoj xhaxhain, qe analizon ligjeratat e parlamentit dhe nuk e perkrah nivelin kulturor te parlamentarve, por nje analize e tille te le anash kapjes se thelbit, te rolit te vertete te atij parlamenti.
        Lllogjika kerkon te vleresohet aksioni pertej ligjeratave te hedhura ne parlament e aq me pak me seleksionimin e piftos. . Asnje parlament i botes nuk di te sherbeje si shkolle e edukates se te folurit, siç po kerkojme ne ketu.
        Por ne fund te fundit kjo eshte gjeja e fundit qe i kerkohet nje parlamenti.

        Ajo qe mbetet eshte se kur shqiptarve per here te pare ne histori u jepet e drejta te levizin te lire, aksioni politik i opozites qe do te shenohet ne histori jane ato çadrat prej spitali psikiatrik fushor qe u ngriten ne mes te bulevardit.

        Tani ne ftohemi te gjykojme se sa jo te mira jane “llafet e pista”. Vertet nivel akademik analize!

  10. @ enj,

    Problemi eshte se ke bere nje “raccourci” ose shqip “ia ke keputur shkurt neper livadh” aty ku thua : “suedezet para 1000 vjetesh” dhe pastaj “Shqiperia mund te behet neser”.

    Mik, 1000 vjet nuk jane neser. Une e pranoj evolucionin por thashe se ai shtrihet ne pambarim. Ne te gjalle timin dhe tendin, me kusht qe te mos jete shpikur nderkohe vaksina e perjetesise, ne nuk do te shohim kurrfare permiresimi ne kete ane. Evolucioni eshte aq i ngadalte dhe i merzitshem, eshte njelloj si te lexosh nje liber me nje fjale ne gjashte muaj. Nuk di nese do ta marrim vesh ndonjehere kete librin…

    Shqiptaret nuk e kane idene se jane viktima te gjuhes se tyre. Kujtojne se jane ata qe e bejne gjuhen. Kur ne fakt eshte e kunderta. Vete fakti qe ata nuk merren vesh mbi vete menyren e permiresimit te gjuhes tregon qarte se krimbi eshte ne berthame. Fruti eshte i kalbur ne rrenje, i humbur njehere e mire.

    Ne permasa “makro”, nuk ka asnje lloj mundesie per te nderhyre. Nuk mund te dilet me nje vendim ligjor mbi menyren si duhet folur ne jeten e perditshme. Kjo i perket kohes. Problemi eshte se duhen sqaruar problemet tona me gjuhen, ajo duhet pare jo me zemerbutesi e me vjersha, por duhet operuar me bisturi. Nese nje menyre te foluri siç kam thene me lart eshte e demshme dhe shterpe, atehere kjo menyre duhet leçitur nga praktikat tona individuale. Sepse ketu behet fjale per nje individ. Nese ka njeri qe mund te beje diçka, kjo eshte thjesht ne menyre individuale : njeriu t’i kthehet thelbit, dijes se qarte, debatit te ashper, respektimit te ideve te veta, flakjes tej te konvencioneve qe te zene frymen, etj.

    Nuk ka kurrfare rendesie teatri, njeriu duhet t’i kthehet vertet moralit te te “debuarit”, dmth shqiptari duhet ta mendoje veten si i leçitur nga tere bota, por atij aq i ben, ai ka idene e tij, ka studiuar per kete ide, dhe ai i ben naften tere botes. Nese ky njeri pranon ta “njollose” veten me pranime dhe leshime dhe konvencione, atehere aty ska zhvillim.

    Shkurt, nese na pyesin se çfare mendojme per yllin Sirius, ne duhet te mos fillojme menjehere nga kruarja e fytit, nga rrotullimi i syve, nga nenqeshja e lehte ne cep te buzeve, nga veshtrimi i tipit “shiko ti djale se ti nuk i di ca gjera” (veshtrim i rendomte ky neper studiot televizive, nga vete pseudo-kokat me te medha te peizazhit intelektual shqiptar), por duhet ta presim shkurt : nuk di gje per kete yll dhe as qe ma ndjen fare te di diçka. Shkurt, pa teater, pa zbukurime, pa mashtrime.

    Kam ndjekur njehere nje debat “filozofik” ne nje kanal TV ne Tirane. Ishin ftuar disa “studiues”, madje dhe pedagoge dhe filozofe. Dhe çfare pashe aty ? Te gjithe arsenalin e menyrave te mashtrimit : profesori, kapardisej ne kolltuk me njerin krah matane kolltukut, dhe pasi merrte nje pyetje te rende qe siç duket e trulloste publikun, fillonte me nje ligjerim te tille :

    “… tani… shiko… kjo çeshtje… si ta them… eshte shume e koklavitur… sepse qe nga lindja e filozofise… Platoni… dhe… Aristoteli mendonin… se eshte e veshtire te filozofohej… dhe per rrjedhoje… shiko… une jam marre gjate me filozofine ne fakultet dhe… di te them… se filozofia ne universitet eshte ne… si ta them… nje gjendje te mjeruar sepse nuk kemi… hmm… eshte e qarte kjo… fonde te mjaftueshme…”

    E tere kjo e shoqeruar me nje veshtrim nga ata te fjalive “une, kam vajtur…” ose “une, i pata thene…”

    Duhet shtruar pyetja : perse jemi katandisur ne kete menyre te foluri dhe per rrjedhoje te qenuri ? A ka qene gjithmone keshtu apo eshte e lidhur me nje specifike kohore apo hapesinore ? Si flisnin dijetaret tane te pare ? Diku ka rreshqitur kjo pune. Ka pasur nje çast ku qenia shqiptare eshte erresuar dhe kthyer ne nje pseudo-qenie te shemtuar, ku dukja e ka thyer qenien. Ka pasur nje çast ku rendesia ka kaluar nga ajo ç’thuhej ne menyren me te cilen thuhej. Jo se nuk ka rendesi menyra, porse ajo nuk duhet te pasqyroje prapamendime te tjera pas koke perveç MERAKUT TE VAZHDUESHEM PER TE QENE SA ME TE SAKTE, ME TE QARTE MBI PYETJEN QE NA KANE BERE.

    Perfundimisht, rruga e vetme eshte fashitja, terheqja ne pyjet e Martaneshit si Waldeni ne pyjet e Virgjinias, heqja dore nga çdo bisht qe i ngjitet njeriut (katundar, malok, zezak, budist, ulok, etj). Jo me kot jam shprehur gjithmone kunder nje zakoni tejet te rrenjosur ne trurin shqiptar per ta mveshur tjetrin menjehere, per te mos e lene te lire. Mjafton te hape gojen dikush dhe vula vjen menjehere : eshte shkodran ai, prandaj flet keshtu ; eshte katundar tropoje ai, prandaj s’di gje ; eshte lab Vlore ai, prandaj e ka gjoksin grope, etj.

    Te cilesosh si katundar dike, me nje synim te hapur perçmues (se qenia ne vetvete katundar eshte tejet e fisme dhe as qe ma ndjen palla per sulmet qe me behen mbi kete pike), dhe pastaj te vish dhe te mbash ligjerata mbi menyren e shprehjes ne parlament, pikerisht kjo ben pjese ne ate pseudo-qenien shqiptare te rrenjosur tashme thelle, dmth MASHTRIMI I VETES ose BISHTNIMI. Si perfundim, shkojme nga shkojme dhe kthehemi ne origjine.

  11. Ndoshta jashte teme, por ndoshta edhe brenda teme, meqe po flasim per tempuj ketu.

    Na u beka nje takim per 8 dhjetorin tani ne teatrin e Klanit, organizuara nga bashkekryeministri Blendi Fevizu. Demokrat ne palce, i lindur, genetik. Jane te gjithe protagonistet e asaj dite qe nisi nga godina e uritheve.

    Thote Fevzi kapedani; do japim nje dokumentar ku per here te pare kemi siguruar te plote mbledhjne e Plenumit te Komitetit Qendror i cili DEKRETOI PLURALIZMIN.

    D.m.th kjo demokracia jone eshte perrmjere me nje akt ligjor te Diktatures me te eger, e cila na doli dobice, per sa kohe dekreton shperberjen e vet. Pluralizem i dekretuar – me fal po ku jane tempujt ketu. Se tha dhe nje ketu ate fjalen “o tempora o Morras”.

    1. Theollogos,

      Se pari, te lexoj me mjaft vemendje se ne ca pika je shume i sakte.

      Se dyti, çeshtja e dekretimit te pluralizmit me nje vendim “Nexhmije”, nuk bie ndesh aspak me levizjen studentore. Miratimi nga Byroja politike mund te jete e sakte sepse ndryshimet kerkonin nje kornize ligjore. Sepse ka vetem dy rruge :

      Ose revolucion qe fiton fizikisht mbi te vjetren, dmth e merr pushtetin me dhune, ose me shkoqur : shkon dhe e kap rob ate byroistin e rrjedhur atje (si ne Rumani),

      ose revolucion qe nuk fiton fizikisht por qe fiton sidoqofte nepermjet presionit qe ushtron, dhe ketu duhet nje vulosje zyrtare.

      Me shqip : ose je ne legalitet, ose nuk je.

      Ka pasur edhe mbreter qe JANE DETYRUAR te abdikojne. Disa i kane detyruar te thone se jane te rrjedhur nga trute. Ky eshte nderrimi legal i pushtetit. Por ka pasur qe i kane kaluar ne gijotine. Ketu jemi ne ilegalitet, pavaresisht se kjo mund t’i jape lindje nje Republike te bukur si Franca.

      Argumenti se miratimi i Ramiz Alise zbeh dhe perlloq levizjen studentore, eshte nje argument i paqene. Ne pergjithesi, kete argument e perdorin zellshem disa shtresa ish-komunistesh te cilet kane ende nje inat me Azem Hajdarin (pavaresisht se dikur e mbeshtesnin kur filloi njefare ftohje me Berishen).

      Shinasi Rama ka folur keto dite per ca ngjarje te dhjetorit 1990. Aty, ç’nuk ka : te verteta dhe genjeshtra puro. Shinasi Rama eshte nje personazh qe studentet e dhjetorit, sidomos godina 15, e njohim nga pak. Nuk do te bej hulumtim te figures se tij, por NE DISA GJERA QE KA THENE, ESHTE KREJT JASHTE SE VERTETES HISTORIKE.

      Une mund t’i flisja gjere e gjate per ato dite, madje dhe per oren e pare te levizjes, kur protesta ishte vetem 30 veta, por kam frike se Shinasi Rama flet nga kendveshtrime krejt te jashtme ndaj vete levizjes.

      1. Po thua nje gje qe me sa mund te kuptoj une bie ndesh me bindjen tende te shprehur publikisht; nje Diktature si ajo e Enver Hoxhes qe kemben pushtetin legalisht, thjesht provon atehere se ne thelb ka patur mbeshtetjen e gjere te qytetareve, nga radhet komuniste te te cileve dolen ata qe kerkuan nje Reforme Radikale. Pse? Sepse me ndryshimin dhe nevojen e tij, ajo thjesht ka kuptuar se si klase drejtuese, si fryme administrimi pushteti dhe selektimi mund te prjektohet fare lehte te e Nesermja, te cilen po e gatit edhe vete. Nese eshte keshtu, teatri historik i 8 dhjetorit thjesht mua nuk me perket, pervecse si pasoje. Thjesht dhe vetem teatri i Fevziut (sipas Tupes mund te ishte Fevzo Ziut), Sokol Balles – ish-zedhenes i PD-se – etj, jane protagonizem pervers, sharlatanizem i disa njerezve qe jane produkt fringo i dhjetorit ’90. Ky eshte veshtrimi i pergjithshem qe me vjen mua sipas produktit; personalisht dhjetorin ’90 e kam perjetuar ndryshe, pse ate moshe kisha. Me kete dua te them se nuk jam ish-komunist, pioner i Enverit po, Flamurtar i mesimeve te tij, por te betohem per ideal se realisht ne ate moshe nuk e dija cilat ishin mesimet e tij. Ndoshta u perputhem rruges. As kam ndonje inat me Azem Hajdarin me te cilin jam takuar vetem njehere kalimthi. Fundja ish-komuniste kane qene te gjithe ne nje menyre apo tjeter, ne mos vete, permes mekanizmit perfundonin ne preherin e komunisteve, qe i kishin edhe ne familje. Edhe ish-komunistet me te flakte kane sot ne familje demokrate te flakte, eshte si tradite kjo pune.

        Levizja studentore eshte perlloqur nga vete protagonistet, me narrativen glorifikuese te tyre. Me kete kane harruar se modestia ne perspektive eshte element me i qendrueshem e per pasoje me vleresues sesa pordhet e evgjitit, per te folur me nje gjuhe jo te panjohur per disa dhjetoriste (mes te cileve ka patur edhe femije te ish-Sigurimsave). Nje i tille sipas teje, duhet te jete edhe Shinasi Rama, por eshte edhe Fevzo Ziu, mandej dikush del dhe nxjerr nje element tjeter; karriera e tribunit shikohet te takimi me xhaxhi Ramizin se aty ia plasen ne fytyre diktatorit te fundit, i cili meqe ra fjala sepse eshte shume i deshiruar nga keta per t’u ftuar neper ceremoni, festa etj etj. Po edhe aty nis kartoteka e demokracise ndoshta; per mua qe jam i vogel – fytyrat aty sepse me ngjajne te njohura, por edhe emrat. Te afte te bejne cdo gje qe perligj suksesin, trajnimin po e kane qe para dhjetorit.

        Meqe shumekush flet per keto dite; une kam biseduar njehere me nje njeri shume aktiv, nga me aktivet asokohe, por edhe sot.

        Na tha Ramizi; ore ja partine e krijuat, u be pluralizmi, mos hyni ne zgjedhje se do humbisni dhe ajo qe bete do zhbehet. E hengren keta- me tha- e ka mire shoku Ramiz- se keshtu i flisnin atehere- me mire mos te hyjme, te presim.
        Per te mos folur sesi u zgjodh Saliu ne krye, sesi uleriste sa kishte ne koke kur u votua Aleksander Meksi, sesi tha ne 20 shkurt 1991: te shkrihet partia dhe ta krijojme pas dy vjetesh. E per te mos folur pastaj se disidineti i pare i levizjes dhjetoriste apo PD qe ajo krijoi ishte biri i Nomenklatures Gramoz Pashko.

        Thjesht fare gara e pare ne Pluralizem qe meton luften per forcimin e demokracise u zhvillua mes PPSH-se dhe PD-se. Ke nderon kjo ne veshtrimin historik?

        1. Mik,

          Mund te te flisja gjere e gjate per ato dite. As une s’kam qene ndonjehere anetar partie, ne asnjeren, por per arsye gati banale jam gjendur diku ne ate grumbullin e vockel prej 30 vetash qe pastaj u be mullar. Problemi eshte pak a shume keshtu :

          Ka njerez qe kane qene ne majat e levizjes dhe ata kane historine e tyre. Ne pergjithesi, keto histori jane disi te shtremberuara nga ajo qe ka ndodhur me pas. Te lexosh kujtimet e Trockit apo Kamenievit apo Leninit per Revolucionin e tetorit, eshte si te lexosh nje thes me genjeshtra sepse politika ta do ashtu.

          Eshte shume me mire te lexosh kujtimet e dikujt qe nuk ka qene ne maja por qe ka pare me syte e tij tempin e turmes, ose luhatjet, dyshimet, frikat, guximet, me nje fjale, historia eshte me e sakte ketu. Jo me kot, besoj se e di ti, thone se letersia te ndriçon me teper mbi revolucionet sesa nje liber historiani apo ca kujtime udheheqesish. Mato Gruda flet shume me teper se Enver Hoxha. Mora nje shembull disi me te paperlyer se filmat e asaj kohe s’ke nga t’i kapesh.

          Situaten, frymen, shkendijen e asaj levizje, mund te ta them sinqerisht pertoj tmerresisht sepse nuk eshte vendi qe me josh.

          Mund te te flas n’daç per ate “shoku ramiz”, n’daç per fishkellimat andej-kendej, sepse kam qene ne turme. Dhe kur je ne turme, sheh ca gjera e degjon ca gjera, qe pastaj po te kesh nje aparat ekstrapolimi te mire, mund te thuash shume gjera.

          20 shkurti eshte shume larg 8 dhjetorit. E ndajne vetem 70 dite por ama jane me vite drite larg. Levizja e 8 dhjetorit eshte pak a shume si big-bangu qe ne sekonden zero ka pasur shpejtesi sketerre, dhe vetem ca ore me pas e ka ulur shpejtesine goxha. Madje sot me duket se jemi ndalur fare.

          NATA E 8 DHJETORIT DHE DITA E 9 DHJETORIT jane krejt te veçanta ne historine e levizjes. Qe nga çasti kur eshte formuar partia demokratike, levizja ka hyre ne nje udhe tjeter, tashme institucionale. Nga 11 dhjetori e me poshte, aty e dine me teper Berisha me shoke. Ama deri me 11, mos prit te te thone diçka te hajrit berisha apo meksi apo pashko apo shinasi rama. Sepse pastaj Partia nuk ka me spontanitet por ka figura qe fillojne te spikaten, ka grupe, ka nenkuptime etj etj. Kurse deri me 11 dhjetor, qofte ti e qofte une mund te dilnim e te flisnim perpara njerezve, kudo : ne rruge, neper stola, tek shkallet per tek 7.2, etj.

          Dhe diçka te fundit, mik : levizja e shkurtit futet tek ajo qe kam thene une diku ne nje teme tjeter me duket, mbase dhe ketu, futet tek TEATRI. Blendi Gonxhe dhe te gjithe te tjeret e shkurteve dhe marseve, jane kryekeput ne gjinine e TEATRIT.

          E vetmja gje autentike qe mbahet mend ne ate kohe eshte nata e 8 dhjetorit dhe dita e 9 dhjetorit, duke vazhduar deri me 11 kur erdhi lajmi i Partise. (Nuk e mbaj mend mire, a ishte 11 apo 12).

          Mund te te tregoj episode nga me te bukurat per keto dy-tre dite. Jane gjera qe te shenojne perjete.

          1. …”E vetmja gje autentike qe mbahet mend ne ate kohe eshte nata e 8 dhjetorit dhe dita e 9 dhjetorit…”

            … dhe keshtu lindin legjendat – tha.

            Varianit im i legjendes thote se e vetmja gje autentike ishte antikomunizmi ( i frikshem per ate kohe) i Edi Rames ne sallat e ILA ne 87-89.
            Sa autentike ishte? Ndofta Julian Asange kur te dale nga burgu do mund te na ndihmoje. Ose enigma Edi Hila ( a ka ndonje qe e kujton dhe e lidh akoma emrin e tij me frymen e antikomunizmit te fundviteve 80?] kur te shkruaj ndonje kujtim te vetin.
            Agim Zajmi (edhe Kristaq Rama me te)vazhdonte qetesisht ti binte te njejtit zaman, por dy Ed-ed avash-avash filluan te mbushnin sallen e operas dhe koncerteve ne ILA plot e perplot me antienveriste.

            Por keto jane historira qe kane ndodhur nje shekull me pare… tha.

          2. Meqë atë natë kam qënë prezent në sallën e TV (godina 15), ku ishte Azemi me një gocë dhe nja 10-15 çuna të tjerë që po diskutohej se si duhet të veprohej për të nesërmen (dmth protesta brenda QS apo të zbritej në sheshin Skënderbej), i jap komplet të drejtë Urimit për sa thotë: deri atë natë, kushdo që ishte i përfshirë në Lëvizjen Studentore, përfshirë edhe Azemin, DRIDHESHIM nga frika e reagimit të policisë dhe nga sigurimi.

            Mos ma merrni si “a doni më për Belulin?”, por, për eksperiencë personale, isha vetëm dy hapa pas Berishës kur po shkonim drejt Kinemasë së QS, tek greva e urisë, dhe pasi dëgjova se ç’muhabete bënte Berisha me një të njohurin e tij, pa u menduar gjatë, bëra mbrapakthehu dhe vajta në konvikt (pra, edhe këtu, i jap të drejtë Urimit që thotë qëgjithçka më pas ishte ndryshe).

  12. Jashtë teme edhe unë, por brënda temës gjithsesi.

    Të fiken dritat e blogut, të vendoset qetësia e plotë, të ngrihet perdja e skenës.

    Ju flet kryeministri:

    Blendi Fevziu: A është e vërtetë që Ramiz Alia, ashtu si ju, vinte nga Tropoja?

    Sali Berisha: Ramizi është një person që ka frikë të thotë origjinën e tij. Kur po shkonte afër majës, Nexhmijes, se Nexhmija ishte maja, u përpoq të gjente origjinën. Shkoi në Tropojë, mirëpo fshati i tij është karshi shtëpisë sime. Shkonte në Kasaj në lagjen Aliaj, se është një lagje aty. Njerëzit e mi, më thanë se këta u shpërngulën nga Kasaj, më duket për arsye gjaku, për në Gjakovë, e nga aty shkuan në Shkodër. Ky guxoi më së fundi të kërkojë rrënjët e tij, që nuk i gjeti. Ndaj, unë nuk mund të them, nëse është nga Kasaj, apo nga Shkodra.

  13. Po ndjek drejt per drejt seancen e pare plenare 2011 te Kuvendit te Shqiperise. Vrer e neveri! Berisha qe vazhdon avazin me deklarata te tipit ” kelyshet e bllokut lehin por nuk kafshojne” dhe me paturpesi deklaron qe “ky do te jete sesioni me i sukseshem i ketij tempulli.” Nuk imagjinohen dot fjalet qe po nxjerr nga goja Berisha. Mjere ai vend!

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin