LETËR NJË NACIONALISTI UTOPIK

[Këtë koment të vyer, që ka për autor ¿no pasarán? e shkëputa nga konteksti për ta sjellë këtu si tekst më vete, meqë në polemikë e sipër me komentuesin Hyllin, prek disa çështje kritike të diskursit kombëtarist shqiptar, dhe i prek, për mendimin tim, me mprehtësi të madhe. Titulli dhe ndarja në paragrafe janë të miat; sikurse disa ndryshime të vogla ortografike dhe alfabetike. Xh2]

E pranoj me arrogancë se di t’i njoh ëndërrimtarët sepse më pëlqejnë estetikisht (argumenti është se njeriu e njeh mirë atë që pëlqen); çfarëdolloj ideje të mbështesin e çfarëdolloj parajse të kërkojnë.

Po ashtu, prej një delli anarkist adoleshenti që ka mbijetuar në mua, më pëlqejnë akoma më tepër kontroversitë dhe vetmitarët. Me kalimin e moshës kam zbuluar se e kam gabim me këto lloj shijesh dhe pak nga pak jam përpjekur ta kufizoj ca dietën omnivore (ama jo çdo gjë që na sugjeron truri gjen pranim bujar në zemër)…

Sot mezi arrij të kuptoj se disa lloj idealizmash e utopish kanë kosto të lartë gëlltitjeje dhe ashtu si me uljen e dozave të gjalpit dhe mishit të deles, mosha më ka sugjeruar moderimin edhe në veprime e pranime.

Dua të them, dakord që të vlerësoj për dashurinë intransigjente ndaj Shqiperisë tënde, e cila në shumë koordinata përkon edhe me Shqipërinë time; dakord që ta kuptoj krenimin me pastërtinë e gjenealogjisë dhe racës dhe përpjekjen për ta zbatuar këtë perceptim të pastertisë edhe mbi kulturën e institucionet e vendit tënd, po ama ku t’i çoj cilësimet e tua dyshuese, zvogëluese e delegjitimuese për vëllezerit e mi jevgj, vllehë e grekë, të cilët janë po aq të denjë të ndikojnë me pervojat e tyre në ndryshimet e vendit të tyre dhe narrativave mbi të cilat, i nënshtrohen ndryshimeve që prej kur nuk mbahet mend.

Unë e di tashmë se ti të gjithë këta vëllezër të mi që përmenda më lart i cilëson të ftuar e jo vendalinj dhe ky është konkluzioni yt i respektuar pas leximeve të tua në lëmitë e historisë së mendimit. Ama ligjërisht (këtu kemi një pikë të vdekur) këta vëllezërit e mi janë shtetas shqiptarë me të njëjtat të drejta si ti. Personalisht nuk i quaj dot të ardhur këta njerëz paqësorë që kanë pirë dyzet kova ujë në një vend; këtë e kam mësuar që kur kam qenë fëmijë.

Për mua i ardhur i paftuar agresiv është ai që vjen me dhunë duke shkelur ligje e duke grabitur tokën e tjetrit edhe nëse ky agresor i përket së njëjtes etni me mua. Qytetarët e vjetër të Tiranës i konsiderojnë vllehët e hershëm si vendalinj sepse këta nuk kanë ardhur duke grabitur mundin e tokën e tjetrit, ama fatkeqësisht dhe pafajësisht quajnë të ardhur me konotacion armiqësor vëllezërit e tyre të së njëjtes etni që erdhën e u grabitën me dhunë pronat.

Mendësia nacionaliste, që më duket se përherë ka një lloj etatizmi e socializmi të qepur përbrenda, mbase e quan skandal këtë zhvendosje antinomike, jomoderne të kategorive. Mirëpo shoqëria njerëzore qeveriset nga disa ligjësi të përjetshme etike dhe tentativa për të ideologjizuar në shpërfillje të këtyre ligjësive nuk i zhduk problemet e shoqërise, vetëm sa i zhvendos në kohë.

Në konceptin tim, pastërtia e gjenealogjive përben kuriozitet dhe pse jo krenari. Ama unë besoj më tepër tek vendimet e personave sesa determinizmat e çdo lloji, përfshi edhe ato historiko-gjeografike të cilat kanë përcaktuar p.sh. që “genetikisht” disa protoshqiptarë të dikurshëm të vijojnë të mbajnë mbi supe kafkën e tyre dinarike, ndërkaq që shpirtërisht, kulturalisht e gjuhësisht janë sot serbë e grekë, kurse disa të tjerë shqiptarë me mbiemra Popoci apo Petrovci, pavarësisht rimorkjove genetike, të jenë atdhetarë shqiptarë e mbase edhe dëshmorë të UÇK-së në luftë kundër pushtuesve të vet të së njëjtës përkatësi të largët etnike.

Është i mirënjohur interpenetrimi ballkanik para e gjatë periudhës osmane, sllavizimi e shqiptarizimi i ndërsjelltë përmes fesë, sado i rëndësishëm apo jo numerikisht. Ti mund të kesh ekpertizat e tua të posaçme, meqë je nacionalist, ama përvoja ime me tepër jetësore sesa libreske në njohjen e Shqipërisë më ka mësuar të has pa mundim edhe grekofonët, edhe goranët, edhe podgoricanët e boshnjakët, edhe hebrenjtë e paraviteve ’90, edhe armenët, edhe familjet persiane, edhe vllehët patjetër (të shfaqur në njërin ose tjetrin emërtim: çoban, gogë, llacifac, arumun) edhe italianët e shqiptarizuar të Shkodrës, edhe shqiptarët me ngjyrë. Nuk kam pasur kurrë interesim të posaçëm për prejardhjet e tyre, po i kam zbuluar krejt rastësisht në ndërveprim e sipër.

Sigurisht kjo që përshkrova është Tirana. Nuk mendoj se bën përjashtim Shkodra, Elbasani, Durrësi, Berati, Korça e ndonjë tjetër qytet. Shumica e këtyre njerëzve, sidomos ata që vijnë nga më larg se Ballkani, krejt natyrshëm e pa komplekse demonstrojnë të njëjtat cilësi si kushdo në këtë vend.

Pajtohem se nëpër kanale kryesisht ekonomike, por edhe në të tjera, trysnitë e pushteteve jashtë Shqipërisë elektrizojnë segmente të minoriteteve me origjinë ballkanike që t’i perdorin si asete në lojën e tyre të interesave rivale me shtetin shqiptar, por kjo nuk është ende e mjaftueshme që çdo grek shqiptar, sllavofon apo vlleh shqiptar të inkriminohet në anonimat.

Po ashtu sic është i padrejtë inkriminimi total i grekëve për genocidin çam. Njerezit kanë emra, mbiemra e pergjegjësi personale. Çdo mbështetës i genocidit është pjesëmarrës në të, si janë negacionistët e Holokaustit rivrasës të hebrenjve, ama nuk është faji i grekëve që ne nuk inkriminojmë me ligj individë të caktuar si Vangjel Dule që haptas mohon problemin çam, por hidhemi kot më kot e veshim me përgjegjësi gjithë grekët, siç fatkeqësisht bën edhe ti.

Tjetër gjë që nuk më pëlqen në qëndrimin tënd është projektimi i pastërtisë gjenealogjike edhe në fushat e kulturës dhe gjuhës. Ti tek kundërshton martesat ndërkulturore, duke refuzuar nuk e di pse pasurinë e bilinguizmit, flet për “shqiptarin e pastër” i cili:

…duhet të bëjë të mundur që të kultivohet p.sh. muzika popullore e jugut apo veriut, ku motivet orientale janë thuajse inekzistente e jo p.sh. muzikën e Shqiperisë së mesme apo Kosovës, ku të duket se po dëgjon muzikë arabo-turke. Kjo nënshtresë, do nxjerrë në arte, letërsi e në politikë shqiptarë e jo minoritarë, vllehë jevgj a ku ta di une kongolezë e kanibalë…

Këtë pati parasysh edhe një piktor peizazhesh virgjërore me emrin Hitler, kur burgosi si në një geto tjetër ekspozitën e madhe të artit të degjeneruar çifuto-bolshevik dhe promovoi përkarshi artin e pastër nacional me baresha bionde apo proletare vikinge me shpatulla të gjëra sa Lebensraum-i.

Veriu i pastër që përmend ti kam frikë se nuk ekziston. Çiftelia e ka emrin nga turqishtja, kulla e famshme nga persishtja dhe Muji e Halili jane agallarë e jo Mujsi e Hal-ylli qesharakë të interpretimeve sedërmëdha. Për hir të një jugu të pastër ti ke asgjësuar të paktën Beratin e Gjirokastrën me gjithë arkitekturë, melos e frazeologji.

Kultura shqiptare pas këtij kultivimi të diferencuar të autoktonive, mbetet një peizazh plot me Hiroshima e Nagasaki dhe me ca fshatra malore që kanë tepruar për të ndërtuar njeriun e ri. Ndikimeve të huaja ti ke vendosur t’ua bësh pritën thjesht në mijëvjecarin e fundit. Ky është pasioni i gjithë idealizuesve të së shkuarës: shpikja e një viti të përshtatshëm zero, ku gjithçka nis mirë dhe është e pastër.

Ti e merr të mirëqenë autoktoninë e gjithçkaje paramoderne që në fakt është kompozuar nga ndikimet e mëparshme kulturore. Përdore të lutem parimin e purizmit edhe në gjuhë, hiq gjithë fjalët me origjinë greke, latine, sllave, osmanishte, neolatine, angleze dhe le ta hapim e mbyllim ditën duke thënë thjesht e shqip, vetëm fjalën “UNË” (patjetër lutem të kapësh ekzagjerimin këtu).

Ti më drejtohesh kështu në fund të mesazhit tënd:

Prandaj këto rreziqe që thua ti, nuk kanë të bëjnë me nacionalizmin, nacionalizmi është viktima e radhës e imperializmit. Kam shkruar gjatë në një temë tjetër mbi rrezikun që imperializmi përbën jo vetëm për kulturën e nënshtruar por edhe atë sunduese dhe për vete, nacionalizëm e imperializëm do t’i shoh si e mira dhe e keqja…

Dikur edhe unë, thjesht për efekt balancimi ballkanik, shqetësohesha me mungesën e nacionalizmit ndër shqiptarët e Shqipërisë. Sot më duket se që pas luftës së Kosovës na ka përmbytur histeria urrejtëse brendashqiptare me terma nacionaliste, ku ata që nuk ndajnë entuziazmin kombëtarist urrehen njëlloj me çetnikët (me dallimin se këta të fundit nuk e vëne re fare këtë urrejtje forumesh shqip, kurse shqiptarët i dëmton që ç’ke me të).

Ti mund të thuash sa të duash se ka kontradikta thelbësore midis imperializmit e nacionalizmit, por licensa për nacionalizëm që imperializmi amerikan u dha elitave politike shqiptare me rastin e luftës në Kosovë, prodhoi nga lart poshtë këtë histeri urrejtje plebeane që arrin të shqetësojë edhe nacionalistë si ti.

Problem me këtë histeri është se drejtohet kryesisht kundër shqiptarëve; jo vetem atyre me origjinë etnike të ndryshme, por edhe ndaj çdokujt që nuk hyjnizon mitologjitë mobilizuese që përdor mesjetarisht politika shtetërore në ekspozetë e saj për import.

Nëse një libër si i Schmitt-it, (i mirë a i keq, tendencioz a jo, gjithsesi shkencor), i shitet publikut nga Presidenti i Republikës si të ishte një pamflet propagandistik paniku në kohë lufte, vetëm se Skënderbeu është zgjedhur zyrtarisht të ripërdoret si pararendësi shqiptar i NATO-s, kjo nuk tregon ndonjë gjë për librin e Schmitt-it apo për librat në përgjithësi, po për gatishmërinë për konflikt mobilizues dhe terror intelektual që ka një pjesë e elitës sonë politike-kulturore.

Nuk është e vështirë të manipulosh shqiptarët që sapo kanë rizbuluar nacionalizmin, dhe po lejohen ta artikulojnë kaq vonë me zë të larte (me termat që u la komunizmi ama) dhe t’u thuash se disa të shitur duan të na lënë pa histori dhe të na thyejnë simbolet. Me precedentin që është krijuar, mjafton që politika t’i veshë projektet e saj të mbrapshta me mitologji nacionaliste, rezistenca ndaj tyre do të hasë në stuhi të tjera histerike gjithëpopullore të prodhueshme lehtësisht nga megafonët masmediatike.

Një fjalë e fundit: Të lutem kushtoju vëmendje ngjyresave që u jep fjalëve “jevg” a “vllah” apo bashkëshoqërimeve të tilla si “kongolez” me “kanibal”. Nëse vërtet pretendon se je nacionalist i matur e jo teprues, impulset drejt zvogëlimit të Tjetrit mund të marrin formën e racizmit apo ksenofobisë, të cilat ti thua se nuk të pelqejnë. Po ashtu dekorata për shqiptarofobi, të lutem mos i shpërdoro (na del e tepron presidenca për shpërdorime dekoratash).

¿no pasarán?

80 Komente

  1. xha xha

    falemnderit per kete lloj te ri mikpritjeje. pa fjale qe cilesimi “i vyer” per komentin tim, me rrezellin ende perbrenda.

    te falemnderit po ashtu per gjilperezen qe i ngule mbi koke “pasaran-it” si edhe per gjithe ato pika pambarim permbi e-te, te cilat me vjen keq qe nuk i vura dot vete.

  2. Nje shkrim i arrire. Padyshim qe eshte e padobishme kjo lloj ndarje etnike dhe mbi te gjitha krahinore. Jemi nje vend i vogel qe nuk e kemi luksin e ketyre dasive joproduktive.

  3. GRIMCA HISTORIE
    Përmendjet e para të pranisë vllahe (Βλάχοι) në Ballkan gjatë periudhës bizantine, mund të gjenden në shkrimet e Prokopit të Cezaresë, në shekullin V. Shkrimet përmendin fortesa me emra si: Scheptecasas (krh. me italishten: Settecase—shtatë shtëpitë), Burgulatu (krh. Borgolato—qytet i gjerë), Lupofantana (krh. Lupofontana: burimi i ujkut) dhe Gemellomuntes (krh. Gemellomonti—malet binjake). Në një kronikë bizantine e vitit 586 mbi një sulm kundër avarëve në Ballkanin lindor, gjendet një nga referencat më të hershme për gjuhën e vllahëve—ose ndoshta regjistrimi i njërës prej shfaqjeve të fundit të latinishtes së vonë në Ballkan. Në kronikë përshkruhet sesi u rrëzua barra e një mushkë, dhe qiraxhiu me të madhe thirri: “Torna, torna, fratre!” (“Kthehu, kthehu, vëlla!”).
    Për t’u dhënë një shembull, sesi tingëllon kjo gjuhë, transkriptova dy radhë nga Fjalori katërgjuhësh i Dhaniilit të Voskopojës (greqisht, vllahisht, bullgarisht dhe shqip), botuar më 1801 (?) në Venedik.

    «Dumnidzău fetse tserru, loclu,
    soarle, luna, stialle. Şi dapoia ursi
    amaria, băltsile, răurre, şi scoasiră peşkili,
    uhelile. Năpoi dzise şi işire desupră pre locu tutsi arburli. Şi estă loclu mplinu de leamne etc.»

    (përkthimi: Perëndia bëri qiellin, tokën, diellin, hënën, yjet. Dhe pastaj urdhëroi detin, liqenet, lumenjtë, edhe nxorrën peshqit, ngjalat. Përsëri tha, edhe dolën sipër mbi dhe gjithë pemët, edhe është dheu plot me dru, ett.)

  4. Mendoj se shumica e ballafaqimit te ndryshive midis nacionalizmit dhe mbrojtjes se vlerave themelore te nje kombi nuk qendrojne.Aspektet e ndryshme dhe kompleksiteti i ketij problemi madhor per shqiptaret nuk mund te nxirren ne pah me nje aparence argumentuese,si ne kombinimin poetor,mediatik ashtu edhe ne kenveshtrim te tjera jo thelb.
    Mendoj se hyllin nuk eshte kunder jevgjeve,vlleheve,grekerve,por eshte kunder disave prej ketyre qe kane pasur dhe kan nje kompleksitet te fshehte kunder qenies shqiptar dhe punojne nen rrogoz per te ndertuar,dhene e shitur ide qe nuk kane dallim bazekisht nga ato te Hitlerit,Enverit,Stalinit ose Zervave greke.

  5. Edhe diçka të fundit! Më zuri syri frazën: “edhe italianët e shqiptarizuar të Shkodrës…”. Nëse e ke fjalën për Marubi & Co., ky është një përjashtim dhe jo një fenomen. S’besoj se ka italianë të shqiptarizuar në kuptimin që ti i jep fjalës “shqiptarizim”. Tiranasit e vjetër e dinë se familje të tilla si Harasani apo Kubati, me origjinë janë perse, po nuk besoj se “tironcit” i kanë diskriminuar për këtë fakt. Ata i gjen në politikë, në kulturë etj.

  6. Pasaran :

    -po ama ku t’i çoj cilësimet e tua dyshuese, zvogëluese e delegjitimuese për vëllezerit e mi jevgj, vllehë e grekë, të cilët janë po aq të denjë të ndikojnë me pervojat e tyre në ndryshimet e vendit të tyre dhe narrativave mbi të cilat, i nënshtrohen ndryshimeve që prej kur nuk mbahet mend.””

    Ne fakt o pasaran, ato jane vellezerit e tu, me siguri nuk me detyron dot mua te quaj te huajin vellaun tim.
    Te huajin e quaj mik apo armik,ashtu sic kane bere perhere shqiptaret, por kurrsesi vella.
    Keta jane o miq o armiq, nuk jane vellezer.

    ”””Ama ligjërisht (këtu kemi një pikë të vdekur) këta vëllezërit e mi janë shtetas shqiptarë me të njëjtat të drejta si ti.””’

    Kjo eshte vertet pike e vdekur, sepse kemi kontradikte midis shtetit komb qe pretendon kushtetuta dhe te drejtave te barabarta qe pretendon serisht po kushtetuta.
    Paqartesia e kushtetutes ne kete pike eshte e nevojshme qe te parandaloje diskriminimin e atyre pak mizave qe perbejne minoritetet, ama Shqiperia ngelet shtepia e shqiptareve.

    ””Për mua i ardhur i paftuar agresiv është ai që vjen me dhunë duke shkelur ligje e duke grabitur tokën e tjetrit edhe nëse ky agresor i përket së njëjtes etni me mua””

    Aspak, ai eshte shkeles ligji, nuk eshte agresor e si shkeles ligji duhet ndeshkuar. Kjo menyre te arsyetuari e jotja eshte thjesht mendesi krahinore, sherben thjeshte per te kriminalizuar shqiptaret qe levizin, ashtu si ne Fier jane kriminalizuar perhere kosovaret e camet.
    Ky per mua eshte ai mentalitet qe duhet asgjesuar.
    Tosket levizen me lacka e placka ne Tirane gjate komunizmit, injorante e katundare kishte sa te duash mes tyre, tani u bene ‘qytetare’ e su pelqen qe geget te vijne.
    Kjo eshte prapambetja mendore i nderuar se Tirana nuk eshte e tironcve aq me pak e tironceve nga Toskeria por e gjithe shqiptareve,perfshi ata dhjetra mijera nga Kosova qe do dyndeshin ne rast bashkimi.
    Pastaj do e zbukurosh kete te vertet te hidhur, por kete gje e dine te gjithe , nuk eshte ndonje zbulim.

    ””’ato historiko-gjeografike të cilat kanë përcaktuar p.sh. që “genetikisht” disa protoshqiptarë të dikurshëm të vijojnë të mbajnë mbi supe kafkën e tyre dinarike, ndërkaq që shpirtërisht, kulturalisht e gjuhësisht janë sot serbë e grekë””’

    Sigurisht qe shume nga serbet jane ilire te sllavizuar, kjo nuk eshte me sekret, e deshmon antropologjia e se fundmi gjenetika.
    Por pikerisht per kete raca nuk eshte elementi vendimtar, por vetem nje prej elementeve. Kur e kemi pse ta hedhim poshte, e verteta e mire ska pse te vleresohet e keqe vetem e vetem per ta kthyer Shqiperine ne Babiloni,Paris apo Nju Jork.

    ”””Sigurisht kjo që përshkrova është Tirana””’

    Po pse ku pret ti gjesh gjithe keta ti ? Dihet qe Babilonia apo Roma e lashte, mblidhte gjithe kombesite e mundshme ashtu si Stambolli e po ashtu dihet qe ne disa qytete kryesore turku ka sjelle edhe kolone, kryesisht, Elbasan,Kavaje,Tirane, Prizren, Manastir e Janine.
    Keta kolone turq a persiane, u shqiptarizuan, por perbejne nje pjese te paperfillshme te popullsise se atyre qyteteve sepse ne kohen e turkut qytetet kishin shume pak banore ne krahasim me popullsine fshatare.
    Fakti qe hasen, jane pikerisht sepse kane qene elite ne kohen e turkut, kane qene tregtare apo ushtarake, ne administrate, keshtu qe meqe ne Shqiperi nuk u be nje pastrim si ne Greqi e Bullgari, ngelen e me gjithe pasurite e tyre, perhere per fat te keq ngelen njerez te degjuar.
    Por jane pak, thjesht duke qene ‘lart’ duket se jane shume.

    Ky eshte efekt normal psikologjik. Kur nje italian me pyeti sa jeni ju shqiptaret qe ndiheni kaq shume ne Itali e ne gjithe Europen, e i thashe 3 milione ne qe ndihemi , shqeu syte e me tha:
    Kujtova se ishit 30-40 milione ! Po te ishit 60 milione sa ne italianet cfare do kishit bere ju ?
    Bota permbys, mendova e mu kujtua Fan Noli qe tha:merr 3-4 kosovare e veri zjarrin botes mbare. Tani kosovareve su ndihet zeri, e kemi marre ne rolin ne shprehjen e Nolit.

    I nxitur nga kjo kam pyetur disa italiane se sa mendonin se jemi ne shqiptaret e shqiperise e numri me i vogel ishte 15 milione. E verteta dihet sa eshte e ky shumefishim eshte pasoje e permendjes se vazhdueshme te nje grupi ne media.

    Kur nje grup degjohet shume sepse i perket nje shtrese qe kontrollon publiken apo degjohet shpesh, krijohet perhere iluzioni se jane shume, por eshte thjesht iluzion.

    ””Unë e di tashmë se ti të gjithë këta vëllezër të mi që përmenda më lart i cilëson të ftuar e jo vendalinj dhe ky është konkluzioni yt””’

    Ne skemi ftuar kend, te marre toke nga jona se e kemi me shumice, ata kane ardhur vete ose ne rastin e koloneve turq, me dhune, ne thjesht u kemi hapur deren ashtu si trendafili qe i la vend ferres te jetoje edhe ajo.
    Por keta ashtu si ferra, tani pretendojne perhere e me teper, derisa te vije dita qe do u thone shqiptareve, po deshe rri po deshe ik.
    Keshtu pak a shume si po me ndodh mua ne kete blog, ku minoritare qe kot sa tu permend emrat e ca shqipfoles, mezi presin sa te zhdukem nga qarkullimi, qe ky blog te jete vendi i minoritareve dhe shqipfolesve a shqiptareve qe jane ne nje mendje me ta.
    Ndokush na u ndjekerka mire ketu, se ketu u bihet atyre si une e u jepet ze viktimave te shkreta minoritare.
    Kur u bene viktima keta njehere qe i kemi lart ne pushtet me shumice ?

    ””’Po ashtu sic është i padrejtë inkriminimi total i grekëve për genocidin çam. Njerezit kanë emra, mbiemra e pergjegjësi personale.””’

    Epo mire, ja ketu ke minoritare plot. Bej nje sondazh, sa prej tyre do ishin pro qe camet te kthehen ne Cameri e te rimarrin tokat e varret e tyre ? Lere pastaj sa do ishin dakort qe Cameria ti kthehej Shqiperise.
    Meqe zotrote flet per pergjegjesi personale, pyeti njehere e te shikosh cdo te thone. Se mos rishikon mendimin tend pastaj ?

    ”””Këtë pati parasysh edhe një piktor peizazhesh virgjërore me emrin Hitler, kur burgosi si në një geto tjetër ekspozitën e madhe të artit të degjeneruar çifuto-bolshevik dhe promovoi përkarshi artin e pastër nacional me baresha bionde apo proletare vikinge me shpatulla të gjëra sa Lebensraum-i.”””

    Clidhje ka Hitleri ne kete muhabet, pse e kthen ne retorike propagandistike.

    E mira e do qe Shqiperia te kultivoje c’eshte shqiptare, cfare njihet si shqiptare, cfare eshte pjese e pashkeputshme e kultures shqiptare qofte edhe me origjine te huaj.

    ””Veriu i pastër që përmend ti kam frikë se nuk ekziston. Çiftelia e ka emrin nga turqishtja,””’
    Crendesi ka nga vjen nje mjet muzikor, rendesi ka cfare muzike prodhon. Ciftelia nuk prodhon muzike orientale.
    Tani me kete mendje te ndalojme pianistet se pianoja nuk eshte shqiptare. Rendesi ka te prodhoje muzike qe vjen nga shpirti i shqiptarit, jo te huazojme shpirtin e huaj, kur prodhojme muzike. Kjo eshte thelbesore ne ruajtjen e zhvillimin e kultures shqiptare.

    ””kulla e famshme nga persishtja ””
    Ne fakt e ka nga kungullishtja edhe emrin edhe strukturen ndertimore.

    ””Muji e Halili jane agallarë e jo Mujsi e Hal-ylli qesharakë të interpretimeve sedërmëdha.””’

    Posi jo, vetem se harron se nuk jane agallare ne bosnje por dy fshatare shpesh karagjoza si nastradini. Shko interesohu para se te me bombardosh padashje me propagande sllave.

    ”””Për hir të një jugu të pastër ti ke asgjësuar të paktën Beratin e Gjirokastrën me gjithë arkitekturë, melos e frazeologji.””’

    Ncuq, ruaj c’eshte tashme e imja, nga Berati ruaj kishat e teqete dhe baba Tomorrin, nga Gjirokastra deshiren per kulture e shqiptari si dhe padyshim Kadarene.

    Cu fut e nuk hiqet dot, skemi cti bejme, chiqet le te hiqet, cfare nuk hiqet dot te mos kultivohet, por te kaloje ne harrese…. Eshte shume e thjeshte kjo ceshtje, thjesht jepi jehone e investo ne c’eshte e jona.

    ””’Përdore të lutem parimin e purizmit edhe në gjuhë, hiq gjithë fjalët me origjinë greke, latine, sllave, osmanishte, neolatine, angleze””’

    Une e perdor mesa mundem kete parim. Qe thua ti edhe fjalen konkurrence e zevendesoj me anarendje, keshtu edhe po heq nje fjale te rende per veshin.
    Ja tek keto 2 fjalite e mesiperme, perfshire kete te treten nuk gjen asnje fjale joshqiptare.
    Pra nuk shoh pse duhet qe per shkak te nje kaluare te hidhur, te vazhdoj te hidherohem me deshire edhe ne te ardhmen.

    Parimi i pastertise eshte shume i thjeshte, mjafton ti japesh jehone asaj cka eshte e jotja e te lesh ne harrese c’nuk eshte e jotja e patjeter te jesh i vemendshem kur huazon.
    Shqipja do ndihej mjaft mire, sikur fjalet e huaja te duheshin vetem si vaksina.

    ””’Nëse një libër si i Schmitt-it, (i mirë a i keq, tendencioz a jo, gjithsesi shkencor)””

    Shkencor per ty, se mua nuk me kundershtoi njeri kur njepernje nxorra se libri eshte pseudo-shkencor dhe as kam besim se do ta besh ti, se fjala shkencor per ty mesa po shoh eshte ne sherbim te propagandes ashtu si per gjithe mbeshtetesit propogandistike te atij libri.
    Nuk mjafton te jesh historian per te bere shkence, duhet te ndjekesh metoden shkencore qe te besh shkence.
    Shmitit si plasi per shkence,parapelqeu nje liber qe mund te shitej.

    ”””Me precedentin që është krijuar, mjafton që politika t’i veshë projektet e saj të mbrapshta me mitologji nacionaliste, rezistenca ndaj tyre do të hasë në stuhi të tjera histerike gjithëpopullore të prodhueshme lehtësisht nga megafonët masmediatike.””’

    Gjarperin po e ngacmove te pickon, po edhe qenit te stanit qe ne pamje te pare duket si i qete(psh jo si pitbulli) po i ngacmove delet te shqyen me katersh, qofsh njeri, ujk apo edhe ari.

    Gjerat nuk behen me dua une, keshtu me pelqen mua, e dua tani ,e mira eshte keshtu si them une edhe pike. Jo zoteri, duhet kohe, duhet mendim, argumentim, duhet kuptuar nevoja e njeriut, si per te miren ashtu edhe per keqen. Po keta intelektualet tane te dashur persa i perket europianizmit hecin me parimin:
    E dua nusen tani dhe e dua si e jotja.

    Po dale, mbaje hovin, se keto jane pune qe duan kohe, se koha eshte si puna e ujit qe zbut token ku rrjedh e qe kur behet akull arrin te caje edhe shkembin .

    ””Një fjalë e fundit: Të lutem kushtoju vëmendje ngjyresave që u jep fjalëve “jevg” a “vllah” apo bashkëshoqërimeve të tilla si “kongolez” me “kanibal”. Nëse vërtet pretendon se je nacionalist i matur e jo teprues, impulset drejt zvogëlimit të Tjetrit mund të marrin formën e racizmit apo ksenofobisë, të cilat ti thua se nuk të pelqejnë. Po ashtu dekorata për shqiptarofobi, të lutem mos i shpërdoro (na del e tepron presidenca për shpërdorime dekoratash).””’

    Sigurisht qe u kushtoj vemendje, thjesht i perdor me te thene ‘i huaj’ . Kanibal eshte si me thene, Ticio,Kajo, Sempronio.
    Pastaj ne kemi presidentin aleat Obamen qe eshte keniot, nga fisi ugabuga ( e dija deri dje po e harrova e po ve nje qe perdorim zakonisht per afriken), keshtu qe do i masim patjeter fjalet.

    Ksenofob sjam, por te huajt o jane miq o jane armiq. Kur jane armiq, me quaj ksenofob e cte duash.
    Racizem? E kam bere timin racizmin pozitiv, mbrojtjes, ne kuptimin qe perderisa jemi diku tek 80-90% te nje race, le te mos e ulim kete perqindje se Amerika po tregon se edhe ne politike republikanet e zinj u hodhen nga ana e demokratikut Obama, dmth per hir te races hoqen dore nga bindjet e tyre politike, per te cilat kishin nje jete qe luftonin, praktikisht mohuan vepren e tyre politike per hir te races.

    Kjo ka edhe shpjegim psikologjik e vete natyra te bardhet psh si ka bere te pershtatshem per klimen ekuatoriale.
    C’eshte e mire skam pse ta quaj e keqe. Nese do te me akuzosh per qefin tend e te besh mbrojtesin e se keqes beje, une nga e imja nuk luaj vendit, nese e kam te argumentuar e perkunder nuk marr argumenta por propagande.

  7. Kete strofe marre nga Under Which Lyre, do e quaja pa frike bllofi i Auden:

    If he would leave the self alone,
    Apollo’s welcome to the throne,
    Fasces and falcons;
    He loves to rule, has always done it;
    The earth would soon, did Hermes run it,
    Be like the Balkans.

    Shkruar si Poema vjetore e Phi Betta Kappa, Harvard, ne 1946, nentitulli eshte NJE TRAKT REAKSIONAR PER KOHET. Auden shpreh idene ne kete strofe, se bllofi i Apollos (fashizmit, fasces and falcons, emblema e Italise se Musolinit) eshte se sikur Hermesi (organizimi i shtetit nga poshte-lart) te drejtonte boten, bota do te ishte e fragmentuar si Ballkani. Ideja sidoqofte eshte se ky bllof reaksionar i fashizmit, duhet pergjigjur, si edhe i eshte pergjigjur ¿no pasarán? me larte, dhe shume nga ne ne kete blog, pasi ne Ballkan nuk drejtohen punet nga poshte-larte, si do e bente Hermesi, por punet drejtohen nga nje ideologji pestilence Apollonike, ku per cdo koke qe pret, dalin dy te tjera.

    J. ne temen tjeter thote se, “Hyllini e vuri re me të drejtë, se kjo distancë e liberalëve prej popullit të thjeshtë, preferoj ta quaj unë, e jo turmë, do sjellë në të ardhmen pasoja të rënda.”

    Nuk me duket se Hyllini ka te drejte sidoqofte, per faktin se kete distance e vendoska liberalizmi elitar. Distancen mes “Liberaleve” dhe popullit nuk e vendosin as te paret, dhe as te dytet. Liberalet jane popull, ashtu si jane edhe konservatoret.

    Problemi eshte se nese ka distance mes liberaleve dhe popullit, kjo vendoset prej atyre zedhenesve qe flasin ne emer te popullit.

    Nuk dua te gjeneralizoj rastin e Hyllinit dhe te them se te gjithe konservatoret duke folur ne emer te popullit sic flet Hyllini, vendosin veten mes liberaleve dhe popullit, duke e zgjeruar distancen mes ketyre te dyve, por kini parasysh qe diskursi dhe termat qe perdor Hyllini i perkasin ne pergjithesi nje rryme te perbashket mendimi me konservatoret.

    Ky diskurs e fut veten mes popullit dhe popullit duke pretenduar se “liberalet” qenkan antikombetar, apo shqiptarofobe. Nese liberalet do te flisnin te njejten gjuhe kunder konservatoreve, do te ishin me afer popullit ndoshta, por ideja do te humbiste prej perdorimit te nje gjuhe qe nuk ka as edhe nje vlere te flitet.

    Sidoqofte, une i besoj me teper radikales se sa liberales ne te tilla raste, dhe konservatorizmit ne raste te tjera.

    Konservatorizmi i moderuar qe pretendohet ketu nga Hyllini, nuk ka asgje te beje me moderimin, perkundrazi, eshte fashizem, racizem dhe fobizem i perkryer qe perpiqet me ulerima te projektoje idete dhe identitetin e vet tek te gjitha palet e shoqerise.

    Dhuna psikologjike e krijuar prej ketij diskursi, si ve re edhe Vehbiu tek eseja “Kur i Flasim Publikut” marre nga Folklori i Elitave, sigurisht qe eshte me afer popullit, pikerisht sepse i imponohet popullit me terror, “na mbyten vllehet”, “tradhtaret”, “poliagjentet”, e te tjere terma qe historikisht jane perdorur per te legjitimuar gjendjen e jashtezakonshme te terrorit, duke filluar qe nga Robespierre, tek Rajhu i trete, tek 50 vjet Enverizem, e deri tek Patriot Act.

    Nderkohe qe radikalizmi per te cilin flas i pergjigjet ketij terrori ne mase, ketij reaksioni ne popull me dhune te kontrolluar, te pergjegjshme dhe te permbajtur.

    Ne momente kur fashizmi, rracizmi e ngre koken keshtu si e shfaq Hyllini, dhe kur ngritja e kesaj koke arrin deri aty sa te rrezikoje lufte civile, e vetmja pergjigje e moderuar eshte radikalizmi, prerja e kesaj koke pergjithmone, pse jo, Herkulce ne emer te popullit dhe te miren e te gjitheve, denim me vdekje brenda ligjit me gjendje te jashtezakonshme.

    Bllof? Mbase. Let the fasces and falcons call the bluff to their bluff. Une them eshte plesht dhe s’ka asgje ne dore.

    1. When I Heard the Learn’d Astronomer – Whitman

      When I heard the learn’d astronomer,
      When the proofs, the figures, were ranged in columns before me,
      When I was shown the charts, the diagrams, to add, divide, and measure them,
      When I sitting heard the learned astronomer where he lectured with much applause in the lecture room,
      How soon unaccountable I became tired and sick,
      Till rising and gliding out I wander’d off by myself,
      In the mystical moist night-air, and from time to time,
      Look’d up in perfect silence at the stars.

      ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

      I nderuar Xhaxha,

      Te me falesh qe po e percjell te paperkthyer kete poeme ( nuk po e marr persiper jo vetem per mungese kohe)

  8. “Paqartesia e kushtetutes ne kete pike eshte e nevojshme qe te parandaloje diskriminimin e atyre pak mizave qe perbejne minoritetet, ama Shqiperia ngelet shtepia e shqiptareve.”

    Nuk eshte e paqarte Kushtetuta. I paqarte je ti.

    Neni 3

    Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut,të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

  9. Distancën midis liberalëve dhe turmës e vendos turma.

    Shkoni te cilido forum populist dhe lexoni se cfarë vreri villet nga anonimët kundër atyre pak autorëve liberalë që ende kanë oreks të shkruajnë në mediat.

    Përndryshe, me autorë liberalë kam parasysh ata që nuk merren me politikë drejtpërdrejt, prandaj nuk kanë nevojë të përdorin fraza të tilla si “populli ynë i mrekullueshëm”.

    1. “Shkoni te cilido forum populist dhe lexoni se cfarë vreri villet nga anonimët kundër atyre pak autorëve liberalë që ende kanë oreks të shkruajnë në mediat.”

      Po, dhe shikoni se kush i ushqen me terma “tradhetie” si ato te Mira Meksit dhe “pseudo-intelektualizmi”, apo “liri-urrejtjeje” ato te Kadarese.

    2. Turmës unë ia kam hequr të drejtën e vendosjes së distancës objektive. Apo më mirë, aftësisë për të vendosur distancë. Turma është një masë amorfe në thelb, pa vullnet të vetin, veç të injektuar. Rrezikshmëria e turmës qëndron pikërisht te ky fakt. Ashtu siç mund potencialisht tu vërë flakën zyrave të Shekullit në Tiranë, turma mund të ndahet dysh e të therret mes vetes.

      Dmth paparashikueshmëria që vjen prej mungesës së llogjikës të turmës, i bën këta të rrezikshëm. Edhe për veten e vet, jo vetëm për të tjerët.

      Gjithnjë kur flas për të mbështetem te “Fali zot se nuk dinë se çfarë bëjnë”.

      Po nëse shkojmë sipas asaj premisës tuaj më lart, reagimi i liberalëve do të vinte si kundër-reagim ndaj turmës? Nëse po, kjo gjë do të ishte fatkeqësi.

      1. Jo J., nuk me ke kuptuar. Sepse ketu biem dakord dhe po them te njejten gje me ty. Turma, si ke vene re edhe ti me citatin nga Arti i Luftes, edhe pse eshte amorfe si nje cope hekur, ka veti te vihet ne vije, ne rresht, te magnetizohet, te polarizohet. Dhe ky polarizim nuk duhet ushqyer deri ne ate mase sa te krijohen llogore, sic e ushqen retorika me “armiq”, “tradhetare”, “antikombetare”, etj. Por nese shihet se nje retorike e tille nuk do te heshte, nese shihet se kjo retorike merr permasa totalitare, nese shihet se percarja qe kjo retorike po shkakton eshte e rrezikshme, atehere reagimi duhet te jete njekohesisht ndaj turrmes, e cila duhet bashkuar, dhe zedhenesve te retorikes percarese, te cilet duhen ndeshkuar, ashtu si thote edhe autori i Artit te Luftes.

  10. Hyllin shkruan [për veprën e Schmitt-it]:

    Shkencor per ty, se mua nuk me kundershtoi njeri kur njepernje nxorra se libri eshte pseudo-shkencor dhe as kam besim se do ta besh ti, se fjala shkencor per ty mesa po shoh eshte ne sherbim te propagandes ashtu si per gjithe mbeshtetesit propogandistike te atij libri.

    Hyllin, nuk dua të të fyej, por kam frikë, megjithatë, se ty nuk të kundërshtuan sepse nuk të lexuan, ose sepse menduan se ti ashtu do të shpreheshe ngaqë je në përgjithësi i parashikueshëm në ato që thua. Ky është fati i të gjithë atyre që i flet ideologjia – nuk lexohen.

    E kam fjalën që kur nuk të kundërshtojnë për ato që thua, ka së paku 50% probabilitet që kjo të vijë ngaqë të shpërfillin, jo ngaqë janë dakord me ty. Unë këtë parim e zbatoj rregullisht edhe për veten.

  11. Une besoj se nese dikush ka ndergjegje shqiptare atehere ai eshte shqiptar,sepse e dime qe tradhetaret me te medhenj te kombit ishin shqiptare dhe disa nga shqiptaret me te medhenj nuk ishin shqiptare te paster(ne race) psh. Konstandin Kristoforidhi

  12. Nje koment i shkurter per titullin. Nuk eshte utopi kombetarizmi i mirefillte, sepse ai sundon ne shqiperi edhe pse nuk eshte formalisht i qarte dhe kete e di shume mire zotrote, kombetarizem utopik eshte ai ku kongolezet behen shqiptare sepse nenshtetas te shqiperise.

    Ta shpegoj pse eshte utopik dhe mbi te gjitha pse eshte i demshem.
    Eshte utopik, sepse gjysma e popullsise banon ne fshat e pjesa me e madhe e qytetareve te sotemi dine rrenjet e tyre.
    Kur keta te kthehen plotesisht ne plebej, duke shkuar ne qytete, do jemi ne fund te ketij shekulli, e ne fund te ketij shekulli po te shikojme krizen demografike qe ka perendimi, si pasoje e islamikeve qe parashikohen te behen pjese thelbesore e popullsise, do kete konflikt midis kuranit qe ata duan dhe demokracise, konflikt qe do rizgjoje sensin e perkatesise identitare,i cili zgjohet ne rast konflikti e fle ne rast paqeje.

    Keshtu qe ne do gjendemi mjaft mire perballe kesaj traume e sdo kete kohe qe gabimi nenshtetas shqiptar=shqiptar te kthehet ne vrases te shqiptareve.

    Pse eshte gabim ekuacioni; nenshtetas i Shqiperise =shqiptar.

    Pike se pari ja ben mu e be, qe ky barazim do perjashtonte nga te qenit shqiptar, shqiptaret jashte kufijve,sepse ata duke mos qene nenshtetas i bie te mos jene shqiptare.

    Por me e rendesishme eshte se, fjala Shqiperi buron nga fjala shqiptar e jo anasjelltas, dmth Shqiperia u quajt keshtu sepse banohej nga shqiptaret (si shumice).

    Po ashtu bazohet mbi parimin e autoktonise. Nese heqim parimin e autoktonise, do behej Shqiperi cdo territor qe do banohej nga shqiptare, dmth mjaft te kishim shumicen shqiptare diku dhe ajo toke do behej automatikisht Shqiperi (krahine gjeografike) edhe pse atje do ishin emigrante.

    Shqiperi nuk eshte krahine gjeografike e cila i jep emrin banoreve, sic eshte rasti i maqedonasve, rasti i italianeve,rasti i francezeve ,rasti i amerikaneve etj

    Dihet qe kontinenti quhej amerikan e pastaj banoret u quajten amerikane, pastaj abuzivisht amerikane u quajten banoret e SHBA-se ashtu sikunder abuzivisht quhen europiane , perendimoret, se ne nuk qenkemi europiane po marciane apo meksikanet nuk qenkan amerikane po ufo.
    Abuzim qe e kemi pranuar, por termi eshte be vetevete abuziv.

    Maqedonasit po ashtu, quhen te tille se banojne ne maqedoni e greqia po zihet per emrin me te padrejte, sepse maqedonas mund te na takoje fare mire ne shqiptareve.

    Francez deri ne revolucionin francez, quheshin banoret e Ille de France e rralle ata qe banonin ne shtetin francez, po ashtu nga lingue d’oil ajo e ille de france eshte frengjishtja e sotme.
    Provencalet flisnin nje gjuhe latine me afer katalonces sesa asj te ille de france.

    Francez u quajt edhe alsaciani qe fliste e flet gjermanisht e vete emri francez vjen nga franket, fis gjerman.

    Pra shteti i dha emrin banoreve e sado qe u perpoqen ti jepnin nje fytyre francezit, nacionalistet franceze, dihet qe maska heret a vone nuk sherben me.
    Revolucionaret franceze kane masakruar provencale e bretone sa te duash, vetem pse nuk thoshin se ishin franceze, i kane cuar me mijera ne gijotine apo ne bajonete.

    Ne sic e sheh kemi nje natyre krejt tjeter, tek ne shqiptar nuk mund te jete banori i Shqiperise, ai mund te jete thjesht nenshtetas, por jo shqiptar.

    Nuk ka asnje argument te vlefshem, po asnje fare qe nenshtetasi i Shqiperise te jete automatikisht shqiptar.

    Nderkaq propagande ka sa te duash, por ajo propagande eshte lehtesisht e demaskueshme.

  13. ””’E kam fjalën që kur nuk të kundërshtojnë për ato që thua, ka së paku 50% probabilitet që kjo të vijë ngaqë të shpërfillin, jo ngaqë janë dakord me ty. Unë këtë parim e zbatoj rregullisht edhe për veten.””’

    Nuk me intereson xha xha, une deri me sot e kam hedhe sfiden e skam patur pergjigje por vetem propagande.
    Sigurisht qe une jam i vetedijshem qe njeriu ca gjera i kalon ne subkoshence, pasoje e azione non logica te Paretos.

    Lexoje se eshte interesant.

  14. Edhe dicka tjeter per ate me lart edhe meqe qenkam bere subjekt per tu moderuar.

    Shkruaj per veten time, per nevojen qe kam te debatoj per gjera qe nuk i vleresoj absolute dhe perhere e kam pare si dialog e ta kam thene qe nuk me vjen te shkruaj e formatin filani tha, keshtu qe fjala shperfillje nga nje i trete nuk me ben as ngrohte e as ftohte, do me ngacmonte vetem nga goja e atij te cilit i shkruaj…..
    Kur nuk kam nevoje te debatoj, perdor format tjeter, sepse nese nuk dua te debatoj e bej me qellim te veshtire ne dua te them kete apo ate gje, te kuptohet si tua doje qejfi.
    Meqe nuk jam ne ate pozite e nuk kam mend per te dhene, por vetem per te debatuar, perdor formatin e debatit.

    Besoj se kjo qe thashe i jep pergjigje edhe kesaj:

    je në përgjithësi i parashikueshëm në ato që thua. Ky është fati i të gjithë atyre që i flet ideologjia – nuk lexohen.

  15. ”””Ky diskurs e fut veten mes popullit dhe popullit duke pretenduar se “liberalet” qenkan antikombetar, apo shqiptarofobe. Nese liberalet do te flisnin te njejten gjuhe kunder konservatoreve, do te ishin me afer popullit ndoshta, por ideja do te humbiste prej perdorimit te nje gjuhe qe nuk ka as edhe nje vlere te flitet.””’

    Dale ti dale, mos me ver ne goje gjera qe skam thene e ti sjellesh pastaj sipas qefit.

    Kam thene qe nje pjese e liberaleve, qe si shembull dhashe zotroten, jane shqiptarofobe.
    Juliusi eshte po ashtu ne rrymen liberale, po si kam thene ndonjehere shqiptarofob.
    Po ashtu liberale ka edhe e djathta e sotme(pjese e vogel), prandaj isha i kujdesshem qe te mos beja barazimin e majte=liberal.
    Jam i kujdesshem ne kete pike, pikerisht sepse mendoj se do jemi pre e ketij formati liberal vs konservatore, keshtu shoqeria civile qe propogandohet sot, te mos jete sinonim i liberaleve,sepse shoqeri civile nuk do te thote Mjaft apo Lubonje.

    Liberalet kunder konservatoreve perdorin gjuhen qe perdori Apokalypsis me mua dhe ti sigurisht me fiksacionin e fashistit, ne nje kohe qe une kisha tone te ndezura por jo
    fyerese.

    ”””Ne momente kur fashizmi, rracizmi e ngre koken keshtu si e shfaq Hyllini, dhe kur ngritja e kesaj koke arrin deri aty sa te rrezikoje lufte civile, e vetmja pergjigje e moderuar eshte radikalizmi, prerja e kesaj koke pergjithmone, pse jo, Herkulce ne emer te popullit dhe te miren e te gjitheve, denim me vdekje brenda ligjit me gjendje te jashtezakonshme.”””

    Nuk do ta keshilloja, sepse i humburi do ishe me siguri ti dhe a e di pse ? Sepse ushtria e policia nuk jane organe ku sundojne ata si ti e shteti pa to, nuk ndeshkon dot as nje mize.
    Luften civile nuk e nisen ballistet dje, por komunistet dhe nuk do jene sot konservatoret ata qe do e nisin por ata si ti, anarkistet komuniste.
    Me vjen keq, vetem qe nese dje u be lufta per pushtet, ata si ti e duan per hir te viktimizmit qe shfaqin minorancat.

    A do nje gje kunder ligjit e kunder moralit ?
    Ti besh thirrje rinise per vandalizem e banditizem, duke i sjelle si shembull pozitiv rinise shqiptare, anarko-komunistet greke qe i vune flaken Greqise e po ashtu te besh thirrje per shkaterrimin e familjes, me djalin qe i rebelohet te atit, kot me kot, vetem pse eshte i ri, se i riu duhet te beje se sben marrezira, perndryshe kot sa eshte i ri.
    Keshtu beri nje intelektual juaji, dje ne ‘Opinion’ te Klanit, spo ja them emrin se dihet se kush i leshon te tilla xhevahire nga goja e si thote njeri dot : O zoteri cpo thua ?

    ”””’Nuk eshte e paqarte Kushtetuta. I paqarte je ti.

    Neni 3

    Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut,të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.”””

    A nuk e sheh zotrote se eshte mirekuptimi i shqiptareve me pakicat dhe jo identifikimi i minorancave si shqiptare, baza ?
    Me ke eshte ky nen i kushtetutes, me ty apo me mua ?

    1. O Hyllin, ti vazhdon te jesh keqinformues, edhe pse me tone jo te ndezura. Nuk ia vlen te personalizojme debatin, por me gjej nje gjysem llafi shqiptarofob ne gjithe diskursin tim, qe kur thua se ma ke matur koken. Pse advokoj radikalizmin kur shoh se nuk ka rruge tjeter, kur shoh se bashkefajtoret e Gerdecit do vazhdojne te jene te mandatuar, kjo nuk me ben antishqiptar. Se advokoj radikalizmin ne ate qe te qenit popull nuk do te thote te jesh pasiv, por aktiv, nuk do te thote se jam antishqiptar. Se advokoj radikalizmin kur shoh se dizimformimi qe vjen nga retorika jote dhe e te tuve eshte i rrezikshem, nuk do te thote se jam shqiptarofob. Se advokoj radikalizmin kur them se pjesmarrja ne NATO nuk eshte arritja me e madhe e Shqiptareve, por ne fakt fatkeqesia e Shqiptareve perderisa termat e NATOs jane ato te jenicerit qe na ofron, nuk do te thote se jam antishqiptar. Nese do te besh debat dhe te argumentosh si thua, dhe jo propagande, si edhe po na akuzoke se bejme kunder teje, duhet t’i pergjigjesh sfides dhe te gjesh nje gjysem llafi te Lulian Kodres ku ky te kete shprehur shqiptarofobi, ashtu si edhe i pergjigjem edhe une sfides tende dhe te them se termat subhumane dhe virale qe ti perdor per ata qe nuk jane Shqiptar, nuk jane origjinale kombetare, por reaksionare, dhe te huazuara shabllon nga nje diskurs fashist qe plasi rende gjate luftes se dyte boterore. Eshte kollaj te thuash mos beni propagande, por argumentoni, por nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere. Fakti eshte qe diskursi jot eshte aq reaksionar, sa qe Xhaxhai t’a beri te qarte fare tek Vllahofobia, kur te thote se nje kombetarizem per dukje si i joti, nuk mund te ekzistoje pa demonizuar tjetrin, pa propaganden qe ti ben. Ketu, jo carcafe. Ku e ke pare ti shqiptarofobine time qe ke nje jave qe e permend? Nuk mjafton te thuash se ke folur me tone te ndezura, por jo ofenduese, pasi ti or zoteri nuk me njef te thashe, dhe rrjedhimisht nuk e njef as nivelin tim te tolerances apo te dallimit mes ofendimit dhe toneve te ndezura. Nese vazhdon dhe kembengul se nuk me ke ofenduar duke me quajtur shqiptarofob, nuk tregon gje tjeter pervec karagjozllekun tend ne lidhje me ceshtje te tilla, per te cilat, nga retorika duket se je serioz. Edhe nje here po te them, sic po te tregoj me ane te nje analogjie mes gjuhes tende dhe asaj te rajhut te trete, se diskursi qe ti shpalos eshte nje diskurs fashist, me gjej se ku kam shprehur une shqiptarofobine. Sa kollaj i hidhni llafet mo burre i dheut. Ne nuk do te te dale nami per gomar qe vetem pellet, por per debatues si edhe i thua Xhaxhait ne nje koment me larte, atehere ndiq rregullat e debatit dhe argumento, mos i ver kundershtarit ne debat epitete qe nuk qendrojne. Fashist i vogel reaksionar, a do me tregosh tashti se ku e kam shprehur shqiptarofobine une, apo do vazhdosh te pellasesh si gomari i Zarathustres?

  16. Ju ftoj të lexoni “Intelektualët shqiptarë si imituesit e Elvis Presley dhe surrogatizmi intelektual si moda e mendimit shqiptar” nga Kastriot Myftaraj.

  17. “”””Nuk me duket se Hyllini ka te drejte sidoqofte, per faktin se kete distance e vendoska liberalizmi elitar. Distancen mes “Liberaleve” dhe popullit nuk e vendosin as te paret, dhe as te dytet. Liberalet jane popull, ashtu si jane edhe konservatoret.”””””

    Sigurisht që përgjegjësia është e ELITARËVE, pa diferencime liberal a jo. Hyllini kishte bërë dhe një deduksion llogjik më parë duke i klasifikuar liberalët si pjesë e elitave. Për ta do flasim, se për ta ia vlen të flasim, jo për ndonjë arsye tjetër. Tani, meqë jemi te përgjegjësia, ngelet e elitarëve, për mua për dy arsye:

    Sepse jam i majtë, që shpjegon përgjegjësinë duhet ta kenë elitat.

    … dhe sepse ia marr të mirëqenë kujtdo që shkruan në blog dhe shpreh opinionin e vet, se qëllimi i tij është të zhvillojë shqiptarët si popull. Në momentin që 70-80% të shqiptarëve klasifikohen lehtë si turmë, atëherë nuk di sesi mundet elitari të qëndrojë i qetë përpara këtij fakti. Nuk di sesi nuk e shikon këtë fakt si pjesë e problemit që do të duhet ta kapërcejë për të shkuar më tej.

    Zotërinj, jemi një marsh prapa botës që na rrethon. Do ecim me një marsh më pas se ta, për të arritur ku kanë arritur. Del përpara si detyrë e domosdoshme kuptimi kohor i kësaj situate dhe masat përkatëse që duhen marrë për të arritur ku duhet.

    Në rast se marrim një organizim në natyrë, si psh një fole milingonash, një miliongonë e vetme, apo disa të tilla, në rast se ecin me dyfishin e shpejtësisë të të tjerave, i prishin punë folesë, aq shumë sa e quaj krejt të parëndësishme që këto janë të afta të çojnë më shpejt në fole dy kokrra grurë më shumë.

    1. J., meqë mua ky debat nuk më duket pa lidhje me temën e katakombeve dhe të turmave virtuale, më ler të shtoj se, së paku turmat për të cilat flisja unë aty, konstituohen pikërisht kur shumë individë anonimë zbulojnë një solidaritet mes vedit teksa gjuajnë me vezë të prishura një intelektual publik, ose një gazetar, ose një komentator, ose një publicist çfarëdo. Interneti shqiptar gëlon nga turma të tilla; madje për çdo zë intelektual të spikatur në kulturën shqiptare sot, do të gjesh një turmë të mpiksur enkas rreth tij, gati për ta mbytur në pështymë ose të verdhë veze. Dhe kujdes: po flas për intelektualë publikë, ose në përgjithësi njerëz me të cilët këta individë turmë-formues bien në kontakt nëpërmjet mass mediave: shtypit, televizionit, ose forumeve vetë, që ua hedhin për sillë, siç ua hedhin minjtë gjarpërinjve të gjallë në terrariume. Pra: nga një anë, njerëz që përpiqen, me aq sa munden, të komunikojnë me publikun; më anë tjetër, ky publik që nuk nguron të shndërrohet në turmë, duke u organizuar sipas një parimi të urrejtjes ose përbuzjes. Prapë elitave t’ua lëmë përgjegjësinë, për hir të përkatësisë sonë në të majtën?

    2. J. doja te pergjigjesha, por shoh se qenka pergjigjur Xhaxhai. Megjithate, po pergjigjem ndryshe, anipse njesoj. Turrma, sic te thashe me larte, ka veti te polarizohet deri sa te futet neper llogore, por njekohesisht ka edhe veti te gjeje harmoni. Ki parasysh nje dallim te qarte ne terma te debatit per sa i perket harmonise apo polarizimit te turmes. Ne qofte se turrmes i thua turrme, dije se nuk do e polarizosh, por do ishte provokim qe do e detyronte te humbiste apatine, dhe sipas grekerve te mencur, cdo individ do gjente funksionin e tij aktiv, aktivitetin e tij ne funksion te harmonise te se teres. Kjo eshte me pak fjale morali dhe Etika Nikomakeane, qe eshte e vlefshme edhe sot. Nga ana tjeter, ne qofte se del perpara turmes dhe luan teater moral, percakton arbitrarisht se kush eshte i miri dhe kush i keqi, kush liri-urrejtesi dhe kush liridashesi, kush atdhetari dhe kush tradhtari, kush miku dhe kush armiku, kush shqiptardashesi dhe kush shqiptarofobi, atehere turrma do te polarizohet me keq se turrma e ndare ne huligane te Panathinaikosit dhe huligane te Olimpiakosit, bie llafi. Nuk kam degjuar deri me sot asnje nga ata qe i thone turrmes turrme, t’i meshoj gjeje tjeter pervec edukimit dhe maskarallekut te elitave ekonomiko-politike. Me gjej nje interviste nga prindi shpirteror i kombit Shqiptar, nga Gjigandi me i madh i prozes artistike qe ka njohur shqipja, ku te kete shtruar nje platforme per edukimin. (Mund edhe te jem duke ia ngrene hakun, por dyshoj se nuk do e kisha degjuar po t’a kishte bere). Perkundrazi, ne gjithe intervistat e Kadarese, nuk gjen gje tjeter pervec te njejtin teater moral qe e qan neper libra, por qe fatkeqesisht ka arritur nje moment qe prezenca e tij si figure publike ia ka kaluar edhe artit qe zoteron ne shkrim. Turp edhe Kristo Frasherit ne kete mes, qe nuk merret me tezat e Shmitit, si historian qe eshte, por vazhdon cic-micat e teatrit moral qe Kadareja e Meksi ia dhuruan ne pjatance floriri dyerve te medha dhe elitare te Topit. Po dyert e vogla o liridashes qe iu paskan ofenduar nga Skenderbeu, apo te zvarriten familjet me dyer te vogla per te hyre e per te dale, si hardhuca ne gur e ushtari ne llogore?

      p.s. J. nuk kam nevoje t’ia provoj integritetin tim asnje njeriu, por kemi rreth dhjete vjet qe komentojme neper hapesira te njejta ne internet, sa tek FSH, pik komi e pik neti, sa tek krizantema tek peshku e tek pejzazhet (po te referoj edhe ty Hyllin ketu, qe te kerkosh kollaj nen pseusonimet kulla, kullaqi, warren pearce, little alex dhe lulian kodra e te dale te pakten njeri prej nesh faqebardhe) dhe kur nuk me ke lexuar asnjehere asnje ndjenje shqiptarofobie, a nuk e thua nje llaf, se vallaj, distancave nga llogorja ne llogore qe krijohet mes turrmes e turrmes prej meskinitetesh te tilla, ia kam friken, pasi nje llafi te tille sot, po mbeti i pakundershtuar, i fryhet neser dhe ben vaki e ha edhe une si i shitur ke Serbi e Greku, e pale kur t’i degjosh tymin ndonje BAM-i qe nis prej nje maskarai tek pejzazhet. No way am I tolerating this.

  18. Populizmi dhe antagonizmi i tij me elitizmin pa dyshim eshte nje nga dukurite e reja me te dukshme te dy vjeteve te fundit. E sheh kudo. Ne SHBA, ku perendite e Olimpit te botes se financave, popularet po i zvarrisin me pahir poshte ne toke. E sheh ne Angli ku vihen re grevat e para nen flamurin “jobs only for British”. E sheh ne France, ku arabet, pervese nje cope leter, asgje tjeter te perbashket nuk ndjejne te kene me vendasit. E sheh ne Bruksel, ku pishinat municipale tani kane nje ore te caktuar vetem per meshkujt dhe nje ore tjeter te caktuar vetem per femrat. E sheh ne Greqi, ku mu ne qender te Athines shteti nuk ushtron dot autoritetin e vet (disa te njohur te mite qe jetojne afer vendit ku u vra ai djaloshi 15 vjecar vitin e kaluar, po me tregonin se si anarkistet kishin djegur te gjitha makinerite e renda qe po perdoreshin ne ndertimin e nje pallati te ri aty prane. As pallat, as ndertime, as makineri, as zbatim e respektim ligji, as polici, as rregulla. Vetem zhurme shishesh qe thyhen neper mure. Tani per tani). Ne Austri, e djathta ekstreme po merr gjithnje e me shume vota, pavaresish nga pengesat legale. 15% e te rinjve ne Gjermani, megjithe ligjin gjerman qe te fut ne burg po mohove ate cka u ndodhi hebrenjve ne L2B, mendojne se hebrenjte do ta kene merituar fatin e tyre ne ate periudhe.

    Me e bukura eshte se elitizmi, i cdo lloj natyre qofte, duket se funksionon nen premisen, e gabuar do te thoja, se te vertetat e tyre jane absolute. Arroganca dhe pompoziteti moral pastaj, e kthen cdo lloj debati ne monolog.

    E shoh qe e paskan vene Hylliun pas murit. Por per hater te argumentit, do te doja psh te dija se si eshte e mundur qe anglo-sfera qeveriset e gjitha nga wasp? Ose pse Franca dhe Quebec qeverisen nga pure laine? Simbas teorise resultatet duhet te ishin ndryshe. Apo jo?

    1. “E sheh ne France, ku arabet, perveç se nje cope leter, asgje tjeter te perbashket nuk ndjejne te kene me vendasit.”

      Po ata (arabet) vendas jane, mor qyqar ! Pjesa me e madhe, (te pakten gjenerata e dyte) as qe i kane vene ndonjehere kembet ne Magreb !

      “do te doja psh te dija se si eshte e mundur qe anglo-sfera qeveriset e gjitha nga wasp?”

      Qe kur Obama qenka wasp ??

      “Ose pse Franca dhe Quebec qeverisen nga pure laine?”

      Po Franca e ka déjà Ministren e Drejtesise “zeshkane”, qaji hallin !

      Ti them keto jo per gje, por “per hater te argumentit” (te citova)

      Pika ty…. 🙂

      1. Ah Stalker.
        Te isha edhe njehere ne moshen e budallait, te siguroj se do kisha bere me shume pompa, terheqje ne hekur dhe ulje ngritje ne paralele se ty. ( si mbyllen zakonisht diskutimet tek oborri i shkolles tashti? Akome me – mer qyp?)

        Obama eshte simptoma e pare e epokes se eunukeve

        Sarkoja me femrat e tij ngjan me kryetarin e famshem te Libise, kur i rrethon tentat e veta ne mes te Europes me rojeshat e tij personale.

        Edhe Kanadaje ka nje te zeze ( duhet te hap fjalorin ne fakt, te shoh se cfare fjale eshte pc sot per raste te tilla) si GG. Ironia eshte se ajo ishte nje nga mbeshtetsit me ne ze te races me ngjyre per shprishjen e Kanadase ne 1995.

        Plus ca change plus ca reste la meme.
        Meqe ti je nga ata te ujit e une jam nga ata te gjakut, shih debatin qe eshte bere, po behet e do te behet per pervjetorin e betejes se fushave te Abrahamit.
        Dhe ( e fundit kjo) kur te vije koha qe te cosh femijet ne shkolle ndonjehere, po s`pate para per shkolle private, zgjedhja me e mire eshte nje shkolle me orjentim fetar. Eshte shume ne mode, dhe rruga me e sigurte per t`i shpetur “dashurise”” thithese te melting pot. 🙂

        1. Ah idashur,
          Po mire qe Obamen e nxorre te tredhur (me demek, eunuk), po Condoleezza Rice-it do ti vesh ndonje pale ko.. ?? 🙂 Apo ate e ke te anes tende, te djathte me demek…
          pf….

          Si seulement c’était une question de couleur…

          1. E ka një logjikë të vetën, obsesioni i së djathtës me tredhjen (kujtoni edhe shakanë e kryeministrit Berisha). Shpjegimi më sipërfaqësor do të ishte që e identifikojnë veten me fallusin. Mirëpo pastaj zbret më poshtë, në gjirizet, dhe atje ndesh në një obsesion tjetër: anusin (bœthen). Prandaj një shpjegim tjetër do të ishte që, këtij vizioni kaq gjenital, i mungon femra, së bashku me seksualitetin e saj. Përndryshe, për moralistët dhe profetët e kësaj metaforike politike, femrat janë gjithnjë “nëna dhe motra”.

            1. Kam pershtypjen se jam keqkuptuar.
              Shen Mateu kur merret me eunuket spjegon se ka tre lloj eunukesh, ata qe jane te lindur prej barkut te nenes, ata qe jane bere eunuk prej njeriut, dhe ata qe bejne veten keshtu ne emer te mbreterise se qiellit.
              Metafora e eunukut me shume se sa politike eshte historike. S’ka te beje fare me pranine apo mungese e simboleve te majta apo te djathta te virilitetit antropomorfik (kam me se 19 vjet qe as nuk e di e as me intereson saga e politilkes shqiptare. Ca me pak ti perkushtoj vemendje te thenave te kryeprimistit te radhes)

              Eunuket jane te rendesishem ne momente te caktuara. Psh ishte nje eunuk ai qe e zbuti Leken e Madh dhe e bindi qe mbas nenshtrimit, te mos i hynte Lindjes me sepate ne dore.
              Mbas Belisariusit, karakterit te fundit te madh te antikitetit te vonshem, pushteti ne Bizant pak a shum ra ne duar te eunukeve, ose te pakten u krijuan kushte te atilla qe ata te ishin ne krye te puneve te burrave.(shpresoj se s’do me hidhen ne fyt eternalistet e grarise) Dihet gjirizi ne te cilin te gjithe rane me pas.

              Mua me duket se ne kemi hyre perseri ne nje epoke te ngjashme, ku te zinjte jane hajmalia e fundit me te cilin shpresohet te mbrojturit nga syri i keq. Si eunuket e dikurshem. Nuk ju duket keshtu?!?!?!

              p.s: me e bukura e dites se djeshme ishte konferenca e perbashket per shtyp e Da Lulas, presidentit te Brazilit me Gordon Brown shefin e Britanise se Madhe. Ne nje moment te caktuar Lulas i thote mikut te vet, i cilis me pas s`dinte ku ta fshihte syrin e tij te vetem, se faji per gjithe rremujen e sotme ne bote ishte e atyre me lekure te bardhe dhe sy blu. “Ops”, thashe me vete. Here we go. Te te shohin estetet shqiptar do te te hypin ne maje te kalit per cfare the.

  19. ..Po ashtu sic është i padrejtë inkriminimi total i grekëve për genocidin çam. Njerezit kanë emra, mbiemra e pergjegjësi personale. Çdo mbështetës i genocidit është pjesëmarrës në të, si janë negacionistët e Holokaustit rivrasës të hebrenjve, ama nuk është faji i grekëve që ne nuk inkriminojmë me ligj individë të caktuar si Vangjel Dule që haptas mohon problemin çam, por hidhemi kot më kot e veshim me përgjegjësi gjithë grekët, siç fatkeqësisht bën edhe ti…
    Inkrimin total??
    Jo,doni emra e mbiemra.Po.
    1.Pergjegjes:Gjithe emrat e qeveritareve greke qe prej vitit 1944-45 deri me vitin 2009.Gjithe emrat e deputeteve greke qe prej 1945 deri me 2009.Veprimi per te kryer nje krim individual ose kolektiv eshte i njejtedenueshme me mosveprimin per te rikthyer ne vend te drejtat e shkelura.
    2.Deshmimtare;Gjithe emrat e grekerve dhe vllaheve qe perdorin tokat dhe pronesite e Cameve(me qera) qe prej vitit. 1945.
    3.Demishtare;Gjithe kadastrat dhe tapite e tokave dhe te pronave ne hipoteken e Janines dhe te Athines.
    4.Deshmimtare;Gjithe camet(reth 300 mije) qe jetojne ne Shqiperi me te drejten e prones se shkelur,me te drejten e kthimit pas luftes te shkelur,me te drejten e varreve te te pareve te tyre te shkelur.

  20. Replik e Hyllin, gjithnji me te “mundurin” e tij te radhes:

    “”””’Nuk eshte e paqarte Kushtetuta. I paqarte je ti.

    Neni 3

    Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut,të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.”””

    A nuk e sheh zotrote se eshte mirekuptimi i shqiptareve me pakicat dhe jo identifikimi i minorancave si shqiptare, baza ?
    Me ke eshte ky nen i kushtetutes, me ty apo me mua ?”

    Hyllin, ne se dikush identifikohet si shqiptar, ai nuk eshte pakice (minoritar) , edhe se ti i numeron brezat e trashgimit shqiptaror dhe, dikush tjeter jo. Ti e kupton mire te shkelesh ne gjuhen tjeter te nuses shqiptare cobane (vllahe) eshte e kunderta per te drejta te mirekuptimit qe, ti do ta perdoresh si dhune/diktat, pasi ajo (nusja) eshte shqiptare qe flet edhe vllahce, pra nga na del ti ai qe vendos per te ndaluar gjuhen vllahe te trshguar te sajen. Po flitet per abuzim nen pretekstin “pasterti” rracore-fisnore-intelektuale/elitare (sikur je me coban “i paster”se cobanja).
    Shoh pika te qarta plot erresire te bindjeve te tua dhe, do krijosh vorbull vetem ne raste kur dikush merr per te mireqen superioritetin-cfardo si rregullator mes individeve dhe shoqerise se tyre, dhe jo barazi ne detyrime dhe te drejta.

  21. ””’Pse advokoj radikalizmin kur shoh se nuk ka rruge tjeter, kur shoh se bashkefajtoret e Gerdecit do vazhdojne te jene te mandatuar, kjo nuk me ben antishqiptar.””

    O njeri, (se spo di me ne c’kategori njerezish te t’fus), po cme duhet Gerdeci mua mer, cma fut kot e me kot ne cdo debat, leri mo vlla viktimat e Gerdecit, se eshte gjynah te permendesh te vdekurit vend e pa vend.
    Te vdekurit dhe Zoti nuk permenden kot mer djale se eshte mekat. Te vdekurit dhe germadhat duan perhere drejtesi ashtu si te gjallet e ndertesat ku jetojne, nuk ka ndryshim per mua.

    ””’Se advokoj radikalizmin kur shoh se dizimformimi qe vjen nga retorika jote dhe e te tuve eshte i rrezikshem, nuk do te thote se jam shqiptarofob.””’
    Mua te me vish anes zotrote, se retorika fle nga ana jote, qe shkruan ketu perhere me motive politike, por une nuk kam ardhur ketu per te bere politike, keshtu qe retorika ska cme duhet.
    Une heci pergjithesisht(do e kesh vene re patjeter) me metoden dialektike, dmth marr argumentin tend e shqyrtoj, i nxjerr pikat e dobeta dhe them qe mendimi im eshte me i mire se nuk ka paradokse, pra eshte me i logjikshem.
    Po ashtu perdor me rralle metoden analitike, i marr me radhe gjerat me aq sa kam njohuri apo takat dhe i mbeshtes me shembuj te pershtatshem.

    Po te perdor retoriken, menjane modestia, te bej per dy leke kur te duash . Retorika eshte arti i lindur per politikanin (ne Greqine e lashte), sepse nuk ka per qellim te verteten , por mundjen e kundershtarit me cdo menyre, sidomos me sulme personale. E kam pare perhere si mjeti i fundit, ne nje debat, jo per gje po se sjam ketu per te mbledhur vota.

    ””’Fakti eshte qe diskursi jot eshte aq reaksionar, sa qe Xhaxhai t’a beri te qarte fare tek Vllahofobia, kur te thote se nje kombetarizem per dukje si i joti, nuk mund te ekzistoje pa demonizuar tjetrin, pa propaganden qe ti ben.”””

    Ne dukje he… nuk mund te ekzistoje ….. pa demonizuar tjetrin.

    Dmth sipas teje dhe xha xhait (qe nuk te pergenjeshtroi), une ha bar, ja fuskam pordhes kot, sepse eshte ashtu si thoni ju edhe pike …..

    Degjo cme ndodhi me nje shqiptar ketu, i cili ka ‘fatin’ e keq te rrije shume kohe me komunistet.
    Ne nje muhabet, sapo i thashe se parimi baze mbi ceshtjen e emigracionit eshte ky:
    Vendasit duhet te kene me shume te drejta se te ardhurit.
    mu hodh ne fyt, pa me lene te shpjegohem, ti je racist, ti je fashist e me hodhi brenda nje minute aq shume balte liberale, saqe spo dija me si ta hiqja.

    I thashe, jemi te detyruar ta ndjekim kete si parim baze, sepse i kunderti do ishte:
    Vendasit duhet te kene te njejtat te drejta me te ardhurit e ky parim shpie menjehere klandestinin si qytetar i nje shteti, aq me teper kur eshte shtet-komb dmth mjaft te hysh ne Amerike apo Itali e te kerkosh menjehere te drejtat e amerikanit apo italianit.

    Jo-filloi te justifikohej, se ka rregulla, duhet te besh kaq vjet,aq pune te kesh dokumenta etj.
    Me pak fjale i thashe, keto rregulla burojne nga parimi:
    Vendasit duhet te kene me shume te drejta se i ardhuri, dmth ceshtja nuk eshte se parimi eshte fashist, racist etj, por nxjerr ceshtjen kush eshte vendasi e kush eshte i ardhuri e mbi kete eshte argumentuar ne cdo shoqeri e secila ka arritur ne perfundimin e saj, psh zvicra nuk ti jep te drejten e qytetarise se ke ardhur si emigrant ekonomik, Amerika i mban njerezit klandestine edhe per 20 vjet, si halla e Obames etj.

    Pra edhe ne si shqiptare i thashe kemi nevoje te debatojme mbi kete parim e te nxjerrim perfundimin tone, pa thene jo ky fashist jo ai racist.

    Tani lulian pse e thashe kete histori do thuash ti, ja per perfundimin qe do them:

    Shiko, me tha, nese ekstremizoj parimin ti mua me del racist e fashist, prandaj nuk vlen e ti je racist e fashist nese
    e mendon ashtu.
    Po mire, i thashe, nese une ekstremizoj mendimet e tua, me del bolshevik e tradhtar, po pse keshtu do hecim ne ?
    A nuk ta sqarova qe gjithe vendet demokratike hecin mbi ate parim ?

    Keshtu qe thua ti lulian , ti je i prirur te ekstremizosh mendimin tim, per te me hedhur balte dhe perhere te duket gjoja, gjasme , kinse etj. Po kjo vjen nga fakti qe nuk je i hapur ndaj mendimit te tjetrit, nuk argumenton cte sjell para tjetri por argumenton cte pelqen ty.

    Keshtu ma beri nje tjeter ne fsh.com kur shtrova pyetjen e pergjithsme: A eshte inteligjenca ne qenien e duhur ?
    I replikoi pyetjes se vet, se inteligjencen ne sna e dha kush, inteligjenca keshtu e ashtu.
    Por pyetja nuk ishte : A i dhane inteligjencen qenies se duhur, por a eshte, dmth cme duhet mua ja dhane sja dhane, pyetja e thote qarte ‘a eshte’?

    Ti tani ne nje postim the, hyllini gjasme konservator i moderuar, po na hedh hi syve.
    Jo mer xhan, se s’fus gje ne xhep, te hedh sy ty apo tjetrit, jam anonim, jam askushi, nuk fitoj asnje gje e po nuk isha i sinqerte ketu, po ne jeten reale ?
    Une jam rritur, duke ngrene shpulla ne rast se genjeja e genjeshtren e mesova ne Itali, se keta jane mjeshtra ne rang boteror, mesues te shkelqyer.
    Gaboj (ndoshta edhe shpesh), por nuk genjej.
    Sigurisht qe e di qe po te flas kot, se ty nga nje vesh te hyjne nga tjetri te dalin, por doja ta thoja meqe ma bere fiksim.

    1. Nje gje qe ti nuk arrin t’a kuptosh ende, eshte rendesia e fjales, pesha e saj, sado qe pretendon se je shqiptar safi, i tradites, i beses e me the te thashe, dhe harron tradtiten, sa do tradicionalist t’a shpallesh veten, se per nje fjale goje me shqiptarin hyn ne gjak. Kjo eshte besa dhe ky eshte gjaku i shqiptarit, tradita e shqiptarit, e si cdo gjak i ka skajet ne vellazeri dhe hasmeri, e jo ne miqesi dhe armiqesi, si e interpreton ti. Nese ti do e kuptoje rendesine e fjales, metaforat e tua nuk do ishin aq ekstreme sa jane, njeriun nuk do e barazoje me miza e nuk do e quaje kanibal, vetem sepse ashtu t’a dikton ty imagjinata, toni i ndezur, apo histeria. Eshte ky ekstremizmim i metafores qe priresh ti te besh ajo qe eshte e verteta, dhe jo se une qenkam i prirur t’i lexoj ne ekstrem metaforat e tua. Kete vazhdon dhe e ben me kembengulje, dhe nje proces nenshtetesie qe maksimumi zgjat 20 vjet, e con ne ekstrem kur nuk konsideron te barabarte shqiptaret me pakicat, ku per te dytat, nuk kursen epitetet e tua ekstreme. Nuk eshte problemi se vendasit te mos kene me shume te drejta se te ardhurit, pasi keto jane procedura nenshtetesie dhe jo vetem tradita kombetare, por problemi jot eshte qe ti i konsideron te ardhur edhe ata qe jane vendas prej 10 apo 20 gjeneratash. Ky eshte ekstremizmi jot, qe ti e shpreh vete pavaresisht prirjeve te mia. Ti nuk je ekstremist se po them une, se po thote xhaxhai, se po thote pasaran, vemendja, e me rradhe, por se ti e shpreh vet kete ekstremizem. Faktin qe ti e ke shprehur, nuk mund t’a mohosh me gjeneralizime dhe leksione mbi dallimin e kategorise te se vertetes nga kategoria e retorikes, nuk mund te hidhesh e te thuash qe une jam i prirur t’a ekstremizoj mendimin tend, pasi vetem ne kete diskutim, ne fjalet e tua te leshuara aq lehte, mund te numerohen rreth 50 ide ekstreme. Nuk qesh une qe te thirra fashist i pari, por ti qe u hodhe dhe the se vllahet na kane shtypur me kembe duke e pare veten si koka, se ku e gjejne te drejten keta te flasin ne emer te Shqiperise, se Shqiperia eshte vetem e shqiptareve, se keto pleshta, miza, mushkonja e kanibale, keta parazite bejne mire te mbyllin gojen, se bej mire t’a mbyll gojen edhe une qe qenkam shqiptarofob, perndryshe mund t’ia bej BAM, dhe do ishte normale t’ia bente BAM, e te tjera e te tjera ekstreme. Ku eshte prirja ime ketu per te ekstremizuar mendimin tend, kur keto jane histerizmat e tua? Apo eshte propagande kjo qe po bej, nderkohe qe ti thua te verteten?

      Te thashe edhe njehere, shqiptari lidhet nga fjala, e nese ti nuk i qendron fjales se une qenkam shqiptarofob, duke e argumentuar dhe vertetuar kete fjale, ke edhe opsionin qe t’a terheqesh publikisht, ne ate publik ku e hodhe. Rruge te mesme shqiptari nuk ka; apo si i thone shqip: o fol e mbaje, o dhit e haje. Cdo rruge e mesme, ty jo vetem qe do te te bente te hyje neper retorike qe tashme nuk ka me vlere pervec hipokrizise, (pasi me shume se per dy lek, nuk mund te me besh pasi me thirre shqipatrofob pa te drejte), por per sa i peket vlerave te shqiptarit dhe te tradites se tij ne marredhenie me fjalen kjo rruge e mesme do te te bente edhe jo shqiptar. Deri tani, dhe derisa t’a mbeshtesesh fjalen e thene, apo t’a terheqesh, per sa i perket shqiptarise, konservatorizmi dhe e djathta jote eshte per t’u dukur perballe konservatorizmit dhe te djathtes time, pasi fjalen fashist qe te thashe, nuk e leshova si lopa bajgen, por e nxorra nga goja pasi pashe c’nxirrje ti nga goja, nderkohe qe ti i leshoke fjalet sa aty-ketu si jevgu kalamajte.

      Nuk mund te me besh per dy leke me retorike, Hyllin, pasi kete pushtet e ka vetem e verteta. Kije parasysh kete dallim here tjeter kur te japesh leksione mbi retoriken dhe te verteten.

  22. ””’Hyllin, ne se dikush identifikohet si shqiptar, ai nuk eshte pakice (minoritar) , edhe se ti i numeron brezat e trashgimit shqiptaror dhe, dikush tjeter jo””
    O vemendje se me hengre, ky eshte debati, ti je dakort te quhet une sjam, cfare ka ketu, mos duhet te jem se sben dakort me ty, ku mbeshtetesh ti, a ke ndonje Sami, ndonje Nol, ndonje Fishte, ndonje Kadare me vete ne diskursin tend ?
    A ke popullin me vete ne diskurisn tend? A ke ndonje argument ne diskursin tend?
    Jo ske asnje me vete, atehere cfare do mer lal, qe pse ti beson se, duhet edhe une te besoj se, pse me shtyn ne nje veprim per mua jo logjik ?

    ””’Ti e kupton mire te shkelesh ne gjuhen tjeter te nuses shqiptare cobane (vllahe) eshte e kunderta per te drejta te mirekuptimit qe, ti do ta perdoresh si dhune/diktat, pasi ajo (nusja) eshte shqiptare qe flet edhe vllahce, pra nga na del ti ai qe vendos per te ndaluar gjuhen vllahe te trshguar te sajen.””’

    Jo mer lal se e sjell sipas qefit ti , ne nje shpi ku jane te gjithe shqiptare, me ke do flase vllahce nusja, me muret i bie se njeri tjeter ska.
    Femijet me tradite jane te linjes se gjakut e une dua ate tradite. Ti je kunder tradites shqiptare, kjo eshte puna jote, me ler rehat mua te jem me traditen shqiptare, kupton apo hic fare ti ?

    ””Shoh pika te qarta plot erresire te bindjeve te tua dhe, do krijosh vorbull vetem ne raste kur dikush merr per te mireqen superioritetin-cfardo si rregullator mes individeve dhe shoqerise se tyre, dhe jo barazi ne detyrime dhe te drejta.”””

    Po mor, mos do mbledhesh kolektivin per te ndeshkuar mbeturinat klerikalo-kulake ne mentalitetin tim ?
    Sheh pika te qarta plot erresire ti? Mos je gje ‘Komisari i drites’ ?

  23. Hyllin

    Nuk mund t’I diktojme njeri-tjetrit ideologjemat tona, por mund te sugjerojme disa kufinj ne muhabet me ndihmen e nje autoriteti me madhor e me konsensual, psh. nje lloj etike reciprociteti, nje lloj respekti per nje trup ligjesish qe rregullojne minimalisht trafikun ne epoken dhe zonen tone. Keshtu nuk do merrem me pika ku dyshoj se ti nuk leshon pe (respekt!) po shkarazi vetem me nja dy gjera qe mendoj se kapercejne kufinjte pergjithesisht te pranuar. Jo se ka ndonje te keqe te sugjerosh ne muhabet edhe kufinj te tjere, me personale, po nuk kam as kohe as nerva e as interes ta bej. I vetmi interes serioz qe kam kudo e kurdo e qe mendoj se duhet ta kete kushdo, eshte te siguroj mbrojtjen personale, permes mbrojtjes se ketyre kufinjve te gjithepranuar te cilet I mundesojne gjithkujt barazine teorike dhe mundesite e barabarta ne publik.

    Ne permendje te vlleheve, grekeve e “jevgjve” me thua:

    “Ne fakt o pasaran, ato jane vellezerit e tu, me siguri nuk me detyron dot mua te quaj te huajin vellaun tim.”

    Dhe sigurisht ato jane motrat e mia dhe ata jane vellezerit e mi, e askush ne fakt nuk te sugjeron t’I konsiderosh vellezer. Thjeshte do vazhdoj te habitem si ka mundesi te quhen te huaj njerez qe kane shekuj qe jetojne ne nje vend.

    “Te huajin e quaj mik apo armik,ashtu sic kane bere perhere shqiptaret, por kurrsesi vella.
    Keta jane o miq o armiq, nuk jane vellezer”

    Mund te te sugjeroja edhe kategori te tjera diagonalisht apo tangecialisht nje opozicioni ballor si ky mik-armik.Mund te mos I kesh as miq as armiq, jo me vellezer apo…(po bllokohem pak ketu: cila do ishte e kunderta e vellait (vllahu?:)?)

    Problemi qe kam une me ty, nuk eshte se ti nuk pranon si vellezer e miq vllehet a “jevgjit”: problem eshte se ti nuk I pranon si te barabarte me bashkatdhetaret e tjere. Por edhe ky nuk do te ishte ende problem madhor: une mundem te kaperdij nje gjendje te tille teorike, ku nje njeri I sjellshem militon filozofikisht dhe juridikisht per te provuar se njerezit me etni te ndryshme nga shumica autoktone, nuk duhen konsideruar te njejte politikisht me ta, per sa kohe qe ky person nuk fyen apo insinuon. Por ti nuk ia arrin te jesh dot nga keta:

    “Paqartesia e kushtetutes ne kete pike eshte e nevojshme qe te parandaloje diskriminimin e atyre pak mizave qe perbejne minoritetet”

    Ti nuk e frenon dot impulsin per te bere ate qe une e quajta “zvogelim” perbuzes te tjetrit. Arrite deri tek miza.
    Do te vazhdoj te te sugjeroj te kursesh cilesimet fyese per te ndryshmit, si “miza” apo “kanibale”: mund t’I evitosh qe te ruash besueshmerine ne pjeset, sipas meje, te shendetshme te asaj qe mbron.

    Ti thua:

    “Tosket levizen me lacka e placka ne Tirane gjate komunizmit, injorante e katundare kishte sa te duash mes tyre, tani u bene ‘qytetare’ e su pelqen qe geget te vijne.
    Kjo eshte prapambetja mendore i nderuar se Tirana nuk eshte e tironcve aq me pak e tironceve nga Toskeria por e gjithe shqiptareve,perfshi ata dhjetra mijera nga Kosova qe do dyndeshin ne rast bashkimi.”

    Edhe me pare te thashe se nacionalizmi shpesh ka astar xhakete socializmin. Tirana si kryeqytet apo si kauze apo kamp emergjence mund te jete e gjithe shqiptareve, por ne nje veshtrim te dyte, Tirana nuk ekziston.Ajo eshte thjeshte shuma e rastesishme e disa ngastrave ne pronesi te ligjshme te disa mijera familjeve (perfshire familjen e shtetit). Vetem transaksionet e ligjshme midis familjesh (shteti perfshire) mund te nderrojne perimetrat e brendshem te kesaj gjeometrie pronesish qe ti e quan “Tirana per gjithe shqiptaret”. Dhe sigurisht, perseris se agresori, eshte fillimisht thyeres ligjesh qe mirembajne kufinj, te drejta, dinjitete, kombetare ose jo. Nuk mund ta ngaterrosh legalizmin tim me pakenaqesite provinciale ndaj te ardhurve (fieraket vs. emigrantet kosovare qe permend ti). Jane te njejtat opinione qe perpiqem t’i refuzoj ne rastin kur I drejtohen vlleheve, keshtu qe nuk mundet t’I kem ne cdo rast tjeter paralel. Kosovaret e Fierit dhe gjetke, po ashtu si edhe camet e shkrete, nuk I kane grabitur toke njeriu. Ata kane ardhur ne Fierin “sekular” te shqiptareve, vendosur me sa di ne prona shteterore nga Mbreteria, dhe jo ne Fierin “e shenjte” te ndonje fieraku.

    Nese une te them se Muji e Halili e jo Mujsi e Hal-ylli jane “aget” e jo “akejt” ne te cilet metojne sot ca futuriste, apo se “cetobasho Muji” eshte “kryetari I cetes” Muji e jo Gjeto Basho Muji, nese kreshniket jane “krajshniket” e jo “kreshtaret” e interpretimeve te varfra e keshtu me rradhe, kjo nuk me ben mua propagandist sllav si me quan, e as eposin shqiptar nuk e ben sllav, sa kohe qe ky epos eshte pafajsisht shqip dhe komunikon prej shekujsh me fantazine dhe kontekstin kulturor te shqiptareve. Fjala kulle nuk vjen nga kungullishtja si shkruan. Ne fakt me duket se nuk vjen as nga persishtja si shkruajta une, por nga arabishtja, gjithnje permes osmanishtes: I referohem fjaloreve me kujtese, se nuk jam gjuhetar. Edhe une di te tallem me fjalet e tua, por nuk kam vendosur ta bej dhe me beso, jo ngaqe ti permend mundesine e perdorimit mbi “antikombetaret” te veglave qe bejne ‘bam’. Me vjen keq qe shumekush ta jep kete luks ketu dhe ta mban keshtu konstante temperaturen e megafonit.

    Pershendetje dhe respekt te gjitheve, sidomos komentatoreve te ‘Leter…’

  24. ”””’Thjeshte do vazhdoj te habitem si ka mundesi te quhen te huaj njerez qe kane shekuj qe jetojne ne nje vend.”””

    Se ashtu i ka quajtur populli ne shekuj e se pakica vazhdon ti quaje edhe kushtetuta e sotme. Habitu me popullin e me kushtetuten, cke qe habitesh me mua ?

    ””Mund te mos I kesh as miq as armiq, jo me vellezer apo…(po bllokohem pak ketu: cila do ishte e kunderta e vellait (vllahu?:)?)””’

    Nuk di te kete per joshqiptaret, ndonje perkufizim tjeter, o miq o armiq, cka ketu per cudi?
    Tregtari i huaj sjell nje te mire, atehere eshte mik, i hapet dera. Kinezi trokiti iu hap dera e ke ne Tirane plot kineze.
    Iu hap dera se eshte vleresuar mik.
    Sigurisht qe kinezi do vazhdoje te ngelet kinez e shqiptari shqiptar, se kinezi shqiptar nuk eshte apo jo ?

    Puna e vllahut-vellai nuk eshte e qarte, se ‘Valakia’ ne Rumani nxjerr probleme te medha historiko-gjuhesore e futemi ne ceshtjen e ndezur hungaro-rumune.

    ”””Problemi qe kam une me ty, nuk eshte se ti nuk pranon si vellezer e miq vllehet a “jevgjit”: problem eshte se ti nuk I pranon si te barabarte me bashkatdhetaret e tjere”””

    Sigurisht qe para ligjit jemi te barabarte, por pse jemi para ligjit te barabarte, nuk do te thote se jemi te barabarte, ti je ti e une jam une.
    Miku eshte i barabarte para ligjit e Zotit me te zotin e shtepise, por nuk eshte bashkepronar i shtepise…. nuk di te kete mik qe eshte bashkepronar me te zotin e shtepise.

    Sa per kreshnik e krajshnik, te kujtoj se ke ne shqip, kreshnik, besnik e fisnik. Nuk mi ben dot sipas qefit sllave, do argumentim ashtu sic do kulla nga persishtja, dikush tjeter thote qe kulla i thone djepit ne italisht, ai atje matane thote nga kudha, i ngritur, i dale, si tek kudher.

    Fonetika shqiptare eshte e pastudiuar qe ne te ecim para partizane, nese do e bejme te pakten ta bejme duke terhequr nga ana jone, jo duke e shtyre drejt tjetrit me se s’ben.
    Prandaj thashe kungullishtja, se per fat te keq, ashtu sic po duket te fjalet dikur me baze latine, deri me sot eshte hecur gjithmone ne etimologji duke gjetur nje fjale nga kungullishtja e duke thene se shqipja e ka huazuar nga kungullishtja.
    Fjala ‘at’ shyqyr qe doli e shkruar ne formulen e pagezimit se deri dje thuhej se eshte turke. Ka cudira ajo fushe e do vazhdoje te kete.

  25. Nje projekt i Deges se Linguistikes te Universitetit te Vienes ka per qellim te vertetoje se Shqipja (e Vjeter) ishte nje influence kryesore ne gjuhet e tjera Ballkanike. Linguistet Dr. Stefan Schumacher dhe koleget e tij Dr. Joachim Matzinger […]

    [Orakull, këtë temë e kemi diskutuar gjerë e gjatë në blog para dy-tre muajsh. Xha Xhai]

  26. QENI I BASHKIMIT

    Bardh Frangaj

    http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/4925/C4/C15/

    Bora e madhe dhe qarkullimi i vështirë nuk i ka penguar njerëzit që të vijnë edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia për të ndjekur të dielën përleshjen e qenve në stadiumin e qytetit “Ismet Shabani”, në Ferizaj. “Jam adhurues i pasionuar i qenit të Sharrit. Kur dëgjoj se diku në rajon organizojnë përleshje të qenve të kësaj race, nuk mund të mos shkoj. Kjo traditë është edhe te ne, por ne këto gara i organizojmë fshehurazi, sepse janë të ndaluara nga shteti”, – shprehet Gjoko Dimovski nga Maqedonia, i cili bashkë me një mik të tij nga meraku xhironte edhe me kamerë përleshjen e qenve.
    “Verës ka pasur njerëz që kanë ardhur edhe nga Rusia. Qeni i Sharrit njihet në botë si qen luftarak, por këto dy dekadat e fundit ka ndodhur një shartim i tmerrshëm i kësaj race me qenë aziatikë dhe nga Kaukazi. Këto gara që kemi organizuar, kanë për qëllim që të afirmojnë racën e pastër të qenit të Sharrit dhe të dëshmojmë se kjo racë është e jona dhe vetëm e jona”, – thotë Agim Hajdari, një nga organizatorët. Ai për këtë garë ka marrë leje edhe nga komuna, edhe nga policia. Kështu mendon edhe Sylejman Sylejmani, organizatori tjetër. Ai me vete kishte marrë qenin e tij të racës së pastër të Sharrit, për ta përballur me një qen të racës së përzier nga Prishtina. Këta dy organizatorë thonë se Maqedonia ka bërë pullë postare me qenin e Sharrit, ndërsa Serbia ka bërë histori, duke e afirmuar nëpër botë si qen të vetin. Por ata janë këmbëngulës që pas bërjes së shtetit të Kosovë, duhet t’i tregohet botës së ky qen është Made in Kosovo dhe se prejardhjen e ka nga këtu.
    Rreth 500 veta të pranishëm që kishin paguar biletën nga 2 euro, numër ky që rrallë tubon ekipi i futbollit “Ferizaj”, – kanë qenë dëshmitarë të një gare të jashtëzakonshme ndërmjet ‘Balushit’, racë e pastër e qenit të Sharrit nga Ferizaj, me pronar Sylejman Sylejmanin dhe ‘Rudit’ nga Prishtina, racë e përzier, që mbante epitetin e nënkampionit të Kosovës, me pronar Sadik Çupevën. Pas një përleshjeje të përgjakshme prej rreth 20 minutash, qeni i Sharrit ka dalë fitues dhe ky fakt ka gëzuar gjithë të pranishmit, veçmas pronarin e tij, i cili në të ka investuar shumë për këtë fitore.
    Edhe tri luftërat e tjera kanë dëshmuar se qeni i Sharrit është vërtet qen luftarak dhe tipik për gara të tilla.
    “Shikoni, nga këta tetë qen sa u ndeshën mes veti, nuk janë të gjithë racë e pastër. Raca e pastër e qenit të Sharrit, siç ishte ‘Balushi’, dëshmon se nuk hamendet në përleshje. Edhe unë dua të ndihmoj në kultivimin e racës së pastër”, – shprehet Shaip Mujota, nga Mollopolci i Shtimes, i cili është i njohur për kultivimin e qenit të racës së Sharrit.
    “Keqpërdorime me qenin e Sharrit ka edhe ndër ne dashamirët e qenve. Ka njerëz që e kultivojnë për të bërë tregti me të, apo për të vënë baste”, – thotë pronari i qenit fitues, Sylejman Sylejmani, të cilit ia kishin ofruar edhe 4 mijë euro për t’ia blerë qenin menjëherë pas fitores.
    “Deri në 11 mijë euro është shitur një qen i garave të tilla. Deri në 30 mijë euro janë vënë baste për gara të tilla”, – thotë Agim Hajdari, njëri nga organizatorët. Ai tregon se është i vendosur që të formojë një shoqatë në nivel të Kosovës për ruajtjen dhe kultivimin e qenit të Sharrit. “Ferizaj ka traditë në ruajtjen e qenit të Sharrit, ndaj edhe duam t’i gjejmë mënyrat për ta ruajtur dhe kultivuar”, – shprehet Hajdari, i cili thotë me siguri të madhe se qeni i Sharrit nuk sulmon askënd jashtë oborrit të shtëpisë.
    “Ndërsa e përgatis qenin për gara, e ushtroj duke ndjekur veturën pas. Ashtu i lirë vrapon pas veturës dhe nuk i lë përshtypje asnjë njeri, po as qentë endacakë që i sheh në rrugë. Qeni i Sharrit i di me saktësi detyrat e veta”, – rrëfen me krenari për qenin e vet, pronari i ‘Baloshit’, Sylejman Sylejmani, i cili për ta ruajtur dhe kultivuar qenin e racës së pastër të Sharrit, është mbështetur edhe në pedigrenë e tij. ‘Baloshi’ del ta ketë për baba kampionin absolut të Kosovës, që për një dekadë nuk ka dalë qen që ta mundë.
    I pranishëm në gara ishte edhe veterineri Skyfter Ajvazi. “Pas këtyre përleshjeve, qentë dalin me lëndime të ndryshme, por kryesisht të sajueshme shpejt. Zakonisht kërkohet ndonjë ndërhyrje për qepje plagësh”, – thotë veterineri Ajvazi, i cili ka shumë respekt për kultivuesit e qenit të Sharrit, të cilët vazhdimisht i vaksinojnë qentë dhe u përmbahen kontrolleve të rregullta. Edhe ai e pranon se qenin e Sharrit mund ta mbajnë dhe kultivojnë vetëm personat me gjendje të mirë materiale, sepse shpenzimet për të janë shumë të mëdha.
    “Vetëm këta dy muajt e fundit, ndërsa e kam përgatitur për garë, ‘Baloshi’ ka ngrënë tre kuaj, të cilët i kam blerë në treg me çmim mbi një mijë euro. Kur i llogarit edhe shpenzimet e tjera të përgatitjes për garë, del që ky është një sport shumë i shtrenjtë”, – thotë Sylejmani nga Ferizaj.
    Jo vetëm organizatorët, por edhe gjithë dashamirët e qenve, të pranishëm në këtë garë të madhe, thanë se do të ishin shumë të gëzuar sikur një ditë të shihnin qenin e Sharrit në pulla postare, duke shëtitur nëpër gjithë botën me shenjën e Republikës së Kosovës.

    KOMENTE

    iraki (irak): 24.03.09 në ora:13:45

    urime atyre qe i mbajne dhe i kultivojne ,per hire te dradites por te behet biznes me ta ,duke i futur te vriten ne mes veti ,kjo eshte dhunim i kesoj race .Duhet te krenohemi me kete rac te vjeter tipike ILIRE per karakterine tyre besnik the luftarak kunder ujkut dhe arit .por jo ti fusim ne luft kunder njeri tjetrit. Pergezime kultivueseve jo profiter.

    Flamur Kosova (London): 24.03.09 në ora:11:38

    Fillimisht nuk eshte qeni i sharrit por Deltari Ilir. Cka eshte per keqardhje qe kjo garë eshte bere ne nivel shtetërorë, nese mund te quaj keshtu, sepse kan marr leje nga institucionet shteterore(komuna dhe policia). Dhe te shohesh nje garë te tillë ne mes te Europes, perkrahur apo me leje te shtetit kjo me te vertetë tregon mjaft per mentalitetin tone. Paramendoni te vjen 1 nga Maqedonia ku shprehet se ne Maqedoni eshte e ndaluar me ligj. Ne Maqedoni nuk eshte e ndaluar me ligje te pergjaken shqiptaret ndersa eshte per qenët. Prap kjo tregon se sa larg qe jemi e aq me larg hyrjes ne EU. Me pas shtetë, rend e ligj, keto shtazë i kisha arrestuar dhe i kisha denuar kur te mos mbajn qenë. Kur thash shtaze mendova per te ashtuquajtur pronar te ketyre qeneve. Sa me shume qe takoj njerz aq me shume i dua shtazet.. BB

    Kushtrim: 24.03.09 në ora:10:43

    Kesaj rrace te vjeter qe nga koha ilire, me 1937, sllavet ia nderrojne emrin prane organizates qe merret me rracat e qenve, nga Illyrian Shepherd ne Yugoslavian Shepherd ose Sarplaninac. Tash na takon neve qe ta kthejme emrin e vjeter. Per me shume informata vizitoni wikipedia.org

    humnera (Prishtine): 24.03.09 në ora:10:40

    Po kjo eshte e ndalune bre, qysh na qenkan kta dashamire te qenit te sharrit edhe i shtijne me luftu. A jeni prej Afganistanit ju? Ncncncn marre.

    Vigjilenti (Oxford-UK): 24.03.09 në ora:10:18

    Keto “duele te qenve” kudo ne boten e civilizuar jaen te ndaluar me ligj dhe ndeshkimet jane te larta per ata qe i organizojne si dhe pronaret e qenve si pjesemarres ne to. Vetem sadisatat mund te kenaqen duke shiquar se si dy qenje te gjalla e pergjakun njera tjetren duke shkaktuar lendime te renda qe shpesh perfundon edhe me fatalitet. A nuk kemi valle mjafte dhune ne Kosove, a na duhet edhe kjo, ku sadistat e te gjithe ballkanit mbledhen dhe cirren me vuajtjet e qenit ILIR me te cilin emer e njeh tere bota (e jo qeni i sharrit qe eshte perkthim bukval nga serbishtja).

    peja (Pejë): 24.03.09 në ora:09:43

    Dikur kur presidenti i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova fliste për qent e sharrit shum kanë qeshur e tani po lavdërojn mu kta qenë dhe po mundohen për kultivimin e tyre dhe te jenë simbol i Kosovës.

  27. hyllin shruante diku
    “Tosket levizen me lacka e placka ne Tirane gjate komunizmit, injorante e katundare kishte sa te duash mes tyre, tani u bene ‘qytetare’ e su pelqen qe geget te vijne.
    Kjo eshte prapambetja mendore i nderuar se Tirana nuk eshte e tironcve aq me pak e tironceve nga Toskeria por e gjithe shqiptareve,perfshi ata dhjetra mijera nga Kosova qe do dyndeshin ne rast bashkimi.”
    tosket erdhen i blene tokat ne tirone i blene me pare nuk i zaptun
    nuk eshte se su pelqen te vijne geget , bujrum le te vin e e tu blejne po jo ti morin me dhun qofshin geget qofshin tosket

  28. ””’por problemi jot eshte qe ti i konsideron te ardhur edhe ata qe jane vendas prej 10 apo 20 gjeneratash. Ky eshte ekstremizmi jot, qe ti e shpreh vete pavaresisht prirjeve te mia.””’

    Ore lulian se ti me habit ndonjehere me aftesine e moslogjikimit te gjerave, ndonjehere me dukesh sikur je krejtesisht i shkeputur nga realiteti shqiptar, dmth nga ai shqiptar e jo nga ai i Tiranes apo medias.

    Te ardhur ne popull njihen te gjithe ata qe e ruajne origjinen e tyre apo qe populli ia njeh.
    Une kete po them ne kemi nevoje per debat ne kete pike…
    Nuk eshte problem qe edhe une ashtu si shumica e shqiptareve i vleresojme ende sot jevgjit, greket apo vllehet si te ardhur, problem real eshte ti quash ata shqiptare, sic ben ti, qe kur i quan shqiptare harron, qe vete jevgu e dallon veten, vete minoritari thote jam greket etj.

    Ti sec ke lexuar ndonje gje nga perendimoret e te duket se ashtu eshte… Jo mer burre se nuk eshte ashtu, cdo shoqeri e vlereson vete se kush eshte i ardhur e kush vendas, nuk eshte libri i Xhorxhit, Jorgjit, Zhorzhit apo Georgit qe vendos se c’duhet te quaje shqiptari te ardhur apo vendas.

    Jo zoteri, aspak, keta zhorzha le te vendosin per vendet e tyre, Gjergji vendos per vendin e vet.
    Ti kaq gje nuk arrin ta kuptosh, prandaj edhe hallakatesh.

    ”””Nuk qesh une qe te thirra fashist i pari, por ti qe u hodhe dhe the se vllahet na kane shtypur me kembe duke e pare veten si koka,””’

    Pse cfare ka per ekstreme, ti thuash bukes buke, ujit uje e kekut kek e jo byrek ?
    Kete tendence e kane pare rilindasit, e kane pare ata qe kane jetuar perkrah me vllehet, e thote politika e sotme shqiptare e thote edhe kisha ortodokse shqiptare.

    Cfare ka per ekstrem ketu ? Vetem pse une te sjell fakte, na qenkam ekstremist? Jo zoteri u thuaj fakteve ekstremiste , jo mua…..

    Je ti qe je i prirur te ngaterrosh arin me dollarin, e pastaj te akuzosh mua pse i them arit ar e dollarit dollar.
    Kete prirje e kane te qarte te gjithe, sepse je po ti i pari qe i thua grekut shqiptar, ne nje kohe qe minoritaret thone njezeri e me force se jane greke…..
    Jo zoteri e perseris, je ti qe ngaterron arin me dollarin.

    ”””Te thashe edhe njehere, shqiptari lidhet nga fjala, e nese ti nuk i qendron fjales se une qenkam shqiptarofob, duke e argumentuar dhe vertetuar kete fjale, ke edhe opsionin qe t’a terheqesh publikisht, ne ate publik ku e hodhe. Rruge te mesme shqiptari nuk ka; apo si i thone shqip: o fol e mbaje, o dhit e haje”””

    Jo aspak, burri nje fjale ka, nuk hedh gurin e fsheh doren….

    Ta kam bere te qarte ne postime te tjera, ku e shoh shqiptarofobine tende por po e perseris, meqe po kembengul.
    Per mua,sic ta kam thene je i trullosur nga propaganda viktimiste e minoriteteve shqiptare dhe nga rryma antikombetariste qe gelon ne perendim.
    Ti thua qe greku eshte shqiptar, por cfare tjeter perpos shqiptarofobise kjo mund te jete ?
    Ne gjithe debatet, hedh vrer kunder cdo elementi kombetarist, cfare tjeter perpos shqiptarofobise kjo mund te jete ?
    Ti nuk pranon qe Shqiperia eshte shtepia e shqiptareve, kete e prodhon vetem shqiptarofobia, se shqiptari qe do vendin e vet, nuk mund te mos e shohe Shqiperine si shtepia e shqiptareve.
    Ti me drejtohesh e me thua fashist, pse une them Shqiperia e shqiptareve, pse une them qe elita e Shqiperise, duhet te pasqyroje me besnikeri perberjen e popullsise se Shqiperise, dmth qe te pakten 95% e elites se Shqiperise, intelektuale apo politike, duhet te jete me origjine te provuar shqiptare e 5% ta ndajne pakicat.
    Kjo eshte shqiptarofobi e paster, akuzon shqiptarin(mua) si fashist pse do te kete ne krye nje shqiptar e jo nje me origjine nga pakicat.

    Po mund te vazhdoj deri neser me shembuj te qarte shqiptarofobie e vec po te them, qe me cfare ti thua, bie ne nje mendje me minoritaret greke, te cilet te mbeshtesin ty e me bien mua.
    Po minoritaret greke, skane pse ankohen, ankohen enkas, kane edhe ata si cdo grek deshire qe jugu i shqiperise te jete Greqi e perhere edhe ne kete blog, kane propoganduar, kulturen greke te jugut,se epiri eshte greqi etj mos ti permend me emer se i dime te gjithe kush jane.

    Cu ka munguar, atyre ? A nuk kane toka ashtu si shqiptaret, a nuk kane te njejtat te drejta si shqiptaret, a nuk jane para ligjit te barabarte me shqiptaret, a nuk kane shkolla ne greqisht sa te duash, a nuk kane nje parti politike qe i perfaqeson, a nuk kane anetare te tyre ne eliten qe komandon Shqiperine, a nuk eshte ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje grek, janullatosi, a nuk jane plot veprimtari ekonomike ne duart e grekeve, a nuk jane shume banka ne duart e grekeve, a nuk ka plot prej tyre ne Tirane, a i ka vra e pre kush ?

    Une do doja te isha ne vendin tim, kaq i persekutuar sa minoritaret greke, por vendi im nuk ma ofron ate privilegj.

    E pra, keta cfare bejne, shkojne e bejne viktimizem, perhapin shqiptarofobine nder shqiptare me propaganden e tyre e te zene peshk edhe ty, qe te kam cilesuar jo me kot, i trullosur nga propaganda e minorancave.

    ””’pasi fjalen fashist qe te thashe, nuk e leshova si lopa bajgen, por e nxorra nga goja pasi pashe c’nxirrje ti nga goja, ””’

    Jane te qarta, se jane te shkruara, pse ti me the fashist….
    Ti nuk di c’eshte fashizmi, nuk di dallimin midis kombetaristit dhe shovinistit, ashtu si shumica e liberaleve dhe kete nuk e di sepse per ty kombetarizmi nuk mund te mos jete shovinizem, ti nisesh me paragjykim edhe e nxjerr fjalen fashist tamam , si lopa bajgen.

    1. Shiko tashti Hyllin, se po e tepron. Eshte hera e n-te qe me therret shqiptarofob. Ti nuk duhet te kesh qene ne Shqiperi ne 97-98en kam pershtypjen, perndryshe nuk do i harxhoje epitetet si shqiptari plumbat ne dite te zeze.

      Thua:

      “Ti nuk pranon qe Shqiperia eshte shtepia e shqiptareve,”

      Ku dhe kur nuk e kam pranuar kete? Vertetoje. Me cito me ligjerate te drejte, dhe jo te zhdrejte, si dhe te kam cituar une kur ke thene “kanibal” “virus” “miza” etj, pastaj eja dhe me thuaj serish a eshte liberalizmi im shabllon nga perendimi, apo fashizmi jot shabllon nga perendimi.

      Te kam thene me kanun, se shtepia e shqiptarit eshte edhe shtepia e mikut, dhe se nuk shoh asnje arsye, as aktuale, as historike, pervec histerizmave paranoiake, se pse nje te huaj qe punon per Shqiperine te mos e konsiderojme mik. Shqiperia nuk eshte vetem shtepia jote, por e te gjithe shqiptareve, perfshi dhe mua ketu, dhe nuk mund te me thuash shqiptarofob, pse mendoj se vllahu qe punon per Shqiperine eshte mik, pse mendoj se Greku qe punon per fqinjesine e mire eshte mik, pse mendoj se Serbi qe punon per harmonine eshte mik. Lexoji me kujdes predikatet, kushtet dhe detyrimet qe kam shenuar per keto grupe, qe logjika ime te mos te duket e cuditshme. Ti mund te jesh gjuhetar, por nga gramatika qenke tap.

      Nuk jam une Hyllin qe merret me shabllone, por ti qe te pikon kaq shume ne zemer per Shqiperine, sa qe deklaratat e Musolinit dhe Viktor Emanuelit, ashtu me fal, te Aleances Nacionale Italiane, pretendon se duhet t’i presim me patriotizem.

      Mendohu, pastaj kthehu dhe pergjigju, por jo me histerizma si grate (gjindja femerore te me ndjeje per nje cung a kercu te tille ne perdorimin e gjuhes, me qe ra muhabeti dhe tek eunuket).

      1. editim:

        doja te thosha se nuk jam shqiptarofob pse mendoj se vllahu qe punon per Shqiperine eshte vella dhe shqiptar, pse greku qe punon per fqinjesine e mire eshte vella dhe shqiptar, pse serbi qe punon per harmonine eshte vella dhe shqiptar.

  29. ”””tosket erdhen i blene tokat ne tirone i blene me pare nuk i zaptun
    nuk eshte se su pelqen te vijne geget , bujrum le te vin e e tu blejne po jo ti morin me dhun qofshin geget qofshin tosket””’

    Mos u ngaterro, e kisha fjalen per tosket ne kohen e xhaxhit Enver, ku ai i merrte edhe injorante te ishin vetem pse komuniste e u jepte shtepi.
    E kam fjalen per Lenka Cukot, qe dikush thote se eshte edhe vllehe.
    Une nuk jam kunder zbatimit te ligjit, perkundrazi jam nga ata qe do miratoja nje gjendje te jashtezakonshme ne gjithe Shqiperine, venien e ushtrise ne cdo cep, me blinda e tanke e te behej nje pastrim i fuqishem ne cdo aspekt. Rrup-sup mer lal, mos te kishte kriminel ku te fuste koken e veprime kunder ligjit te pandeshkueshme.
    Kur shteti ne 1997, coi grupet e vdekjes per te hequr qafe kriminelet me te rrezikshem, si te gjithe edhe une u kenaqa, qe kaq shume kriminele u vrane ne kaq pak kohe ne gjithe Shqiperine.
    As mu desh e as me duhet fare mua, e drejta private apo publike e kriminelit. Shteti eshte shtet, duhet te me garantoje sigurine e zbatimin e ligjit, ky eshte imperativi kategorik i shtetit.

  30. “E ka një logjikë të vetën, obsesioni i së djathtës me tredhjen (kujtoni edhe shakanë e kryeministrit Berisha). ”
    Ndjese per “kundershtimin”, por,qekur kryeministri (s’po du me ia zon emrin me goje), qenka i djathte; me mire me thene se qenka “sinjifikanca e se djathtes”..??? Apo, qekur me mentalitetin e komunistit te devotshem,u dha tokat e pronareve te ligjshem, te paligjeshmeve e ca pune te tjera, shume te liga, si keto??!! Po, ka fatin qe e lejne te
    “udheheqe” akoma ne kete kamp (djathte) e te mbledhe ata, qe i ka shume per zemer: TURMAT! Kjo, PO!

  31. Aman more Hyllin se na plase shpirtin. Cfare flet mor vella?

    “Kjo eshte shqiptarofobi e paster, akuzon shqiptarin(mua) si fashist pse do te kete ne krye nje shqiptar e jo nje me origjine nga pakicat.”

    Per cilet shqiptare flet ti se na habite? Per shqiptaret qe kane mijera vjet ne zemer te Evropes, midis dy qyteterimeve me te hershme, dhe qe akoma jane shume me te prapambetur, me primitive, me te paqyteteruar, me inatcore, me hakmarres, me te paedukuar, me te pafe….e c’te te numeroj tjeter….se gjithe popujt e tjere perreth, pale me tutje?

    Shqiptaret qe kur gjithe bota i zgjidhte punet e nderit balleperballe e me duel, ne vriteshim pas ferre, ne pusira e qamete dhe e quanim trimeri e bese, e c’jane ato gjepurat e tjera?

    Shqiptaret qe kane proverba si “me nxirr nje sy mua, ti nxjerresh dy atij” “per inat te vjehrres fle me mullixhine” “per nje mize djeg jorganin?” Dhe c’te djegur pa!

    Shqiptaret qe ne shekullin e XX djegin biblioteka dhe shkaterojne kompiutera per inat te qeverise? Qe vjedhin kabllin elektirk dhe lene gjithe fshatin edhe veten e tyre pa drita, qe te thurin gardhin me te?

    Shqiptaret qe edhe ato pak mendje te ndricuara qe kane nxjerre o i ka syrgjynosur shteti, o kane ikur pataksur e buzeplasur neper bote se s’kane mundur te perballohen me injorancen dhe paragjykimet e shqiptareve safi, atyre atdhetareve qe na mbron ti ketu.

    Cfare jemi ne qe i japim vetes te drejte te gjykojme si inferiore vllehet, serbet, greket….pa folur per ato llahtarat e “dava italiani, dava francezi e dava gjermani” qe edhe i degjon jo rralle?

    Nuk eshte fjala cfare i kemi dhene botes, se ne te vegjel jemi, s’kemi shume te japim. Por cfare i kemi dhene vetes? Cfare kemi bere per ate atdheun qe e dashkemi kaq shume? Apo bejme sehir dhe tundim gishtin e ua leme fajin grekeve, turqeve, serbeve, evropes, vlleheve, maqedonasve, myslimaneve, katolikeve, ortodokseve, amerikes, rusise….gjithe bota na ka faj neve.

    S’ka Skenderbe e Nene Tereze qe mbulon se cfare jemi realisht. Ne vend qe te merremi me dogma e me vetemburrje te rreme, me lufte idiote kunder njeri tjetrit per shkak te origjines e fese, do benim mire te merrnim nje pasqyre dhe te shohim se c’jemi, e c’mund te bejme te ndricohemi e permiresohemi si popull.

    1. E ti LG, pretendon se me këtë nuk ke demostruar shqiptarofobi?

      Xhaxha, jepni një gjykim objektiv, po ky postim nga LG a mos është brenda rregullave të blogut?

      Epo ç’është kjo punë kështu? Pse kaq i njëanshëm vektori i gjykimit? A mos çfarë është thënë më lart, mos është demostrim i gjykimit të drejtë objektiv apo akoma më keq të përparuar evropian?

      Zoti na rujt nga ky lloj hibridizimi!!!

      1. J., unë nuk shoh ndonjë problem me mesazhin e LG.
        Ajo shprehu mendimin e vet, nuk shkroi kushtetutën e PTF.
        Tek e fundit, në këtë blog na lejohet të jemi pak më të ashpër e më kërkues me shqiptarët, sepse ashtu jemi shumica.
        Seç është edhe një proverb: kush të do…

        1. Xha xha, unë di që:

          përgjithësimet, klasifikimet gjenetike të çdo lloji, janë të gabuara parimisht si argumente, në çfarëdo lloj shkrimi. Jo vetëm, por edhe janë tepër primitive.

          Dakort, mund të flasim për veten më shumë në formë kritike, po më thoni ju lutem, ju vetë e fusni veten në ato kategori shqiptarësh siç është përshkruar më lart?
          Sepse unë nuk lejoj njeri të përdorë klasifikimin në të cilin përfshihem, në mënyrë të tillë siç është bërë nga LG.

          Apo ata janë shqiptarët “e tjerë”, që me rregull nuk marrin pjesë në këtë blog?

          Për atë shprehjen, qëndron dhe e kundërta që thotë: Mos na doni kaq shumë…

          1. Shqiperine e fjaleve e duan te gjithe, por ate maleve e fushave me duket se asnje.
            LG ndofta vuri ne rrjeshta ate qe mendojme ne te gjithe.
            Ne fillim te shek. 20 rreth 60% e meshkujve greke te afte per pune, kishin emigruar, shumica ne USA.
            Kur i ra ora e nevoje ne luftrat ballkanike the L1B, shume prej tyre u kthyen me vullnet te lire per ti dale ne mbrojtje vendit te tyre, dhe 8-10 mije prej tyre dhane edhe jeten per te.
            Per te mos folur pastaj per L2B.

            Krahasojeni kete me qendrimin e shqiptareve ne situata te ngjashme dhe s’ka retorike qe te jene ne gjendje ta mbuloje ate qe pershkruan LG ( me te drejte per mendimin tim)

            1. LG, apo kushdo tjetër, do bënte më mirë se kritikë, nëse do shpjegonte PSE? Si ka ndodh kështu?

              Një femre të përdhunuar disa herë rresht, i thua dot kurvë?

              1. Pse?

                E para dhe e fundit eshte mungesa e Res Publica si nevoje, si praktike, si ideologji, si kulture, si deshire, si politike, si fe, si art etj, etj, etj.

                Rhetorika zyrtare apo kulturale e jona eshte shume larg realitetit social te cilin ajo perpiqet te pershkruaj. Dhe kjo difference perceptimi realiteti dhe pershkrimi te tij eshte simptome, nder te tjera, e nje gjendje distopike qe paraqet shoqeria shiptare, qekurse ka filluar te shpreh mendimin e vet.

                E dyta eshte ajo qe ne vazhdojme te genjejme e te lejojme te genjehemi. Dhe kam pershtypjen se eshte pikerisht reagimi ndaj kesaj situate, qe e ben Peisazhe te Fjales nje platforme kaq interesante. Njerezve iu duhet te heqin ketu Armanet dhe Pradad ne te hyre te deres. (te isha si Xhaxhai, ne te hyre te deres se PTF, do te kisha shkruar “Asnjehere nuk kam genjyer, por te verteten nuk ia them kujdo” )

                1. Dy the, shto dhe 100 të tjera të mundshme. Mgjse si ai versioni pështytës i LG, ashtu dhe çdo version tjetër romantik, janë njëlloj të papranueshme, si anët e kundërta të së njëjtës medalje.

                  Ja ta them unë ndryshe atë që ke thënë ti: Shqiptarët ishin vetvetja vetëm në kohën kur zbatonin të lirë kanunin. Më pas realiteti u bë çka kërkonte bizanti të ishim, pastaj çka kërkonte turku të ishim, më pas çka kërkoi komunizmi të ishim, e tashi vonë, çka kërkon Evropa të jemi. Normal që asnjë nga këto shabllone si përgjigjet realitetit.

                  E si përfundim, tani spo e gjejmë dot as çka ishim, çka na thanë se ishim, as se çfarë jemi…

                  Po vetë ky tranzicion i stërgjatur, a nuk të duket reaksion i “kopshtit shkëmbor buzë Adriatikut”? Se atëherë na u tha se ishim tepër të veçantë, ndërsa tani duhet të pohojmë se jemi zgjebarakë që të vijë në vend pallanxa?

                  Opo bjerini, me gishtin e vogël veç…

  32. ”””’Per cilet shqiptare flet ti se na habite? ”””

    Jo per ty LG, jo per ty, nuk me ha meraku fare per ata si ti.
    Kemi boll nje bote te tere qe na can veshet edhe ata si ti na duhen tani…..

    Lulian, po quajta vella nje grek qe punon ‘ne Shqiperi'(se s’iu hap barku kujt te punoje ‘per Shqiperine’) , vaj halli pastaj per
    kinezin, i cili i sjell me shume leke se ai minoritari jot.
    Nuk quhet tjetri vella se punon bashke me ty, ai eshte bashkepunetor apo koleg, vella eshte ai i nje gjaku, kur s’eshte i nje gjaku quhet vellam.
    Mos mu bej si shoku Enver qe fliste poshte e perpjete per vellazerine shqiptaro-kineze apo per vellazerine e proletareve.
    2 popuj mund te jene ‘miq’ aq me teper 2 kombe nuk mund te jene asgje me shume sesa ‘miq’.
    Keto internacionalizmat e tua, mund te kraposin ndonje tjeter, besoj se kaq gje e ke kuptuar. Po ashtu ik zbrit njehere gju me gju me popullin si xhaxhi Enver, po su habiten robte me qendrimin tend. Ne akoma po kemi njerez(pas 1990 jane shtuar) qe kategorizojne shqiptaret sipas feve ti flet per grek, vllah e kinez.
    Une thote filani jam shqiptar i kategorise se pare, ky i kesaj fese, i kategorise se dyte ai tjetri i kategorise se trete.
    Po ashtu mes krahinave apo qyteteve, e njejta loje, une jam shqiptar i mire, i larte, i civilizuar (dmth i kategorise se pare), ky tjetri poshte meje, kurse ai tjetri i kategorise se trete (ketu ata si ti, fusin malsoret).
    Shqiptaret e shqiperise e mbajne rendom veten shqiptare me te mire se te kosoves a te maqedonise, nderkaq ka ne Kosove jo pak qe e mbajne veten, shqiptare me te mire se ata te Shqiperise.

    Ne kete rremuje kategorizimesh, kush eshte shqiptar me i mire, ti shkon e i thua, grekut, vllahut, jevgut e kinezit shqiptar.

    Po ne kete menyre ti as mire nuk u ben atyre, se automatikisht pothuajse te gjithe do i fusin tek kategoria e fundit.

    Kategorizimi i gjermaneve qe beri Hitleri :

    * Reichdeutsche – tedeschi etnici di nazionalità tedesca
    * Volksdeutsche – tedeschi etnici di nazionalità non tedesca appartenenti alle categorie Volksliste I e II
    * Volksdeutsche – tedeschi etnici di nazionalità non tedesca appartenenti alle categorie Volksliste III e IV
    * Ucraini
    * Goralenvolk – polacchi che i tedeschi considerarono parte della “razza ariana”
    * Polacchi
    * Ebrei

    ne Shqiperi ka lindur qe ne kohen e qepes, biles shqiptaret ende sot propogandojne pa problem gjera te tilla, por qe vijne nga tradita e jo nga studimi i nazizmit.

    U perpoqen , u shqyen rilindasit qe shqiptaret ti linin keto kategorizime, u shqye edhe Enveri, po ehe, hic fare, ende sot robte merren me kategorizime. Jane te 3 llojeve:

    1- kategorizohen sipas fese e prestigjit historik te atij grupimi
    2- kategorizohen sipas rendesise se krahinave ne historine e shqiperise(trimeria, shkrimtaret, statistet, vjetersia e qyteteve etj )
    3 – kategorizohen sipas shkalles se europianizmit socio-ekonomik (kete te treten e ben kategoria jote)

    Tani ne kete lemsh se kush eshte shqiptari me i mire, ti do te hedhesh edhe pakicat. Po pse mer dak i fut aty ku ka zjarr.
    Jo per gje po keshtu do nxitesh edhe kategorizimin e nacionalisteve e asgje sdo fitojne.

    1. Me zjarr ju flas… me zjarr.
      Ne gjirin tim kam hapur varr…
      Qe t’i jap shprese-edhe t’ja marr…

      Do te te them ne rradhe te pare, se reformimet per te cilat t’i flet, jane reformime qe i hane shabllon njerez si ty, perfshi ketu edhe reformimet e Aleances Nacionale Italiane prej fashizmit, apo reformimet e PD-se dhe PS-se prej PPSH.

      E ne rradhe te dyte do te them se ti bie me kembet e tua mor vlla. Si mer nuk i ha barku njeriu te punoje per Shqiperine? Po nuk te shkon ne mendje se kurre nuk ka per ti ngrene njeriu barku te punoje per Shqiperine kur ne Shqiperi dominoka mentaliteti fashist e perjashtues i shqiptareve te ndare ne kategori. Kurre, nuk ka per t’i ngrene njeriu barku, kur ti i pari si shqiptar, bie rob i mentalitetit se nuk i ha njeriu barku te punoje per Shqiperine. Ti kete, nuk je ne gjendje t’a kuptosh? Ne se do te miren e Shqiperise te them, nuk mund te thuash se nuk i ha barku njeriu te punoje per Shqiperine. Nuk e nxe muhabeti.

      Degjo edhe dicka tjeter. Nga njera ane, demagoge si Enver Hoxha qe ishin me ligj te perjashtuar nga ligji, mund te kene folur per vellazerine dhe barazine, ama ki parasysh se vellazeria nuk eshte ideologji, por gjak e djerse e derdhur. Me ideologji merren ato shabllonet e tua perjashtuese, vellazeria merret me gjak, e ndonjehere edhe me gazra stomaku. Mund edhe nga perspektiva e nje te trashi t’a quajme kete muhabet te diskretituar, pikerisht per shkak te demagogeve qe e kane keqperdorur si ideologji, por kjo nuk do te ishte vec perspektiva e nje te trashi. Nga ana tjeter, teoria e qytetareve te ndare ne kategori, nuk di te kete ardhur prej nga ndonje vendi tjeter pervecse nga fashizmi e nga nazizmi, sic edhe e ke cituar Hitlerin e nuk te ka mbetur fashist pa cituar. Dhe edhe atehere kur ka ardhur nga ndonje leviathan i mendimit te kulluar, parimi qe ka percaktuar keto kategori, ka qene dhuna dhe frika, packa se zgjidhjen edhe leviathanet nuk kane ditur t’ia japin ndonjehere. Fobine, nuk e njoh une, une njoh vellazerine me nje kinez punetor tek Medreseja perpara vellazerise me monstrat perfaqesues te Shqiptareve ne katastrofa si e Gerdecit. Ketu ki parasysh edhe faktin qe duke ushqyer mentalitetin e kategorive hierarkike, edhe ligji nuk ka pse funskionoje jashte hierarkise, dhe kalamjte pa shkolle te vrare barbarisht t’i konsideroje si te kategorise se ulet, rrjedhimisht jo te rendesishem sa duhet, apo tre dite zgjat habia, e pas tre ditesh po e permende je demagog. Kam shume me teper te perbashket me te paret, se me te dytet e nuk kam fobi, nderkohe qe fobine e njeh diskursi jot nepermjet kategorive hierarkike qe shperndan. Ne fakt, i gjithe ky diskursi jot, eshte i pamundur, i pamundur po te mos mbeshtetet ne parimin e frikes dhe te fobise e duke u mbeshtetur eshte e pamundur te mos e ushqeje kete parim. Kjo eshte shqetesuese, sepse ushqen paranoje, histeri, dhe nuk i le rruge zgjidhjeve gjakftohta. Eshte shqetesuese mbi te gjitha, sepse ushqen kategori si “shqiptari me i mire” ne kurriz te Shqiperise dhe te ligjit. Epo kur Shqiperise i eshte renduar gjoksi kaq shume nga shqiptaret “e mire”, domosdo qe nuk i ha njeriu barku te punoje per Shqiperine.

      E sa per zjarrin se kush eshte shqiptari me i mire, te kam pershendet me Vdekjen e Nositit, por edhe te kam nje pyetje. Ti je dakord qe duhet te ekzistoje kjo rrahje gjoksi per sa i perket shqiptarit me te mire, apo po me ben me dije per problemet qe mund te has ne gjirin e thelle e te zjarrte te turrmes?

  33. ””’Nuk jam une Hyllin qe merret me shabllone, por ti qe te pikon kaq shume ne zemer per Shqiperine, sa qe deklaratat e Musolinit dhe Viktor Emanuelit, ashtu me fal, te Aleances Nacionale Italiane, pretendon se duhet t’i presim me patriotizem.”””

    Si nuk me zhgenjen njehere mor derezi. A e di ti c’eshte reformimi i linjes ideologjike ?
    Po te heci me mendjen tende une, atehere meqe PS e eshte Partia Komuniste e reformuar ne 1991, duhet qe tu them komuniste qe na keni pire gjakun per 50 vjet e na late prapa, dmth ti i bie te jesh komunist qe i pive gjaku ketij populli per 50 vjet, qe vrave mijera njerez e burgose e syrgjynose me dhjetra mije te tjere.

    Pastaj thua qe smerresh me shabllone, po ti vete je shabllon mer lal, ke ngelur si puna e ballisteve te sotem ne vitin 1944.

  34. Komenti im më sipër, ishte si rezultat i një vëzhgimi që më ka rënë rasti të përqëndrohem në diskutimin mbi këto tema në dy vende të ndryshme si Greqia dhe Shqipëria.

    Është i njëjti rezultat: Një rrymë përfshihet në mbrojtje të vlerave respektive kombëtare, dhe rryma tjetër në kritikën e të parës. Edhe përbërja e elementëve të të dy rrymave, është pak a shumë e njëjtë: Te e para njerëz pa shumë formim të lartë akademik. kryesisht prej “popullit”, konservativë në kulm, jashtë mase në pozicion mbrojtës kur sulmohen, apo më saktë pasivë-agresivë. Të dytët në të kundërt, ironikë, ngacmues, provokues, kundër masave dhe laicizmit etj.

    Mirëpo çfarë ndodh? Përveç se në frymë ideologjie, këto rryma më shumë më ngjasojnë si grupe tifozësh të cilët përkrahin ide apo njerëz të caktuar dhe rregullisht brenda kësaj rryme bien shpesh herë në banalizime. Po kjo ndodh për të dy anët respektivisht. Qëndrimi i kundërt, shumë shpesh kthehet në llogore shumë të thellë dhe janë të dyanshme qëndrimet që e provokojnë këtë. Qoftë prej “turmave” me linçimet karakteristike si antikombëtarë, të shitur etj, qoftë prej disa elementëve të shprehur akoma këtu në blog, nëpërmjet përgjithësimeve të kundërta, apo dënimit të trashëgimisë kombëtare.

    Në mënyrë instiktive, vendosem parimisht me të dytët, por nga ata nuk pres, ose të paktën pres më pak të bien në nivele të ulëta banalizimesh. Dhe për më shumë, pres diçka më tepër se kundërvënie ndaj rrymës së parë konservativo-tradicionaliste. Sepse në fund të fundit, nëse Lubonja apo Xhaxhai e zëmë, ka për të ofruar diçka, qoftë si rrymë mendimi, një tifoz i Lubonjës, nuk shoh të ofrojë asgjë tjetër më shumë apo më pak sesa një tifoz i Skënderbeut.

    Dhe më pas bëj dhe këtë llogari: Çfarë do të ndodhte nëse grupimet në fjalë transferoheshin te njëra tjetra? Pra liberalistët shqiptarë, të vendoseshin përballë librealistëve grekë? Besoj se do fillonin lehtësisht të grindeshin. Ndërsa në mënyrë të çuditshme, mbase nacionalistët do të kuptoheshin më lehtë.

    Mendoni një gjendje të tillë: Një liberalist grek, flet lehtësisht pro emigrantëve shqiptarë, ndërsa një shqiptar në gjak prej Korçe, përkrah pa asnjë dorezë politikën zyrtare të shtetit helen, për arsye tejet personale psh.
    Do ndodhë në të ardhmen, që një i homogjenizuar nga Gramshi, të protestojë kundër një athinasi edhe t’i thotë se ai është grek i vërteti, ndërsa i dyti propogandon kozmopolitanizmin Situatë tejet qesharake, por që është shumë e mundur të ndodhë.

    Nga ana tjetër, dakort, jemi më të prirur të shohim realitetin brenda mureve të pranuara (qoftë me dhunë) të një shteti. Mirëpo, duhen llogaritur dinamikat e këtij ndryshimi dhe kahja e vektorëve të lëvizjes së tij. Shteti shqiptar, duke qënë në pozita inferiore me fqinjët, dhe në mungesë të një kulture të fortë të afirmuar dhe mjeteve ekonomike dhe sociale për tu mirëmbajtur, rrezikohet më shumë të shpërbëhet shumë më shpejt sesa të restaurohet realiteti në fjalë.

    Dhe e fundit, lipset (sipas meje të paktën) të kuptohet se qëndrimet e secilit prej nesh, nuk duhet të jenë as të prirura si reaksionare ndaj rrymës “së kundërt”, por mbi të gjitha, mbi baza të shëndosha llogjike dhe brenda realitetit ku ndodhemi.

  35. kom nje pyetje
    Nje jo-vendas blen nje prone prona behet e tija, e kam fjalen prane si apartament dyqan etj jo toke se me ligh e kemi qe toka nuk i shitet te huajit ,i bie qe jo vendasi ne njefare menyre ka lidhe me vendin,ca te drejtash edhe cfare obligimesh ka me token e vendasit??
    Mbaj mend tek lajmet ne itali pati nje problem me kinezet ne milano qe kishin blera gati te gjitha dyqante e nje rruge edhe vendasit kete e shihnin me sy te keq edhe ne intervista vendasve kishte komente te tilla , qe pse kinezi ne dyqanin e tij ngrinte flamurin kinez.sipas muendimit tuaj ka apo ska te drejte kinezi te ngrinte flamurin e tij ne pronen e tij???
    Mbaj mend ne nje emision mbi Pearl harbour ne l2b kur japonezet sulmuan edhe filloi nje lloj diskriminimi ndaj amerikano japonezeve.
    Dmth ne kohe paqe njerezit shkembejne me njeri tjetrin blejne edhe shesin pronen e njeti tjetrin ,kurse ne kohe lufte fillojne polarizohen ,disriminojme me ose pate drejte njeri tjetrin
    si i bie ne shfrytezojme nacionalizmin ap nacionalizvi na shfrytezo ne
    Ky ishte nje mendim nga gjiri i popllit:)

  36. ”””E ne rradhe te dyte do te them se ti bie me kembet e tua mor vlla. Si mer nuk i ha barku njeriu te punoje per Shqiperine? Po nuk te shkon ne mendje se kurre nuk ka per ti ngrene njeriu barku te punoje per Shqiperine kur ne Shqiperi dominoka mentaliteti fashist e perjashtues i shqiptareve te ndare ne kategori””’

    Po nuk i plas kujt te punoje per Shqiperine, ti akoma se ke kuptuar kete ?

    Pike se pari eshte shume gabim, te pretendosh nga njerezia te punoje per Shqiperine e jo per veten, sepse te punosh per shtetin e jo per vete eshte njesoj si angaria e djeshme per feudalin.
    Ky eshte egoizem i shendoshe, qe nuk lejon shtetin te grabise punen tende, ashtu si beri komunizmi per 45 vjet.

    Ke 1,2 milione emigrante, kush nga ata punon per Shqiperine ?

    Punen per Shqiperine, duhet te beje vetem elita, asaj i eshte lene ne dore pikerisht te punoje per Shqiperine,pasi
    elita komandon publiken, dmth te perbashk’ten, e kush komandon te perbashk’ten eshte duke punuar per bashkesine dmth per Shqiperine.
    Cdo ti mer bir me privaten, privati punon per vete e shume mire qe punon per vete.

    Privati punon per veten, i paguan taksa shtetit, qe shteti te mbaje me leke ata qe punojne per publiken, per Shqiperine dmth.
    Sigurisht qe me taksat privati punon per Shqiperine, por indirekt e ne shumicen e rasteve pa e ditur fare e privati shtyhet te punoje kur punon per veten.
    I jap voten filanit,sepse ai me garanton se do punoje per Shqiperine, keshtu heq barren time dhe ja ngarkoj atij qe ka me shume mend e aftesi se une.

    Ne Shqiperi problemi nuk eshte se privati punon per vete, por se edhe ai lart punon per vete e jo per Shqiperine.

    Po ti mesa duket hecen akoma me parimin komunist: Puno ti e nepermjet shtetit ha edhe une qe sme punohet.

    Jo zoteri, shteti perkujdeset per fatkeqin sepse une qe paguaj taksat jam aq i mire si njeri saqe fatkeqin me ato 5 qindarka qe kam dua ta ndihmoj, jo tani ti jap leke kot me kot atij qe kruhet.

    E di ate shprehjen ti; Jo se nuk e ha dot punen, po sma mban te punoj.

    ”””’Fobine, nuk e njoh une, une njoh vellazerine me nje kinez punetor tek Medreseja perpara vellazerise me monstrat perfaqesues te Shqiptareve ne katastrofa si e Gerdecit.”””

    Ore filan se ti me heq petllen mua me kete menyre te arsyetuari. Ai kinezi jot jo vetem qe nuk eshte vlla, po ka ardhur te beje interesat e tij, te falimentoje tregtaret e zones e te marre ne dore tregtine e ti hape rrugen kinezeve te tjere. Cpo i plas atij kinezit per ty, asgje fare, biles e mban veten superior ndaj teje,sidomos kur ai ben tregti e ti i ngarkon apo blen mallin.

    Ti kot sa i permend dijetaret e vjeter, se asgje ske mesuar.
    E si e ke zakon, prape e fute ne muhabet Gerdecin. O robo kur do mesosh se te vdekurit nuk futen vend e pavend neper muhabete, se eshte gjynah dhe perdor te pakten ndjese paste. Behu cik njeri more, se ste gjen gje.

    ””’Ne fakt, i gjithe ky diskursi jot, eshte i pamundur, i pamundur po te mos mbeshtetet ne parimin e frikes dhe te fobise e duke u mbeshtetur eshte e pamundur te mos e ushqeje kete parim. Kjo eshte shqetesuese, sepse ushqen paranoje, histeri, dhe nuk i le rruge zgjidhjeve gjakftohta.”””

    E ke shume gabim, biles po i bie me shpulle te vertetes e spo te vjen hic turp.

    Une shoh qe minorancat veprojne te bashkuara ndersa maxhoranca eshte e percare, keshtu qe kerkoj edhe qe maxhoranca te bashkohet, keshtu qe mos te arrije situata qe minorancat te dominojne maxhorancen, kjo nuk eshte as demokratike.
    Nuk dua qe te shoh nje situate si ajo e Amerikes ku hebrejte komandojne financen e keshtu vete politiken, ku hebrejte e varfer jane me pikatore.
    Ata sjane as 2% e Amerikes e kane pushtet si me qene 20-30%.
    Kjo eshte e padurueshme per demokracine ne radhe te pare. Po ti ketu sje me demokracine, ti je per oligarkine.

    Thote nje autor elitist e pak a shume edhe Marksi me menyren e tij, qe elita ka nje ndergjegje, eshte e bashkuar, ndersa shumica derrmuese e percare, prandaj edhe pse jane pak, duke pasur nje ndergjegje grupi e vepruar bashke jane ne gjendje te ushtrojne pushtetin.

    Keshtu veprojne edhe minorancat, kane nje ndergjegje grupi, bashkepunojne e arrijne te behen pjese elitare, nderkaq maxhoranca percahet se ska nje ndergjegje.

    A e kupton ti robo, se aty ku pakica vepron me ndjergjegjen e saj kombetare a fetare, shumica duhet ti kunderpergjigjet me te njejten menyre, ne sdo ti marrin buken nga goja.

    Viktimizmi eshte menyra me e poshter qe kane gjetur pakicat per ti bere shantazh atyre si une, pasi kraposin ata si ti.

    1. Hyllin:

      Une shoh qe minorancat veprojne te bashkuara ndersa maxhoranca eshte e percare, keshtu qe kerkoj edhe qe maxhoranca te bashkohet, keshtu qe mos te arrije situata qe minorancat te dominojne maxhorancen, kjo nuk eshte as demokratike.

      Hyllin, edhe kjo është shprehje e demokracisë. Pakicat i bashkon nevoja, shumicën e përçan vetëdija e të qenit shumicë. Gjithsesi, unë parapëlqej të shoh pakicat në krye – si kundërpeshë të pushtetit që shumica e ka vetvetiu, që i buron nga thelbi.

  37. ”””’Një rrymë përfshihet në mbrojtje të vlerave respektive kombëtare, dhe rryma tjetër në kritikën e të parës. Edhe përbërja e elementëve të të dy rrymave, është pak a shumë e njëjtë: Te e para njerëz pa shumë formim të lartë akademik. kryesisht prej “popullit”, konservativë në kulm, jashtë mase në pozicion mbrojtës kur sulmohen, apo më saktë pasivë-agresivë. Të dytët në të kundërt, ironikë, ngacmues, provokues, kundër masave dhe laicizmit etj.”””’

    Une nuk e di se cfare behet ne Greqi, po qe ti thuash Lubonjes akademik e Kadarese jo kushedi se cfare, kjo me duket ofensive ndaj gjithe shqiptareve.

    Nese e ke fjalen per njerezit si ti e une, mos harro se kritikuesit e vertete ne popull jane a sjane 10% nderkaq tek 90% ka kritikues te moderuar e deri tek ultrakonservatoret.

    Nder emigrantet perqindjet ndryshojne kahun.

    Ndersa kritikuesit kane mediat ne Shqiperi edhe pse jane 10% , ne emigracion konservatoret kane mediat dmth internetin edhe pse jane 10 %.

    Ka nje mosperputhje te madhe midis propagandes historike te forumeve te perbera nga emigrante, e cila behet nga konservatoret/ruajtesit, qe kane zaptuar ne cdo forum nenseksionin e historise e gjuhes shqipe dhe propagandes historike te mediave shqiptare e cila dominohet e behet prej revizionisteve.

    Ne Shqiperi njeriu i thjeshte shan e thote, kur do behemi njerez ne, nga ana tjeter sapo preket nga revizionistet ndonje pike kyce, menjehere fillojne e shajne revizionistet.

    Edhe vete revizionistet e kritikuesit qe jane shumice nder emigrante, ne ato raste percahen, ndrkaq neper forume elementi konservator qe kontrollon nenseksionet historike nuk lejon absolutisht elementin revizionues (e mban mend vete ti si tu hodhen ne fyt ne fsh.com) te shprehe mendimin e vet.

    Ka nje asimetri te madhe mes mediave ne Shqiperi dhe forumeve, te dyja shesin iluzione e nuk jane te besueshme,sepse kontrollohen nga nje grup i vogel njerezish, mediat nga kritikuesist, forumet(shumica kuptohet) nga konservatoret.

    Aty ku ka 90% normal qe do kete me pak pergatitje se grupi me 10% pasi ky i dyti eshte i prirur te mbledhe njerez me shkolle , e kam fjalen ne perqindje se si numer ju te pergatiturit nuk jeni me shume.
    Pastaj nga pikepamja historike lini shume per te deshiruar, per arsyen e thjeshte se historise i kaloni siper.

    Dija mediatike, po behet shume i demshem, dominimi i fushes identitare ne mediat shqiptare nga revizionistet e neper forume nga cuna te rinj (max 35 vjec) konservatore, me perhapjen e internetit do sjelle probleme ne vizionin per te ardhmen.

    Ti e ke pare,sesi ne internet zeri i islamikeve eshte shume i forte e po ashtu edhe i kombetaristeve, me shpesh ultrakombetaristeve.
    Jemi bere si puna e minorancave…..

    Gjithsesi, ketu eshte folur shpesh per analistet, ama te jesh analist sot eshte bere pune me vete e po i heq vete degeve te dijes nga keta analiste vijne persona shume te cmuar.
    Intelektualizmi mediatik po i ben dem, degeve nga ata vijne, sepse harxhojne kohen per shkrime, ne nje kohe qe ne deget e tyre mund te bejne shume pune, per te cilen Shqiperia ka me shume nevoje.

    1. Po flas për të përgjithshmen Hyllino, jo të veçantën e Kadaresë. Kadareja është rast i veçantë.

      Ndërsa krahasimisht në media, në Greqi ndodh e kundërta; mediat televizive zabtohen kryesisht prej kombëtaristëve sepse nëpërmjet mendimeve që shprehin, transmetojnë më shumë ngazëllim në masa.

      Në internet është e kundërta. Shumica janë revizionistë, ka dhe disa kombëtaristë, patetikë gjithsesi. Liberalizmi dhe revizionizmi në të dy vendet janë në modë. Po më shumë se gjithçka tjetër, këtë lëvizje, unë e shikoj si formë proteste dhe mospranimi të gjendjes në të cilën ndodhen të dy vendet. Për këtë kam shkruar nga blogu…

      Më pas, dale njëherë, mos më vendos në llogoren e liberalistëve kaq lehtë e shpejt e shpejt për një fjalë goje. 😀 Po gjithsesi, ka disa gjëra të cilat janë esenciale e që nuk mund të bie dakort me rrymat kombëtariste. Të paktën për sa kohë aplikojnë përjashtimin gjenetik. Jam shumë kundër kësaj. E të tjera gjëra më pas, si lidhjen historike me formacione politike të para komunizmit, duke ditur zhgënjimin nga ato lëvizje dhe rreshtimin në kampin e gabuar, pastaj teoritë e komplotit, akuzat shumë të lehta lart e poshtë të të tjerëve si antikombëtarë, e të shitur e ku di unë. Jam pro përsa i përket pozitivitetit në përkrahjen e ekonomisë kombëtare dhe në mënyrën sesi angazhohen për të restauruar dinjitetin kombëtar etj.

      Për historinë, mos ngatërro përdorimin e referencave historike me dijen dhe njohjen e saj. Se dikush mund ta njohë shumë mirë e megjithatë, për hir të ideve të veta, nuk zgjedh të përdorë referenca historike. Ashtu si mund lehtë të bjerë dikush në grackën e retorikës boshe nëpërmjet referencave të gabuara në tema të gabuara. E megjithatë, për njohjet historike, kreditet i merr nga mua, shumë më tepër se shumica e diskutuesve këtu. Kjo ndoshta i bezdis këta… po punë e tyre.

      Pastaj liberalizmi, nuk tenton të shikojë me kokën pas, asnjëherë. Sidomos në këtë kohë kur propogandohet fundi i historisë. Padituria historike, nuk merret si mungesë akademike, sepse shpërfillet fare. Shiko me kujdes të gjithë liberalistët e blogut, nuk do gjesh ndonjë, ose rrallë e gjen të vendosë gjendjen e tanishme në funksion të historisë, apo ta trajtojë këtë gjendje si moment i caktuar historik.

      ***

      Pak postime më lart e shkruajta… diskutimet në këto tema, gjithnjë shkojnë në banalizime… sepse ideja, kthehet në tifozllik. Ja shikoni për pasqyrim komentet e shkëmbyera mes idashur, Hyllinit dhe Lulianit. 😀

      Si përfundim, kush është më akademik? Lubonja apo Kadare?

      1. J., ku e sheh tifozllekun tim, ti? Te kam dhene argumenta, jo tifozllek. E po qe se nuk je i bindur, t’i numeroj serish, duke filluar nga principi akademik “behu i ditur te jesh i lire” nga nje krahe, dhe nga principi i lirise nepermejt shpates qe nuk ngurron te perdore terma antiintelektuale si “pseudo-intelektualizmi” dhe “tradhetia” nga ana tjeter. Tani mund edhe te biem dakord qe akademizmi advokon pushken para penes, sic ben Kadareja, dhe atehere Kadareja do te ishte me teper akademik, por qe te biem dakord per kete mos nxito t’i quash njerezit tifoz dhe sill argument pse pushka dhe jo pena, arma historike e akademizmit, nuk ka me vlere ne keto nivele sot. Vetem kujdes, hap Don Kishotin, Pjesa e Pare, Kapitulli 38, dhe mos me jep te njejtin argument.

      2. Edhe dicka tjeter J. Ti e di shume mire sa ne cfare mase e kam une respektin per penen e Kadarese. Nese nuk e di, t’a them tashti, dhe nuk kam asnje lloj ngerci t’a krahasoj me Homerin dhe me Shakespeare per nga madheshtia, madje te them edhe se ben vaki eshte me larte se keta. E megjithate, kjo nuk me lejon t’a konsideroj te vecante, pasi vecantia ne te tilla raste konsiderohet anomali e gjuhes shqipe, qe do te thote se shqipja e ka kaluar zenitin me vecantine e Kadarese, qe do te thote se art me te mire nga shqipja te mos presim. Kjo do te ishte gjynah.

        1. Lulian, problemi që kam unë me argumentat e tua, është se më duken tepër rrethanore e si të tilla, shumë të kushtëzuara nga vendi dhe njerëzit për të cilët diskutojmë. Më duket muhabet pa bereqet krahasimi i “akademizmit” kështu që po i shmangem. Për më shumë që po përdoret si “pykë” për të drejtuar gjithë diskutimin tjetërkund. Këtë unë e pagëzoj më tej si banale. Sepse është banale të diskutohet akademizmi i një ideje dhe jo ideja vetë. Është banale të diskutohet ai që e tha apo mbështet dhe jo argumentet mbështesëse ose jo të atyre që thotë. Ja që… mua më duket banale.

          Ja një shembull në çka them është ngazëllimi yt në dukje me shprehjen “bëhu i ditur të jesh i lirë”. Do më vinte turp, sinqerisht të mos e dija këtë gjë përpara se të ma thoshte Lubonja. Kështu që kjo shprehje anullon, heq elementin befasi në mua. E ka thënë Kanti, e ka thënë Muhamedi e mbase mijra të tjerë para Lubonjës që unë nuk i njoh, as i di. Po gjithsesi, as nëpërmjet kësaj shprehjeje nuk pretendoj të kem mësuar më shumë sesa nga një paragraf i vetëm të shkruar prej Kadaresë. Ka shumë mënyra me të cilat u FLITET njerëzve. Preferoj mënyrën, por edhe përmbajtjen e Kadaresë ndaj asaj të Lubonjës.

          Ti më tej çfarë bën? Më dërgon një mandat arresti për fjalën “i veçantë” dhe e fut në burgun e mendjes tënde. I vë ca hekura pastaj që i ke ndërtuar po vetë dhe më thua hë lëviz tashi…

          Çfarë do të të them?

          1. Sipas vendit dhe kuvendi. Nuk e kuptoj pse e ke problem kete. Argumentet jane vegla, si te tilla jane gjithmone rrethanore, (le ti quajme kontekstuale qe mos te duket se po bej argument rrethanor). E shoh qe argumentet kontekstuale i paske problem, por kur thua qe nuk te mbushin as principet akontekstuale, por universale si “behu i ditur te jesh i lire”, po me ben te dyshoj se kundershton per hir te kundershtimit. Tashti ti konsideroje edhe burg te mendjes time po deshe kete dallimin mes argumenteve kontekstuale dhe principeve universale, por s’po bej loje fjalesh, e ti serish, je i lutur te ofrosh nje alternative te trete nese nuk e pranon, dhe me tej te me tregosh se cilin princip paskam perdorur ne nje rrethane, qe e paskam hedhur poshte ne nje rrethane tjeter, gje qe fare mire, nuk e kam problem t’a bej. Apo qe t’a them prape, sipas vendit dhe kuvendi.

            Pastaj ka edhe dicka tjeter. Diku me larte kishe thene pak a shume se duhet kthyer koka pas e te bejme lidhje shkakore historike per te kuptuar rrethanat ne te cilat ndodhemi. Nuk do e quaj argument rrethanor, se do ishte goditje poshte brezit, por, fatkeqesisht, shkaqet nuk mund te dihen gjithmone, nderkohe qe problemet mbeten gjithmone ne rrethana aktuale. Keshtu qe mire eshte te kthehet koka mbrapsht dhe te mesohen shkaqet historike, por gjithmone duke mos harruar se problemet jane aktuale, dhe se shkaqet mund te mos na ndihmojne gjithmone.

            Tani muhabet po bejme, por te mbetet per te mbledhur mendjen: a mund te jete nje njeri tifoz, qe do bertas gol per skuadren e vete edhe ne rrethana apsaqi, njekohesisht shume rrethanor dhe pavaresisht tifozllikut qe mund te kete nuk do ja quaj golin skuadres se vet po te ishte ne rrethana apsaqi?

            Nuk e hapa une lojen kush eshte me shume akademik. Dhe banalen e ushqeve po aq sa une edhe ti me “vecantine” qe solle. Mos fillon qe tek trajtimi i vecante burgu, habeas corpus, e me rradhe? Ca t’i pergjigjem une kesaj?

  38. ””””Hyllin, edhe kjo është shprehje e demokracisë. Pakicat i bashkon nevoja, shumicën e përçan vetëdija e të qenit shumicë. Gjithsesi, unë parapëlqej të shoh pakicat në krye – si kundërpeshë të pushtetit që shumica e ka vetvetiu, që i buron nga thelbi.”””’

    Varet se c’nenkuptojme me demokraci, se nese demokraci eshte pushtet i popullit, atehere nenkuptohet qe eshte pushteti i maxhorances.
    Nese atje kemi ushtrimin e pushtetit nga pakicat, tek demokracia ka dicka qe nuk shkon.

    Pakicat i bashkon nevoja, por kjo nevoje perkthehet edhe ne shoqata, fondacione etj te cilat perzgjedhin te ndihmojne me leke njerezit e tyre, nderkaq shteti edhe pse i maxhorances duhet te jete asnjanes. Ka anomali edhe ketu, sepse te jesh minorance ke te njejtat te drejta me maxhorancen por edhe perfiton nga shoqatat e fondacionet e etnise tende nderkaq maxhoranca ska asnje privilegj.

    Le te marrim hebrejte, 25% e nobelisteve jane hebrej.
    Po pse kaq te mencur qenkan ata, e bota kaq budallacke eshte ?
    Jo, inteligjenca e hebrejve nuk ka ndonje vecori, me inteligjentet ne studimet e deritanishme kane dale japonezet e koreanet.

    Por hebrejte kane fondacione e shoqata, kane lekun e sapo u del ndonje individ me aftesi, nuk e kursejne lekun per ti zhvilluar me tej ato aftesi, e cojne ne universitet te mire,sepse eshte hebre, i financojne studimet edhe pasuniversitare se eshte hebre.

    Keshtu pse te mos i kene ata 25% te nobelisteve ?

    Kam nje shok me 2 diploma, nje mjekesi e nje inxhinjeri klinike, gjimnazin me te gjitha 10, ne dy fakultetet ‘110 e lode’, ngeli pa specializim ne mjekesi per pune lekesh e se italia se cvuri nje ligj qe e pengonte.

    Po te ishte hebre, ndonje fondacion do i kish hedhur leket e nje person i tille qe studion e ka inteligjence do e kishin nxjerre ‘koke’ jo shaka.

    Shteti shqiptar, ka per detyre ne radhe te pare te nxjerre koka shqiptare, se minorancat kane shoqatat e tyre qe perkujdesen, biles ne Shqiperi eshte nje qe i con vllehet ne Rumani.
    Shqiptaret po su mbeshteten nga shteti, ngelen te diskriminuar (sic jane ne krahasim me minoritaret greke e deri diku vllehe, qe i ndihmon greqia e fondacionet e tyre) e po qe se hapet ndonje fondacion ne Shqiperi, qe perzgjedh vetem shqiptare, kur ti veshin rroben e racizmit, fashizmit etj.

    1. Ta zëmë se 25% e nobelistëve janë hebrenj, dhe se janë bërë ashtu edhe duke cituar, lavdëruar, lëpirë dhe përkrahur njëri-tjetrin. Sipas teje, kjo duhet ndalur duke vendosur kuota raciale? Unë e kuptoj që ti je konservator, por konservator nuk do të thotë t’i biesh fyellit në një brimë, e aq më keq kur ky fyell është përdorur tashmë si kobure për të masakruar njerëz të pafajshëm.
      Prandaj, Hyllin, unë them t’i lëmë hebrenjtë jashtë këtij muhabeti.
      Hidh sytë rreth e rrotull; kudo do të shohësh që pakicat janë më energjike, më të mençura, më të dukshme, më produktive se shumica. Deri diku, ky është një iluzion optik; por ka edhe një të vërtetë brenda. Por përgjigjja nuk mund të jetë duke iu imponuar pakicave tiraninë e shumicës.
      Nëse ti e quan këtë të fundit shprehje të demokracisë, atëherë unë me këtë demokraci nuk dua të kem fare punë; preferoj një sistem si monarkia austro-hungareze – të cilës edhe ne shqiptarët, një pakicë pakicash në Europë, ia detyrojmë shtetin tonë të pavarur.

    2. “Pakicat i bashkon nevoja, por kjo nevoje perkthehet edhe ne shoqata, fondacione etj te cilat perzgjedhin te ndihmojne me leke njerezit e tyre, nderkaq shteti edhe pse i maxhorances duhet te jete asnjanes. Ka anomali edhe ketu, sepse te jesh minorance ke te njejtat te drejta me maxhorancen por edhe perfiton nga shoqatat e fondacionet e etnise tende nderkaq maxhoranca ska asnje privilegj.”

      Shteti nuk eshte as i mazhorances dhe as i pakices, por i te gjitheve, as bektashi dhe as suni, as katolik dhe as ortodoks, por laik, as ekskluzivisht i shqiptareve me prejardhje nga Teuta dhe Genti dhe as ekskluzivisht i shqiptareve te natyralizuar, dhe deri sa t’a kuptosh kete, je ne territor fashizmi. Nderkohe qe fondacionet dhe shoqatat per te cilat flet, nuk i lejon shteti vetem per pakicat nderkohe qe per ato qe ti quan shumica i ndalon. Bujrum e hap shoqate ku te ndihmosh te gjithe dhe jo vetem pakicat, por anomali nga ana e shtetit nuk ke, pasi keto shoqata jane struktura paralele sociale qe nuk sigurojne privilegje por permbushin nevoja. Nese kembengul t’i quash privilegje, krijojua privilegjet qe kane pakicat nepermjet shoqatave te tyre edhe mazhorances, por nuk mund t’a fusesh shtetin ne kete ekuacion, pasi shteti i ka njesoj, si fondacionet e pakicave, si fondacionet qe do hapje ti, pasi fondet shteterore qe shkojne ne favor te shoqatave te tilla jane te paperfillshme perballe fondeve private. Pastaj eja dhe flasim per shkollat ne gjuhen greke nga nje krah, ne dac si nevoje, ne dac si privilegj, dhe masturbimet elitare te familjeve me dyer te medha nga krahu tjeter, serish, ne dac si nevoje, ne dac si privilegj.

      Edhe dicka per cifutet, meqe po flitet, tradita konservatore e tyre e ushqen radikalizmin e tipave si Lubonja, ku perfundimisht keta edhe shkojne dhe marrin nobela, nderkohe qe tradita konservatore e jotja u ve shkelmin atyre qe nuk mendojne si ty. E perfundimisht, nese do te bindesh se sa te zgjuar jane, shko ne Vatikan, thote Nietzsche, dhe shiko se kujt i perulen Romaket.

  39. E di kush eshte si angaria e djeshme feudale? Te pretendosh se vetem ekskluzivisht elitat mund te punojne per publiken, nderkohe qe popullit te thjeshte i duket se po punon per veten. Pse e ben te pamundur dialogun. Nje here me thua qe privati ben mire qe punon per vete, njehere tjeter me thua qe mazhoranca duhet te bashkohet. Zgjidh mer vlla se me cmende. Nuk jane te perputhshme, por ne kundershtim me njera tjetren keto qe pohon.

    Sa per Gerdecin, ti a e merr vesh qe shkaktaret jane ende deputete e ministra, ben vaki te jene edhe 4 vjet te tjera? E si mos e permend une kete? Si me keshillon mua te laj gojen kur permend Gerdecin, kur hesapet e Gerdecit jane akoma pa lare? Ti i lexon fare arsyetimet e mia, apo sapo permendet Gerdeci te fiket truni? Po t’a perseris, qe mentaliteti i qytetareve te ndare neper kategori hierarkike krijon Gerdec, sepse punemadhe nese punohet pa kushte sigurie, punemadhe ne plas ndonje gje, pasi ne fund te fundit jane qytetare te kategorise se fundit, miza. Ketu arsyeto, e mos me trego mua ndjese pacin, sepse ishin njerez te pafajshem e nuk ishin bere per ndjese deri sa i beri mentaliteti yt. Arsyeto mo vlla, mos me thuaj mua nuk ke kuptuar gjigandet, se ne fund te fundit nuk dhe asnje drejtim qe te marr vesh se ti i paske kuptuar, nderkohe qe te thashe se ne mendimin e kulluar, mentaliteti jot eshte i mundur vetem duke u ushqyer nga parimi i frikes dhe duke e ushqyer kete parim. Arsyeto dhe me thuaj pse eshte kuptim i gabuar ky?

    Ti je i bindur, qe interesi i kinezit eshte te falimentoje tregtaret e zones, e jo te haje nje cap buke per vete. Nuk e kupton qe kesaj bindjeje tende nuk mund t’i pergjigjesh me llogjike, sepse eshte bindje e palekundur? Me kete bindje ti ia ke prere rrugen kujtdo qe nuk ka interes falimentimin e tjetrit, por ne fakt mireqenien e te gjitheve. Je ne kufijte e anarkise, or Tunxh, pasi dallimi eksluziv qe ben mes interesave private te njeriut te thjeshte dhe interesave publike te elitave eshte i paperputhshem dhe i pazgjidhshem. Ne se ke parasysh bashkimin e mazhorances, duhet qe ne mazhorance t’ia hapesh rrugen pakicave. Nese nuk ia hap rrugen pakicave i bindur prej paragjykimeve se pakicat kane interes falimentimin e shumices, behet i pamundur bashkimi i mazhorances, pasi do e breje gjithmone krimbi i paranojes. S’eshte komunizem kjo, thjesht llogjike e thjeshte, qe kuptueshmeria jote e rafinuar, deri tani nuk e ka kapur.

    Dhe se fundi. Nuk te duket se e ke diskretituar veten dhe bindjet e tua paragjykuese, pasi thjesht fare, nuk je ne gjendje qe bindjen mbi shqiptarofobine time t’a vertetosh. Kaloje njehere kete test, ligjerate te drejte te kerkova, pastaj eja i bindur dhe na trego se interesat e kinezve jane ekskluzivisht falimentimi i te tjereve. Po per kete, thua dot mos e permend si thua per Gerdecin?

  40. “Po nuk i plas kujt te punoje per Shqiperine, ti akoma se ke kuptuar kete ?”

    Kur pohon kete, m’u pergjigj drejt, ke parasysh edhe veten ketu, apo te gjithe te tjeret pervec teje, duke qene ti shqiptari me i mire? Te kam thene edhe njehere, nuk mund t’i leshosh fjalet si lopa bajgen. Pergjigja eshte me detyrim nese do qe te merresh seriozisht.

    “Une nuk e di se cfare behet ne Greqi, po qe ti thuash Lubonjes akademik e Kadarese jo kushedi se cfare, kjo me duket ofensive ndaj gjithe shqiptareve.”

    Or mjeshter. Kush je ti qe flet ne emer te te gjithe shqiptareve? Kadareja eshte tipik Don Kishotesk kur vjen puna per akademizem perballe Lubonjes, pasi shqip fare ka advokuar shpaten perpara penes me terminologjine e tij anti-intelektuale, me paranoien e tij luftarake kunder “pseudo-intelektualeve” tradhetare. Thellohuni e kthjellohuni mor jahu, se s’kemi nevoje me zjarr te na flas poeti, me zjarr edhe atehere kur ka nevoje per gjakftohtesi, e te na legjitimoje NATOn dhe shpaten. Na mjafton kitschi i banderolave politike per kete, nuk ka nevoje per kitschin akademik te Kadarese, qe gjynaf i zotit qe nuk i meshon penes.

  41. ..”Kadareja eshte tipik Don Kishotesk kur vjen puna per akademizem perballe Lubonjes,..”

    Oh. Lubonja the academic, qe shpon veten me yzengjite tija duke e shtyre po ate vetevete perpara me “bindjen se bota ka nevoje per pranine e tij imediate”

    Po ku e gjeti Lubonja akademizmin? Ne burg?
    Apo hiperbola, nje nga lojrat (passatempot) me karakter kombetar tonat, na lejon te bejme cfare te duam me njerezit dhe gjerat.

    1. Po ku e gjeti Lubonja akademizmin?

      Mua më rezulton që një dipllomë të një fakulteti të Shkencave të Natyrës e ka Lubonja… që sado të mos ju duket e vlefshme dhe të mos ketë studiuar fare, do të thotë që për katër vjet ka qënë në një ambjent akademik dhe që, edhe sikur dru të ketë qënë, diçka do t’i kishte lënë shenjë në formacionin e tij kulturor.

  42. Ku di une ku e gjeti? Mbase ndonje epifani, apo ben vaki edhe eshte i mesuar. Por e shfaq, duke filluar qe nga principi “behu i ditur te jesh i lire” perballe principeve simbolike dhe hiperbolike te lirise me tamtame lufte qe shfaq tjetri. Bota ka nevoje per pranine imediate te te gjitheve. Lubonja nuk ben perjashtim. Per cfare hiperbole e ke fjalen? Per ato te Topit mbi Skenderbeun as tre muaj para se t’ia firmose Shqiperine jenicereve Amerikane? Apo per ato te Kadarese, qe bertet Skenderbeu nga nje krah, e Sulltani NATO nga krahu tjeter? E di Kadareja qe eshte pikerisht Sulltani NATO qe eshte bere pengese per sovranitetin e Kosoves? Apo varja, mjafton qe u rreshtuam nga perendimi njehere, pa edhe skllever le te jemi. Apo e ke fjalen per hiperbolen e Hyllinit, qe do t’i nxjerre antishqiptare te gjithe ata qe nuk bien dakord me pseudo-intelektualizmin Kadarean.

    Pse mo vlla ju duket habi qe te kete mendimtare me te medhenj se Kadareja? Pse iu duket habi qe Kadareja eshte poet i madh por mendimtar medioker? Eshte mediokritet qe e ka shfaqur sistematikisht. Hik ere me qafshi, merrini lexojini ndonje novele, roman apo poeme Kadarese, por mos na tregoni akademizmin e tij se eshte inekzistent. Nje here me thuaj kur te jete perpjekur qe Shqiperine t’a rreshtoje me perendimin per sa i perket edukimit dhe jo per sa i perket pompes Don Kishoteske shpatarake. Nje llaf me nxirr nga arkivat ku te kete shprehur shqetesim per edukimin dhe terhiqem. Nga ana akademike Kadareja pranon me mire te shkruaj fjale per fjale Historine e Skenderbeut si e ka shkruar Noli, bie llafi, si Pjer Menard autor i Don Kishotit, se te pranoje qe ne kontekste e regjime te ndryshme historia e Skenderbeut eshte keqperdorur, e juve iu duket hiperbole me qe e konsiderokeni hyjni?

    Ku eshte akademizmi i Kadarese? Nuk di te lidhe dy llafe per regjimin po te mos jene llafe artistike. Se keshtu ne korr e di une qe bini dakord te gjithe ju patriotet qe i ndani shqiptaret ne kategori dhe ju duket hiperbole pastaj kur iu thone se njerezit jane te barabarte.

  43. Hyllin,
    ja ke futur prapë kot.

    Kategorizimi që sipas teje Hitleri (Hitleri???) i bëri gjermanëve është në fakt një akt i karakterit administrativ autoritetit publik gjerman në territoret e pushtuara polake (Generalgouvernement für die besetzten polnischen Gebiete), që ndan popullsinë e atjeshme në disa kategori, në mënyrë që ato të përdoreshin nga pushtuesi për qëllime të ndryshme, por edhe të shfaroseshin për arizimin e lindjes.

    Gafa jote e parë Hyllin është se ti thua që e bëri Hitleri, por megjithatë kjo edhe falet, se mbase ke pasur parasysh ndoshta pushtetin nazist në Poloni duke e përgjithësuar këtë me Hitlerin (siç thuhet për shëmbull, që Enveri i ndërtoi bunkerët).

    Gafa yte e dytë është që ti ngatërron qepët me hudhra. Hitleri, apo kush pushtet tjetër administrativ qeverisës i Rajhut të Tretë në territoret polake të pushtuara, nuk ndau POPULLIN GJERMAN në kategori, por POPULLSINË e Polonisë në disa kategori. Dallimi midis popullit dhe popullsisë është esencial; këto janë dy koncepte që mund të ndërpriten me njëra – tjetrën në një kohë të caktuar, por edhe jo, pasi populli është një koncept abstrakt, veçoritë primare të tij janë kulturore dhe politike, ndërsa popullsia është një kategori më tepër statistikore, ekonomike dhe statike. Koncepti “popull” përmban në vetvete një komponent kohor, ai mund të shtrihet jo vetëm në hapësirë por edhe në kohë, pasi një nga qëllimet në vetvete të tij është të jetë mbartës i një kulture e gjuhe të caktuar në vazhdimësi. Koncepti “popullsi” është një koncept relativisht statik, ky shtrihet në hapësirë ndërsa në kohë mbetet dot vetëm si një fakt i karakterit konvencional, p.sh. në formën e formulimit, “popullsia në vitin 1971 arrinte shifrën 2.2 milionë banorë”.

    Gafa yte e tretë është, që ata gjermanët për të cilët flet ti ishin njësoj kudo, si brenda dhe jashtë Gjermanisë politike të kohës së Rajhut të Tretë. Ata kishin të njëjtin vëllim të drejtash dhe detyrimesh, pavarësisht nga territoret ku jetonin. Një qëndrim i tillë madje nuk ka ndryshuar as sot, çka bën që çdo banor i Kazakistanit, katragjyshi i të cilit ka qenë gjerman në shekullin e XVII është automatikisht shtetas gjerman që në momentin e parë që do ta bëjë këtë pretendim të vlefshëm. Në këtë kuptim për Gjermanët nuk ka “gjermanë light”, por vetëm gjermanë, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë asnjëherë pjesë e ndonjë kategorizimi që e paska bërë Hitleri, apo ja thotë mëndja Hyllinit ta bëjë në këtë blog.

    Gafa e katërt që bën ti Hyllin është se nuk vë dot re, se ai klasifikim i popullsisë lokale që bëri administrata e Rajhut të tretë nuk kishte asnjë bazë shkencore apo historike, por ishte thjeshtë një zgjidhje pragmatike e pushtetit burokratik të kohës për të administruar më mirë popullsinë lokale. Unë nuk kam gjë në plan të të heq zvarrë në diskutimin që “përderisa e bënë nazistët, ishte me siguri edhe joshkencore”, sepse nuk jam aq “cheap” të të kundërshtoj me argument dogmatikë. Natyrisht që nazistët kishin një bindje ideologjike kur e bënë atë ndarje, por qëllimi i tyre primar ishte thjeshtë i karakterit pragmatik për t’i lehtësuar punën vetes me atë obsesionin që kishin me racën, që në fund të fundit gjermanët në dreq i çoi dhe një dreq e di, se pse në dreq të ka shkuar ty tani në mëndje, t’i hapësh barkun miletit duke shpalosur teoritë e tua të fantaksura fashiste. Megjithatë, që të kthehemi në argumentin primar, ndarja që bënë gjermanët ne kategoritë që citon ti Hyllin ju nënshtrua dialektikës së kohë në vitet e fundit të luftës. Në momentin që gjermanëve po ju mbaronin rezervat njerëzore pas 1944 në frontin e lindjes ata filluan të rikategorizojnë popullsitë lokale, në mënyrë që të siguronin dot rezerva të reja ushtarësh për Wehrmacht-in. Kështu meshkuj të aftë për luftë u ngjitën thjeshtë më një akt administrativ rekategorizimi në një shkallë më të lartë, në mënyrë që të justifikohej dot vetëkuptueshmëria e rekrutimit të tyre për të luftuar në emër të Gjermanisë.

    Hyllin unë nuk të lexoj gjë qëllimisht, pasi ti me entuziazmin tënd të shpalosur së fundi në këtë bllog për t’i ndaluar disa grave apo nënave të flisnin me fëmijët e tyre gjuhën e nënës, e shpërdorove përfundimisht besimin, se prej teje mund të përfitohej ndonjëherë diçka intelektuale e vlefshme. Qëllon ndonjëherë që rastësisht kap ndonjë grimcë të muhabetit dhe pataksem me paturpësinë tënde për të mbajtur jo vetëm një marrëdhënie taktike me të vërtetën, pra që ta citosh vetëm në atë masë që i vjen për shtat argumentit tënd dhe jo vetëm të heshtësh për pjesën tjetër, por edhe ta shtrembërosh aq paturpësisht, kur citon aq për mizerje Wikipedian dhe mbi të gjitha aq gabim. Shko dreqi e mori dhe mëso një gjë në një shkollë për të qenë. Dija nuk konsiston vetëm në renditjen e fakteve të mbledhura me apo pa mundim (dhe ma merr mëndja, se ti e çan kokën fort për të mbledhur sa më shumë të tilla) por edhe në analizën e tyre, që kjo pastaj mësohet me vete ne vijim të një studimi, pasioni i vetëm i të cilit është metoda e fitimit dhe analizës së dijes dhe jo nacionalizmi. Fillo dikur dreqi e mori (ti dhe kush të mban ison në këtë blog) të besosh që shqiptarizma është e përfaqësuar shumë më mirë, kur ajo bëhet më mënd në kokë dhe jo me dorën në kobure. Se kjo puna e kobures është një çikë delikate, se po e shkrepe ti apo kushdo tjetër i marrë, e ka shkrepur edhe në emrin tim dhe unë NUK DUA që të ndodhë kështu. Pra shkrepe apo më mirë mos e shkrep, por vetëm për t’ja hequr vetes dhe jo për më shumë.

    Bëji një nder miletit dhe ik për ca kohë nga ky bllog. Nuk është e nevojshme gjë, që atë mendim që ke, tua thuash të tjerëve patjetër dhe gjithnjë. Gjërat funksionojnë më mirë kur ti nuk je. Ngjitesh ndonjëherë dhe s’di njeriu si të të shqitë.

  44. ”””’Sipas teje, kjo duhet ndalur duke vendosur kuota raciale? Unë e kuptoj që ti je konservator, por konservator nuk do të thotë t’i biesh fyellit në një brimë, e aq më keq kur ky fyell është përdorur tashmë si kobure për të masakruar njerëz të pafajshëm.””’

    As qe e di fare cjane kuotat raciale, keto kuota jane perversitete amerikane,perfshire diskriminimin pozitiv, vend qe i kategorizon njerezit sipas racave e ku lulezon edhe white supremacy apo white nacionalism, per mua budallek me brire.
    Amerika duhet te pranoje se sben perkohshmerine e saj, e te merret si shembull negativ.

    Hebrejte i marr si shembull, se c’nuk duhet lejuar ne Shqiperi, qe te mos veme ne ate pike sa mos te kemi ctu bejme me, po ti mbajme me zor mbi krahe.

    ”””kudo do të shohësh që pakicat janë më energjike, më të mençura, më të dukshme, më produktive se shumica. .””

    Sigurisht qe e shoh dhe po e them, vecse bazohen mbi ndihmen e ndersjelle e cila i mungon shumices. Shumica ka shtetin, pakicat kane pushtetin.

    ””’Por përgjigjja nuk mund të jetë duke iu imponuar pakicave tiraninë e shumicës.
    Nëse ti e quan këtë të fundit shprehje të demokracisë, atëherë unë me këtë demokraci nuk dua të kem fare punë; preferoj një sistem si monarkia austro-hungareze – të cilës edhe ne shqiptarët, një pakicë pakicash në Europë, ia detyrojmë shtetin tonë të pavarur.”””’

    Kush po flet per tirani xha xha ? E kam perseritur aq sa u be shto uje shto miell, qe duhet gjetur nje mirekuptim mes pakicave dhe shumices qe te mos vije situata ku pakica ti qendroje shumices si hebrejte ne Amerike.
    Edhe pse ne themi demokraci, dihet qe pushtetin e ushtrojne apo ndikojne fuqimisht, grupet e presionit, ne Itali ‘Confindustria’ eshte qeveri me vete, prandaj ne perberjen e elites ekonomike duhet me qene te vemendshem. Nuk i shitet vendi te parit kinez qe ben leke.

    Sistemi oligarkik mua sme pelqen edhe sikur te jete ai qe me garanton me shume mireqenie. Pakicat jane te prirura te ndertojne sistem oligarkik ku te gjithe jane te barabarte perpara lekut.
    Hajde i bejme ligjet me referendum,si demokraci e vertete e ta shikojme sesa te forta na dalin keto pakicat.

  45. ”””’Shteti nuk eshte as i mazhorances dhe as i pakices, por i te gjitheve, as bektashi dhe as suni, as katolik dhe as ortodoks, por laik, as ekskluzivisht i shqiptareve me prejardhje nga Teuta dhe Genti dhe as ekskluzivisht i shqiptareve te natyralizuar, dhe deri sa t’a kuptosh kete, je ne territor fashizmi.”””

    Po shqiptaret e djeshem u perpoqen per shtet te shqiptareve e jo per shtet te te gjitheve. Shteti i te gjitheve eshte Amerika, aty jane te gjithe emigrante, shtet i te gjitheve po behet Franca se edhe aty nje pjese e mire jane emigrante, po cpune ka Shqiperia me 95% shqiptare, te ndertoje nje shtet per te gjithe ata qe u bje rruga ne Shqiperi ?
    Shqiperia ka imperativ kategorik bashkimin kombetar, jo bashkimin nderkombetar.

    Ca ben ti, prape kunder kushtetutes zotrote. Shqiperia nuk eshte si ujrat nderkombetare , ku te con mushka xhanem ?

    ”””’E di kush eshte si angaria e djeshme feudale? Te pretendosh se vetem ekskluzivisht elitat mund te punojne per publiken, nderkohe qe popullit te thjeshte i duket se po punon per veten. Pse e ben te pamundur dialogun. Nje here me thua qe privati ben mire qe punon per vete, njehere tjeter me thua qe mazhoranca duhet te bashkohet. Zgjidh mer vlla se me cmende. Nuk jane te perputhshme, por ne kundershtim me njera tjetren keto qe pohon.””’

    Cfare dialogu ? Gju me gju me popullin thua ti ?
    Debati publik eshte pasuri kombetare e as e ndalon kush privatin te futet, por ska lidhje kjo me punen, se muratori punon per vete jo per Shqiperine, tregtari per veten jo per shqiperine, ai qe ben salcice punon per vete, fshatari token e punon per vete jo per shqiperine, ndersa ministri, kryetai i komunes, drejtori i keshillit te rrethit etj jane ne detyre te punojne per Shqiperine, dmth te perkujdesen per hallet e qytetareve te cilet per kete perkujdesje paguajne taksa.

    Kurse qe shqiptaret duhet te bashkohen, nenkupton qe shqiptaret te mos lejojne qe populli te mos gjeje vetveten tek elita, sepse kjo eshte e huaj. Kjo behet thjeshte, voto per shqiptarin ashtu si minoritari voton per minoritarin.
    Menyre demokratike, ti me bie me shpulle, une te bie me shpulle, jemi 1-1.
    Ku e sheh kundershtine ti ?

    ”””te thashe se ne mendimin e kulluar, mentaliteti jot eshte i mundur vetem duke u ushqyer nga parimi i frikes dhe duke e ushqyer kete parim.”””

    Te perkujdesesh qe tjetri te mos hipe ne koke, eshte ceshtje shume e rendesishme sepse lidhet me lirine.
    Parimi i frikes ne sensin tend eshte muhabet kot, si ai muhabeti i atyre qe arsyetojne kunder Europes se bashkuar e qe perkufizohen si eurofobe.
    Ne fillim i quajne euroskeptike pastaj eurofobe.

    Frika ime eshte ruajtja e lirise, ate po e kam merak, frika ime eshte ruajtja e dinjitetit tim si shqiptar, edhe kete e kam merak, frika ime eshte ruajtja e kuvendit te burrave dje e kuvendit te burrave e grave sot, frika ime eshte te mos jem i diskriminuar ne shtetin tim sepse dua te ruaj identitetin qe me lane trashegim etj

    Ja keto jane frikat e mia, skane lidhje fare me parimin e frikes mbi te cilin krijohen e bazohen diktaturat, sic do te nenkuptosh zotrote. Pastaj po do te flasim mbi friken e ndikimin e saj ne vete civilizimin , hape nje teme coja xha xhait dhe e diskutojme.

    ”””’Ti je i bindur, qe interesi i kinezit eshte te falimentoje tregtaret e zones, e jo te haje nje cap buke per vete. Nuk e kupton qe kesaj bindjeje tende nuk mund t’i pergjigjesh me llogjike, sepse eshte bindje e palekundur?””’

    Po po nga ai krah fli ti, se ka ardh per ty kinezi. Si do zaptoje dyqanet e lagjes po s’falimentoi ate qe ka fqinje ai, me shpirtin e shenjte do i bleje ? Jom ene ca i informum ne kete pike, nga nje person qe punon ne guardia di finanza, se edhe une si ti i hapa syte e i thashe, qe kinezet jane shpirt njeriu. Aty mbahu me tha,ata kane zaptuar gjithe Romen. Prit se edhe ne Tirane pas lagjes do bejne china town ata.

    ”””Nese nuk ia hap rrugen pakicave i bindur prej paragjykimeve se pakicat kane interes falimentimin e shumices, behet i pamundur bashkimi i mazhorances, pasi do e breje gjithmone krimbi i paranojes. S’eshte komunizem kjo, thjesht llogjike e thjeshte, qe kuptueshmeria jote e rafinuar, deri tani nuk e ka kapur.”””

    Po cfare paragjykimi mer. Ta thote historia, ta thone edhe Fanariotet.
    Pakica sidomos tregtare ka interes kontrollin e shumices, jo falimentimin e shumices, por kontrollin, se po te falimentoje shumica do falimentojne edhe vete.
    Prandaj keta pasi krijojne nje lagje ne nje qytet, nuk behen me shume po hidhen tek tjetri, pastaj hidhen tek shteti tjeter.
    Kete kane bere perhere, nderkaq pakicat alla spartane sic pretendojne fshehurazi te jene minoritaret tane, duan te jene si spartanet, nje kategori e mbyllur qe nuk do te shkaterroje ilotet por ti mbaje nen kontroll.

    Tani qe edhe ushtria do jete mercenare, meqe pak a shume e dime te gjithe se kush do shkoje, ushtria behet institucion shume i rrezikshem per kete elite minoritaresh.
    E mira qe ushtria si ka futur hundet ne politike deri tani, kah shume pozitiv ky.

    ””’Kur pohon kete, m’u pergjigj drejt, ke parasysh edhe veten ketu, apo te gjithe te tjeret pervec teje, duke qene ti shqiptari me i mire?””

    Sigurisht qe fus edhe veten, mos te dukem gje pule qe ben veze te arta une ?
    Kur te vi ne Shqiperi, meqe dua te punoj per Shqiperine, po mu dha mundesi mire, po smu dha do punoj per vete.
    Angazhimi im internetor eshte me teper nevoje per te shtyre oret e punes, se nga shpia parimisht nuk futem ne internet.

    1. Hyllin, perfundimisht, fol per vete. Thuaj qe Hyllinit nuk i plas te punoj per Shqiperine, por mos thuaj nuk i plas njeriu. Mos e projekto veten tende tek te gjithe, si projekton shqiptarofobine tende dhe menefregizmin tend. Sidoqofte mos u merzit, i ke kredencialet e duhura per t’u bere edhe president.

      Dhe mos harro, shteti eshte i te gjithe shqiptareve, jo i mazhorances, si mendon ti, apo Berisha sapo kalon ne mazhorance. Ku me shqiptare kihen parasysh edhe ca vlleh te cilet kane treguar se iu plas pak me shume per Shqiperine se sa ty, shqiptarit safi.

  46. ””’Gafa jote e parë Hyllin është se ti thua që e bëri Hitleri, por megjithatë kjo edhe falet, se mbase ke pasur parasysh ndoshta pushtetin nazist në Poloni duke e përgjithësuar këtë me Hitlerin (siç thuhet për shëmbull, që Enveri i ndërtoi bunkerët).””’

    Cfare ka per gafe ketu ? Sigurisht qe ne gjuhen shqipe e mentalitetin shqiptar Enveri ndertoi bunkeret, beri batute e qeshi klasa etj.

    ””””Gafa yte e dytë është që ti ngatërron qepët me hudhra. Hitleri, apo kush pushtet tjetër administrativ qeverisës i Rajhut të Tretë në territoret polake të pushtuara, nuk ndau POPULLIN GJERMAN në kategori, por POPULLSINË e Polonisë në disa kategori.”””

    Ne fakt ti po merresh me mustaqet e Celos, se citimi i ndarjes, kish per qellim, te tregonte kategorizimet pasi per kategorizimet po flisja e jo te jepte leksion historie.

    ”””’Gafa yte e tretë është, që ata gjermanët për të cilët flet ti ishin njësoj kudo, si brenda dhe jashtë Gjermanisë politike të kohës së Rajhut të Tretë. Ata kishin të njëjtin vëllim të drejtash dhe detyrimesh, pavarësisht nga territoret ku jetonin.”””

    Ore po ti e ke kap per cfare po flisja une apo je per hesap tend ? Mos te duket se kategorizimet e shqiptareve jane te ligjeruara ? Edhe shqiptaret njesoj jane, por tendencat jane, ashtu sikunder edhe Hitleri donte qe ata 70% gjermane qe nuk ishin bjonde me sybojeqielli me ane te eugjenetikes te ktheheshin ne te tille, nepermjet seleksionimit te femijeve,sipas edhe ligjeve te Mendelit.
    Doktori i vdekjes, vrau me mijra per te kuptuar sekretin e nderrimit te ngjyres se syve.
    Hallshtat Nordik ishte raca e paster nordike, qe Hitleri(me kurse fjalen gafe ) donte te rigjente tek gjermanet e tjere qe sipas tij ishin perzierje e gjithe publiciteti, fotot etj kishin individe te Hallshtat Nordik.

    ”””’Gafa e katërt që bën ti Hyllin është se nuk vë dot re, se ai klasifikim i popullsisë lokale që bëri administrata e Rajhut të tretë nuk kishte asnjë bazë shkencore apo historike, por ishte thjeshtë një zgjidhje pragmatike e pushtetit burokratik të kohës për të administruar më mirë popullsinë lokale”””

    Kush foli per baze shkencore a historike ne kategorizim? Ku e lexove ?

    ”””’Hyllin unë nuk të lexoj gjë qëllimisht, pasi ti me entuziazmin tënd të shpalosur së fundi në këtë bllog për t’i ndaluar disa grave apo nënave të flisnin me fëmijët e tyre gjuhën e nënës, e shpërdorove përfundimisht besimin, se prej teje mund të përfitohej ndonjëherë diçka intelektuale e vlefshme.”””’

    Ja edhe tjetri, po mire o pifto me qejf eshte ajo pune, ke do lexon ke do s’lexon. Sa per ate te nuseve si i thone muhabetit, i cazzi vostra mai ?
    Shqiptaret parimisht sduhet te perzihen me te huajt, ashtu sikunder thote tradita, po nese perzihen femija eshte nga Y i babait, keshtu qe merr kulturen e gjuhen e babait.
    Patrilineariteti eshte jetik per mbijetesen e nje bashkesie dhe eshte shkencore qe Y kalon nga babai tek biri, nderkaq X, ha buke kot.

    ”””’Shko dreqi e mori dhe mëso një gjë në një shkollë për të qenë. Dija nuk konsiston vetëm në renditjen e fakteve të mbledhura me apo pa mundim (dhe ma merr mëndja, se ti e çan kokën fort për të mbledhur sa më shumë të tilla) por edhe në analizën e tyre, që kjo pastaj mësohet me vete ne vijim të një studimi, pasioni i vetëm i të cilit është metoda e fitimit dhe analizës së dijes dhe jo nacionalizmi.”””

    Shih kush flet per analize…. Po ti skape as se per cfare e solla ate citim, ca do analizosh ti ? Po me dukesh si njefare GH, se ai e kishte merak te kapte veshin e majte me doren e djathte duke i rene nga prapa kokes e te thoshte se kjo eshte shkence e produkt i studimit.

    ”””’Bëji një nder miletit dhe ik për ca kohë nga ky bllog. Nuk është e nevojshme gjë, që atë mendim që ke, tua thuash të tjerëve patjetër dhe gjithnjë. Gjërat funksionojnë më mirë kur ti nuk je. Ngjitesh ndonjëherë dhe s’di njeriu si të të shqitë.”””

    E ca kuptimi ka nje ambjent ku te gjithe parimisht jane te nje mendjeje ? Mos do thuret gje ndonje doktrine apo do behet ndonje parti politike e duhet se sben qe te gjithe te jene parimisht dakort ?
    Sigurisht qe gjerat funksionojne me mire (hajd mo po i jap vetes peshen qe thua ti) kur sjam une, por per ke ?

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: