Ja një skenar me të cilin tashmë jemi mësuar: një institucion ndërkombëtar ose i një vendi të fuqishëm dhe me autoritet (p.sh. Departamenti amerikan i Shtetit) ose një OJQ madhore që mbron të drejtat e njeriut ose standardet demokratike dalin me një deklaratë ose raport kritik ndaj Shqipërisë; këtyre daljeve u bëhet jehonë e madhe nga mediat në Tiranë dhe nga opozita vetë, e cila i trajton si prova të forta në mbështetje të kritikave dhe të qëndrimeve të saj; pastaj kalojnë edhe tri ditët proverbiale dhe vëmendja e publikut zhvendoset drejt ngjarjesh të tjera, ndoshta edhe më pikante.
Institucionet dhe organizmat ndërkombëtare shqetësohen për “demokracinë” në Shqipëri?
Në fakt, kanë arsye për ta bërë këtë – realiteti i sotëm politik, ekonomik dhe social në Shqipëri është po aq produkt i utopive dhe i gabimeve trashanike të ideologëve neocon, orientalizmit të tyre dhe i komplekseve të tyre të superioritetit, sa ç’është edhe efekt i traditave tona kombëtare të organizimit politik, të cilat privilegjiojnë autoritarizmin, klanin, patronazhin dhe grupimet parakriminale ndaj individit të lirë dhe sovran, ndarjes së pushteteve, debatit të paparagjykuar dhe përkushtimit individual ndaj interesit publik.
Çdo vrojtues i paanshëm i skenës së sotme politike dhe institucionale në Shqipëri e vëren menjëherë se jeta publike atje sundohet nga partitokracia; dhe se lufta përgjithësisht e paskrupullt midis partive politike dhe liderëve të tyre e ka zëvendësuar ballafaqimin e ideve dhe dialogun midis institucioneve ose edhe brenda tyre. Ka një pështjellim të çuditshëm midis interesave të partive dhe interesit publik; sikurse ka një pështjellim tjetër, njëlloj të çuditshëm, midis veprimtarisë rutinë të ekzekutivit dhe qarkullimit kapitës të kuadrit, në një sfond ku të gjithë kriminalizohen ndërsjelltazi.
Askush nuk lumturohet me këtë fotografi të punëve; por një pjesë e fajit i mbetet edhe këmbënguljes së tutorëve dhe mbikëqyrësve të Shqipërisë së pas 1990-ës, që kjo t’i importonte format e organizimit të jetës politike drejtpërsërdrejti nga Perëndimi; edhe pse këto forma në Perëndim janë rezultat procesesh thistorike të ndërlikuara, të cilat mishërohen në vetë natyrën e tyre intime. Pa përmendur pastaj që, kur erdhi puna për të zgjedhur midis versioneve të ndryshme të formave institucionale dhe organizative të përpunuara në demokracitë Perëndimore, u zgjodhën ato më të skajshmet: terapia e shokut, privatizimi total, kanibalizimi i çdo pasurie publike.
Në një artikull të paradokohshëm, e kam përqasur këtë dukuri me kultin e kargove, ose shpresën absurde se këto kopjime e adoptime formale, shpesh mekanike dhe sipërfaqësore, do të mjaftonin për t’u sjellë shqiptarëve po ato të mira e përfitime publike të cilat qytetarët Perëndimorë i gëzojnë prej kohësh. Kulti i kargove dhe përkthimi ndërkulturor kanë krijuar një situatë të tillë ku raportet midis institucioneve të reja në Shqipëri janë mekanike dhe shpesh nuk përthyhen në veprime dhe nisma politike të frytshme.
A ishte gati Shqipëria për demokraci të tipit perëndimor? A mjaftonte vallë dëshira e madhe e publikut për t’u bërë “Europë”, ose afshi i thirrjeve Liri-Demokraci në oborret e ambasadave verën e vitit 1990?
Përgjigjja ndaj pyetjeve të tilla nuk u jepet dot po aq lehtë sa më parë. Për këtë stepje ka ndikuar edhe fiaskoja e politikave të jashtme neocon të administratës Bush, ose orvatjet e dështuara për eksportim të demokracisë në vende si Afganistani, Palestina dhe sidomos Iraku, i cili duhej të ishte shndërruar tashmë në kopshtin e lulëzuar të demokracisë arabe në Lindjen e Mesme.
E vërteta është se Perëndimi po bindet tashmë se institucionet nuk i eksporton dot po aq lehtë sa produktet teknologjike ose pijet freskuese; në vendet pritëse, format institucionale të importuara dhe legjislacioni i përkthyer nga gjuhët e kulturave politike liberale të Perëndimit përfundojnë në guaska të zbrazëta, që vijnë e banohen pastaj nga gjithfarë formash parazitare: klientelizmi, klanet, organizatat parakriminale, format e kontrollit të mbështetura në shantazhin dhe korrupsionin, vetot e kryqëzuara, segmentimi politik dhe social, shpërdorimi i energjive politike në luftra vëllavrasëse.
Më keq akoma, zhargoni liberal-demokratik, i reduktuar në një tog klishesh të vakëta dhe kitsch-i politik perëndimokratik, rrezikon tani të katandiset në një lloj arabishteje institucionale, ose në trajtën ligjërimore të dogmës së re, që do t’ia sigurojë Shqipërisë një vend në parajsat e ndryshme (NATO-ja, Bashkimi Europian), sikurse do t’ua sigurojë postet dhe pushtetin përdoruesve të saj, ose belbëzuesve të formulave shelbimtare.
Prandaj kritikat që i vijnë sot “demokracisë” shqiptare janë në të vërtetë shenja se tutorët tanë të gjithëpushtetshëm janë lodhur tashmë nga roli i tyre, ose më mirë e kanë kuptuar se po përdoren për interesat meskine të një klase politike e cila edhe vetë idealin demokratik dhe kushtetutën republikane e përdor për t’iu kacavarrur me çdo kusht pemës së pushtetit.
Megjithatë, shqetësimi ka vlerë për të gjithë ata qytetarë të republikës që kanë besuar dhe vijojnë të besojnë në Shqipërinë demokratike; jo sepse ashtu e kemi importuar nga Perëndimi, por sepse vetëm ashtu qytetarit i garantohet liria, dinjiteti dhe të drejtat e tjera të natyrshme. Ndoshta ka ardhur koha që këta qytetarë të integrohen më shumë, më shpesh e më mirë në ato procese demokratike të cilave u kanë qëndruar larg deri më sot, pse i kanë parë si të kapura nga partitokracia, interesat e grupeve dhe të klaneve, grykësia e makutëve për pushtet dhe pará. Ndoshta ka ardhur koha që këta qytetarë të lakmojnë, hapur dhe me forcë, rolin që u takon në arenën e veprimtarisë publike, duke e ndërprerë rrethin vicioz të marrëdhënieve midis liderëve turmokratë, dhe turmave që i ndjekin nga pas për t’i himnizuar ose, sipas rastit, rrëzuar nga piedestali me bujë.
Të importuara, format institucionale demokratike nuk janë shartuar dot mirë, sepse në përkthim e sipër u ka humbur kuptimi, domethënia dhe shpirti historik. Lodhja me procesin demokratik dhe humbja e shpresës në idealet liberale dhe republikane, që vijnë si pasojë e abuzimit që u bën partitokracia këtyre vlerave, mund ta futin shoqërinë shqiptare në letargji politike. Mirëpo Shqipëria nuk është historikisht e dënuar të mbetet jashtë zhvillimeve të rëndësishme që zakonisht i shoqërohen Perëndimit si kryeshenjues i modernitetit dhe emancipimit politik. Prandaj nevoja për ta rinisur procesin demokratik, këtë herë nga poshtë lart dhe të çliruar nga dogmat e arabishtes eurokratike ose amerikanocentrike, merr përparësi kundrejt reflektimit automatik, madje mekanik, ndaj kritikave të mbërritura nga përtej detit.
Xhaxha, kur thua:
“A ishte gati Shqipëria për demokraci të tipit perëndimor? A mjaftonte vallë dëshira e madhe e publikut për t’u bërë “Europë”, ose afshi i thirrjeve Liri-Demokraci në oborret e ambasadave verën e vitit 1990?”
pergjigja eshte padyshim nje “JO!” kumbuese, dhe pikerisht ketu qendron edhe tragjedia e tranzicionit shqiptar. Siç eshte permendur shpesh here ketu ne blog, demokracia eshte nje makine e nderliqshme, perdorimi i mire i se ciles duhet te kaloje neper shume faza te “trial and error”. Kjo vertetohet nga historia e demokracive perendimore, flas per ato kryesoret, se mund te kete edhe te tjera ku s’ka pasur shume “error”. Prandaj them se rruga, apo metoda, e “diktatures se ndritur” do te kish qene me e pershtatshmja per Shqiperine, transformimet graduale jane gjithmone me efektive se “tabula rasa”.
Je njësh Xhaxha, komplimenta …. Arësyeja e ketij ekzaltimi është se me pelqeu shumë ky shkrim. Personalisht nuk do ti shtoja asgjë brendisë, ndërsa në titull, në vend të “e përkthyer” do të vija “e virusuar”. Shkurtimisht pseja;
Juve pothuaj skanoni trupin-shtet dhe diagnostikoni sëmundjen, ose përcaktoni virusin. Këtë të fundit ju nuk e cilësoni, ndërsa unë e nënkuptoj. Demokracia “e përkthyer” erdhi në ’91-shin, ndërsa sot, mbas 18 vjetësh ajo nuk është më sefte/e përkthyer, por ka marrë ngjyrime shqiptare ashtu siç mori dhe totalitarizmi që lamë pas. Thënë ndryshe ne kemi krijuar një model tonin “alla frankenstein” të demokracisë, që është një aliazh i tradicionales me modernen me përqindje të lartë totalitarizmi. Për fat të keq virusi ynë është përhapur aq shumë saqë rrezikon seriozisht shendetin. Duhet ndërhyrje kirurgjikale, terapi kimike apo laissez faire. Bo……
*
Shpesh tranzicioni trajtohet si furgon që ka bërë aksident e ka ikur me shtëllunga pluhuri prej vendit të ngjarjes. Pyetja e parë për të mbërthyer shoferin është: ç’targë kishte? Përgjigjja vjen: TSh, PT, KIÇ i PP, apo “terapia e shokut, privatizimi total, kanibalizimi i çdo pasurie publike” si shkruani ju Xha Xhai. Nuk ngurohet të kapet mbajtësi i vërtetë i targës, i cili mund të mos jetë as i zoti i makinës që kreu aksident as shoferi i saj; për targën merret që është e vërteta dhe jo fallco, që leximi i saj është i saktë. Harrohen pusetat e hapura që u shmangen, e as kujtohet njeri se “ngjyrë dheu” mjeti dukej nga pluhuri jashtë çdo norme i rrugës pa asnjë sistem sinjalesh e ku një tufë e pa të udhës të kalonte – këmbësorisht. Patjetër që faj kanë dhe prodhuesit e mjetit që e bënë vetëm me frena por jo dhe me krahë që të fluturonte sa herë ti prihej rruga nga objekte joflutures të identifikueshëm.
Kështu ka për tu folur gjatë, aq gjatë sa më në fund ekonomistë e historianë t’ia dalin mbanë e të bëjnë përshkrimin e përpiktë, të hollësishëm dhe të pranueshëm të asaj që ndodhi, kur ndodhi e si ndodhi.
**
Kur ju kërkojmë qytetarëve që besojnë në Shqipërinë demokratike të ingranohen me shumë, njëkohësisht i kemi bërë fajtorë që nuk janë ingranuar aq sa duhen. Nuk e di si mund ta masim këtë, e nuk mendoj se si pikënisje mund të na shërbejë gjendja e keqe e vendit. Por, mendoj se ka mes qytetarëve besimplotë të tillë që nuk kanë ç’të japin më shumë. Ah, shpirtin. Merreni edhe këtë. Të tillë qytetarë përdoren si vaji për të zbutur mekanizmat, apo si ingranazhe pa rol të madh. Ngatresë tjetër është se duke mos i identifikuar këta qytetarë, ne ftojmë pa dashje ata që s’do të donim. Psh. Pati një kohë kur gazetarë e analistë bënë opozitën politike në rrugë. S’them bënë keq; por pyes: kush do ta bëjë gazetarinë?
Cilët janë këta qytetarë që përshpejtojnë përparimin? I janë dhënë përgjigjje të ndryshme, më tepër nisur nga grupi shoqëror ku ata kanë bërë pjesë se sa nga cilësitë e tyre. Kështu, kemi brezin e ri, studentët, emigrantët e pasur (në mendje e xhep) që rikthehen, KOP-i mjaftistët, ambientalistët, etj.
Shkrimi juaj ka një qasje tjetër (që u bë shkas për këtë reaksion), e cila më duket se përmblidhet në fjalinë: “Ndoshta ka ardhur koha që këta qytetarë të lakmojnë, hapur dhe me forcë, rolin që u takon në arenën e veprimtarisë publike, duke e ndërprerë rrethin vicioz …”
Di që nuk keni pasur simpati për Howard Roark-un apo Peter Keating-un e “The fountainhead” e as objektivizmin e Ayn Randit. Mos keni ndryshuar mendje që kërkoni qytetarë që lakmojnë hapur dhe me forcë, qytetarë që presin rrethin vicioz? Në mos, cilët janë këta qytetarë? Se pa i gjetur, pa i mbështetur, pa i nxitur, dhe pa u a dëgjuar fjalën, demokratizimi do të mbetet përparësi. Meqë më duket mbrapesi të lë “përparësi” fjalë të fundit: për vete, sot, nuk besoj tek qytetarë-votuesit apo qytetarin e zakonshëm.
p.s. e turpshme që qytetarët të na i gjejnë të huajt; kjo riciklon problemin (e për këtë është shkruar)
Xha xha, shteti shqiptar sipas kendveshtrimit tim ka nje vecori qe ka te beje me zanafillen ne konceptimin e shtetit.
Shteti perse duhet ?
Pavaresisht se mund te duket e papranueshme per ndokend apo per shume, shteti shqiptar i ketyre thuajse 100 vjeteve, deshmon per vijueshmeri konceptuale me shtetin e Skenderbeut dhe shtetet antike te Ilirise bregdetare, Epirit, Maqedonise e Dardanise (biles edhe me protoshtetin autariat).
Praktikisht kemi federate te elitave fisnore, elita qe pranojne eliten e nje fisi, si dominante dhe pjesetaret e atij fisi, zene pjesen e luanit ne administraten e perbashket shteterore, kryesisht ushtri, polici e drejtesi.
Keshtu nga elita e enkelejve, ne antikitet u kalua tek elita taulante e pastaj tek elita ardiane. Ne Epir nga elita thesprote u kalua tek elita molose e pastaj ne fund tek elita kaone.
Ne kohen e Skendebeut kemi eliten krutane (garda e famshme krutane qe ishte ‘zemra’ e ushtrise) .
Mospranimi i pushtetit te nje elite sjell edhe percarjen dhe thyerjen e lehte, si ne rastin e Teutes nga romaket, kur parthinet, atintanet e vete ardianet kaluan ne anen romake, Pjeter Spani e Dukagjinasit nga ana venedikase.
Po i njejti proces ndodhi edhe me shtetin e sotem.
Zogu , elite matjane, vuri matjanet ne polici e ushtri, keshtu
pati mundesi me te mira te ruante pushtetin.
Enver Hoxha, gjirokastrit, vuri gjirokastritet ne Tirane e rrethe, ndersa lebrit e Hysni Kapos moren vende kryesore ne ushtri e polici.
Erdhi Sala dhe beri te njejten gje, mori tropojanet e i beri elite te Shikut e policise e vete ne poste te rendesishme apo u garantoi privilegje te ndryshme .
Erdhi Meta, elite e Skraparit ,ku edhe pse per pak kohe, i vuri skrapallinjte ku mundi ne administrate aq sa doli batuta:
– Cpune ben ?
– Jam skrapalli.
Praktikisht ne ADN-ne e shtetit shqiptar , kemi pushtetin e nje fisi (apo grupfise te nje krahine) mbi te tjeret e kjo garanton pushtetin. Lidhjet e Cekes dhe Gjinushit me Vloren jane te pamohueshme.
Keshtu duke pare kete vecori antike , mesjetare e moderne, jemi te detyruar te gjejme menyren me te mire, qe jo te shkaterrojme eliten e nje fisi ne favor te tjetrit, por qe elita e Tiranes te respektoje elitat e rretheve, ne menyre qe pushteti te jete i hapur per cdo elite krahinore e jo prerogative e elites se nje fisi apo qyteti.
Nese nuk kemi kete hap te pare, atehere eshte e kote qe pretendojme per pushtet te popullit.
Frika ime tani, eshte se me Ramen e Topin, kemi fillimin e pushtetit te plote te elites se Tiranes, pra do kalojme nga konceptimi federativ tek konceptimi i qytet-shtetit, dmth Shqiperia te dale ne funksion te Tiranes e jo anasjelltas.
Kjo do sjelle, me kalimin e kohes , acarime te shumta me elitat krahinore qe do ngelin jashte pushtetit, sidomos me elitat e Shkodres dhe te Vlores.
Vecoria shqiptare ne konceptimin e pushtetit e ben te pamundur nje konceptim perendimor, ku eshte populli dhe elita, popull ku mund te futet edhe kongolezi, kanibali, mongoli etj, pasi populli shqiptar kalon permes perkatesise se forte fisnore apo krahinore, qytetare e detyrimisht elita nuk vjen nga populli, por nga elita e rretheve/fiseve.
Prandaj rreziku aktual per mua vjen nga tendenca e Tiranes per tu kthyer ne qytet-shtet edhe pse vete tiranasit, nuk kane per te levizur kurre ne rrethe,sic kane bere gjithmone, pra te garantojne kete pushtet si dhe ka tendenca te forta per perjashtimin e elitave te rretheve nga pushteti.
Keto elita te rretheve duke pasur kontroll te drejtperdrejte te territorit do behen me te fuqishme e rreziku i decentralizimit te tipit federativ do behet shume i madh.
Keshtu format perendimore te demokracise nuk kishin shance te hynin e nuk eshte se keto 17 vjet jane rritur shanset, thjesht format perendimore deri me sot kane sherbyer per retoriken politike e po keshtu do sherbejne edhe ne te ardhmen.
Populli sot apatik, deshmon edhe se retorika e demokracise nuk perputhet as me interesat e as me ndjenjat e vete popullit.
Duhet nje zgjidhje, e cila per mua kalon vetem nepermjet ideologjise kombetariste. Nacional-demokracia eshte e vetmja demokraci qe mund te kete sukses ne Shqiperi.
Hyllin, ti shkruan:
Unë shoh këtu edhe një lidhje me prirjen e Shqipërisë mbarë për t’u zhvendosur drejt Tiranës, si uji drejt vrimës në lavaman. Kjo tkurrje e Shqipërisë krijon probleme të mëdha sociale, dhe jo vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër, Tirana vjen dhe i ngjan Shqipërisë, si model në miniaturë ose hartë 3-D, me gjithë popullsinë brenda. Mos vallë Shqipëria gjeografike, si e tillë, do të mbijetojë vetëm si truall elektoral?
Komplimentet e mia me te thella.Kete lloj te menduari te strukturuar ne gjuhe te shkruar kisha kohe pa e hasur.
Cfare eshte demokracia, qellim ne vetvete apo mjet per te arritur gjekundi? Me duket se eshte kjo e dyta.
Dhe vendi ku deshirohet te arrihet eshte plot me te mira materiale e jo ndonje Nirvana idelologjike, ku njerezit te lumturohen prej diatribave me njeri tjetrin, kur flasin nga maja e dritareve te shtepive perkarshi prej mengjesit deri ne mengjesin tjeter.
Krijimi i njeriut te ri ( te atij qe duhet krijuar ne menyre te atille ku ky duke u nisur nga poshte, ti kundervihet asaj qe eshte me lart) me duket se e provuam nje here dhe nuk na doli per hajer. Me duket se njeriu s`eshte tjeter vecse shuma e tere interesave te tij, dhe nga keto interesa mendoj se me kryesorja eshte ajo e interesave materiale ( Polonius. More matter with less art !…).
Vetem nje zhvillim ekonomik, ku interesat e njerezve do te ishin te cenuara nga ekzistenca e nje sistemi i cili me gjendjet e tij behet barriere qe keta njerez te plotesojne dot aspiratat e tyre per nje perftim material maksimal te bazuara ne mundesite e veta, do t`i bindete keta njereze qe te reagojne, te veprojne, te bashkepunojne dhe krijojne kushtet per pershtatje, rregullim apo edhe ndryshim te sistemit.
Ne rastin e Shqiperise, zhvillimi ekonomik eshte kushti baze per te shpetuar cfaredo mund te shpetohet ne ate vend, e me pas per te ndertuar ate cka ne duam mbi te. Do te eleminonte shume nga plaget tona, veset, fobite apo edhe ate gjendjen e te paaftit. te pamundurit, te persekutuarit historik te perjetshem.
Jo nga jashte, por nga brenda… tha.
p.s: Demokracia eshte e mire per sa kohe gjysma e bote eshte me budallenj, dhe gjysma tjeter me te mencur. Kur fillojne e behen te gjithe si keta te fundit, toka o eshte eden ose eshte ferr.
Xhaxhai me të drejtë thotë se:
Ndoshta ka ardhur koha që këta qytetarë të integrohen më shumë, më shpesh e më mirë në ato procese demokratike të cilave u kanë qëndruar larg deri më sot, pse i kanë parë si të kapura nga partitokracia, interesat e grupeve dhe të klaneve, grykësia e makutëve për pushtet dhe pará. Ndoshta ka ardhur koha që këta qytetarë të lakmojnë, hapur dhe me forcë, rolin që u takon në arenën e veprimtarisë publike, duke e ndërprerë rrethin vicioz të marrëdhënieve midis liderëve turmokratë, dhe turmave që i ndjekin nga pas për t’i himnizuar ose, sipas rastit, rrëzuar nga piedestali me bujë.
Por kjo më sjell ndër mend një vërejtje për vetë Xha Xhain… Një lëvizje të tillë qytetare vetë ai e ka kritikuar, me pa të drejtë, në të kaluarën. E kam fjalën për Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. E mashtruar nga Berisha se medemek kur të vinte ai në pushtet do të anullonte planet e Nanos për shkatërrimin e Gjirit të Vlorës, Aleanca kërkoi të realizonte referendumin, i cili u bllokua nga elementët pro-Berisha në KQZ dhe Gjykatë Kushtetuese. Aleanca, megjithatë, arriti të bllokojë kredinë e BERZH-it ndaj Petroliferas dhe ia ka vënë këmbët në një këpucë Bankës Botërore, etj lidhur me TEC-in. Si lëvizje e gjerë qytetare që për herë të parë solli angazhimin e një shtrese të gjerë popullore në vendim-marrjen mjedisore, Aleanca duhej mbështetur, dhe jo përgojuar e sulmuar me pa të drejtë.
Unë habitem edhe për një gjë: Më tregoni, ju lutem, një plazh në Amerikë apo Evropë apo ku të doni ju, ku është ndërtuar një TEC me naftë? Së fundi, Aleanca fitoi edhe një betejë tjetër të rëndësishme, atë në Gjenevë në kuadrin e Konventës Aarhus për pjesëmarrjen e publikut.
Shembulli qytetar në atdhe ekziston, tha, por mos i gjuani me gurë, por mbështeteni.
xhaxha,
pse e shkruan “neocon”, dhe jo “neokonservatorë” ? Nuk njihet ky term ne shqip ?
faleminderit
Stalker, e shkruaj ashtu më tepër për t’iu referuar këtyre në SHBA, që janë skotë më vete; prandaj e kam vënë edhe në shkronja korsive (të pjerrëta).
Xha xhai:
– Unë shoh këtu edhe një lidhje me prirjen e Shqipërisë mbarë për t’u zhvendosur drejt Tiranës, si uji drejt vrimës në lavaman. Kjo tkurrje e Shqipërisë krijon probleme të mëdha sociale, dhe jo vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër, Tirana vjen dhe i ngjan Shqipërisë, si model në miniaturë ose hartë 3-D, me gjithë popullsinë brenda. Mos vallë Shqipëria gjeografike, si e tillë, do të mbijetojë vetëm si truall elektoral? ”””
Prirja eshte e banoreve te qyteteve jo vetem te vogla por edhe meso-medha si Shkodra, Elbasani,Korca,Fieri,Vlora etj
Fshataret pergjithesisht parapelqejne te blejne shtepi ne qytetet e braktisura nga ish banoret e qyteteve , qytete qe i kane pare perhere si qendra spirituale e materiale e fisit apo krahines. Jo se nuk shkojne drejt Tiranes por pjesa me e madhe e fshatareve per shume arsye nuk shkon.
Mos te harrojme se gjysma e shqiptareve banon ne fshat.
Ky kah levizjeje eshte vertet i demshem, sidomos kur behet fjale per eliten intelektuale te qyteteve e cila ka levizur me lacka e placka drejt Tiranes. Keshtu qytetet e tjera, ngelin ne duart e elites mafioze, ku intelektualet e mbetur(shumica e te mbeturve) ne rrethe jane te lidhur pashmangshmerisht me mafien lokale, nepermjet rolit te tyre ne bashki,gjykata e polici.
Elita e rretheve , nuk ka me muhabet e interes tjeter, pervec se si te behen leke dmth mungon interesi intelektual mbi ceshtje te natyres joekonomike. Jo se Tirana ndryshon shume, por gjenden ende (ska si te jete ndryshe) argumenta te natyres joekonomike.
Tash duhet te presim qe pasaniket e sotem , qe shpesh neper rrethe i kane bere leket me droge e prostitucion e rrine ne qytetet e origjines se jane me te sigurte nga armiqte ne lagjen e tyre apo se i kerkon interpoli, te martohen (shume jane te rinj, nen 35 vjec ) tu rriten kalamajte, ti cojne neper shkolla te mira e te behen nje dite elite e respektuar , para dhe shkolle.
Keta neser do kene interesa te pastra, mund te bejne te mundur aktivitetet kulturore, hapjen apo pasurimin e bibliotekave, mund te dale ndonje shkrimtar, artist, politikan etj e keshtu rrethet te ripajisen me elite te hajrit.
Braktisja e rretheve nga elitat, kane bere te mundur qe shpesh njerez te paafte te drejtojne institucionet shteterore apo deget ne rrethe.
Ende sot me vjen te qeshur me ‘kongresmenet’ e PS, ata qe vendosin kryetarin e keshillin drejtues te Partise e njekohesisht vete fatet e vendit, ku pyetjes se gazetarit qe bente krahasim sarkastik me kongresmenet e Amerikes, i pergjigjeshin ne menyre skandaloze jo vetem per Partine por edhe per shqiptaret e tjere:
-Une jam kongresmen e kaluar kongresmenit – tha njeri.
-Pse ca ka me shume se une kongresmeni amerikan- tha tjetri.
Kjo elite e partise ne rrethe (bashki e komuna) nuk mund te jete me skandaloze se c’eshte. PD-ja nuk i le gje mangut PS-se ne kete drejtim.
Ky nuk eshte problem i vogel ne nje sistem partitokrat si ai shqiptar. Pastaj kur ky nivel haset edhe ne parlament eshte per te shkule floket, se si dreqin mund ti lihet drejtimi i nje cfaredo institucioni ketyre njerezve, kete vetem ata ‘lart’ e dine.
Nuk besoj se Shqiperi do ngele vetem truall elektoral, pasi kur ky sistem ekonomik, i bazuar ne terciar fale kryesisht tregtise, emigranteve e korrupsionit galopant , te filloje e te bazohet ne industri, atehere qytetet ku ka lende te pare nuk do jene me qytete fantazem e po ashtu edhe pse elita e rretheve qe do vijoje kryesisht nga bijte e mafiozeve te sotem, do mbarte pervec kultures qe do marre edhe agresivitetin e prinderve, deshiren per pushtet, keshtu qe nuk do jene aq lehtesisht te kontrollueshem nga Tirana, sac jane keta ‘kongresmenet’ e sotem, qe i rrotullon si te duash.