DARKA E GABUAR

Ironia: greva e urisë e opozitës u mbyll, të paktën simbolikisht, me një summit në Strasbourg, ku dy liderët politikë shqiptarë hëngrën së bashku.

Shih edhe: Embargoja e kripës.

Nuk ka komente

  1. Nuk duhet harruar se restoranti ku u mbyll simbolikisht greva e ka emrin “Crocodile”. Ndërkohë, të njëjtat media që flisnin për urinë e grevës deri dje, sot e përshkruajnë kështu takimin e krerëve të politikës shqiptare: “Në darkën e cila ka zgjatur katër orë e gjysmë, liderëve shqiptarë dhe atyre evropianë u është shërbyer mëlçi pate dhe pjatë e dytë mish qengji i gatuar me qumësht dhe më pas çokollatë. Në tryezë është shërbyer gjithashtu edhe verë.”.

    Bien në sy, e jo vetëm të grevistëve, mëlçitë e patës, mishi i qingjit dhe çokollata. Atmosfera ndërkombëtare jepet edhe nga gatimi (në mos ekstravagant, jo tradicional), me qumësht i mishit të qengjit dhe çokollata enigmatike në fund të gostisë. Ishte në formë pije apo ëmbëlsire?

    Gjithsesi, fuqia e simbolit e kërkonte që darka të ishte shtruar mu në mes të sheshit.

  2. Megjithese prisja nje analize te gjate nga PTF per zhvillimet e fundit, me thene te drejten, kjo fjali eshte mjaft e gjetur. E c’te thuash me teper?!

  3. Komenti i mëposhtëm do t’i rrinte më mirë temave “Këmbët e Pulës”, por duke qenë se këmbët e pulës i kanë përpirë gjithë territoret e komunikimit shqip, e pashë të udhës ta vendos pikërisht këtu.

    Për amatorët e gastronomisë franceze është e panjohur receta që cilësohet prej gazetave shqiptare si “qengj me qumësht”, e cila në origjinal do të përkonte me “agneau au lait”.

    Receta tradicionale e gastronomisë frënge quhet “qenj qumështi”, në origjinal “angeau de lait”.

    Temi “agneau de lait” – “qengj qumështi” cilëson një qengj të njomë, i cili ushqehet ende dhe vetëm me qumëshitin e mëmës; pra nënkupton detyrimisht shije të imët dhe cilësore.

    “Qengj me qumësht” jo vetëm nuk ekziston në menunë tradicionale frënge, por kam frikë se prej shefave të kuzhinës në fjalë do të cilësohej si sakrilegj.

    Kjo, për të qetësuar shpirtrat e trazuar në lidhje me patretshmëritë eventuale që mund të kish tronditur stomaqet e betonizuar shqiptarë receta e cilësuar rëndom si origjinale, e cila në fakt është krejt e pafajshme dhe më se e rëndomtë.

    Menunë ndërkaq u detyrova ta verifikoj, për merak, në faqen zyrtare të restorantit në fjalë dhe sigurisht që ajo vazhdonte t’i ishte besnike traditës gastronomike frënge dhe nuk propozonte kurrfarë qengji me qumësht, por gjithnjë qengjin e qumështit.

    1. Receta tradicionale e gastronomisë frënge quhet “qingj qumështi”, në origjinal “agneau de lait”.

      Mire dhe kaq thuaj se mund ta kishin perkthy shqiptarce fare si tave kosi me qingj 🙂

    2. kam pershtypjen se po te ekzistonte nje restorant i tille qe gatuan mish qengji me qumesht patjeter qe do te kishim te benim me nje sakrilegj te hebraizmit dhe nderkaq do te kishim reagime te furishme nga ana e hebreo-evropianeve per antisemitizem pasi Talmudi e denon rreptesish ngrenien e mishit me qumesht. 🙁

      1. Bim Bash,

        Meqënëse gjeografia gastronomike e kësaj teme u zhvendos në Francë, sikurse edhe fatet e politikës shqiptare, e shoh me vend të saktësoj një tjetër keqkuptim të natyrës gastronomike për sa i përket Francës.

        Për sa kohë populli shqiptar mbahet peng me menutë e politikanëve, të përfitojmë ndonjë mësim të vlefshëm gastronomie sociale frënge në menyrë që të mos mbajmë frymën pas politikanëve, por të ecim me hap të sigurt drejt Evropës.

        Për kuriozitet pra, një studim serioz i ndërmarrë së fundmi për praktikat më popullore kulinare frënge, i përcjellë edhe nga kanali televiziv Arté para pak kohësh, nxorri në pah se pjata më popullore e francezëve të sotëm ishte kuskusi magrebin (couscous).

        Kësisoj, konceptet për Francën e parë nga jashtë apo edhe përciptas nga brenda, nuk demonstrojnë detyrimisht realitetin e terrenit.

        Nuk ka, fatmirësisht, vetëm një Francë, por shumë të tilla.

  4. Hap kutitë ose largohu: Tailandë.
    Ka degjeneruar në një orgji shkatërrimesh dhe vrasjesh, protesta paqësore e disa deputetëve dhe simpatizantëve të partisë më të madhe opozitare tailandeze, që kërkonin hapje të menjëhershme të kutive zgjedhore dhe nisjen e një hetimi parlamentar mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, kryeministri Abhisalit Vejjajiva ngul këmbë në moshapjen e kutive, pasi të shkosh kundër vendimeve të gjykatës, është e papranueshme.
    Kreu i opozitës, Jatuporn Ramaprompan premtoi përshkallëzim të protestave në të gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre do binin në vesh të shurdhër. Ramaprompan, që në të njëjtën kohë është edhe kreu i bashkisë së Bangkokut, kishte planifikuar ngritjen e disa çadrave në të cilën deputetët dhe simpatizantët e opozitës do mund të vazhdonin të qetë grevën e urisë.
    Për të zgjidhur divergjencat e tyre, krerët e opozitës dhe qeverisjes tailandeze janë ftuar në Tokio, në restorantin “Krokodili”, ku shërbehej pikërisht mish krokodili, në një darkë që është paguar me paratë e taksapaguesve tailandezë.

  5. Kjo ne fakt nuk ishte ndonje ndryshim per regjimin ditor te te dy udheheqesve.

    Si njeri ashtu edhe tjetri kane ngrene rregullisht, gjate kohes se greves se urise.

  6. Jam shume i sigurte se askush nuk ka qare gjate bisedes ne ate restorant. Jane druar se mund t’iu ishin konsideruar si lote “krokodili”.

  7. Me duket se zoti Rama, i ka derdhe ca pika loti.. I kane “faturu” Darken… ! (gojet e liga, thone keshtu) 😉

  8. Pavaresisht nga menuja dhe korrespondencat qesharake ose jo mes pjatave shqiptare dhe frenge, dhe pavaresisht nga simbolika qesharake e kesaj darke te sofistikuar pas nje greve urie, eshte per te ardhur keq qe ne shqiptaret historikisht ose shtrojme ose ulemi ne “darka te gabuara”. Problemi eshte qe nuk jemi kurre si te barabarte mes te barabarteve, ne ate tryeze as kur ftojme e as kur na ftojne.

    Jemi ose ne poziten e mikpritesit primitiv e qe e teprojme duke e bajelldisur mikun (qe me siguri na duhet per gjesend ne te ardhmen) me shume se duhet, ose si “miq” apo te ftuar, ciliminj e diletante, te pagdhendur te cilet duhen marre pak me te mire teksa u shkulet veshi… si ne rastin e fundit. Kjo lloj ekzistence e perjetshme “ne gabim” eshte sh e hidhur.

  9. Qe te hyjme ne Evrope, na duhet te marrim trajta te jashtme te pakten evropiane, mendova. A pati protesta per menyne nga partite ekologjike apo me ndjesi te tilla ne Tirane? Mendoja edhe se evropianet do te udhehiqnin leaderet tane qumeshtore demokratike ne nje menu me pak te kontestuar nga qyteterimi evropian qe ka bere aq shume per te drejtat e kafsheve sa ne kohe te luftes se Sarajevos dergonte ushqim per qente e rrugeve zene peng nga lufta e njerezve.
    Menuja e leaderve tane qenka zgjedhur si per te ngritur qimet e kokes ekspres te gjelberve: qingj qumeshtor, njohur nen emrin “pires” perpara eres se tallonit, shto edhe melci pate, per te cilen ne cdo prag krishtlindje sensibilizohemi per kushtet cnjerezore ne te cilat kalon jeten e saj te shkurter pata! C’te thuash, gosti grabitqaresh, por ndoshta Evropa mendon qe vendi i shqipeve meriton te njihet e perjetohet si primitivi i Evropes.

  10. 22 deputete, hoqen 160 kg ne greven e urise

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=79125

    Eshte i pabesueshem serioziteti koral i grevisteve te urise per t’u rrefyer ne rradhe, jo me ne mikrofonin, por ne peshoren e gazetarit, per kontributin me kilo e grame mishi personal, blatuar demokracise si ne ndonje altar actek.

    Kaq barbar te jete nje publik qe ka nevoje per procedime te tilla dehumanizuese per te kuptuar permasat e qarta te nje sakrifice publike?

    1. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyeshme per pisnes.

      Pse nuk u propozohet nga ana e stacioneve televizive grevisteve, dhe sidomos parlamentareve qe te marrin pjese ne ato Big Brother shows? Ti ndajne ne grupe. Cdo stacion te kete grupin e vet, dhe 2-3 te fundit qe mbijetojne nga cdo grup te mblidhen pastaj ne nje grup tjeter, finalin fare. Te bejne politike, sociologji, histori, filozofi, shkence, mjeksi, dashuri etj etj aty brenda, para te gjitheve. Te krijojne grupe e nen grupe, aleanca, parti, miqesi, tarafe dhe po qe e mundure edhe familje… live.

      Do te ishte programi me i sukseshem televizi jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere. Madje shembulli shqiptar do ishte ekseprimenti i pare i demokracise direkte si e asaj te Athines se dikurshme, duke qene se sic po vijne punet, aty po shkojme, drejt formatit te qytet-shtetit te famshem ( qytet- shtetit i Tiranes, lidh mardhenie bilaterale me Republiken e Shqiperise per njehsim politikash monetare dhe fiskale).

      Edhe per t`i paguar, TV-te shqiptare mund te jene ne gjendje qe ti paguajne me shume se sa c`i paguan shteti shqiptare politikanet e vet. Te pakten ata do te paguhen per dicka qe bejne dhe jo per te bere dicka, qe mundet te behet apo te mos behen asnjehere. Nese numri i grevisteve qe do donin te merrnin pjese ne Big Brother rritet aq shume sa qe e ben te veshtire financimin e programit, zgjidhja eshte kollaj: me bileta llotarie. Njerezit mund te vene baste se cfare do te ndodhe ne fundin e javes qe vjen, ose cdo te merkure e te shtune etj etj.

      Une e shoh kete si nje moment Eureke per politiken e madje edhe popullin tone. Publiciteti i vendit, njerezve, mundesive, ideve hap mundesi te pafundme per marketim dhe si pasoje efekt ekonomik.
      Ne duar dhe mendje te afta, ideja e Big Brother-it politikan, e iniciuar ne Shqiperi mund te “pushtoje” gjith boten.

      E imagjinoni BB, variantin amerikan?
      Ta zeme e gjithe dynjaja sheh live Obamen dhe oborrin e tij qe japin e marrin me njeri-tjetrin, lobe-t qe marrin anen e ketij apo atij, premtimet e vogla dhe te medha, te dukshme dhe te padukshem. Psh nje lob ia mbush mendjen Obamese, direkt ne TV, ta beje Iranin nje kopesht me lule (te egra ). Por ne nje dhome tjeter te hapesires se BB amerikan eshte nje lob tjeter qe i mbush mendjen Obames se po vendosi ta beh Iranin kopsht me lule , ato duhet te jene te buta, te mbjellura me dore. Nje i trete u thote te gjitha paleve se rendesi ka te behet kopeshti, se me lule te egra apo te buta, s`ka rendesi ajo pune. Mjafton qe njerezia te punojne sepse ne fund te fundit paqja eshte me e keqe se sa edhe te keqiat me te medhaja te nje lufte…. e te tjera argumente si keto.
      Por lezeti i kesaj pune eshte qe dy here ne jave njerezia ka mundesine te nxjerre perjashta ata qe mbledhin numrin me te madh te votave…

      For the record, po qe se sa me siper behet realitet ne Shqiperi, une kam te drejte ose per 5% e vlerese ekonomike te krijuar, ose per royalties.
      Te shohime edhe ne nje dite te bardhe … tha.

  11. Më ngacmoi ideja që hidhet më sipër, por kam frikë se politika moderne evropiane ka hyrë ndërkaq në erën e Big Brother-it. Si shëmbulli më domethënës i kësaj ere të re spikat kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, David Cameron.

    I sipërpërmenduri, kohë më parë fushatës elektorale, kish instaluar kamera në shtëpinë e tij, të cilat i shfaqin të interesuarëve pa ndërprerje spektaklin e jetës intime të shefit të opozitës në interes të transparencës së politikës së re.

    Sidoqoftë, nuk duhet harruar se, Evropa ka traditë shekullore në domenin e transparencës së intimitetit, ndaj nuk mund të thuhet kaq lehtë se praktikat e politikanëve të saj modernë përbëjnë risi.

    Historia e oborreve evropiane është tejet e pasur me çaste ngazëllyese të mbretit të Francës apo Anglisë – për të përmedur më të spikaturit – që legjiferojnë përpara pjesëtarëve oborreve respektive mbretërore, ulur në oturakun përkatës po aq mbretëror.

    Praktikat e polikëbërjes evropiane gjatë ceremonisë së “zgjimit të mbretit”, “mëngjesit mbretëror”, “lindjes mbretërore të mbretëreshës” nën vështrimin e gjithë damave të oborrit mbretëror apo “konsumimit të martesës mbretërore”, po ashtu përballë pjesëtarëve më të spikatur të oborrit, janë praktikat dhe traditat acestrale prej cilave origjinon Big Brother-i i politikës moderne, por edhe ai popullor.

    Meqënëse David Cameron nuk ia ka fshehur botës që është pasardhës ilegjitim i lidhjes së mbretit William IV me Dorothea Jordan, është krejtësisht e mundur të hamendësojmë në këtë rast se, politikani i ri dinamik është duke riintroduktuar një traditë ancestrale të politikëbërjes së vendin e tij, e cila qëllon të jetë për më tepër familiare, sigurisht të rishikuar sipas shijeve dhe teknologjisë bashkëkohore.

    Në këto kushte, është e vështirë të mendosh se mund të jenë të vetëquajturit politikanë socialistë shqiptarë që mund t’i ofrojnë sivëllezëve të tyre evropianë ndonjë leksion të hatashëm në transparencë intimiteti.

    Mbetet sidoqoftë shumë domethënës fakti se, ishte pikërisht ky segment i politikës shqiptare, i vetëcilësuar sakaq si më i qytetëruari, i cili e introduktoi i pari praktikën dhe traditën kaq qytetëruese evropiane të transparencës së intimitetit të politikanëve.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin