Lexoj sot në gazetën Tema përshkrimin e një udhëtimi në Shkodër nga një Xhenc Bezhi, me titull “Djepi i kulturës dhe fëmijët e përbuzur”.
I dimë hallet dhe plagët që vuan Shkodra sot, sidomos në krahasim me mitin e saj ende të ruajtur në vetëdijen e kombit. Megjithatë, kurrë nuk është e tepërt t’i dëgjosh të përmendura sërish, aq më tepër nga një këndvështrim i freskët si ky i Bezhit, i cili deri më sot e paska njohur atë qytet nga “librat e lexuar” (sikurse do të thoja unë për Timbuktunë ose Lhasën).
Mirëpo kur vjen e futesh më thellë në reportazh, e kupton se Xhenc Bezhi nuk është nisur të na rrëfejë për Shkodrën dhe dhimbjet e saj, por të ndërmarrë një spastrim të lehtë etnik-ballkanik të qytetit dhe të trojeve përreth, në emër të shqiptarizmit imanent.
E para gjë që ta vret syri para se të hysh në Shkodër janë kolibet e gabelëve dhe gabelet që dalin në rrugë duke i puthur makinat me targa të huaja dhe duke kërkuar lëmoshë për të fituar ndonjë lek. Ky për mua ishte zhgënjimi i parë. Një i huaj që viziton për herë të parë Shqipërinë këta gabelë do i merrte për shqiptarë. Për ta dhe me ta duhet të merrej shteti e jo vizitorët e Shkodrës.
Bie fjala, duke i mbyllur në qendra trajtimi të gabelëve (ose në kampe përqendrimi), për t’u mësuar zeje?
Më pas, Bezhi përballet me realitetet e ashpra urbane të Shkodrës, habitet që nuk gjen atje bulevardet dhe bibliotekat e ëndërruara, dhe shton:
Tregtarët e zarzavateve në Shkodër në stilin allaturka reklamonin pemë e perime në tezga që gjendeshin në mes të rrugës të mbushura për plot me pluhur. Po të mos shihja përmendoren e Isa Buletinit dhe përmendoren e Pesë Heronjve nuk do të besoja se jam në Shkodër.
Vëreni edhe këtu elementin etnik – “stilin allaturka” të tregtarëve shkodranë të zarzavateve, të cilët ende nuk kanë përvetësuar praktikat më të mira të kolegëve të tyre në Kopenhagen, Zyrih ose Lisbonë. Koha për t’i lypur ndonjë grant trajnimi BE-së për upgradimin e tezgatarëve të Shqipërisë septentrionale?
Më në fund, Bezhi hipën në taksi për të shkuar në Muriqan, dhe në bisedë e sipër taksisti i shpjegon se shkodrën “e kanë prishur dukagjinasit”… (artikullin e taksistit Tema duhet ta botojë javën e ardhshme).
Befas, në taksi e sipër, ndodh diçka e padëshirueshme madje ngjethëse, të cilën po ia lë Bezhit ta rrëfejë me fjalët e veta [theksimet janë të miat, Xh2]:
Sa u afruam afër kufirit taksisti duke e nxjerrë pasaportën e tij në tokë i ra një kasetë e magnetofonit të një këngëtari sllav.
-Çfarë është kjo kasetë, muzike serbe dëgjoni ju, -e pyeta?
-Jo ky nuk është serb është boshnjak mysliman, sikur edhe ne, i kemi vëllezër më tha.
-Te ne në Kosovë i thashë që thonë “boshnjakun me e pre shtatë shkije i qet”, pra mos m’u arsyeto, këta të gjithë njësoj janë. Ky ishte për mua zhgënjimi i katërt dhe kalova kufirin duke e ditur se për shkatërrimin e Shkodrës nuk ishin fajtore dukagjinasit siç me tha taksisti, por pro serbët, pro grekët, pro boshnjakët pro turqit bashkë me komunistët që vranë e masakruan internuan kokat më të ndritura të Shkodrës.
Ja këto i bënë vaki Bezhit në Shkodër.
Këtë fantazinë e therjes së boshnjakut këtu e lexova për herë të parë, por sa për të tjerat – proserbët, progrekët, proboshnjakët, proturqit – i kam parë të shkruara në muret e gjirizeve shqiptare të Internetit.
Të gjithë kemi paragjykimet tona etnike, që janë pjesë e folklorit me të cilin jemi mëkuar; edhe kur nuk i shlyejmë dot nga mendja, të paktën i mbajmë në kafaz e nuk i lëmë rrugëve, të kafshojnë miletin.
Prandaj më habit Bezhi; sepse jo vetëm i mendon këto gjëra, por edhe është krenar për to, aq sa të ulet dhe t’ia thotë më parë taksistit të shkretë që përpiqet nga ana e vet ta qetësojë me metoda politikisht korrekte e pastaj publikut dijedashës e shkodranofil të gazetës Tema.
Sipas lepujve, edhe stani, tha.
Sa kam qeshur duke imagjinuar fytyrën e indinjuar të z. Bezhi… Por që të bëj dhe unë ankesën time, progrekët në Shkodër ku i pa autori? Një grek që kishte dhe Shkodra i la kulturës shqiptare Motrën Tone, nuk i solli ndonjë gjë të keqe.
Ky Bezhi qënka një mashtrues tepër i rafinuar… çdo shqiptar që e mban veten për të tillë, e di se bustin e Pesë Heronjvet e hoqi nga vëndi ku ishte Xhozefina Topalli dhe e shpuri në një shesh që shërben për djegien e mbeturinave, gjersa t’i gjëndet ndonjë vënd më i mirë, si p.sh. ndonjë furrë malazeze shkrirje-petëzimi.
Xhaxhai shruan:
…”Bie fjala, duke i mbyllur në qendra trajtimi të gabelëve (ose në kampe përqendrimi), për t’u mësuar zeje?..”
Kampet e perqendrimit jane fjale te ngarkuara e me peshe te madhe emocionale, te cilat mund ta denojne cdo argument me vdekje, sapo ato nxirren nga repertori.
Zgjidhja e problemit te gabeleve nuk me duket se mund te kaloje neper nje diskutim logjik, e ca me pak ne the diskutim te natyrs legale. Se cfare mund te, dhe duhet te behet me gabelet, edhe nje i plotefuqishem si puna e A. Hitlerit do ta kishte problem per ta zgjidhur.
Realiteti eshte se shume kultura europiane, jo gjithnje per faj te tyre, e kane te veshtire ti krijojne kushte te pershtatshme bashkezistence nje kulture, me te cilen nuk kane asnje gje te perbashket pervecse territorit gjeografike, edhe kjo e perkoheshme. Ne Spanjen e mesjetes, gabelet arriten te sundojne sektore te tera te tregtise me shumice, si puna e tregut te mishit, leshit etj, dhe disa nga familjet ishin nga me te pasurat e Spanjes, duke siguruar keshtu edhe perfaqesim ne oborrin mbreteror spanjoll dhe lidhje familjare me fisnikerine spanjolle.
…”Këtë fantazinë e therjes së boshnjakut këtu e lexova për herë të parë,…”
Ideja qe bosnjaket, ne baze te perceptimit te tyre nga ana e malesoreve te veriut, jane me te “keqinj” se serbet, eshte gjeresisht e perhapur ne veri. Une kete, qe prej nje boshnjaku dalin 7 serb, nuk e kisha hasur, por ama qe femije (jam lindur e rritur ne Tirane) mbaj mend ta kem regjistruar shprehjen se “me e nda nje bosnjak, dalin dy serb”.
Se kush eshte kontektsti historik i saj – qe me siguri duhet ta kete – nuk e di. Ndofta ndonje nga koleget qe i ka prinderit dhe gjysherit (akoma gjalle) nga veriu, do te mund te shtonte dicka kete drejtim.
I dashur, ciganët kanë kaq shumë kohë që janë të pranishëm në Europë, edhe pse në skajet e shoqërive të nginjura, sa tashmë janë po aq pjesë e qytetërimit dhe e kulturës europiane sa edhe Vatikani, Sarajeva ose katundi im dhe yti. Përfaqësojnë një model kulturor alternativ, i cili në mënyrën e vet është përdorur nga pushtetet për të legjitimuar rendin publik, qetësinë dhe ardhjen e trenave në orar – për ta shprehur me terma të pafajshëm; ose jetesën e ngulitur, punësimin, hierarkitë dhe, mutatis mutandis, skllavërinë shpirtërore që sjell me vete qytetërimi europian standard (moderniteti). Përndryshe, mjaft të pyesim se çfarë do të bënte, bie fjala, e djathta populiste në Itali, Sllovaki, Çeki ose gjetiu, sikur këta ciganë të mos ekzistonin…
””’Kampet e perqendrimit jane fjale te ngarkuara e me peshe te madhe emocionale, te cilat mund ta denojne cdo argument me vdekje, sapo ato nxirren nga repertori.””’
Eshte i zakonshmi reductio ad Hitlerum. Sapo dikush fillon e perjashton nga shqiptaria nje te huaj, del menjehere ky argument, llogarit qe te huajt ne fjale veteperjashtohen pa qene nevoja ti perjashtoje kush. Fale ketij perjashtimi te anasjellte, te dyja palet dalin te fituara, sidomos evgjitet, qe perndryshe do kishin humbur ne detin shqiptar si shurra e peshkut ne uje.
Eshte ndjellese ideja e kthimit te evgjiteve ne bashkesi dobiprurese (edhe per vendasit), vecse ne do mundesohej dicka e tille, sdo ishin me evgjite.
Sidoqofte eshte i perhershmi ndikim i bindjeve politike qe flet; shitet hi per syte e njerezve, qe njerezise duke humbur shqisen e syve, ti dobesohet ndjeshem perceptimi shqisor ( e jo vetem) i realitetit.
Mirepo ndersa eshte e thjeshte per kategori te paqena ne te perditshmen si bota, njerezimi etj, per kategori te mireqena si evgjitet, duhet pune (e cfare pune!) per ti mbushur mendjen shqiptarit, se edhe ky njesoj si cdo shqiptar eshte.
Do me behej shume qejfi sikur ky ndikim politik i jashtem te mundesonte perfshirjen (e mbrojtjen) zyrtare te kategorive ‘te rrezikuara’ si pakicat, progreko-serbet etj brenda te majtes shqiptare, keshtu do e varroste perfundimisht mundesine qe e majta te marre ndonjehere pushtetin ne Shqiperi.
Perfytyro nje Edi Rama, qe kur shkon ne Shkoder, ne vend te flase per rolin historik te qytetarise shkodrane, te filloje e te flase, per mbrojten dhe rregullimin e evgjiteve dhe boshnjakeve, perhapjen e sipermarrjeve te miqve tane sllave e greke etj….
Fshikullues, nëse ti e quan këtë reductio ad Hitlerum, atëherë ti nuk e paske kuptuar se çfarë është reductio ad Hitlerum, prandaj duhet t’i kthehesh dhe ta rifreskosh.
Nuk ka reductio ad Hitlerum në një diskutim që ka lidhje me raportet midis etnive të ndryshme dhe racave, veçanërisht kur një shkrim publik, botuar në gazetë, i bën thirrje shtetit të zgjidhë “problemin” e gabelëve, meqë autorit ia paskan vrarë sytë dhe i paskan futur frikën se mos të huajt i marrin gabelët për shqiptarë (ruajna Zeus).
Nuk ka reductio ad Hitlerum në qoftë se flitet haptazi për praktika, sugjerime dhe sidomos dëshira, të cilat u ngjajnë më tepër se ç’duhet eksperimenteve demografike të nazistëve.
Nuk mund të përdoret kundërargumenti i reductio ad Hitlerum për të heshtur, artificialisht, një debat që kërkon t’i referohet nazizmit dhe vetë Hitlerit jo për t’i mbyllur kujt gojën, por për të kujtuar se prapa maskës babaxhane të kombëtaristit shpesh fshihet çakalli fashist, i mbushur deri në fyt me urrejtje, frikë dhe inferioritet total.
Dhe meqë përmende pakicat (minoritetet), dua të të kujtoj se fisnikëria e një komuniteti ose e një shoqërie duket në mënyrën si i trajton kjo pakicat në gjirin e vet; çka shqiptarët edhe e kanë bërë historikisht.
i njoh mire teorite e neoshqiptarizmes kontemporane ne sfond katoliko-fisnor. Ajo qe me vjen nder mend eshte se nqs ne jemi vertet te tille ( si thone korifejte me emra te cuditshem), atehere greket serbet dhe sidomos komunistet, na kane dhene hakun.
Ky eshte pastertisht reductio ad hitlerum biles e thua qarte:
”””një debat që kërkon t’i referohet nazizmit dhe vetë Hitlerit jo për t’i mbyllur kujt gojën, por për të kujtuar se prapa maskës babaxhane të kombëtaristit shpesh fshihet çakalli fashist,”””
Meqe ai kerkon nje zgjidhje shteterore per ceshtjen e gabeleve, atehere ai qenka nazist e hitlerian.
Po zgjidhja nuk mund te jete private, patjeter duhet te vije nga shteti.
Ti cfare po ben, po mohon se evgjitet jane bashkesi allasoj, perderisa nuk i kushtohen asnje pune, shkolle, zanati pervec atij te vjedhjes qe e bejne ne mbare Europen.
Mirepo ai nuk ngriti ne shkrim ceshtjen e pakices evgjite ne Shqiperi, por vetem ne hyrje te Shkodres e nga pikepamja qe sic me ka thene gjyshi e ka pasur edhe katragjyshi im, ne kohen e qepes, dmth qe ata nuk jane si ne.
Gjithcka tjeter e ke thurur vete, duke ia pershtatur idese qe ke ti dhe bere me fal per krahasimin nje keshtjelle si ai femija ne breg te detit.
Ai miku donte te shikonte Shkodren e shqiptareve dhe i beri pershtypje nderhyrja e huaj te cilen nuk e priste dhe u ndje keq. Cfare ka ketu kaq kriminale, saqe u dashka permendur e aq me teper bere krahasimi me Hitlerin e kampet e perqendrimi ?
Pse na qenka krim njehere te provosh ndjesi me pozitive ndaj njeriut tend se ndaj te huajit?
Vetem se keshtu ndjente edhe Hitleri ?
Po Hitleri hante edhe veze, cdo bejme tani s’do hame veze ?
Apo mos valle per ti bere qejfin ndokujt duhet te vrasim konceptin e vendasit ?
Qendrimi i sotem i shqiptareve ndaj evgjiteve eshte i perhershmi,shekullor; c’pune ka Hitleri e kampet e perqendrimit ? Ne ste pelqen ky qendrim verja fajin brezave qe kaluan, verja fajin katragjyshit tim.
Kjo eshte tregti tymi, shitblerje tymi po mjaft e demshme ,qe mund te coje deri edhe ne tredhjen e kombit, ashtu si ndodhi me gjermanet.
Po mire ata se kishin faj, po ne c’faj kemi ?!
Po unë s’e zura fare në gojë Hitlerin në shkrimin kryesor… vetëm kur dikush kërkon që qeveria (shteti) të ndërhyjë për të larguar gabelët nga hapësirat publike, atëherë nuk më duket ndonjë sakrilegj i madh, as shkelje e etiketës së debatit, as kapërcim i madh logjik, që të të shkojë mendja te kampet e përqendrimit (të cilat i kanë shpikur anglezët, në luftën anglo-boere). Unë s’jam aq i lashtë sa të kem luftuar me gjermanin, por kampe përqendrimi kam parë dhe kam ngrënë, në Itali, në vitin 1991 – dhe pikërisht strukturat ku çuan refugjatët e marsit. Tani, nëse këto praktika i shndërroi në art Hitleri me të vetët, kjo nuk më pengon mua që ta përdor termin, edhe pse jam i vetëdijshëm që do t’u dhembë të djathtëve – sidomos ngaqë pikërisht atë kam për qëllim, dhe Hitleri këtu nuk hyn fare, për fat të mirë ose, në daç, të keq.
Hyllin,
paske ndërruar gjë fustanin?
Rreth artikullit te Bezhit:
Mendoj qe mbresat dhe kujtimet publikohen ose nese ato kane vlera artistike e historike ose nese ato shkruhen nga personalitete te njohura. Botimi i ketyre pacavureve te Berzhit qe s’kane asnje fare vlere ngado qe t’i rrotullosh tregon me teper se ne c’batak eshte media ne Shqiperi. Ndoshta e vetmja gje qe mund te nxirret nga ky artikull eshte fryma nacionaliste qe mbertheu Kosoven pas luftes sepse mbresat jane shkruar ne vitin 1999 nese nuk gabohem. Nje ndjenje e kuptueshme por natyrisht negative.
Rreth artikullit te Xha Xhait:
Xha Xha, kam vene re se disa here shkruan ne pergjigje te disa artikujve te cilat as qe e meritojne. Pavaresisht se e kuptoj shqetesimin tend dhe bie dakort me te, une mendoj se pergjigjja me e mire ndaj disa gjerave eshte injorimi. Te dish te zgjedhesh ndaj cfare te reagosh eshte nje art. Shpresoj shume qe te mos besh te njejtin gabim te medias qe per efekt mbushje perdor Bezhat ngado qe jane.
Rreth Komenteve te Fshikulluesit:
Hyllin! Jam dakort me ty se shqiptaret jane te ndryshem me evgjiterit. Jam dakort se edhe shteti duhet te kujdeset me shume per ta. Por nga e nxorre qe evgjitet “nuk i kushtohen asnje pune, shkolle, zanati pervec atij te vjedhjes qe e bejne ne mbare Europen”. Ndonje statistike te lutem? Pastaj Bezhi i referohej Gabeleve (romeve) dhe jo evgjiteve (egjiptianeve). Si i fute ne nje thes keto dy raca te ndryshme. Apo i frymezuar nga Bezhi i cili fut ne nje thes te gjithe sllavet qofshin keta serb, boshnjak apo polak?
Mirepo problemi me Bezhin qendron jo ne faktin se ai merzitet per gabelet te cilet jetojne kushte mjerane ne hyrje te Shkodres. Problemi sipas tij eshte se te huajt mund t’i ngaterrojne keta per shqiptare dhe keshtu ata prishin imazhin e shqiptareve. Besoj se nuk do shume shkolle te kuptohet qe ky eshte nje qendrim i paster racist.
Eshte qendrim racist gjithashtu te presesh qe ne Shkoder te mos kete asnje ndikim apo komunitet tjeter pervec atij shqiptar, nderkohe qe dihet mire se sa me qytet te jete nje qytet aq me shume komunitete te huaja dhe aq me shume nderthurje kulturore gjen ne te. Kjo eshte pasuri dhe jo mangesi. Si do te na dukej psh nje shkrim qe pershkruan Parisin dhe thote se ne hyrje te tij autori pa disa marokene dhe se me keta duhet te merret urgjentisht shteti se te huajt i marrin per franceze. Po nje autor artikulli qe reagon ne menyre te tille vetem se ne Berlin shikon disa restorante vietnameze nderkohe qe priste te shikonte vetem pasuri kulinare gjermane?
Ja po e them une se si do te na dukej (megjithese kjo eshte afermendsh). Ne rastin me te mire do te na dukej nje injorant provincial dhe ne rastin me te keq nje Hitler ne miniature.
Evgjit, më thua që injorimi i këtyre si Bezhi do të ishte përgjigjja më e mirë; dhe se të zgjedhësh ndaj çfarë të reagosh është art.
Puna është se unë, dhe të tjerë si unë, mund të zgjedhim t’i shpërfillim këta njerëz, por këta nuk na shpërfillin ne, përkundrazi, na luftojnë me të gjitha mënyrat dhe mjetet.
Artikullin e Bezhit, të shkruar kohë më parë, shkon dhe e rimerr Tema, e cila është ndër gazetat kryesore në Shqipëri. Nuk besoj se kjo bëhet pa arsye fare. Kush merr pozicione të tilla haptazi në publik, pa iu dridhur qerpiku, është i vetëdijshëm se ka një publik që do ta kuptojë dhe do ta duartrokasë.
Dua të them se kombëtarizmi, në format e veta përjashtuese dhe haptazi fashiste, shndërrohet lehtë në platformë politike dhe përdoret për të korruptuar mendjet e turmës. Shqipëria është e vogël dhe e varfër, me probleme të rënda në infrastrukturë dhe institucionet dhe e kontrolluar fund e krye nga burokracitë europiane; përndryshe ksenofobia do të përbënte një rrezik edhe më të madh.
Tani për tani, sipas mendimit tim, problemi kryesor është rrënjosja, ndër qytetarët, e idesë se kombëtarizmi (ose edhe më keq akoma, atdhetarizmi) është vetvetiu përjashtues; dhe se të këqiat shqiptarëve dhe Shqipërisë u vijnë prej të huajve. Në shërbim të kësaj ideje janë vënë pjesa më e madhe e mediave dhe gati 100% e forumeve shqiptare në Internet, të cilat dallojnë mjaft mes tyre dhe brenda për brenda, por gjithnjë bashkohen nën emëruesin e përbashkët të kombëtarizmit vulgar dhe verbalisht të dhunshëm. Mjaft t’i shohësh e t’i dëgjosh si përloten e pështyjnë kolektivisht, kur dikush ua ngacmon telat sado lehtë, me ndonjë temë që ka të bëjë me “fyerjen” e shqiptarëve prej të huajve.
Tani, unë them se nuk është mirë të heshtim e të rrimë duarkryq, teksa ky farë kombëtarizmi troglodit e katundar e pushton vetëdijen shqiptare, deri aty sa të shndërrohet në kriter dallues, ose “letër lakmusi”, siç thoshin një herë e një kohë, për çfarëdo mendimi që hidhet për diskutim publik. Duke heshtur, do t’i ndihmojmë demagogët që t’ua sheshojnë trurin shqiptarëve edhe më shumë e të dëbojnë krejt frymën kritike dhe dyshuese nga ligjërimi publik.
Madje jo vetëm kaq; pse nevoja për t’u përballur ditë e natë me këtë mendim në thelb primitiv e mban ligjërimin publik të kapur peng në pak tema naive dhe shterpa; dhe nuk e lejon të ngjitet lart në trajtë spirali, por e detyron të sillet vërdallë, në zbrazëti.
Vëren Wittgenstein-i në “Anmerkungen”:
Si t’i nënshtrohemi dot këtij fati?
Ne radhe te pare, Ky Bezhi nuk di nje gje elementare, qe Shkodra ka qene qender e rendesishme ballkanike ne periudhen osmane dhe qe ka qene GJITHE KOHEN QYTET MULTIKULTUROR. Malazezet e pasur per shembull, ne gjysmen e pare te shekullit te 20, e kishin zakon te blinin prona ne Shkoder e te shpernguleshin per te jetuar aty, pasi Shkodra ishte qendra me e rendesishme ekonomike, shoqerore dhe kulturore per ate kohe dhe per ate krahine. Gjeja tjeter qe Bezh-fashisti nuk di, ose nuk ka qejf qe ta kujtoje per te realizuar fantazite e tij te semura, megjithese me sa kuptova une nuk jetonte fare ne Shkoder (shyqyr o Zot i madh), eshte se kenget sllave ne Shkoder jane ushqim per shpirtin, ha-ha, ku ka dasem shkodrane pa kenge sllave? Dhe shumica e shkodraneve, pavaresisht nga prejardhja, kuptojne serbisht, edhe per shkak te tregtise qe kane tashme prej 19 vjetesh me Malin e Zi. Kenget qytetare shkodrane jane thuajse identike me sevdallinkat e famshme te Bosnjes, e me gradjanskat e serbeve, boshnjakeve e kroateve – meqe ra fjala, ta ka enda t’i degjosh, aq te bukura jane. Nderkohe qe jo vetem per shkodranet, por edhe per shume shqiptare te izoluar ne komunizem, muzika jugosllave ishte clirim per veshet e izoluar te shqiptareve. Nuk e di ku ka jetuar Bezhi gjate komunizmit, por une si tani e mbaj mend sesi kendonim kenget e Lepa Brenes e te Zdravko Colicit. Bezhi nuk e ka kuptuar ende qe askush nuk mund te komandoje shijet e tjetrit, e se kurre e keqja nuk ka ardhur nga komunikimi nderkulturor, por pikerisht nga ksenofobi te tipit te Bezhit.
Sa per romet, lerini rehate e mos i perfolni, fukarenjve shqiptare ato i kane bere nje sherbim te madh me tregtine e plackave te perdorura…fukarallek te cilin Bezhi yne nuk e ve re si duket. Mbetemi duke krijuar te tjere negative, por asnjehere nuk kemi analizuar se c’qenka ai thelb esencial pozitiv i yni si shqiptar qe te tjeret negative nuk e kane.
Xha xha, permendja e Hitlerit nga ana jote ne kete artikull kaq te mire eshte shume pak. Keta fashiste meritojne shume me teper sesa disa kritika te buta ne Bloge interneti. Jam kunder censures, por edhe te shkruhet kaq hapur kunder “tjetrit”, kjo me duket vertete e tepruar.
Pa lexuar mirë artikullin e Xh2, u hodha për të lexuar shkrimin e këtij emri të padëgjuar, dhe pak simbolik.
Të shkruash për Shkodrën, meqënëse ai e paska marrë për gojëdhënat dhe historinë, nuk është gjë e lehtë.
Shkrimi është i dobët, mjeran, i kalbur, i pavënd, racist, injorues, keqadashës, rrenacak, i sëmurë mendor, e shumë e shumë epitete të tilla.
Gabelët (maxhypt-në shkodranshe) kanë qenë tek ajo hyrja e qytetit që në… vitet 80, dhe besoj edhe më përpara. Shumëkush i shihte me përçmim. Ato punonin si hamej, tek furrat e bukës, tek pastrimi i rrugëve dhe shumë punë të tilla të rëndomta. Pra, del se ne kemi qënë racistë, i kemi përdorur këta njerëz sepse i përkisnin një etnie tjetër. Më duket se kështu del llogaria dhe s’duhet të habitemi që të tjerët na shfrytëzojnë kur disa të diplomuar punojnë roje hotelesh, apo kamarierë, apo lavapjatës, apo taksistë. Sepse ata, të huajt, na mbajnë për të vobekët, pa forcë.
Dhe ky Xhenci, nuk të jep aspak shije për të lexuar për Shkodrë, megjithëse ata që duan të dinë diçka më shumë, kanë se ku lexojnë.
Për mendimin tim Shkodra nuk është Roma apo Parisi apo Athina, ku historia nuk mungon. Shkodra ka atë histori si shumë qytete të tjera dhe nuk e kuptoj se pse ajo vihet në qëndër të vëmendjes kur s’dihet me fol për të. Prandaj, të flasësh me helm mbi ndryshimet sociale në Shkodër, ku lëvizja e popullsisë ka krijuar shumë ndryshime në mentalitet, është një turp i madh. Ky Xhenci, flitka për Gabelët, Dukagjinasit, po nuk e kuptoka ky intelektual kosovar, që edhe këta njerëz i përkasin familjes së madhe shkodrane, ku deri para viteve 90-të, pak ndryshim ndjehej ndërmjet myslimanëve e katolikëve, se ata ishin shkodranë. Njerëzit jetojnë në harmoni dhe Shkodra është e përbame me dukagjinas, jugor, rom, vrakaçorë (minoriteti serb-malazez) e shumë etni të tjera.
Siç e thashë, ka shumë helm në shtypin shqiptar. Mos krasitja e disa shkrimeve, ia mbulon diellin lexuesve dhe kafja mund të shijohet keq në qoftë se e lexojmë gazetën në kaféne.
Në fakt, ka njëfarë kohe që “Tema” përpiqet me kap të ububujshmen!, i kuptoj rrethanat, por kjo nuk justifikon mjetin; ose, më sakt, mjeti për tja mbërritur është tejet mediokër (i zgërrrlaqur me nji llaf plako!). PATRIOTIZMI NGELET STREHA E FUNDIT E MASKARENJVE. Nuk e kam fjalën për “Temën” (Zoti na ruajt!) por për shmangien që u duhet bërë shkrimeve të tipit ballkaniko-patriotik kryesisht etniko-politik ndër mediat e ditëve tona. Jetojmë në vitin 2009, dhe ora është 21:19 PM (mbrëmje).
Me gojen e tyre:
http://www.guardian.co.uk/lifeandstyle/2009/sep/07/gypsy-childhood-prejudice-education
Shqiptaret paskan shume gjera te perbashketa. Se me anglezet se jevgjit, kjo pune do gjetur me vot
Përgjigjeje komentuesve rreth temës mbi Shkodrën
As qe mund te besohet qe një temë te tillë qe paraqet një realitet te Shkodrës sot i bëhen këso komentesh absurde dhe te përshkruara me një verbësi totale.
Zotëriu me pseudo …“Xha Xha“ qenka mbet mjafte i befasuar kur për herë te par paska dëgjuar fjalën „se një Boshnjak shtate Serb i qet“ ,po mos u befaso ore zotëri se ketë e thotë ter Kosova (pra gjysma e Kombit ton) ,dhe po ta përsëris edhe një herë ore zotëri ,dhe fare mos te vret.
Po ja qe ky Xhen Bezhi nuk e paska ditur fare se kaq fort ju prek juve kjo, e aq ma fort ajo e romeve , dhe se këtu ju jua paska prekur filizin e gjakut.
Dhe ja ky Xhen Bezhi nuk e paska ditur se ju jeni mbrojtës i Gabeleve. Sipas jush ky autor edhe qenka shumë nacionalist nga se paska pas dashtë qe Shkodrën ta shef Shqiptare e jo si ju zotëri , nga se ju deshkeni një Shkodër multi biliare (Boshnjakllare, magjupllare) dhe aspak Shqiptare.
Absurdi i juaj zen vend kur ju e thuani se ju relaksohi me kënge Sllave „si kulturë „ dhe se nuk paska kënge Shkodrane pa një Sllave. Mendje verbësi për ju zotëri , a mund te jetë kjo për një gjysme Kombi këto kënge te jen vrastare, dhe për ju Çlirimtare.
Turp …TURP ore zotëri ,ju mbledhës te puplave , te gjakut te prishte dhe te shitur.
Ju zotëri nuk ju ka dhimbur qeshtja e Shkodrës por ,nga se ju ka prekur vllezrit e juaj te gjakut Romet te fes se juaj qe doni ti keni vëllezër.
Ju zotëri bëni edhe një skandal tjetër ,qe doni ti kufizoni një njeriu se si aj donë ta shef Shkodrën ,qe fatbardhësisht aj nuk e shef me daltonizmin e juaj te skajshëm.
L.Drinasi
Shumë kolegë më kanë sugjeruar që komente të tilla, si ky i mësipërmi, të mos i kalojmë – meqë nuk i përgjigjen nivelit të diskutimeve në blog dhe, në thelb, na detyrojmë t’u kthehemi të njëjtave çështje, duke ecur në vend numëro.
Në fakt, unë vetë mendoj që shfryrje të tilla nuk e kanë vendin këtu; dhe se autorët duhet ta kuptojnë vetë që PTF nuk është podium tubimesh dhe pasthirrmash populiste, të cilat shoqërohen në fund me himnin e flamurit.
Megjithatë, herë pas here ndonjë shënim i tillë duhet kaluar; që jo vetëm moderatorët e blogut, por edhe komentuesit ta shohin se me çfarë kemi të bëjmë; dhe sa i gjymtuar është predisponimi i shumë bashkatdhetarëve tanë për debat publik.
Ju lutem mos i shpërfillni shumë këto ndërhyrje; autorët i përdorin në pamundësi për t’ia thyer blogut xhamat ose për t’ia vënë zjarrin, jo se u ha meraku për të shtjelluar një fill diskutimi. Zellin e fjalës ua shtyn vetëm indinjata (zemërata) dhe ethet kombëtariste.
Ose përfillini, por vetëm për t’i parë problemet tona në perspektivë; meqë konteksti social ku veprojmë nuk ka të bëjë me mjedisin e kontrolluar dhe të vetë-përzgjedhur ku diskutojmë.
Zotërinj te nderuar!
Shkrimi im nuk ka pas qellim te ofendoj askënd e sidomos ju. Unë nuk kam as gjë kundër gabelëve apo egjiptianëve , bile për ta me ka ardhur keq e kam shkruar se qeveria duhet te merret me ta. Unë dëshiroja te shihja Shkodrën ndryshe ashtu siç e kisha imagjinuar. Sa i përket imazhit te shqiptarëve keni te drejte unë mundohem qe shqiptaret te kanë një imazh te mire sikur edhe ju qe mundoheni për komunitetin tuaj.
E falënderoj z. Bezhi që merr mundimin të përgjigjet në blog; duke e siguruar se nuk e kam paragjykuar për qëllimet dhe motivet, por vetëm ia kam gjykuar efektet e fjalëve në publik, sipas rastit.
mua xhaxha me duket se ky z. xhenci me lart te ka quajtur ”gabel”, perndryshe c’kuptim ka fraza ”ju qe mundoheni për komunitetin tuaj”.
cili komunitet?
Sepse ne mendjen e tij, vetem nese je gabel mund te ngresh zerin per te mbrojtur komunitetin e tyre, perndryshe, nuk ka asnje shpjegim tjeter.
I duhet rrefyer se sa te bardhe jane ngritur (edhe jane vrare) per te mbrojtur te drejtat e zezakeve ne SHBA, Afrike te Jugut etj.
E o LG, 5 milione anetare kishte Ku-Klus-Klani ne Ameriken 100 milioneshe te para 80 vjeteve e bente parada madheshtore ne Uashington.
Cudi ne kete Ameriken tende, sesi vetem 2% ( njerez te habitshem!) votuan Mekejnin, kur te bardhet jane ngritur e vrare per te zinjte?!
Ai qe e ndjen veten jashte nje bashkesie flet per te drejtat e nje bashkesie tjeter, kurse ai qe e ndjen veten te shkrire ne nje bashkesi x, e vret mendjen vetem per te drejtat e asaj bashkesie.
Kjo teme futet tek te herepashershmet tema provokuese qe skane asnje lidhje as me logjiken e as me faktet, zakonisht interpretime te tilla ne sallen e gjyqit nuk lihen te behen se c’orientojne jurine apo vete trupin gjykues.
Ne retoriken politike perbejne thelbin e mbrojtjes se te drejtave e lirive sipas modelit majtist.
Por te mbrosh te drejtat e lirite e njeriut me llafe e hamendesime bie tek kurthi qe ra nje i majte italian para ca kohesh:
Ne mbrojme te drejtat e femrave, barazine gjinore etj…
Mire, i tha nje i se djathtes, ne ne 7 vjet qeverisje(prej 1995) kemi bere 8 ligje per grate e barazine gjinore , kurse ju ne po 7 vjet qeverisje skeni bere asnje ligj….
Normalisht e mbylli gojen ai i majti mbi ceshtjen e femres, se faktet jane fakte, kurse llafet i merr era.
Keshtu edhe kjo pune, kur mbeshtetesh tek hamendesimet e llafet nuk shkon kurre pertej provokimit, derisa te vjen dikush e te numeron faktet e te le si i 10.
Komentues te nderuar,si duket ka nje keqkuptim ketu ne interpretimin e shkrimit te z.Xhenc Bezhit dhe ju disave, qe kritikoni duke bere vlersime ne çvleresim te shkrimit te tij.
Si duket ju s’keni faj se keni lindur dhe rritur ne kohen kur kombi yne s’ka patur zotrues te mirfillte(n’kreun e shtetit)dhe se ai ishte i menjanuar krejtesisht nga vetevetja dhe populli(pion i huaj dhe se krejt çka kishte treshegemi dhe vlere shqiptare e zhberi bashk me njerzit me te medhenj dhe me me vlere te kombit.Ne gjymtyren e keputur te Rrapit Madhe shqiptare Dardanine,per te cilen siç dihet qysh dhe si mbeti …as qe donte te dinte sa ajo eshte krisma,oshetima dhe zemra e ndare ne gjysem e nje trupi gjysem te vdekur.Te nderuar komentues dhe vellezer,ne ketej kufirit te zemres ishim te burgosurit ne redhe te pare te atesise,pastaj hileve dhe kopilive europiane te cilave u shkonte pershtati.Pa dashur te hy ne histori, ne siç dihet ne Kosove,per nje fjale te madhe,emer: flamur apo emrin e Xhaxhit satan merrshim denime me burg pesembedhjet-njezete vite burgim ose asgjasim te perjetshem,e ju keni pesuar amnezine me te çuditshem dhe te çmendur ne historine e njerzimit mu nga ai njeri per emrin e te cilit ne permendnim dhe shkonim ne burg.Pra s’keni faj ju qe behi aq demokrate,aq liberal,aq te pa ndjenja per vlerat kombetare,historike dhe njerzore,per vuajtjet dhe mjerimin qe pati ky popull.
Atdheu i yne Shqiperia per ne ka qene, eshte dhe do te mbetet krejtesia e gjithshkafit qe shifet e s’shifet n’toke e n’qiell,Ati biri dhe shpirti i shenjte AMEN.
Ne pra sikur e thekson edhe i nderuari Xhenc Bezhi per Atdhene tone te çmueshem kishim shume endrra te bukura dhe paramendonim imagjinaten e botes se nje gjymtyre te keputur nga trungu ame duke bere krahasime te anderrueme bujshem dhe bukur ashtu siku lashtesia dhe qendresa neper shekuj e keti populli dhe kombi madheshtore.Ju vazhdoni te behen franqez,anglez nordike apo çfare te doni,por mua me dhembe e ju siq pashe me se paku dukeni vetevetja. Vellezer te nderuer ne debat,ju fort mire e dini se popujt tjere,ne radhe te pare ata per rreth nesh-serbet,malazezet qe ju thoni me krenari se ata jane pjese e multinacionalitetit shkodran humbjet i shderrojne ne fitore,endrrat ne te verteta,krejt te paqenat dhe te paparat i bejen mite dhe legjenda,i huazojne personalitetet historike dhe i pervetesojne ato duke i shderrua ne libra kulti vlera dhe legjenda,besa edhe duke i vjedhur ato nga ne e popujt tjere,siç eshte fjala vie :Mikel Obiliqi etj,etj.Ateher namShkodra jone,Durresi,Lezha,Kruja etj.jane madheshtija vet e qytetnimit tone,prandaj edhe duhet te ngjasojne ne nammadheshtine e tyre e jo te duken si perhumbje harrimi ne zhberje civilizimi.UNESKOS PAK I KEMI DHENE.Xhamit dhe hamamet e mbetjeve turke s’jane vlera tona as te kultit as te fese…!? Dhembja dhe zhgenjimi i te nderuarut Xhenc, ka bere qe te katarzohet me shkrimin i cili ne nje menyre a tjeter nxjerre ne pah ate qe juve ju mungon,n’aspektin e atdhedashurise,si duket e keni te cungueme,kjo dhemb me shume kur dihet se ne e ju jemi ne, ju e ne jemi prap ne e ju,dhe se krejtesishte jemi nje.Askush nuk te ndihmon ne riberjen e vetevetit per te qendrue vertikal dhe per te qene super egoja, veq trupit dhe gjymtyrve t’ua.Kurre mos mundohi t’i perfaleni apo ribeheni atyre qe mendoni se jane me larte se ju.Askush s’eshte me i lartesuar se vetevetja,mburruni me gjenin e fares s’uaj e cila ze fille ne kete toke menjehere me Adamin.
Pershendetje vllazerore nga Endrit LURA.
Endrit, se pari qe je i Kosoves, kjo duket qarte, prandaj tregohu i sinqerte.
Se dyti, me gjithe deshiren qe kam per nje Shqiperi te madhe, dhe megjithe faktin qe kam shume miq nga Kosova te cilet i respektoj, duhet te them se nuk me ka ndodhur asnjehere qe te merrem vesh me ta pa probleme. Dhe nuk eshte problemi vetem te gjuha (edhe ai eshte problem i madh), por te mentaliteti. Jemi popuj qe na ndajne teper vite histori dhe eshte naive te pretendojme ta zhbejme kete menjehere. Kjo kerkon shume kohe, kohe per te filluar te mendojme ne te njejten gjuhe.
Une me mire merrem vesh me gabelin e qytetit tim sesa me nje nga Kosova dhe kete nuk e them a priori, por nga praktika.
Prandaj, ofendimi qe na i qenka bere syve te kosovarit ne Shkoder, eshte jo vetem qesharak, por edhe ofendues. Kur kosovari vjen ne Shkoder dhe ben si rrace e paster ariane, nderkohe qe deri dje shkeleshin me kembe e keqtrajtoheshin njelloj si jevgjit nga serbet, kjo te ben te vesh duart ne koke, sepse nga nje popull qe ka vuajtur aq shume pritet qe te kene marre mesime te vlefshme e qe duhet te na i percillnin edhe ne qe nuk e kemi pasur rrisk ate lloj diskriminimi. Une refuzoj te besoj qe mentaliteti i ketij Bezhit perfaqeson mendimin e te gjithe kosovareve, sepse nese eshte keshtu, atehere nuk hezitoj te them se e paskan pasur hak genocidin serb.
I nderuari Veri,megjithate pershendetje vllazerore, se ashtu e ndjej qe te kam vella,nese nuk i perket veriut te arushes madhe,ndryshe mund te flasin shqipfolsit si te duan,ose edhe duke i meshue vetit,por te thuhet hapur ajo qe thoni:nese mendimi i kosovarve eshte sikur ai qe perfaqeson z.Xhneci,atehere e paskemi patur hak gjenocidin serb,kjo eshte me shume se hipokrizi ç’mendurake qe s’do koment.
Cudirat s’kan kufi,ato mund te rrjedhin dhe vijne nga çrregullimi i qelules shtetit-familjes,e cila prej Enverit e ketej
eshte e boshatisur ne palce,shpirte dhe mendje dhe si rrjedhoje e personaliteteteve te çrregulluara,anetari i familjes se ngushte duhej te behej spiun ne te mire te partise-Enverit dhe ne dem te familjes se ngusht.Si duket nga andej kjo ftofje kundernjerzore,djallezore vene ne levizje edhe ne ditet tona rinine,brezat qe s’kane ne palcen e tyre ndjenjen e atdhedashurise,identitetin kombetare,krenarine e te qenurit fara e pare e njerzimit n´kete Dhe,gjerat me te shenjta,unikale e qe nuk hasen te kombet dhe popujt tjere.Askush s’pretendon te zhvlersone dhe mohon lirine e tjetrit-tjereve, vlerave njerzore,racore etj.por me doemos ngulmi per rimarrjen ,ringritjen e trupit ne rrenjet e vetme e qe jane te pashkulshme n’kte toke te shenjte Pellazgo-Ilirike.Mendimet ndryshe jane te kapshme
me te drejt ose pa,por kur behet fjale per te perbashketen,e qe as ma shume as ma pake s’eshte e ndare ,apo e njenit a tjetrit,veqse per mendimin tim njesoj,atehere shikimet dhe kahjet ne antagonizem krijojne dhembjen e perbashket dhe gezimin e huaj.
Veri prap se prap jeni te pershendetur vllazerisht.
Endriti.
Dhe komenti juaj, verteton pikerisht ate qe thashe me siper. Kemi veshtiresi te medha ne komunikim. Njeri kudhres, tjetri patkoit.
Por gjithsesi, thelbi i asaj qe thate (qe arrita te kuptoj te pakten), eshte qe ne te Shqiperise kemi probleme psiqike te trasheguara nga koha e Enverit. Nderkohe qe une thashe se nuk e besoj se te gjithe kosovaret kane te njejtin mendim me ty dhe me kete Bezhin. Kaq.
Padashje, ti tregove opinionin e vertete qe ke per “vellezerit” e Shqiperise. Dhe prape, nuk e besoj se opinioni yt perfaqeson ate te gjithe kosovareve.
Perderisa te kesh mendime te tilla, une nuk do jem kurre vellai yt.
…Dhe komenti juaj, verteton pikerisht ate qe thashe me siper. Kemi veshtiresi te medha ne komunikim…”
and we, the King, are not bemused…
Mesazhet e Veriut zbulojne nje keqdashje, injorance dhe arrogance morale qe s`ka pse te te habise.
…”Ill blows the wind that profits nobody…” – i tha nje at vrases nje mbreti te vertete.