Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori

BLINI NJË BALON ME NGJYRA

Të gjithë flasin për librin e historianit zviceran Schmitt për Skënderbeun, por pakkush duket ta ketë lexuar. Kjo farë zallahie duket se do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, sidomos e shndërruar në përplasje midis mbrojtësve dhe detraktorëve të mitit kombëtarist të Skënderbeut.

Dje Shekulli i kushtoi çështjes së heronjve në histori, në mit dhe në tekstet shkollore forumin me pjesëmarrjen e disa prej bashkëpunëtorëve të rregullt të asaj gazete. Në forum morën pjesë, me diskutime, këta autorë:

Ismail Kadare: Shpirt pseudointelektual

Ardian Klosi: Histori dhe përralla

Pëllumb Kulla: Taktikat e luftës

Virion Graçi: Tekste dhe pretekste

Franko Egro: Nevoja për heronj

Ardian Vehbiu: Nën hijen e mitit

Në këto ndërhyrje nuk diskutohet aq vepra e Schmitt, sesa teza e Ardian Klosit e shprehur veçanërisht në artikullin e tij “Një sendërgjim njëqindvjeçar”, botuar përsëri te Shekulli, ku thuhet, në thelb, se historia e Skënderbeut ashtu siç u mësohet kalamajve të shkollave shqiptare nuk ka gjë të përbashkët me historinë “e vërtetë” të Skënderbeut, të cilën e gjejmë në studimin e Schmitt.

Meqenëse Klosi edhe e ka përkthyer, edhe e ka botuar veprën e Schmitt (e cila nuk është botuar ende në gjermanisht), atëherë nuk i bën dot me faj ata si kolegu Julius, që te kjo polemikë panë një konflikt interesash, ose, për ta thënë me një term të anglishtes, një sales pitch të vetë autorit.

Këtë ma konfirmon edhe një lajm që më vjen informalisht nga Panairi i Librit në Tiranë, ku libri i Schmitt reklamohej, nga botuesi Klosi, me frazën “Skënderbeu ashtu siç nuk e keni njohur.”

Akti i fundit i kësaj farse është një “Falënderim” ironik i Klosit, botuar sot në krye të faqes online të Shekullit, ku thuhet:

Falënderoj miqtë dhe kolegët letrarë për vërejtjet e bëra dje në forumin e “Shekullit” lidhur me orvatje (kush i bën?) të kohëve të fundit për të rrëzuar mitologjinë e ngritur rreth Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Duke mos ndenjur dot pa shprehur habinë për aftësinë e tyre që të gjykojnë nga larg për monografinë rreth 500 faqëshe të Oliver Jens Schmittit, pa e njohur atë aspak, do t’u lutesha megjithatë, përunjësisht, ta lexonin veprën para se të shpalosnin idetë e tyre në debat.

Në të vërtetë, e siç mund të verifikohet me lehtësi, askush nga pjesëmarrësit në forum nuk ka gjykuar, as ka dënuar Schmitt-in ose veprën e tij për Skënderbeun. Kadare, Kulla dhe Egro nuk e përmendin fare, të tjerët vetëm shkarazi, për t’u përqendruar në metodologjinë e të mësuarit të historisë në shkolla, në raport me mitin kombëtarist. Në tryezën e Shekullit diskutohet rreth qëndrimeve të shprehura publikisht, më se një herë dhe me forcë të madhe, nga Klosi vetë, qëndrime të cilat janë të diskutueshme në vetvete, d.m.th. pavarësisht nga ç’mund të ketë shkruar Schmitt në libër (nga ndërhyrjet atje, vetëm ajo e Kadaresë m’u duk e papranueshme, jo vetëm për autoritetin që ka ky shkrimtar, por edhe për tonin padronizues prej patriarku ose prokurori kombëtarist; të tjerat, përkundrazi, më tingëlluan konstruktive).

Në forume të ndryshme Interneti, përkundrazi, fushata që ka nisur Klosi në mediat është gjykuar shumë ashpër – mjaft të lexohen komentet në temën Gjon apo Ivan te “Peshku pa ujë”. Po vallë nuk i shërben edhe kjo shitjes së librit, pavarësisht nga ekstremizmi i papranueshëm i disa zhgarravitësve? Gjetiu Klosin e kanë nxjerrë, me këtë rast, agjent të UDB-së të rekrutuar në 1994 (pse pikërisht atëherë vallë?), por këto marrëzira nuk kanë fare të bëjnë me temën në fjalë, por kanë të bëjnë me polarizimin patologjik të mendësisë shqiptare ose paranojën tonë folkloristike, së cilës Schmitt ndoshta do t’ia kushtojë veprën e vet të ardhshme.

Më në fund, dy fjalë edhe për të diskutuar nëse çështje të tilla duhen rrahur apo jo në mass mediat, dhe nga kush pikërisht. Nuk kanë munguar thirrjet që historia dhe veçanërisht diskutimi i librave si ky i Schmitt-it u duhen lënë historianëve, jo “letrarëve” siç i quan Klosi në falënderimin e vet, edhe pse ai vetë ka folur më shumë se kushdo tjetër në të gjitha mediumet, pa pasur ndonjë kredencial të veçantë prej historiani, por me meritën e vetme se, si përkthyesi përkatës, e ka lexuar i pari Schmitt-in në shqipe.

Unë besoj se çështjet e mirëfillta historiografike u duhen lënë historianëve t’i diskutojnë në forumet e tyre; por kjo e tanishmja prek drejtpërdrejt jo vetëm vetëdijen e të gjithë shqiptarëve për historinë e tyre, por edhe të mësuarit e historisë kombëtare në shkollat shqiptare, prandaj është gabim, mendoj unë, të thuash se “u duhet lënë historianëve”. Historianët kanë autoritet për çështje të historisë, por jo për çështje të raporteve midis historisë, mitit dhe vetëdijes kombëtare. Këto çështje normalisht i trajtojnë intelektualët, si zëdhënës të interesit publik.

“Lexoni librin para se të flisni,” thotë Klosi, që e quan tani veten “përkthyes për publik dhe për fytyra të vrerosura”; edhe pse askush nga kolegët e tij nuk ka folur këto ditë më tepër se ai vetë… në artikuj e intervista sa në një gazetë në tjetrën, për Gjonin dhe Ivanin, për Gjergjin që e paskësh motivuar gjakmarrja për të bllokuar osmanët 25 vjet me radhë, për tekstet shkollore shqiptarëve që u mësojnë fëmijëve përralla në vend të së vërtetës, dhe plot të tjera iluminacione të kësaj natyre, për Skënderbeun ashtu si nuk e kemi njohur kurrë!

27 Komente

  1. “Po vallë nuk i shërben edhe kjo shitjes së librit, pavarësisht nga ekstremizmi i papranueshëm i disa zhgarravitësve?”

    Njesoj i sherben shitjes se librit dhe vazhdimi i debatit me shkrime pas shkrimesh si ky me siper (dhe si komenti qe po bej une). Ajo qe ngelet, eshte reklama.

    Klosit bravo i qofte qe po kapitalizon ne urine e popullit per kontroversi. S’eshte krejtesisht e ndershme intelektualisht, po Klosi s’eshte as i pari dhe as i fundit.

  2. On a brighter note, a e di si e ka titullin origjinal “Blini nje Ballon me Ngjyra”? Keshtu qe ne te mund ta kerkojme dhe ta downloadim, ilegalisht, kuptohet?
    Ky film, ka pasur dhe nje film tjeter binjak, prape ne gjermanisht, prape me vallezim mbi akull. Titulli nuk me kujtohet, as shqip!
    Mund te na ndihmosh, me demek te behesh “perkthyes per fytyra te qeshura”?

    P.S.
    E ke vene me qellim kete titull te nje filmi gjermanisht, per “Klosin-urrenjtesin-e perrallave”, apo po shikoj/lexoj pak me shume se c’duhet une ne kete pune?

  3. Tabakhone, e dija që filmi ishte gjerman, por sinqerisht nuk më shkoi mendja për lidhjen që bëre ti 🙂
    Meqë flasim për filma gjermanë të qepës, mua më kujtohet “Pantera e zezë” – po ky më duket se ishte me pantera.

  4. Pasi ai karafili PDH a PHD (mungon rastesisht nje ‘i’ qe te kthehej ne sharje per nje mashkull) nga Amerika erdhi dhe gjeja e pare qe i vajti mendja ishte imazhi nderkombetar i universitetit te Vlores e jo korrupsioni e niveli i ulet i mesimdhenies e mesimnxenies apo infrastruktura e vajtueshme, pra si te thuash u mor me mustaqet e Celos apo si thone verioret me leshte e Marikes, tani doli edhe nje tjeter qe veteben publicitet duke goditur aty ku shqiptari smban me.

    Reagimet ne keto raste mua me duken te pranueshme deri edhe tek sharja nga robte. Ne e kemi zakon te shajme nga robte pse kamarieri vonoi porosine e jo me ne raste te tilla.

    Tani kur preken figura jetike ne ndergjegjen tone e mira e do qe autori shqiptar qe merret me kete ceshtje te kete prova te padiskutueshme e me shume se me publikun duhet ti diskutoje ne radhe te pare me historianet e pastaj me intelektualet e tjere, ku duhet te kuptohet ne radhe te pare pozitiviteti per shoqerine, gatishmeria e saj per te kuptuar etj, para se kjo ceshtje te behet diskutim publik.

    Kjo eshte njesoj si ti thuash troc ta zeme djalit se mamaja e tij eshte kurve. Ku ka djale qe nuk do reagoje keqazi edhe nese eshte e vertete? Imagjino te mos jete e vertete!

    Jane disa gjera ne ndergjegjen e njeriut qe per te miren e tij te mos preken ose ti jepen ngadale qe te mos ta plagosin ne shpirt.

    Tani ku shkon grepi me kete gjullurdi. Tek fakti qe Skenderbeu nuk ka paskesh qene shqiptar me origjine e zakonisht ne ndergjegjen tone kur nuk je shqiptar me origjine humbet patjeter pike. Per ne origjina ka me teper rendesi edhe nese shqiptari me origjine te huaj shqyhet me katersh per Shqiperine; hec mo se ai nuk eshte shqiptar.
    Kjo ceshtja e hakmarrjes do te heqe vizionin e vertete politik te Skenderbeut, qe ishte bashkimi i te gjitha principateve nen hijen e Kastrioteve si dinasti mbreterore e arberve, transformimi i principatave arberore ne nje shtet me mbret Gjergj Kastriotin cka do ishte realizuar nese kryqezata e 1464 do ishte bere reale; Papa do e kishte shuguruar Skenderbeun ‘mbret te Arberve dhe Epiroteve’.

    Kete liber nuk e kam lexuar por publiciteti i Klosit po me shtyn ta lexoj. Bravo Klosit, arriti te korre fame me vepren e nje te huaji, fame qe po e paguan shtrenjte ama.

  5. ””’ Skënderbeu iu drejtua Krujës dhe e çliroi“ (“Historia 4“ f. 58) Skënderbeu nuk e çliroi Krujën, por e mori me një ferman të rremë nga arbëri tjetër që kishte komandën mbi kështjellë, Hasan beu.””

    Pse qekur marrja me nje ferman te rreme nuk quhet clirim ?
    A duhet te ishte ferman legal apo duhet te vriteshin nja 3 mije veta qe te quhet clirim ?
    Ca eshte ky konceptim budalla i clirimit ?
    Skenderbeu nuk e cliroi Krujen thote ? Po ca i beri se o e cliron nga armiqte o ja le armiqve , nuk shihet ndonje opcion i trete qe quhet ‘ferman i rreme’.
    Kushdo qe do ta dije si e cliroi e ka te thjeshte, mjaft te shohe filmin Skenderbeu.

    ”’kastriotët nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë principatë të pavarur. Është gabim i madh historik t’i quash principata sundimet e familjeve të ndryshme të Arbërisë, pasi të parët e tyre atëherë do të quheshin princa.”””

    Skenderbeu krijoi nje principate te pavarur, Gjoni kur nuk u paguante tribut turqve ishte i pavarur.
    Nese nuk i quajme principata cti quajme, Fisnikata ? Ku eshte ndryshimi ? Te gjithe e dine qe principata ka ne krye nje Fisnik apo Bujar.

    ”””’Përmenden edhe djemtë e fisnikëve më të vegjël, e nuk thuhet që në kuvend mori pjesë edhe Stefan Crnojeviqi, zot i Maleve të Zeza. Bëhet përpjekje për t’i dhënë ngjyrime kombëtare një lidhjeje që nuk ishte aspak etnike e aspak kombëtare, por thjesht një bashkim i përkohshëm strategjik i disa sundimtarëve që kërkonin kthimin e gjendjes së vjetër, ku kishin liri të plotë në territoret e tyre, ku nuk qenë të detyruar të paguanin haraçe, taksa, të linin peng djemtë etj.”””

    Nuk besoj se ka shqiptar qe nuk e di pranine e Cernojevicit ne Kuvend, ama cernojevici nuk dergoi malazeze ne lufte e nuk e pagoi haracin ne fondin e perbashket. Kjo ate e clegalizon plotesisht si pjesetar i lidhjes, ashtu si u clegalizuan edhe Dukagjinasit ne 1948.
    Ngjyrimet kombetariste jane te qarta meqe te gjithe fisniket qe luftuan ishin arber, thjesht ishte ne fillesat e veta.
    Ngjyrat theksohen kur ka 20 vjet qe luftojne arberit kunder turqve, aty detyrimisht shihet si lufte mes nje etnie e nje perandorie.

    Po ashtu historia e shqiperise e thote qarte, qe kjo ishte ‘lidhje’ e nuk besoj se ka njeri qe nuk e di se ‘lidhje’ nuk do te thote shtet i perqendruar. Biles ne Histori thuhet se Skenderbeu u perpoq ta kthente lidhjen ne nje shtet te perqendruar, pra nuk ka kurrfare problemi.

    ””’Kurrë asnjë fisnik nga dyert e mëdha të Arbërisë nuk pranoi t’i nënshtrohej Skënderbeut. Përkundrazi: Dukagjinët, Balshajt, Muzakajt, Araniti, Topiat i shihnin Kastriotët si më të ulët në rangun fisnik, pasi ishin zgjeruar vetëm kohët e vona. Vetëm martesat e zgjuara të Ivanit, babait të Gjergjit, si dhe martesa e këtij me vajzën e Gjergj Arianitit, Andronikën, bënë që Kastriotët të pranoheshin dalëngadalë si të sërës.”””

    Kjo tani cfare do te thote? Skenderbeun e pranuan si prijes te tyren ne Lidhjen e Lezhes e vetem ky fakt tregon qe ata e njohen autoritetin e tij.
    Pastaj prestigji i fisit te Kastrioteve eshte muhabet tjeter.
    Shumica e familjeve u lidhen ne martese me kastriotet, aranitet, muzakajt, topiajt e balshajt e kjo deshmon per pranimit e kastrioteve si fisnike te rangut te larte.
    Prestigji i nje familje ngrihet e ulet e i Kastrioteve u ngrit ne Kohe te Skenderbeut.
    Nuk e shoh se ku eshte problemi ? Prestigji i Balshajve psh ishte mjaft i ulet ne krahasim me kohen e Balshes 2 po ashtu i Topiajve ne krahasim me kohen e Karl Topise.

    Paragrafi eshte i pakuptimte si kundershtim i faktit qe Skenderbeu u pranua si prijes, pasi brenda vete paragrafit thuhet se Katriotet u pranuan si te seres.

    Nejse se e zgjata, po nuk pashe ndonje shembull sesi revolucionohet historia, thjesht disa perpjekje per t’ja bere bam duke bere interpretime personal te fakteve historike qe jane larg, shume larg te qenit risi apo te pakundershtueshme.
    Kadareja nuk e kishte dhe aq keq xha xha.

  6. Në një kohë kur, të paktën 50% e shqiptarëve , flasin të paktën një gjuhë të huaj, kriza egzistenciale e përkthyesve shqiptarë i bën të lajthisin (kjo në rastin më të mirë, nëse do mendoja se budallallëqet i thonë nga mania për të dalë në skenë) .
    Ndoshta jam unë konservator/tradicionalist i sëmurë, por nuk më vjen mirë të dëgjoj që të shtrembërojnë as figurën e Nastradinit, llogarit pastaj figurën e Skënderbeut, gjigandit të historisë jo vetëm shqiptare.

    Klosi niset nga studimi i “akademikut” 34 vjeçar … që sipas deklarimeve të tija: “ju desh të rinovonte pothuajse gjysmën e librit” për dokumentin e famshëm që gjeti me emrin e të jatit të Skënderbeut….
    S’na ngelet vetëm sa të presim kur Shmit të shkojë të gjejë ndonjë dokument, të kohës së Skënderbeut, në ndonjë bibliotekë greke… dhe do të na duhet që të rifillojmë të dëgjojmë klosin e rradhës për “sendërgjimet” e historisë së deritanishme.

  7. Ne rastin me te mire Adrian Klosi e Co. na dalin si njerez kurioze qe shkruajne kuriozitete.
    Nuk ka ndonje te keqe qe te lexojme edhe kuriozitete derisa keto te botohen ne rubriken perkatese. Pastaj edhe te interesuarit mund te votojne nese ky i Klosit eshte kuriozitet verte apo jo, se mua po me duket me shume si lojra fjalesh.
    Problemi eshte kur do lexojme ndonje gje serioze.

  8. Hamendësimi për vetë-reklamë apo protagonizëm nga ana e Klosit sikur u fry ca. Botimet e reja, në botën e qytetëruar, normalisht shoqërohen me njoftime shtypi rreth tyre. Ku është e keqja këtu? Më mirë që fjalën i pari e hodhi Klosi nga një anë, se sa ndonjë borderoxhi gazete.

    Klosi ka pasur edhe raste të tjera për vetë-reklamë apo protagonizëm, mjaft të kujtohet Historia e Adriatikut, një bashkëpërkthim i Klosit me një tjetër autor. Por askush atëherë nuk e akuzoi për konflikte interesi apo protagonizëm. Pse ky ndryshim? Ndoshta ngaqë Skënderbeun e dashkemi marrisht e nuk pranojmë që dikush tjetër të mundë ta shohë ndryshe nga përfytyrimi ynë i sublimuar.

    Bukur, do të thotë dikush, ç’e keqe na vjen nga sublimimi? Asnjë e keqe, për ata që duan vetëm adhurim, idhuj. E keqja është për të tjerët që duan të përdorin logjikën e të kuptojnë diçka më tepër. Këtu ndihin librat, qoftë edhe kur ofrojnë tjetër optikë.

  9. Vetulluese ka edhe ndonje gje qe mund te sjelle debat, si psh vasaliteti ndaj mbretit te Napolit.
    Tek ky vasalitet kane vershuar te gjithe perfshire betejen e Beratit.

    Vasaliteti ishte e vetmja menyre qe Skenderbeu pa te vlefshme per ndihmen ndaj turqve. Skenderbeu do ishte vasal ne te gjitha tokat qe do cliroheshin me ndihmen e Alfonsit, meqe ndihma ushtarake ishte kyc ne deklaraten e vasalitetit si te thuash kushti i vasalitetit.

    Keto jane ceshtje juridike ku mund te debatohet gjate meqe ballkani qendronte jashte te drejtes internacionale europiane e futja e kesaj gjeje ne histori, kur kjo ceshtje eshte ne parim e diskutueshme thjeshte do sjelle peshtjellim.

    Bullgaret psh e deklaruan vete te parin e tyre Car qe do te thote Perandor. Perpara mbanin po vete titullin e Khanit si Khan Krumi.
    Bullgaret menjehere krijuan nje patriarkane te tyren, per te evituar te shpalleshin Car nga Bizanti apo Papa e kete e bene me ndihmen e papes, por nuk i lejuan Papes te kurorezonte Carin .

    Serbet , ku Stefan Dushani e quajti veten Car, nuk i moren leje as Bizantit e as Papatit po kishin patriarkanen serbe.

    Pra de jure ishte shume pak e rendesishme ne Ballkanin mesjetar aq sa Lazari quhej Princ ndersa Brankovici e Mark Krajlevici mbret e megjithate Lazari kishte shtetin me te forte serb.

    Ne kete gjullurdi juridike ballkanike, mjaft te kishe forcen ushtarake e deklaroheshe edhe Zoti mbi toke.

    Me kete gjullurdi kishte te bente edhe Skenderbeu e vasalitetin e shihte si nje forme te maskuar te aleances, pasi Alfonsi duke qene i nje ambjenti juridik tjeter nga Ballkani vetem nepemjet vasalitetit jepte ndihme e vertet vasaliteti megjithese e ka te natyrshme ne natyren e vete juridike ndihmen ushtarake u mbrojt juridikisht (kerkese e qarte e Skenderbeut) ne trakatin e Gaetes e eshte patjeter nje kusht i domosdoshem per ekzistencen e vete vasalitetit.

    Tani Alfonsi si ‘njeri i sofistikuar’ kujtoi se do u hidhte hi syve ballkanikeve me 100 ushtare ne Kruje, por Skenderbeu nuk ja njohu asnjehere vasalitetin pervec ne fushaten e Beratit e kete e deshmon letra ndaj Princit te Tarantos e 1461 ku ai me shume se per detyrime ndaj Mbretit te tij, qe duhet te vinin nga vasaliteti, flet per Pirron e Epirit, sesi ky ka dale me nder me Romaket apo se po vjen te ndihmoje djalin e nje ‘miku’ te tij i cili e ka ndihmuar, prandaj ky eshte ‘borxh’ ,pra detyrim moral e jo detyrim ligjor etj.

    Pra Skenderbeut as qe i plaste fare dhe nuk e quante veten Vasal e kjo vjen pikerisht nga gjullurdia juridike ballkanike ku secili ben me koke te vet, hap nje patriarkane te veten, behet princ me dhune ushtarake etj.

    Tani shmiti si europian qe eshte e merr seriozisht raportin e vasalitetit, pasi ishte raport baze i feudalizmit europian, por e verteta eshte krejt ndryshe.
    Skenderbeut per te qene mbret i mjaftonte konsensusi i popullit te tij e ne qe nga kohet antike e deri tek mbreti zog, nuk kemi pasur ndonje mbret te shuguruar nga te huajt, por vetem nga populli i tij.
    Kjo eshte situata juridike e shqiptareve nder shekuj, mund ta kene titullin pasha apo kont ama per popullin jane mbreter.
    Nuk me duhet fermani i Sulltanit por i Ali Pashait thonin zyrtaret e Ali Pashait.

    Per ne Skenderbeu eshte Mbreti, per boten le te jete cfare te doje, ndac vasal e ndac rebel, ne ska perse te na plase, e ne historine tone duhet te qendroje me titullin qe ne i njohim meqe historia eshte e jona. Ne historine turke le te njihet si rebel apo ne ate europiane si vasal, kjo eshte puna e tyre , nuk eshte puna jone.

  10. Xha xha, atë postimin te peshku, po e shkruaj dhe këtu.

    Kadare nuk flet keq jo, sado ashpër të duket. Nëse ndjek dikush gjithë tendencën për të çmitizuar, të shfaqet përpara një panoramë e frikshme.

    Kam lexuar vetë papastërti të ndryshme, që kanë dhe pasoja më pas nëpërmjet zëdhënësve në diskutime forumore.

    Më bën përshtypje tendenca jashtë mase! Merr laps e letër dhe o burra tia futim një çmitizimi. Po se kuptoj tendencën për të çmitizuar në mënyrën si shfaqet në shtyp. Njësoj si të përpiqesh me deomos, me mish e me shpirt për të nxjerrë të palarat. Edhe ku është e pastër, tentohet të bëhet pis, pa pikë arsyeje. Psh Lubonjës nuk ia fal dot kurrë kur thotë se Fan Noli na qënkësh grek, sepse kishte mbiemrin Mavromati. Kush ka lexuar ndonjëçikë Nol e merr vesh se kjo është mufkë. Veç me e nxjerr burrin e kombit aq të trashë sa të mos dijë se çfarë është.

    Ka krijesa plot që nuk dinë çka janë, po ky nuk është faji i kombit apo i miteve. Për mendimin tim fillohet nga vetja kjo punë; një natë dimri si tani, e vura tim atë të më thoshte të parët tanë nga ishin, çfarë bënin, me se merreshin? Ku jetonin? etj etj. Më erdhi keq që nuk shkuam dot më tej se 6 breza. Gjyshi i dinte më tha, i mori me vete si duket.

    Shkrimi i Kadaresë, të keqen e ka që nuk lejon dialog brenda një shtrati të mundshëm të përbashkët dialogues. Është si formë vetoje. Ashtu e mendon, ashtu e thotë. Unë them mirë që e kemi një të tillë si ai, se nga peshq pa ujë do shndërroheshim në sh… peshku.

    Po jam i bindur se për rastin në fjalë të Klosit, as ky nuk i ndahet rolit parësor vetjak e mediatik në tërë këtë mesele. Nuk është shërbyes i shkencës, po i vetes. Po rikujtoj në mendje pasazhet e intervistës. Në çdo paragraf provokon kot më kot.

    Nga ai diskutimi më pas, më pëlqeu Virion Graçi, të cilit kam patur fatin t’i lexoj dhe dy libra me përmbajtje letrare. Tentoi të vendoste një metodologji për gjithë çështjet të lidhura me historinë. Po fatkeqësisht nuk gjeti bashkëbisedues. Dhe kjo më bën akoma më shumë të besoj se arsyet e iniciatorit Klosi nuk shkojnë dot përtej personales.

    Veçoj nga Graçi:

    “”””Së katërti: Duhet një mirëkuptim midis asaj që mund të quhet përfaqësimi ynë në ballafaqim me të tjerët, me fqinjët, me kontinentin, me botën, dhe asaj që quhet përballja me vetveten, me të kaluarën e afërt e atë më të hershme, me kalvarin dhe bëmat tona të brendshme.”””

    Kjo më duket përqasja më e drejtë, në lidhje me historinë. Kush është futur në diskutime ndëretnike të çdo forme, qoftë verbale apo virtuale, do duhet të kuptojë se duhet gjendur një truall mbi të cilin ndërtohet ideja kombëtare. Dhe më besoni, në dialog për historinë me “të tjerët” është tejet e vështirë të gjesh tokë që nuk rrëshket. Qoftë për çështje nderi apo dinjiteti të përfaqësimit në botë. Të mos ngelemi si legena pastaj kur na sikterisin tutje, kur në rradhë të parë kemi sikterisur veten.

    O Bujk, më thuaj se jam kurioz të di, nga sa ke lexuar prej Klosit, çfarë të reje mësove në lidhje me historinë e Skënderbeut?

    Për të shtuar rreth atyre që shkruan Hyllini, te pjesa me fisnikët e tjerë që i konsideronin Kastriotët “rang i ulët”.

    Në rradhë të parë ka një kontraditë në vet shkrimin prej Klosit. Ai thotë se martesat ua ngritën rangun social.
    Po si ka mundësi që dikush në rang të lartë të lidhte martesë me dikë tjetër në rang më të ulët?
    Kjo është futja p… gri sallatë, sa të shes ca kopje libri.
    Nga ana tjetër nuk numërohen perandorët dhe perandoreshat “me rang të ulët”. Theodhora e Justinianit, ka qënë prostitutë! Ka pasur të tjerë perandorë bij fshatarësh! Çfarë ka këtu për rang të ulët në lidhje me Kastriotët?
    Pastaj, kushdo të ishte kryezot i arbërve, gjithë rivalët do t’i gjenin ndonjë “cen”. Ja do thoshin për Muzakën që e kishte hundën të shtrembërt, ja për Topiajn se e tradhëtonte gruja e bukuri të tilla.
    Historia e vitit të 4t për shkolla të mesme këto mendime të bujarëve shqiptarë i ka përfshirë brenda lëndës. Libri për të cilin flasim, përmban një letër (nuk e di cili bujar e dërgon) ku flet se Skënderbeu i vodhi pronat e të et. Po sigurisht që gjëra të tilla dihen, e në mos dihen një njeri me IQ normale i merr me mend dreqi ta hajë, se feudalizëm quhej rendi i atëhershëm.
    S’besoj se kemi nevojë për ta sublimuar Skënderbeun, nuk del gjë nëse trajtohet ndonjë diskutues si foshnjë nga mendja.
    Po pyetja që bëj unë është: Po fëmijëve si do ua servirim historinë?

  11. J,

    Nga Klosi mësova që tashmë ka një libër të ri mbi Skënderbeun, shkruar nga një i huaj që ka rrëmuar arkivave. Dhe në vend të përkëdhel IQ-unë time, do të siguroj librin e ta lexoj, me shpresën se mund të mësoj diçka të re.

  12. Personalisht edhe une nuk e kam lexuar librin Skenderbeu te Klosit ,por jame nisur thjeshte nga shkrimet e Kolosit per publikimin e librit te tij ,nje perkthim nga gjermanishtja e studimeve personale te Schmitt-it .

    Ne jemi nisur duke lexuar shkrimet e Klosit qe komenton pasazhe te tezave te studimeve te Shcmitt ,per Skenderbeun .

    -Kastriotet nuk ishin principate dhe nuk ishin sundues.

    -Skenderbeu ,nuk e cliroi Krujen.

    -Gjoni nuk quhej keshtu por Ivan…

    -Gjoni nuk ishte princ …

    Publiku shqiptare duhet se pari te degjoje ,ata qe meren gjithe jeten me historine ,Historianet .,deri tani nuk kam lexuar ndonje artikull per tiu kundervene ketyre tezave ose te tjera rreth Skenderbeut dhe historise se tij .

    Me shkrimtare ,me politikane ,me tregetare ,me amatore te historise ,me dashamires dhe jo dashamires te shqiptareve ,me komente dhe opinione ,nuk do te arihet gje qe te ndal Shmidin ,Klosin te hedhin nje gure ne lume .

    Mua si shumica e te gjithe shqiptareve nuk na pelqen qe te njohim te verteten historike ,sipas nje versioni Shmidian.,nuk dua qe Skenderbeu te quhet Ivan ,e dua ashtu sic e kam mesuar ,si nje hero kombetar madheshtor ,qe me ben krenar per vendin tim .

    Tani eshte koha te diskutojne ,ata ,nese kane nje fije cipe,PROFESIONISTET ,historianet ,dijetaret shqiptare ,qe nese kane nje dinjitet ,te mos ja lene ne dore kete peshe Ardian Klosit , i cili eshte vetem nje tregtar libri ,qe i intereson te shitet libri ,qe te siguroje buken e gojes ,ose te shtoje pasurine me shume ,sec i ka ,.por ta marin vete repliken me Shmidin si burri me burrin ,ne se kane bith !

  13. Artian, për fat të mirë, kush kërkon të mësojë diçka më tej për Skënderbeun nuk është i detyruar të lexojë pa tjetër librin e Schmitt-it; ka edhe libra të tjerë në qarkullim, p.sh. monografitë e Kristo Frashërit dhe Kasem Biçokut (të parën e kam lexuar dhe më ka mësuar shumë gjëra; të dytën nuk e kam lexuar). Këto vepra nuk shfuqizohen automatikisht, ngaqë është botuar tani libri i Schmitt-it. Përkundrazi, më duket gjë e mirë ta njohim historinë nga këndvështrime të ndryshme, sepse ashtu kuptojmë edhe se cilat pika kritike kërkojnë studime të mëtejshme.

  14. Megjithese kam frike se do me hidhen ne fyt, po a nuk eshte shtresa intelektule e nje shoqeri, pasqyre e sakte e popullit prej te cilit ajo del?
    Politike sociale, shteterore funderrine. Shtrese intelektuale funderrine. Vetem kete lloj realiteti eshte ne gjendje te prodhoje dhe te ushqeje per momentin kultura e jone, popullli yne me punen e vet.

  15. I dashur, teorikisht me duket e drejte, por nuk besoj se ky eshte realiteti. Personalisht nuk e besoj dot qe ne (shqiptaret) nuk kemi historiane te mire, intelektuale prej verteti. Me duket e rende te themi qe gjithcka eshte funderrine. Bie dakort me Artianin qe te dalin nga folete dhe te perballen me dinjitet dhe profesionalizem. Personalisht besoj se ne kemi kapacitete te tilla qe te perballen denjesisht. Problemi qe mua me shqeteson eshte mosdeshira per tu perballuar, e cila te con ne ate qe I dashur thote qe dukemi si funderrina.

  16. I dashur, te urrej per tentativen tende te mbetur ne tentative per te tentuar c’mitizimin e mitit tone mitologjik se shqiptaret jane nje popull trim, liridashes dhe posacerisht punetor. Fyerjet e tua cojne uje ne kanalin vadites te sallates serbe (per te cilet sidoqofte une jam dakord se jane te gjithe car-e, duke filluar nga katragjyshi i tyre Stefan Dushani).
    Mos je gje duke promovuar ndonje liber:)?

  17. Hyllin,

    Nuk e kam lexuar librin e Schmit-it nuk ke kam lexuar. Nuk jam kundra perkthimit dhe perhapjes se tij ne Shqiperi. Vete kam lexuar libra nga autore te huaj thjesht nga kurioziteti per nje intrepretim tjeter nga ai qe na jane mesuar syte e veshet, po edhe per te mesuar. Cfaredo qe te jete shkruar ne ate liber nuk besoj te jete ndonje mekat i madh ta lexosh.
    Inati im eshte me ata qe kane mbushur faqet e shtypit e televizionit ne Tirane. ‘Te mencurit’ e kane mendjen te 5 minutat e lavdise dhe jo se cfare po i mesojne publikut qe i lexon, shikon e degjon. Sikur s’ka ndonje interes te madh per te bere ndonje gje me ate vend vecse t’i bien kokes.

  18. Ore Artian, po ti nuk e kupton se ka disa gjera ne ate liber(sipas klosit) qe kushdo qe njeh sado pak periudhen historike nuk mund te mos revoltohet.
    Ja ti e ripermende clirimin.
    Fjala clirim ne shqip do te thote largoj armiqte nga nje fortese a territor imi dhe vendos pushtetin tim.
    A e beri Skenderbeu kete me Krujen ? Sigurisht qe e beri.

    Tani si e cliroi? Kjo eshte pyetje qe do te dije me cfare menyre e cliroi krujen, e mori me sulm te hapur, e mori me dredhi , korruptoi komandantin turk apo u vuri friken turqve duke mbledhur ushtare ne afersi te Krujes.

    Se si e cliroi e dine te gjithe , kapi nje sekretar i mori nje ferman me force etj etj ama clirimit si perfundimi i nje procesi qe nis ne Nish e mbaron ne Kruje, nuk i leviz fare qimja.

    A mund ta dime ne tani se perse nje gafe e Klosit duhet marre parasysh ?

    Vasaliteti dhe a kishin Kastriotet principate te pavarur.

    Une nuk e di sa i zoteron parimet e se drejtes nderkombetare pergjate historise shmiti apo klosi po di te them se:

    Principata e Kastrioteve ishte e pavarur derisa Sulltani i mori djemte Gjonit, si garanci e vasalitetit te Gjonit. Marrja e pengjeve ne keto raste ka qene tradite qe nga koherat me antike. Teorikisht ne keto raste, me vdekjen e Vasalit, nje prej pengjeve lirohet dhe merr vendin e te atit dhe detyrimet e te atit, pra Skenderbeut i takonte pas vdekjes se Gjonit principata e Kastrioteve si njesi vasale e Osmaneve.

    Turku kur vdiq Gjoni , nuk e respektoi traktatin e vasalitetit, por i mori te gjitha tokat e Gjonit dhe u hoqi edhe autonomine, pra i beri pjese me te drejta te plota te perandorise.

    Skenderbeu ne momentin qe merr me dhune principaten eshte i liruar nga vasaliteti ndaj turkut, pasi turku nuk respektoi marreveshjen. Kjo do te thote qe juridikisht Gjergji merr poziten paraturke te Gjon Kastriotit, pra si nje njesi e pavarur qe ben lufte me nje njesi tjeter te pavarur nga e cila sulmohet.

    Pretendimet turke per rebelizem nuk jane te mbeshtetura nga jurisprudenca. De jure eshte lufte mes dy shteteve sovrane.

    Deri ne 1451 principata e Kastrioteve ka qene sovrane apo me sakte pjese e federates arberore qe u themelua ne Lezhe duke qene se kishte detyrime si nga ana financiare ashtu edhe ushtarake, detyrime qe shkojne pertej aleances dhe deshmojne per nje federalizem me nje komandant ushtarak te perjetshem i cili kontrollon e perdor edhe financat e perbashketa e del ne skenen nderkombetare si kryetar i kesaj federate/lidhjeje.

    Mbi traktatin e Gaetes kam folur nje postim me lart e si ne cdo rast vasaliteti varet nga ndihma ushtarake sidomos nese i mbrojtur juridikisht si ne rastin tone.

    Nese kujtesa nuk me genjen, Skenderbeu do ishte vasal i Alfonsit 5 ne cdo territor qe do clirohej me ndihmen ushtarake te Alfonsit.
    Nese do ishte marre Berati, tokat e Beratit, te cilat bashke me Beratin Muzake Plaku ja la me testament Skenderbeut, atehere Skenderbeu ne ato toka do ishte vasal, pak a shume si mbreti i Anglise qe ishte vasal i mbretit Frances ne tokat qe mbreti anglez zoteronte ne France, si Normandia e nje pjese e Akuitanise.

    Gjithsesi de jure ne kemi edhe mbreter anzhuine, po a ka njeri serioz qe ta marre parasysh ne historine e vendit tone? Po ashtu de jure ishte e Viktor Emanueli po perseri kujt i intereson ?
    Ne hartat historike kurren e kurres tokat e Skenderbeut nuk kane qene me ngjyren e shtetit te Napolit.
    Tani ne ‘gjenialet’ duam ti veme ngjyrat e shtetit te Napolit ?
    Atehere turku do nxehej se duhej ngjyra e Perandorise meqe Sulltani nuk ja njihte tokat Skenderbeut ashtu si Serbia nuk ja njeh pavaresine Kosoves po e quan province rebele.

    Nderkaq ne duam te shkruajme ne histori de juren e jo de facton !!!! Po ca historie do ishte atehere, historia e shushkave?

  19. Ka disa dite qe mungesa e rrymes elektrike shkon nga 4-7 ore ketu ne Tirane (mjere periferia!!), e per pasoje, kombinuar edhe me impenjimet e tjera te dites, ndjehem e vonuar ne “shfletimit”,e faqes se rradhes ne blog, perfshire edhe shkrimin e fundit te Xha Xha-it. Nuk kam tjeter, vetem se te te falenderoj 😉
    Konstatoj me shume kenaqesi, se qenka rikonfiguruar (nese mund ta quaj keshtu) edhe faqja ne vetvete! Komplimente!!

  20. nga ndërhyrjet atje, vetëm ajo e Kadaresë m’u duk e papranueshme, jo vetëm për autoritetin që ka ky shkrimtar, por edhe për tonin padronizues prej patriarku ose prokurori kombëtarist; të tjerat, përkundrazi, më tingëlluan konstruktive

    Xha xha,

    Intelektuali eshte vazhdimisht ne nje ecje akrobatike ne traun e ekuilibrit midis besimit te vet dhe te vertetes (apo fakteve). Me duket se Kadareja nuk po perpiqet te fsheh aspak se kush eshte besimi i itj dhe as te vetrtetat te cilat ai ballafaqon, pavaresisht nga toni (ne fund te fundit te gjithe marrim nga nje rol qe jo patjeter na eshte dhene ne menyre te natyrshme).
    Por ajo qe nuk dime, dhe qe Klosi nuk e thote, eshte se kush jane besimi dhe te vertetat e Klosit? Si e paraqet ceshtjen Klosi neper intevista duket sikur “zbulimet” e Schmitt-it jane nga ato te “vertetat” absolute qe trondisin besimin jo vetem te nje intelektuali si Klosi por shkundin nga trau i ekuilibrit historine e nje kombi te tere. Dhe sigurisht e vetmja barke shpetimi mbetet “Arka e Klosit” mbushur me librat e perkthyera te Schmitt-it.

  21. Kjo e Kadarese lexon si nje fatwa leshuar per koken e Klosit e kedo tjeter qe guxon te cenoj fene e shqiptarit.

  22. Fluturon Fluturon Kadareja

    Kadareja leshoka fatwa, por Klosi c’fare ben; shkruan “Dhiaten e Re”?

    Mos je gje “kamikaz”?

    P.S. Nuk ka nevoje t’i pergjigjesh kesaj te fundit se e di qe nuk ka shqiptar qe vret per ceshtje kaq abstrakte sa “feja e shqiptarit”.

  23. ‘Fluturon fluturon Kadareja’ ose ‘Kadareja na meson se ecet me mire me sy mbyllur’

  24. Duke i lexuar 2K-të, në mënyrë krahasuese, mos janë adhnu me njeri tjetrin? Se po më duket se ia mbështjellin labçe.

    Ia merr njëri:
    “””Çmitizimi i figurës së Gjergj Kastriotit është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë””

    “”Njerëz perversë, me shpirt pseudo-intelektual janë bashkuar në këtë fushatë.”””

    Ia kthen tjetri:

    “””Këtyre u shtohen edhe dituritë gjysmake të disa korifenjve kombëtarë, që bëjnë diskutime pankombëtare me njëri-tjetrin dhe vetëm sa e shtojnë tymin.”””

    Replikat nuk ndryshokan shumë prej forumeve virtuale.

    ***
    Megjithatë, unë ngelem me Kadarenë. Për kë ka qejf ta LEXOJË, ka shumë të vërteta në ato që thotë.

  25. Xha Xha,

    Më duket se artikulli i M. Meksi-t e ka vendin, si shembull, më mirë te seria Shqipe e Drunjtë se sa këtu. Ku ka shembull më të mirë se një artikull 2000 fjalësh, i përforcuar me hijet e vranëta të:

    Paul Ricœur
    Georges Duby
    Hegel
    Heidegger
    Barthes
    Canetti
    Edgar Morin

    që veç shpërdoron vëmendjen e lexuesve dhe emrin e mirë të përkthyes? Mëkat!

    E lyp rasti të vihet në dukje që lipset dhe lypset janë dy gjëra krejt të ndryshme. Përdorimi nga Meksi i ngatërron paq dy rastet.

  26. Xha xha rrofsh qe solle Mira Meksin. Nuk e mendoja se do lexoja dicka kaq te plote e domethenese nga pena shqiptare.

    Nga gjithe ky debat mua me vjen nje pyetje retorike e shtruar popullorce:

    Kush leshin eshte Klosi qe guxon te perbalte Skenderbeun ?

    Julius ka shkruar dicka interesante me nje ironi te lezetshme, se kush do e zevendesoje Skenderbeun e nder te tjere Barak Obama dhe Hillari Klinton.

    Nderkaq mendoj se Trimi i gojedhenave apo Muji duhen zevendesuar me spider-man, iron-man, ‘Kapiten Amerika’ etj, Nora e Kelmendit apo Tringa e Grudes me cat woman dhe G-girl e keshtu me radhe gjithe folklori shqiptar me filma vizatimore amerikane, personazhe qe kane ekzistuar e jane ngritur ne simbole me masturbime televizive te ‘kombit amerikan’.

    Keshtu do jemi racionale si amerikanet 😀

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin