Duke rilexuar një artikull të Dorian Koçit, që autori pati mirësinë ta sjellë në komentet, mendova se pikërisht ky aspekt i ka munguar krejt debatit tonë: vallë nuk po e përdhosim Nënë Terezën, duke e përqendruar vëmendjen në origjinën e saj etnike?
Me fjalë të tjera: çfarë ka e çfarë po kultivohet nga trashëgimia shpirtërore e Nënë Terezës sot ndër shqiptarët, e veçanërisht ndër institucionet e shqiptarëve, për të përligjur kremtimet që po i bëhen, veçanërisht në nivel zyrtar?
A shquhet shoqëria shqiptare – ose e gjithë ajo masë njerëzish që të hidhen në fyt po t’ua vësh në dyshim faktorin thjesht etnik te Nënë Tereza – për bamirësi, vëmendje ndaj tjetrit, kujdes ndaj të skamurit, sakatit, të varfrit, jetimit, të emargjinuarit, të përbuzurit, të nëpërkëmburit?
A po ua shtrin dorën shoqëria shqiptare atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe dhembshuri?
Aspak. Tonin jetës ndër shqiptarët e sotëm ia jep një filozofi materialiste që është kryekëput në kundërshtim me mesazhin shpirtëror të Nënë Terezës.
Rendja pas parasë, shpërfillja e çdo skrupulli etik, kacafytja për pushtet, ekzibicionizmi i pasurisë, ekzibicionizmi i famës, prostitucioni i përgjithshëm, shitblerja e nderit, korrupsioni… vallë duhet vazhduar edhe më?
Gjen gjëkundi njeri ndër paritë shqiptare shprehje të përulësisë dhe të modestisë, mbi të cilat e kishte themeluar veprimtarinë e vet publike dhe figurën e vet publike Gonxhe Bojaxhiu?
Edhe vetë feja e organizuar, prej së cilës e kemi Nënë Terezën, është katandisur në një llogore të luftës politike përçarëse midis palëve, krahinave dhe forcave politike; duke e braktisur shpesh rolin e saj si kopshtare e shpirtrave të njerëzve, për t’u identifikuar me synime politike çfarëdo.
Sot në Shqipëri mund të ketë vërtet një spital qendror që mban emrin e Nënë Terezës, por shërbimi mjekësor kombëtar po i mban gjithnjë e më larg të vobegtët, të rrëgjuarit, të lënduarit; duke u organizuar sipas qëllimit të fitimit që – në mjekësi – është i neveritshëm.
Sikur të shihte sot Gonxhja se kush po ia kremton zyrtarisht kujtimin, kush po i shoqërohet për hir të prestigjit dhe të profilit etik, kush po ia lakon emrin në tribunat, e kush po përpiqet t’ia trazojë deri edhe kockat, në emër të pak më tepër pushteti e pak më tepër kapitali kapadaillëku katundar, vallë do të ndihej dot aq shqiptare sa dikur?
Ne rrimë dhe qëmtojmë këtu gabimet në një reportazh të një gjermani çfarëdo, në një kohë që kushdo e kupton se arsyeja e atij reportazhi ka të bëjë drejtpërdrejt me politikën dhe strategjinë mediatike të adoptuar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, për trajtimin e figurës së Nënë Terezës nga këndështrimi më parë etnik dhe vetëm më pas njerëzor.
Në Tiranë sot e kësaj dite diskutojnë se si do t’ia ngrenë monumentin kësaj gruaje, që luftoi gjithë jetën kundër monumenteve dhe ekzibicionit të kotë të pasurisë dhe lavdisë; në një kohë që ato fonde bënin mirë t’i përdornin për të kthyer mjekët, infermierët dhe mësuesit e fillores në zonat e humbura e periferike të Shqipërisë, ose atje ku të paprivilegjiuarit mbijetojnë si monumente të gjalla të maskarallëkut të qendrës.
Të gjithë atyre që u ka mbetur mendja dhe ora në merakun për identitetin etnik të Nënë Terezës dua t’u them: mjaft më me këtë karnaval, kjo murgeshë katolike nuk u shqua në jetë as adhurohet anembanë botës sot e kësaj dite për shkak të origjinës së saj shqiptare. Përkundrazi, prejardhja e saj është një aksident gjenetik, sikurse e të gjithëve ne. Madje, duke gjykuar nga mënyra si e kanë shprehur dhe po e shprehin veten shqiptarët në institucionet e tyre, bindja që kjo origjinë etnike është aksident fatlum vjen e përforcohet edhe më.
”’vallë nuk po e përdhosim Nënë Terezën, duke e përqendruar vëmendjen në origjinën e saj etnike?”’
Po, po e perdhosni.
“Ne rrimë dhe qëmtojmë këtu gabimet në një reportazh të një gjermani çfarëdo, në një kohë që kushdo e kupton se arsyeja e atij reportazhi ka të bëjë drejtpërdrejt me politikën dhe strategjinë mediatike të adoptuar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, për trajtimin e figurës së Nënë Terezës nga këndështrimi më parë etnik dhe vetëm më pas njerëzor.”
Xhaxha, me c’duket nga informacionet e prura tek tema tjeter, gazetari ne fjale nuk rezulton nje gjerman cfaredo. Por me interesa, apo pikepamje te Ballkanit te para-menduara qarte. Ceshtje lobingu, apo preference personale, pak rendesi ka.
Manovrimet apo manipulimet qe behen me figuren e Nene Terezes ne Tirane nuk do ta matja me kutin e ketij gazetari, por me tendin, timin apo bashkebiseduesve te tjere ne kete blog. (Per sqarim, s’kisha ndonje problem me prurjen tjeter. E pashe thjesht si perkthim reportazhi dhe kaq.)
Sa per te rejat e fundit me “fushatat e Tiranes” nje artikull sot nga Shekulli jep nje tablo te qarte:
http://www.shekulli.com.al/2010/08/27/profesional-apo-emocional.html
“Të gjithë atyre që u ka mbetur mendja dhe ora në merakun për identitetin etnik të Nënë Terezës dua t’u them: mjaft më me këtë karnaval, kjo murgeshë katolike nuk u shqua në jetë as adhurohet anembanë botës sot e kësaj dite për shkak të origjinës së saj shqiptare. Përkundrazi, prejardhja e saj është një aksident gjenetik, sikurse e të gjithëve ne.”
E lidhur disi me diskutimin nga tema tjeter per identitetet, varet cfare peshe i jepet, por kur pyetet per etnine, asnje nuk pergjigjet mesa kam degjuar une “Jam aksident gjenetik shqiptar, francez, italian etj.” Nene Tereza, sic e pohon dhe vete ajo, eshte me gjak, etnikisht shqiptare. Bota e adhuron per miresine e saj, ne e adhurojme per ate miresi po ashtu. E njejta bote me te njejten “filozofi materialiste”. E njejta bote qe “rend pas parase, shperfill skrupujt etik, kacafytet per pushtet etj.”
E kuptoj qellimin e shkrimit xhaxha, por nuk mund te fajesohet adhurimi dyfish i shqiptareve per miresine dhe faktin qe eshte shqiptare me percundimin qe i ben figures se saj politika e Tiranes. Para disa ditesh tek PPU u soll pllakata e “qeverise”, qesharake deri ne dhimbje si shembull i ketij percundimi. Me perjashtim te ndonje militanti, reagimi i pergjithshem i bashkebiseduesve mund te permblidhet me nje fjale: Turp!
Xhaxha,
E mirëkuptoj plotësiesht qëllimin tuaj për ta përqëndruar diskutimin tek aktiviteti fisnik dhe humanitar i Goxhe Bojaxhiut, me emër e mbiemër kuptimplotë në turqisht.
Megjithatë, dëshiroj të kujtoj këtu, përpara se diskutimi të kthehet në histeri kolektive sërish se, Goxhe Bojaxhiu nuk e kishte shumë problem të shfaqej përkrah, përballë, në shoqëri dhe në homazhe të figurave të dyshimta, por edhe kriminele të historisë.
Goxhe Bojaxhiu ka ngrëne drekë e darkë me Ramiz Alinë e Nexmije Hoxhën, por ka berë edhe homazhe me lule të frekësta në dorë në varrin e komandantit legjendar, shokut Enver.
Kështu, bashkëshoqërimin e emrit të saj me bacë Saliun apo ndonjë ish apartçik të ngjashëm me të, personalisht nuk më bën ndonjë përshtypje të madhe. Do të shtoja bile se, krahasimisht me shokët Enver & co., më duket lule.
“Goxhe (???) Bojaxhiu nuk e kishte shumë problem të shfaqej përkrah, përballë, në shoqëri dhe në homazhe të figurave të dyshimta, por edhe kriminele të historisë”
Sikur te dinte Nene Tereza sesa shume po perflitet nga “bashkatdhetaret” e saj, me siguri do te ndjehej mire. Jo se nuk arrinte dot te kuptonte te ligun nga e mira, perkundrazi, pikerisht qe arrinte te kuptonte injorantin nga i mencuri, i leshonte rruge me menyren me te thjeshte, me miresi. Sakrifica e jetes se nene Terezes nuk eshte bazuar ne famen qe duan ti atribojne, as ne etnicitet, por ne Miresi, qe pak kush eshte ne gjendje ta beje. Turma fatkeqesisht e quan miresine idiotesi. Ajo qe ka vlere per turmen eshte preardhja e nene Terezes, a thua se kjo po ka ndonje vlere te vecante ne “famen” e saj!! Perkundrazi turma po don me perfitu prej sakrificave te kesaj gruaje e cila gjate jetes se saj diti te fale e te sakrifikoje. Asgje me shume.
Poshte kam bashkengjitur nje poeme qe i eshte atribuar Nene Terezes. Kush ka nevoje per perkthim anyway.
Anyway
People are often unreasonable, illogical and self-centered;
Forgive them anyway.
If you are kind, people may accuse you of selfish, ulterior motives;
Be kind anyway.
If you are successful, you will win some false friends and some true enemies;
Succeed anyway.
If you are honest and frank, people may cheat you;
Be honest and frank anyway.
What you spend years building, someone could destroy overnight;
Build anyway.
If you find serenity and happiness, they may be jealous;
Be happy anyway.
The good you do today, people will often forget tomorrow;
Do good anyway.
Give the world the best you have, and it may never be enough;
Give the world the best you’ve got anyway.
Po po e perdhosim, po jo ne ndonje mase sa per t’u bere merak. Roli yne ne kuadrin e ndertimit apo shkaterrimit te imazhit publik te figures se saj ne syte e opinionit boteror eshte fare margjinal. Ne kete drejtim se cfare bejme ne, nuk ka shume rendesi.
Eshte e vertete se po e mjelim pak dhe nuk eshte ndonje cudi se keshtu bejme shpesh madje edhe me figura qe nuk dihen nese jane shqiptare.
Drejtuesit e shtetit dhe te komunitetit “bejne detyren” pavaresisht nga pikepamjet e tyre personale per Nene Terezen. Pritet qe ta perkujtojne me buje, pritet qe ta nenvizojne prejardhjen e saj dhe nese nuk do ta benin do te kritikoheshin masivisht. Nuk ka asgje per t’u habitur.
A jane keta njerez qe frymezohen ne jeten e perditshme nga Nene Tereza? JO. A eshte kjo nje shoqeri e mbrujtur me parimet e Nene terezes? JO.
Se fundi, dua te shtoj se ka interpretime te ofruara nga disa autore katolike shiptare se disa nga virtytet historike te shoqerise shqiptare (reale apo mitike): te mikpritjes, strehimit dhe bujarise ndaj te panjohurit, kujdesit per pleqte dhe mosbraktisaj e te semureve etj kane luajtur rol ne vizionin e humanizmit te Nene Terezes.
Te vetmin nder qe mund t’i bejme Nene Terezes te pakten tani e vdekur eshte nje perkujtim i thjeshte, serioz dhe pa polemika banale e sterile. Eshte ajo qe i ka bere nder kombit dhe ne, shpresoj qe te pakten te mund t’ja bejme kete nder te vogel. Mund te themi qe ishte nje shenjetore e gjalle edhe se ne para 88-89 nuk e dinim gati se ekzistonte. Une e shoh shume te gabuar te shkosh e t’i kekosh Nene Terezes pse ka takuar Nexhmije Hoxhen ose pse ka vendos kurore te varri i Enverit