Periudha totalitare e historisë sonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së studiuesve. Por edhe ne qytetarët e thjeshtë nuk i kemi lënë asnjëherë jashtë tryezave tona “përse-të” që na paraqiste ajo kohë. Diskutimet përfundonin ndonjëherë edhe në grindje midis miqsh, fjalët e rënda fluturonin nga cepi në cep i odës, por tek e fundit, jemi përpjekur t’u përgjigjemi pyetjeve madhore të llojit: Si funksiononte totalitarizmi? Si nyjëtohej ideologjizimi i masave? Si ushtrohej pushteti? Si shfrytëzohej arti? Si manipulohej historia? E qindra pyetje të tjera serioze si këto.
Më vjen pak turp, por mua herë pas here më vijnë pyetje shumë të çuditshme, që i përkasin periudhës totalitare. Kur kam mundësi, me shokë e miq, rrekem t’u gjej përgjigje, edhe pse e dalloj që, në prani të më të rinjve pyetjet e mia, bizare në vetvete, marrin nuanca jashtëtokësore. Kjo vjen ngaqë pyetjet kanë të bëjnë me përditshmërinë e asaj periudhe. Si rrjedhim, në rast se nuk e ke jetuar atë kohë, bëhet pothuajse e pamundur t’i kuptosh disa gjëra. Sepse ka plot njëzetvjeçarë të sotëm që marrin notë maksimale po t’i pyesësh për karakteristikat e diktaturave, por po t’i kërkosh të shkruajnë konkretisht biografinë e familjes, ai atëherë, për të mos thënë një autokritikë çfarëdo, ngelen detyrimisht në klasë. Të falur, natyrisht.
Kam kohë që kujtoj me shokët e asaj kohe ritualin javor të dushit. Aso kohe dushi nuk ishte i përditshëm si sot. Të paktën shtresa nga e cila e kam prejardhjen, lahej përgjithësisht një herë në javë. Në dimër laheshin fillimisht të rriturit (për të ngrohur banjën), pastaj futeshin fëmijët. Unë po e quaj dush, por larja e trupit bëhej kryesisht me sapllak, me të cilën merrej uji i ngrohur në furnelë me vajguri. Më vonë, dikush shpiku një lloj dushi primitiv me vajguri (e quanim skaldabanjë), që pati shumë sukses, por edhe viktima. Po e ndërpres këtu shpjegimin, edhe pse e kuptoj që nuk do ishte keq të shpjegoja se në përditshmërinë totalitare blerja e vajgurit ose çarja e druve kishte peshë specifike të veçantë. Personalisht, as që e konceptoj dot atë kohë pa radhët tek vajguri, apo pa zhurmën e sëpatës në dru.
Pa e zgjatur po ju përcjell pyetjen time: Përse nuk mbanim erë në atë kohë? E kuptoj fare mirë që pyetja mund t’ju duket e habitshme (në rastin më të mirë), gati e pakuptueshme për ata që nuk e kanë jetuar periudhën para demokracisë, por pyetja mua “më mundon”. Sot, në perëndim, por edhe në Tiranë, po nuk u lave përditë kundërmon erë të keqe. Madje në verë dushi i mëngjesit nuk mjafton, se e përfundon efektin andej nga paradreka. E përsëris: Përse nuk mbanim erë? Si rregull, duhet të ishte e kundërta, meqë ecja në këmbë ishte i vetmi sport i detyrueshëm (mungesa e automjeteve private) dhe meqë veshjet sintetike kishin monopolin e tregut, madje ndonjëherë paraqiteshin me aureolën e modës.
Këtë pyetje ua kam bërë shumë miqve. Shpjegimet kanë qenë të ndryshme, ndonjëherë “ekstravagante”. Shkurtimisht, po jua rendis më poshtë.
1. Mungesa e ndotjes së mjedisit. Nuk mbanim erë sepse mjedisi i atëhershëm nuk ishte aq i ndotur si tani.
2. Faktori hudhër. Në fakt, mbanim erë të gjithë, ndaj askush nuk e ndjente erën. Si puna e hudhrës, kur e hamë të gjithë nuk ia ndjejmë erën e rëndë.
3. Përparësi jetike. Mbanim erë, por nuk e kishim mendjen, sepse duhet të luftonim për mbijetesë. Kishim halle më të mëdha. Si të thuash, nuhatja shërbente për kurthe më të rrezikshme.
4. Faktori kimik pastrues. Sapuni i atëhershëm (15 lekëshi, për ata që e mbajnë mend) ishte shumë i fortë (në fakt i prodhuar për rroba) dhe e lante shumë mirë trupin.
5. Çështje gjenetike. Jemi racë e pastër, e kemi djersën të kulluar.
6. Struktura ushqimore. Hanim pak dhe gjëra të shëndetshme. Ushqimet e asaj kohe nuk kanë të krahasuar me të sotmet, të cilat janë produkt më tepër i kimisë dhe i gjenetikës se sa i tokës.
Mund të ketë shpjegime të tjera, ndaj diskutimi mbetet i hapur. Unë po iki, duhet të bëj dush…
7. Mungesa e stresit. Shumica e popullatës e dinte si do i shkonte jeta në 30 vitet e ardhshme. Ose ashtu mendonte. Sipas kërkimeve shkencore që s’po i citoj, se duhet me bo dush e me shku në punë, trupi i stresuar çliron substanca aromatike jo pozitive. No stres, no djers’.
dush te mbare Zotni!
pse nuk mbanim ere?!
kush tha qe s’mbanim,njeriu i ri,produkt i komunizmit duhet te mbante ere,sepse,po te ishte femer e paster quhej”kurve”,dhe,po te ishte burre bente me siguri pjese ne familje”borgjeze”,pra,kulak,me lakra n’kaptine,i padeshiruar nga kllasa punetore etj,etj,lista belulit eshte shume e gjate:)
a me lejoni dhe mua ta bej dushin? ciaooooooooo!
E bukur kjo Pishak. Me pyet cuni se cfare filmash per femije jepte digitalb-i ne kohen e femijerise time. Kur i them qe nuk kemi patur digitalb dhe TV me ngjyra menjehere reagon “pse tallesh me mua”.
Tani qe po e mendoj pse nuk mbanim ere jam i dyzuar ne pergjigje.
Por ne pergjithesi me duket se eshte efekti i faktorit hudher.
Mbaj mend qe kur ishim studente laheshim ne “dush” me sapllake por me nje kove uje nga ato ne forme konike prej llamarine. Pervecse laheshim (“benim dush”), linim nje cike uje te ngrohte ne fund per te lare nderresat.
Edhe vete po me duket cudi dhe nuk e besoj dot, lere pastaj djalin tim……..
Kush tha qe njerzit nuk mbanin ere? Ata qe laheshin vetem nje here ne jave, patjeter qe mbanin ere. Mileti vertet mbase bente dush apo larje te plote nje here ne jave, por larje te pjesshme benin per dite….ata qe s’mbanin ere domethene. Higjena personale eshte edhe nje cike pune edukate familjare, them une. Se nuk eshte se te ndalonte njeri te laheshe me shpesh se nje here ne jave. Dhe plot njerez nuk prisnin fundin e javes per tu lare, ma merr mendja. Laheshin kur ndjeheshin pis, dhe gjithkush ndjehet pis sipas standartit te vet, apo jo?
Kutërbonim, por nuk e ndienim, sepse na ishte topitur hunda.
Kur shkova në Turqi, u binda për këtë – meqë burrat qelbeshin, madje edhe kamerierët e restoranteve (pa përmendur shoferët e taksive).
Një çështje tjetër, jo më pak e rëndësishme, është se çfarë mbante erë pikërisht: trupi apo rrobet? Në NYC, shumë shoferë taksish mbajnë erë njëlloj si në Stamboll. Nuk besoj se e kanë ngaqë nuk lahen, por ngaqë nuk përdorin deodorant. Erë u mbajnë këmishët në sqetulla.
Sa për ne në Shqipëri, unë them se mbanim erë njëlloj si të pastrehët sot në Perëndim – mbytëse. Edhe rrobat (në sqetullat), edhe trupi na qelbej. Le këmbët.
Dikur, nga fundi i viteve 1980, një francez i ftuar i Akademisë shkonte në Bibliotekën Kombëtare i veshur me kanotiere; derisa i thanë që të vishte një këmishë. Pse, tha. I shpjeguan që të frekuentoje mjediset publike me kanotiere ishte e pahijshme.
Ky u nxeh këtu dhe filloi të ulërijë se njerëzit në bibliotekë mbanin erë si clochards (të pastrehë) etj. Kam qenë i pranishëm, mbaj mend që m’u mbushën sytë me lot nga kjo fyerje, të mos më kishin mbajtur të tjerët, do të kisha bërë ndonjë të pabërë. Tani mendoj që, objektivisht, ashtu do të ketë qenë. Një sallë biblioteke që kutërbonte si fjetore ushtarësh… kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhte.
Jo për të treguar ndonjë nostalgji kushediseçfarë apo për ta mbrojtur atë periudhë, por:
– nëse autori do ishte hedhur 20vjet më parë se periudha e totalitarizmit do të kishte gjetur “xhevahire” të tjera mo Zo’ ma keq që nuk do ja besonte më njeri sot.
– nëse autori do kishte shikuar (megjithse nuk kishte pse të zgjerohej) jo vetëm vëndet përreth (Jugosllavi, Greqi por edhe Itali), edhe ata vetëm 10 vjet para nesh kanë arritur të rafinojnë hundën për të mundur ta përdredhin kur ndjejnë erërat e këqija.
L’uomo ha da puzza’ (Burri duhet të vijë erë) e dëgjon edhe sot e kësaj dite këtë thënie në Itali (sidomos në ambjentet femërore… ku pasi pretenduan higjenë dhe aromatizim, panë se të larat e shumta ju hoqën meshkujve dhe pjesë të virilitetit/fuqisë mashkullore.
“L’uomo ha da puzza’ (Burri duhet të vijë erë)…”, kete te kene valle,parasysh “bashkeqytetaret” tiranas, pronare te vilave 3-4 kateshe ne periferi, qe qelbin akoma ere djerse e bajge (me falni, shume!!), kur udhetojne neper autobusa, per te zbritur ne downtown..!!?? 🙁
Aman, mos e qelbni muhabetin me parfume thonjzash e apologjie qe u vjen era myk snoberie.
Per mendimin tim struktura ushqimore eshte nje nga arsyet kryesore. Megjithese, njerezit prap mbanin ere edhe ne kohen e diktatures. Kush ka perdorur autobuzat per te shkuar ne shkolle apo pune e di shume mire qe fillimi i javes ishte i pranueshem per eren. Vinte dita premte dhe e shtune dhe era e disa njerezve ishte e padurueshme. Te pakten une keshtu i mbaj mend 8 vitet e udhetimit per ne shkolle nga kinostudjo tek nje-zet-e-njeshi:):)
Faktori i perparesise jetike, them une. Kur mendonim or e çast si ta tejkalonim planin me 160% apo si t’e gjenim e te nxirrnim nga vrimat armiq te larmishem, apo si te fshiheshim e te mimetizoheshim qe te tjeret te mos na nxirrnin nga vrimat si armiq reaksionare vetem se na pelqenin xhinset apo grupet rock.
Kurse une kam psheretitur gjithmone me vete “O ZOt, sa shume e paskan dashur njeri tjetrin prinderit tane, as era nuk i ka bere te terhiqen e te mos e shtojne racen tone te kulluar ariane!!! Hajde dashuri, hajde!!!”.
Cfare ndodhi valle qe ne brezi i ri, krahasuar me ta, jemi te gjithe ne terheqje?
Kjo e lara vetëm një herë në javë, të Dielën, më sjell ndërmend një histori me një shofer të Ndërmarrjes së Eksport-Importit, të cilit njëherë, diku andej nga fundi i viteve ’80, i ra rruga (fati!) nga Austria, ku iu desh që të kalonte një natë në një hotel me 2 apo 3 yje.
Pasi kthimit në Shqipëri, ai ishte aq i impresionuar nga qëndrimi në hotel, sa nuk mund që të mos u tregonte shokëve për luksin që ai kishte përjetuar aty: “Dhoma me kalorifer, krevati dopio, televizor, frigorifer brenda! Madje edhe banjë me dush kishte dhoma brenda! Me ujë të ngrohtë gjithë kohes!! 2-3 lloje shamposh, 3-4 peshqirë! Cfarë ti bëja që ishte e Mërkurë, se të kishte qenë e Diel, do kisha bërë nje dush që do isha kënaqur!”
Memoria ime olfatike për vitet e diktaturës së proletariatit është e pasur me erëra të larmishme.
Disa nga shokët parafolës u shprehën më dendur për kulturën e higjenës ndër shqiptarë, e cila, me sa kam vënë re, ndryshonte në varësi të faktorit gjeografik, por sidomos në varësi të traditës kulturore dhe identitare në shqiptarë.
Gjatë kësaj periudhe, kam pasur shansin historik të njihem me shqiptarë që krenoheshin me faktin se nuk laheshin shpesh, sikurse më është dhënë rasti t’i konstatoj nga afër rezultatet konkrete të kësaj krenarie.
Sakaq, kam njohur gjithashtu shqiptarë që instistonin të laheshin përditë, qoftë edhe duke sfiduar krenarisht ujin e acartë të dimrit.
Kam konstatuar ndërkaq jo vetem me habi, por deri diku, edhe me nostalgji, se erërat e larmishme të shqiptarëve që krenarisht i bënin karshillëk ujit, ishin të njëja me ato që kam hasur rëndom në Paris, New York dhe sidomos Athinë.
Me sa duket, gjithë sikurse kulturat e larjes, edhe sensibilitetet olfatike të shqiptarëve variojnë sipas klasës, krahinës apo bestytnive. Dikujt i duket erë e rëndë ajo e ujit të sapunosur, dikujt tjetër ajo e pastërmasë aksidentale.
Thonë se Napoleoni, në kthim e sipër nga fushata në Egjipt, i pat shkruar Josephine-s: Ne te lave pas. J’arrive. (Mos u laj. Po vij.)
Mbas ketij artikulli shume frymezues une arrita ne nje teze timen mbi qendrushmerine e sistemit komunist per ate periudhe.
Era e keqe shkaktohej nga “hormonet e frikes”. Njerzit pra ishin gjate gjithe kohes ne gadishmeri, qofte nga rreziku qe i kanosej nga jashte (doktrina e “valles ne goje te ujkut”), ose nga rreziku i brendshem (doktrina e “luftes se klasave” dhe “revolucionit te perhershem”). Keto hormone kur leshohen neper trup nga truri fillojne te ndezin mekanizma mbrotjeje te tilla si rritja e adrenalines dhe nivelit te kortizonit, rrahjeve te zemres dhe shpeshti te frymemarrjes. Aktivizon pra strategjine e “sulmit ose te mbathjes” dhe eshte nje gjendje qe qendron per disa sekonda, por qe ne rastin tone zgjati nje jete te tere.
Nuk e di sa eshte e vertete qe “kafshet arrijne te nuhasin friken”, por besoj se edhe sistemi e bazonte strategjine e ruatjes mbi kete hormon, prandaj edhe doktrina e frikes pasohej nga udhezimi i larjes nje here ne jave. Nderkoh era e frikes qe leshonte gjithkush frikesonte ose ngjallte ndenja predatori tek tjetri. Keshtu qe e gjithe shoqeria ishte ne gjendje alarmi.
Ne kundershtim me abdesin pese-here ne dite ose larjen e teresishme (guslin), zakone qe vlenin para instalimit te sistemit, shumekush pruri regjimin e ushtrise neper shtepia, duke u lare dy ose nje here dush, duke henger tre here ne dite etj. Dhe kjo besoj se eshte prova qe sistemi ka ndikuar ne mbatjen e eres konstante te te nenshtruarve.
Një poezi mbi personazhet femërore të romaneve të Kadaresë. Strofa e parë i shkon ca këtij diskutimi, të tjerat dalin nga tema. Por, tekefundit, Kadareja mbetet gjithnjë i pranishëm, edhe tek ky blog si gjetiu, sidomos në fillimtetore, kur Nobeli afrohet…
Gratë e K.
Kridheshin në vaska a bënin një dush të shpejtë
dhe baqthin ngrohnin çmpinin gjymtyrët:
sa më pak ujë të na pikonte në rubineta
aq më shumë zgjaste banja e tyre.
Detajet mbivendoseshin na dehnin hollësitë:
aroma si magjepsje? të linjtat si mënxyra?
Kur çizme të përbaltura mbathnin brigadieret
këllqe lakuriqe ato kqyrnin në pasqyra.
Me melheme çudibërëse lyheshin të shlyenin
njollat e padukshme të realitetit zgjyrë:
sa më shumë shtoheshin nënat shamizeza
aq më mëkatar zbardhte mishi i tyre.
Dhe kriheshin më gjatë se Mbledhja e Byrosë
pudër post-dekadente përhapnin në fytyra
tek fshiheshin sakaq në një mjegull të ngrohtë
që natyrisht i shkonte brishtësisë së tyre.
Zhvillimet e higjenës së shqiptarëve në vite, e sidomos ato të periudhës së diktaturës mendoj se meritojnë një studim të mirëfilltë, pikërisht sepse fenomeni në fjalë i tejkalon caqet e ngushta të kulturës së higjenës dhe profilaksisë individuale.
Jam i bindur se – gjithë sikurse studimet e ngjashme të kryera kryesisht në Francë, Itali, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar – një studim i tillë do të mundësonte hapje perspektivash tejet domethënëse mbi tranformimet kulturore dhe sociale të shqiptarëve në epoka.
Më lart solla shembuj shqiptarësh të cilët ruanin raporte distante me ujin gjatë periudhës së diktaturës, gjithë duke u identifikuar me një kulturë dhe traditë të caktuar, me histori të gjatë e të pasur në kontinent.
Vura re se Kapedani gjithashtu, nëpërmjet shembujve të abdestit dhe gusulit, kontribuoi në pasurimin e tablosë së kulturës së higjenës dhe profilaksisë ndër disa shqiptarë të tjerë.
Me kënaqësi do ta pëshëndesja një studim i cili do të merrte përsipër t’i identifikonte dhe analizonte saktësisht kulturat higjenike ndër shqiptarë – mbi baza krahinore, klasore, kulturore – gjithë duke u përqendruar edhe tek mutacionet e kulturave dhe traditave të ndryshme, si pasojë e zhvillimeve ideologjike e politike, por edhe ekonomike e demografike.
Gruaja i therret arixhiut.
Hajde lale se u be uji per te lare.
Pse vit per vit do te lahemi ne ?
Cilindo qe e ka mare malli per eren e atyre koherave, i rekomandoj qe te shkoj vete per te paguar faturen e telefonit prane sportelit te Albapost. Une pres jashte deri sa te me vije rradha dhe kur me flet sportelistja nuk jap asnje pergjigje meqenese mbaj frymen deri sa te dal jashte perseri. Njesia ime eshte te bulevardi Stalin por them se fragranca qe kam per hise’ nuk duhet te kete ndonje dallim me ato te njesive te tjera.
Bazuar te arsyeja #1 e Pishakut, mendoj se nje rruge shume efikase per te luftuar ngrohjen globale eshte qe te rime pa lare. Une per vete po e filloj qe sot.
Dikur nje profesori im thoshte ne forme humori se “kush eshte ai njeri qe lahet dy here ne jave se do i ngre nje Lapidar ”
dikur mbaj mend se e ngrohnim ujin me plika (rezistenca lavatricesh)ne kova plastike.
Mbaj mend qe nje e njohura ime kur shkonte ne takim te dashnori kalonte nje sapun lux neper trup ,keshtu ne te thate qe te mbante ere te mire.Me tregonte se atij qyqarit i vinte shkuma ne goje…:)
Kaq thell paska depertuar ne trut e ktij poplli qelbsirlliku i lashtesise, sa sot kujtohet me nostalgji e entuziazem , ne nji far mnyre tregohet dhe keqardhje vet largimi nga kjo kohe kaq e lavdishme ,perndryshe perse kaq te entuziasmuar pas idiotlliqeve ? Apo ndoshta per te harruar kto pislliqet finderinat e njerzimit qi lulzojn sot ne ket Epoke ne Shqiperi ?!
E vai…rrac “gabeli “.
Kur lexoj tema me rendesi qe fillojne me nuanca te forta nostalgjie per ate kohe e perfundojne me shigjeta ster-elokuente qe drejtojne vetem nga vetja, hidherhoem, dhe me vjen keq per te verteten, qe nuk i intereson askujt. Por kur shikoj tema humoristike si kjo, qesh e qeshem se, nuk mund te vlejne me shume se per argetim grupor.
Po vndose nje gur dhe une ne themel te “studimit” ne lidhje me kulturen higjenike te shqiptareve qe propozon epiroti:
1-Andej nga vij une nese femra te vinte e lare ne takim dihej programi…
2-Po sjell dhe nje paragraf qe mendoj se mund te jete me vlere ne lidhje me studimin ne fjale. Eshte i marre nga libri “Kujtime” i Eqerem Bej Vlores, nip i Ismail Qemalit.
“Ne banje, kater me kater, hyhej nga korridori. Ajo kishte vetem nje dritare, me sa dukej frengji e vjeter e kulles. Kubeja ishte suvatuar me llac, dyshemeja shtruar me pllaka guri. ne nje parvaz mermeri ishte kazani i ujit te nxehte qe ngrohej nga jashte. ne qoshe nje sqoll mermeri me dy muslluqe, njeri per uje te ftohte, tjetri per uje te nxehte. Pra, konfort i plote? por jo per femijen, i cili shihte i trembur se hapej vetem muslluku i ujit te nxehte qe here-here te pervelonte lekuren. ne mure ishin varur dy kandile – sipas mendimit te shqiptareve vajguri quhej i rrezikshem. neper kamare te tjera me te vogla ishin vene qirinj. Kur do te lahesha une, zhvillohej nje procedure dhe nje vazhdar solemn. Perpara printe nje vajze e vogel per te bere drite. Pas saj vinte nje sherbetore e vjeter me nje kuti mendafshi te kuq. Kutia mbante brenda nderresat de peshqiret e mi, te palosur bukur akull te pastra. Pastaj shoqeruar prej nenes dhe mendeshes sime, vija une vete, futur ne nje rrobedhome te kuq ala kinezce dhe me pantofla te kuqe. Vazhdarin e mbyllnin dy sherbetore plaka me nje kanister, qe permbante veglat e tortures: sapun, sfungjer oriental, pece per ferkim e larje, gershere dhe shami. Me dukej vetja si nja nga ata martiret heroike, te denuar me vdekje, qe po e cojne te xhelati dhe qe po e ben rrugen e tij te fundit, plot krenari e dinjitet. Vajza e vogel me kandil ndalej ne paradhome; ajo nuk lejohej brenda, por duhej te rrinte prapa deres per te zevendesuar zilen elektrike dhe telefonin, tee cilet nuk u vendosen lurre ne shtepine tone. Pasi me zhvishnin ne divanin e paradhomes, me ulnin mbi nje stol te vogel mermeri. Duhet te kem qene ndonje zog tmerresisht i ndotur sepse me te filluar loja, dy sherbetoret me te vjetra, me ca sapllake me bisht argjendi, me hidhnin persiper uje te nxehte – o tmerr,- pastaj me sapunisnin nje, dy, tre, kater, pese here dhe pastaj me shpelain. Edhe koka do ta kalonte torturen pesehereshe. Une protestoja, bertisja, por gjithmone do te degjoja te njejten gje:” nje here lahen fukarenjte, dy here te vdekurit, tri here lahet hoxha para lutjeve, kater here dhenderi para nates se marteses dhe pese here zoterinjte e medhenj”. Tani une mund te zgjidhja vete cili doja t isha! Kjo me sqaronte dhe atehere une do shtrengoja dhembet deri ne castin kur me pervelonin serish me uje te vale dhe filloja te shkerpudhesha me te gjitha forcat dhe te bertisja, aq sa zhurma sillte aty atin ee mencur, qe i jepte fund sfilitjeeve te temperatures dhe me shpetonte prej avujve mbytes dhe dritave te dridhshme e te trubullta fantazmore.”
Pasazhi i mësipërm i Eqrem beut është padyshim i vyer për shkencën e qënësia e tij mundet vetëm të na gëzojë. Sikurse na gëzon edhe fakti se natyrës së rrëfimit të mësipërm i është shtuar së fundmi edhe një tjetër pasazh i ngjashëm nga Jusuf beu (Vrioni) për kulturën higjenike në Sarajet e familjes së tij.
Problemi është se pasazhe të tillë janë domenethënës për kulturën higjenike të individëve që bënin jetë sarajesh, të cilët kishin luksin të kishin edhe banja edhe hamame.
Duke ditur se sa te paktë kanë qenë saraje të tilla në trevat tona – numërohen me gishtat e një dore – kam frikë se këto rrëfime nuk na ndihmojnë shumë për të kuptuar higjenën e shqiptarëve në përgjithësi, përveç se ndoshta për të përkëdhelur egot e shqiptarëve të sotëm të frustruar nga vitet e gjata të kokmes, skaldabanjës dhe gatimit në banjë.
Ndërkaq, nëse ndonjëri ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë studim serioz për këtë çështje, besoj se do të ish me interes të studioheshin me imtësi frekuentimet e hamameve në qytetet dhe kasabatë e Shqipërisë, po aq sa do të ish me interes të studioheshin edhe shtojcat e ndërtuara enkas për larje në fund të dhomave të gjumit të çifteve të martuar, kryesisht nëpër fshatra. Shtojcat në fjalë gjenden edhe sot nëpër shtëpitë e vjetra të fshatrave.
Sec mu kujtua romani fantastik i Driteriot: “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, ndertimi i atyre banjove publike (apo popullore?!) ne fshat dhe “mungesa” e frekuentimit te tyre nga ana e fshatareve… Sa shume mund iu desh te shkretit Zylo,sa shume raki e muhabete, qe t’iu mbushte mendjen ca fshatareve zevzeke, ndonje kryetari kooperative apo “hoxhes” se fshatit…!