Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Sociologji / Totalitarizëm

ORGANIZATA BAZË (II)

Po i kthehem temës së organizatës bazë dhe rolit të saj në jetën politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve gjatë regjimit komunist, me bindjen se diskutimi i disa aspekteve këtu do të na ndihmojë jo vetëm për të kuptuar të djeshmen, por edhe dhe sidomos të sotmen.

Çështja që më intereson mund të formulohet kështu: nëse organizata bazë luante rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve, madje edhe duke shërbyer si ndërfaqe e publikes dhe privates, atëherë çfarë e ka mbushur zbrazëtinë pas zhdukjes së saj?

Përkundrazi, nëse organizata bazë nuk luante ndonjë rol përveçse të shërbente si dekor redundant i pushtetit totalitar, atëherë nuk ka kuptim ta bëjmë këtë pyetje, sepse asnjë zbrazëti nuk do të ketë mbetur nga zhdukja ose shkrirja e saj.

Natyrisht, unë prirem t’i besoj variantit të parë, edhe pse nuk mund t’i përgjigjem menjëherë; por ndoshta do ta vijoj këtë trajtesë edhe më pas.

Një aspekt të rolit të organizatës bazë e preku Edrusi në komentin e vet; dhe pikërisht prerogativën e “Partisë” për të ndrequr gabime e padrejtësi; ose për të shkelur rregullat ose edhe ligjin, sa herë që këto binin në kundërshtim me bonsensin, ose të drejtën etike. Ky rol e dallonte shkoqur pushtetin partiak nga pushteti ekzekutiv (ose laik); sepse i dyti nuk mund të ushtrohej dot jashtë hapësirës që krijohej nëpërmjet zbatimit të rregullave, inercisë dhe përsëritjes.

Partisë i lejohej improvizimi.

Tek e fundit, ishte detyrë e komunistëve që të dëgjonin tjetrin, t’ia qanin hallin, të informoheshin deri edhe për çështjet më private, të zotoheshin për të zgjidhur probleme jashtë rrugëve “zyrtare”, gjithnjë në bazë të së drejtës etike, ose sa herë që pikasej ndonjë padrejtësi.

Për shembull, një të deklasuari e drejta e studimit si rregull nuk do t’i jepej; por me rrugë partie mund të bëhej përjashtim, në qoftë se ky ishte veçanërisht i zoti, ose nëse zbulohej se deklasimi i detyrohej ndonjë gabimi burokratik, etj.

Një shembull në cak të absurdit. Kur u bënë spastrimet në kokë të Partisë pas vetëvrasjes së kryeministrit M. Shehu, mes të implikuarve në “komplot” ishin edhe vëllezërit Llambi dhe Mihallaq Ziçishti. U tha atëherë, se propozimi nga prokurori ishte për t’i dënuar të dy me vdekje, por me ndërhyrjen e Hoxhës të dytit ia falën jetën, “për të mos ia vrarë nënës të dy djemtë.

Arsye që tingëllon pothuajse humane, po të mos kesh parasysh kontekstin e përbindshëm të një dënimi krejt të papërligjur.

E sjell këtë shembull, për të ilustruar se vetëm Partia – në këtë rast e mishëruar në udhëheqësin e vet – mund të korrigjonte një “gabim” në nivele të tilla.

Kjo histori mund të jetë apokrife; por mbetet e besueshme – sa kohë që edhe një autokrat si Hoxha e kërkonte dhe e gjente përmasën humane të pushtetit të vet në arbitraritetin, ose në prerogativën për të shkelur rregullin që e kishte shkruar dhe imponuar vetë.

Nga ana tjetër, vështirë të vihet në dyshim se regjimet totalitare përftojnë, me kohë, një burokraci të tillë që të bllokojë gjithçka, sa kohë që nuk vihet në lëvizje nga frika. Përballë kësaj burokracie, individi nuk është asgjë përveçse një element statistikor, ose krah pune për ndërtimin e socializmit.

Çfarë shprese mund të kishte, një individ çfarëdo, përballë sistemit burokratik, që ishte projektuar dhe funksiononte në mënyrë të tillë që të bllokonte të gjitha ato praktika dhe zgjidhje që nuk ndiqnin verbërisht rregullat, vendimet, ligjet dhe vijën e Partisë, por u përshtateshin rrethanave konkrete të çështjes?

E vetmja shpresë ishte që sistemi të “anashkalohej” (by-pass) nëpërmjet aktivizimit të pushtetit paralel, ose soft të organizatës bazë dhe të komunistit në përgjithësi. Ashtu, mund të thuhet se burokracia totalitare merrej me individin si njësi statistikore ose tërësi rregullash, ndërsa organizata bazë merrej me individin si tërësi përjashtimesh.

Rëndësi kishte, gjithsesi, që ndërveprimi i individit me shoqërinë të mbetej kurdoherë i mbuluar.

Një dukuri të ngjashme, në disa aspekte, kam ndeshur në jetën e lagjeve të varfra të Napolit – ku kam jetuar me vite. Dihet se këto lagje, në qendër e në periferi të qytetit, sikurse edhe qytetet satelite dhe krejt rajoni, i kontrollon në mënyrë kapilare camorra, e cila nuk është veçse një organizatë ose më mirë një rrjet (network) që synon të kontrollojë kontrabandën, tregtinë e drogave, prostitucionin dhe punën e zezë në rajon.

Natyrisht, camorra është rrjet kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale; por arsyeja e ekzistencës së saj nuk është krimi i dhunshëm – por kontrolli i territorit. Aq e vërtetë është kjo, sa vrasjet dhe dhuna zakonisht ndodhin në territore të disputuara mes grupeve të ndryshme kamorriste; ndërsa lagje të tjera, ku dominimi i këtij ose atij grupi nuk është në rrezik, janë të qeta dhe të rregullta.

Tani, qytetari që jeton në një lagje të varfër, periferike, proletare, të mbytur në papunësi dhe në probleme të tjera sociale, i ka përgjithësisht të dobëta marrëdhëniet me shtetin dhe strukturat e shoqërisë civile; prandaj nevojat dhe hallet përpiqet t’i përmbushë ose t’i zgjidhë duke iu drejtuar autoriteteve tradicionale: kishës katolike dhe camorra-s. Kjo e fundit ofron ndihmën e vet për të gjetur punë, për t’u kujdesur për një familje në nevojë, për të hapur një business të vogël, për t’u mbrojtur nga batakçinjtë çfarëdo, e kështu me radhë; përkundrejt një kostoje sociale, që përgjithësisht është e përballueshme.

Të fortët e camorra-s në lagje njihen mirë; të gjithë i respektojnë, por edhe ata vetë janë të vetëdijshëm për pushtetin e tyre dhe e respektojnë komunitetin. Mua vetë, kur m’u desh të ndërroja apartament, më rekomanduan të bisedoja me njërin prej tyre – Don Franco-n; me siguri peshk i vogël, por që kryente një funksion kyç në lagje, duke u kujdesur ditë e natë për një pikë bilardoje që shërbente edhe si lokal për mbledhje dhe, sipas rastit, si magazinë për arkat me steka Marlboro-sh kontrabandë.

Ky njeri u soll në mënyrë jashtëzakonisht korrekte me mua dhe nuk më kërkoi asgjë, përveç kaparit i cili iu dorëzua pronarit të apartamentit të ri. Nuk besoj se këtë e bëri për mua; por e bëri sepse e detyronte pozita që kishte, nevoja për të ushtruar kontroll në territor dhe sidomos mundësia për të më futur mua, të riun, në borxh shoqëror ndaj tij menjëherë.

Mua njerëz si Don Franco-ja gjithnjë më kujtonin komunistët në Shqipërinë që kisha lënë pas.

Vite më parë akoma, kur isha student në Fakultetin Histori-Filologji, mbaj mend që sekretar i organizatës bazë ishte në fillim M. P. (ish futbollist i Partizani-t dhe mësues fizkulture), më pas Ll. F. (profesor historie). Të dy këta e mbanin veten shumë mirë, silleshin në mënyrë korrekte me studentët dhe unë nuk mbaj mend ta kenë shkelur ndonjëherë; përkundrazi. As mund të krahasohej sjellja e tyre zemërgjerë me atë të disa lehaqenëve të vegjël në katedrat, të cilët nuk ishin “të organizuar”, por që na e merrnin shpirtin me budallallëqe ideologjike.

Në vitin 1982, një shokut tim i ndodhi një fatkeqësi në familje – të jatit oficer i humbi një hartë ushtarake e rëndësishme, aq sa rrezikohej që ta përjashtonin nga Partia. Shoku im ua tregoi këtë disave prej nesh, për të qarë hallin e vet; por pas dy-tre ditësh e thirri vetë Ll. F., për ta porositur që ta mbante gojën mbyllur dhe të mos diskutonte me të tjerët për fatkeqësinë e të jatit – njëri prej nesh, sot e kësaj dite llafazan mediash dhe konferencash, e kishte spiunuar në organizatën bazë.

Natyrisht, shumë komunistë kishin cilësi dhe virtyte humane individuale që nuk vareshin nga statusi i tyre si anëtarë të PPSh-së; por duhet vërejtur se edhe vetë pozita e tyre e pushtetshme, ose vetëdija e përkatësisë në një kastë samurai-sh ideologjikë, ua amplifikonte disa prej këtyre virtyteve – me kusht që t’i kishin; njëlloj sikurse ua amplifikonin veset disa të tjerëve.

Pa Komente

  1. Partine masive ne skenen politike e futen komunistet, kudo e aq me teper ne Shqiperi, ku Zogu mbreteroi pertej te majtes e te djathtes dhe para tij partite ishin grupime njerezish me emer, bejleret nga nje ane dhe nacionalistet nga ana tjeter, ashtu sic vijoi Balli qe ishte antibejler e antizogist (zogistet ishin me Frontin ne K. Mukjes).

    Thelbi i partise masive eshte organizata baze (ish celula e Partise) , ajo mbulon nje territor te caktuar, ku kryen funksion rekrutues dhe kontrollues.

    Funksioni rekutues sjell gjak te ri ne parti, behet edukimi politik por njekohesisht hecen ne simbioze me funksionin kontrollues, pra edhe rekrutimi behet me perzgjedhje, ne menyre qe asnje cep i territorit te mos jete jashte kontrollit.

    Partia e perkthyer ne shtet, e bente perzgjedhjen ashtu si spartanet perzgjidhnin femijet ne lindje, me qellim te kishin individe te pershtashem per nenshtrimin e iloteve dhe luften me te tjeret.

    Por kjo perzgjedhje behej nga organizata baze, individe te pershtashem dhe te cdo sfere te jetes, por jo me shume ne numer sesa i nevojitej kontrollit te territorit. Prandaj Partia e beri hyrjen ne te shume te veshtire.

    Organizata baze ishte perzgjedhesja e Parise se re.
    Ky funksion shume i rendesishem i jepte asaj njefare autonomie ne mbarevajtjen e puneve ne territor, prej kuadrove te larte te Partise dhe biles edhe prej parimeve ideologjike.
    Kjo autonomi verehet ne shembujt e sjelle tek kjo teme dhe tek tjetra.

    Vetem se konflikti midis domosdoshmerive praktike dhe ideologjise komuniste, krijonte jo rralle keqkuptime dhe shfrytezohej prej arrivisteve ideologjike.

    A la boshlleqe zhdukja e organizates baze? Po la boshlleqe sepse procesi jetik i perzgjedhjes se parive pas 1990, pavaresisht perpjekjeve te Berishes 1, per mbijetesen e organizates baze si perzgjedhese e parive, u be kaotik pasi iu nenshtrua edhe ligjeve te ekonomise se tregut, korrupsionit masiv,grabitjeve, nepotizmit skandaloz etj.

    Pikerisht sot, mbeturinat e organizates baze te dikurshme, jane edhe vendet ku mendohet ende se mund te prodhohen pari, si ne PS ashtu edhe ne PD, ne baze te korrupsionit, grabitejeve, nepotizmit dhe favorizimeve te cfaredollojshme.

    Te qenit e organizates baze te djeshme ne raport te dyshimte me ligjin, u percoll edhe ne keto 20 vjet e vazhdon edhe sot.

    Keshtu nese do kerkonim fajtore te gjendjes se sotme, konceptimi i djeshem i organizates baze si ‘brenda e pertej’ ligjit per shkak te nevojave territoriale, mendoj se eshte njeri prej tyre, meqe mbijetoi si ne PD ashtu edhe ne PS.

  2. E mira ne te keqe, dhe e keqja ne te mire, eshte ceshtja. Kush pompohet/ndihmohet, dominon. Pompa eshte vota/numri i te papushtetshmeve per camorrat.

    S’guxon njeriu te nderroj emer, se e vetmja zgjidhje e pranueshme eshte te jet emer i “bukur”.

  3. Mungesa e organizatës bazë (ose xhandarit të Zogut, që interesohej direkt për territorin, meqë u soll edhe ai shembull) ka krijuar patjetër një boshllëk ndërmjet Bazës dhe Infrastrukturës (nënkuptuar me ktë organizmat qeverisëse).
    Që të dy ato mekanizma janë të domosdoshëm dhe funksionalë VETËM në rastin e një shteti ME LIGJE… përndryshe, është normale që do funksionojnë vetëm si çerdhe përftimi për simpatizantët e partive të ndryshme.

    Duke mos egzistuar kjo hallkë, njerëzit janë të prirur që të mbështesin fatet dhe dëshirat e veta te Kapoja… dhe kjo sjell absurdin që, në një vënd që ëndërronte demokraci, të shkohet drejt një totalitarizmi absolut (dhe është normale që, dikush që ndihet i mbështetur nga populli, të pretendojë që të ketë të gjitha pushtetet e mundëshme në dorë për të mundur t’i shërbejë popullit të tij… dhe aq më keq… të fillojë një “luftë klasash” ndaj “armiqve” të mbështetësve të tij… nga kjo dhe gjuha absurde e përdorur prej KM në komunikimet e tij të kohëve të fundit.

    Xhaxha, shpesh më thërrasin nostalgjik shokët, por ama, janë ca raste të jetës së jetuar që të ngelen në mëndje që prej asaj kohe:
    Ishim me pushime me familjen në një zonë malore (Qafë Shtamë), ku në një fshat aty afër ferma kishte dërguar tre autokombajna për të korrur grurin. Pasi i njihja që të gjithë kombajnerët, një ditë shkova me ta… mbasi korrën gjithë ditën, të treja autokombajnat nuk kishin arritur që të mbushnin dot edhe një rimorkio të vetme (rendimenti i prodhimit POTHUAJSE ZERO).
    Në darkë, për të festuar mbarimin e fushatës së korrjeshirjeve, kooperativa kishte organizuar një mbrëmje ku merrnin pjesë edhe drejtori i fermës, inxhenieri i ofiçinës dhe sekretari i partisë së fermës… meqë njihesha me të gjithë, i them drejtorit (një nga ata komunistët zemërnjeriu që përmëndje ti 🙂 ): “Sikur nesër të vij inxhinjer tek ti dhe të më thuash që duhet të nis autokombajnat në një humbëtirë si kjo, jo tre, por asnjë nuk do lejoja që të humbisnin tre ditë rrugë dhe të shkatërroheshin për 20kv grurë…”
    Më pa duke qeshur disi hidhshëm dhe ma ktheu: Ty ndoshta edhe ta mban ta thuash, por unë nuk mund as t’i hap gojë dot këtija (dhe bëri me shenjë nga sekretari i Partisë).
    Sekretari, që e dëgjoi gjithë muhabetin mu drejtua: Mor Ed, po ç’kujton ti se nuk e dimë ne që aq grurë sa kanë mbledhur kta në tre ditë ato autokombajna tek ne e mbledhin në gjysëm ore… JANË CA GJËRA QË PARTIA I DI MË MIRË (ndoshta e kishte llafin për solidaritetin fshatar-puntor).

  4. A la boshlleqe zhdukja e organizates baze? Po la boshlleqe sepse procesi jetik i perzgjedhjes se parive pas 1990, pavaresisht perpjekjeve te Berishes 1, per mbijetesen e organizates baze si perzgjedhese e parive, u be kaotik pasi iu nenshtrua edhe ligjeve te ekonomise se tregut, korrupsionit masiv,grabitjeve, nepotizmit skandaloz etj.

    Kete proces mund ta quajme vertet terapi shoku per Shqiptaret. Dyshoj se popullata e Shqiperise i eshte nenshtruar kesaj terapie makbre qe prej shek te 19te. Ndonjehere me ben te mendoj qe organizata baze e partise nuk eshte gje tjeter vecse vazhdim i ‘orta’-ve te jenicerve te shek 19-te, te cileve ju dha derrma nga Stambolli, dhe perfunduan ne Shqiperi ku gjeten nje modus vivendi me rrethanat lokale (qe ishin te ngjashme). Vete fakti qe PPSh vazhdoi te ndjeke politiken arkaike, tejet orientale, te Stalinit eshte nje indikator i vazhdimesise te ketyre proceseve shokuese qe prej shek te 19te.

  5. Organizata baze ka qene streha e fundit e minoriteteve ne Shqiperi, perfshi sllavet, greket dhe sidomos vllehet, te cilet ne kete menyre perbenin kundrapeshen e katolikeve ne intelektin shqiptar (pas asgjesimit te ketyre te fundit). Kane luajtur rolin e cifuteve ne Bashkmin Sovjetik.

    1. Nuk ka studime për këto gjëra, vetëm përshtypje. Megjithatë, kush pretendon se organizata bazë ka qenë streha e fundit e minoriteteve, duhet të shpjegojë pse nuk u futën atje masivisht edhe katolikët, të cilët janë gjithashtu minoritet.

      Unë nuk di të them nëse prania relativisht e vogël e katolikëve ose ish-katolikëve në radhët e komunistëve deri në fund të viteve 1980 i detyrohet refuzimit të katolikëve për t’u futur në parti, apo refuzimit të partisë për të futur në radhët e veta katolikë.

      Ndoshta të dy hipotezat janë të mbështetura.

      Sa për minoritetet e tjera, krahasimi me hebrenjtë e Rusisë qëndron; dhe arsyeja në këtë rast është që, në situata potencialisht revolucionare, minoritetet shohin një mundësi për të përmirësuar statusin e tyre, duke iu bashkuar faktorit kryesor për ndryshim – ose Partisë Komuniste (më pas PPSh), në rastin e Shqipërisë.

      Me ortodoksët e Jugut, shqiptarë dhe vllehë, kjo lëvizje në thelb emancipuese kishte nisur që me Rilindjen, çka shpjegon edhe frymën e theksuar anti-osmane (anti-turke) të kulturës shqiptare të Rilindjes dhe sidomos të pavarësisë, edhe pse në shekujt XIX dhe XX nuk ishin osmanët faktori kryesor që rrezikonte kombin shqiptar.

      Megjithatë, ndoshta duhet eksploruar edhe lidhja midis shtrirjes së komunizmit ndër ortodoksët shqiptarë dhe përkatësisë kulturore ortodokse të shumë popujve të bllokut lindor.

      Këto çështje kërkojnë studime të mirëfillta, në vetvete shumë të vështira.

      Kohët e fundit kam lexuar “The Jewish Century”, nga Yuri Slezkine, një histori ndër të tjera edhe e pjesëmarrjes së hebrenjve rusë në revolucionin bolshevik, nga një autor që nuk ka frikë të shkelë në terrenin me mina të çështjes semite në Rusi, së cilës shumë historianë të tjerë do t’i kishin qëndruar larg. Thonë që raportet mes hebrenjve dhe rusëve gjatë shekujve XIX-XX i ka përshkruar në hollësi edhe Solzhenjicin, në një vepër të vetën madhore, por që ende nuk është përkthyer në anglishte. Gjithsesi, analiza e këtyre raporteve është e domosdoshme për të kuptuar dinamikat e revolucionit rus dhe të historisë së Rusisë nga Car Nikolla te Car Putini; vetëm doktrina e luftës së klasave nuk mjafton…

      Për Shqipërinë paralelizmi duhet hequr me kujdes – sepse ortodoksët shqiptarë dhe myslimanët shqiptarë janë një popull dhe kanë vetëdijen e përkatësisë në një popull të vetëm. Vllehët, aq të pranishëm në elitat e Rilindjes, nuk kanë pasur kulturë të tyre të shkruar, as profilin intelektual të mjaftueshëm për të luajtur ndonjë rol të pavarur, si vllehë, në zhvillimet politike shqiptare.

      Prandaj, edhe në këtë rast, qasja sociologjike (marksiste) besoj se do të ishte më e përshtatshmja; sepse çka i dallonte vllehët dhe në përgjithësi ortodoksët e Jugut nga myslimanët e Jugut (përtej fesë) ishin më tepër marrëdhëniet me pronën; dhe gjurmët e theksuara të sistemit të mileteve dhe në përgjithësi të hierarkive sociale të kohës së Perandorisë, të mbijetuara në rrethanat e Shqipërisë së pavarur. Shumë prej elitave myslimane të vendit, gjatë viteve 1920-1930, ende e ruanin kompleksin e superioritetit të trashëguar prej sundimit osman, në një kohë që komunitetet ortodokse, nëpërmjet arsimimit të shpejtuar dhe hapjes ndaj botës, kishin bërë përpara me të shpejtë në të gjitha fushat dhe po bëheshin gati më mirë se të tjerët, për Shqipërinë e së nesërmes.

      P.S. Unë i marr seriozisht këto debate dhe kërkoj të njëjtin seriozitet edhe prej jush; prandaj nuk më duket e hijshme t’i trajtoni pseudonimet në mënyrë kaq krijuese.

      P.P.S. Korrigjuar, pas vërejtjes me vend të Theollogos-it.

      1. Mos duhet besuar se shembujt e Micos e Llambros i keni zgjedhur pikerisht te tille e nuk jane rastesore, apo te cfardoshem?

        1. Po ata kanë qenë vërtet sekretarë të organizatës bazë, kur isha unë student, gjë që mund të verifikohet lehtë. Nga ana tjetër, mua në atë kohë nuk më bënte fare përshtypje prejardhja e tyre (ortodoksë, vllehë, grekë, etj.), as më dukej se kishte ndonjë kuptim. Jam rritur në Tiranë, shumë prej shokëve të mi janë nga familje të tilla (vllehë ose ortodoksë), por atëherë nuk i kam menduar kurrë si “të ndryshëm” ose “pakica” (më pas, gjatë viteve 1990, i kam menduar). Sinqerisht.

          1. *
            Një shkrimi me emra (specifikime) do ti jap gjithmonë notë më të lartë se shkrimit pa emra (hollësira), e nuk dua t’ju shkurajoj me sa shkruaj, por kërkesa juaj për seriozitet mbas komentit të gjgjvflp i cili gati sa nuk shpalli përfundimin se 100% e sekretarëve të ob-ve paskëshin qënë minoritarë nga dy shembuj si kampion më bëri t’ju pyes.
            Kishit krijuar traditë të mirë kur përdornit formën Miço P. apo Llambro F., të cilës them se duhet ti mbaheni, për të mos shtuar fjali pasive; si kjo e Rexhep Mejdanit sot në shtyp: “I kërkoj falje një miku timit, meqë po trajtoj një problem, i cili lidhet edhe me emrin e tij.”, apo për mos lindur nevoja e konformizmit e thirrjes së kujtesës për të shtuar emër të ngjashmi a jo të ndryshmi.

            **
            Minoritarët duhet të jenë lehtësuar nga një ideologji e praktikë që i mëshonte internacionalizmit vetëm përsa i përket “inter-it” në të.
            Ndërsa për hipotezat e hedhura, më duket e pamundur që në një popullsi me shumicë dërrmuese myslimane ob-të ta kenë pasqyruar shpërpjestimisht –fryrë- realitetin; ob-të krijoheshin në fshatra-sektorë kooperativash (me shumicën të një besimi) apo në qëndra pune e prodhimi ku përzgjedhja e kandidatëve s’kish si të bëhej ndryshe përveçse rastësore. Ob-të e lagjeve në qytete, trashëgonin antarësinë e të mësipërmeve kur antarët dilnin në pension.
            Kështu për katolikët, të cilëve duket se s’kanë pasur përfaqsim përpjestimor në udhëheqjen e lartë komuniste, por nuk duhet të ketë qënë kështu në bazë. Nga arkivat besoj se del dhe numri i saktë i ateistëve me emra katolikësh, por përsa atje s’hyn kush, a kush ka hyrë ka harruar të lëshojë fillin, do të ishte më thjesht për të interesuarit e përbërjes etnike të PPSH-së të shkojnë në bibliotekë e të marrin si kampionë prej gazetave të kohës: emrat e antarëve të kongreseve, a emrat e atyre që morrën dekoratën “40 Vjet PPSH”.

            ***
            Përshkrime nga Libri i zi i Orhan Pamukut (përkthimi im prej anglishtes):
            Populli dhe puna… ishte një prej tre revistave të futura nga grupet e shkëputura që bënin emulacion Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës së Shqipërisë
            …kur papritmas rashë në këtë fotografi, këtë artikull – ishte për një ceremoni pranimi, për nder të rekrutëve të rinj të grupit.
            Fotografia bardhë e zi tregonte një sallë me perdhe e postera të Enver Hoxhës e kryetarit Mao. … Por ç’e ndezi interesin tim ishte diçitura, e cila përmendte haptas “dymbëdhjetë kollonat” e sallës. Akoma dhe më e çuditëshme, të gjithë të rekrutuarit e rinj kishin zgjedhur pseudonime si Hasan, Hysen dhe Ali- ti mbase e di, këta janë të gjithë emra Alevi- dhe siç do ta zbuloja shpejt, ata nuk ishin vetëm emra Alevi por emra sheikësh të famshëm Sufi, Bektashinjsh. Kjo s’do të kishte pasur asnjë kuptim për mua po të mos e kisha ditur ndërkohë sa të fortë urdhërat e Bektashinjve Sufi kishin qënë njëherë në Shqipëri.
            … Mbas njëzet vjetësh nëntokë, Bektashinjtë u kthyen në qytet, por kësaj here të maskuar si urdhëri Nakshibendi.
            …Në tavolinë ishte një gravurë prej një libri të një udhëtari anglez që pikturonte një rit Bektashi… Galipi numëroi kolonat një për një; aty kishte dymbëdhjetë të tilla.
            “Vala e tretë e Bektashinjve,” foli Saimi tani, “filloi pesëdhjet vjet mbas themelimit të Republikës, por me një maskë të re. Ata nuk ishin më Nakshibendi; tani ata e quajtën veten Marksistë-Leninistë.”
            …gjithçka që këta Marksistë-Leninistë bënë ishte Bektashie në thelb, dhe gjithçka shkruan; ata i jetuan jetët e tyre saktësisht me të njëjtin kod. Ritet e pranimit ishin të njëjta deri në detajin e fundit. Po si aspirantët Bektashinj ata ishin të obliguar të provonin qëndrueshmërinë dhe kapacitetin e tyre për sakrifica duke shkuar në sprovat më të rënda, kështu dhe marksist-leninistët. Të dy palët nderonin martirët, shënjtorët, dhe ata që kishin qënë para tyre; të dy palët bënin homazhe me të njëjtën mënyrë; për të dy palët fjala RRUGË ishte ngarkuar me domethenie shpirtërore; të dy palët përdornin recitimet dhe përsëritjet për të krijuar atmosferë uniteti; dhe litanitë e tyre ishin njëlloj.
            … të rinjtë që u regjistruan me këto grupe politike as kishin ide se ishin Bektashinj: … as u kishte shkuar nëpër mend se kishte një bandë Sheikësh Shqiptarë Bektashinj që i shihte ata si një zgjatim të sektit të tyre…
            … Kur një dorë zyrtarësh partiakë u takuan me këta sheikë të vjetër Bektashinj në një hotel kolonial të fillimshekullit diku në Shqipëri, kur ata qëndruan bashkë në një sallë vallëzimi që ju kujtonte ëndrrat e tyre, ngashëruar mbi këto fotografi, ata thuajse me siguri pranonin për të vërtetë se këta të rinj të pashëm turq ndanin sekretet e urdhërit të tyre dhe jo analizat pompoze Marksiste-Leniniste.

            1. Vërejtja për emrat e sekretarëve të organizatës bazë të PPSh në Fakultetin Histori-Filologji është e drejtë. Ato emra nuk ngrenë peshë për temën e shkrimit, prandaj po i zëvendësoj menjëherë me iniciale.

            2. CD, perkthimi qe solle prej Orhan Pamuk-ut eshte i vyer. Sic e thashe me lart: nuk mund te shpjegohet sociologjikisht organizata baze e partise (dhe zonat qe e mbeshteten me shume me ushtare) pa kuptuar te kaluaren osmane, sidomos binomin Jenicer:Bektashi.

      2. Vllehet nuk jane minoritet etnik, por Pakice Kulturore. Eshte dallim shume i madh, aq sa te perligje pretendimin per korrigjim.

  6. Beri c’beri muhabeti u perplas tek Foucault, sic edhe e prisja, por pse kaq terthorazi.

    CD, pyetje, pershkrimi me larte prej Pamuk eshte sjelle si fiction? Eshte metafore foucauldiane ala Ecco ku sektet masonike zevendesohen formalisht me sektet bektashe, dhe ajo qe mbetet perfundimisht ne permbajtje nuk eshte vecse pabarazia ekonomike dhe politike klasore, apo dokumentohet si ndonje baze e vertete?

    Xhaxha, vej re se raporti i organizates baze ku individi trajtohet si teresi perjashtimesh, me burokracine ku individi trajtohej si teresi statistikash, eshte i njejte me raportin e biopolitikes me governmentalitetin. Ndoshta nuk ke vend ne blog te thellohesh ne diskutime teper teorike, por ne qofte se njihesh me kete raport sipas Foucault, me ndihmo te kuptoj, a vlen si kornize per organizaten baze biopolitika, apo i rri shume ngushte, apo i rri shume gjere?

    1. Lulian, me shumë interes ky koment – kisha ndërmend të flisja për dukurinë, por nuk më kish shkuar mendja pikërisht te biopolitika e Foucault-it. Të ftoj ta diskutojmë kur të nxjerr shkrimin përkatës (shpresoj brenda javës).

  7. CD, pyetje, pershkrimi me larte prej Pamuk eshte sjelle si fiction? Eshte metafore foucauldiane ala Ecco ku sektet masonike zevendesohen formalisht me sektet bektashe,

    Vete Xhaxhai, ne pjesen e pare, aludoi qe organizata baze ishte nje fare rendi kalorsiak. Orientaliste i shohin jeniceret se bashku me bektashinjte si nje ekuivalent te binomit oksidental: Templar:Benediktin (ne mos gaboj Shen Bernardi nga Clairvaux, origjinatori i rregullores te Templareve, ishte Benediktin)

    1. Qafir, ka ndryshim mes metafores dhe se vertetes. “Organizata baze ishte nje fare rendi kalorsiak, si Tempulltaret apo si Bektashinjte” eshte ndryshe nga “organizata baze ishte nje rend kalorsiak Bektashi.” Shprehja e pare eshte metafore, apo analogji, dhe si e tille nuk ka pretendime mbi te verteten por mbi krahasimin, kategorizimin, i cili nuk qendron njeqind per qind me faktet, por eshte aty thjesht per te krijuar nje ide te pergjithshme. Shprehja e dyte eshte pohim qe i referohet faktit dhe si e tille ka pretendime te forta mbi te verteten, nuk krijon thjesht nje ide te pergjithshme, por percakton nje objekt te vecante. Dymbedhjete kollonat e bektashinjve, dymbedhjete dishepujt e Krishtit, dymbedhjete muajt e vitit, dymbedhjete kalorsit e mbretit Artur, dymbedhjete tabletat e ligjit Romak, dymbedhjete kategorite e Kantit, jane te gjitha metafora qe mund t’i vishen cdo gjeje, e jo me pak Organizates Baze. Pyetja ime kishte te bente se cfare pretendimesh kishte pjesa e Pamukut me larte, mbi te verteten, apo ishte thjeshte metafore.

  8. Lulian,
    Librin Pamukut e ka bashkëshoqëruar me këtë sqarim të gjatë:
    Kjo është një punë trillimi. Emrat, karakteret, vendet dhe incidentet janë ose prodhim i imagjinatës së autorit ose janë përdorur për trillim. Çdo përngjasim me persona të kohës, të gjallë apo të vdekur, ngjarjesh apo vendesh është tërësisht coincidence.

    Për pjesën që ne flasim këtu, bindja ime është se autori e ka përdorur për trillim ndërsa e ka apo e ka pasur në zotërim revistën dhe fotografinë e artikullin, e them se ai hotel nuk ka kush të jetë tjetër veç Dajtit. Sa kërkon ti mund ti kishin provuar përkthyesja, botuesja, intervistuesja (kështu i di të jenë) e Pamukut me pyetje të thjeshta: A i zotëroni ju materialet mbi të cilat keni shkruar për bektashinjtë shqiptarë? E pavarsisht përgjigjes- a ju kujtohen emrat e të quajturve prej jush “sheikë të vjetër bektashinj”? etj.
    Kapërcimin e tij nga e vërteta tek trillimi Pamuku e bën të dallueshëm dhe me kujdes. Faktet renditen më vete, interpretimi bëhet më vete nga karaktere të ndryshëm, dhe në mbyllje ai vë për lexuesin dhe përgjigjen e pyetjes se ku bie kufiri: “…ata thuajse me siguri pranonin për të vërtetë…” e se si duhet ta marrin lexuesit.
    Turqit, interpretimit të tij “Kush e vrau Shamin e Tabrizit?” i kushtuan rëndësi.
    Tani ti rikthehem ob-së e ta vazhdoj arsyetimin mbi shtartin e shtruar nga Pamuk, të cilin nuk kisha për ta sjellë po qe se Xha Xhai nuk do kishte shkruar mbi ekplorimin e komunizmit ndër ortodoksët shqiptarë dhe përkatësisë kulturore ortodokse të shumëve në lindje.
    Nxjerr:
    Se, ob-të kanë trashëguar, tretur në vete dhe përvetësuar traditën e ritet e përkatësisë fetare; sa më shumë përputheshin ritet e feve të ndryshe aq më ta pranueshme e përdorëshme prej komunistëve. 10 porositë e Zotit 10 cilësitë e komunistëve (se boll me 12-çen).
    Se, kur komunsitët shqiptarë mbështesnin, financonin e kthenin në rrugën e duhur të rinj nga gjithë bota, si mund të rrinin pa kthyer në komunistë ortodoksët, katolikët, minoritetet, apo pakicat në vend. Që mos keqkuptohem, ortodoksët psh. kanë qënë tok me myslimanët në sjelljen e komunizmit në Shqipëri drejt e nga Kominterni psh: Zai Fundo dhe Sejfulla Maleshova, por historia thotë se Enveri dha urdhër dhe e vrau Zain, e fat të keq do pësonin edhe ortodoksët e tjerë në hierarkinë e lartë, V. Shanto, K. Tashko, N. Spiru, e gjithë të tjerët me K. Xoxen. Gjithçka për dekada ishte nën kontrollin e: Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Lleshit, Hysni Kapos. Antarët e Byrosë Politike, syrit mbi piramidën e ob-ve sipas wikit janë:
    Në 1948: 8 antarë, 6 myslimanë, 1 katolik, 1 ortodoks.
    Në 1952: 7 antarë, 5 myslimanë, 2 ortodoksë.
    Në 1956: 9 antarë, 6 myslimanë, 3 ortodoksë.
    Në 1961: 8 antarë, 5 myslimanë, 3 ortodoksë.
    Në 1966: 11 antarë, 8 myslimanë, 3 ortodoksë.
    Më tej s’po i ndjek se s’ka më kisha e xhami, e raporti ruhet njëlloj.
    Komunizmi por dhe gjithçka tjetër e keqe apo e mirë që kanë bërë shqiptarët është më së shumti për faj apo për meritë të shumicës së popullisë, që kur e shohim nga ana fetare janë myslimanët shqiptarë.
    Demokracia por dhe gjithçka tjetër e mirë apo e keqe që kanë bërë shqiptarët është më së shumti për meritë apo faj të shumicës së popullisë, që kur e shohim nga ana fetare janë myslimanët shqiptarë.
    Pra, një pjesë e popullsisë jo-shumicë në Shqipëri ndoqi shembullin e shumicës, u bë myslimane, komuniste, demokrate, thjesht prej faktit se nuk i rezistoi dot presionit të shumicës.
    Dukej sikur ngritja e furive kundër komunisto-sllavo-ortodoksëve kishte të bënte me arrivizmin e përdoruesve individualë, por kur këta shtohen në numur, sjellin absurditete, e Zot na ruaj, gjejnë pikëpjekje, i bashkon ideali e kanë pushtet, kjo quhet margjinalizim.

    1. Nëse duam të kuptojmë shkallën e përqafimit të komunizmit nga komunitetet fetare të shqiptarëve, nuk më duket se vlejnë statistikat e prejardhjes së polit-byroistëve në vite (ose deputetëve, ose anëtarëve të KQ); sepse këta zgjidheshin sipas kritereve edhe përfaqësimtare.

      Mua më duket se rruga më e drejtë do të ishte duke krahasuar, me rrugë statistikore, përfshirjen në lëvizje të fshatrave shqiptare: sa fshatra të fesë ortodokse u bashkuan me lëvizjen, sa me Ballin, sa mbetën asnjanëse? Po fshatrat e fesë myslimane? E kështu me radhë.

      Një statistikë tjetër do të mbështetej në prejardhjen e studentëve që u dërguan në universitetet e Lindjes komuniste, për të studiuar.

      Më në fund, statistika e tretë do të analizonte përbërjen e punonjësve të aparatit të KQ të PPSh, të drejtorive të zbulimit dhe të kundërzbulimit, të sigurimit të shtetit, të diplomatëve, të punonjësve të tregtisë së jashtme.

      Për kuriozitet, mund t’i hidhet një sy edhe listës së anëtarëve të grupeve komuniste, ose edhe të pjesëmarrësve në mbledhjen e Themelimit.

      Pa u këqyrur këto statistika, nuk nxjerrim dot përfundime të besueshme; dhe këtu përfshij edhe ç’kam thënë unë, në bazë të përshtypjeve të mia (që statistikat mungojnë, nuk është arsye e mjaftueshme për të mos pasur opinione).

      1. Komenti im u bë i tillë sepse doja ti tregoja Lulianit, se Pamuku s’po fliste në erë kur shkruante për sheikët dhe jo për të rënë në atë fare lloj gabimi që u them të tjerëve mos e bëjnë. Po shkruaja vetëm fjalinë me emrat e kupolës, mirpo nuk më kujtohej emri e mbiemri i Besnikut të Partisë, e google-ja për të tillë nxjerr tjetër njeri (në punët shqiptare s’vlejnë as algoritmat jo më statistikat); kështu rashë në byrotë e i solla.
        Pranoj se duhet gjetur metoda për të përcaktuar përqafimin e komunizmit nga komunitetet fetare, e cila në vetvete mund të jetë bashkim i disa të tillave:
        1. Hierarkike, Byroja, KQ e aparat, Kongresi; Qeveria, Komitetet Ekzekutive e të qytetit e aparatetet; Sekretarë, byro, aparat, konferenca; armësh: ushtri, sigurim, polici; mediesh: gazeta e media; dhe po aq e rëndësishme – eliminimi- thuhet se e kanë ngrënë 600 koka;
        2. Kronologjike, kjo është dhe rruga që sillni, por këtu duhen vënë re disa gjëra para se të vjelim shifrat. Duhen gjetur e përjashtuar ndikimet që kanë pasur:
        – përqafimi i Ballit prej bejlerëve e agallarëve e përqafimi i PK-së prej të varfërve; jo çdo fshat ka pasur be apo bajraktar, e kush ka pasur ka mbetur me Ballin prej beut me Legalitetin prej bajrakut; – pra, mbase për të qënë sa më të pandikuar, raportet (se ka disa) e fshatrave duhet bërë pa fshatrat me be e bajraktar.
        – lëvizjet ushtarake, operacionet dhe reprezaljet e kryera nga ushtritë e huaja gjatë LII; psh. në Kolonjë, duhet parë raporti para Masakrës së Borovës dhe mbas saj, mbështetur si në përkatësinë fetare të saj, fshatrave rrotull që u shpërngulën, si dhe krahun ku ishin pozicionuar ndërkohë bejlerët e krahinës (me Ballin dhe pro gjermanëve). Kjo vlen e është përdorur përciptasi (pa shifra) në përfshirjen jug-veri.
        – në qasjen kronologjike duhet mbajtur parasysh se kohën nuk mund ta shtypim si një kanaçe, dhe në çdo zhubër të kemi raporte të llojit, sa fshatra ishin me Ballin e Legalitetin e sa me komunistët, sa ishin me ballistët e legalistët e sa me partizanët, sa shkuan me studime jashtë, sa u zgjodhën në poste drejtuese, sepse dihet e duhet pranuar se ata që përqafuan komunizmin mandej u bënë partizanë, mandej hynë në hierarki, mandej u shkolluan në lindje – që në thelb mbetet i njëjti raport, në s’duam ta klonojmë.
        3. Territoriale.

        Po ndalem këtu, për mos ja shkruar fund e krye temën e kursit ndonjërit, duke përsëritur se për mua mbas raportit të të gjithë antarësisë komuniste që do mund e kohë, raporti më përmbledhës, më përfaqsues, më asnjëanës, e më i thjeshti për tu zbatuar është ai i komunistëve që morrën dekoratën “40 vjet PPSH”- si shtylla kurrizore e PPSH-së.
        Gjendet lehtë, është i datueshëm, përmbledh fillesën, komunistët me dëshirë, përmbledh a ec paralel për 30 vjet me praktikimin e feve, shmang komunistët rritur ateistë, ata që u bënë për mos u qarkulluar, për të marrë të drejtë studimi, ata – që plot mbase se dinë- për të marrë autorizim për televizor, shmang të bërit komunist kur gjithë të tjerët janë të tillë, gjë që vihet re me bastionet e PD e PS deri më sot, thjeshtëzon shqyrtimin, flitet për komunistët e 1 milion banorëve jo për komunistët e 3 milion banorëve duke shmangur trashëgimi/lindshmërinë.
        Statistikat duan kohë e mund, por mbasi kryen sërish janë thela mbi pjatë të cilave ju hyet me veglat e interpretimit, ndërsa përshtypjet, opinionet, a përmbledhjet gjërësisht të pranuara, ndërsa s’mund të jenë përfundime të besueshme a përfundimtare, bëjnë të mundur kalimin siç bën rruga paralele dytësore kur ndërtohet rruga kryesore.

        p.s. Nuk do të çuditesha sikur komunistët dikur rreth 1967 të kenë bërë studim të këtij lloji.

      2. Une mendoj se nje qasje e ketille, pra e krahasimeve statistikore duke nisur nga pjesemarrja e fshatrave nuk thote gje. Sepse angazhimi ne lufte nuk u be nen emrin e Komunizmit, por me shume te Clirimit, qe eshte nje apel nacionalist i mirefillte. Nga ana tjeter ne Shqiperi nuk kishte shans qe levizja komuniste te mund te niste fshatrave edhe per shkak se kerkonte paraprakisht adoptimin e nje ideologjie teorike, qe medoemos kerkon nje nivel te caktuar arsimimi edhe per nje nivel jo shume te larte asimilimi teorik. Prandaj Levizja Komuniste nisi nga rinia e qyteteve dhe statistika e saj ketu flet shume. Vertet Grupi i Korces ishte me aktivi, por ai u deshmua edhe me sektari po te flasim me gjuhen e kohes. Koco Tashko, i derguar i Kominternit nuk arriti qe te diktohej si nje lidership bashkimi dhe ne nje sens marksist analize kjo flet per ate se ai nuk mund te perfaqesonte ate tersi kushtesh objektive per te krijuar tharmin e nje bashkimi. Eshte ironike ne kulm qe me dokumentet e sotme qe ofrohen nga Kristo Frasheri (mik personal i Anastas Lules) nxitesi kryesor i Krijimit te PKSh, pra i bashkimit ishte katoliku Zef Mala i Grupit te Shkodres. (Femijet e tij kane botuar nje liber qe ne emer te te atit kerkojne falje). Pra ishte Mala, nje student filozofie qe insistoi per bashkimin, madje edhe ne vendosjen e nje komunikimi me PKJ, e cila nen autoritetin e Kominternit delegoi Miladin Popovicin dhe Mugoshen. Frasheri e ka sjelle shume te gjalle mbledhjen themeluese dhe fakton se kushti i themelimit u vu mospjesemarrja ne mbledhje e krereve te Grupeve qe kishin ferkime te medha. Qe prej 1937 Koco Tashko pasoi Ali Kelmendin si i derguar i Kominternit, por nuk qullosi gje, Megjithate ai u thirr ne mbledhje ku moren pjese 18 anetare themelues perfshi Tashkon si me i epermi per shkak te pozicionit. Nga keta te 18 statistika ka rendesi, sepse flet mire per ekulibrin e vendosur, por edhe per nivelin. Keshtu Frasheri thote se Lula i ka deshmuar se “Enver Hoxha ishte me i kulturuari, citonte Dideroin dhe fliste frengjisht”. Por sipas historianit ne fjale, studenti Enver Hoxha ne shkrimet e botuara ne fund te viteve ’30 ne Tirane na shfaqet si nje socialdemokrat dhe kurre si Komunist.

        Statistika e grupit te Korces paraqet interes, ose me mire e Levizjes Komuniste te Korces; keshtu aty faktohen edhe arqeomarksistet si Niko Xoxi dhe Andrea Zisi (Grupi i Zjarrit). Sipas historianit austriak Hubert Neuwrith edhe Hysni Lepenica ka qene eksponent i larte i Grupit te Zjarrit, gje qe nuk eshte thene asnjehere. Ne kete sens duhet theksuar se barazimi dialketik Nolist= Komunist me vone nuk qendron. Edhe Antizogist = komunist. Mit’hat Frasheri eshte rasti tipik i nje antizogisti qe u kthye ne nje antikomunist.

        Per sa i perket fshatrave qe moren pjese dhe raportit fetar kjo natyrisht do kerkuar ne Jug, pra ne Korce, Permet, Kolonje, Gjirokaster dhe Vlore. Myqezene po e leme jashte se sipas nje anekdode labe ata nuk u cuan se ” edhe nje koder qe kishin ua mori beu”. Pra nuk kishin male ku te dilnin.

        Paraprakisht duhet te theksojme se nga 28 Brigada nemuajin tetor-nentor 1944 jane krijuar gati 20. Pra levizja si e tille nuk mund te merret ne bllok dhe te implikoje brenda popullsine e Jugut. Per ta thene me termin e perdorur nga Neuwrith qe ofron nje panorame dokumentare te jashtezakonshme: “levizja Shqiptare deshmoi edhe nje karakter skizofrenik”.
        Ilustrim : Mehdi Frasheri udheheq Regjencen, ne fshehtesi ndihmon per themelimin e Ballit. Ne Skrapar p.sh eshte nje nga qendrat me besnike te Nacionalclirimtares, por aty gjallon edhe Abaz Ermenji. Nga Gjirokastra eshte edhe Shoku Enver, por e dime mire se cfare u beri ai Libohoviteve.
        Ne Vlore eshte bastioni i Levizjes, por aty jane edhe me oponentet; Hysni Lepenica dhe Skender Muco. Pa harruar problematikun Sadik Premte. Po keshtu Permeti dhe Kolonja.

        Per Shqiperine e Mesme Myslym Peza sipas njoftimeve britanike ishte nje “kriminel injorant”,por qe pasi vrau Osman Balin u kthye ne Shqiperi ku beri dhender Mustafa Gjinishin – sipas Neuwrith dhe informacioneve italiane “INiciatori Kryesor i Konferences se Pezes”. Vellai i tij, Shyqyri Peza, i pasur dhe mik i Mit’hat Frasherit.

        Per sa i perket Statistikes se Sigurimit po jap nje qe duhet marre jo pa rezerve:

        Në vitin 1945, kuadri organik i DMP-së, paraqitej ky i listës së mëposhtme. Nga lista bie në sy ish-nënprefekti i Sarandës në vitin 1937 Foni Qirko, prania e femrave si dhe e shkrimtarëve. Lista ndahet në disa grupe duke filluar nga drejtimi qendror, drejtimi partiak dhe drejtimi i njësive.

        Drejtimi qendror

        1. Nesti Kerenxhi
        2. Vaskë Koleci
        3. Zihni Muço
        4. Teme Sejko

        Byroja e partisë
        1. Kadri Hazbiu, përgjegjës
        2. Mit’hat Poloska
        3. Niko Çeta
        4. Nesti Zoto
        5. Siri Çarçani
        6. Thoma Karamelo

        I

        1. Mit’hat Poloska
        2. Foni Qirko
        3. Kasem Trebreshina
        4. Afërdita Deliana
        5. Skënder Tupe
        6. Kolec Ilia
        7. Ilo Vero
        8. Manushaqe Qadhimi
        9. Edip Çuçi

        II
        1. Niko Çeta
        2. Sokrat Gjini
        3. Hysni Bega
        4. Mihallaq Konda
        5. Emine Pojani
        6. Lutfi Milori
        7. Sotir Dako
        8. Suat Sulo
        9. Uran Avdi

        III
        1. Nesti Zoto
        2. Andon Deçka
        3. Rakip Dobrolishti
        4. Ali Korbi
        5. Ali Josa
        6. Toto Dervishi
        7. Hysen Reçi
        8. Shyqyri Luga
        9. Isa Aliaj

        IV
        1. Siri Çarçani
        2. Vani Plasari
        3. Llambi Titani
        4 Tili Naçe
        5. Enver Stropani
        6. Ligor Mali
        7. Malo Konea
        8. Sefedin Araniti
        9. Halim Poloska

        V
        1. Thoma Karamelo
        2. Mihallaq Vangjeli
        3. Bujar Dalani
        4. Eqrem Raifi
        5. Teki Qerimi
        6. Lisimak Trëndafili
        7. Ahmet Rustemi
        8. Leksi Kamberi
        9. Sefedin Qerimi

        Per minoritetin grek spikasin dy emra; Heroi i Popullit Lefter Talo dhe Mihal Bisha, shef Kuadri mos gaboj ne KQ.

        Minoriteti Sllavomaqedonas ka bere ligjin; Koci Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko desh i hengren koken Veros ne Berat. Xoxe ka qene edhe i zgjedhur ne Bashkine e Korces ne 1936 pikerisht nen logon e komunistit. Pra per kete komunitet mund te flitet gjate dhe per ndikimin e tij edhe pse ata nuk u artikuluan kurre si te tille, pervecse nga Gjilasi qe i referonte Stalinit. (Sipas kujtimeve te malazezit).

        Vllehet nuk mund te implikohen ketu per mendimin tim. Sipas gjermaneve dhe historiografise perendimore, apo edhe britanikeve qe kane qene ketu gjate LUftes, Nako Spiro i bente nder te gjithe levizjes per kulturen e tij dhe nuhatjen politike. Vetevrasja e tij dokumentoi tragjikisht rreshtimin me te ashtuqajturin krahu nacionalist ne Byro, i cili se bashku me Mehmet Shehun dhe Liri Belishoven qendronte perballe krahut filojugosllav te perbre nga Xoxe-Kristo-Themelko dhe krahut tjeter, atij me te cuditshmit, krahut pa krah te perbere vetem nga Enver Hoxha qe ne aleance me Xoxen shiti Spiron dhe me akrobacite sovjetike zhduku edhe kete te fundit.

        (Hubert Neuwrith “Qendrese dhe Bashkepunim ne Shqiperi. Analize historike e gjedhes se mikut dhe armikut 1939-1944”.
        Shtepia e Librit dhe Komunikimit,Tirane 2006.)

  9. , krahut pa krah te perbere vetem nga Enver Hoxha

    Si mund ta kuptojme kete? Une nuk jam shume i informuar per ate periudhe. Mbi te gjitha:a ka pasur formacione luftarake te pa-afiliuara me partizanet? Psh, gjyshi im ka qene komisar i Grupit te Skraparit, nje formacion luftarak i cili ne betejen e vetme me pozicione statike (ate te Tendes te Qypit), duket sikur ka qene i pa-afiliuar me formacionet partizane…(ndoshta ishin thjesht ‘auxiliary’??)

    1. Ndoshta ti flet per te Cetat territoriale qe organizoheshin jashte berthames aktive te UNCL dhe i referoheshin Keshillave. Por keto natyrisht qe ishin te afiluara me partizanet pse i pergjigjeshin vendimeve politike te Frontit qe bashkonte brenda si komunistet ashtu edhe zogistet. Ballistet u perfaqesuan ne Peze nga Halim Begeja, por vete BK u themelua dy muaj me vone, ne 28 nentor 1942 edhe pse ka ca qe ia kepusin se eshte krijuar qe ne 1939.

      Citimi qe sjell une e kam marre nga autori austriak, i cili nuk e kuptoj pse nuk eshte bere pjese e debatit per historine ne Shqiperi. Dhe te mendosh qe shumica e te dhenave te tij i perkasin AQSH dhe kujtimeve te protagonisteve, deshmive te britanikeve, por edhe studiuesve te ndryshem kryesisht gjermane. Pa harruar ketu raportet bruto te sherbimeve policore italiane dhe gjermane.

      Ky citim lidhet me luften per pushtet qe dominoi Byrone Politike, qe nga tetori 1944 e deri ne prishjen me jugosllavet. Ne kete beteje te forte referimet e jugosllaveve ne Moske flasin per nje preference te tyren ne Tirane dhe ky padyshim qe ishte Koci Xoxe. Sesa kishte te bente kjo me origjinen e tij ky mbetet spekullim, por fakt eshte se vete Enveri akuzon trion sllavomaqedone Xoxe-Themelko-Kristo si perfaqesues te jugosllaveve ne Shqiperi, ata qe ishin gati per Republiken e 7. Ironike eshte se ne kete beteje nervash, nacionalist i artikuluar del Nako Spiro, vllah nga Durresi (mos gaboj), i cili si Kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit pas vizites ne Beograd iu kerkua unifikimi i monedhes dhe planeve 5-vjecare si dhe bashkimi doganor. Ky nuk e gelltiti dot kete dhe vjen ne Tirane; i kerkon takim Hoxhes qe vetem sa heshti. Spiro i drejtohet sovjetikeve; asgje. E shoqja e tij, Belishova ne nje interviste te veten e thote hapur se Nako u shit nga Enver Hoxha qe ruajti veten. U tha se u vetevra, por ka mundesi ta kene vrare. E rendesishme eshte qe vdekja e tij e nxori tensionin ne siperfaqe dhe kjo koincidoi me prishjen sovjeto-jugosllave. Alia ne deklarimet e tij jep si shkak te alarmit te Moskes informacionin e Titos per nje sulm nga Greqia cka diktonte vendosjen e divizionit jugosllav ne Korce. Kjo sipas tij mbushi kupen, por ne te vertete eshte e qarte se spastrimi i Xoxes duhet inkuadruar sikurse thote edhe hungarezi Godos, ne valen e spastrimeve te Stalinit ne Lindje ne vitet 1948-1953. Meqe jugosllavet referuan Xoxen, atehere edhe sovjetiket licensuan pikerisht eleminimin e grupit te Titos ne Tirane. Po sipas ketij autori, por edhe britanikeve qe jane botuar ne Shqiperi per ta udhehequr kete pune ustai thirri ne skene, Mehmet Shehun e menjanuar. (thuhet se rreth 600 eshte ekipi i njerezve qe u spastrua. Qe nga ajo kohe u vendos rregulli per mos hapjej dosjeje per anetaret e partise dhe mos rekrutimin e tyre nga Sigurimi. Po keshtu posti i Sekretarit Organizativ qe perkonte me ate te Ministrit te Brendshem u nda ne menyre kategorike)
      Nje tel ekulibri ne te cilin Hoxha nuk mund te vleresohet si nacionalist, por as filojugosllav pse ai vete nuk u perzgjodh prej tyre per arsye qe nuk jepen. (Jane botruar letrat e Nako Spiros qe ironizon Hoxhen si injorant dhe servil).
      Ne nje liber te Vladimir Dedijerit te botuar asokohe dhe tani edhe ne Shqiperi mund te nuhasesh shantazhin qe i behej Enver Hoxhes per ceshtje te cilat lidhen me levizjen komuniste dhe rolin e tij. Nje pickim te tille ta japin edhe kujtimet e Panajot Plakut qe ne retrospektive i japin me shume pike Hoxhes sesa i ngrene. Troc nuk mund te besohet te figura e tij ndonje vokacion ideologjik, mjeshter ne taktiken politike dhe sidomos ne perzgjedhjen e bashkepuntoreve dhe kaq. Por edhe organizator.

      PS: Nuk me takon mua ta them dhe ndoshta nuk kam te drejte, por mendoj se te trija shkrimet e fundit, pra “OBII”, “Alternative apo farse” (ideologjia pra) dhe “Liber i ri”, per nga tematika kompozojne nje teme te vetem qendrore; Sistemin. Prandaj per lehtesi komentimi do te ishte me vend nje sintetizim i tyre ne nje artikull te vetem qofte edhe me disa pjese. Nje sugjerim, asgje me shume.

      1. Si per afilimin qe perdor ne kete rast nje lidhje mund ta perdoret pjeserisht edhe per daljen malit per clirim apo komunizem; megjithate ndarja sa dolen malit qofte per clirim qofte per komunizem nga sa ndenjen qyteteve me Ballin, perseri tregon sa nuk donin afilimin me komunistet.

        Pak per ata qe po i quajme sllavo-maqedonas.
        Perqafimi prej tyre i komunizmit ka ndodhur edhe per voglesira te tilla: lehtesine per te lexuar ne rusisht, bullgarisht, serbisht, e gjuhe te tjera sllave te materialeve qe shqiptaret nuk mund ti gjenin dot ne shqip.
        Komuniteti maqedonas ne Korcen e asaj kohe pati vecori:
        ne rreth, sepse fshatra te tera prej tyre u detyruan forcerisht te zboheshin nga bejleret e zones, aq sa per ta u shkruan e libra;
        ne qytet, Korca ishte relativisht e re dhe e ndertuar, jo ne kuptimin e gureve e tullave, prej te gjitheve; ishte si te thuash modeli qe ndjek shpesh edhe sot politika e Tiranes.

        1. Pjeserisht dakord edhe pse paraprakisht duhet te sqaroj qendrimin tim. Per mua roli i minoriteteve ne Shqiperi ka qene thellesisht pozitiv dhe ne nje fare menyre kjo e cliron nga pergjegjesia historike edhe Koci Xoxen, qe per ta thene me optiken e nje komunisti si Panajot Plaku ishte “shume here me shume nje komunist i vertete sesa Enver Hoxha”. Aq me shume qe Xoxe dhe te tjeret nuk i meshuan kurre identitetit te tyre etnik.

          Kjo qe thoni ju, pra puna e vogelsirave, mund te jete e vertete por nuk mund te absolutizohet ne rolin e vet. Xoxe eshte nje aktivist i vendosur dhe i hershem. Zgjedhja e tij ne ’36 flet mire edhe per nje klime politike, e cila apleon per ndryshim. Votimi i tij ne Bashki perkundrazi deshmon se kurrkush nuk nisej ne gjykimin politik mbi premisa etnike. Aq me shume qe pranohet sot se burimisht komunizmi ne Shqiperi u ushqye nga emigracioni i ’24 dhe KONARE me qender ne Perendim. Jo me kot Llazar Fundo, nje korcar nga Voskopoja (Fundot nuk jane vllehe) konsiderohet si teoricieni i pare per komunizmin shqiptar, perpos faktit se arriti te behej edhe sekretar i Nikollaj Buharinit. Per me teper balliste te mevonshem dhe kundershtare emblematike te PKSh si Skender Muco dhe Hysni Lepencia ne fillesat e tyre jane komuniste, por nuk ngurojne qe te distancohen.

          Nga ana tjeter prania sllavo-maqedone (terminologjia huazohet ketu nga malazezi Gjilas) vihet re ne politikat ekzekutive dhe jo aq teorike. Xoxe eshte me shume nje veprimtar sesa nje teoricien. Gjurmimin me sens etnik ne politike ketu e intergojne jugosllavet dhe mandej kjo valence aktualizohet nga Hoxha ne hullite e paragjykimeve tradicionale mes shqiptareve dhe sllaveve.

          Pjesen e pare te komentit, sinqerisht nuk e mora vesh mire se cfare doje te thoshe.
          Falemnderit.

  10. Do te kete ndodhur qe te gjithe partizanet te jene kthyer ne komuniste, keshtu qe ajo dalja e tyre fillestare per clirim vjen e sfumohet sa me shume iken koha per tu rikthyer vetem ne ditet e shenuara te kalendarit.
    Ndersa statistikat e fshatrave tregojne patjeter ate qe historiografia komuniste dhe ajo ne vazhdim per inerci pak apo aspak (se me thene te drejten kush i lexon) i permend, qe: Komunizmi i Enver Hoxhes ishte Maoist.
    Komunizmi i Grupeve, ishte komunizmi i proletareve i Marksit e Engelsit qe i quante banoret e fshtarave katundare, komunizmi i mepasem, kur beri te tijen vijen e masave te Mao Ce Dunit – vjen nga masat dhe shkon tek to, – kur e mbyti me ne fund qytetin e progresin me fshatin qe rrethonte qytetin, komunizem qe kalonte nga idete e “Demokracise se Re” te Maos tek “Diktatura Demokratike e popullit” po te Maos ishte komunizmi yne.

  11. XhaXhai:
    Ky rol e dallonte shkoqur pushtetin partiak nga pushteti ekzekutiv (ose laik); sepse i dyti nuk mund të ushtrohej dot jashtë hapësirës që krijohej nëpërmjet zbatimit të rregullave, inercisë dhe përsëritjes.

    Shumë e drejtë kjo. Ka të paktën dy raste ku duket qartë ky dallim por që mund të shikohet në këto raste edhe funksioni i kontrollit/ndikimit nga poshtë – lartë për marrjen e disa vendimeve historike për vendin.

    Rasti i parë ka të bëjë me ndalimin e feve në Shqipëri. Siç shprehet edhe Ramiz Alia në kujtimet e tij (në fakt intervistë, tek “Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë”), ka qenë organizata e Durrësit që morri iniciativën për mbylljen e tempujve fetarë dhe dërgoi letër tek Komiteti Qendror e cila u aprovua, me pasoja që tashmë i dimë të gjithë.

    Dhe, asti i dytë ka të bëjë me paranojën e viteve ’70 ku u “zbulua” komploti i madh që kishte rrënjë në çdo aspekt të shtetit shqiptar; në ushtri me Beqir Ballukun e shokë, në kulturë me Fadil Paçramin e Todi Lubonjën dhe në ekonomi me Abdyl Këllezin, Kiço Ngjelën e Koço Theodhosin.

    U tha atëhere se Koço Theodhosin, ministër të Industrisë she Minierave, e “dogji” një letër e një naftëtari të thjeshtë anëtar i o.b. të Patosit e cila iu përcoll Enver Hoxhës dhe që cila fliste për “veprimtari armiqësore në naftë”. Theodhosi në mbrojtje u përgjigj se i kishte kritikuar ashpër të metat në punë dhe kritika u kishte rënë si bombë por Enveri, me elokuencën që e dallonte i tha se nuk qe bombë por as fendë përgjigja e tij! Dialogu është aktual.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin