Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Ekonomi / Teknologji

GULÇI NË MJEDIS

Në një shkrim të M. Nanos te Res Publica, i cili i referohej një njoftimi në të përditshmen italiane Corriere della Sera, përmendeshin, edhe në krahasim me Shqipërinë, rreziqet e mëdha, për ekologjinë dhe mjedisin, të një hidrocentrali të madh që qenka menduar të ndërtohet në Mal të Zi.

Ky hidrocentral, i projektuar para 25 vjetësh,

[…] do të prodhojë energji, por në të njëjtën kohë do të shkatërrojë bujqësinë e peshkimin, dhe do të fshijë nga faqja e dheut njëherë e mirë burime natyrale, të cilat janë, përveç të tjerash, një destinacion i përhershëm turistik.

E shkatërrojnë hidrocentralet mjedisin? Natyrisht që e shkatërrojnë: mjaft të shohësh çfarë i ka bërë peizazhit dhe ekologjisë, në Veri të Shqipërisë, kaskada e liqeneve në Drin.

Megjithatë, teknologjia hidroelektrike mbahet, paradoksalisht, si një nga teknologjitë e mbështetura në burime të ripërtëritshme (renewable) dhe njëkohësisht të pastra; së bashku me shfrytëzimin e energjisë së erës, energjisë së baticave, energjisë gjeotermike dhe energjisë diellore (me sisteme termike ose fotovoltaike).

Dihet mirë sa ka investuar Bashkimi Europian në këtë fushë, duke caktuar edhe objektiva precize për vitin 2020.

Në krahasim me energjinë e përftuar prej burimeve konvencionale dhe të pista, si nafta ose qymyri, energjia nga burimet e ripërtëritshme, në masë të madhe, ndihmon për të kufizuar çlirimin e gazit karbonik në atmosferë dhe efektin serrë.

Mirëpo, me sa duket, edhe burimet e ripërtëritshme nuk janë aq të pafajshme, kur vjen puna për shfrytëzimin e tyre masiv: hidrocentralet shkatërrojnë ekosistemet ujore dhe kënetore; turbinat me erë bëjnë zhurmë të madhe dhe ndikojnë në itineraret e shpesëve shtegtarë; impiantet e gazifikimit rigazifikimit off-shore shkatërrojnë ekosistemet në det (duke e ulur shumë temperaturën e ujit), impiantet fotovoltaike zënë sipërfaqe të mëdha toke të punueshme, e kështu me radhë.

Kur u fol kohë më parë në Shqipëri për një projekt turbinash me erë në Karaburun, u përmend me të drejtë edhe impakti negativ i turbinave në potencialin turistik të kësaj zone të virgjër.

Më anë tjetër, energjia bërthamore (jo e ripërtëritshme) është e pastër në vetvete, nuk çliron gaze të efektit serrë në atmosferë, por vjen me rrezikun e madh të një aksidenti katastrofik, në rast rrjedhjeje radioaktive nga reaktori ose atentati terrorist ose edhe lufte.

Përballë këtyre dilemave, zgjidhjet përcaktohen, si rregull, nga strategjitë afatgjatë të shteteve. Idealisht, Europa duhej ta merrte energjinë nga Rusia, e cila e ka shtrirjen gjeografike dhe burimet natyrore (gaz, qymyr) për të ngritur dhe shfrytëzuar impiante shumë të fuqishme, në zona larg qendrave të banuara dendur. Por varësinë nga Rusia askush nuk e dëshiron, sa kohë që Rusia ende shihet politikisht me dyshim prej Perëndimit dhe NATO-s.

Që këtej, Europa i ka kthyer sytë nga burimet alternative, si era dhe uji; në një kohë që ekzistojnë projekte madhështore deri edhe për shfrytëzimin masiv të energjisë diellore në Afrikën Sahariane.

Po Shqipëria? Strategjikisht, shteti shqiptar ende nuk duket të ketë vendosur nëse do të synojë autonomi energjetike, nëse do të kthehet në superfuqi të energjisë për Ballkanin dhe Mesdheun, duke prodhuar edhe për shtete të tjera; apo nëse do të vendosë të importojë krejt energjinë që i duhet dhe të përqendrohet në zhvillimin e turizmit.

Turizmi dhe mjedisi i virgjër më një anë, hidrocentralet masive, centralet atomike, parqet e turbinave me erë buzë detit ose edhe off-shore, impiantet e gazifikimit më anë tjetër vështirë se mund të bashkëjetojnë në paqe.

Një zgjidhje perspektive, edhe pse teorike, do të ishte decentralizimi i prodhimit të energjisë (mini-hidrocentrale, panele fotovoltaike në çatitë e shtëpive, impiante që përdorin biomasën, etj.), por ky kërkon një ristrukturim total të rrjetit energjetik dhe investime të një lloji që vështirë se mund të realizohen; dhe vetë eficienca e një rrjeti të tillë të shpëndarë (distributed) nuk është kaq e sigurt.

Gjithsesi, çfarë i mungon Shqipërisë në këtë moment nuk është aq industria energjetike, tradicionale ose me burime të ripërtëritshme dhe ekologjikisht e shëndetshme; por mungesa e një plani zhvillimi afatgjatë dhe rigorozisht shkencor, që të ndajë shapin nga sheqeri, profkat nga realiteti.

Si edhe në fusha të tjera, qeveritë këtu duket sikur veprojnë duke improvizuar hap pas hapi, në përputhje me interesat politike të momentit.

Përndryshe, çdo lloj investimi i shkallës industriale në lëmin energjitik është me pasoja për mjedisin; dhe struktura sociale, demografike dhe ekonomike e Shqipërisë së sotme është e tillë, që pasojat e këtyre investimeve do të ndihen jo vetëm në mjedis, por edhe në nivelin e jetesës së banorëve vetë.

Pa Komente

  1. Xhaxhai,
    Nuk do te flas shume per temen, nuk jam aq kompetent ne fushen e energjetikes, le te themi se zhvillimi industrial, siç thua dhe vete, ka nje kosto dhe ajo duhet marre persiper. Nje pune duhet bere : hidrocentral jo se na u permbytka kjo e ajo, me diell jo se prish pamjen e mjedisit (shiko ne Paris ku disa ndertesa nuk jane lejuar te mbulohen me panela diellore sepse ishin afer nje monumenti !), me ere jo se prishin pamjen e maleve dhe fushave, me keshtu jo, me ashtu, epo mire, hajt te kthehemi ne epoken e gurit, me pishtare. Oops ! pishtar jo se prishim pishat, atehere ? U pa puna, me xixellonja.

    Por ajo qe desha te THEKSOJ shume, eshte kjo : hodha nje dite nje sy tek Res Publica. E do sinqerisht ? Me erdhi shume keq qe gjeta emrin tend atje. Me gazetare te tille si Mustafa Nano, qe jane, me fal per shprehjen, njerez qe s’kane asnje lidhje me punet e trurit, dhe qe, me fal dhe ketu, s’ia kane idene sesi shkruhet nje tekst, dhe qe, me fal dhe per kete, s’ia kane idene e nje ideje, nuk behet.

    Nano per mua mbetet sinonim dhe simbol i futjakotizmit me te rendomte. Habitem sa poshte ka rene massmedia e Tiranes qe te shkoje te kerkoje pena te tilla. Habitem. pas habise, habitem perseri.

    Do leshoj nje mallkim tani, njelloj si arqiomandritet : “Mallkuar qofte ai qelbanik njeri qe futi ne Shqiperi modelin e gazetarise italiane dhe amerikane”. Italiane persa i perket llomotitjes ore e minute me ze te larte, dhe amerikane persa i perket llastimeve neper ekrane televizori.

    Ndersa persa i perket gjese se shkruar, ma merr mendja se s’kemi kopjuar kend, duhet te jemi ne origjine : analfabete qe zhgrapsin ndonje germe dhe ta shesin per ajken e kultures.

    Dhe se fundi, per idete, ketu jemi kembekryq ne estrade : cirku mes nesh.

    1. Si te gjithe te tjere ketu, une lexoj ne disa gjuhe.

      Per mendimin tim, i zoti i kesaj “estrades” sone eshte ne nje nivel me penat me te mira e terheqese qe shoh, si nga ana stilistike ashtu edhe nga bagazhi intelektual. Prezenca e tij eshte nje anakronizem per fjalen e sotme te shkruar shqip. Ajo c`ka me cudit eshte perpjekja sizifike e Xhaxhait ndaj gjuhes se shkruar , qe ngjan me nje fokusim me dimensione gati te nje sindrome aspergerike.

      Por cka me cudit akoma me teper se gjithshka eshte fakti se pse administrata ne Shqiperi nuk e ndjen nevojen per ta angazhuar ate ne punet e veta.

    2. Tek vlerësimet e komenteve, një njësh e ke nga une. Ta gëzosh.

  2. Ehe, nese me lejon, me bute me Xh2, gabon edhe ai ndonjehere ne perzgjedhjet e forumeve, por jo nga qellimet e keqija, perkundrazi. Te gjithe u kemi bere nder miqve ndonjehere…
    Respublica mu duk edhe mua misherim i mediokritetit pseudo-intelektual, sidomos duke marre parasysh qe shkrimet e Xhaxhait i lexojme per bukuri ne PTF. Dyshoj fort qe Respublica nuk vizitohet nga me shume se nje fraksion i vockel i vizitoreve te PTF. Pra, per mua eshte thjesht harxhim i panevojshem energjish nga ana e Xh2 ne nje ndermarrje te pafrytshme nga ana intelektuale. Por gjithsesi eshte ne te drejten e gjithkujt ti racionoje energjite sipas qejfit.

    Fakti qe edhe ti nuk i shmangesh dot perkufizimit te Muc Nanos, tregon qe je pak larg Shqiperise, se atje askush nuk e merr me seriozisht, madje as publiku. Pra Mucit i duhet te marre ca fonde si shoqate jo qeveritare, sepse programin televiziv e ka thuajse te deshtuar. Dhe kesisoj shkrimet qe boton ketej e andej neper te perditshme, ia rishet vetes edhe nje here ne blogun e sponsorizuar ( ose anasjelltas). Per me teper qe sponsori i tij i tanishem dhe me gjase i ardhshem eshte nje gjoja universitet(biznes arsimoro-politik do ta quaja une). Une kete praktiken e riciklimit te shkrimeve per te marre dy honorare do e quaja vjedhzari, Muci e quan gazetari e angazhuar. Mah, ceshtje pikeveshtrimesh.
    Eh cme bere o i uruar, rashe ne gracken e marrjes seriozisht te caprashitjeve te tij, per me teper qe nuk jam i sigurte ne eshte anetar ketu qe te kete mundesi te pergjigjet.

    1. Mustafa Nanon unë nuk e njoh mirë personalisht, por me aq pak sa e kam takuar, më ka lënë përshtypjen e një njeriu shumë të mençur, me dëshirë të mirëfilltë për të bërë gazetari, me horizont dhe esëll.

      Dua të shtoj këtu edhe se me mua është sjellë jashtëzakonisht mirë, por kjo nuk është ndonjë farë argumenti.

      Faqja Res Publica m’u parashtrua si një përpjekje për të ndërtuar një media shqiptare online që t’i kushtohej komentit, refleksionit dhe analizës. Nanoja nuk i ka fshehur ndonjëherë simpatitë e veta politike; por njëkohësisht mua ma bëri të qartë se mund të shkruaja çfarë të doja dhe si të doja.

      Njoh edhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të faqes, ndonjërin edhe e kam rekomanduar unë vetë, dhe më bëhet qejfi që jam aty bashkë me ta.

      Më pëlqen edhe që Res Publica bën përpjekje për t’i sjellë lexuesit të vet grimca nga mediat amerikane dhe të tjera perëndimore, si dhe analiza që botohen atje.

      Ndryshe nga sa thonë komentuesit më lart, unë e ndiej veten mirë në atë kuvend; tek e fundit, faqen e bëjnë edhe shkrimet që dalin aty, prandaj edhe, nëse do ta vazhdoj këtë bashkëpunim, Res Publica do të lidhet, me kalimin e kohës edhe me emrin tim dhe do të më përfaqësojë.

      Ndërkohë, mos harroni se është një faqe e re, që ende lufton për të krijuar fizionominë e vet të plotë; dhe njëkohësisht një eksperiment në mediat shqiptare. Vini re edhe distancimin e saj më të madh nga zyrat partiake të shtypit dhe zëdhënësit e tyre, që është për t’u përshëndetur.

      Panorama e mediave në Shqipëri ka nevojë për një institucion të tillë; ndoshta edhe mediat haptazi të djathta duhet të mendojnë për diçka analoge, për të kapërcyer vulgaritetin që i ka kapërthyer tani.

  3. Fillimisht, te them se jam ne nje mendje me Politicus, mbi kete çeshtje.

    Pastaj, te themi se une nuk i bie ne qafe askujt, as xhaxhait natyrisht, megjithese ka shkrime te tij qe nganjehere, per mua, lene per te deshiruar apo dhe jane te nisura nga premisa te gabuara, madje nganjehere edhe me keq, jane te nisura nga ca gjera jashte argumentit (e kam fjalen per shtysa emocionale apo per paragjykime, apo dhe per gjera te tjera me te erreta si iracionalja qe na mundon te gjitheve). Megjithate, kete ia kam thene sa here me ka rene rasti, dhe serish ia them.

    Por çeshtja na paraqitet krejt ndryshe ne rastin e Res Publika. Atje, me sa lexova une, dhe madje klikova mbi pothuaj te gjithe zerat, nuk behet fjale per rreshtimin : i majte apo i djathte (qe xhaxhai e le te nenkuptohet ne postimin e tij), sepse sinqerisht, dhe ketu do te kujtoj repliken e fundit te Rhet Butler : frankly, dear, I don’t give a shit (me ndihmoni nese e shtremberova).

    E kam fjalen, qe as me hyn ne xhep fakti qe Nano eshte i majte apo i djathte apo ne minus infinit. Pune e tij, kjo. Por ajo qe me ngre leshrat perpjete, eshte kjo qe ai s’e ka idene e nje shkrimi teksti, aq me teper te gazetarise. Te me falni, ku djallin ka mesuar ai te shkruaje tekste te tilla si : “isha nje dite ketu e atje, duke pire nje kafe me kete dhe ate, dhe nderkohe meqe ishte kohe e bukur, e pyeta ç’mendon per gjendjen politike te Shqiperise” ? Me ke djallin tallet personazhi ne fjale ? Kjo eshte gazetari ? OK, atehere une jam Ahmet Zogu, mbret i Xhibutit.

    E dyta, dhe kjo eshte me zemeruesja, eshte qe ai dhe merrka fonde andej-kendej per gjera te tilla. Dmth, nje para e lire qe ka mbetur diku, dhe qe do te mund te sherbente vertet per diçka te hajrit, ne ndonje media vertet cilesore, ne ndonje koleksion librash per te cilet kemi aq shume nevoje, ne nje teater apo shfaqje, apo ç’te jete, shkon dhe hidhet ne ere ne gjera te tilla pa vlere si shkrimet e Mustafa Nanos. Kete s’e marr vesh.

    Nqs ju miqte e mi kujtoheni mire per çfare ndodh ne Tiranen tone te kuqe, me dhjetera fondacionet e huaja (se te brendshme, as qe ka per te pasur ndonjehere, nuk dilet ne stan me lepuj – thote nuk e di kush) jane te kapura per fyti e per zhabe te barkut nga nje grusht njerezish qe kane vite qe mbajne peng njerezit qe duan vertet te ecin perpara. Me Soros e me ambasada, te gjithe jane ne duar hajdutesh, aq sa rendja pas nje shoqate apo fondacioni te financuar nga jashte eshte kthyer ne nje sport… jo kombetar jo, thjesht sport tiranas. Se per kombin, who cares, kombi mezi po mbush barkun me buke, duke sallatuar ne te njejten kohe trurin me paçavuret e ketyre fondacionisteve (apo mos duhet te them : fondamentalisteve te parase, qe te çajne kafken per pese verdhushka).
    _______

    Persa i perket pranise se xhaxhait atje, kjo eshte çeshtje e tij, siç thote dhe politicus. Gjithkush kujdeset per higjienen e vet mendore. Une per vete do te shkruaja dhe ne nje faqe trockistesh apo nazistesh, me kushtin e vetem qe ate ç’kane per ta thene, ta thone paster, te argumentuar, te lidhur, dhe te mos shkaterroj nervat duke u rikthyer serish me mendje ne klase te dyte. Qofsh kush qofsh, edhe vete djalli te jesh mbi toke, meso te lidhesh dy fjale, meso ne fillim çfare ideje ke ne koke, dhe meso si ta shprehesh. Pastaj, a qendron a s’qendron ideja jote, kjo eshte pune e debatit, diku ia fut malit e shpatit, e diku qellon me koke, keto jane rregullat e demokracise.

    Me fjale te tjera, me mire te debatosh me nje shkrimtar te zgjuar fashist apo nazist apo satanist, sesa me nje shkrimtar qe me shet 300 000 kopje me pallavra.

    Tungatjeta.

    1. E tepruat me gjithë këto llafe për Mustafa Nanon, që, tek e fundit, si gazetar punon në fushën e vet, në një atmosferë të mbrapshtë për mediat.

      Nuk më duket serioze të merremi kaq shumë me sulme të tilla ad personam, në një kohë që Res Publica, me materialet që i vë lexuesit në dispozicion falas, ofron spunto për kritika, objeksione dhe diskutime të shumta, pavarësisht nga njeriu që e promovon.

      Ju lutem, le të mos e ulim nivelin e blogut me muhabete të padenja.

  4. Me që ra fjala, ç’do me thënë fjala “columnist” ngjiturazi me emrin e M. Nanos dhe A. Stefanit…?

    Natyrisht, ka edhe plot xhevahire të tjera drejtshkrimore apo kuptimore tek Res Publica, sikurse edhe duhet përshëndetur përdorimi i detyruar i “ë”-ve.

    Lexoni për shembull paraqitjen e mëposhtme:

    “Analizat e tij synojnë të përcjellin një kritikë të aktualitetit, ndërkohë që larmia në narrativa e në tema të ndryshme të shkrimeve qëndërzohen prej botëvështrimit të ____, një parallax prej së majtës së spektrit të mendimit – që për pasojë nuk e shmang angazhimin pro-aktiv por as kritikën e debatin, në emër të dialektikës së zhvillimit shoqëror”.

    Hajde balet klasik, hajde… pat thënë dikush tjetër tek PTF.

    Nga ana tjetër, seç më bëri të vë buzën në gaz faqja, për shembull, e panopticon-it, e ndërprerë në mes nga reklama “bora, ujë natyral oligomineral”, natyrisht me variantin anglisht bashkëngjitur.

    Kësisoj, ushqimin intelektual e përftojmë nga “website-i eklektik” i Res-publicas, ujin e kemi të garantuar nga “bora”, kurse ndihmën juridike e kemi jo-falas nga “Ha-Ha, attorneys at law”…

    Të shohim se si do të jetë fati i Res-Publica-s kur t’i mbarohen lekët e UET-së pas një viti, si dhe i bashkëpunëtorëve “të kontraktuar” kur të mos u paguhen më honorare…

  5. ehe… shkruan:

    Nuk do te flas shume per temen, nuk jam aq kompetent ne fushen e energjetikes [theksimi im, 2Xh]

    Kam një problem me çfarë implikon këtu, koleg. Ti mund të mos flasësh për temën sepse nuk ke asgjë për të thënë ose nuk të intereson; por çështja e kompetencës këtu nuk hyn fare.

    Nuk është e thënë të jesh kompetent, që të flasësh për një temë.

    Një i sëmurë mund të flasë për dhimbjet e stomakut pa qenë mjek gastro-enterolog.

    Një qytetar mund të flasë për tema që e prekin drejtpërdrejt, pa qenë kompetent për to.

    Madje jo vetëm – prej një qytetari pritet të informohet dhe të flasë për temat që e interesojnë dhe e prekin në jetën e përditshme, sepse vetëm ashtu mund të marrë pjesë në qeverisjen e res publica-s (dhe këtu s’e kam fjalën për faqen online të Mustafa Nanos).

    As unë nuk jam inxhinier hidrocentralesh ose specialist ekolog, por si qytetar informohem për burimin e energjisë që përdor dhe kam një opinion timin, të cilin sipas rastit e ndaj me të tjerët, duke mirëpritur mendimin e tyre, duke përfshirë edhe të ekspertëve.

    Ideja se për të folur rreth një teme duhet të jesh “kompetent” është e dëmshme dhe paralizuese; ushqehet ndonjëherë nga ekspertët teknokratë, të cilët nuk mjaftohen vetëm me punën e tyre në fushat përkatëse, por duan edhe hegjemoni në ligjërim.

    Unë kur jam sëmurë, mjekimin ia besoj mjekut kompetent; por për sëmundjen dua të dëgjoj të flasin edhe të tjerët: mjekët, por edhe të sëmurët, të afërmit e tyre, punëdhënësit, sigurimet shoqërore, poetët, administratën shëndetësore, filozofët, shoqatat e konsumatorëve, statistikanët, industrinë farmaceutike dhe të suplementeve ushqimore…

    Debati publik është po aq manifestim i demokracisë sa edhe vota; madje, për të hedhur votën e lirë, qytetari duhet të jetë i informuar, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’u informuar se angazhimi në konfrontime të tilla publike.

  6. Xhaxhai,

    Nuk do ta besosh por me vjen shume mire qe e ke kapur ate fjaline e pare aty, siç e ke kuptuar dhe vete, nuk eshte aq e pafajshme. Naivitetit te saj duhet t’i shtosh nje thumb te mire, dhe atehere kemi pamjen e plote te mendimit te shprehur nepermjet te pashprehurit.

    Po, me ka bere pershtypje shpesh here, andej-kendej nga sorollatem une, ne permasa reale apo virtuale, njefare manie apo deshire apo zelli apo dhe trimerie qe folesit te flasin per gjithçka dhe asgje. Psh, frengu ka nje shprehje te bukur qe, me sa mora vesh diku, edhe ti e kupton :

    “Il a un avis sur tout mais il a surtout un avis”

    Thelbi eshte : po, une mund te kem nje mendim per gjithçka qe na rrethon, per njerezit, token, qiellin, buken dhe ndeshjet e futbollit, per ndonje kokepagure qe me rras njesha mua si me qene kujdestar konvikti, etj. etj. Por problemi eshte : e per çfare sherben e tere kjo ? Sepse une e kam shume te lehte te llokoçis ne ujerat e anijeve kozmike, e te bej ndonje deklarim bombe qe Ufot jane mes nesh dhe Nano (po cili Nano atehere ? Ah, gjejeni vete) eshte njeri nder ta, por perseri jam aty ku kam qene gjithmone : asnje hap perpara, asnje prape.

    C’te bejme ? E thjeshte : te merremi secili me groshet e veta. Aty ku çeshtjet prekin vertet thelbin e njeriut : lirine e tij, atehere po, nderhyhet. Psh, une duhet te flas per terrorizmin, se me cenon lirine time. Duhet te flas per Nanon (por cilin, prape ?) sepse shpartallon trute e lexuesve dhe pastaj leta çakerdisen dhe me ngjeshin ndonje plumb pas koke kur te shkoj ne restorant te ha nje paçe koke, ose te flas per identitetin kombetar sepse ka njerez qe ma vene emrin ndryshe nga ç’e kam, ose flas per Kosoven sepse jam rritur me kenget e saj dhe se per mua percjellin nje lufte te drejte, ose dhe per Berishen sepse flet ne emrin tim pa e autorizuar fare, ose per Ramen se me merr per debil mendor, duke qene vete ai nje i tille i shkelqyer, shkurt, flas per gjera qe me vrasin ne jaken e kemishes.

    Por te hyj e te flas per turbinat e hidrocentraleve apo oxhaqet e Tec-eve, apo per permbytjet e shirave ne Pakistan, kjo me duket se i kapercen caqet e mia.

    Shkurt, flas per :

    1. zanatin tim
    2. per gjera qe kane te bejne me lirine dhe sigurine time.

    Tjeter gje, nuk shoh.

  7. @Xh2 per MNanon: Sic e shpreha me siper, qellimi im nuk ishte ne vetvete “demaskimi” i nje personi e aq me pak Mucit. Por fenomeni Muc ka shume koka, perfshi edhe pjesen me te madhe te atyre qe shkruajne ne respublica. Arsyeja per te cilen une vleresoj shkrimet e tua, edhe kur burojne nga nje kendveshtrim socio-politik krejt i ndryshem nga i imi, eshte se jane te argumentuara mire dhe synojne logjike te rrjedhshme. Ndonjehere premisat mund te diskutohen sich thote ehe, por gjithsesi duket qarte perpjekja prej intelektuali per te qemtuar nje ceshtje. As Muci e as Stefanet e as ndonje tjeter aty, megjithe respektin qe ti mund te kesh per ta,nuk shquhen per kete, perkundrazi shquhet e kunderta. Asgje personale, eshte thjesht konstatim faktual. Dua ta perseris fort, nuk nisem ne kete gjykim nga pozita politike e tij. Per te te dhene nje shembull, Artan Lamen e lexoj me kujdes edhe pse shpeshhere neveritem nga hipokrizia qe shpreh, por nuk thote budallalleqe. Edhe nese fsheh nje qendrim politik mbetet i lexueshem sepse ka aftesine ( duke mos e njohur nuk ja gjykoj dot formimin) te shkruaje “mire”. Nje gje eshte te kesh agjende politike te fshehur, nje tjeter te kesh aftesine kuptuese te ceshtjeve. Ka ca qe sado te lexojne nuk arrijne ta cekin kete te dyten. Per te mos thene qe ka ca qe shkruajne ne mediat shqiptare te cilet ” i ze libri”. E dyta, shkruan qe perpjekja per ti dhene publikut nje dritare ne shtypin perendimor eshte e lavderueshme. Dakord sot e gjithe diten, por…..a ke lexuar ndonje koment te presidentit te OJQ-se Respublica ku citon para mbrapa fenomene te politikes amerikane te cilen nuk ka as formimin e duhur e as njohurite socio-politike per ti njohur? Po shkrime te ndonje tjetri qe kundershtojne me ulerima ato cka kane pellitur gjashte muaj me pare? shembuj ka me dhjetera.
    @ehe: ah mor mik, e permende proverbin freng por ne kemi fjalen e bukur shqipe: gjithologji. Respublikanet(ne te shumten e rasteve) jane ose synojne te jene gjithologe. Kjo ka shpjegime te brendshme sociologjike te cilat nuk eshte vendi te permenden te gjitha por le te mjaftojne: nevoja per tu dukur ata qe sjane (ndryshimi me i madh mes tyre dhe Xh2 i cili ka prejardhje tjeter), nevoja per te fituar para pa te cilen ne shqiperine e sotme nuk je askush, nevoja per ti sherbyer nje kauze klanore me besimin e verber se vetem ti mundesh ta shohesh te drejten ne sy, injoranca qe vjen nga ekspozimi ndaj dijes(informacionit) dhe moskuptimi i saj apo kuptimi pjesor i saj(une do e quaja kompleksi i Sokratit). Per tju kthyer argumentit, nje deputet i Parlamentit aktual shkroi para ca muajsh nje fejton tejet talles (dikush e quajti hipercinizem) per gjithologet qe vegjetojne neper mediat shqiptare. Pergjigja e tam-tamit mediatik shqiptar erdhi….. VETEM neper kafenete e qiellshme te Tiranes: Nuk e ka me mua! Nderkohe, shumica e tyre qe kishin nje njohje me deputetin e pergezonin qe “ju kish ra fort atyre”. Doni me per Belulin?

  8. Për ekosistemin shqiptar, kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodrës dhe Bunës, prej ndërtimit të kaskadave në Mal të Zi, nuk do shumë mend që do të kishte pasoja katastrofike.
    Bllokimi i ujërave që furnizojnë Liqenin, edhe pse përkohësisht (sepse një ditë do lëshohen ato ujëra për të shfrytëzuar potencialin e tyre energjetik), ndërkohë që është e pamundur të kontrollohet/programohet rrjedhja e Bunës, do të sillte disnivele alarmante (në nivelin e ujërave të Liqenit) për ekosistemin, faunën dhe florën si dhe mikroklimën e zonës.
    Por, që të nisesh nga një rrezik i dukshëm në këtë rast(sepse ndëshkohet Liqeni) për të akuzuar mënyrat e prodhimit të energjisë, më duket shumë e cekët.

    Akuzohet sistemi i prodhimit të energjisë hidroelektrike (hidrocentralet), sepse shkatërrojnë ekosistemet ujore dhe kënetore (!!!), por lihet pasdore që, përveç nevojës gjithnjë në rritje për energji, krijimi i liqeneve në ato zona (të shkreta) ofron edhe mundësi e perspektiva të reja si turizmi apo peshkimi.

    Akuzohet sistemi i prodhimit të energjisë eolike, sepse turbinat me erë bëjnë zhurmë të madhe dhe ndikojnë në itineraret e shpesëve shtegtarë(!!! a thua se do krijohet një rrjetë e padepërtueshme), por, edhe pse bëhet fjalë për ndërtimin e këtyre impianteve, në Shqipëri, larg zonave të banuara, i vihet theksi tek zhurma që ato bëjnë, ndërkohë që ka edhe raste që këto parqe bëhen edhe shumë pranë qëndrave të banuara dhe nuk përbëjnë ndonjë problem (http://zauker.miblogo.com/2009/03/20/il-parco-eolico-di-pontedera-quando-leolico-affascina/).
    Nëse do trembeshim nga zhurma e këtyre impianteve, atëhere, zhurma e aeroporteve (mijëraherë më e madhe) do na detyronte të mos ndërtonim aeroporte pranë qendrave të banuara (kur e dimë mjaft mirë që shumë prej tyre ndodhe pothuajse brënda qyteteve).

    Akuzohen edhe impiantet e gazifikimit off-shore, (besoj se autori ka dashur të thotë: impiantet e rigazifikimit, sepse impiantet e gazifikimit janë diçka komplet tjetër nga sa ai thotë), sepse shkatërrojnë ekosistemet në det (duke e ulur shumë temperaturën e ujit), por kjo (ulja e temperaturës së ujit të detit) do të ishte e keqja më e vogël, sepse është pothuajse e papërfillshme në krahasim me rrezikun e ndonjë incidenti (shpërthimi i një impianti të tillë, mund të krahasohet me forcën shkatërruese të një bombe bërthamore). Të shqetësohesh për uljen e temperaturës në ujërat e detit, do të ishte po aq “e tmerrshme dhe shqetësuese” sa të trembeshim nga dikush që pi cigare në një pistë patinazhi… ndërkohë që, nëse do shfrytëzohej i ftohti që çlirohet prej këtyre impianteve për ndërtimin e depove frigoriferike, do të krijoheshin edhe mundësi të reja për industrinë e konservimit dhe ruajtjes së mallrave të ndryshëm (peshku, frutat dhe perimet) duke i dhënë një mundësi edhe vetë frutikulturës dhe peshkimit që të punojnë pa u shqetësuar për të gjetur një treg në çast (sepse të konservuara në të ftohtë mund të shiten edhe në një moment të dytë).

    Përveç katastrofës ambientale, që s’më duket se eksperienca botërore na e paraqet të tillë shfrytëzimin e këtyre lloj mundësish, më duket pak e habitshme që të trembemi edhe për nivelin e jetës së banorëve vetë, kur, mundësia e punësimit në një punë të kualifikuar të vetë këtyre banorëve, do ishte një burim financiar domethënës për një jetë më të mirë për vetë ata dhe familjet e tyre.

    1. re: gazifikimi – ke natyrisht të drejtë, ishte lapsus imi. Po e korrigjoj më lart (me falënderime).

  9. Lexova me shume vemendje shkrimin tuaj dhe po me aq vemendje komentet e meposhtme. Ka nje devijim fatal nga tema. Ketu flitet per mjedisin miqte e mi. Jam dakord me koment-kritikat tuja per Mucin e per OJQ-te e tiranes e shqiperise te cilat jane zaptuar nga po te njejtet elemente, ne parim jam dakord me gjithcka shkruani sepse e shkruani bukur e rrjedhshem. Po per mjedisin dhe energjine a shkruani ndonje gje, a sillni ndonje argument cilesor a ndonje shembull konkret per ndonje zgjidhje te mundshme te ketij problemi. Duket qarte dhe sheshit qe te gjithe ju qe shkruani ketu perfshire she Xha Xhain keni nje nivel arsimor e kulturor goxha mbi mesataren, e gjithashtu duket qarte e bukur se te gjithe i beni replika e kunder replika njeri tjetrit per shkrimin e vet, dhe me te vertete me duket sikur tre te katertat e komenteve jane nje gare imagjinare per te treguar se njeri ka njohuri me shume se tjetri e se ja del me mire se te tjeret ne perdorimin e gjuhes shqipe. Ju jeni inelektuale miqte e mi dhe ju lutem te mos bini kaq poshte e te mereni me pallavra te ketij lloji. Detyra juaj eshte te na adresoni ne dhe klasen politike shqiptare me shkrime konkrete mbi temat e mjedisit dhe energjise dhe jo me kunderkomente mbi shkrimet e njeri-tjetrit sepse pastaj dhe blogu juaj mbetet peng i “politicus” i “Xha Xhait” dhe i “ehe..-se” qe “grien” midis tyre: pra mbetet peng i tre kater vetave qe zihen se kush di me shume, dhe ne pape jemi pik e nga fillimi si cdo gje ne shqiperi qe fillon mire e pastaj behet monopol i dy apo tre prsonave. Une doja te mesoja dicka me shume mbi temen e mjedist dhe energjise prandaj dhe lexova kete shkrim por nuk ketu nuk gjeta asgje qe nuk e dija me perpara. Nuk lexova asnje thirrje per ndergjegjesim te popullit dhe klases politike mbi kete teme te mprehte si ajo e prodhimit te energjise dhe rruajtjes te mjedisit. Shkrimet tuja nuk sjellin asnje risi per temat e energjise dhe mjedisit sepse asnjeri nga ju intelektualet e mi te dashur nuk ka marre mundimin te shkoje ne ndonje kongres ku ekspertet e fushes flasin per keto lloj argumentash. Asnje gazetar apo inelektual shqiptar ka shkuar e ka folur personalisht me dike qofte ky institut apo shkencetar qe studjon ne thelbsi keto lloj problemesh. Ne Maj te cdo viti mbahet ne Verona te Italise panairi nderkombetar i energjise se paster, dhe nuk ka vit qe une, nje student dhe punetor i thjeshte ne Milano nuk shkoj atje per te pare me syte e mi se ne c’drejtim po ecen bota. A e dini ju miqte e mi se ne dy dite qe une kam qendruar(dhe eshte viti i 4 rresht qe shkoj) nuk kam pare asnje televizion apo gazetar qe perfaqesonte ndonje media shqiptare. A e dini ju qe te lista e takimeve qe kishin firmat me prodhuesit dhe investuesit nuk kishte asnje ndermarje shqiptare, dhe a e dini ju se ne dy dite qe une i rrashe atij panairi poshte e perpjete tete ore ne dite nuk u kryqezova dot me asnje bashkekombas timin. Ja pra ky eshte inetresi qe politika, biznesi dhe shoqeria civile shqiptare kane karshi ketyre temave. Prandaj kur te flitet per mjedisin dhe enrgjine nuk duhet te kufizohemi te ajo cka gjejme ne google apo wikipedia e tja servirim kete publikut. Ka ardhur koha qe kush shkruan dicka, kush e ndjen veten intelektual e kush do te jape kontributin e vet ne nderitimn e shoqerise shqiptare te filloje te vrapoje neper bote per te mesuar me shume e ne menyre me teknike rreth temave kyc, e ne te njejten kohe duhet te fute ne loje politiken dhe biznesin per te sensibilizuar me shkrimet e studimet e veta dhe keta dy aktore pa te cilet asgje smund te realizohet.

    1. Nikolin, shumë fjalë për aspak kontribut konkret për temën edhe nga ana jote :).
      Sot nuk ke nevojë që të bësh studime apo të zgjerosh njohuritë me të rejat e fundit… mjafton që të zbatohen edhe teknologjitë e “vjetra” (e vë në thonjëza, sepse edhe një dhjetvjeçar është një moshë e madhe në stadin e sotëm të zhvillimit të teknologjisë dhe metodave të prodhimit të energjisë).

      Nëse shumë prej nesh dinë shumë prej gjërave, kjo do të thotë që edhe ekspertët e qeverisë shqiptare do t’i njihnin ato gjëra… dhe fakti që nuk impenjohen të aplikojnë arritjet e reja dhe të vjetra të shkencës e teknologjisë, do të thotë se i kanë duart e lidhura nga “halle të tjera”.

      Kontributi i qeverisë, edhe nëse s’do ishte direkt, do të mjaftohej po të vepronte qoftë edhe me dekrete legjislative; p.sh: Në bum-in e ndërtimeve të kudobëra, të detyronte konstruktorët që këto ndërtesa të kishin një koeficient energjetik të lartë si dhe të pajiseshin me burime të brendshme energjie.
      Koeficienti energjetik ka të bëjë me sasinë e nevojshme të energjisë së harxhuar për ngrohje (ose ftohje) të ambientit. Për të patur një koeficient të lartë, do të mjaftonte të detyronte konstruktorët të përdornin materiale (tulla me vrima, muraturat e jashtme që të kenë material termo-izolues brenda tyre, dritaret me dopioxhama dhe grilat për dritaret).
      Përsa i përket “burimeve të brendshme” të energjisë: në një pallat 20-30 katësh, që thith nga rrjeti elektrik atë energji që dikur e thithte një qytezë e tërë, duhet të detyroheshin konstruktorët që të ndërtonin edhe ndonjë impiant energjetik. Pa shkuar tek energjia bërthamore apo tek eolikja (të dyja të papërshtatshme për një pallat), do të mjaftonte një impiant gjeotermik që do të ndihmonte në mbajtjen e temperaturës në nivelet e duhura në të gjitha ambientet e ndërtesës.
      Gjithashtu, përveç kursimit në harxhimin e energjisë për ngrohje e klimatizim me anë të impiantit gjeotermik, një pjesë të madhe të energjisë së përdorur për ndriçimin (shkallët, ashensorët etj) mund të prodhohej prej paneleve fotovoltaikë të vendosur në këto ndërtesa. Përveç mbulimit të pjesës së sipërme të këtyre ndërtesave me panele diellore e fotovoltaike, meqë shumë prej ndërtimeve të reja kanë përdorur gjerësisht edhe xhamin, s’do ishte keq që faqja jugore e këtyre ndërtesave të kishte ndonjë rrjesht me panela fotovoltaikë ndërmjet xhamave të panumërt të vendosur vetëm për zbukurim.

      Se mirë që konstruktorët nuk mund të detyrohen që të ndërtojnë garazhe dhe parqe rreth pallateve të ndërtuara prej tyre (do gjenin 101 justifikime), por ndërtimi i një impianti të centralizuar do shtonte vlerën e ndërtimit të tyre dhe, edhe pse fillimisht do dukej se do kushtonte pak më shtrenjtë se ndërtesat e tjera, nëse blerësit do informoheshin ashtu siç duhet, do të ishin shumë më të interesuar që të blinin në një ndërtesë ku gjithë jetën do harxhonin vetëm gjysmën e asaj që harxhojnë të tjerët.

      P.s: Herës tjetër, kur të shkoj në Verona, do ta shkruaj në ballë që jam shqiptar 😛

  10. Per Mustafa Nanon ne Respublika: “…Për më shumë se sa tre vjet, ka drejtuar një talk-show, të ideuar nga ai vetë, në televizionin Top-channel (programin Déjà Vu)…”

    Te ideuar nga ai vete?!

    …kur “Déjà Vu” eshte nje kopjim i “Il Senso della Vita” i drejtuar nga Bonolis ne kanalet televizive Mediaset…

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin