Në diskutimet që u hapën rreth Kulturës së Komanit, u lakua edhe emri i John Wilkes, një profesor i arkeologjisë klasike në University College, London, që ka shkruar një monografi për ilirët, të përkthyer edhe në shqip.
Wilkes-in e pata përmendur unë i pari, si një nga autorë që e vështron me skepticizëm hipotezën e arkeologëve shqiptarë, për Kulturën e Komanit si dëshmi të vijueshmërisë iliro-shqiptare; jo se ky është ndonjë autoritet për këtë çështje, por sepse libri i tij m’u gjend në dorë…
Mirëpo kjo e shqetësoi pa masë një komentues të prezantuar me emrin e çuditshëm Vjatuesi i ngeshëm, i cili e quajti Wilkes-in “hijenë”, “sharlatan amerikan”, dhe si studiues që “s’ka prekur kazmë me dorë”, por që argumenton me “logjikë elefanti”, etj.
Natyrisht, çfarë thotë ky komentues është krejt pa interes nga pikëpamja e diskutimit për Kulturën e Komanit, por me shumë interes, për autopsinë e mendësisë primitive me të cilën disa prej nesh u qasen hipotezave albanologjike, kur këto nuk pajtohen me vijën kombëtariste zyrtare.
Si është puna me këtë Wilkes? Kush e paguan këtë armik? Këto janë pyetje që çdo shqiptar i ndershëm dhe atdhetar duhet t’ia bëjë vetes dhe të tjerëve, apo jo? Jo.
Ja ç’thuhet për autorin në një prezantim të shkurtër që i bën faqja në Internet e librarisë Barnes & Noble:
John Wilkes ka kryer gërmime në Murin e Hadrianit dhe në Skoci. Ai ka udhëtuar shumë në Europën Lindore, dhe në këto kohë po kryen gërmime në Spartë.
Ja edhe një citat i shkëputur nga kopertina e pasme e botimit shqip të librit “Ilirët”:
John J. Wilkes merret me kërkime dhe studime arkeologjike të periudhës romake dhe sidomos për Europën Lindore. Në Angli ka drejtuar gërmimet arkeologjike në kështjellën e Adrianit në Scotland [sic]. Ka bërë kërkime intensive në Europën Lindore dhe veçanërisht në Pallatin e Dioklecianit në Split, si dhe në Spartë.
Po si i bëhet atëherë që Vjatuesi e ka nxjerrë këtë anglezin “amerikan” dhe studiues “që s’ka prekur kazmë me dorë”?
Si paska arritur “hijena” John J. Wilkes të dizinformojë një botë të tërë, derisa të vinte ky Vjatuesi e t’ia çirrte maskën?
Libri “Ilirët” është një prezantim popullarizues, për lexuesin e interesuar, i historisë dhe i arkeologjisë së ilirëve. E mira e këtij libri është se jep të dhëna të përditësuara, në krahasim me vëllime të mëparshme, p.sh. ai i Stipcevic-it. Gjithashtu, vëllimi plotësoi një zbrazëti të ndjeshme në kulturën anglisht-folëse, për sa i përket njohjes të publikut histori-dashës me ilirët, si një prej popujve indo-europianë të rëndësishëm për nga shtrirja dhe roli në historinë e Romës.
Në recensionin që ia bën këtij libri, arkeologu shqiptar Neritan Ceka e quan Wilkes-in autoritet të mirënjohur në këtë fushë, i cili “ia ka dalë të përftojë sintezën më të plotë të kulturës dhe historisë ilire që njohim deri më sot,” edhe pse vë në dukje disa mangësi në këndvështrimin dhe metodën e historianit dhe arkeologut britanik.
Pse gjithë ky mllef me Wilkes-in, atëherë?
Një vizitë në faqen e komenteve të lexuesve rreth këtij libri, në Amazon.com, duket se mund të ndihmojë për të kuptuar diçka më tepër. Siç mund ta shohë kushdo, një numër relativisht i madh komentuesish, pas gjase të gjithë shqiptarë, i kanë dhënë librit vlerësim minimal.
Një lexues, me emrin Dardan Ibrani, shkruan:
Ky libër do të kishte pasur kuptim në Europën e viteve 1930. Mungesa e studimit serioz dhe qasja krejt e njëanshme ndaj ngjarjeve historike dhe popujve të jep një ndjesi të pakëndshme se kemi të bëjmë me propagandë naziste.
Propagandë naziste?
Pas gjase, kjo akuzë ka lidhje me një fjali të vetme në libër, ku Wilkes shkruan:
Nuk u duhet dhënë ndonjë vlerë e madhe përpjekjeve për të identifikuar tipin antropologjik ilir si të shkurtër dhe zeshkan, të ngjashëm me shqiptarët modernë.
[Not much reliance should perhaps be placed on attempts to identify an Illyrian anthropological type as short and dark skinned similar to modern Albanians f. 219].
Pasazhi i përket një paragrafi ku autori diskuton pamjen e jashtme të ilirëve, duke dhënë disa mendime edhe për mënyrën si paraqiten ilirët në skulpturën antike dhe në barelievet e varreve.
Si ka guxuar, pra, ky “nazist” t’i quajë shqiptarët short and dark-skinned?
Në të vërtetë nuk ka guxuar.
Kush e lexon me kujdes pasazhin, nuk mund të mos vërë re se Wilkes u referohet përpjekjeve të të tjerëve; dhe janë pikërisht këta të tjerë që i kanë dashur ilirët të shkurtër dhe të zeshkët, si shqiptarët; Wilkes vetë këto përpjekje i quan si “pa shumë vlerë”.
Që këtej, duhet guxim i madh interpretativ për ta etiketuar autorin si “nazist”!
Këtu Wilkes mund të kritikohet se pse nuk i ka identifikuar më mirë këto përpjekje; por ndoshta kjo kërkesë është e tepërt për një vepër që i drejtohet publikut të gjerë, jo specialistëve të fushës.
Disa lexues janë më specifikë në vërejtjet e tyre.
Një Agron mendon se Wilkes u ka ngjitur emrave ilire, pa të drejtë, prapashtesat –is dhe –us, duke u përpjekur t’i bëjnë të tingëllojnë si grekë ose latinë.
Një tjetër, Arnold da best (shqiptar edhe ky), pyet se ku është Dea; duke shpjeguar pastaj se shqipja është “një nga shtatë gjuhët në botë që nuk lidhen me asnjë gjuhë tjetër”; dhe se turqit e shkatërruan Shqipërinë dhe nuk ndërtuan atje asgjë, as edhe një xhami të vetme.
Arbri, nga Toronto, vëren se “ky libër tregon se ka njerëz që ende përpiqen ta fshijnë Shqipërinë nga harta…” dhe vazhdon:
Unë e kam emrin Arbër, që është edhe emri i një fisi që jetonte afër Dyrracchium-it, ose Durrësit të sotëm. Unë kam dy xhaxhallarë që mbajnë emra ilirë; halla ime e ka emrin Teuta, dy shokët e mi më të ngushtë quhen Agron dhe Genti, dhe ne nuk është se filluam t’i përdorim këta emra tani, këto i kemi përdorur që në kohën e ilirëve, si shumicën e valleve tona popullore, si p.sh. vallja e shpatave…
Përkundrazi, BM “Reader” i drejtohet vetë autorit Wilkes kështu:
Të lutem mos shkruaj libër duke i nxjerrë të dhënat nga Interneti, ose duke lexuar propagandë serbe. Duhet të kuptosh se ilirët janë stërgjyshët e shqiptarëve…
Shuki nga New York, USA shkruan:
Libri është i varfër dhe i pasaktë. John Wilkes duhet të bëjë kërkime të tjera dhe të mos shkruajë një libër thjesht për pará.
Një tjetër Arbër tingëllon edhe më i ashpër me autorin, kur i thotë:
Nuk e kuptoj se mbi ç’bazë e shkruan këtë libër pa kuptim.
Disa prej lexuesve duket se janë zemëruar ngaqë Wilkes duket se nuk e pranon tezën e vijueshmërisë ilire-shqiptare; çka tregon se vijueshmëria në fjalë pas gjase e ka kapërcyer stadin e hipotezës historike, për t’u përjetuar tashmë si pjesë e identitetit shqiptar.
Natyrisht, Ilirët e Wilkes-it nuk merret me vijueshmërinë iliro-shqiptare veçse kalimthi, dhe duke iu referuar të tjerëve; meqë autori nuk e ka për qëllim ta studiojë këtë çështje kaq delikate, por vetëm ta përmendë në mbyllje të vëllimit, për t’i dhënë një perspektivë historisë së ilirëve nga pozitat e së sotmes.
Për fat të keq, për shumë lexues të rastit të një libri për ilirët, e vetmja arsye pse dikush mund të marrë mundimin të shkruajë për këtë temë, është të “provojë” prejardhjen e shqiptarëve, ose t’u japë “përgjigjen e duhur” serbëve, ose të tjera racionalizime të këtij niveli joakademik. Që për ilirët mund të shkruhet veçmas çështjes shqiptare, madje pa e vrarë fare mendjen për vijueshmërinë iliro-shqiptare, këta lexues nuk mund ta përfytyrojnë dot.
Faqja e komenteve në Amazon.com të lë një përshtypje të hidhur; sepse profilon një tip lexuesi shqiptar që kombinon në vetvete padijen, paranojën dhe agresivitetin harbut.
Ja ç’shkruan një person që e quan veten a customer:
Ky është një mesazh për J.J. Wilkes. I dashur mik, ke turpëruar veten me këtë botim. Më thuaj sa e drejtë është teza jote se gjuha ilire nuk është përcjellë te shqiptarët? Unë jam shqiptar. Emrin e kam Ilir Mollosiu. Më lër të ta përkthej këtë emër në anglishte, nga gjuha ime e bukur iliro-shqiptare: Ilir do të thotë “free” në anglisht, dhe Mollosiu vjen nga “molla”, që në anglisht është “apple”. Mollosët janë një fis ilir, çka duket nga emri i tyre, që ka kuptim vetëm në shqip. Edhe Iliria shpjegohet vetëm me anë të shqipes, si vendi i njerëzve të lirë. I njëjti arsyetim i thjeshtë mund të përdoret kur flitet për kosovarët e sotëm. Ata janë pasardhës të fisit ilir të dardanëve. Dardania ka kuptim vetëm në shqipe. Vjen nga fjala dardhë, që do të thotë “pear”. Po të futesha më në detaje, mund të flisja për emrat e udhëheqësve ilirë që janë ende të gjallë në gjuhën tonë të bukur indo-europiane (shqipja), një nga nëntë gjuhët indo-europiane. Mbreti ilir Hyllus ka një emër ende shumë popullor në Shqipëri (Ylli), që do të thotë “star” në anglishte […]
Një shënim për të gjithë ata që janë të interesuar për historinë e ilirëve: bëjini vetes një favor të madh dhe mos e bleni këtë libër, që pas gjase mbështetet në burime të pasigurta për historinë e ilirëve (ndoshta serbe).
Një shënim për autorin: ti duhet të kalosh më shumë kohë në Shqipëri dhe në Kosovë, në qoftë se dëshiron të shkruash një libër për të shkuarën dhe historinë e tyre. Aty do të gjesh shumë të dhëna që do të të bëjnë të besosh për shndërrimin nga ilirë në shqiptarë, të tilla si arti, kostumet, emrat, fetë sinkretike (ka një formë paganizmi që jeton krah për krah me krishtërimin), një shembull i të cilave është nderimi për diellin dhe hënën në Shqipërinë e Veriut gjatë ceremonive të varrimit së bashku me ritualin e krishterë, ku dielli është fuqia mashkullore e mirë dhe hëna fuqia femërore demoniake.
Siç shihet nga këto pak komente, duket se versioni kombëtarist i vijueshmërisë iliro-shqiptare ka zënë vend mirë në sistemin arsimor dhe përgjithësisht në sistemin edukativ të shqiptarëve; edhe pse nuk kuptohet mirë rëndësia e kësaj lashtësie të imagjinuar për jetën e përditshme dhe identitetin vetjak të gjithsecilit.
Natyrisht, produkti i indoktrinimit kombëtarist është i pasur me gjepura; për çka një pjesë të fajit e kanë edhe mediat, të cilat u japin hapësirë të madhe hipotezave fantastike, duke ia ofruar një publiku të cilit, në thelb, i mungon shqisa e perceptimit historik. Jo më kot, një lexues më lart, kujtonte se emra si Ilir dhe Teuta janë përdorur ndër shqiptarë që në lashtësi deri më sot, pa ndërprerje.
Një efekt anësor i këtij indoktrinimi është edhe qasja thelbësisht paranoide ndaj të huajve që “guxojnë” të merren me të shkuarën e shqiptarëve, ose më mirë, me atë të shkuar imagjinare, të cilën shqiptarët tashmë e kanë përvetësuar. Këtyre të huajve, publiku i indoktrinuar u kërkon, para së gjithash, konfirmim (enabling) të miteve, përrallave dhe profkave që ia kanë ushqyer që në fëmini; dhe kur kjo nuk ndodh, reagimet gjithnjë nënkuptojnë diagnostikimin e një armiqësie politike, duke sjellë në vështrim edhe serbët, grekët, ose të tjerë demonë të vizionit tonë kombëtarist folklorik.
E reja, në këtë mes, është se për herë të parë në kulturën shqiptare ka një komunikim vertikal mes niveleve të dijes, në mënyrë të tillë që lexuesve të paditur, ose me edukim gjysmak, u bien në dorë vepra si kjo e Wilkes-it, e cila i drejtohet, origjinalisht, një publiku krejt tjetër. Lexuesi aksidental i Wilkes-it jo vetëm mbetet gojëhapur nga çka gjen në faqet e librit, por edhe ndihet i titulluar që ta thotë mendimin e vet haptazi dhe sy më sy, duke përfituar nga e drejta “demokratike” për t’i dhënë feedback autorit.
Ky komunikim nuk mund të ketë sukses dhe nuk ka. Nëse Wilkes-i e ka vizituar ndonjëherë faqen e komenteve në Amazon.com, me siguri do të ketë vendosur të mos merret më kurrë me ilirët dhe aq më pak me pasardhësit e tyre; dhe kush mund ta qortojë për një vendim të tillë?
Para pak muajsh, kur mediat shqiptare kishin ngritur një stuhi indinjate kundër monografisë “Skënderbeu” të Oliver J. Schmidt-it, një konferencë shtypi ose leksion i këtij të fundit në Vjenë u përcoll nga policia; meqë në adresë të zviceranit kishin mbërritur kërcënime jospecifike. Edhe në atë rast, ballafaqimi me dhunën e kujt beson se i është prekur identiteti do kujtuar si efekt anësor, i papritur dhe i padëshirueshëm i një keqkuptimi në komunikim; sa kohë që një monografi historike shkencore, e shkruar për lexuesin europian mendjehapët dhe të mësuar të mendojë në mënyrë dialektike dhe pluraliste, duke e pezulluar gjykimin heuristik, iu dha në dorë një publiku si ai shqiptar, ende produkt i një sistemi arsimor ku çdo e vërtetë historike shoqërohet me bagazh të rëndë, dhe shpesh të panevojshëm, moral, emocional dhe identitar.
Reagime normale. Te paafte per te qene patriote qe do te thote t’a duam vendin tone, te mos jemi te korruptuar, te paguajme taksat, dhe ne kete menyre te ndertojme nje shoqeri dhe shtet te hajrit, ne kapemi pas nacionalizmit, qe te jemi rehat me veten. Ceshtjen e vazhdimesise iliro-shqiptare per ne joekspertet e shoh vec si gjimnastike mendjeje dhe asgje tjeter. Me pelqen t’a besoj per te vertete, por nuk shoh ndnj perfitim patriotik prej saj madje e shoh te demmshme lidhjen pas nje argumenti te paverifikueshem. Ne fund te fundit identiteti yne aktual s’ka piken e lidhjes me trashgimnine kulturore ilire. Sa per trashgimnine gjenetike mendoj se merhumi Hitler e kishte gabim.
Librin e Wilkes nuk e kam lexuar, por meqenese nuk po flasim posacerisht per te , por per efektin e tij tek disa shqipe:), jam plotesisht ne teme ndersa paralelizoj kete situate me simetriken e saj ndaj “Skenderbeut” te Schmidt-it.
Librin e ketij te fundit e lexova; pranoj me nje nisje tendencioze te nxitur nga paranoja gjithkombetare qe u ngrit me kete rast.
Libri (Skenderbeu) eshte i bukur (nese mund te perdoret ky cilesim per nje veper historike), informativ dhe qe nuk i ul aspak vlerat e Kryeheroit perpara pasardhesve te tij, perkundrazi.
Ne kete kontekst, ishte e demshme ajo cfare paturpesisht u tha kunder librit (ndonese besoj se kjo i sherbeu pozitivisht atij qe te lexohej nga nje nr shume i madh individesh qe perndryshe dyshoj fort se do ta kishin bere…).
Nga ana tjeter, mendoj se individeve si Arberi apo Agroni (me gjase emigrante dhe me edukim elementar) ekzistenca e miteve shqiptare u sherben (qofte edhe ne menyre te pavarur prej tyre) si melhem per plaget e shkaktuara nga mosperfillja, shfrytezimi dhe margjinalizimi qe u shkakton mjedisi i ri ne te cilin ata e gjejne veten jashte atdheut. Vlen te ngrihet pyetja: a e meritojne ata “hapjen e mendjes”? Praktikisht ata jane njerez pothuajse pa peshe persa u perket zhvillimeve te vendit, ndaj, djallo pune, perse duhet t’ua heqim edhe ate korace te fundit megallomanie pas te ciles shkojne e fshihen sa here ndihen keq per arsye fare personale dhe qe nuk u perkasin shqiptareve te tjere, pikerisht sepse jane arsye qe u takojne si individe, e jo si shqiptare?
PS – Xhaxhi, me pelqeve, me kujtove ne ndonje pasazh kohet e shkuara te klubit:)…
Kam ngaterruar anglezin me amerikanin, paskam bere mekat te rende, ndersa kazma me dore i referohej kultures se Komanit ne vecanti, por edhe germimeve ilirike ne pergjithesi.
Na duall qe paska germuar ne nje qytet te kohes se latinizimit te plote te Dalmacise, arritje e madhe per nje arkeolog qe merret me iliristiken.
Qe ai eshte medioker, sme duhet se profesor i cfare eshte e ku eshte, se ia kam lexuar librin dhe behet fjale per nje fushe ku mund ta krahasoj me te pakten 50 autore te tjere, shume prej tyre arkeologe.
Qe libri i tij, eshte ‘copia-incolla’, nga burimet e te tjereve eshte e qarte per kedo qe ka njohuri ne fushe, por kur flas per sharlatan, hijene e mediokritet logjik, e kam fjalen per perfundime qesharake e pretendime po aq qesharake te tij, si ne lemin e arkeologjise, ne te onomastikes ashtu edhe ne akrobacite e tij mbi lidhjen iliro-shqiptare.
Pra per ato qe e bejne vepren origjinale, apo i japin origjinalitetin vepres, te cilat jane pjese te rralla dhe te bejne per te vjelle.
Domosdo per nje rishtar ne iliristike mund te duket i zoti, domosdo nga pikepamja informative, kur sjell copia-incolla zbulimet e te tjereve eshte interesant, por linja e ndjekur prej tij eshte ajo e copezimit dhe mbi te gjitha pa njohur absolutisht asgje nga Shqiperia e shqiptare jo vetem guxon te flase mbi lidhjet, por jep edhe verdikte.
Kur behet krahasimi, duhet te kesh njohuri mbi te dyja palet qe krahasohen, kjo eshte A-ja e logjikes.
Po kete A-ne e logjikes jo vetem s’e zoteron Wilkesi, po mesa po shoh edhe ti me kembengulje po e quan ZH.
Qesharakja ne kete lumin tone te rishikuesve eshte se asnjeri nuk eshte historian apo arkeolog, apo gjuhetar ilirolog e megjithate germo majtas e germo djathtas, gjej lloj-lloj studiuesish serbe,boshnjake, medioker apo grekofile dhe ja ku arnosen tezat e rishikimit.
Ndersa koloset e indoeuropianisikes ne pergjithesi por dhe albanologjise ne vecanti, eliminohen me argumente po aq qesharake sa edhe menyra e mbijeteses publike qe praktikojne.
Nese do pohohej njefare dobishmerie publike e rishikuesve , ngjarjet e 2008 e sidomos te 2009, per mua tregojne se cdo aktivitet i metejshem i tyre ne te njejtin kah, do te thote se me cdo kusht po perpiqen ti mbijetojne dobishmerise se tyre.
Por populli shqiptar eshte historikisht i lodhur me njerez qe perpiqen ti mbijetojne dobishmerise se tyre, e akoma me fuqishem do ua beje Gjyqin.
Megjithate une jam per t’i vajtuar, kur kemi nge, kuptohet.
Vajtuesi:
Ti bën mirë të pranosh që gënjeve, Vajtues. Bën mirë edhe ta ndërrosh pseudonimin prapë, se si Vajtues s’të ka më peshë fjala.
xh2 shkruan: „Disa prej lexuesve duket se janë zemëruar ngaqë Wilkes duket se nuk e pranon tezën e vijueshmërisë ilire-shqiptare; çka tregon se vijueshmëria në fjalë pas gjase e ka kapërcyer stadin e hipotezës historike, për t’u përjetuar tashmë si pjesë e identitetit shqiptar.“
Prej kujt per tu perjetuar si pjese e identitetit shqiptar, perderisa asnje shkencetar dhe studiues shqiptar si dhe te gjithe lexuesit qe kane dhene mendimet e tyre nuk e identifikojne veten me ate dhe as nuk pajtohen me te. Biles jo vetem kaq, po ata jane aq te indinjuar sa qe shume shprehin emocionet ne vend te argumentave.
As pak nuk e ka kapercyer stadin e hipotezes thenia e Wilkes, dhe lexuesit jane zemeruar se ai hedh nje hipoteze qe nuk eshte ne perputhje me bindjen e tyre. Ky eshte nje reagim i natyrshem. Teprimi i tij eshte dicka tjeter. Sigurisht qe kjo dobesia jone emocionale vihet re kudo, bile edhe ne kete blog.
Ne qofte se perpjekja jote xh2 ne kete teks eshte ti thuash shqiptareve se nuk jane pasardhesit e ilireve dhe arberve se kete e ka thene Wilkes, pune jote.
Ne qofte se libri i Wilkes te ka bindur ty se je shqiptar me prejardhje nga nje popullsi të romanizuar me origjinë ilire dhe jo nga arberit, nuk do te thote akoma se eshte bere pjese e identitetit shqiptar. Ti ke te drejte ta deklarosh kete per veten tende dhe une sinqerisht do e respektoj kete per rastin tend. Por nje gje te tille nuk ke asnje te drejte ta besh per ne te tjeret, se sejcili ka te drejte te vendose vete per kete.
Ne qofte se ketu deshirohet te thuhet se ne nuk duhet te jemi dogmatik por te hapur edhe per mendime te tjera jam parimisht dakort. Nje diskutim nuk ka asnje lloj kuptimi ne qofte se njerzit nuk e pranojne qe ne fillim mendimin e tjetrit, se pastaj as nuk i degjojne argumentat e tij.
Qendrimi i arkeologut shqiptar Neritan Ceka qe e quan Wilkes-in autoritet të mirënjohur në këtë fushë etj.. por dhe qe di edhe te diferencoje dhe argumenton edhe kunder tij, tregon me se miri se elita shqiptare, qe eshte edhe pergjegjese per historine dhe kulturen kombetare, eshte e hapur dhe pa komplekse. Dhe sa per rastin e Vajtuesit, ai sigurisht qe shprehu edhe emocionet e tij per Wilkes-in por solli plot argumenta qe nuk mund te zhvleftesohen vetem se u shpreh edhe ne menyre emocionale.
Libri i Wilkes është një libër për ilirët, jo për vijueshmërinë iliro-shqiptare. Unë e gjej librin me vlerë për sa thuhet në lidhje me ilirët; sa për vijueshmërinë, nuk pres që Wilkes të thotë ndonjë gjë, as ai vetë nuk pretendon.
Kjo që thua, nuk ka pikë kuptimi dhe më bën të dyshoj nëse ti ke marrë vesh ndonjë gjë nga ky diskutim deri tani.
Teza se shqiptarët e kanë prejardhjen nga ilirët nuk është e vetmja në albanologji; ka edhe një tjetër, po aq serioze, që i sjell shqiptarët të prejardhur nga trakët. Këtë nuk e ka formuluar Wilkes; por nuk mund ta kryqëzojmë, nëse ky qëllon që ta besojë e ta bëjë të vetën.
Po ashtu, çështja se nga e kanë prejardhjen shqiptarët nuk lidhet aq ngushtë me çështjen tjetër se ku kanë jetuar të parët e shqiptarëve në lashtësi. Ilirë ka pasur deri në Daki, ndërsa trakë deri në rrethinat e Durrësit.
Unë gjithashtu them se komentuesit në Amazon.com e kanë prejardhjen jo nga ilirët, as nga trakët, por nga padija dhe indoktrinimi.
Ne te vertete mendoj se per librat shkencore (edhe ato popullore) rekomandimet anonime jane krejt pa vlere nese behen per vete tematiken shkencore qe trajtohet ne liber. Pasi anonimet nuk jane autoritete te pranuara ne shkenca, me grada shkencore apo te afte te ngrene diskutim shkencor.
Te vetmet pika ku rekomandimet anonime mund te ndihmojne jane psh. pikat qe nuk kane te bejne direkt me tematiken shkencore por me menyren e percjelljes se tyre si psh. me menyren e shkrimit, lexueshmerine, strukturimin e kuptueshem e te thjeshte te librit apo te ngjashme.
I hodha nje sy fare shkurt ne amazon rekomandimeve anonime te librit “The Selfish Gene” i Richard Dawkins (poashtu liber shkencor popullor) i cili teorikisht duhet te jete kontrovers per nje pjese jo te vogel te shoqerise (aka. evolucion vs. dizajn intelligjent). E megjithate nuk gjeta peshtyma te llojit qe gjeje per librin e Wilkes (ok, kishte gjithsej mbi 300 rekomandime e une pashe vetem 10 ne menyre te rastesishme). E megjithate edhe vleresimi i pergjithshem ishte gati maksimal gje qe me habiti. Valle te jene zhdukur promovuesit e dizajnit inteligjent? Kam pershtypjen qe per libra te famshem behet ndonje lloj moderimi i rrepte qe librat jo te famshem nuk e kane luksin ta gezojne.
Do te isha shume kurioz te dija se cfare do te ndodhte ne rastin hipotetik nese Dawkins do ta publikonte per here te pare librin e tij ne kohen e Internetit si dhe para se te arrinte famen e sotme. Sipas shume gjasave e njejta gje qe po ndodh me librin e Wilkes. Mendim i frikshem i cili na thote se ne Internet ka akoma shume pune per tu bere ne drejtim te ngritjes se rrjeteve personale te besueshmerise (rekomandimeve te pak miqve/te njohurve te mi do ti besoja shume me teper se mijera rekomandimeve anonime).
Xha xha, e pranoj se kam qene edhe vete nje nga ata njerez qe ju permendet me siper, qe ne arenen e arsyes nuk pranoja as edhe nje argument qe nuk u permbahej tezave kombtariste dhe qe fliste kunder vijueshmerise te ilireve ne arber, por duke lexuar blogun tend, me faktet dhe arsyen qe ju paraqitni me duhet te pranoj se mendimi im ka ndryshuar ne menyre thelbsore aq sa jam bere shume skeptik rreth historise se popullit dhe vendit tone. Megjithate me keqardhje e them se te gjitha besimet qe un dikur i kam mbajtur per me se te verteta dhe te shejta, po i shoh dita dites te me shemben perpara syve te mij dhe me duket sikur kam hyre ne nje krize identiteti, pasi mendimet qe une mbaja me perpara ishin ata me te cilat une konfrontohesha karshi fqinjeve. Para disa javesh lexova nje teze te nje autori grek ku argumentote se ne jemi te ardhur nga kaukazi aty nga shekulli 9 ose 10 dhe te them te drejten deri diku me bindi ( me vjen keq qe nuk po gjej kund tani ta tregoja ketu tezat e tij). Valle vertet me kane genjyer kaq keq sa ne vertet jemi te ardhur dhe jo pasardhes te Ilireve? Ata personat qe ti permende me siper Xha Xha qe po qortojne Wilkes, jane viktima te nje besimi qe iu eshte infiltruar ne tru qysh ne femijeri, prej te cilit shume nuk shohin ndonje arratisje te mundshme. Por ata qe po e bejne (une nje prej tyre) po perballen me nje realitet prej te cilin friksohen, pasi po vertetoj se e shkuara e kombit tone nuk qenka edhe kaq e lavdishme dhe me keqardhje dyshoj se e ardhmja e kombit tim nuk po duket aq e arritshme.
Diçka mund të jetë e vërtetë në thelb – dhe ne përsëri ti qasemi në mënyrë dogmatike.
Çfarë kam shkruar zakonisht në blog nuk ka për qëllim të revizionojë dijen historike dhe gjuhësore, por vetëm mënyrën si i qasemi.
Shqipja është gjuhë indo-europiane dhe ballkanike, e cila është formuar në kontakt të ngushtë me latinishten dhe bijën e saj, rumanishten. Prandaj teza e prejardhjes së shqiptarëve nga Kaukazi e ka vendin në raftin e fantazive pseudo-historike.
Unë uroj që kriza e identitetit të jetë e përkohshme dhe të shërbejë si themel i qasjes tash e tutje kritike ndaj dijes, propagandës, ideologjive dhe miteve të establishment-it.
Çfarë bën ti me jetën tënde ka shumë më rëndësi sa prejardhja jote prej ilirëve, trakëve apo dakëve. Edhe fatin shqiptarisë ia përcaktojmë ne, jo eshtrat e të vdekurve dhe gërmadhat.
“Por ata qe po e bejne (une nje prej tyre) po perballen me nje realitet prej te cilin friksohen, pasi po vertetoj se e shkuara e kombit tone nuk qenka edhe kaq e lavdishme dhe me keqardhje dyshoj se e ardhmja e kombit tim nuk po duket aq e arritshme”.
Nuk trishton aspak vertetimi i tezes trake apo dake per origjinen shqiptare. Perkundrazi, mendoj une vijimesia iliro-shqiptare, nese afirmohet si teze perfundimtare apo me e qendrueshmja, duhet te na trishtoje me shume – ne veshtrimin retrospektiv, por edhe ne konceptin tone per krenarine. Sepse me standardin qe ne (edhe ti) kemi per lavdine dhe krenarine, do te duhet te shqetesoheshim se perse keta autoktone ne kete vend, keta te lashte e te sterlashte, te krijuar ne kete toke, mbeten te fundit ne cdo rrethane, aq sa historia tallet ne menyre cinike dhe i harron per shekuj te tere?
Ajo qe thuhet ne artikullin kryesor per Wilkes eshte mese e vertete, por t’i japesh asaj nje vlere qe nuk e ka me duket mund i shkuar kot. Fundja, bindja jone, se jemi pasardhes te ilireve nuk ka vetem pak dhjetevjecare qe eshte krijuar, apo me sakte qe ka zene vend si nje mit i popullarizuar masivisht. Dhe kryesisht ajo u mor si nje teze e Rilindjes per t’iu nenshtruar filtrave shkencore, kryesisht ne disiplinat e arkeologjise dhe gjuhesise. Minimalisht kjo e fundit, ka qene me konsistente ne formulimin e vijimesise dhe rrezimi i perfundimeve te saj do te thote qe te hedhesh poshte punen edhe te emrave te njohur dhe te gjithepranuar.
Autori permend nder te tjera edhe rolin e medias ne kete llokocitje kombetariste te popullates. Kjo eshte relative per nje vend (si te gjithe vendet e tjere ne fakt) ku media eshte e kontrolluar. Megjithate nje tentative per te hedhur ne treg, ne menyre te ricikluar ide sharlatane, deshtoi me sukses. Keshtu autori shqiptaro-francez, Aref u kundershtua shume fort ne nje emision televiziv, per idete e tij pellazgjiko-shqiptare nga dy anetare te vjeter te Establishment-it; Neritan Ceka dhe Muzafer Korkuti.
Madje Ceka vete eshte shfaqur shume i prere dhe publik ne kundershtimin e pallavres me te fundit per origjinen ilire, e te nenkuptueshme si parashqiptare, te Aleksandrit te Madh. Por jo vetem kaq, shkenca shqiptare ajo historike dhe arkeologjike, po qendrojne gjithnje e me ftohte se fundmi edhe problemit te Epirit. Keshtu qe nje hap pozitiv eshte bere, megjithese duhet thene se me ato botime te se shkuares qe une kam lexuar censura nuk ka rene edhe mbi autoret antike. Pyetja ngrihet p.sh mbi nje botim te fundit te Kristo Frasherit me titullin mjaft pretendues “Qyteterimi Shqiptar”.
Lidhur me tezen trako – dake lexohet dicka me shume interes (per ata qe nuk e dine), ketu: http://www.kroraina.com/thrac_lang/thrac_6.html. Per transkiptimin merr ne konsiderate Georgievin. Aty ne nje rast bashkohet trakishtja me messapishten lidhur me fjalen mez (per kalin). Sipas ketij te fundit kjo fjale i perket dialektit trako-moes (Mezet), nje popullsi kufi mes trakeve dhe fisit ilir te dardaneve. Gjithesesi flitet per nje periudhe qe sa behet gati te hyje ne historike. E nenvizoj kete per te evidentuar nje ide qe i jep tjeter pamje natyres etnike te Ballkanit te asaj kohe dhe diferencave. Keshtu edhe permes ketij rasti mund te verifikohet nje ngjashmeri mes ilireve dhe trakeve ne aspektin gjuhesor.
Mandej edhe nje autoritet si Çabej e perforcon ne drejtim tjeter lidhjen gjuhesore te sjelle sot ne shqipe permes evolucionit te emrit Brindizi nga Brundisium edhe pse ketu http://it.wikipedia.org/wiki/Messapi, kjo fjale vjen si Brention/Brentesion.
Po keshtu ne nje kerkim te shpejte ne Wiki per iliret dhe shqiptaret, pas nje shtjellimi te detajuar te tezave kryesore theksohet se qasja me e re lidhur me kete problem eshte ajo qe i meshon idese se nje origjine qe bart ne vetvete nje piketakim iliro-heleno-trak. Pra jo nje rrjedhje e paster sikurse eshte thene deri me tani.
Per te mbetur te Çabej, qe deri me sot nuk e kundershton dot njeri, te pakten per punen e bere, duhet nenvizuar se per sa i perket ketyre ceshtjeve ai ne pergjithesi nga pikepamja gjuhesore i ka dhene nje pergjigje. Ketu dua te nenvizoj nje argument qe i meshohet edhe nga disa komentues; mungesa e fjaleve te greqishtes se lashte. Ne nje prej punimeve te veta, Cabej nenvizon se permes hetimit te shqipes ne mund te gjejme te dhena edhe per historine e gjuheve te tjera ballkanike, siç eshte ajo e sllaveve te jugut. Keshtu sipas tij, shqipja eshte nje regjister historik per fjale te vjetra sllave qe SOT NUK EKZISTOJNE ME ne keto gjuhe, pra kane humbur apo jane zevendesuar. Nuk e di sa ky argument shkencor mund te vleje per analogji me kalimin drejt shqipes te asaj dege antike qe pergjigjet per kete transformim.
Se fundmi, sesa e erret dhe turbulluese eshte kjo ceshtje per kete mjafton te shohim shumesine e tezave shpjeguese qe e rrethojne. Me e fundit – por serioze – eshte edhe ideja e nje origjine anatoliane qe une e klikoj te siti i Universitetit te Vienes. http://homepage.univie.ac.at/brian.metscher/Gray03_LangEvo.pdf.
(Publikuar te revista “Nature” ne 15 nentor 2003).
””’Ti bën mirë të pranosh që gënjeve, Vajtues. Bën mirë edhe ta ndërrosh pseudonimin prapë, se si Vajtues s’të ka më peshë fjala.”””
Nuk e kuptoj ku qendron genjeshtra ketu:
”””Po ja te shohim se cmendon perkundrazi Wilkes, qe ska prekur as kazme me dore dhe as ka bere studim specifik mbi Komanin:””’
Konteksti ishte iliret dhe kultura e Komanit…. Nuk e dija qe Wilkesi kish bere germime ne Pallatin e Dioklecianit, viti 300, pak larg Salones se latinizuar deri ne palce ne ate kohe.
Mos valle pallati i Dioklecianit e ben ate te kete prekur kazme me dore kur flet per iliret e kulturen e Komanit ?
Ja pra ky eshte Wilkesi qe jep gjykime nder te tjera edhe mbi arkeologjine shqiptare, qe ka derdhur djerse me dhjetra vjet, ne dhjetra ne mos qindra vendbanime ilire.
Po ashtu eshte nga te paktet studiues te ilireve qe s’eshte interesuar ndonjehere per shqiptaret.
Mbeshtetja e hapur qe i ben ne librin e tij perfundimeve te arkeologjise jugosllave dhe injorimi i arkeologjise shqiptare, tregon qarte sesa i besueshem eshte ky tipi.
Ilirizimi i shek 10-7 p.l.k qe kane nxjerre arkeologet jugosllave ( formuluar qarte nga ata boshnjake, qe vdesin te nxjerrin boshnjaket pasardhes te ilireve, per arsye politike qe po deshe i shpjegoj qarte) eshte mbeshtetur plotesisht, po ashtu ndikimi kelt eshte skajzgjeruar nga jugosllavet po per qellime politike dhe perseri Wilkes mbeshtet.
Serbet ne ezboard e kane sjelle vazhdimisht Wilkesin si reference, po ashtu edhe greket ku munden, perfshire Tannhauserin ketu.
Tani ty, duke pare mbeshtetjen pa kursim qe i japin serbe e greke Wilkesit, duhet te kishte bere te dyshoje qofte edhe minimalisht, por jo ti e mbron shpatezhveshur.
Cfare quhet kjo ? Jepja vet percaktimin.
Sharlataneria e Wilkesit, duket edhe tek liburnet, venetet e sidomos mesapet e japiget.
Ndersa tek liburnet mbeshtetet ne tek pulle nje fakt, menyra e varrimit, kundrejt qindra fakteve qe i bejne ilire, tek venetet tek shkrimi pas nderhyrjes kelte, qe nuk thote asgje mbi shek 5 p.l.k, po nejse, tek mesapet e japiget hedh dyshime qesharake wikipediste, ne nje kohe qe arkeologjia (sidomos italiane) dhe gjuhesia nuk lene kurrfare dyshimi mbi ta, ndersa mitologjia vendase e Hyllusit, Clinicusit e Daunusit ja kalon ku e ku si fakt i besueshem nje prej varianteve greke.
Liber sintetik? Po ta shkruante nje grek apo sllav nuk mund te bente sinteze me antishqiptare apo me sakte kunder teorise gjermano-shqiptare, ku edhe ‘rastesisht’ gjejme pothuaj gjithe albanologet (dhe ilirologet) e famshem.
Une nuk pres ‘meaculpa’ se blogu eshte joti, penalltine e gjuan vete, por per perhapjen ne publikun e gjere shqiptar patjeter e me sinqeritet. Ndryshe nga Klosi e Lubonja( qe lexova se qenka shkencore se shqiptaria vjen nga shqiptarizma dhe jo e anasjellta; mjere kush i del kunder,se ha te sharat e dynjase) ke mundesi rehabilitimi.
Ta shpjegoj unë, Vajtues, se ku qëndron gënjeshtra.
Në fillim dua të kujtoj se si hyri Wilkes-i në këtë muhabet.
Hyri pikërisht kur unë pyeta një person të prezantuar si PPB, i cili po bënte zhurmë të madhe për Kulturën e Komanit, nëse mund të më përmendte ndonjë arkeolog ose historian të huaj i cili i kishte pranuar përfundimet e arkeologëve dhe historianëve shqiptarë, se kjo kulturë mishëronte një hallkë të vijueshmërisë iliro-shqiptare.
Natyrisht PPB (ose DI, një pseudonim tjetër, por i ngjashëm) refuzoi të më sillte ndonjë emër arkeologësh të huaj, madje më akuzoi se unë i kisha përmendur “serbët” meqë nuk sillja dot emra arkeologësh të tjerë (“se po të kishe,” më tha, “do t’i kishe sjellë”) me ç’rast unë zgjata dorën dhe mora të parin libër që më zuri dora në bibliotekë, i cili qëlloi të ishte “Ilirët” i Wilkes-it.
Tek “Ilirët” Wilkes e kundërshton tezën e arkeologëve dhe historianëve shqiptarë për Kulturën e Komanit; por e kundërshton jo sepse ka shkuar dhe ka bërë vetë gërmime aty, por sepse e kanë bindur tezat e atyre arkeologëve që e kanë kundërshtuar atë tezë. Nëse PPB nuk e di, dua t’i kujtoj se pikërisht kështu përcillet dija shkencore – disa gërmojnë dhe i botojnë rezultatet e tyre, në mënyrë që të tjerët e interesuar të formojnë opinione pa qenë nevoja të rrëmbejnë të gjithë kazmat, edhe pse kjo nuk u jep të parëve ndonjë autoritet në raport me të dytët. Për të pasur një opinion për Kulturën e Komanit, nuk është e thënë të kesh shkuar dhe të kesh gërmuar atje, madje as ta kesh shkatërruar atë, si Degrand-i & Co., që hapën dhjetëra varre brenda ditës.
Veç Wilkes-it, i solla bashkëbiseduesit edhe një citat nga Noel Malcolm, i cili gjithashtu nuk ka gërmuar në Koman; por edhe i referohet një dijeje tashmë të konsoliduar, e cila e sheh tezën e arkeologjisë shqiptare me skepticizëm.
Tani, çfarë më habit mua në këtë mes, është se edhe ti, Vajtues, pa qenë arkeolog (shpresoj), ke një opinion të formuar mirë për Kulturën e Komanit, edhe pse as ti ke shkuar të gërmosh atje.
Këtë opinion, besoj, e ke formuar duke lexuar arkeologët shqiptarë; sepse po të kishe lexuar ndonjë arkeolog tjetër, do të ma kishe përmendur këtu, kur të pyeta (ty, ose ata të tjerët; sinqerisht, më rezultojnë tre vetë që flasin me të njëjtin zë; mund të jesh ti në tri forma, si Trimurti; mund të jeni tre vëllezër ose probatinë; ose mund të më ketë kapur paranoja mua; gjithçka është e mundshme).
Pse më habit kjo? Sepse ti jo vetëm ke formuar opinion në mënyrë të njëanshme, por edhe ngul këmbë në opinionin tënd; i cili në thelb mbështetet në “argumentin” se Wilkes qenka sharlatan, amerikan, ose hijenë.
Unë nuk di ç’të them për Komanin; përveçse të konstatoj një kundërvënie mes dy pozicioneve – atij të arkeologëve shqiptarë, dhe atij të arkeologëve joshqiptarë. Për ta bërë këtë konstatim nuk ka nevojë të jem arkeolog, as t’i kem rënë kazmës aty.
Wilkes, që është arkeolog i mirënjohur; dhe Malcolm, që është historian njëlloj i mirënjohur, i kanë peshuar të dy pozicionet, dhe kanë arritur në përfundimin se teza e arkeologëve shqiptarë nuk qëndron. Ky është përfundim i tyri, jo imi. Unë vetëm sa e kam regjistruar; dhe e kam sjellë këtu, për të të treguar se arkeologët shqiptarë, për Kulturën e Komanit, nuk është se i kanë kundërshtuar vetëm “serbët”, të cilëve mund t’u faturohej një mungesë a priori e objektivitetit.
Për ta përmbledhur – Wilkes dhe Malcolm janë të dobishëm jo sepse kanë ndonjë tezë të tyre origjinale për Kulturën e Komanit, por sepse nuk kanë; në kuptimin që, si vrojtues të paanshëm që janë, kanë zgjedhur, nga pozicionet e ndryshme, atë që i ka bindur më shumë.
Edhe një gjë – ti e akuzove Wilkes-in se “s’ka hedhur një kazmë”, pa e precizuar se e kishe fjalën për Komanin; megjithatë të besoj tani kur e shpjegon se çfarë kishe parasysh, se nuk kam për qëllim të ha inat me ty. Por njëkohësisht e quajte edhe “sharlatan” dhe “hijenë”, pa ndonjë arsye, besoj unë; sepse nuk ka nevojë të jesh sharlatan ose hijenë, për ta gjetur pozicionin shqiptar për Kulturën e Komanit si të pambrojtshëm; të tjerë e kanë gjetur ashtu gjithashtu.
Më në fund, ndoshta Wilkes-i do të kish dashur të vinte të gërmonte edhe ai në Koman, si shumë të tjerë; por nuk e kanë lënë. Cilët arkeologë të huaj (nga Perëndimi) kanë gërmuar në Shqipëri, pas vitit 1945 deri në 1990? Nëse shumë të tillë nuk janë lejuar, si mund t’i qortojmë tani se po flasin pa i pasë gërmuar monumentet dhe rrënojat drejtpërdrejt? A nuk ka një kontradiktë këtu?
”””Por ata qe po e bejne (une nje prej tyre) po perballen me nje realitet prej te cilin friksohen, pasi po vertetoj se e shkuara e kombit tone nuk qenka edhe kaq e lavdishme dhe me keqardhje dyshoj se e ardhmja e kombit tim nuk po duket aq e arritshme.”””
E paskan bere nje viktime…
Po si ore qyq, edhe ardhjen nga Kaukazi e hengre …. As para ske pasur aftesi kritike ndaj informacionit e as tani…Kjo eshte e keqja e njeriut, zor se i ben dot balle informacionit e te gjykoje me koken e vet….
””’e fundmi, sesa e erret dhe turbulluese eshte kjo ceshtje per kete mjafton te shohim shumesine e tezave shpjeguese qe e rrethojne. Me e fundit – por serioze – eshte edhe ideja e nje origjine anatoliane qe une e klikoj te siti i Universitetit te Vienes”””’
I nderuar, teza anatoliane ka qe ne kohen e katragjyshit tim, por behet fjale per indoeuropianet hipotetike e jo per shqiptaret, pune e nderlikuar ajo.
Meqe je kurioz, germo ca per tezen ballkanike te atdheut indoeuropian, se pasi te lodhen arkeologet se germuari stepat e pamasa te Rusise e Ukrahines, ne Ballkan do e perplasin koken.
Teza ballkanike eshte e vetmja qe shpjegon vazhdueshmerine kulturore ne Shqiperi. Asnje arkeologu shqiptar s’ja mban te flase me materialin ne dispozicion per permbysje kulturore ne shek 14-13 p.l.k vetem se ketu perballen me dogmen e dyndjeve indoeuropiane.
Kultura e Bell-Bakerit kur te perfundoje se studiuari do u djege duart gjithe indoeuropianisteve, qofshim gjalle….
Serbet ne ezboard e kane sjelle vazhdimisht Wilkesin si reference, po ashtu edhe greket ku munden, perfshire Tannhauserin ketu.
Shumë e drejtë Vajtues. A thua se është e rastësishme që vajti 10 vjet i përkthyer në greqisht libri i Wilkes?
Ore xha xha, se po me habit edhe ti jashte mase. Po si qenka ‘shkencore’ te mbeshtetet skepticizmi i bazuar mbi skepticizmin e te tjeteve qe po njesoj skane bere as germime e aq me teper kur jane jugosllave ?
Perparimi i bere ne germime ne gjysmen e dyte te shek 20 me gjetjen e varreve ne jug (Patos, Vlore, Permet, Korce ) dhe po flitet prej vitesh qe gjurme ka edhe jashte territorit te Shqiperise, jo vetem mbeshtet fuqimisht tezen shqiptare, po ve ne dyshim ‘mirebesimin’ shkencor te jugosllaveve, te cilin ti tani e me pare Wilkes e paskeni marre te mireqene.
Ketu ka edhe dicka interesante, qe vjen nga germimet jo nga pasgjasa te ngritura mbi hamendje mengjesi:
Myzafer Korkuti
http://puka.shqiperia.com/index/artikull/artID/81/titulli/KULTURA%20E%20KOMANIT-D%C3%8BSHMI%20E%20VIJIM%C3%8BSIS%C3%8B%20%20ILIRO-ARB%C3%8BRORE
”””’Përsa i takon shtrirjes fundore të kulturës së Komanit, kanë marrë vlera të veçanta të dhënat e përfituara nga gërmimet e fundit në varrezën e Prosekut (Mirditë), të cilat kanë dhënë si kufi, për grupin e parë të gjetjeve të kësaj varreze, fundin e shek. IX, ndonëse në këtë varrezë është zbuluar edhe një grup tjetër varresh që i takon periudhës së shek. IX-XI (Doda,N. 1989,1, 161-162). Një gjendje e njëjtë paraqitet edhe në varrezën mesjetare të Piskovës ku veçohen dy etapa: varre të shek.VII-VIII dhe varre të një etape të mëvonshme, shek. IX-XI (Bodinaku,N. 1983,1,242). Të dhënat nga varreza e Piskovës dhe e Prosekut për datimin e një grup varresh deri në shek. XI vijnë në mbështetje të mendimit të H.Cekës, të shprehur qysh në fillim të viteve 50të të shek. XX (Ceka,H. 1949,89-93).”””
Cme duhet mua se cmendon filan-fisteku qe mbeshtet e mbeshtetet tek serbet ne gjithe librin ?
Wilkes nuk jep bibliografi perkatese, qe te marrim vesh nga i lindi dyshimi, qe eshte per tu dyshuar, meqe ai nuk i kursen autoret mbi te cilet ka bere librin….
”””Shumë e drejtë Vajtues. A thua se është e rastësishme që vajti 10 vjet i përkthyer në greqisht libri i Wilkes?””’
Kete se mora vesh… Nuk me duket se perkthimi ne greqisht eshte njesi matese per cilesine e nje libri apo aq me teper per vertetesine qe mbart ….
Edhe dicka mbi pamundesine e germimeve prej arkeologeve te huaj… Ka 20 vjet qe ne Shqiperi hyn kushdo, po per arkeologe qe te merren me germime larg bregdetit nuk ka degjuar ndonjehere.
Po te heqim Evans e deri diku Hammond, shkolla anglo-saksone nuk ka pasur ndonje dobesi per Ilirine e ne vecanti tokat shqiptare.
Perkundrazi gjermane e austriake, e me pak frengj e italiane, shkolla kontinentale le te themi na ka studiuar me themeli.
Vete Cabej ishte produkt gjermano-italian.
Tani me vjen nje Wilkes me copy-paste, copia-incolla e me ca pretendime jugosllave dhe ta zeme do sfidoje me sintezen e vet nje qe mjaft te hapesh Wikipedine dhe fjalia e pare eshte kjo:
”””Hans Krahe (7 February 1898 – 25 June 1965) was a German philologist and linguist, specializing over many decades in the Illyrian languages.”””
Ne nje pjese te majme te librit Wilkesi merret me ceshtje gjuhesore. Po a mund te sfidoje dot ky tip qe as filolog e as gjuhetar nuk eshte , nje qe eshte marre me dhjetra vjet me gjuhen ilire, qe ndodhet ne bibiliografine e cdo studimi mbi ilirishten dhe hidronimine europiane ?
Ti je gjuhetar, ja ta mbush mendjen ty se mbi vecori krahinore ne emervenie gjithsesi emrat brenda te njejtes gjuhe, mund te ndertohet nje teori copezuese ?
Me sa shoh unë, Wilkes u përmbahet përfundimeve të Katicic-it, të cilat në përgjithësi janë pranuar.
Për ilirët materiali gjuhësor është aq i paktë, sa zonat onomastike nuk mund të shpërfillen. Tezat e Katicic-it janë pranuar tashmë gjerësisht, duam apo nuk duam ne. Përkundrazi, Krahe konsiderohet si i dështuar në “pan-ilirizmin” e vet.
Meqë ra fjala, Krahe nuk më rezulton të ketë treguar kurrë interes për shqipen dhe prejardhjen e saj në vetvete. Ishte ilirolog dhe pikë. Një tjetër shembull si me ilirët mund të merresh në vetvete, pa e vrarë mendjen për autoktoninë e shqiptarëve (dhe kombëtarizmin përkatës).
Për t’u kthyer te Wilkes-i: ky nuk pretendon të ketë thënë ndonjë gjë të re në libër; as mund të thuash gjëra të reja në iliristikë, në libra që i drejtohen publikut jospecialist. Libra të tillë zakonisht përcjellin atë dije që konsiderohet si e konsoliduar.
Tani, nëse ti nuk ke ndonjë provë që Wilkes-i paguhet nga ministria e brendshme serbe, nuk ke asnjë të drejtë ta akuzosh për antishqiptar; nuk e ka fajin ai, që arkeologët e Tiranës nuk kanë ditur, nuk kanë mundur e nuk kanë dashur të dialogojnë me arkeologjinë botërore për këto çështje e ta parashtrojnë hipotezën e tyre për Komanin në mënyrë të tillë që t’u besohet e t’u merret në konsideratë.
Sa për shkollën gjermane, produkti i saj më i dukshëm gjatë viteve 1990 ishte monografia e Gottfried Schramm-it, i cili i nxjerr shqiptarët pasardhës të fisit trak të besëve. E kam lexuar; teza e tij nuk qëndron, por libri është tepër intrigues.
‘’paskan bere nje viktime…Po si ore qyq, edhe ardhjen nga Kaukazi e hengre …. As para ske pasur aftesi kritike ndaj informacionit e as tani…Kjo eshte e keqja e njeriut, zor se i ben dot balle informacionit e te gjykoje me koken e vet….’’
Avash, avash, c’pate mor.
Nuk eshta se tani e hengra sapunin per djathe edhe o burra jemi nga Kaukazi. Po ta marresh mundimin per ta lexuar edhe nji here se cfare kam shkruar, do ta vesh re se kam thene se ‘’deri diku me bindi’’, pra asaj teze qe un kisha lexuar ja dhashe te pakten benefitin e dyshimit (benefit of doubt) megjithse isha ne dijeni se gjuhesisht nuk kishim gje te perbashket me Abkahzianet ose Gjeorgjianet. Ne qofte se deri dje mesoja se ne jemi pasardhes te Ilireve dhe e konsideroja si ta pacenueshme sot mesoj se ne mos e gabuar, teza e vijueshmerise Iliro-Shqiptare eshte te pakten e diskutueshme. S’kam pse e mohoj qe un dikur vijueshmire Iliro-Shqiptare e kam mbajtur per me se te vertete dhe te shejte, dhe ishte pak e veshtire te gelltitja se te pakten kjo mund te diskutohet. Tani personalisht kam vendosur te jem me mendjehapur dhe keshtu qe kam vendosur ti konsideroj te gjitha tezat sado qesharake te duken ato. Un nuk jam expert por thjesht kureshtar, dhe do apo s’do ti, teza ‘’kaukaziane’’ eshte e perhapur , te pakten ne Internet dhe keshtu une e konsideroj deri sa te degjoj zerin e atyre qe japin kunder-argumentime dhe jane njohes te mire te fushes. Shume prej tezave i ka shtjelluar mjaft bukur Xha Xhai dhe meqe e konsideroj si ekspert vendosa te degjoj edhe zerin e tij rreth kesaj te fundit qe me kishte hasur ta lexoja.
Tani ti shkon dhe me citon kete ‘’po vertetoj se e shkuara e kombit tone nuk qenka edhe kaq e lavdishme dhe me keqardhje dyshoj se e ardhmja e kombit tim nuk po duket aq e arritshme’’.
Cfare paskam thene kety qe qenkam kthyer ne nje viktime, thjesht jam ndergjesuar qe cfare me kane mesuar me perpara eshte pak e dyshimte,dhe ndersa per ate te ardhmen e pa-arritshme s’ka nevoj per komente boll te shohesh se c’kemi arritur gjith kto vite dhe ne ne c’gjendje eshte katandisur Shqiperia sot .
Persa i perket kesaj se si i bej un balle informacionit dhe cfare aftesish kritike kam une, nuk ma merr mendja se ke ti aftesite e duhura kritike per te me analizuar. Po ti valle si po i ben balle gjith ketij informacioni qe po te serviret, apo i bjen te njejtes buri “jemi Ilire dhe ska diskutim’’.
Xha xha ti e sheh shume mire, eshte pikerisht teza e Katicicit. Se kush e ka pranuar une se di, po di fare mire nga te gjithe autoret antike,nga arkeologjia dhe gjuhesia se psh Dalmatet kane qene ilire dok, safi, te kulluar.
Pastaj nese ndokush ka qejf te gjeje nendarjet dialektore ilire, eshte i mirepritur, po ata qe nendarjet dialektore i quajne te mjaftueshme per te folur per popull me vete, me vjen keq po ne rastin me te mire jane manipulatore ne rastin me te keq, jane idiote.
Sa per Krahen, me mjafton citimi i tij, ne gjithe materialin bibliotekor e internetor mbi iliret qe kam hasur, per te kuptuar ne ka deshtuar apo ka triumfuar.
Krahe dhe Pokorny (te cilin fatkeqesisht e gjej vetem me copa) jane akuzuar rendom per iliromani, vetem se nuk me rezulton se pas tyre te kete pasur ndonje gjuhetar indoeuropianist te atij niveli, ne rastin e Krahes, ilirolog te atij niveli.
Cme duhet ta zeme Katicici kur kam Katicicin shqiptar Cabej?
Ceshtjen une e shoh ndryshe: Akademive iu vu ne dyshim dogma indoeuropiane nga studimi i Krahes, e sulmuan sa me ska, derisa i pranuan versionin politikisht korrekt te ‘Old European’, qe ska asnje kuptim shkencor brenda indoeuropianistikes zyrtare, meqe (as per i.e zyrtare/akademike) ska ekzistuar ndonjehere ndonje popull apo grup qe fliste ‘Old European’ a ndonje gje te ngjashme, aq me teper ne mijevjecarin e 3 p.l.k.
E mbajne si paradoks, sic mbahen zakonisht gjerat qe jane politikisht korrekte, me te cilat eshte e mbushur shkenca qe prodhohet neper akademi.
Meqe jemi ne ato ujra, tek Gazeta Shqiptare, nje ‘pellazgolog’ nder te tjera shkruan :
Jaap Kunsti ka zbuluar raste të shumëzërëshit ku hasen marëdhënie ne sekonda deri në Indonezi, raste që ai i mban si rrjedhoja të ndikimit kulturor ilir në këto vise të largëta
Ky Jaap-i duket si burre serioz ne Wikipedi, po smarr vesh fare nga teknika e shumezereshit/polifonike e jam kurioz te kuptoj ndonje gje me shume , nga ata qe dine …
””Po ti valle si po i ben balle gjith ketij informacioni qe po te serviret, apo i bjen te njejtes buri “jemi Ilire dhe ska diskutim’’.””’
E kam thene, i ruaj neuronet nga atrofizimi, duke mos lexuar autore greke e jugosllave, pervec copave qe mund ti gjej si citime ne autore te tjere. Po ashtu nis me skepticizem cdo gje ne anglisht, qofte liber i nxjerre nga Kembrixhi apo Oksfordi, me te cilet kam rene me shpesh ne kontakt ne biblioteke ( jam i bindur se edhe xha xhai nuk e ka humbur ‘Alessandrino-n’ ne kohe te vet).
Bindjet tona kushtezohen shume nga cka lexojme, nuk i shpeton dot njeri, prandaj edhe njeriu eshte zakonisht i qendrueshem ne bindjet e veta.
Menyra me e mire (mendoj une ) per te perballuar me njefare suksesi mendimin e kundert eshte te lexohet cka eshte shkruar nga ata qe jane kolose ne ate fushe, jo cdo autor qe te bie ne dore, jo vetem sepse kane me shume argumenta por edhe sepse parimi i autoritetit qe funksionon ne mendjen tone mund te ndikoje tek ne…
Tani nga keta qe jane permendur ketu; Wilkes, nuk eshte kolos iliristike, Katicic eshte jugosllav.
Pra neuronet i quaj te shpetuara.