SHKUESITË VIRTUALE

Falë filmit të Cameron, miliona anembanë botës u familjarizuan me fjalën avatar dhe konceptin që i bashkëlidhet; duke iu qasur kështu, në mënyrë të drejtpërdrejtë, virtualizimit të mundësuar nga kompjuteri.

Avatari, ose alter ego-ja jote virtual, është njëkohësisht shembëlltyra jote, por edhe e kundërta jote; si qenie e çliruar nga prangat e botës fizike, madje të vetë trupit tënd. Avatari, sipas rastit, mund të fluturojë, të kalojë përmes mureve, të ringjallet ose të shndërrohet në dragua ose bretkosë.

I menduar si vegël, avatari i kapërcen të gjitha ato kufizime që zakonisht i shoqërohen veglës për shkak të vetë përdorimit të saj. Për shembull, maska duhet të ketë një formë të përshtatshme për t’u mbajtur në fytyrë; kapelja për të qëndruar në kokë; unaza për t’u futur në gisht. Syzet e diellit për Polifemin do të kishin konfigurim të ndryshëm nga ato që preferon David Beckham.

Përkundrazi, forma dhe madhësia dhe karakteristikat e avatarit nuk përcaktohen nga të dhënat fizike të përdoruesit, por nga dëshirat e tij; dhe deri diku nga karakteristikat e botës virtuale ku është përftuar dhe qarkullon avatari; p.sh. brenda një loje mund të mos lejohet që avatari të kalojë përmes mureve, ose të ringjallet sa herë që e vrasin.

Ende është herët të thuhet nëse kjo liri që ofron virtualizimi, është për t’u përshëndetur, nga pikëpamja filozofike. Ka futurologë që, nëpërmjet virtualizimit, kanë zgjidhur deri edhe të ashtuquajturin paradoks të Fermit; ose faktin që sot e kësaj dite njerëzimi nuk ka marrë kontakt me qytetërime jashtëtokësore. Sipas këtyre futurologëve, shumë nga qytetërimet jashtëtokësore e kanë humbur interesin për universin, sepse janë virtualizuar krejt.

Diskutime ka edhe nëse virtualizimi i mundësuar prej video-lojërave i ndihmon apo jo shoqërizimit. Në një kuptim, lojtarët janë fizikisht të ndarë nga njëri-tjetri; por në një kuptim tjetër, mjediset shumë-lojtarëshe krijojnë mundësi të pafund për të eksperimentuar me forma të reja të ndërveprimit me të tjerët. Një serial i tanishëm televiziv, Caprica, ngrihet i tëri mbi eksplorimin e identitetit në këto realitete virtuale.

Megjithatë, çështja mund të shtrohet edhe kështu: Deri më sot, teknologjia ka qenë e masës njerëzore (a misura d’uomo), ndërsa virtualiteti është mjaftuar me imagjinatën (artin, etj.). Sot kjo ndarje pothuajse e natyrshme po vihet në dyshim, për shkak të kompjuterit. Në këto rrethana, çfarë e ardhmeje i ofrohet shoqërisë njerëzore? Vallë njeriu i së ardhmes do të përfundojë i mbyllur në inkubatorë të jetëgjatësisë, për ta jetuar jetën virtualisht, brenda super-serverëve planetarë, në mos galaktikë?

Ka matematikanë që kanë llogaritur probabilitetin që universi përreth nesh të jetë i simuluar brenda një kompjuteri: u ka dalë rreth 30%; të tjerë kanë sugjeruar mënyra eksperimentale për të matur nëse jetojmë vërtet brenda një hologrami.

Megjithatë, problemi nuk ka nevojë të shtrohet me terma kaq metafizike.

Të kthehemi edhe një herë te teknologjia tradicionale, e cila kushtëzohet dhe ndërvaret nga trupi i njeriut. Një vegël muzikore, p.sh. kitara, i përshtatet jo vetëm veshit njerëzor – për nga tingujt që nxjerr; por edhe gjatësisë së krahut, e cila përkon me gjatësinë e bishtit; madhësisë së prehërit, e cila dikton madhësinë e kasës; dhe sidomos numrit të gishtave që kemi në të dy duart. Në një kuptim, trupi i njeriut është i tëri aty, në format dhe në karakteristikat e veglës.

Një fillestar, që sapo nis të mësojë t’i bjerë instrumentit, e përjeton atë si një pengesë, ose si mur dhe dhimbje; që vendoset midis atij vetë dhe muzikës që ai ka në mendje. Procesi i të mësuarit, në këtë rast, është edhe një proces i shartimit të veglës në trup të instrumentistit; në mënyrë që kitara të shndërrohet, idealisht, në një gjymtyrë shtesë të kitaristit, me funksione të posaçme; vërtet prej druri, por që i përket atij, për nga forma dhe funksioni.

Kitaristi profesionist është edhe ai vetëdijshëm për kufijtë e kitarës; njëlloj sikurse jemi të gjithë të vetëdijshëm për kufijtë natyrorë të shqisave tona – sa larg mund të shohim, sa mirë mund të dëgjojmë, sa nxehtësi mund të durojmë etj. Normalisht, nuk shqetësohemi që syri nuk arrin t’i dallojë, bie fjala, mikrobet, ose që lëkura nuk e duron dot të nxehtit; por ata që janë shqetësuar, kanë shpikur instrumentet përkatëse, si mikroskopin, dorezat etj. për të kompensuar.

Michael Hedges

Kështu edhe kitaristi e di që disa tinguj nuk mund t’i përftojë aq lirisht me kitarë; p.sh. çerek-tonet; sikurse e di që nuk mund të luajë më shumë se gjashtë tinguj njëkohësisht – sa ç’janë telat (këtu nuk po e ndërlikoj argumentin me harmonikat, etj.). Po ashtu, kitara klasike ka një diapazon tingujsh prej rreth tri oktavash e gjysmë; çka gjithashtu nga përmasat e instrumentit (përkundrazi, një piano e rregullt ka 8 oktava; një trompë, zakonisht dy oktava e gjysmë; një violinë rreth katër).

Tani, kush ka luajtur ndonjëherë me tastierë elektronike, do ta ketë parë se, me një të shtypur butoni, tastiera mund të komandohet që të tingëllojë si kitarë – por me karakteristikat e pianos; p.sh. duke luajtur dy linja melodike – një me dorën e majtë dhe një tjetër me të djathtën; ose duke bërë që të tingëllojnë dhjetë nota njëherësh (aq sa ç’ka gishta; edhe këtu nuk po marr parasysh as harmonikat, as efektet e pedalit).

Tastiera elektronike ofron kështu një formë vërtet rudimentare të virtualizimit, por gjithsesi të tillë që të ndihmojë për t’i kapërcyer disa kufizime të rëndomta të instrumentit tradicional.

Të tjera programe kompjuterike, më të avancuara, lejojnë që të marrësh një pjesë të shkruar për piano, p.sh. një mazurka të Chopin-it, dhe ta luash me korno angleze ose me steel drums; efekti është qesharak, por megjithatë teknologjia e lejon. Përndryshe, deri edhe muzikantë seriozë (një shembull: Pat Metheny) i kanë shfrytëzuar efekte të tilla elektronike, për të eksploruar mundësi të reja timbrike.

Kompjuteri bën të mundur edhe që Chopin-in ta luash të transpozuar, p.sh. në spektrin e ultratingujve; qeni yt do ta dëgjojë, por ti jo. Në përgjithësi, virtualizimi lejon që të kapërcehen të gjitha kufijtë fizikë të instrumenteve tradicionale; pikërisht ata kufij fizikë që imponoheshin prej karakteristikave të trupit të njeriut (p.sh. hapja e krahëve, për pianon; ose forca e mushkërive, për instrumentet frymore; ose intervali i dëgjimit të veshit, për lartësinë e tingullit, etj.).

Në këtë kuptim, dhe përtej eksperimenteve të geek-ëve, është e mundshme që t’i mënjanosh të gjitha “pengesat” që i nxjerr kitara muzikantit: diapazonin e tingullit, numrin e telave që mund të luhen njëkohësisht, vështirësinë për të luajtur dy-tre linja melodike njëkohësisht, e kështu me radhë; duke e çliruar kitarën nga trupi i kitaristit dhe nga universi fizik, për ta futur në botën virtuale të lirisë së kufizuar vetëm nga dëshira.

Mirëpo, ka edhe një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë efekt; një mënyrë sa të vjetër aq edhe tradicionale: orkestra, ose kombinimi i muzikantëve në një “trup” të vetëm instrumentist. Orkestra vetvetiu e rrit hapësirën e lirisë, për muzikën dhe për vetë muzikantët. Duke e thjeshtëzuar argumentin, në vend që ta transpozosh tingullin e pianos në kitarë nëpërmjet kompjuterit, mund ta luash të njëjtën pjesë me dy kitaristë. Edhe Vangelis, që në rini e kishte zakon t’i luante vetë të gjitha pjesët instrumentale në kompozimet e veta elektronike duke i kompjuterizuar, tani u është kthyer orkestrave reale, me muzikantë realë madje edhe me soprano, ose instrumentiste të zërit.

Nga kjo pikëpamje, veprimi kolektiv paraqitet edhe ai si mënyrë për t’i kapërcyer kufijtë fizikë që na imponon trupi, ose biologjia; dhe kjo vlen jo vetëm për skllevërit që ndërtuan piramidat, por edhe për muzikantët e orkestrës, të cilët, duke bashkëpunuar mes tyre, arrijnë t’i kapërcejnë disa prej kufijve të imponuar prej instrumenteve dhe instrumentistëve individualë të marrë veçmas.

Nëse virtualizimi na largon nga ky veprim kolektiv, ritual ose i vetvetishëm, koreografik ose instinktiv, atëherë virtualizimi do parë edhe si kërcënim për thelbin e të qenit tonë njerëz, ose qenie që e gjejmë vetveten tek Tjetri – qoftë si pasqyrë, qoftë si mur.

Po e mbyll me një histori që ia kam lexuar një antropologu kulturor. Kur prijësi plak i një fisi indianësh vizitoi Chicago-n për herë të parë në jetën e vet, shoqëruesit prisnin që ky të mbetej gojëhapur me rrokaqiejt e atjeshëm; përkundrazi, chief-i indian nuk u habit aspak, vetëm vërejti: “ju të bardhët i ndërtokeni kasollet tuaja njërën mbi tjetrën; ne indianët zakonisht preferojmë t’i ndërtojmë njërën anash tjetrës.”

Nuk ka komente

  1. Vallë njeriu i së ardhmes do të përfundojë i mbyllur në inkubatorë të jetëgjatësisë, për ta jetuar jetën virtualisht, brenda super-serverëve planetarë, në mos galaktikë?

    Nuk besoj se teknologjia ka ndonje shans per ta zhbere njeriun xha xhai. (Nderkohe, e kam paraysh qe kete mbase e keni thene sa per te ngacmuar biseden, jo si qendrim tuajin, dhe une ashtu po replikoj si e tille, qe mos keqkuptohemi. )

    Ma ha mendja, kur eshte shpikur automobili njerzit mund te kene bere te njejtat pyetje, apo dhe per aspekte te tjera teknologjike. Te rese gjithmone i druhemi, sidomos kur eshte ne evoluim e siper, si ne kete rast.

    Duhet dhe te kemi parasysh koheshkurtesine e teknologjise se kompjuterit/internetit ne raport me jetegjatesine e njeriut ne Toke (si njeri, jo si kafshe) dhe se sa shume kohe dhe faktore jane dashur (deri tani te pakten) qe njeriu te ndryshoje sadopak (nese) ne thelb, ne esence.
    P.sh. vere njeriun e 2-3 mije vjeteve me pare apo qe kur kemi histori te zgjeruar te shkruar, dhe ne tani, dhe duke lene menjane detajet shiko sa kemi ndryshuar ne esence tek gjerat kryesore; familje, dashuri, lufte, fe, etj.

    Them se jemi akoma ne fazen e lodres me shume aspekte te kesaj teknologjie te re, e cila eshte vete ne zhvillim te vrullshem, dmth nderkohe qe s’ka shume qe ka ‘lindur’ po ‘zhvillohet’ shume shpejt.

    Kjo s’do te thote qe s’ka apo s’do kete persona qe vegjetojne me kompjuterin, ashtu sic ka pasur dhe ka te tille qe vegjetojne dhe pa ‘ndihmen’ e asnje gjeje, teknologjike apo jo.

    E kam fjalen ne pergjithesi per njerezimin.

    P.S. Keto jane just a guess; nuk kam lexuar ndonje gje konkrete per kete, se sa dhe si mund te ndryshoje esencialisht njeriu i te ardhmes ne saje te teknologjise. Flas njeriu, jo kushtet e jeteses apo punes se njeriut. Ndonje shkrim i tille do ishte interesant nese mund te sjelle dikush ndonje reference, kuptohet ndonje shkrim me taban jo nga ata qe kane qellim terheqjen e vemendjes me parashikime ekstreme tip Nostradamus-iste apo viti 2012-iste.

  2. Para virtuales, njeriu kishte 2 bote ‘te ndergjegjshme’, ate realen dhe ate te endrrave (ne diell), tani ka 3 bote, ate realen, ate te endrrave dhe virtualen.

    Bota e endrrave ishte e kushtezuar nga realja, tani edhe nga virtualja.
    Ka qene perhere e veshtire qe njeriu te lidhte 2 botet te cilat me shpesh ishin ne konflikt me njera-tjetren sesa ne paqe, tani me 3 bote apo 3 permasa, jo vetem behet me e veshtire po per shkak te lidhjes ‘pertej se prekshmes’ mes botes se endrres dhe botes virtuale, bota qe ‘del bllof’ eshte ajo e se prekshmes (praktike apo teorike).

    Te dyja keto bote pertej se prekshmes, kane vlere per njeriun sepse i japin kenaqesi ne boten e se prekshmes, boten reale, keshtu qe thelbi i ketyre 2 boteve eshte kenaqesia e reales. Aty pothuajse ska vend per dhimbjen, maksimumi ka vend per zemerimin.

    Epersia qe merr te jetuarit ne boten e endrrave dhe ate virtuale, sidomos persa i perket kenaqesise, e ben perhere e me teper boten reale vend mekanik, monoton dhe vendi i dhimbjes.
    Me ‘Vdekjen e Zotit’ ne shek 19, u duk sikur njeriu do e kthente boten reale, nga bota e dhimbjes ne ate te kenaqesise; kenaqesia e ‘botes se pertejme’ u shumefishua me zero.

    Tani ne shek 21, kenaqesia e ‘botes se pertejme’ edhe pse ‘e pertejme’ e llojit tjeter, po rimerr vrull te papare.

    Ne thelb si te botes tjeter fetare dhe botes tjeter virtuale, qendron koncepti i ‘se pertejmes’.
    Mesa duket njeriu s’ja del dot pa nje ‘bote te pertejme’ qe s’eshte ajo e endrrave.

    Paradoksalisht boten e pertejme virtuale e quajme triumf i shkences/teknologjise/shkencave egzakte, ne nje kohe qe eshte deshtimi i plote i shkences.
    Pse them deshtimi i plote i shkences?

    Shkenca u paraqit si antiteza e fese, feja ofron boten e pertejme, ndersa shkenca do ofronte boten reale, ate qe feja nuk e ofronte dot dhe qe ngeli mbreteria e dhimbjes.

    Sot ne gjendemi me boten reale, qe eshte mbreteria e dhimbjes dhe me boten virtuale qe eshte mbreteria e kenaqesise.

    Mos valle kjo bote virtuale ishte bota ‘reale’ ku shkenca do bente ate qe se beri feja, ta kthente ne boten e lumturise?

    Sigurisht qe jo, kjo eshte nje surrogat, nje avatar. Dukuria qe e parathoshte kete deshtim tragjik te shkences, ishte shnderrimi i psikologeve ne prifterinj, psikologet arrijne te sherojne vetem ata te semure qe fare mire mund ti sheroje prifti. Ne thelb te dy kategorite veprojne me ane te ‘rrefimit’, qe eshte nje ‘forme e clirimit’ prej asaj qe te gerryen brenda, po ashtu ne thelb te dyja kategorite flasin per mekate fillestare, qe ne rastin e kishes i ben gjithe njerezit mekatare, ndersa ne rastin e psikologjise (individuale) i ben te gjithe njerezit me ndonje kompleks te fshehur (mekati fillestar, djali don te vrase babane) qe paraqitet ne rrethana te caktuara.

    Pra per mua bota virtuale eshte ‘bota e pertejme’ e shek 21, sepse njeriu nuk qenka e thene te jetoje dot pa nje bote te pertejme, pa mbreterine e kenaqesise, oreve te kendshme. Nuk e di se c’mund te pesoje bota e endrrave, nga ky kalim i botes se pertejme, nga bota e te vdekurve ne boten e te gjalleve.

  3. Pra per mua bota virtuale eshte ‘bota e pertejme’ e shek 21, sepse njeriu nuk qenka e thene te jetoje dot pa nje bote te pertejme, pa mbreterine e kenaqesise, oreve te kendshme.

    Hyllin, e ke metafizik-uar pak se tepermi me duket.

    Se pari duhet pranuar qe bota virtuale eshte nje pasoje e zhvillimit teknologjik, nje by-product, jo qellim me vete i atyre qe sollen kete teknologji, aq me pak i njerezimit si i tille.

    Se dyti, ky qe quhet “realitet virtual” nuk eshte nje realitet egzakt apo i perkufizuar njesoj per cdo njeri (perdorues te teknologjise) si per nga lloji ashtu dhe per nga aktiviteti, sa shume apo pak ze vend ne jeten e njerzve.

    Njekohesisht s’e kuptoj fare ku e ke fjalen kur thua “deshtim tragjik i shkences”, pasi deshtimi matet nese u arrit cka synohej apo jo. Efektet ne sfera te tjera, i.e. efektet e teknologjise se kompjuterit ne sferen sociale, jane efekte anesore, dhe gjithsesi si ato si vete teknologjia menaxhohen nga njeriu. Nuk eshte se gjendemi ne nje bote te suprimitetit te inteligjences artificiale (si ne ato filmat sci-fi) ku kompjuterat kane marre ne dore drejtimin e jetes, tip Matrix, dhe njerezit po persekutohen prej programeve virtuale te tyre.

    Gjithashtu duhet bere dallimi kur (dhe sa) ky realitet virtual behet efekt anesor negativ, dhe kur behet mjet qe ndihmon njeriun ne sfera te ndryshme te jetes reale.

    P.sh. nese jeton ne SHBA, por dhe ne shume vende perendimore ku interneti eshte gjeresisht i aplikueshem, lehtesia qe ky te sjell ne jeten e perditshme eshte e pamase, qe nga nje kerkim ne Google per te gjetur nje servis per makinen afer lagjes tende, tek udhezimet nga interneti per te udhetuar me makine ne nje adrese te panjohur, tek humultimet per te shkruar nje ese detyre shtepie per ne shkolle, e shume aspekte te tjera.

    E kam fjalen, do ishte me mire ti shikojme gjerat me shume ne sensin real dhe ne totalitetin e tyre, me te mirat dhe te keqiat. Pasi ta kemi bere kete sadopak me objektivitet, mund te spekulojme per metafiziken apo per te ardhmen. Ndryshe rrezikojme te ngreme nje imazh (keshtjelle) virtuale te bazuar ne nje realitet virtual, jo real.

  4. Ne fakt , perdora fjalen Bote dhe jo realitet,se si kam thene ne nje teme, realitet dhe virtual jane te pabashkueshme.

    Nderkaq Bote, mund te perdoret pa problem, ashtu si permase, dimension.

    ””’Njekohesisht s’e kuptoj fare ku e ke fjalen kur thua “deshtim tragjik i shkences”, pasi deshtimi matet nese u arrit cka synohej apo jo””

    Cfare nuk kupton ketu xhibo:

    Pse them deshtimi i plote i shkences?

    Shkenca u paraqit si antiteza e fese, feja ofron boten e pertejme, ndersa shkenca do ofronte boten reale, ate qe feja nuk e ofronte dot dhe qe ngeli mbreteria e dhimbjes.

    Sot ne gjendemi me boten reale, qe eshte mbreteria e dhimbjes dhe me boten virtuale qe eshte mbreteria e kenaqesise.

    Mos valle kjo bote virtuale ishte bota ‘reale’ ku shkenca do bente ate qe se beri feja, ta kthente ne boten e lumturise?

    Sigurisht qe jo, kjo eshte nje surrogat, nje avatar.

    ””’Gjithashtu duhet bere dallimi kur (dhe sa) ky realitet virtual behet efekt anesor negativ, dhe kur behet mjet qe ndihmon njeriun ne sfera te ndryshme te jetes reale.””

    Bota virtuale po thith jete nga bota e endrrave. Si me lart:

    ””Bota e endrrave ishte e kushtezuar nga realja, tani edhe nga virtualja.””

    Po enderrohet per suksese ne boten virtuale, qe ketu ka dicka qe nuk shkon per mua eshte e qarte, po nuk di cfare:

    ””Nuk e di se c’mund te pesoje bota e endrrave, nga ky kalim i botes se pertejme, nga bota e te vdekurve ne boten e te gjalleve.””

    Tek bota e endrrave, gjejme edhe deshirat tona, ky devijim i deshirave drejt botes virtuale, eshte dukuri e re fringo, por per shkak te :

    ””’lidhjes ‘pertej se prekshmes’ mes botes se endrres dhe botes virtuale, bota qe ‘del bllof’ eshte ajo e se prekshmes (praktike apo teorike).””

    Duke qene te dyja pertej se prekshmes, si bota e endrrave ashtu edhe bota virtuale, lidhja behet me emerues te njejte, logjikisht japin e marrin me njera-tjetren me lehtesi te madhe, pra lidhja bote e endrrave-bote reale, qe asnjehere ska qene harmonike, rrezikon pergjate te jetuarit ne boten virtuale, te shkepuse njeriun prej reales.

    Ne ky ste duket rrezik, nuk di se c’mund te quhet gje tjeter e rrezikshme, kometa Halley, duket si zukatje e nje mize ne krahasim me kete.

    1. Pse them deshtimi i plote i shkences?

      Shkenca u paraqit si antiteza e fese, feja ofron boten e pertejme, ndersa shkenca do ofronte boten reale, ate qe feja nuk e ofronte dot dhe qe ngeli mbreteria e dhimbjes.

      Kujtova se e kishe fjalen per shkencen persa i perket teknologjise se kompjuterit/internetit.

      Persa e ke fjalen per shkencen ne pergjithesi, aq me keq per argumentin tend.

      Shkenca nuk u paraqit aspak si antiteze e fese, me duekt e ke komplet gabim konceptin se c’eshte shkenca. Nese i referohesh ndonje periudhe te caktuar vetem kur shkenca dominoi ne ndonje fushe te caktuar ideologjite fetare, kjo eshte tjeter gje.

      Pasi, shkenca para se te jete fizike apo kimi, eshte se pari dhe ne thelb persiatje shkencore, ndertimi i dijes per boten (por dhe veten) tulle mbas tulle, dhe keto tulla s’jane parajasa te premtuara ku njeriu do jetoje me zotin apo 72 virgjeresha, por jane pikerisht ato ‘vegla’ qe i kane mundesuar njeriut te shpelles te krijonte cdo gje qe ka sot bota si pasoje e punes njerezore, perfshi dhe ato katedralet dhe ndertesat e kishave e xhamive, apo dhe televizionet nepermjet te cilave propogandojne sot prifterinjte e imamet, librat ne te cilat ata kane shkruajtur idelogjite/dogmat e tyre, etj.

      Te gjitha keto jane ne saj te shkences, kuriozitetit dhe persiatjes shkencore qe njeriu ka pasur dhe ka ndaj botes, vetes e gjjithshkaje.

      Nese s’do ti kishim (perbenim) keto si qenie, do ishim akoma ne kohen e shpellave.

      ….

      Persa i perket cka thua per gjerat e tjera, sic thashe me duket thjesht abstraksione virtuale, dmth keshtjella avujsh qe as mbeshteten diku, as kane nevoje te mbeshteten, persa jane te tilla, avull. 🙂

  5. XhaXha, le të mendojmë për një moment, për hatër të diskutimit, se të gjitha rastësitë e variacionet e pa numërta të realitetit, të mund të simuloheshin në një kompjuter. Cili do të ish ndryshimi ndërmjet atij realiteti dhe këti që njohim?

    1. Në fakt, unë nuk besoj se do të kishte ndonjë ndryshim. E vetmja gjë që më bën të dyshoj, është vetëdija (self-awareness), e cila nuk i shton asgjë një bote të simuluar në kompjuter. Kanë thënë, me këtë rast, se vetëdija e qenieve brenda një realiteti të simuluar mund të jetë përftuar aksidentalisht, si artefakt. Por, edhe në qoftë kështu, unë prapë nuk shoh ndonjë ndryshim midis versionit me realitet të simuluar dhe versionit me realitet “real”. Nëse universi ynë është produkt i një programi (software) brenda një kompjuteri (hardware), atëherë kjo hardware qëndron doemos jashtë universit dhe aftësive tona për ta rrokur. Shih edhe Simulation Hypothesis.

  6. ””Shkenca nuk u paraqit aspak si antiteze e fese, me duekt e ke komplet gabim konceptin se c’eshte shkenca.””

    Ne fakt ti duhet ti hedhesh nje sy historise se shek 19, jo datave,kronologjise po cfare ziente ne kusi. Nje permbledhje te mire e ka bere B.Croce tek Storia del secolo 19, ne cdo aspekt te jetes.

    Se c’eshte shkenca eshte nje gje dhe si u paraqit shkenca sidomos egzakte ne shek 19 eshte tjeter gje, sidomos ne gjysmen e dyte.

    ””Pasi, shkenca para se te jete fizike apo kimi, eshte se pari dhe ne thelb persiatje shkencore, ndertimi i dijes per boten (por dhe veten) tulle mbas tulle,””

    Persiatja shkencore quhet metodologji, dmth nje strukture e paracaktuar ku marrin vlere hipotezat.
    Tjetra, shkenca merret me dukurite, sepse vetem tek dukurite ka siguri (certezza).
    Ndertimi i dijeve, eshte nonsens, dijet nuk ndertohen, aq me pak mund te thuash dijen e fenomenit si dije e ndertuar, ajo zbulohet, prandaj thuhet ‘zbulime’ shkencore, dmth zbulojme te verteten mbi filan dukuri apo perputhim/pershtasim te verteten me objektin ne studim.

    ””Te gjitha keto jane ne saj te shkences, kuriozitetit dhe persiatjes shkencore qe njeriu ka pasur dhe ka ndaj botes, vetes e gjjithshkaje.””

    Mos u lodh kaq shume mer burre i dheut 😀 Shkenca si koncept,epistema, dmth di dije objektive ka lindur nga mendja e Platonit dhe eshte persosur nga babai i metafizikes dhe logjikes formale, Aristoteli.

    ”’Persa i perket cka thua per gjerat e tjera, sic thashe me duket thjesht abstraksione virtuale, dmth keshtjella avujsh qe as mbeshteten diku, as kane nevoje te mbeshteten, persa jane te tilla, avull.””

    As se ke mesuar ende ne epoken e internetit qe uji ne zanafille ka qene avull 😀

    Xhibo pak me shume ‘senso storico’, te lutem, se ngelem duke mos kuptuar asnje pse dhe kjo eshte e rende, se pse-ja, kurioziteti dhe dija hecin perkrah. Ja pyet femijet, pse pyesin aq shume, vetem te rriturit kane turp te pyesin.

  7. ””Nëse universi ynë është produkt i një programi (software) brenda një kompjuteri (hardware), atëherë kjo hardware qëndron doemos jashtë universit dhe aftësive tona për ta rrokur.””

    Shen Agostini me duket ka thene se Zoti e krijoi gjithesine nga asgjeja, sepse meqe Zoti eshte i pandryshueshem, atehere krijimi nga esenca e vet do e bente gjithesine te pandryshueshme, cka nuk eshte e vertete, sepse gjithcka ndryshon. Ne nuk mund ta kuptojme(rrokim) esencen e Zotit duke qene se nuk eshte e njejta me esencen e gjithesise.

    Te njejtin variant na paraqet edhe kjo hipoteze.

    Por kjo hipoteze ashtu sikunder teza agostiane, nuk merr parasysh rastesine, dmth eshte rastesia ajo qe rrezon ne fund te fundit cdo lloj determinizmi ne sens absolut.

    Prandaj eshte e kote te ngresh hipoteza deterministe pa fituar mbi rastesine. Kete e ka provuar Hegeli, deterministi me kokeforte por edhe me i forte i historise, donte te fitonte mbi rastesine por s’ja doli dot, deshi s’deshi i la nje ‘cep’.

    Hipoteza e simulimit, meqe programimi nuk e njeh rastesine,pasi vete cdo ‘rastesi’ do ishte e programuar, meqe cdo gje ka ligjin e vet, nuk ben gje tjeter vecse na risjell determinizmin fetar ne forme moderne, dmth shkencore.

  8. “Prandaj eshte e kote te ngresh hipoteza deterministe pa fituar mbi rastesine.”

    Hyllin, po shikoja një dokumentar të BBC-ë, “The Secret You” nga cikli “Horizon”. Po bënin një eksperiment ku i kërkonin një personi të qëndronte para ekranit dhe të zgjidhte midis disa formave gjeometrike që shfaqeshin herë pas here, në të njëjtën kohë që kërkuesit i masnin aktivitetin e neuroneve. Ata thanë se neuronet përgjegjës për zgjedhjen e p.sh katrorit ndizeshin gjashtë sekonda para se personi të zgjidhte pikërisht katrorin.
    Po të marrim para sysh akselerimin e zhvillimit teknologjik në ditët tona mund të them pa dyshim se pas nja dy a tre dhjetvjeçarëve një nga këta murgjit e sotëm do të dijë me siguri se ç’do bësh a thuash ti, para teje 🙂

    1. Pervec kesaj, do i lutesha Hyllin (me duket ketu eshte tamam ne gjerat qe ka qef te elaboroje) te na thote me pak fjale, pse duhet provuar qe rastesia s’egizston, dhe jo e anasjellta, dmth te provohet qe egziston, ndac me llogjike/filozofi, ndac me shkence? 🙂

      1. Aq më tepër, kur dihet, që nga koha e armëve të shkatërrimit në masë të Sadamit, sa e vështirë është të provosh gjykime (propozita) mohore.

        Tani pa shaka: është krejt e mundshme që një software të programohet në mënyrë të tillë, që të injektojë rastësinë (randomness) në sistem. Madje edhe mënyra e injektimit mund të randomizohet.

        Një tjetër mister i modelit të universit si simulim – kë do të quajmë Perëndi, lojtarin apo programuesin; apo që të dy?

        1. Një tjetër mister i modelit të universit si simulim – kë do të quajmë Perëndi, lojtarin apo programuesin; apo që të dy?

          Arbitrin. Ate e kemi me kollaj dhe ta shajme pastaj, dmth ti veme fajin. lol

          Ne fakt e kisha me cka kujtova se tha Hyllin, dmth qe egzistenca e rastesise merret–ose duhet marret–si e mirqene, dhe qe ajo duhet mundur, pra duhet provuar mosegzistenca e saj. Kete e kuptova si postulat te tille ne realitet, jo ne keto realitetet e simuluara, per te cilat s’di gje, dhe mbase nga injoranca apo mbase si ‘instikt’ me krijohet ideja qe vete fakti qe jane te simuluara dmth qe s’jane realitete, s’jane pasqyre e realitetit. Si puna e “reality tv”; vete fjala “tv” perjashton fjalen “reality”. Apo jo?

          Mbase mund te na shtjelloni dicka me teper juve qe keni lexuar rreth tyre.

          Por, cka thashe me lart per rastesine e kisha ne pergjithesi, pra per realitetin, dhe nuk e di pse duhet ta marrem te mireqene egzistencen e rastesise dhe jo anasjelltas.

          Ndaj per kete i replikova cka tha drit me lart ne lidhje me ate emisionin qe duket se sugjeron qe “rastesia” nuk egziston, eshte koncept fiktiv, dhe ne gjera te tilla si ato qe permendi ai.

          Tani eshte pak veshtire te ndash komponentet filozofike me ata empirike/shkencore te ketij argumenti (qe rastesia s’egziston dhe cdo gje eshte e tille si rezultat i dickaje tjeter qe i paraprin, dhe qe po te dish te kalkulosh te gjithe faktoret paraprires mundet te ‘lexosh’ te ardhmen) por gjithsesi nuk me duket se eshte me pak e pranueshme kjo (qe s’ka rastesi) sesa postulati apriori qe rastesia duhet mundur, ndryshe do te thote qe ajo egziston.

        2. Shekullin e kaluar, kur mesoja (sa per vete) programe e programime, midis te tjerash beja dhe ate screensaver-in e thjeshte ne te cilin vijat nderonin ngjyrat pasi perplaseshin ku te mundnin neper ekran. Nuk e kam harruar, se rastesisht, vijat godisnin me shume ne nje pike apo rreth saj e thuajse aspak ne ndonje cep; edhe kur e rishkruaje programin nga e para, a kur i jepje “ta shoh”. E po “rastesisht” ndodhte qe ne nje nga nivelet e larta te paranoidit (apo ndonje te ngjashmi) topi te ngecte pambarimisht duke goditur qoshen e nje tulle te paprisheshme. Edhe tek pacmani rastesia “dorezohej”.
          E keni pare filmin WALL·E?

  9. Perceptimi i perpunimit te informacioneve si dicka e kufizuar tek kompjuterat eshte per mendimin tim kendveshtrim shume i ngushte. Qelizat, njeriu e deri universi jane perpunues te hatashem informacioni. Qe sot ka “kompjutera” krejt te ndryshem nga ata me te cilet asociojme emrin (shkencetaret kane kohe qe ndertojne “kompjutera” mikroskopike te perbere krejtesisht prej fije DNA-je per te kryer llogaritje te ndryshme brendaqelizore). Sistemi imun njerezor nuk eshte gje tjeter vecse nje sistem deri me sot i pakrahasueshem kerkimi qe brenda pak diteve kerkon dhe gjen pak qeliza te semura ne nje zot e di sa trilion qeliza. Ky sistem po te krahasohet i ben algoritmet bashke me serverat e panumert te google & co. te duken si lojra femijesh. Programet e sigurise qe mbrojne Internetin kane filluar te huazojne gjithnje e me shume prej principeve te sistemit imun njerezor duke e trajtuar vete Internetin por edhe veten e tyre si gjallese.

    Eshte shume jointuitive por ne fakt entitete deterministe te thekura qe mund te funksionojne vetem sipas fare pak rregullave shume te thjeshta, ne koncert mund te krijojne sisteme komplekse, thellesisht jodeterministe e kaotike, deri bile shume inteligjente. Prandaj edhe pse simulimet jane te krijuara nga kompjutera ato jane aq reale sa realiteti nese arrijne te perpunojne te njejten sasi informacioni.

    1. Eshte shume jointuitive por ne fakt entitete deterministe te thekura qe mund te funksionojne vetem sipas fare pak rregullave shume te thjeshta, ne koncert mund te krijojne sisteme komplekse, thellesisht jodeterministe e kaotike, deri bile shume inteligjente. Prandaj edhe pse simulimet jane te krijuara nga kompjutera ato jane aq reale sa realiteti nese arrijne te perpunojne te njejten sasi informacioni.

      Eni, mund ta shtjelloni pak me shume kete, sidomos persa fjalise se fundit, e cila nese e kuptoj drejt ve nje fare barazvlere te realitetit me sasine/mundesine e informacionit dhe informacion-perpunimit?

      Flm.

      1. Po Xhib, nese do te ekzistojne ndonjehere perpunues informacioni aq te fuqishem (kompjutera apo forma te tjere perpunuesish) mund te ndertohet nje realitet brenda tyre qe ka dinamiken e vet dhe jeton brenda simulimit. Eshte jashtezakonisht e veshtire te gjesh ndryshime midis ketyre lloj simulimeve dhe realitetit. Nese psh. nje dite prej ditesh 🙂 arrijme te simulojme ne menyre perfekte (me sisteme replikimi etj.) te njejten numer dhe sjellje qelizash qe gjen ne gjallesat reale a jane krijesat brenda simulimit me pak te gjalla se se ato ne realitet?

        1. Nese psh. nje dite prej ditesh 🙂 arrijme te simulojme ne menyre perfekte (me sisteme replikimi etj.) te njejten numer dhe sjellje qelizash qe gjen ne gjallesat reale a jane krijesat brenda simulimit me pak te gjalla se se ato ne realitet?

          Sic thashe s’kam lexuar rreth kesaj teme, simulimeve, keshtu qe sa vijon eshte thjesht reagim i momentit.

          Por nuk e shikoj se si mund te reduktohet realiteti vec ne kapacitete informacioni dhe informacion-perpunuese te se tashmes.

          Se pari varet se ne ca shkalle (zoom-i, spekteri) flasem kur themi realiteti, por ne jete, ne ‘realitetin e vertete’ te themi, fokusi eshte pothuajse i pamundur; s’mund te flasem per realitet vetem te nje qelize apo pjese truri te majmuit p.sh., ose te njeriut, persa dime qe ajo pjese eshte si rezultat, si rrjedhoje e miliona viteve evolucion, e keshtu ne fakt fokusimi vetem tek kjo pjese realiteti eshte i pamundur, pasi ne realitet kjo ndarje s’ndodh, s’hasem gjekundi ne ndonje vakum nje pjese truri qe jeton aty vete lol.

          Dmth s’me duket se mundemi ta ndajme realitetin ne pjeseza te vogla, ne menyre qe keto pjeseza pastaj ti konkurojme me kompjuterat tane super-te-shpejte dhe te themi hopa, e beme dhe ne nje realitet nderkohe qe hengrem ca kokoshka dhe pame nje film.

          Tjetra, dhe pertej kesaj (problemit te zoom-it ne spekter), realiteti s’eshte vetem ceshtje informacioni, por dhe dimensionesh apo ‘toke’ ku eshte e mundur cdo gje. P.sh. me gjithe avantazhet e mahnitshme qe truri (jo vetem i njeriut, por dhe i kafsheve) ka arritur ne informacion-perpunim, por edhe ne vete-sherim etj funksione qe kompjuterat as munden ti enderrojne sot (dmth inxhinjeret, se nqs kompjuterat veshtire se do munden dikur te enderrojne lol), nqs per nje moment do i hiqnim nga ‘poshte’ gravitetin (‘carcafin’ kohe-hapesire) do te zhdukej menjehere cdo gje, njeriu me trurin e tij fantastik bashke me sallen ne te cilen kompjuteri super-i-shpejte po simulonte nje realitet.

          Pra dalem prap qe realiteti eshte veshtire jo vetem per tu ndare ne spekter, por dhe te ndahet nga vete universi dhe cdo gje qe egziston, apo jo, pasi cdo gje eshte/egziston si pasoje, ose si rezultat, i nje mori gjerash te tjera?

          Si i tille si mundemi te pretendojme per nje realitet te simuluar?

          A nuk eshte ky togfjalesh (realitet i simuluar) nje kundershti, nje pamundesi si p.sh. eshte togfjaleshi “egzistenca e asgjese/mosegzistences” (mgjths le te mos merremi me aspektin filozofik te kesaj te fundit)?

          Help me understand. 🙂

        2. Ne simulime realiteti paraqitet i thjeshtezuar por kjo nuk do te thote qe ajo cfare simulohet te mos zhvillohet vetvetiu. Qe nje sistem te zhvillohet vetevetiu nuk duhet asgje me shume sesa nje mekanizem i thjeshte feedbacku pavaresisht nese sistemi eshte real apo virtual. Vete procesi i evolucionit simulohet me shume sukses prej te pakten 3 dekadash. Ka bile dhe nga te ashtuquajturat algoritme gjenetike qe perdorin procesin e rikombinimit e mutacioneve te nje popullsie zgjidhjesh te nje problemi per te zgjedhur nje zgjidhje optimale. Por fuqia perpunuese e kompjuterave tane eshte e kufizuar perndryshe asgje nuk do te na ndalte te simulojme cdo atom te universit duke krijuar keshtu nje univers paralel sic thote xhaxhai me rregullat dhe ligjet e veta.

  10. ”’Nje menyre e tille e te shikuarit, na ben creationist or evolutionist?”’

    Me eksperte ne kete punen e determinizmit kane qene ata te skolastikes mesjtare, shiko psh 5 rruget e Zotit qe i ka formuluar Tommaso D’Aquino, nuk i leviz dot presjen.

    Per fatin e keq te asaj pjese te shkences qe merret me keto pune na ben kreacionare, qe ben rime edhe me reaksionare edhe me katundare 😀

    Ne te dyja rastet gjithesia del e krijuar nga Asgjeja, sepse ti thuash ‘gje’/res (gjesore/reale) virtuales ska kuptim, por ne te dy rastet: ”’Ne fillim ishte Logos-i”’

    Kete logos e kemi perkthyer fjale, por nese do e perkthenim llogj-e do ishim brenda, si fonetikisht ashtu edhe semantikisht ne te dyja rastet.
    -Ne fillim ishte Llogja (njejes i llogje).

    Kjo do ishte korrekte ne njefare menyre meqe arsyeja spekulative eshte arsyeja zanafillore dhe arsyeja spekulative ne shqip themi se prodhon llogje.

    Te na fale greqishtja e vjeter qe me logos ka nxjerre gjera te rendesishme ne fushen abstrakte, po ne si njerez praktike nuk mund te mos perkufizonim llog-jet me log-os.
    Sinonimi tjeter i logos/llogje, mjaft i goditur nga ana jone eshte filo-logos = filo-qyls 😀

  11. Që në djep

    -Njerëzit i quanin “les Sauvage”.
    – Ishte ky një emër apo një nofkë?
    … pyet Gi de Mopasani tek La mére Sauvage, tregim për plakën që dogji prusianët e gjallë.
    Vdekja e Kuqe prej kohësh kishte shkretuar vendin. S’kishte pasur ndonjëherë murtajë aq fatale, apo aq të frikshme. Gjaku ishte Avatari dhe vula e saj – përgjigjet anakrnonikisht e panguruar Edgar Allen Poe tek tregimi Maska e Vdekjes së Kuqe.
    Lindjen e tregimit si formë arti më vete e lidhim me shkëputjen e tij nga rrëfenjat, legjendat, gojëdhënat, apo shkurtësinë e tij etj, krahasuar me novelat pa harruar dhe debatet mbi “unitetin e efekteve”, “dizanjin e paravendosur” të Poe-së.
    A mund ti quajmë krijuesit e tregimit dhe si pararendës të virtuales? Si kërkues të saj midis ëndrrës dhe zhgjendrës, “ku ëndrra fantastike dhe ëndërrime të çmendurish merrnin jetë mes rrethanve aktuale të jetës” sipas Nathaniel Hawthornit tek Lugina e tre kodrave? Që e jep pamëshirshëm rastësinë dhe paracaktimin si tek Varrimi i Roxher Melvinit “Lotët e tu do të bien njëherësh mbi atin dhe djalin tënd.” Që ringjallin dhe na sigurojnë se “ unë kurrë, – kurrë nuk mund të gaboj,- këto janë të plotët, të zinjtë, dhe të egrit sy- të së dashurës së humbur- të Zonjës- të Zonjës Legia” – siç bën E.A. Poe tek tregimi Legia. A ka një mënyrë për “Hiqmëni që këtej! Më jepni një karrocë me kuaj të urtë sa era! Ngaj, karrocier, zilkat e takëmeve të tringëllojnë! Ngjituni përpjetë, kuajt e mi, mbartmëni larg kësaj bote! Tutje, tutje, ku unë të shoh asgjë, asgjë.” – siç shkruan i çmenduri i Nikolai Gogolit më Da 34 t Mjt Vt Yraurbef 349 tek tregimi Ditari i një të çmenduri? A mos jemi ne Benito Cerono të Herman Melvilles në tregimin po ashtu titulluar, të paaftë të shohim ç’ndodh para nesh, kush është kush e çfarë është çfarë, pikërisht nga dija dhe këndvështrimi ynë, dhe se po sipas tij “hijet (dyshimet- Cd) e tashme, parathonë hije më të thella që vijnë.” Por pse hije dhe jo drita? Pse jo “Unë e kam parë të vërtetën; unë e kam parë dhe e di që njerëzit mund të jenë të bukur e të lumtur (bukur e mirë) pa humbur fuqinë të jetojnë në tokë… Unë e kam parë të vërtetën- nuk është se e kam shpikur në mendjen time, unë e kam parë atë, e kam parë, dhe imazhi i gjallë i saj ka mbushur shpirtin tim përjetë.” – sipas Fjodor Dostojevskit tek tregimi Ëndrra e një njeriu qesharak? Pse të mos e takojmë, jo!- ta kapim, këtë të dashur platonike siç bëri Mark Tueni tek E dashura ime platonike me të tijën në një fshat të Misurit ku ai s’kishte qënë kurrë më parë , e (fshati) as që ishte në atë kohë?
    “…kush është morali i rrëfimit, çdo të provojë?
    … Besim, zotëri, – u përgjigj rrëfenjësi, se sa për atë punë, unë nuk besoj një gjysëm të saj për vete.” – e mbyll tregimin Legjenda e luginës së fjetur Uashington Irvingu.
    A është rastësi që lindja e tregimit sjell subjekte midis ëndrrës dhe zhgjëndrës ndërsa lindja e filmit 3D sjell subjekte virtuale, (siç mësuam ti quajmë)? Vështirë të thuhet, por lehtësisht mund të thuhet se mjeshtrat e kinematografisë sot janë lexuesit më të vëmendshëm (që dmth më të mirë) të tregimtarëve më të mëdhenj.

  12. ””por gjithsesi nuk me duket se eshte me pak e pranueshme kjo (qe s’ka rastesi) sesa postulati apriori qe rastesia duhet mundur, ndryshe do te thote qe ajo egziston.””

    Xhibo, po deshe boks te peshave te renda, shiko Hegel vs Rastesi, ne roundin e fundit Hegeli hedh peshqirin (e gjen tek ‘shkenca e logjikes’).

    Une do mjaftohesha me nje arsyetim te thjeshte dialektik, te cilin te ftoj ta hedhesh poshte.
    Nese rastesia nuk ekziston, atehere gjithcka ka ligjin e vet, por nese gjithcka ka ligjin e vet, atehere ‘c’eshte reale eshte racionale’. Nese gjithcka eshte racionale atehere nuk ekziston irracionalja. Nese nuk ekziston irracionalja, si shpjegohet qe ekzistojne te cmendurit te cilet karakterizohen nga irracionalja ?

    ””Po të marrim para sysh akselerimin e zhvillimit teknologjik në ditët tona mund të them pa dyshim se pas nja dy a tre dhjetvjeçarëve një nga këta murgjit e sotëm do të dijë me siguri se ç’do bësh a thuash ti, para teje””

    Jeta eshte e shkruar, kush me mire se Sherbetori i Perendise, mund te defteje te ardhmen fije e per pe.

    Pashe nje film para ca ditesh, ku nje peshkop/ipeshkev, sec tha nje gje, dhe kur i doli njeri kunder, peshkopi iu kunderpergjigj: Ky eshte vullneti i Zotit, kush je ti qe ve ne diskutim vullnetin e Zotit ?

    Po ti thoshte ai, ky eshte vullneti yt jo i Zotit, do vinte ne dyshim fene, meqe peshkopi eshte sherbetori i Zotit, keshtu qe s’ja mbante dhe heshti.

    Xhibin do e shikoja mire si peshkop te Shkences 😀

    ””Një tjetër mister i modelit të universit si simulim – kë do të quajmë Perëndi, lojtarin apo programuesin; apo që të dy?””

    Na ndihmon paganizmi xha xha, Programuesin do e quajme Zeus , ndersa Lojtarin Ares,Apollon ose Dionis.

    ””Prandaj edhe pse simulimet jane te krijuara nga kompjutera ato jane aq reale sa realiteti nese arrijne te perpunojne te njejten sasi informacioni.””

    Se tha kot ai miku ne kohe vet, koha e teknikes eshte koha e kthimit te njeriut ne lende te pare (materia prima).
    Turp eshte ta permendim po rrugen e ka hapur Hitleri.

  13. Une do mjaftohesha me nje arsyetim te thjeshte dialektik, te cilin te ftoj ta hedhesh poshte.
    Nese rastesia nuk ekziston, atehere gjithcka ka ligjin e vet, por nese gjithcka ka ligjin e vet, atehere ‘c’eshte reale eshte racionale’. Nese gjithcka eshte racionale atehere nuk ekziston irracionalja. Nese nuk ekziston irracionalja, si shpjegohet qe ekzistojne te cmendurit te cilet karakterizohen nga irracionalja ?

    Hyllin, kjo eshte nje fare ping-pongu i kithet. Ti the, ose ashtu mu duk mua, qe rastesia egziston persa nuk provohet qe s’egziston. Dmth a priori, dhe duhet pranuar si e tille, pra a priori.

    Nese po, shtrova pse duhet pranuar rastesia si a priori, ku mbeshtetet kjo?

    Ti ketu po vazhdon te njejten llogjike (qendron a priori derisa te hidhet poshte) dhe me fton ta hedh poshte kete me nje argument i cili ne vetvete eshte nje hierarki apriorish dhe hipotezash, por keto me shume ne rafshin teorik dhe teper te pergjithshme dhe me kembe me shume ne ajer se ne toke, dhe si te tilla veshtire te thuash se secila (pjese perberese) e argumentit tend qendron apo jo.

    Shpresoj ta shikosh/vleresosh kete.

    P.sh. kur thua “racionale”, racionalja eshte nje konstrukt teorik; varet ca quajme racionale. Ne kohen e Njutonit p.sh., ideja qe koha eshte nje dimension ashtu si dhe hapesira, apo qe per me teper koha dhe hapesira bashke perthyhen dhe kjo sjell/shkakton gravitetin, kjo gje jo vetem qe do quhej atehere irracionale, po do quhej cmenduri, ne mos herezi shkencore.

    Sipas konstrukt-argumentit tend i bie qe ne tani duhet te zgjedhim se kush nga keta te dy gjeni ishte irracional (therefore i cmendur) Njutoni apo Ajnshtajni, nderkohe qe tani e dime qe asnjeri s’ishte as irracional as i cmendur, por qe kjo pune kishte te bente me ate hierarkine e dijes dhe ndertimit te saj shtrese pas shtrese, sic thashe diku me lart.

    Konceptin tend per rastesine (ku mbeshtetesh qe ajo egziston, dhe nje here jo si a prirori, duke sjelle lojera argumentesh si teste te cilat nese s’hidhen poshte do te thote qe rastesia egziston) mundesh, nese do ta shtjellosh, ta besh me fjalet e tua, pavaresisht nese ato ide mbeshteten tek Hegeli apo gjetke. Keshtu behet i mundur dhe diskutimi edhe per ata qe s’jane ne djeni te boksit dhe raundeve te Hegelit me rastesine apo determinizmin; une jam nje nga ata qe s’eshte ne djeni te ketij dueli.

    Gjithmone nese qellimi eshte biseda dhe diskutimi dhe jo sjellja e referencave dhe emrave si argumenta me vete, tip si gure shahu ne fushe.

    Kjo besoj nese e vlereson, do te te evitonte dhe perdorimin e epiteteve tip “peshkop i shkences”, se mbase, nese e vleresoje tamam, dilje qe peshkopi ne kete diskutim deri tani ishe ti, i rastesise apo kujtdo tjeter apriorie qe paraqitet si dogme e pamposhtur. lol

    Kjo e fundit ishte me teper per te te thene qe epitetet dhe te folurit nga maja e thanes. Hegelit apo cdo maje tjeter, nuk se ndihmojne diskutimin, as jane te pershtatshme. E shumta, nese e vlereson qe bashkebiseduesi s’ka minimumin per te bere nje diskutim, e anashkalon komentin e tij.

    Me te mira. 🙂

  14. Xhibo une thashe:

    ””Prandaj eshte e kote te ngresh hipoteza deterministe pa fituar mbi rastesine. ””

    Rastesia merret a priori, ashtu si cdo kategori, koha psh, sepse kapen me intuite dhe cdo njeri i planetit e kap me intuite. Keto jane kategorite a priori, brenda te cilave zhvillojme cdo lloj aktiviteti mendor dhe praktik.

    Cdo lloj njohurie perfshire edhe ate shkencore bazohet ne keto kategori a priori.
    Fizika psh zbaton parimin e papercaktueshmerise i cili mund te quhet edhe parimi i rastesise.

    Tani nese ti s’do te pranosh keto kategori a priori, kjo eshte puna jote se une nuk ndjej ndonje detyrim ndaj pelqimeve te tua.

    Ti mund te dalesh e te thuash qe koha edhe ekziston edhe nuk ekziston se eshte kategori a priori, po ky eshte muhabet sofistik, ku une s’marr pjese.

    Kur ta bej si batute peshkop i shkences, mos ma merr per ters, po ti nga njera ane e ngre shkencen ne qiell, nga ana tjeter ve ne dyshim parimin e papercaktueshmerise dhe vete teorine e relativitetit dhe si puna e atij peshkopit thua se eshte vullneti i Shkences.

    ””Sipas konstrukt-argumentit tend i bie qe ne tani duhet te zgjedhim se kush nga keta te dy gjeni ishte irracional (therefore i cmendur) Njutoni apo Ajnshtajni, nderkohe qe tani e dime qe asnjeri s’ishte as irracional as i cmendur,””

    Aspak… nuk e ke kapur argumentin atehere.

    I cmenduri karakterizohet nga irracionalja, dmth realiteti qe percaktohet nga pjesemarrja e te cmendurit, nuk mund te quhet racional, arsyeja kryesore pse te cmendurit i mbyllim ne cmendina.

    Racional tek arsyetimi im, eshte sjelle si karakteristika kryesore e Ligjit . Nese dicka ka nje ligj, atehere kemi rrjedhje racionale nga A tek B, nese nuk ka nje ligj, kemi rrjedhje kaotike nga A tek B, dhe rrjedhja kaotike do te thote rrjedhje rastesore ose irracionale.

    Kur thuhet qe thermijat kane levizje kaotike, dmth s’kane trajektore te percaktuar nga nje ligj, po thuhet qe therrmijat po levizin rastesisht nga nje vendodhje X ne nje vendodhje Y.

    E fundit, argumenti dialektik, qe ka dhene demostrimin per absurd, eshte argumenti kryesor i logjikes matematikore, pothuajse krejt matematika mbeshtetet tek demostrimi per absurd.

    Duke vene ne dyshim vleren e ketij argumenti, ti ve ne dyshim vleren e Matematikes dhe te gjitha shkencave egzakte qe bazohen tek matematika, pra cdo shkence natyrore.

    Prandaj, kur te them peshkop i Shkences, mos ma merr per keq, merre si nje verejtje.

    Persa i perket asaj cka thote Eni, sa te mundshme nuk e di, por di ate qe thashe, qe njeriu po kthehet ne lende te pare, meqe surrogati ( permasa virtuale) ka njeriun si lende e pare dhe sa me teper kohe surrogati i merr njeriut, aq me shume rrezikohet vete koncepti i njeriut si realitet.

    Po shtohet numri i njerezve te shkeputur nga realiteti, dje psh nje femije 14 vjecar ne Rusi, vrau te atin ndersa ky po flinte, sepse i ndaloi te lozte ne virtual(meqe kishte nje jave qe lozte pothuaj papushim), dhe pasi e vrau, vazhdoi te lozte sikur s’kish ndodhur gje.

    Do thuhet po keto jane perjashtime, ne fakt do ishin te tilla, sikur virtualiteti te ishte dukuri e vjeter e rrenjosur mire ne shoqeri, por perderisa virtualiteti eshte dukuri e re, keto duhen pare si shenja te frikshme, te shkeputjes se njeriut nga realiteti.

    1. Hyllin, shiko tani, ben shume kaperzime, si elektron. lol

      Tani p.sh. na fute ne fiziken kuantike dhe flet per grimcat, pasi ke thene (tjeter kaperxim) qe gjerat qe kapen me intuite merren apriori, apo pasi me ke nxjerre mua kunder gjithe matematikes ne baze te nje deduksioni mbi nje koncept qe une s’e di fare ca eshte.

      Pak me pare po flisje per duelin e Hegelit me rastesine, dhe thua se racionaliteti = ligjshmeri, nderkohe qe ligji eshte dicka konkrete dhe absolute, kurse racionaliteti e irracionaliteti eshte jo vetem fluid por dhe subjektiv, nga shoqeria ne shoqeri e koha ne kohe.

      Une normal nuk po flisja per fiziken kuantike dhe s’kemi pse ‘arratisemi’ aty, pasi ajo akoma s’eshte zbuluar te themi nga shkenca, akoma s’dime shume nga ca ligje ushtrohet. Leri LHC e shkencetaret ta zbulojne njehere pastaj e marrim boten e mikrogrimcave si shembull te realiteteve qe njohem.

      Tani duke u kthyer ne realitet, jashte termave subjektive e psikologjike si “irracionaliteti” e pa u arratisur ne fizike kuantike apo gjera te tjera, mund te me thuash dhe nje here, se vertet s’e kuptova, pse mendon ti se rastesia egziston?

      Ose me thuaj si e koncepton ti rastesine. Me jep ca shembuj, konkrete, ku mendon se rastesia ‘qeveris’, po mos u arratis prap tek grimcat e. 🙂

Këtë e pëlqejnë %d blogues: