Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Politikë / Sociologji

SHQIPTARË QË MARTOHEN

just marriedNuk më habiti shumë deklarata e Berishës, se ky do ta përkrahë madje promovojë projektligjin për martesat homoseksuale në Shqipëri; si edhe shumë të tjerë, e lexova më tepër si një përpjekje për t’u zhvendosur vëmendjen mediave syleshe nga situata e pakëndshme e krijuar në jetën politike të Tiranës pas zgjedhjeve.

Nuk më habitën as reagimet ndaj kësaj deklarate, në editorialet e botuara në gazetat, në komentet ndaj këtyre editorialeve dhe në forumet në Internet. Sot për sot, martesa më e shëmtuar ndër shqiptarët është kjo midis elitës politike post-totalitare hileqarçe të përkushtuar ndaj kultit të kargove, dhe turmës jetime post-enveriste, e cila jeton dhe riprodhohet në gjirizet.

Pse e quaj formë të kultit të kargove këtë propozim, që nxjerr kryet herë pas here, për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në Shqipëri? Sepse nuk më rezulton që problemi të jetë real; me fjalë të tjera, nuk më rezulton që atje të ketë një numër të madh çiftesh homoseksualësh që bashkëjetojnë haptazi dhe publikisht, dhe që tani kanë nevojë për institucionet që t’ua njohin ligjërisht këtë bashkëjetesë.

Normalisht, parlamenti i një vendi sovran merr në shqyrtim dhe miraton projekt-ligje që rreken të zgjidhin probleme reale të jetës së vendit; në qoftë se Berisha & Co. e sjellin këtë projekt-ligj tani me pretekstin se “ashtu na e kërkon Europa”, atëherë kemi të bëjmë përnjimend me kult kargosh, ose shpresë se do t’i afrohemi qytetërimit duke ia kopjuar mekanikisht disa forma sociale dhe institucionale.

Edhe në vende shumë më të hapura e tolerante ndaj praktikave seksuale jokonvencionale, propozimet për të legalizuar martesat mes homoseksualëve kanë ndeshur në gjithfarë pengesash; të cilat kanë të bëjnë me traditën e martesës dhe të familjes në vendet europiane, sidomos në lidhje me besimin dhe praktikat fetare përkatëse. Atje ku martesa të tilla janë legalizuar, kjo ka ndodhur si pasojë e një trysnie të fortë nga grupet e interesave, por edhe pasi publiku është mësuar disi me dukurinë e bashkëjetesës homoseksuale në publik.

Fushata të tilla të desensibilizimit ndaj problematikave gay kanë pasur për qëllim jo aq të legalizojnë martesat mes këtyre njerëzve, por t’i bëjnë këta më të pranueshëm nga pjesa më konservatore e publikut, e cila është mësuar t’i këqyrë homoseksualët si pervertë, maniakë seksualë, korruptues të rinisë, përhapës sëmundjesh dhe vatra subversioni ndaj rendit social “natyror”. Pjesë e këtyre fushatave janë edhe “daljet në publik” të celebrities gay (aktorë, këngëtarë, artistë të tjerë), të cilat shfrytëzojnë simpatinë e publikut ndaj tyre, për t’i bërë homoseksualët etikisht më të pranueshëm nga masat.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur tek ne. Prandaj, ta shtrosh sot çështjen e martesave homoseksuale në një vend të prapambetur si Shqipëria, me institucione të kalbura si Shqipëria, dhe ku njerëzit ende janë të kapur pas familjes si gomë shpëtimi, në rrethanat kur çdo formë tjetër sociale përreth po zhvlerësohet dhe riformulohet në pajtim me interesat e tregut dhe të parasë, do të thotë të krijosh, me vetëdije, një hendek të ri mes elitave në pushtet, kinse të orientuara drejt Europës, dhe turmës poshtë, së cilës i jepet tani një mundësi e re për ta identifikuar veten nëpërmjet homofobisë.

Meqë ra fjala për këtë dukuri të fundit, mënyra si u shpalos në forumet ma konfirmoi sërish se këto forume tashmë janë shndërruar në inkubatorë ku riprodhohet lirisht mendësia e turmës; ose në taverna të fëlliqura për lundërtarët e Internetit shqip. Homofobia ndër shqiptarët shpreh drejtpërdrejt shkallën e dominimit të këtyre nga mendësia autoritare dhe patriarkale, e cila vjen së bashku me gatishmërinë për dhunë – verbale dhe fizike – ndaj atyre që perceptohen si subversivë ndaj rendit të sendeve.

Nëse propozimi për legalizimin e martesave homoseksuale frymëzohet sadopak nga dëshira naive për të na “afruar” me Europën, reagimi ndaj këtij propozimi vërteton të kundërtën; dhe pikërisht që shqiptarët, si turmë, nuk janë gati për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

37 Komente

  1. Berisha me kete gjest i ka irrituar te gjithe, te majte e te djathte. Ne fakt ne kete pike Shqiperia nuk ka te majte e te djathte si ndodh ne Perendim, ne kete pike ka vetem shqiptare.

    Kapricot e pederasteve, nuk jane as per se largu perparesi per shoqerine shqiptare, ne nuk jemi ne krize perparesish e as ne gjendje te plotesojme kapricot e grupeve antinatyre apo kapricot e grupeve antisistem.

    Kjo do te thote, qe grupet antinatyre si pederastet e ndergjinoret duhet te presin kohe me te mira, kur antinatyra te perthithet ne shoqerine shqiptare si e natyrshme, pra dekadenca te mbyse virilitetin.

    Nje popull si i joni, agresiv, viril, energjik ka si perparesi kanalizimin e kesaj amalgame fuqie anarkike, nepermjet nje procesi moralizimi, duke shfrytezuar sidomos forcen plastike per te cilen dallohet, e cila i lejon te rigjeneroje plaget qe here pas here shkaktohen nga carjet qe shkakton morali i huaj.

    Nje popull i vjeter ne moshe, me kujtese kolektive pagane e ndoshta ne nivelin individual (si thote Konica) ska te rinj, por qe ne nivelin kolektiv sillet perhere me irracionalitetin e te riut , ka gjetur elizirin e perjetesise.
    Te sillesh perhere si popull i ri, do te thote te mposhtesh kohen, e populli ne ndryshim nga individi qe ka nje jete prej 80 vjetesh, mund ta riprodhoje vetveten ne nivelin e ndergjegjes por edhe duke ruajtur gjithcka qe harron ne subkoshencen kolektive.

    Ndergjegja kolektive i thote jo kapricove te pederasteve, kaq mjafton qe Berisha te terheqe mbrapsht kete projekt te mbrapshte e ta fuse ne sirtarin me te pluhurosur te kryministrise derisa ndokush ta rihape ne vitin 2050.
    Nuk besoj se Berisha ka pjerdhur deri ne ate fare feje, sa te duroje derisa te vdese epitetet e shqiptareve.

    Nisje me te keqe, te mandatit te ri, as kam pare e as kam degjuar ndonjehere.
    Evropi, te shohe punet e saj te brendshme, shqiptaret nuk duhet te bejne kompromise qe i c’natyrojne deri ne kete pike.
    Ketu s’behet fjale vetem per per fene e per martesen, ketu behet fjale per te ruajtur shqiptarine nga dekadenca e plote.

  2. Nuk i duhet dhene shume rendesi desaj deklarate. edhe menyra si e paraqiti ne qeveri, tregon se eshte thjesht nje tallje, nga ato qe di te beje vetem Berisha. Se pari me Evropen qe ua dha te drejten e vizave serbeve, maqedonasve etj. dhe jo shqiptareve e boshnjakeve. Nje sfide alla shqiptarçe. Dikush deshi ta interpretoje edhe si dallim (kupto: diskriminim) te muslimaneve nga Evropa e krishtere, madje duke shkuar teper larg…
    Se dyti, ndaj Rames, duke kujtuar epitetet qe perdor per te (ylberist).
    Se treti, shenje e arbitraritetit pa kufi qe ka nder mend te zbatoje ne kete mandat te dyte…
    Ka shume mundesi ta shtyje pa fund realizimin e saj, si shume ligje te tjera, qe nuk do t’i pranoje (ligjin per trajtimin e ish-ushtarakeve), duke nxjerre peseqind yçkla. Tani per tani luan per qejf, hedh nje fjale qe te kene me se te merren mileti. Veç me te te mos merren.

  3. Nje loje fjalesh, qe hasa diku:
    Ti je pedeist apo pederist ?

    Dopodihermes, po pikerisht me te po merret mileti.
    Sala nuk eshte i ri, ne sjellje pertej te majtes e te djathtes dhe vertet qe do fitonte pike ne Europen e pederasteve dhe ndergjinoreve . Mos harro se ka shume politikane europiane pederaste.
    Parakalimi i Italise, tregon edhe se po synon jo integrimin nepemjet Italise por integrimin direkt nga Brukseli.
    Pastaj levizja tjeter per nje projekt per shqiptarizimin e toponimeve, duke perkedhelur kombetaristet, tregon edhe se ne c’gjendje te dyzuar ndodhet Sala e se do tu jape te gjitheve.
    Mirepo ne ndryshim nga Sala poshte njerezit po fillojne te kerkojne transparence qendrimi.

  4. Ndoshta kryeministri bëri një test, edhe pse ishte i bindur që shumica do e kundërshtonte energjikisht.
    Këto mesazhet për artikujt kanë një rëndësi të madhe, nuk ka nevojë për opinione apo deklarata. Thjesht të lexosh turmën dhe ajo është tmerrësisht homofobe. Por është akoma herët t’i thuash shqipove që shajnë veriorët malokë, çeçenë, pabuksa, zgjebsa, se homoseksualët kanë të drejta të barabarta dhe mund të martohen ndërmjet tyre e mund të kenë fëmijë.

    Unë e kam evituar këtë debat tek turma që kërciste dhëmbët me shpatë në dorë (Shekulli). Lashë një mesazh këtu për respektin që kam për blogun dhe autorët e tij. Por është e vështirë të shprehemi sepse (mendoj) na mungon edukimi, përgatitja për t’iu përgjigjur situatave të tilla që po i serviren edhe Shqipërisë në mënyre të pashmangshme si një shtet që kërkon të shkëmbejë mardhënie me të tjerët.

  5. «Mbi martesën e shqiptarkëve»
    Unë jam dakord që ne të hyjmë në Europë, por jo që të hyjmë atje me bythë! E sa është numri i homoseksualëve shqiptarë? 1000 apo 2000? A ia vlen të bëhet një projektligj për 500 «çifte» që veç të tjerash do nisin t’i japin njëri-tjetrit ca puthje rokoko nëpër parada qesharake ku mbizotëron roza—jo ajo ‘rozë’, po një lloj tjetër roze!
    Jam i mendimit që komuniteti “gazmor” shqiptar të vazhdojë t’i zhvillojë aktivitetet e veta ashtu siç ka bërë më parë, fshehtas. S’ka pse të tregohemi hipokritë. Ne nuk jemi as Belgjika dhe as Holanda. S’kemi pse t’i imitojmë këto vende për çështje të tilla.
    Nëse duam t’i imitojmë, ka plot gjëra që mund të marrim shëmbull, p.sh. nivelin e jetesës, arsimin, sistemin e shëndetësisë dhe pensioneve e shumë e shumë gjëra të tjera.
    Edhe një vërejtje të vogël. Në librin e parë të Biblës, Gjenezën (Zanafillën) thuhet se Zoti mashkull dhe femër e krijoi njeriun. Aty nuk thuhet se i krijoi njerëzit meshkuj dhe femra. Si rezultat, rabinët kanë nxjerrë në përfundim se një mashkull+një femër=një njeri. Një burrë dhe një grua janë një njeri.

  6. ”””Thjesht të lexosh turmën dhe ajo është tmerrësisht homofobe …………… se homoseksualët kanë të drejta të barabarta dhe mund të martohen ndërmjet tyre e mund të kenë fëmijë.”””

    Po te bej nje replike ty e po e mbyll me kete teme.

    Krenarine mashkullore le ta quajne ndac homofobi e ndac psikopatologji.
    Pederastia eshte e kunderta e virilitetit, ndersa tek greket e lashte dhe Perendimin e sotem, shoqeruese e virilitetit nepemjet biseksualizmit.
    Besoj se ti e di qe ‘virtu’ e ‘virile’ kane te njejten rrenje ‘vir’.

    Pelhura sociale e cdo populli deri me sot eshte thurur e ruajtur, nga pjesa virtuose e virile, eshte krijuar nje sistem brenda te cilit ka nje hierarki te caktuar vlerash.
    Keta individe duhet te qendrojne brenda sistemit e duhet te dogmatizohen qe ta ruajne ate sistem, keshtu edhe kur riprodhohet populli, ashtu sic dardha bie nen dardhe, edhe ruajtesit e rinj mesojne nga ruajtesit e vjeter.

    Ndersa krijuesit duhet te jene me shume virtuoze se virile, ruajtesit duhet te jene me shume virile sesa virtuoze.
    Nderkaq forcat antisistem perhere kane ekzistuar e perhere do ekzistojne. Kur sistemi eshte i forte rrine ne heshtje, kur sistemi goditet nga jashte, marrin hov .
    Mirepo kur marrin hov forcat antisistem, ne fakt jane duke u perpjekur te cajne pelhuren sociale, keshtu qe rregullisht ruajtesit e sistemit duhet ti luftojne e ndersa njerezit me virtuoze riparojne pelhuren sociale, me virilet duhet te mposhtin forcat antisistem dhe aty ku rregullisht i kane mposhtur kemi popujt qe i kane rezistuar kohes.

    Kuptohet edhe se forcat antisistem, gjate periudhes se dobesise se sistemit kane lejuar futjen e elementeve te huaj, por ketu kemi efektin e forces plastike, pra pershtjatjen brenda rregullave te pergjithshme te sistemit te gjese se huaj, pra perthithja e se huajes e cila me kalimin e kohes duke qene brenda sistemit behet pjese e tij.

    Ceshtja eshte se forcat antisistem nuk kane ate virtuozitet e virilitet te krijuesit, e keta te fundit Natyra ua jep popujve me pikatore.

    Pederastet jane jo vetem antinatyre por edhe antisistem, keta vetem do e gerryerjne sistemin e duke qene se u mungon plotesisht si virtuoziteti ashtu edhe viriliteti, nuk ka
    fare gjasa qe te krijojne nje sistem te ri, sepse nuk ka si te jene krijues te sistemeve sociale.
    Qe te krijosh nje sistem social, ne radhe te pare duhet te jetosh e ti besh llogarite duke menduar pertej jetes tende.
    Kete aftesi e ka vetem familjari, ai qe jeton e punon jo vetem per periudhen qe i ngelet te jetoje, por qe punon edhe per pas vdekjes, per tu lene femijeve dicka.

    Tani pederastet per tu futur tek virtuoziteti duan familjen, duan institucionin social me prestigjoz i cili i garanton njeriut edhe nje vizion altruist, sepse ka 3 nivele, eshte ai , eshte prindi i tij, eshte femija i tij, pra ofron edhe bazat etike qe i duhen, duke qene se etika eshte e lidhur ngushte me altruizmin . Njeriu del pertej vetvetes, pertej nihilizmit, pertej hicit vetem fale dashurise per tjetrin.

    Nga ana tjeter kjo i garanton edhe ndjesine historike individit, sheh me interesa te madh, te drejtperdrejte pertej si ne shkuaren ashtu edhe ne te ardhmen, pra njeriu nuk perkufizohet tek e tashmja e ti nenshtrohet asaj, pasi e tashmja ne ndryshim nga e shkuara dhe e ardhmja e nenshtron individin, ja mbyll horizontin, imagjinaten, i kufizon fushen e interesit apo edhe fushen e perdorimit te inteligjences, pa harruar demet tek vullneti.

    Pederasti ne kete menyre, me familjen e me biresimet kerkon te perfitoje dimensionin social e dimensionin historik, qe i mungon.
    Mirepo kjo eshte kaprico, asgje me shume. Pederasti nuk mund te kete kurre nje dimension socio-historik, pasi baza e tij eshte anomalia, natyrore apo kulturore apo edhe te dyja bashke. Pra ai eshte i kalbur qe ne lindje.

    Kush eshte ai fshatar qe do mbillte nje fare te kalbur, apo ai kopshtar qe do mbillte nje kercell te kalbur ?

    Po mesuesi a nuk eshte mire ti qendroje ne koke nxenesit inteligjent e te lere ne meshire te fatit ate qe nuk jep?

    E perseris : Ne nuk kemi pse te plotesojme kapricot e grupeve antinatyre apo antisistem.
    Perendimi eshte aq i lodhur, menefregist e dekadent saqe i ploteson kapricot, ne jo, ne kemi per detyre te farketojme fuqine tone duke e perzier me drejtesine. Ne kete proces pederastia vetem sa na pengon nga rruga drejt asaj qe eshte e drejte.
    Vetem duke mesuar c’eshte e drejte, mund te kuptojme edhe lirine, duke mesuar c’eshte liria nuk shkojme tek e drejta.

    1. nga Nipi:
      1.ç’jane keto percaktime?: “Grupe antinatyre”;
      Te gjithe njerezit, po te zbatojne ligjet themeltare te bashkesise, jane te barabarte para ligjit te shtetit, edhe per te drejtat e tyre;
      te gjithe njerezit, po te duan Zotin dhe njerezit e tjere, Ai, Perendia, i do te gjithe njesoj, madje, sa me shume mekatare te jene, aq me shume i ruan dhe i do.
      2.Pse te mos trajtohet ne Shqiperi ky problem (qe Berisha nuk e di as vete ai, ndoshta pse e ka permendeur temen, kjo mund te jete e vertete)? Mos do te presim si gjithmone te fundit?
      Nuk eshte puna (dhe jo vetem per kete çeshtje) qe te hysh ne Evrope me bythe; por se Shqiperia eshte ne Evrope, te pakten gjeografikisht; dhe po te duam qe te jemi ne Evrope edhe nga ana politike e kulturore, keto probleme, do,s’do, do t’i prekesh e t’i trajtosh;
      duket larg, por brenda fare pak vjetesh te gjithe Evropianet do te kene pasaporten e Shteteve te bashkuara te Evropes; dhe qe te arrihet kjo,me hir a me pahir, duhet t’i garantojme secilit qe te beje ç’te doje me jeten e vet, me trupin e vet, pra edhe me … bythen e vet.
      Nqs nuk u garantojme te gjitha te drejtat homoseksualeve, rrezik behemi si Hitleri dhe Stalini: apo ndokush, potencialisht, eshte nje Hitler dhe Stalin (i vogel, fare i vogel, sigurisht)?
      Nipi

      1. “rrezik behemi si Hitleri dhe ….”

        Do isha kurioz se cfare beri Hitleri, qe po ta perserise Shqiperia do te ishte e turperuar ne sy te te gjitheve?

        Sa per garantimin e te drejtave te homoseksualeve, keto te drejta te sanskionuara arbitrarisht nga oligarkite e radhes mbi shumicen, efekti i tyre, pavaresisht se me cfare ligji mbeshteten, nuk do te arrije te njihet e pranohet asnjehere brenda pragut te shtepise ne familjen time.
        Brenda mureve te familjes sime homoseksualiteti dhe pederastia ngelen nje ves i ndyre e i turpshem asocial, i cili do mbajtur sa me larg vetes, dhe i cili meriton perbuzjen me te plote si nga ana etike ashtu edhe nga ana kulturore, pavaresisht se sa i mbrojtur me ligj ky akt te jete.

        Zotit iu desh te vinte vete ne toke per Sodomen dhe Gomorren, se e keqja e mendjes se njeriut nuk ka kufi.

        1. 1.a. it.: Responsabile della morte di milioni di persone, Hitler fu fautore di una politica di discriminazione e sterminio che colpì vari gruppi etnici, politici e sociali (Rom, popolazioni slave, omosessuali, comunisti, disabili mentali, minoranze religiose, prigionieri di guerra e oppositori politici) e in particolar modo gli ebrei.
          1.b. shq.:Pergjegjes per vdekjen e miliona njerezve, Hitleri ndoqi nje politike diskriminimi dhe zhdukjeje qe goditi shume grupe etnike, politike dhe shoqerore (Rom, sllave, homoseksuale, komuniste, te paafte mendore, pakica fetare, rober lufte dhe kundershtare politike) dhe ne menyre te veçante hebrej.
          2. kujtesa historike: eshte si puna e çmimit te besnzines: çmimi rritet brenda tri ditesh 30%; behet pak buje dhe askush nuk flet me. Pastaj, ndoshta per nje jave rresht ulet me 1%; dhe ulerijne qe te gjithe: fundi i lojes-edhe pse çmimi peson ulje, kurre nuk i afrohet çmimit fillestar, mbetet gjithmone “i rritur”; pra … mekanizmi i “kujteses historike” nuk eshte pervetesuar as …. per çmimin e benzines.
          nga Nipi

          1. Oh non mi dire. Mai non avrei immaginato che sig. Hitler sarebe stato cosi cativo. Anzi cativissimo.

            OK. Te te ofroj nje gjeagjeze atehere:
            Ta zeme se ne nje shtet:
            -740 veta vrasin veten perdite, cdo dite te vitit,
            -Kryeqyteti i ketij shteti eshte kryeqyteti i vesit ne te gjithe boten
            -Kryeqytetit i ketij shteti eshte gjithashtu kryeqiteti i botes per droge
            -Industria, si shtylla kurrizore e ekonomise se ketij shteti, eshte ne koma.
            -Ne pjesen me te madhe te territorit, shpenzimet per asistence sociale marrin 90% te buxhetit te shtetit.

            Si e ka emrin ky shtet?

            Sa per shqiptaret, ata nuk kane as tru per te vrare ne menyre industriale si gjermanet, e as gjak stepe, per te prere koka si mongolet. Gogolat e kane vendin vetem ne dhomat e femijve.

    2. Nga Nipi 2,
      Ne vazhdim, si sqarim: megjithate mendoj se shkrimi- koment i Hyllin-it eshte nje provokim i kujdesshem, dhe qellimisht tejet i skajezuar;
      Nipi

  7. Hyllin, duke i quajtur homoseksualët me termin e gabuar “pederast”, ti e zhvlerëson argumentin tënd; sepse termi në fjalë jo vetëm që ka të bëjë me një kategori tjetër, por edhe është i ngarkuar negativisht, është fjalë përbuzëse dhe vetëm sa i thotë lexuesit që ti ndien neveri ndaj këtyre njerëzve, gjë që, besoj, nuk i intereson absolutisht askujt, ndoshta përveç partnerit ose partneres tënde.

    Mua më vjen keq që ndodh kështu, sepse argumenti yt ka meritë dhe duhet patjetër dëgjuar në këtë debat, meqë çështja e formalizimit ligjor të lidhjes homoseksuale, ose e një lidhjeje që me përkufizim nuk mund të japë pasardhës, nuk mund të trajtohet pa marrë parasysh modelet sociale ekzistuese të martesës, të familjes dhe të marrëdhënieve midis brezave.

    Prandaj, vetë fakti që një njeri i mençur dhe shumë i lexuar si ti nuk arrin dot ta kuptojë nevojën për ta zhveshur këtë debat nga termat përbuzës, më tregon se ne, si shoqëri shqiptare, nuk jemi gati për ta përballuar çështjen e marrëdhënieve të publikut dhe të institucioneve me çiftet homoseksuale; sikurse më tregon edhe sa të gatshëm kemi mbetur, për ta përkthyer homofobinë tonë në dhunë, sipas rastit verbale ose fizike.

    Unë e kuptoj që heteroseksualët vetvetiu ose instinktivisht e natyrshëm do t’i shmangen ballafaqimit me dukurinë e homoseksualitetit; por kuptoj edhe që, në shumë raste, homofobia agresive është shprehje e homoseksualitetit latent, së bashku edhe me vetë personalitetin autoritar dhe perceptimin e rendit social si të përbërë vetëm nga burrat.

    E kuptoj fare mirë edhe që, tek e fundit, në shoqëri të prapambetura dhe me segregacion seksual të theksuar si ajo tradicionale shqiptare, homoseksualiteti ka qenë sublimuar i tëri në hierarkitë patriarkale, të cilat gruan e përjashtonin duke e konsideruar si makinë për të prodhuar fëmijë.

    Ka një vijë homoerotizmi që niset nga Muji & Halili, për të përfunduar te lektisja e sotme e turmës post-pellazge pas heronjve politikë të momentit; në kuptimin që, sa kohë që gratë janë të përjashtuara krejt nga jeta publike, kjo e fundit nuk mund të ekzistojë veçse si sublimim i tërheqjes homoerotike mes protagonistëve, ose mes protagonistëve dhe publikut.

    Jo më kot e djathta ceremoniale, me adhurimin e vet për uniformat, mustaqet, paradat, tytat e topave, stadiumet, llërët e përveshura me muskuj, lokomotivat dhe ballkonet mbi turmë, themelohet – besoj unë – mbi një koncept homoerotik të politikës. Not that there is anything wrong with it, tha.

    1. Xhaxha, vërtet që duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e terminologjisë, për të mos rënë pre’ (apo mos “ngacmuar” turmën e aksioneve homofobe.

      Tashmë, për shumicën tonë, në një tavolinë apo rreth shoqëror, do të na besdiste shumë më tepër prania e dikujt që i vijnë erë këmbët se sa prania e një homoseksuali të deklaruar… dhe kjo tregon se “fenomeni homo” nuk përbën më një skandal për ne (aq më tepër që të jetë i urryeshëm).

      Kur themi homoseksualë, kemi parasysh shokë apo shoqe që i ngjajnë tmerrësisht personazheve të Will & Grace… njerëz me kulturë, të pastërt e të rregullt, me një sens të theksuar humori (dhe me gjithë kapriçot e depresionet e tyre), por… për t’i dhënë pakëz të drejtë arsyetimit të Hyllin-it: në atë kategori hyjnë edhe transeksualët e travestitët, të cilët, “deviacionin/sëmundjen” e tyre shpesh e vënë në shërbim të përfitimit material (prostitucion).

      Në një familje normale, burri dhe gruaja, përveç të punuarit për plotësimin e nevojave dhe kënaqësive të veta, do t’ju duhet që të bëjnë SAKRIFICA edhe për rritjen dhe edukimin e fëmijëve…. sakrifica këto, që në një çift homoseksual nuk janë… prandaj është e kotë, për të mos thënë absurde që ata të kërkojnë privilegjet e familjeve normale (pensioni i bashkshortit të vdekur p.sh).

      I rashë pak gjatë për të thënë që: Nuk jam dakord me inkuadrimin në ligj të të drejtave të posaçme për atë kategori, sepse:
      1- Nuk mund të krijojnë një familje të mirfilltë (riprodhimi, lindja e fëmijëve, si roli kryesor i familjes për të shtuar shoqërinë MUNGON)
      2- Nëse duhen mbrojtur me ligj “dëshirat” e tyre, atëhere duhet që të jemi aq të emancipuar sa të plotësojmë “dëshirat” e të gjithëve (përfshirë ato të hajdutëve… e pse jo edhe ato të vrasësve)
      3- Nëse e quajmë të pamoralshëm prostitucionin dhe bordellin, përse duhet të paisim me të drejta të posaçme transeksualët?

      Si përfundim: Liri dhe dënim të diskriminimit, por JO legalizimit të martesave gay

    2. Po pse, vetem ne politike ? Po ne art ?

      John Ford (padyshim, nje nga me te medhenjte e te medhenjve, ne mos me i madhi !), gjate provave te xhirimit te nje filmi te tij, i thote John Wayne-it, aktorit te tij fetish : “Dreq, ç’më ecën ashtu, si nje teze (queer) ?”.

      I kthehet Wayne : “Të imitoj ty ! “

  8. Ka nje fakt historik te thjeshte kunder argumentit klasik qe ofron Hyllini. Kjo eshte teknologjia. Po jetojme ne nje periudhe qe ne dac viriliteti, ne dac virtuoziteti, e ne dac virtyti i sistemit, nuk maten me ane te figures se pater-familias, por me ane te suksesit te metodes in-vitro, qe si specialist, Hyllini duhet t’a dije qe ka te perbashket rrenjen vi- me te parat. (shaka). Ideja eshte qe ky revolucion bio-teknologjik qe po jetojme, e ben null argumentin e riprodhimit qe ngrihet kunder praktikave homoseksuale. Seksi pra nuk eshte me ai mjet riprodhimi qe ka qene. Mbetet te jete vetem kenaqesi trupore, e paprekshme nga te gjithe moralet, kulturore, fetare, ligjore, sociale, etj, pervec ndoshta moralit te trupit, ku nga nje brime eshte mire vetem te hyjne gjerat e nga tjetra vetem te dalin.

    Sa per natyre dhe anti-natyre, eshte nje tjeter argument i cale, qe nuk ia vlen t’i hyjme shume thelle, pasi natyra njeh gjithcka, dhe do te gjeje menyra te riprodhoje vetveten edhe sikur te mos mbetet kembe femre ne planet. Eshte per t’u habitur qe nje argument i tille te vije nga nje i vetshpallur Nietzchean. Pale, ndoshta per hir te sistemit, me ndihmen e teknologjise, Hyllini do te ofronte te ishte edhe hermafroditi i pare, heroizem qe nuk mund t’i mohohej kurrsesi nisur per nga natyra heroike qe shfaq.

    1. Metoda in vitro thjesht ben te mundur ate qe ndodh edhe ne natyre dhe nuk ben asgje qe eshte kunder natyres. Fertilizimi in vitro bashkon jashte trupit nje veze dhe nje sperme. Nuk me rezulton se meshkujt homoseksuale prodhojne veze…
      Nese nje cift homosh blen nje veze nga nje femer, prape si bicim adoptimi apo blerje femije eshte. S’ka asgje te beje me natyren.
      Edhe dicka, profecia biblike dhe profecite e te gjitha feve madhore, parashikojne degradim te shoqerise njerezore, largim perhere e me te madh nga natyra e njeriut, pra fundin e botes.
      Besoj se tani e kupton ate qe ka thene Hyllini.

      1. “Metoda in vitro thjesht ben te mundur ate qe ndodh edhe ne natyre dhe nuk ben asgje qe eshte kunder natyres. Fertilizimi in vitro bashkon jashte trupit nje veze dhe nje sperme.”

        “Jashte trupit” te duket me pak kunder natyres se sa homeseksualizmi?

  9. I gjithë ky diskutim, më dha idenë që të them dy fjalë për Ermalin nga Kashari, një shembull dhe frymëzim për shumë vetë. Për këtë personazh mund të keni dëgjuar te Aldo Morning Show, kur një nga ish-të dashurat e tij e akuzoi se e kishte lënë shtatzënë, i kishte marrë 600 000 lekët (të vjetra) dhe e kishte braktisur, ndërkohë që ishte i martuar dhe kishte një lidhje me një vajzë tjetër. Nëse Ermali nga Kashari është alternativa e vetme ndaj gayifikimit të shoqërisë shqiptare, është shumë herë më e pëlqyer se pamja e dy burrave me pamje tip Empire of the Sun, që ecin dorë për dore dhe puthen nga Blloku.

  10. Nuk po e kuptoj merine e xha xhait. Ne fillim duket sikur ngrihet kunder Berishes, ndersa ne fund eshte kunder felliqtarve te internetit, nga analiza e te cileve xha xhai nxjerr perfundimin se shqiptaret nuk jane gati te hyjne ne Evrope, pra as te kuptojne Berishen.

    Kjo e ngre ne peidestal Berishen, te pakten si intelektual. Ai pa dashje po i paraprin nje procesi qe me kohe do ta kaperdijne te gjithe. Madje edhe pederistet qe mblidhen darkave neper xhami dhe marrin ne shenjester prapanicat e njeri tjetrit.

    Vertet, xha xha, ti beson qe nje ligj te tille Berisha po e ben per ti larguar vemendjen popullin nga problemet e perditeshme dhe ato te paszgjedhjeve? Po te qe keshtu, kjo me kujton pak ata artikujt e Shaban Muratit per festivalin e San Remos qe synonte ti largonte populit italian mendjen nga hallet e perditeshme.

    Po, puna nuk mbyllet ketu.

    Po merret vesh tani se per kete ligj shoqeria civile po kembengul prej vitesh dhe se hartuesi i tij nuk eshte qeveria por … Elsa Ballauri. E cfare i kushtonte berishes te thoshte ok, per nje problem, per te cilin nuk shkeputi nga puna as edhe nje ore administraten e tij? Mbase kur te vinte dita qe kete tia kerkonte Evropa, kjo do ti kishte kushtuar edhe me shume.

    Shume te rrepte e kishe merine kete rradhe xha xha.

    1. Nonda shkruan:

      Nuk po e kuptoj merine e xha xhait. Ne fillim duket sikur ngrihet kunder Berishes, ndersa ne fund eshte kunder felliqtarve te internetit, nga analiza e te cileve xha xhai nxjerr perfundimin se shqiptaret nuk jane gati te hyjne ne Evrope, pra as te kuptojne Berishen.
      Kjo e ngre ne peidestal Berishen, te pakten si intelektual. Ai pa dashje po i paraprin nje procesi qe me kohe do ta kaperdijne te gjithe. Madje edhe pederistet qe mblidhen darkave neper xhami dhe marrin ne shenjester prapanicat e njeri tjetrit.

      Nonda, edhe ti e ke nisur keq këtë koment – duke përçmuar myslimanët, me argumente prej çapaçuli. Fraza të tilla si “edhe pederistët që mblidhen darkave nëpër xhami dhe marrin në shënjestër prapanicat e njëri-tjetrit” nuk ta nderojnë penën.

      Megjithatë, do të të përgjigjem, duke e konsideruar si lapsus frazën më sipër.

      Vertet, xha xha, ti beson qe nje ligj te tille Berisha po e ben per ti larguar vemendjen popullin nga problemet e perditeshme dhe ato te paszgjedhjeve?

      Unë besoj se fundi i korrikut nuk është koha më e përshtatshme për të lëshuar projekt-ligje me përmbajtje kaq delikate; dhe aq më tepër nga kryeministri i legjislaturës së re. Unë besoj se Berisha rregullisht iu drejtohet mediave “për t’i luajtur”, meqë nëse nuk e bën këtë, do të ishte i vetmi kryeministër në botë. Unë besoj se Berisha është burrë me mend, dhe përpiqem t’ia arsyetoj veprimet i mbështetur mbi atë premisë.

      Po merret vesh tani se per kete ligj shoqeria civile po kembengul prej vitesh dhe se hartuesi i tij nuk eshte qeveria por … Elsa Ballauri. E cfare i kushtonte Berishes te thoshte ok, per nje problem, per te cilin nuk shkeputi nga puna as edhe nje ore administraten e tij? Mbase kur te vinte dita qe kete tia kerkonte Evropa, kjo do ti kishte kushtuar edhe me shume.

      Gazeta që lexoj unë, “Shekulli”, thotë ndryshe, dhe pikërisht që hartuesit e këtij projektligji kundër diskriminimit nuk e kishin zënë fare në gojë, në tekst, çështjen e martesave mes homoseksualëve.

      Ja ç’thotë “Shekulli”:

      Grupi i punës: Martesat gay i kërkoi Berisha

      TIRANË – Martesat mes dy personave të të njëjtit seks janë kërkuar nga Kryeministri Berisha dhe nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për një projektligj të shoqërisë civile. E vetmja e vërtetë është që shoqëria civile ka bërë një projektligj Kundër Diskriminimit të shtresave të caktuara, mes tyre edhe homoseksualët. Por ka qenë Kryeministri Sali Berisha ai që ka shprehur kërkesën e tij gjatë një takimi informal, që të shtohej edhe kjo pjesë në projektligjin e ri. Kërkesa kryeministrore u ka nxjerrë jo pak andralla hartuesve të projektligjit, të cilët janë detyruar ta rikthejnë materialin mbrapsht dhe ta ripërpunojnë. Kjo është edhe arsyeja përse projektligji i ri nuk ndodhet ende në qeveri.

      Natyrisht, çështja e martesave mes homoseksualëve është çështje artificiale, e mbjellur nga lart për arsye që duhen sqaruar. Madje edhe vetë homoseksualët në Shqipëri nuk besoj se kërkojnë aq të martohen, sa të çlirohen nga persekutimi që u bëjnë për shkak të preferencave të tyre seksuale.

  11. Kjo urrjeta e shqiptareve ndaj homoseksualeve me te vertete te ngjall krupen. Nje vrer qe njerezit e mbledhin nje zot e di ku, dhe e vjellin neper forume ku po diskutohet kjo ceshtje. Eshte plot. Madje disa mburren meqe 95% e shqiptareve e mbeshtetkan kete ide, atehere qenka mese normale. Anormale ketu jane homofobet, qe psikologjia ne perendim po i trajton me dhjetra perdite, sepse aq shume e kane humbur toruan saqe disave ju eshte bere fiksim i gjalle.

    Mos kini kaq urretje dhe pershtjellim per dicka qe nuk e njihni. Askush te mos guxoje te perfytyroje dy meshkuj apo dy femra duke u puthur sepse ky eshte perversiteti me i madh, me i madh se sa mund te jete imagjinata seksuale e nje njeriu.

    Jetoni jeten tuaj me shendet te plote, dhe lereni kohen te hapet. Shoqeria eshte e te gjithe njerezve, hetero, homo, bi, transgender e ca te duash tjeter. Perjashtimi juaj nuk pi uje asgjekund sepse askush nuk mund te prek te drejtat kushtetuese te qytetarve shqiptare. Ky shtet mbron me fanatizem te drejtat e cdo besimi fetar ne vend, te drejtat e cdo komuniteti etnik, te drejten e abortit, te divorcit etj. Kjo sepse eshte koha qe njerezit te jetojne me ndergjegjen e tyre te lire. Te kene mundesi te mesojne nga realiteti perreth tyre, dhe te krijojne kornizen qe i pershtatet lekures se tyre.

    Maloke, qytetare, fshatare, pasanike, varfanjake, intelektuale, pseudo-perendimore, trashanike, hollake, homo, hetero, femra te mbuluara, femra gati lakuriq, emigrante e kalamaj emigrantesh: gezoni te drejtat e pamohueshme qe ju garanton kushtetuta e Shqiperise, dhe lerene kohen te hapet. Villni vrer aty ku ju dhemb, dhe jo ne kurriz te grupeve qe i diskriminoni me kaq pasion.

    1. Koserv-Lib,

      “askush nuk mund te prek te drejtat kushtetuese te qytetarve shqiptare. Ky shtet mbron me fanatizem te drejtat e cdo besimi fetar ne vend, te drejtat e cdo komuniteti etnik…”

      Kush te ka genjyer kaq egersisht ty, qe vjen e i hedh pa doreza keto mrekullira?

      Si i mbron te drejtat kushtetuese te shqiptareve shteti shqiptar? Na i tregon dot?

      Nuk i kam pare lajmet ditet e fundit, ndaj po te pyes ty.

      Kur i eshte kthyer prona pronarit legjitim?

      Kur u denuan kriminelet e diktatures se proletariatit?

      Kush i perze nga shkolla vajzat e mbuluara?

      Ke ndonje dijeni paraprake ti per keto pune, apo i hedh ashtu ne tym keto shashka?

      Une di kete qe di gjithe bota: qe shteti shqiptar e shfuqizoi ligjin qe kriminalizonte homoseksualitetin gjate diktatures. Ligjin pra qe i fuste neper burgje homoseksualet dhe i persekutonte me pune te detyruar.

      Ti nese ke ndonje dijeni per keto te drejtat e tjera themelore qe i njeh kushtetuta dhe qe ne na rezultojne te papermbushura, mos ngurro te na i thuash qe ta shpallim dite feste kombetare diten kur prona iu kthye pronarit dhe nderi dhe e drejta e njerzve te vrare dhe te shkaterruar nga diktatura komuniste u vu ne vend.

      1. Sa për vajzat e mbuluara, i ke të gjitha në punë te Telekomi. Janë shkurtuar vendet e punës për gratë e pambuluara.

  12. Une do ta vleresoja me 5 yje argumentimin e Hyllin. Nuk jemi ende ne fazen e tjetersimit (ristrukturimit teresor) te sistemit, qe te mbrohet perspektiva e se “drejtes se natyralizuar” te çifteve gay, me argumentin e riprodhimit in vitro. Thene keshtu, do te vinim ne diskutim parimin e humanitetit ne favor te nje shoqerie robotesh, te cilet do te kene perzene ne vendin e askundit “te egrit”, ata qe riprodhohen me menyren e vjeter (romani i A. Hakslit ‘Bota e re’), se pari sepse Shqiperia eshte shume larg Epokes Ford. Perspektiva oruwell-iane do t’i shkonte me per shtat Berishes, te cilit nuk se i mungojne shenjat qe do te donte te realizohej ne rolin e Vellait te Madh (apo te Mendimit Unik). Eshte nje nga variantet e distopise, post-totalitare, qe ve ne diskutim raportin ndermjet lirise dhe dhunes, jo medoemos fizike (globalizmi, qe pranohet se eshte politike dhe jo ideologji, ka ca pika takimi me totalitarizmin).
    Ne fakt, edhe tek ne jane te dukshme ndikimet e filozofise liberale te K. Popperit, e kemi induktuar me ç’na ka ardhur per dore. Sipas tij, lumturia është një çështje private, individuale dhe secili duhet të ketë mundësinë të vendosë se cila është rruga më e mirë për të që duhet ndjekur.
    Ç’kemi mbjelle, po korrim.
    Por Berisha vetem luan me kete filozofi te importuar apo te imponuar nga Evropa (sjellja e tij politike pak ka te beje me liberalizmin). Te pakten te qeshurat e tij kete kuptim kane: “Nuk na duan me moral tradicional (konservator, njengjyresh, si te doni), duan te na e shohin surratin “me bojera”… Se ashtu e kane edhe vete…”
    Sfiden ia hedh njekohesisht edhe popullit, edhe Evropes dhe eshte shume e rrezikshme, s’do te thosha se pari per ate vete…

  13. Di ndokush nëse ka donjë faqe homoseksualësh në internet që ta zbrazim homofobinë tonë atje ku duhet dhe në mënyrë efiçente (dhe jo midis bashkatdhetarësh dhe bashkëhomofobësh heteroseksual)?

    Megjithatë, si në një bisedë të sinqertë midis homofobësh mund të them se të gjithë meshkujt fshehin potencialisht thëngjillin e homoseksualitetit. Përveç kësaj më duhet të them se homofobinë time e karakterizon një shkallë e lartë mirëkuptimi, që kur m’u bë e qartë prej dikujt, me njohje më të thella në këto punë, se edhe homoseksualëve meshkuj – sikurse edhe neve që jemi shtylla e moralit (pra heteroseksualët) – u qán syri për femra. Sepse si mund të shjegohet që në mardhëniet homoseksuale njërit nga partnerët i duhet të luajë/kryej rolin e femrës/gruas? Pra dua të them që kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë me homoseksualët, të dashur homofobë meshkuj.

    Megjithatë, unë jam dakort me disa prej bashkëatdhetarëvë cohomofob, që siç e thonë edhe këta anglishtfolësit “don’t encourage the stupidity”, gjë që e ka bërë tashmë rrugë dhe metodë kryeministri ynë i nderuar, tash e njëzet vjet.

    1. Ne Vancouver, BC, qe per gay-at eshte si nje S.Francisko e dyte, sot ishte Pride Parade day. Nje nga pankartat prej eventit, e cilat u fokusua ne kamerat e lajmeve te ores 18:00 shkruhesh me te madhe: Accepted in Albania.

      1. Idashur,

        Kur e lexova komentin tënd nuk e di sepse ndjeva një krenari jo të zakonshme për vendin tim, ndonëse “in a gay way” (gjë që ma imponon konteksti). U ndjeva krenar sepse kur mendoj që deri dje kujtoheshim si vendi i kallashnikovëve, bandave dhe gjithë mizerjes që la pas 97-ta, ky mesazh që vjen nga Vancouveri i përparuar, qëndra e homoseksualëve Kanadez dhe më gjërë, më mbush me shpresë (por edhe mëndjen) se “Shqipëria po Ndryshon”… vërtet.

        1. Ujk,
          As une nuk di pse ndjeva nje krenari gati te pazakonshme kur degjova (dhe pashe) lajmin e dhene nga kryeministri. Dy gjera me erdhen menjehere ne mendje (ja qe ndodh nganjehere : ai reaksion qe te vjen vetishem qe ne çastin e pare, del më i sakti, qofte dhe pas reflektimesh te mevonshme, qofte edhe per nje teme te ngaterruar si kjo ) :

          Se pari, duke pare gajasjen e Keshillit te Ministrave me ne krye bash zotin Kryeminister, gjeja e pare qe mendova ishte se behej fjale, ne rastin me te mire per nje provokim, ne me te keqin per nje maskarade (kete e konfirmoi me vone fakti se, nje ligj te tille, Shoqeria Civile nuk e kish kerkuar; ajo thjesht kish propozuar nje ligj kunder diskriminimit e ku nuk kish asnje fjale te vetme per martesat brenda gjinise !).

          Dhe se dyti, po aq vrik mendova : “Pse jo !” (ne sensin : “nami” u befte !). Dhe aty ndjeva ate “krenarine e pazakonshme” ne fjale.
          Dhe mu kujtua shprehja e frengut : “L’arroseur arrosé” (qe do jepte ne shqip, fjale per fjale : “Lule-vaditesi i vaditur” – ne më duket e kemi “kush i ben gropen shokut, bie vete”).

  14. Pyetje:

    A do ta kishte bere dot Sali Berisha kete diversion ne epoken e George W Bush?

    Pergjigje:

    Pyetja juaj me duket e goditur. Kumbulla e rradhes qe leshoi Berisha, i shpetoi me gjashte muaj distance cenzures teksane dhe duket krejt e favorizuar, mund te themi e pjalmuar, nga era Obama; nje nga efektet anesore qe shkaktoi ne shkalle globale mesazhi i koduar YES WE CAN!

    Pyetje:

    Ne oret e fundit motoret e kerkimit statistikor on line po detektojne nje dendesim ne rritje e siper te perdorimit
    ‘tek’ te shkronjes B me pike nga pas, si ne Sali B. , Lulzim B. etj. Komenti juaj?

    Pergjigje:

    Thjeshte nje koincidence fatale midis reticences pudike ne permendjen monogramike te fundshpines/te pasmeve, me inicialin dinastik te Berishes, ne keto ore te nxehta pas proklamates se tij pro martesave gay. ( Nuk duhet harruar se shperthimi homofobik kunder Sali Berishes vjen direkt pas pagezimit ne blogosfere si martese homoseksuale me Ilir Meten, te aleances se tij paszgjedhore me LSI-ne e majte. Hamendja e informuar na con t’i gjejme edhe me tej fillesa latente te emaskulimit te mbiemrit te Berishes, ne fillim te viteve ’90 ku sigla PD, ne shkodranisht shqiptohej Pede, pa pika permbi.)

    Nga folklori politik shqiptar kujtojme sesi ne vitin 2000, militanca demokrate ne vend, pas zgjedhjes si president te ShBA-ve te Bush Jr , rreshtoi si perputhje kabalistike tre B-te (Bush-Berluskoni-Berisha) per te treguar imperativin kozmik te ardhjes ne pushtet te se djathtes edhe ne Shqiperi. Tre B-te (Barleti-Buzuku-Bogdani), qene propozuar edhe me pare per te tjera bestytni etnoestetike, por sot ne gazeten “Shekulli”, nje komentator perfshiu serisht Berishen ne nje rreshtim qe rrekej te shihte simetri fatale ne triumviratin e perfolur si pergjegjes per formulimin e ligjit mbi martesat alternative: B-erisha/B-allauri/B-asha (ky i fundit mbase thjeshte per merite te buzeqeshjes qe vjen nga Hollanda). Keto dite do te mbahen mend ne gjithe historine e shqipes se shkruar si ditet e B-se se abuzuar me shume se kurdohere. (Per t’iu rikthyer “fjales-B”: ne fakt publicisti punk Edison Ypi e ka zgjidhur ne menyre origjinale se prapthi ekuacionin, duke perdorur ne kolumnat e veta sintagmen “ytha” : per me teper shih fantazine e tij per vazeline dhe orkester “Ta ci morrin” , kompozuar ne gazeten “Koha Jone” si nje perdhunim ritualistik per nder te kolegut rival Mero B.)

    Pyetje:

    Ndonje teori te shpejte konspiracioni, nese e keni per kollaj?

    Pergjigje:

    ARCI-Gay Italia ka pershendetur nismen e Berishes duke hedhur si te mundshme perspektiven jo vetem te turizmit matrimonial ne Shqiperi, por edhe ate te emigrimit perfundimtar. Apartamentet bosh ne pallatet ngjyreylberi te bumit ndertimtar absurd ne Tirane, jane pjese e strategjise se hershme musoliniane per kolonizimin e Shqiperise perendimore. Sali B. ne akord me Silvio B. !Shperndaje!

  15. Tashe ta mbyllja me kete teme, por provokimi jot xha xha eshte i papranueshem per mua. Ne kulturen time eshte e papranueshme qe te provokohet tjetri ne menyren tende, vetem ne rast se do ta fyesh e rrjedhimisht te behesh gati te perballosh pasojat e fyerjes. Do te kunderpergjigjesha allashqiptarce po te ishim ne ambjent tjeter. Po abuzoni me te drejten e zotit te shtepise.

    Ndersa sa per ate teorine perverse te pederastise se fshehur, ajo eshte nje nga xhevahiret e psikologjise psikopatike qe nuk pranon se afersia mes dy njerezve mund te jete e nivelit moral,mendor,spiritual,kulturor pa pasur brenda perberesin seksual. Muji dhe Halili ashtu si vellameria shqiptare, duhen lene jashte psikologjise psikopatike, qe po degjeneron mbare perendimin.

    E kam hasur nje xhevahir te tille, tek nje profesor i Oksfordit i shekullit te kaluar, kur e quante pederastine e Greqise se lashte te ardhur nga jashte e saktesisht nga iliret dhe si argument sillte, vellamerine shqiptare qe ekzistonte ende ne trojet shqiptare, pra qe shqiptaret si pasardhes te ilireve na paskan ruajtur nje institucion antik.
    Kulmi i shperdorimit te inteligjences. Nuk ka asnje fakt historik, absolutisht asnje, as ndonje fakt tangjent, zero absolute, vetem ca hamendje perverse.

    Ne shqip , ka 2 terma, pederast dhe bq. Ne shqip nuk perdoret (e nuk ndjehet) as heteroseksual e as homoseksual, po burre dhe bq.
    Koncepti shqiptar pederast/homoseksual, ne mendesine shqiptare nuk ekziston, pasi Shqiptari per te qene i tille nuk mund te jete homoseksual.
    Prandaj edhe eshte kercenim jo vetem per fene, per familjen, per martesen por per vete moralin kombetar.

    Eshte pikerisht ky moral kombetar, me te cilin po perballeni ju homofilet, jo me moralin fetar apo thjesht me turmen.

    Ne moralin kombetar, te jesh burre eshte mire, te jesh pederast eshte keq.

    Tani, ju homofilet , dhe ti xha xha, na vini e na thoni, se nuk ka gjykim moral , se burri dhe pederasti, nuk i qendrojne njeri tjetrit si dy te kunderta, por si bashkeudhetare, se nuk ka nje normal e nje anormal dhe per kete cfare beni?
    Beni te vetmen gje qe bejne ata qe duan te shkaterrojne cdo gjykim mbi c’eshte mire e c’eshte keq, c’eshte e drejte e c’eshte e padrejte, I NGRINI TE DYJA NE VLERE ABSOLUTE, keshtu ne vlere absolute kane te njejten vlere, nuk ka me nje minus e nje plus.
    Vlera absolute qe perdorni ju homofilet, eshte te qenit te gjithe homo sapiens sapiens.

    Po njesoj edhe kanibali i ngritur ne vlere absolute eshte po njesoj me njeriun normal edhe pedofili .
    Jo mbi keta nuk ju leverdis te perdorni ngritjen ne vlere absolute, keta doni ti gjykoni, keta duhet ta kene nje mbulese morale, sepse ne fund te fundit ju homofilet jeni te moralshem, dini c’eshte mire e c’eshte keq e veproni si duhet.
    Se ju homofilet keni nje moral civil, nje etike civile.

    Po moral civil, etike civile eshte edhe morali kombetar, nuk eshte moral fetar , nuk eshte etike fetare.
    Ja tek ju iken superioriteti aq i dashur i fjales ‘civil’ .
    Ne realitet kemi te bejme me nje moral te gjymtuar kristiano-liberal, i cili me paturpesine me te madhe hiqet si i shendetshem, sikur ne bote ka vetem qorra e dekadente dhe nuk e shohin se kjo aleance po gerryhet nga brenda dita-dites, sepse eshte anormale, e mezi po e siguron minimumin e domosdoshem etik ne Perendim.

    Keta homofilet flasin per vlera, keta dine te japin vlera, keta dine te imponojne vlera, keta e njohin hierarkine e vlerave, keta pretendojne te jene fisnike, keta pretendojne te jene te fisem.

    Mirepo c’ndodh kur vjen fjala per ti dhene vlere , per te perzgjedhur cka me shume vlere ne rastin tone?
    Ketu vlera e vertete qenka mos te caktojme vlera !!!! Po si na qenka vlere, moscaktimi i vlerave ? Ketu po cohet logjika me pushime!!!!

    Sigurisht qe ketu duhet dhene nje vlere, duhet perzgjedhur cka me shume vlere e cka me pak vlere.
    Mashkulli e femra qe respektojne vullnetin e natyres e te Zotit, qe kane instikt te shendetshem seksual, kane me shume vlere se meshkujt e femrat qe kane instikt te deformuar seksual.
    Sepse gjithcka qe eshte e shendetshme, e forte, e bukur, inteligjente ka me shume vlere se cka eshte e ligesht, e dobet, e shemtuar, idiote.

    Kush do e deshironte nje femije te ligesht, te dobet, te shemtuar, idiot ?
    Kush e zgjedh domaten e fishkur ne supermarket, kush nuk i rrudh buzet kur ne treg , domateshitesi te ve mes domateve te mira, nje domate te keqe ?
    Kush eshte ai, qe nuk do nje njeri te pergatitur, te forte, te mencur, me vullnet, si udheheqes te vet ?

    Pse askush nuk shqetesohet per diskriminimin e atij qe ka me pak shkolle ne vendin e punes, kur drejtori i thote te perjashtuarit, ky tjetri ka me shume kurrikulum e eksperience se ty; por perkundrazi e deshiron ?

    Keshtu pra, ketu behet fjale per te dhene vlera, per te caktuar cka me shume e cka me pak vlere ne shoqeri !
    Kjo eshte menyra e drejte per te debatuar, jo pallavrat e lulianit mbi teknologjine, mbi in vitro, mbi Nicen qe sipas tij na qenkesh adhurues i vdekjes e jo i jetes e nje thes me traplliqe qe jane gjynahe te verteta per jeten.

    Homofilet qe nuk duan te japin vlera ne kete pike, cfare dreqin duan qe flasin per vlera ?
    Si mund te argumentohet, perjashtimi i nje fenomeni te caktuar nga dhenia e vleres ?
    Liria? Mos valle liria legjitimon mosdhenien e vlerave ne emer te saj?
    Perkundrazi liria ndihmon ne dhenien e vlerave, vetem anarkia dhe dekadenca nuk duan te japin vlera.
    Prandaj edhe anarkia edhe dekadenca duhen luftuar e duhen nenshtruar, cfaredo forme ‘civile’ te kene, duhen shquar dhe goditur.

    1. Hyllin, nuk kisha ndërmend të të fyeja. As besoja se mund të fyhesh kaq lehtë ti, që me ndërhyrjet e tua në blog nuk ke lënë grup e komunitet pa “fyer”.

      Ti thua që në një “ambient tjetër” do të më ishe përgjigjur “shqiptarçe”; unë të them se në një ambient tjetër ky diskutim nuk do të kish ndodhur fare, meqë ti do të ishe në spital, duke marrë veten pas rrahjes paq prej të gjithë atyre kolegëve shqiptarë të blogut të martuar me gra të huaja, të cilëve ua prezantove si “të dobishme” idenë se gratë i kanë të përdala.

      Sa për temën që diskutojmë, unë mbetem i bindur që është absurde të diskriminohet dikush për preferencat seksuale, sa kohë që nuk kryen ndonjë krim të ndëshkueshëm me ligj. Unë si “zot shtëpie” nuk gjykoj, por përpiqem të kuptoj edhe gjërat që më neveritin. Sikur të gjykoja, treçereku i komenteve të tua në këtë blog nuk do të kishin kaluar.

  16. Nuk me intereson fare se ku i fusin me deshiren e tyre grate e tyre, koleget e blogut. Une fola ne pergjithesi e fola per ide qe prodhon nje idealtip te dobishem per shoqerine shqiptare, nuk i fola ndokujt personalisht. Per mua koleget e blogut ekzistojne ashtu sikunder duan ata te ekzistojne, si anonime.
    Ka nje diference te shijshme per llogjiken, mes te pergjithshmes e personales. Sa per rrahjen, ku ka grup ka edhe individe, e keta individe nuk jetojne perhere ne grup.
    Sidoqofte me allashqiptarce nenkuptoja dhunen verbale dhe me ambjent tjeter, nje vend ku nuk je i zoti i shtepise.

    Sikur te gjykoje pas kutit tend, nuk do ishe administrator i mire, se s’do ishe super-partes. Difekti me i madh i administratoreve shqiptare ne internet eshte se nuk njohin rolin e tyre, vetem pasi fitojne eksperience fillojne ta njohin.
    Mendoj se do ishin me shume se trecerek.

    Sa per temen, vetem ‘mbetem i bindur’ nuk eshte argument. Duhet shpjeguar nga vjen bindja, cilat jane themelet ku bazohet, cilat jane shtyllat, cila eshte catia, sa kushton bindja e c’te ardhme kerkon bindja.
    Ne sondazh, ‘jam i bindur’ perben vote, po nuk me duket se ke hapur nje sondazh.

  17. Njerezit drejtohen nga pasioni dhe paraja.Nuk kemi as me te voglin dallim midis nji shkencetari dhe nji krimineli.Te dy drejtohen nga pejshen dhe mani.Bota rotullohet reth tyre dhe nji dite ndoshta do te mbaroje ne nje lufte te fundit per PASION ose PARA.

  18. Dje ishte Gay Pride ne Amsterdam, dhe kryetari i bashkise edhe pse jo Gay kishte dhene nje ndihmese te madhe qe i gjithe qyteti te ishte gati per feste dhe pati shikues me shume se gjysem milion njerez, nje gje e mire per qytetin e Amsterdamit.
    Ai e nisi paraden me kurorezimin e nje cifti amerikan i cili nuk mund te martohej ne Amerike.
    Jam i lumtur qe ne i japim mundesine dy njerezve qe kane ndjenja per njeri tjetrin te lidhin te ardhmen e tyre me ligj, do te ishte nje gje pozitive per kedo, vijoi kryetari i bashkise, qe kjo gje te ndodhe ne cdo qytet te botes, por dhe jam shume i shqetesuar sepse shoh nje urrejtje te hapur kundrejt homoseksualeve nga komunitetet muslumane te cileve ne i kemi hapur portat dhe i kemi pritur kur ata kane pasur nevoje.

    Keto komentet e hyllin-it me bejn ta grupoj/identifikoj me stereotipin e ketij lloj grupi njerezish mgjse edhe ata kane nje kulture fetare mijera vjecare, kane nje kuran kujt ti besojn… po hyllini i rritur ne ambiente te mbyllura ne epoken e komunizmit dhe i edukuar me idealizma te cilat u shemben brenda nje nate, ku e gjen burimin e ketij vleresimi/gjykimi???!!!!

    Fatkeqesia me e madhe eshte se si person hyllin-i perfaqeson gati 90% te shqiptareve, ai perfaqeson ate brain drain qe Shqiperia e qan qe prej ’90, ai perfaqeson te vetequajturen inteligjenca e kombit e edukuar jashte vendit…

    Ajo qe me mundon eshte qe shumica e homofobeve i marrin gjerat si ligje te natyres, gjera qe jane vendosur keshtu e nuk duhet te jene ndryshe, o e bardhe o e zeze “O k’shu si them une, o fundi i botes !”alternative tjeter nuk ka.
    Ketu shkojm dhe te limiti i mendimit ose i injorances mund te them, dhe per fatin tone te keq kete e pasqyron nje % shume e madhe e shqiptareve, faktet flasin vete, mjaftoi nje propozim per ligj ti japi te drejten kujtdo te shfaqi mendimin e tij te hapur, por qe ne baze eshte shume i kufizuar si jepe liri tjetrit.

    Jeta dhe zgjedhja e tjetrit nuk eshte monopol gjykimi per askend.

    Pergjithesime te stilit, ne shqiptaret nuk e bejm kete e ne shqiptaret nuk e bejm ate nuk jane me vend per kete teme, te pakten une personalisht nuk dua te identifikohem me te njejtin shqiptar si Hyllin-i e shume te tjere qe mendojn si hyllini. I jap te drejte per gjykimin qe bejn dhe harxhoj kohen time te vyer ti lexoj sepse dhe ata kane te drejte te shprehen e me mesojn dicka nga niveli social i shoqerise sone, ne c’fare stadi ka avancuar dhe per ku po drejtohet.
    Jemi shume te vegjel per te pretenduar te dukemi te medhenj, le t’ia lejm vendin te medhenjve qe te na mesojn vertet dicka qe ja vlen e te na hapin mendjen.

  19. Meqenese diskutimin duhet t’a bekemi sipas percaktimit te vlerave te shoqerise, keto vlera nuk mund te percaktohen pervecse historikisht. Dhe meqenese tema ne fjale ka te beje me homoseksualizmin, historikisht, vlerat kulturore, intelektuale, patriotike, e te gjitha vlerat, kane qene me te larta ne ato shoqeri ku homoseksualizmi nuk eshte pare si problem, ashtu si po perpiqet t’a shohe Hyllini. Sidoqofte, kur nje njeri nuk ka deshire te komunikoje, por vetem te predikoje, cdo argument do t’i duket pallaver. Edhe sikur argumenti Huxleyan i fertilizimit in-vitro te mos qendroje, kini parasysh qe nuk qendron as histeria kunder homoseksualeve me baze argumentin e riprodhimit, pasi edhe sikur riprodhimi te mos sigurohej nga teknologjia in-vitro, numri i homoseksualeve eshte aq i vogel sa qe mos kercenoje riprodhimin e nje shoqerie.

  20. Me kete ligjin e fundit per te drejtat e “qyqja mi gra”-ve mund te thuhet se tashme Shqiperia e plotesoi rrethin dhe ka bere nje shkeputje te plote me epoken e komunizmit. Madje me te gjitha epokat.
    Nga epoka e “Carjes se rruges se historise me shpate ne dore”, kaluam ne epoken e carjes se rruges me kapele ne dore. S`na doli gje.
    Mbas shume provash, vuajtjesh e pesimesh, mesuam se rruga me e lehte, me e mire, me efektive, me etike, me e virtytshme, me e drejta, me begateta, me e nderuara, me e pranuara, me e natyrshmja, me e kohes, me e modes, me shik, me kitch, me romantikja, me modernia, me e lavderueshmja, me e gezuara, me… burrerorja, ishte hapja e rruges se historise me b…. ne dore.

    Per shpaten e shqiptarit,as muzeumet s`duan te bezdisen…
    Per trimerine e shqiptarit, as do tia dije njeri e as e beson kush.
    Per femren e shqiptarit, aha. S`hapen rruget me me ato, se si zanati me i vjeter ne bote, ne jemi te fundit qe i hyme valles.
    Gango shqiptar eshte aq anakronik, aq passee, si prej nga fillim – mesi i shekullit te 20, sa qe s`ia vlen ta marret ne konsiderate.

    E vetmja gje qe do ta beje boten te na marre seriozisht, te gjithe ne te kultivuarit rame dakort, eshte b…. e shqiptarit. Mbas shpates se homoerotikusit te pare shqiptar, Skenderbeut, kjo ideja e dhenies se te drejtave ligjore te “qyqja mi grave” eshte momenti modern prej “eureke” i joni. Moment prej gjenie i mendjes shqiptare. Ku ka gje me ekzotike, per kete bote te lodhur prej gjithshkaje, qe s`di cfare te beje me me veten, e qe ka frike si te jetoje ashtu edhe te vdese, se sa b… e shqiptareve te eger. Si mund ti rezistosh tundimit e te mos entuziasmohesh me idene e ekzistences se nje egersie me permasa gati mitike, e cila me se fundi, krejt papritur zbutet si nje kafshe e hipnotuzuar dhe eshte gati te te shtrihet mu ne hyrje te deres me b… ne dore? Ky eshte nje nga ato momente karriere ndertuese,, nga ato qe meritojen nje biblioteke me libra. Nje hap i vogel per njerezimin, por nje kercom gjigand per popullin trim e te vuajtur te shqipeve. Te hidhesh nga epoka e feudalizmit, ne epoken e komunizmit, dhe me hapin tjeter ne epoken e b….s, kjo jo shume kujt mund t`i ndodhe. Eshte me te vertete nje moment historik. Gezojeni, se jeni deshmitare te saj.

    P.s: hapi tjeter qe duhet te marre Sala ( ishalla ndonje nga keshilltaret e tij e lexon) eshte qe t`i ofroje Obames dhe Schwarzeneggerit ndihme me vezhgues nderkombetare (nga nje vend) ekzotike kur te behen votimet ne referendumin e radhes per Propozimin # 8 ne Kaliforni. Do te ishte ky nje moment me permasa Shekspiriane. Dhe pastja lume ne qe rrojtem dhe e pame shqiptarin zonje.
    Mnas nje suksesi te tille, Sales, per ta nderuar, mund t`i ofrojne edhe nje kolltuk si anetar i perkohshem i Keshillit te Sigurimit te OKB.
    Lirine, -tha ai, e kam me vete dhe do ua sjell une….

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin