ÇMIM PËR “SHQIPEN TOTALITARE”

Libri Shqipja totalitare, botuar në Shqipëri nga shtëpia botuese Çabej në gjerdanin Excipere, u nderua sot me çmimin “Gjergj Fishta” si eseja më e mirë e vitit 2009, në një ceremoni të mbajtur sot në Ministrinë e Kulturës, në Tiranë.

Lajmi më gjeti krejt të papërgatitur, meqë deri sot në mëngjes as që e dija se libri ishte përfshirë ndër kandidatët për “Çmimet Kombëtare të Letërsisë”; natyrisht nuk munda të marr pjesë në ceremoni, as ta tërhiqja çmimin vetë dhe të thoja dy fjalë falënderimi dhe mirënjohjeje për kë më vlerësoi kaq lart.

Prandaj po ju drejtohem juve, miqve lexues të blogut, që keni qenë edhe publiku i parë i këtij libri; për të theksuar sa rëndësi ka, të paktën për mua, që juria në Tiranë dhe autoriteti institucional përkatës në Ministrinë e Kulturës vlerësuan një vepër të shkruar nga një autor që jeton prej kohësh jashtë Shqipërisë; por që, si vepër, i përket kulturës shqiptare në tërësi, jo kulturës së emigracionit ose të diasporës.

Këtë mundësi për të komunikuar lirisht dhe ballë për ballë me qendrat e kulturës shqiptare, Tiranën dhe Prishtinën, po e ofron, për herë të parë, Interneti. E vërteta është që Shqipja totalitare nuk do të ishte realizuar dot pa dialogun e pandërprerë mes meje dhe lexuesve këtu në blog, i cili më ka shërbyer edhe kur lexuesit kanë heshtur.

Nëse më jepet mundësia në mediat e Tiranës, do ta theksoj prapë natyrën e pazakontë të këtij ndërveprimi virtual dhe real njëkohësisht, mes njerëzve që kanë interesa intelektuale të përbashkëta.

Më në fund, falënderoj dhe u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që më mbështetën dhe ndihmuan me këtë ndërmarrje.

Libri gjithnjë mund të porositet online, në linkun përbri për te Shtëpia e Librit; shpresoj që pas shpalljes së çmimit do të gjendet më lehtë edhe librarive jo vetëm të Tiranës, por gjetiu në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo tjetër ku ka lexues të interesuar.

Nuk ka komente

  1. Xha Xha,

    Është vërtet inkurajues fakti që esse të kësaj natyre dhe tematike vlerësohen edhe prej autoriteteve shtetërore.

    Në këtë prizëm, lajmi për këtë çmim, është një lajm i mirë për të gjithë ne, shqipfolësit.

    Ju falemnderit për përkushtimin tejet të rrallë dhe cilësor në kontributin tuaj gjuhësor, i cili përfshin edhe këtë hapësirë të fjalës shqipe posaçërisht të mirëmbajtur.

    Urime të sinqerta për këtë çmim të merituar.

  2. I dashur Xha xhai, ne kete dite (sado& sido) te vecante per ty, perfitoj nga rasti te te falenderoj qe me fjalen tende me je gjetur prane ne procesin tim te maturimin qytetar.
    NgaQefi

  3. Libri “Shqipja totalitare”, për nga rëndësia e temës dhe mënyra e trajtimit të saj, nuk mund t’i mungonte raftit të kulturës shqiptare. Mendoj se libri është pa dyshim një nga gurët themeltarë të shqiptarisë moderne, falë frymës që përcjell, por edhe metodologjisë së ndjekur. Në qoftë se gjuha shqipe përbën murin mbajtës të identitetit shqiptar, atëherë duhet të pranojmë se analiza të tilla si “Shqipja totalitare” rrëmojnë thellë në shpirtin tonë. E kur ky gjurmim i përkushtuar, me të cilin na ka mësuar prej kohësh Ardian Vehbiu, bëhet me ndershmëri intelektuale, po aq sa me dashuri, modesti e sinqeritet, vlerat e një vepre shkojnë përtej çmimit të merituar.

    Duke e falënderuar autorin për veprën që na ka dhuruar – fillimisht ne të privilegjuarve të blogut – e uroj përzemërsisht për çmimin “Gjergj Fishta”, me të cilin u nderua “Shqipja totalitare” si eseja më e mirë e vitit 2009. Pavarësisht nga dhënia e çmimit pakuptueshmërisht “në mungesë” të autorit, falënderoj edhe jurinë që e mori në shqyrtim, çka e konsideroj si një hap përpara për t’i treguar asaj pjese të kulturës së sotme shqiptare, që jeton prej kohësh e kyçur në kështjellën e rutinës, inercisë e të indiferencës, se hapja ndaj prurjeve të reja cilësore është në të mirën e të gjithëve.

    Sa për rolin tonë si bashkëbisedues në blog, mendoj se është i njëmendtë dhe i pazëvendësueshëm, edhe pse Vehbiu na e vlerëson, si gjithnjë, bujarisht. Edhe këtu do të shtoja se dialogu ndërveprues i kalon caqet virtuale të “PTF”-së, për t’u bërë, në mos model, një shembull i mirë ku ushtrohet mendimi i lirë.

    “Shqipja totalitare” është edhe produkt i këtij bashkëbisedimi të përditshëm mes shqiptarësh vullnetmirë: një arsye më shumë për ta lexuar librin me ëndje.

    1. Urime për Çmimin, Xha Xha!
      Tash po e bëj një plagjiat: për ta shprehur mendimin tim, po e huazoj shkrimin e Pishakut.

  4. Kush thote qe ne Tirane nuk i bie njeriu ne mend per njerzit e ditur qe me perkushtim vazhdojne te japin kontributin e tyre intelektual ndonse edhe larg?

    Nese shtrohet pyetja se ka perfituar Vehbiu nga blogu apo blogu nga Vehbiu une them qe te dy kane patur perfitim. Por pyetja, me tej, shtrohet se kush ka patur me shume perfitim.

    Une them se ka patur me shume blogu.

    Urime Xha Xha per cmimin teresisht te merituar. Suksese te tjera ne punen tende te pa lodhur dhe kontributin e vyer ne gjuhen tone ne keto kohra te veshtira.

  5. Urimet me te mira xha xha. Shqipja totalitareeshte nje liber i mrekullueshem dhe i tille do te mbetej edhe po te mos e merrte çmimin ne fjale. Me kete rast çmimdhenesit nderuan nga pak edhe veten e tyre. Une sapo e mbarova se lexuari keto dite dhe me te vertete kam bindje te thelle se jemi para nje shembulli te shkelqyer te sociolinguistikes. Kemi nje nga studimet e para ne kete fushe dhe ishte e veshtire te parashikohej se steka mund te ngrihej aq lart.

    Por, duke e lexuar faqe pas faqeje, vereja me tmerr se ne komunikimin tone te perditshem edhe ne vete jemi apo kemi mbetur nga pak viktima te shqipes se kohes se koler… totalitarizmit. Duhet punuar me veten.

    Per ndonje kapitull nuk e fsheh se do te kisha desheruar te shkruhej me gjuhe me te thjeshte dhe me nje shtrirje me te hapur te konceptit, per te qene me i i kapshem edhe per nje mase me te madhe lexuesish. Po ne fund te fundit, ka edhe nje menyre tjeter te te veshtruarit te problemit , pra, qe mali te shkoje te Muhameti.

    Nuk mund te ecet perpara pa njohur deri ne fund ate qe ndodhi me ate vend ne te kaluaren. Shqipja totalitare mund te sherbeje edhe si nje çeles te cilin studiues dhe intelektuale te tjere mund ta perdorin, te pakten ne aspektin metodologjik, per te kuptuar se çfare ndodhi edhe ne fusha te tjera. Pastaj ka mjaft mundesi qe ta kemi veshtrimin me te qarte per te ecur perpara.
    Urime edhe per botuesen Çabej dhe autoren e parathenies interesante, Znj. Shamku.

  6. Me drojen mos edhe fjalet e urimeve hyjne ne shabllonet e shqyrtuara te shqipes se ngurtesuar (kockat e se ciles besoj mbreme ne darke shpesh do t’i kete kruajtur me dhembe ministri i kultures dhe ndonje anetar jurie qe shkruan fjalimet e presidentit Topi), te uroj, Ard, perzemersisht, edhe me shume libra. Te te falenderoj per kenaqesine qe me ke dhuruar duke te lexuar.

  7. Urime!

    Kenaqsia e mendimit: te lexosh mendimin e shkruar, dhe ju e shkruani qart e bukur ate, eshte e vecant, si kenaqsia kur sofra eshte plot me lexues me mendim te shendosh, jo ndryshe nga kjo e ketij blogu tuajin Xha, ku cmoni shkrimin dhe leximin si gjitone te mire, te pranuar per kuvend te madh-kombetar, shkrues me lexues.

  8. Si lexues i parregullt – dhe si komentues i pagjendur – të më besoni i nderuar laureat mungues dhe autor i gjithëgjendur, jam pêr hiçgjë në meritën e veprës dhe në meritën e padiskutueshme tuajën.
    Në të kundërt, si admirues i gjuhës dhe si lakmues i tematikës aq shprehëse, të më besoni përsëri i nderuari mik në shprehjen më të sinqertë të urimeve të mia më të përzemërta.

  9. Kur e porosita një mik që kishte ndërmendë të udhëtonte për Prishtinë, që t’ma binte librin ”Shqipja totalitare”, ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, gjuhëtar dhe qeveritar.Ai kishte ardhur nga Kosova për t’a pritur Vitin e Ri tek vëllai i tij,këtu në Perëndim. Pasi më thanë se nuk kishin ndëgjuar për Ardian Vehbiun, iu dhashë disa informata. Tash që ky libër mori Çmimin e Ministrisë së Kulturës, besoj se nuk do të ketë njeri që interesohet për gjuhën shqipe, e të mos ketë ndëgjuar për Xha Xhain tonë.
    Urime dhe suksese të reja!

  10. Urime të përzemërta edhe nga unë për kët çmim. Shqipja për mua nuk është gjuhë amtare, por e konsideroj si pjesë të jetës sime. Rrethanat e sollën që gjuhën shqipe ta mësoj pikërisht në perjudhën e zhvillimit të saj totalitar dhe ky libër pasqyron strukturën komplekse të asaj kohe të pasqyruar në gjuhë.

    Deri më tash nuk më ka rrënë në dorë libri (edhe pse kam bërë ca rushfete). Në krahasim me disa libra të tjerë të XhaXhait që më erdhën mjaft shpejt, si “Fraktalet e Shqipes” dhe “Folklori i Elitave”, “Shqipja Totalitare” u reziston përpjekjeve. Një vizitë e planifikuar tashmë në Shqipëri më duket se do ma lehtësojë kërkimin.

    Personalisht, nuk e fsheh se do dëshiroja të shoqërohej nga një bibliogafi minimale libri por edhe kështu shpresoj se do përbëjë një referencë apo një ndihmesë të madhe për të gjithë ata që duan të studiojnë me kompetencë perjudhën e totalitarizmit në Shqipëri.

  11. Urime Xhaxha per librin dhe per cmimin. I bashkohem mendimit se nderuan veten cmim-dhenesit. Ja qe ka shprese edhe ne ate qoshe gjysem te harruar e te perfolur. Edhe nje here urime te perzemerta.

  12. Une gjithmone gezohem me njerezit qe fitojne cmime. Por kjo nuk i intereson shume ata njerez, besoj as Autorin.

    Na thoni cfare perfaqeson ky cmim ne Shqiperi qe te dime edhe ne sa te gezohemi. Qe te kete emrin e Fishtes se madh besoj se duhet te jete cmim i rendesishem..

  13. Falemnderit nga zemra të gjithëve ju që më uruat për çmimin! Meqë, po t’i besojmë Oscar Wilde-it, asnjë e mirë nuk mbetet pa u ndëshkuar, edhe unë do të doja t’ju shihja më shpesh në faqet e blogut, pra…

  14. I dashur xha xha,

    Si lexuese e rregullt, por shkruese e parregullt e blogut sapo mora vesh lajmin per cmimin e merituar. Me gezon pa mase vleresimi. Urime dhe suksese.

    Kam degjuar se Ministri eshte djale me brume, pavaresisht nga disa lapsuse jo fort te kendshme. Dicka qenka e sigurt, keshilltaret e cmimeve i paska burra me mend.

  15. Urime z. Vehbiu per “Shqipen…”, me kane bere shume kurioze komentet e degjuara per te, prandaj po e kerkoj, pasi me intereson shume sociolinguistika.
    Pasi ta gjej, shpresoj te mund te hedh ndonje ide per diskutim.
    Per te tjeret mund te sqaroj se ky cmim eshte nje nga Cmimet Kombetare te Letersise qe jepet nga MTKRS, per veprat me te mira te botuara gjate nje viti, ne gjini te ndryshme letrare.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin