Norma, njëlloj si ligjshmëria, imponohet në mënyra të ndryshme – që nga imponimi forcërisht, nëpërmjet gjobave ose censurës; duke kaluar nëpërmjet imponimit rutinor, sa herë që përdoruesit e gjuhës ndjekin shpesh pa vetëdije kode që i kanë mësuar dhe përvetësuar në shkollë; e duke përfunduar me imponimin moral (kulturor), që ka të bëjë drejtpërdrejt me prestigjin e të shkruarit sipas rregullave, ose me turpin e të shkruarit keq, deklasimin, dëmtimin e perspektivës për karrierë e kështu me radhë.
Efektet e thyerjes së normës në komunikimin publik mund të ilustrohen me anë të së ashtuquajturës teori të “dritares së thyer“, e cila zakonisht përdoret për të përligjur tolerancën zero ndaj shkeljeve dhe vandalizmave të vogla në jetën publike – xhamave të thyer, graffiti-ve në muret, mikro-kriminalitetit, etj. Që nga çasti kur një gazetë madhore lejon botimin e një artikulli të shkruar me alfabet të thjeshtuar, ose që përmban trajta sub-standarde, përdoruesve u kumtohet mesazhi se disiplina nuk po imponohet më, prandaj mund të shkruajnë si të duan.
Zbatimi i disiplinës, i vullnetshëm ose me detyrim, kërkon një shpenzim energjie më madh sesa indisiplinimi; por ky shpenzim energjie gjithsesi shpërblehet. Në të njëjtën mënyrë, një grup njerëzish që duan të kalojnë nëpërmjet një porte të ngushtë do të arrijnë ta bëjnë këtë më shpejt, në qoftë se vendosen në radhë, edhe pse radha, si formë organizimi, kërkon më shumë energji sesa kalimi i thjeshtë nga pika A këtej portës në pikën B andej. Në kontekstin e komunikimit gjuhësor, disiplinimi sipas normës lejon rendiment më të lartë të komunikimit. Idealisht, nëse ligjërimi e ndjek natyrshëm normën, siç ndodh në gjuhë madhore e të konsoliduara, atëherë përdoruesit nuk e dallojnë fare mjetin gjuhësor, i cili bëhet kështu krejt transparent. Me fjalë të tjera, normëzimi i nivelit drejtshkrimor dhe gramatikor bën të mundur nyjëtime të një niveli më të lartë, stilistik dhe retorik, të cilat kanë forcë shprehëse ku e ku më të madhe sesa sistemet e ulëta të gjuhës.
Pse ia lejon vetes gazeta të botojë shkrime të cilat nuk pajtohen me normën? Një nga arsyet ka të bëjë me personelin e paktë në redaksitë; një arsye tjetër lidhet me faktin që shumë prej këtyre shkrimeve nuk paguhen; por arsyeja kryesore është, besoj unë, tolerimi i shkeljeve, ose i indisiplinimit. Si dukuri, kjo i përket së njëjtës bashkësie me hedhjen e plehrave në rrugë, kalimin e udhëkryqit me semaforin në të kuqe, vjedhjen e energjisë elektrike dhe të ujit, kafetë e zgjatura në orar të punës e kështu me radhë; ose perceptimin e disiplinës nga publiku si një të keqe për t’u shmangur, jo si protokoll të eficiencës.
Në një perspektivë freudiane të thjeshtuar, çështja e disiplinës normative në ligjërim mund të shtrohet edhe brenda dinamikës së marrëdhënieve midis egos dhe super-egos; meqë në shoqëri të qytetëruara, nevoja për zbatimin e normës arrin të bëhet pjesë e super-egos, nëpërmjet procesit të shkollimit; ndërsa në shoqëri më pak të qytetëruara, super-egoja institucionale gjithnjë përfytyrohet si agjenci arbitrare, herë-herë e dhunshme, e gjithsesi armiqësore ndaj egos qytetare.
Më në fund, një ngushëllim të vogël për thyerjen sistematike të normës në tekstet e shkruara e gjejmë në faktin që sot numri i lexuesve aktivë të shqipes vjen duke u ulur; meqë pjesa më e madhe e publikut kontaktin me ligjërimin publik e merr nëpërmjet televizionit. Për pasojë, por edhe paradoksalisht, sot norma e shqipes së folur vjen duke u përhapur, madje edhe në areale dikur të përtejme, si Kosova, që ndjekin kanalet televizive të Tiranës.
Mirëpo ky ngushëllim është jetëshkurtër, po të mendojmë se e ardhmja i përket Internetit, ku teksti i shkruar vijon të mbizotërojë. Në hapësirat e Internetit shqip nuk mund të pretendohet më zbatim i rreptë i normës; por vetëm njohja e saj – në kuptimin që shmangiet duhet të jenë të vetëdijshme. Kështu një surrogato e gegërishtes jugore (Shqipëri e mesme) po përdoret rëndom në disa mjedise dhe forume, për të shenjuar ligjërimin bisedor, ose familjaritetin; por që ky funksion stilistik t’i mbetet, duhet që norma të ekzistojë e të përdoret paralelisht. E kam fjalën që shmangiet sistematike ndaj normës e humbin vlerën, sa kohë që vetë norma nuk funksionon.
Interneti u jep të gjithëve mundësinë për të folur në publik; por Interneti nuk është demokraci e këmbëzbathurve. Nëse e ardhmja e komunikimit shqip u përket këtyre hapësirave, atëherë duhet të mësohemi me idenë se edhe në Internet ka vend për diferencime, specializime dhe mjedise të përzgjedhura, ku komunikimi të nyjëtohet në nivele të dëshiruara nga pjesëmarrësit.
Jetojmë në kohë të errëta; dhe kohët e errëta kërkojnë, mes të tjerash, edhe përpunimin e dijes në oaze të cilësisë të mbrojtura nga kakofonia e turmave, ose manastire dixhitale, ku rregullat dhe disiplina të vetë-imponohen, në emër të organizimit dhe të nyjëtimit të mendimeve, të perceptimeve dhe të përjetimeve.
Teksti i shkruar eshte sot me te vertetete mjeti mbizoterues i komunikimit ne internet por nese analizojme aresyet atehere dalim shpejt ne perfundimin se kjo dominance e tekstit do te jete poashtu afatshkurter.
Aresyet kryesore pse teksti i shkruar eshte sot dominues ne internet jane per mendimin tim teknologjike. Teksti analizohet akoma me mire sesa modalitetet e tjera (video, fotografi dhe ze). Kodimi i tekstit nuk kerkon shume vend dhe kjo ka rendesi ne rrjete me kapacitet te dobet percues. Por me e rendesishmja eshte qe mjetet per te bashkevepruar nepermjet tekstit (tastiera dhe ekrani) ekzistojne masivisht dhe jane te lehta per tu perdorur.
Megjithate qofte shpejtesia a rrjeteve qofte aftesia per te analizuar modalitete te tjera po zhvillohen me shpejtesi. Poashtu mjetet e bashkeveprimit me kompjuterat po largohen nga teksti e po shkojne ne nje drejtim shume me multi-modal. Ne fund te ketij zhvillimi do te kemi nje internet ku mbizoterimi do te kaloje nga teksti tek komunikimi vizual dhe ai auditiv. Ndersa vete teksti do te kaloje ne rolin e tij klasik te komunikimit te ideve me komplekse qe kerkojne kohe per tu thithur e per tu shprehur. Pra teknologjia vete do te arrije te rivendose rendin natyral te komunikimit qe e kishte kthyer me pare permbys :).
Dominimi aktual i tekstit per te gjitha llojet e komunikimeve (te shkurtra, te gjata, diskutime, ese etj. etj.) nuk eshte asgje tjeter vecse nje shenje e pjekurise se munguar te teknologjise.
Eni:
– Ndersa vete teksti do te kaloje ne rolin e tij klasik te komunikimit te ideve me komplekse qe kerkojne kohe per tu thithur e per tu shprehur.
Xha xhai:
Jetojmë në kohë të errëta; dhe kohët e errëta kërkojnë, mes të tjerash, edhe përpunimin e dijes në oaze të cilësisë të mbrojtura nga kakofonia e turmave, ose manastire dixhitale, ku rregullat dhe disiplina të vetë-imponohen, në emër të organizimit dhe të nyjëtimit të mendimeve, të perceptimeve dhe të përjetimeve.
Me duket se ne vija te trasha po ravijezohet njefare monopolizim i dijes. Ndersa masat do shkojne pashmangshmerisht me fjalet e Enit- ne fund te ketij zhvillimi do te kemi nje internet ku mbizoterimi do te kaloje nga teksti tek komunikimi vizual dhe ai auditiv – nje pjese e vogel do perdore shkrimin per te zbuluar dhe zhvilluar idete me I (i te madhe).
Nuk me duket se dija ka qene ndonjehere per te gjithe(te pasurit perhere kane pasur mundesine te gjenin te gjithe librat qe donin e profesoret me te mire) por me pasurimin e perendimit dhe sidomos me internetin, keto ‘kohet e erreta’ te xha xhait , nuk duhet te vinin.
Persa i perket shqipes zyrtare, mesimi i saj ka qene perhere i cunguar e i pamjaftueshem. Ne gjimnaz , mbaj mend qe pas hartimit kishte nje ore ‘qortim hartimi’ e pothuaj te gjithe kishin gabime. Me e keqja, te njejtat gabime perseriteshin hartim pas hartimi, dmth qortim hartimi ishte ore e humbur.
Kjo do te thote qe mesimi ne tetevjecare ishte i pamjaftueshem, keshtu qe ne gjimnaz (mbase) perkrah 2 oreve javore te fiskultures (qe llogariteshin si ore pushimi), 2 ore javore (apo edhe 1) per gjuhen nuk do ishin keq.
Ironia me e madhe (e pahnxjerre nga shume) eshte tek sheh shqiptare qe te mahnisin me aftesine per te shkruar ne anglisht ( e cila ska lene zanore pa shtremberuar) por qe ne shqip jane thjesht kalues’.
Disiplinimi ndalon perleshjet e brendshme per ta nxjerre pozitivisht jashte energjine, dmth minimizon humbjen e energjise, vecse ne rastin shqiptar, shqipen zyrtare se do (me mire, ska ndonje simpati ) me shume se gjysma e atyre qe jane subjekte disiplinimi.
Mbrojtja e kesaj shqipeje eshte bere pune e veshtire, shpresoj qe ceshtja te mos perfundoje, qe vetem 5-10% e shqiptareve ta shkruajne mire apo mjaftueshem mire, pasi atehere do jete kthyer ne gjuhe qe mbahet me paterica.
Robert Murdoch propozon, biles deklaron, qe brenda nje viti te filloje te veje cmim leximit on-line
http://www.cnn.com/2009/BUSINESS/05/07/murdoch.web.content/?iref=hpmostpop
Po, po ne shkolle te gjithe shkruanim me gabime, madje edhe pas korrigjimeve perseri benim te njejtat gabime! Me gabime ne pergjithesi shkruajne sidomos ata qe nuk e zene gramatiken me dore ne shkolle.E dyta, pervec kesaj, nuk lexojne. Gje qe ne fund te fundit tregon se kane te tjera interesa ne jete dhe jo te shkruarit. Deri ketu nuk shoh asgje per t’u shqetesuar.
Mirepo shprehja e mendimeve, te filozofuarit, etj. aktivitete trunore si keto, gojarisht apo te shkruara, kerkojne si baze respektin e normave gjuhesore. Per arsyen e thjeshte sepse per te komunikuar ide te rendesishme lajme, gjema, histori e teori, nqs secili ka normat e tij, secili kupton sipas normave te tij. Prandaj forume serioze apo shtypi i nje vendi duhet domosdoshmerisht te zbatoje rregulla te repta gjuhesore. Do te me dukej plotesisht e kuptueshme dhe e drejte qe Xhaxhai apo dikush tjeter te vendose sot e te zbatoje respektimin e te shkruarit sakte ne faqen e tij ne internet.
Ata qe shkruajne sot ne shtypin shqiptar kane nje shkollim te sakatuar, ata qe kontrollojne po ashtu. perzihet ketu dhe korrupsioni. Per instancat e larta s’kam asgje te re nga c’dihet boterisht per te komunikuar.
Per mua eshte me se e qarte qe dikush qe s’ka mesuar te shkruaje e flase pa gabime, ia ka hequr vetes mundesine per t’u marre seriozisht, dashur pa dashur eshte veteseleksionuar per te mbetur perdorues i tastieres por jo i intelektit ne kuptimin e thelle te fjales. Kjo s’iu pelqen shume prej atyre qe e kane materialisht te mundshme blerjen e kompjuterit. Kompjuterin kane te mundur materialisht, jo dijen. Mundohen te mbulojne diellin me shoshe, shkruajne megjithate, i mbushin dhe mendjen vetes se te keqen ua ka shqipja, po ne anglisht jane yje. Pervec ndonje perjashtimi qe verteton rregullin, asnje gjuhe e huaj s’mund te pervetesohet shkelqyeshem nqs s’eshte pervetesuar gjuha e nenes.
Anekdote e jetuar.- Anatomia e crimbit te dheut, kishte shkruar nje shoqja jone ne detyren e zoologjise. Kembengul edhe ne derrase te zeze, perpara klases te shqiptoje crimbi dhe jo krimbi, derisa mesuesi i cuditur e pyet se pse nuk e shqipton fjalen e “incriminuar” sic duhet. Ah me falni, me ngaterroi latinishtja, qe pergjigjja e shoqes sone me kulture.
Une nuk e di me siguri sepse ketu ca shkrime moderohen dhe shihen vetem komentet qe lejohen por me duket se ne kete blog komentuesit nuk vuajne shume nga gabimet gramatikore apo drejtshkrimore.
Kjo eshte arritje e procesit te seleksionimit natyror duke filluar nga shkrimet e mira te autoreve qe terheqin nje segment te caktuar lexuesish e duke vazhduar me komentues me nje standart te caktuar gjuhesor qe vetem sa e perforcojne peshen ndaj komentuesve potencial per tju permbajtur nje standarti te mire shkrimi.
Per mua, ne internet perdorimi i tekstit si zgjidhje e pergjithshme per te gjitha menyrat e komunikimit eshte faktori numer nje i sfides ndaj standartit dhe daljes ne skene te problemeve e zgjidhjeve/kulturave te ndryshme te te shkruajturit. Ne Japoni si vendi i avantgardes teknologjike librat SMS jane tashme pjese e te perditshmes. Ne Twitter dhe sherbime te ngjashme, dhomat chat, IM etj. lejohen menyra te komunikimit nepermjet tekstit qe kane te tjera kerkesa ndaj paleve komunikuese ne krahasim me kerkesat qe kishte psh. letershkembimi (1 leter per x muaj) qe benin filozofet e letraret para 300 e kusur vitesh. Pra te pakten ne boten e zhvilluar ka nje levizje nga poshte lart qe do ta sfidoje ne menyre serioze standartin. Nese teknologjia do te jete e afte te rivendose shpejt rendin e meparshem duke zhvilluar alternativa te komunikimit vizual e auditiv dhe duke ja hequr tekstit barren e rende e te qenurit mjeti kryesor per cdo lloj komunikimi mbetet per tu pare.
Qellim i thyerjes se normes mund te jete dhe pasja si argument me pas se norma nuk funksionon; bile mund te pretendohet qe thyerja te jete norma.
Lexoja nje reviste dhe mu dha se duhet te ta them qe shkrimet e tua e marrin te mireqene deshiren per mbrodhesi te te gjitheve, gje qe eshte e pavertete. Ne te shkruar si kudo gjen thujase barabar njerez qe duan kaosin para rendit. Ne vleresojme shkrimet ende me 1-5 yje si neper forume, kur vlera mund te ishte zero, por mund te ishte dhe 5 vrima te zeza, te cilat une do ti kisha perdorur mese njehere.
Kjo ishte njekohesisht dhe prove e deshtuar qe nga Microsoft Word 2004 per Mac te find/replace te gjitha w me ë. E vetmja rruge mbetet shtimi gërmë për gërmë, i ë-ve dhe shmnagja e asaj germes tjeter (si deri me tani) qe ketu shfaqet si kuti.
Mikrosofti, merr te gjitha meritat dhe falenderimet e rastit, se po te kishte qene per Apple & co, asnje nga ne nuk do ta shkruante dot shqipen shqip.
Nje kerkim gjysem oresh ne Enzimat e ketij blogu.
Duke zgjedhur autore te ndryshem qe perfshihen vetem njehere lexoni te dhenat e shkrimeve; sa karaktere dhe sa fjale te shkruar qe duan Ç:
Maksi 3576 karaktere Ç’ishte, ceshtje, caste, vecse,
Pishaku 3831 karaktere cnjohe cdo corodit sic dicka posacme
Eni 8355 karaktere proces cfare kyci sic
Xha xhai 6093 karaktere cdo posacem sic cjerre dicka vecse llokociten
Ujku I zi 5263 karaktere sic cfaredoshem ceshtjet pervec c’ka cdo dicka
Ariani 8313 pervecse ceshtje cdo cka coje cfare
Me te cilat pergjithesohet se ne nje shkrim te zakonshem nje autor perdor nga 5 deri ne 10 fjale qe duan germen Ç (fjale qe mund te perseriten).
Ç-ja eshte nje pike uje ne mes te oqeanit.
Mos valle eshte koha, mos valle duhet te “dorezohemi”, mos kerkojme me drejtshkrimin e fjaleve me Ç, por ne vend te kesaj to ofrojme drejtkthimin e fjaleve me Ç?
Ndryshe, pse te mos i ofrojme keqshkruesve, nje patch, nje add-on, nje liste qe shtohet lehte ne autocorrect-in e wordit a te ngjashmeve me te. Keshtu sa here ai te shkruaje Ceshtje ti kthehet automatikisht ne Çeshtje!
Kjo eshte e ngjashme dhe me gjuhen e folur. Pavarsisht se ne baterdisemi nga nendialektet lajmet i japim ne gjuhen letrare.
…koha mbaroi, per me shume te hene.
Fjalët që fillojnë me C zenë rreth 1% të faqeve te fjalorit; ato me Ç 1.7%.
Pesë fjalë (çak/cak, çangë/cangë, çek/cek, çep/cep, çik/cik) që nisin me Ç mbivendosen mbi fjalë që nisin me C, duke qënë të vetmet përjashtime që lista drejtkthyese (autocorrect) nuk mund të përmbajë. Po ti shohesh sipas kuptimeve, të vetmet fjalë që përdoren dendur në gjuhën e përditëshme janë çek/cek, duke u bërë ato që prishin një zgjidhje përfundimtare (për fjalët që fillojnë me ç/c). E patepërt ta thuash: çek është fjalë e huazuar.
Çak/cak
Çangë/cangë
Çek/cek
Çep/cep
Çik/cik
Tani, dy-tre vëzhgime:
Asnjë fjalë e shqipes që nis me C nuk vazhdon me bashkëtingëllore.
Përveç çangë/cangës drejtkthimi i fjalëve që fillojnë me ç/c është i dallueshëm në gërmën e katërt. Që d.t.th, s’kemi pse të rendisim çirrem/çirresh/çirren për cirrem/cirresh/cirren por vetëm cirr që kthehet në çirr + u. Primitivisht e paefektivitet, me autocorrect këto do të duan space&backspace dhe pastaj vazhdimin e fjalës. Këtë difekt e zgjidh një programues.
Njëlloj mund të veprohet me Ç-të në mes të fjalës.
E duke kapërcyer ndonjë vëzhgim që mund ti duhej vetëm kujt i hyn kësaj pune, diçka për ata që shkruajnë gjuhë të huaja dhe shqip e s’duan të ngatërrojnë autocorrectin me korektime shqipe:
Replace C’ me Ç’, e vendosni vetë për zëvendësime të tilla cdo/çdo, te/të.
CD,
Një zgjidhje e thjeshtë vjen nga Microsoft Word 2007, duke qënë se ky version i ruan ndryshimet ne Shortcut Key, edhe pasi ke dale nga programi. Sko tek “Symbol” dhe zgjidh një “Shortcut Key” për secilën gërmë “ë” ose “ç”. Unë kam zgjedhur përkatësisht F2, dhe F3.
Megjithatë, të përgëzoj për punën në numërimin dhe identifikimin e diferencave midis “ç-ve” dhe “c-ve”.
Xha Xhai duke konsideruar normen gjuhesore si disipline (tek I), kerkon veteimponimin e saj (tek II).
Per ceshtjen e ce-ve, po te merret norma gjuhesore si atlektike, na del se ne te gjithe rendim sipas deshires sone, Xha xhai ctrl c, une kembej tastierat virtualisht, Ujku i zi me funksionet e kushedi te tjeret sa variante perdorin.
Qe te disiplinosh atletet duhet te disiplinosh disiplinat. Kete maksime ashtu si greket (mire do ishte ta kisha thene une i pari) e kane perdorur ne kohe te tyre duhet ta perdorim ne sot. Ato qe duhen disiplinuar ndersa ju kerkojme atleteve disipline jane hardwaret dhe softwaret, keto vete disiplina. Nuk mund te kete zgjidhje te plote vetem me nje kembe.
Tastierat duhet te hyjne ne territorin e Republikes se Shqiperise me butonat e tastieres shqiptare- kjo mund te forcohet edhe me ligj. Si shembull, Zvicra te keput koken ne dogane po fute laptop me tasitere anglisht, qofte dhe te vjeter ne del se s’ke paguar dogane.
Per ata jashte juridiksionit te Shqiperise, per gjithe pajisjet e tjera elektronike, per programet jo-Microsoft, zgjidhja duhet gjetur tek software-t. Problemi i Ç-ve mua me duket shume me i thjeshte se ai i ë-ve. E kur e mendoj se ka dhe ambicie me te medha per korigjimin e shkrimit shqip, nuk mund te mos kerkoj serish qe te kryhet nje program per kthimin e duhur te Ç-ve.
Kjo do te lehtesonte dhe ca pune qe s’para vihen re: tek dy autore nga ata mesiper, njeri shkruan porces tjetri shkruan proçes; keshtu behet dhe ne shtyp e ka boll si ky shembull.
Si do ti mesojme brezit shkollor si shkruhen ato dy germat e uruara? Disiplina fillon ketu.
Ne aspektin shoqeror ne kemi si disiplinen e fshtareve ne pyll e kullote, kur duhet te kemi si disiplinen e fshatreve ne ngastrat e tokes se bukes.
p.s. ujku i zi, Word-i shitet ne nje pakete qe kushton 400 pa 1 USD.