Dihet se jo të gjithë amerikanët e pranojnë dot, në parim, të kenë në krye të SHBA një president jo të bardhë, si Obama. Një nga implikimet e shumta të kësaj dukurie, me baza në thelb raciste, është edhe përçarja ose ndarja e SHBA sipas aksit veri-jug; ndarje e cila është e trashëguar nga historia, por që sot shpresohej se duhej të ishte kapërcyer, për arsye të shumta.
Në sondazhin “State of the Nation” të 26 tetorit 2009, të Daily Kos, shoh se, mes të tjerash, dallimi mes veriut dhe jugut amerikan, në lidhje me miratimin e veprimtarisë së presidentit Obama, ka arritur përmasa humnerore.
Kështu, nëse në verilindje të SHBA 84% e miratojnë Obamën, përkundrejt 5% që nuk e miratojnë; në jug vetëm 28% e miratojnë, përkundrejt 67% që nuk e miratojnë.
Analistët politikë këtej oqeanit nuk habiten aq nga dukuria në vetvete, sesa nga përmasat e saj; aq sa ndonjë prej tyre po flet tashmë haptazi për “dy universe” brenda një federate të vetme.
Pak javë më parë, preka shkarazi një dukuri të ngjashme në Shqipëri, ku ndarja e pëlqimeve dhe miratimeve politike të publikut sipas aksit veri-jug mund të lexohej edhe si shprehje e të ashtuquajturit pluralizëm gjeografik, ose një ndarje sipas krahinave dhe rajoneve, e një publiku të obsesionuar me liderët individualë dhe retorikën kombëtariste të mediave.
Shqipëria dhe SHBA nuk kanë asgjë të përbashkët, nga pikëpamja e strukturës së elektoratit ose e historisë politike. Edhe historikisht, arsyet e ndarjeve sipas akseve gjeografike janë të ndryshme.
Megjithatë, nuk është për t’u shpërfillur konvergjenca; ose ajo ngjashmëri që nuk i ka rrënjët në ndonjë përbashkësi të shkuar, por vetëm në prirjen e dy ose më shumë individëve, entiteteve ose hapësirave për t’u bërë të ngjashme, si pasojë e veprimit të një faktori ose sistemi faktorësh të përbashkët.
Në SHBA, dihet tashmë roli vendimtar i mediave për fitoren e Obamës; rol më i madh e më i rëndësishëm se herët e tjera, sidomos po të merret në vështrim edhe Interneti.
Në Shqipëri, dihet gjithashtu roli vendimtar i mediave televizive gjatë fushatës elektorale dhe përgjithësisht në ndërveprimin politik midis strukturave të pushtetit dhe partiake me publikun.
Si në një rast, ashtu edhe në tjetrin, vërej një tension të përfillshëm midis diversitetit gjeografik dhe kulturor nga njëra anë, dhe mesazhit të qendërzuar dhe të njësuar që vjen prej qendrës.
Dua të dal këtu: mos vallë pluralizmi gjeografik, krejt i padëshirueshëm në vetvete, është (edhe) pasojë e qendërzimit të tepruar të diskursit politik, për shkak të përmirësimeve në teknologjitë e mass mediave?
Për Shqipërinë, kjo hipotezë do të thoshte se ndarja e konfirmuar e vendit në një veri që voton e brohoret për “Salën” dhe në një jug që ndjek përgjithësisht të majtën e “Edit”, është edhe pasojë e dështimit të politikave lokale, ose e njësimit brutal të mesazheve politike në personalitetet e pak liderëve televizivë.
Po të shtosh këtu edhe disa teknika PR të denoncuara tani së voni, që kanë të bëjnë me përdorimin rutinë, nga kanalet televizive, të videokasetave të përgatitura nga departamentet e komunikimit të partive të mëdha, atëherë kontradikta midis valës homogjenizuese dhe shqetësimeve lokale vjen e qartësohet edhe më.
Pluralizmi gjeografik, në këto rrethana, do të ishte një lloj regresi në instinktet e përkatësisë lokale, përballë mesazheve në thelb totalitare që vijnë nga qendra, ose reagim ndaj rrafshimit të shkaktuar prej mediave; në kuptimin që publiku nuk arrin dot të gjejë vetveten në mesazhet që i vijnë prej Olimpit, përveçse në genet e prejardhjes, të fshatit, të fisit dhe të krahinës.
Dukuria, në vetvete, është degjenerative dhe duhet t’i shqetësojë politikanët dhe analistët në Shqipëri po aq sa ç’i shqetëson dukuria analoge politikanët dhe analistët në SHBA.
Tirana apo Prishtina?
Kjo eshte nje pyetje te cilen ne do duhet t’i pergjigjemi, te ballafaqohemi me te drejtpersedrejti, ne menyre qe te gjejme nje zgjidhje te pershtatshme. Natyrisht ata qe e shtrojne kete nuk jane vetem shqiptare, por edhe te tjere te huaj, qe shohin me sy realist ndryshimet qe po ndodhin ne Ballkan. Vleresoj se vrulli i ndryshimeve te brendshme shqiptare mund te jete nje prej rrjedhave percaktuese ne gjeopolitiken e Ballkanit Perendimor. Ne kuptim te shkrimit tuaj, z. Autor, ky dualitet e riperkufizon konceptin tone tradicional per Qendren, por edhe per kantonizimin e rajoneve shqiptare, pse ajo zgjeron kufirin praktik te permases se problemit qe shtrohet.
“Pluralizmi gjeografik, në këto rrethana, do të ishte një lloj regresi në instinktet e përkatësisë lokale, përballë mesazheve në thelb totalitare që vijnë nga qendra, ose reagim ndaj rrafshimit të shkaktuar prej mediave; në kuptimin që publiku nuk arrin dot të gjejë vetveten në mesazhet që i vijnë prej Olimpit, përveçse në genet e prejardhjes, të fshatit, të fisit dhe të krahinës”.
Do te doja shume te isha dakord me ju, kuptohet duke pare me shume nga Toskeria. Por dua te nderhyj – jo dhe aq pa takt – duke sjelle ne kujtese se arkipelagu shqiptar ne kete fillim shekulli afirmoi nje prirje per krijim politik, duke pergenjeshtruar shpresen e homogjenizimit nga Qendra te ndryshme. A eshte regresive eshte kjo ? Diversiteti kuptohet nuk mund te pranoje akuzen e regresit, aq me teper kur Provincat e kane Bere Shqiperine, pra Tiranen dhe jo e kunderta. Dua te them, nje fije legjitimiteti ne kete prirje ka, madje ai duhet respektuar. Ky respekt, do ta zgjidhte pa traume pyetjen qe rri sot pezull dhe qe une e vendosa ne krye te komentit tim.
”””Pluralizmi gjeografik, në këto rrethana, do të ishte një lloj regresi në instinktet e përkatësisë lokale, përballë mesazheve në thelb totalitare që vijnë nga qendra, ose reagim ndaj rrafshimit të shkaktuar prej mediave; në kuptimin që publiku nuk arrin dot të gjejë vetveten në mesazhet që i vijnë prej Olimpit, përveçse në genet e prejardhjes, të fshatit, të fisit dhe të krahinës.”””
Nuk ka munguar kurre, as ne kohen e Enver khanit, vete brenda ne Tirane gjetja e vetvetes jashte qendres.
Kjo varet nga menyra si perndjesohet roli i qendres se shtetit prej banoreve te tij.
Miratimi i qendres eshte thelbi i shtetit, qe ne zanafillen e tij (shtetet e para kane qene qytet-shtete ne mbare boten) dhe perberesi kombetar ne shtet nuk ka arritur te kete rolin e duhur. Kete gje e dinin edhe ne Kongresin e Lushjes, ku u debatua mjaft.
Zgjedhja e qendres, behet sipas disa kritereve, gjeografike, kulturore, historike, stategjike, fetare, ekonomike, rrethanore etj.
Ne 1912 i permbushte Durresi, po u devijua drejt Vlores per shkak te rrethanave, ne 1920, perseri Durresi po u devijua serisht per shkak te rrethanave. Gjithsesi durrsaket kane treguar e vazhdojne te tregojne edhe sot se nuk e meritojne, edhe pse perseri kryeqyteti ideal i Shqiperise etnike mbetet Durresi( qe ka ruajtuar edhe emrin ilir Dyrrakhion- ka ndodhur satemizimi kh-s).
Me te drejte kerkohej qe ne qender te kishim shqiptarin model, te modeluar nga teorite e Rilindjes, pra te imunizuar nga ndasite fetare, krahinore, fisnore e dialektore, te ishte shtetdashes, kombdashes, kulturedashes, europerkrahes etj.
Ky shqiptar i ardhshem, mund te krijohej vetem ne qender, pastaj duhej te ndikonte ne mbare vendin, qe cdo shqiptar ne ballkan ti perngjasonte modelit.
Tani pas pothuaj 90 vjetesh, mund ta themi me gojen plot qe qendra deshtoi ne misionin e saj modelues, kuptohet modeli i Rilindjes. Enver khani ndihmoi ne kete deshtim me kthimin e njeriut ne hije 24 karat, ndryshe Njeriun e Ri.
Eshte ne rruge e siper ngjizja e nje modeli tjeter i cili po asgjeson nder te tjera edhe themelet e shtetit. Te shohim ne do rikthehemi ne hyqmin e ndonje te huaji serisht.
Ky deshtim i qendres perndjesohet ku me pak e ku me shume, keshtu qe teorikisht duhet te rikthehemi prapa e t’ja nisim nga e para, por aktoret nuk jane ende te lodhur, keshtu qe shfaqja vazhdon.
Mundesine per t’ja filluar nga e para e jep pavaresia e Kosoves, po jo ne aspektin Tirane-Prishtine, po ne aspektin e shqiptarit te ardhshem. Pyetja e pare qe do pergjigje eshte :
Cfare shqiptari duhet dhe ku do modelohet?