KANDARI I TRUVE

Të gjithë ankohen për kujtesën, thoshte La Rochefoucauld; asnjë nuk ankohet për inteligjencën.

Dr. Richard Lynn, profesor emeritus i psikologjisë në Universitetin e Ulster-it, në Irlandën e Veriut, dhe Dr. Tatu Vanhanen, profesor emeritus i Shkencave Politike në Universitetin e Tampere-s, Finlandë, kanë mbrojtur, në studimet e tyre të botuara në dy vëllime (IQ and the Wealth of Nations, 2002; IQ and Global Inequality, 2006), tezën se zhvillimi i pabarabartë ekonomik midis kombeve shpjegohet pjesërisht me dallimet në inteligjencën mesatare të banorëve të tyre, ose IQ-në kombëtare mesatare.

Sipas këtyre dy studiuesve, IQ mesatare e shqiptarëve të Shqipërisë është 90, vlerë që na rreshton në vend të fundit në Europë, në një grup me boshnjakët, turqit dhe kroatët. Për krahasim, koreanojugorët kanë një IQ mesatare prej 106, kinezët 104, italianët dhe gjermanët 102, hungarezët 99, rusët 96, rumunët 94, maqedonasit dhe bullgarët 93, grekët 92 (tabela mund të konsultohet këtu).

Të jemi vallë vërtet më të trashët në Europë?

S’e kam të vështirë të marr me mend, menjëherë, kritikat e kombëtaristëve tanë intelektualisht aktivë ndaj këtyre shifrave: kampionimi duhet të jetë bërë sipas kriteresh joshkencore (patjetër, se si do të shpjegohen ndryshe gjithë këta gjenij mes nesh?); Pouqueville ka shkruar se ne shqiptarët kemi zgjuarsi natyrale; ne i kemi dhënë botës Ismail Kadarenë dhe viagrën; tabelat e Wikipedias i ka hartuar shkjau; nxënësit shqiptarë kanë fituar olimpiada ndërkombëtare; Napoleon Bonaparti ka qenë çam nga origjina; gruaja ime e parë, shqiptare e kulluar, e kishte IQ-në 146.

Në fakt, përtej shakave, edhe unë IQ-në relativisht të ulët të shqiptarëve do ta shpjegoja me disa faktorë, mes të cilëve kryesori është stimulimi i pakët i intelektit në fëmijët shqiptarë dhe një kulturë e vrazhdë e mbijetesës sidomos në provincë, që i mban fëmijët larg librit dhe veprimtarive intelektuale.

Megjithatë, të paktë janë ata mes nesh që janë në gjendje t’i interpretojnë mirë të dhënat statistikore, madje edhe ato më thjeshtat. Përballë të dhënave jo shumë mikluese të IQ-së mesatare, shumë njerëz hidhen përpjetë, sepse kujtojnë se ato njëfarësoj ua vënë në pikëpyetje vlerësimin që kanë për veten.

Mirëpo edhe në fushën me mina të IQ-së statistikore, shpërndarja e të mençurve shpesh është më e rëndësishme sesa vlerat mesatare. Për shembull, le të krahasojmë dy komunitete të izoluara prej 1 milion banorësh secili: në të parin, gjysma e banorëve kanë një IQ prej 92, ndërsa gjysma tjetër një IQ prej 88; në të dytin, 100 000 banorë kanë një IQ prej 150, ndërsa 900 000 kanë një IQ prej 80. Po të llogaritim mesataren, i bie që komuniteti i parë të ketë një IQ prej 90, ndërsa i dyti një IQ prej 87. Megjithatë, shanset praktike janë që komuniteti i dytë të jetë shumë më produktiv se i pari, dhe t’i japë vetes dhe botës një numër shumë më të madh shkencëtarësh, biznesmenësh, politikanësh, artistësh, gjeneralësh dhe profetësh sesa i pari.

I njëjti argument vlen në diskutimin që po bëjmë edhe këtu në blog, për meritat e Barack Obamës – si politikan dhe si njeri, meqë disa herë është përmendur IQ-ja e ulët e zezakëve.

Dua të kujtoj me këtë rast se shumë autorë nuk e pranojnë fare IQ-në si mënyrë për të matur inteligjencën e njeriut; dhe se argumentet e tyre meritojnë vëmendje të veçantë. Pavarësisht nga kjo, teza e prapambetjes intelektuale të zezakëve, në SHBA dhe kudo gjetiu në botë, është vështirë të kundërshtohet, edhe pse për shkaqet mbeten të diskutueshme (trashëgimia gjenetike apo trashëgimia sociale? biologjia apo mjedisi?).

Po vallë ka ndonjë lidhje midis IQ-së mesatare të ulët të komuniteteve zezake në SHBA, dhe Barack Obamës si individ? Natyrisht që nuk ka asnjë lidhje. Vetë Obama është një individ i rafinuar, që ka studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të SHBA, në një nga degët më të vështira, të cilat kërkojnë jo vetëm inteligjencë abstrakte, por edhe ndjeshmëri kulturore dhe aftësi interpretative mbi mesataren. Në fakt, Obama është diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvard-it, me vlerësimin Magna Cum Laude. IQ-ja e tij nuk është publikuar gjëkundi, por vlerësohet si diçka midis 130 dhe 148, por mund të jetë edhe më e lartë.

Prandaj, unë besoj se ne, pasardhës të pellazgëve hyjnorë dhe njëkohësisht në vend të fundit të tabelës së klasifikimit të IQ-së në Europë, nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi për intelektin e presidentit të ardhshëm të SHBA. Sado e ulët të jetë IQ mesatare e zezakëve të SHBA, nuk ka asnjë shans që ajo vlerë të ndikojë sado pak në rendimentin intelektual të Obamës president.

Dhe e fundit, që të mos e harroj: nuk gjen shqiptar që të mos e ketë IQ-në mbi mesataren e shqiptarëve…

19 Komente

  1. “Në fakt, përtej shakave, edhe unë IQ-në relativisht të ulët të shqiptarëve do ta shpjegoja me disa faktorë, mes të cilëve kryesori është stimulimi i pakët i intelektit në fëmijët shqiptarë dhe një kulturë e vrazhdë e mbijetesës sidomos në provincë, që i mban fëmijët larg librit dhe veprimtarive intelektuale.”

    Me sa di unë IQ-ja është diçka që s’ka të bëjë me edukimin. Pra mundohet të nxjerrë inteligjencën e “brendshme” të individit. Për vete s’e kam provuar ndonjëherë pasi mendoj se është e pamundur për të zhvilluar ndonjë test të tillë.

    “Pavarësisht nga kjo, teza e prapambetjes intelektuale të zezakëve, në SHBA dhe kudo gjetiu në botë, është vështirë të kundërshtohet, edhe pse për shkaqet mbeten të diskutueshme (trashëgimia gjenetike apo trashëgimia sociale? biologjia apo mjedisi?).”

    Këtë e merr si fakt të mirëqenë? Mos po ngatërron edukimin me inteligjencën përsëri? Mungesa e edukimit ka shumë faktorë (kulturorë, socialë, ekonomik, etj).

  2. AC, me sa di unë, ka të dhëna se mjedisi ku rritet fëmija ndikon në IQ-në. Teza që IQ-ja është e trashëguar dhe nuk ndikohet nga edukimi është edhe ajo e diskutueshme, aq më tepër që e ashtuquajtura rritje e IQ nga një brez në tjetrin duket e vërtetuar statistikisht. Në të njëjtin burim të Wikipedias që kam cituar më lart si dhe në këtë tjetrin, do të gjesh material kritik të bollshëm për këto teza dhe të tjera. Megjithatë, nuk është kjo tema e shkrimit tim, prandaj ju lutem komentuesve të tjerë që të mos diskutojnë në lidhje me çështjen e natyrës së IQ në vetvete.

  3. Ka mundësi që shifrën e Shqipërisë ta kenë nxjerrë nëpërmjet formulash, jo matjeve. Vetë faqja e Wikipedia’s thotë: “*” Denotes estimated National IQ për Shqipërinë.

    Shiko këtë:
    http://www.rlynn.co.uk/pages/Richard-Lynn-and-Tatu-Vanhanen-IQ-and-Globa-Inequality.asp

    “Second, they use the same method for estimating the IQs of nations for which they were unable to provide measured IQs, i.e. from neighbouring nations with culturally and racially similar populations (e.g. the IQ of Latvia is estimated at 98 from the measured IQs of 99 in Estonia and 97in Russia). By the use of this method they provide IQs for all 192 nations in the world.”

    Është Shqipëria një nga këto shtete? Me siguri që po se Shqipëria s’bë të tilla teste (të paktën s’kam parë ndonjë lajm të tillë).

  4. AC, IQ e shqiptarëve në atë tabelë është e ekstrapoluar. Por siç të thashë, mua nuk më intereson aq IQ-ja e kombeve ose mënyra e përllogaritjes së saj, sesa absurditeti i përdorimit të IQ-së mesatare të një grupi për të vlerësuar, për mirë ose për keq, individët e një grupi. Statistikat një hap i ndan nga paragjykimi. Logjika ta do që shqiptarët të kenë IQ të ngjashme me fqinjët; ose diçka midis 93-shit të maqedonëve, 92-shit të grekëve dhe 90-ës së kroatëve… Por kjo nuk përjashton mundësinë që shqiptarët, sikurse çdo komb tjetër, të nxjerrin nga gjiri i tyre individë me IQ shumë të lartë. Për të njëjtën arsye, fakti që të zinjtë në SHBA janë të fundit për nga rendimenti intelektual dhe social, nuk paragjykon shkëlqimin e individëve të zinj tepër të aftë dhe të talentuar, me kusht që shoqëria mikste ku këta jetojnë të jetë aq liberale dhe meritokratike, sa të mos i diskriminojë negativisht. Kaq.

  5. ”””’IQ e shqiptarëve në atë tabelë është e ekstrapoluar”””’

    Presim provat xha xha se nuk i dihet, mbase kapin rastesisht nja 4-5 me IQ diku tek 120-130 e dalim te paret ne bote.

    Jam mese dakort qe IQ e vogel e te zinjve nuk ka pse ti beje njerezit ti paragjykojne, ama ne radhe te pare nuk ka pse te beje skandal pabarazia ne inteligjence, pra te thyhet nje mit globalist. Njerezit ndryshojne per nga inteligjenca e cte ndryshuar.
    Po ashtu Mongolet , ne epoken e harqeve dhe kuajve, tregojne nje mesatare jo vetem shume me te larte se homologet e tyre kulturore ne Afrike, por edhe se perendimoret.
    Inteligjenca duket te lidhet drejtperdrejt me klimen e bie nga veriu drejt jugut te botes.

    Problemin une e shoh vetem tek trashegimia e inteligjences.
    Inteligjenca trashegohet si cdo gje tjeter e nese ne bote shtohen njerezit me IQ te vogel atehere cndodh me IQ e njerezimit ?

    Nese ne kryqezime inteligjenca shkon drejt mesatares se prinderve atehere nese kemi nje 80 qe ciftoset me nje 100 atehere femijet cmesatare do kene? Mos valle 90?

  6. I nderuar Xhaxha,

    IQ nuk hyn fare ketu. Do te ishte shume e thjesht, per te qene e vertete.
    Ajo cka hyn per mendimin tim eshte simboli, simbolizmi dhe referenca ndaj tij. Megjithese simbolizmi eshte abstrakt si kategori (cfare forme objektive mund t`i jepnim frikes, te bukures, te shemtuares ?) ai i referohet objekteve apo aktiviteteve te njeriut.
    Ne simbolistiken tone, e si rrjedhoje, ne kulturen tone, raca e zeze eshte gjithnje kategorizuar si nje grup qe ne sferen sociale nen performon. Kurse perandori, mbreti, presidenti ne qyteterimin perendimor ka qene dhe eshte i bardhe.
    Perderisa eksperienca jone te mos jete e pasuruar me referenca te tjera nga jeta praktike, qe do te sillnin krijimin dhe perhapjen e simboleve te tjera te ndryshme nga te mesipermet, fuqia e ketyre simboleve ekzistuese ngelet e gjithepushtetshem.

    Nje perplasje ne kete nivel e sheh ne perballjen e dy te kundertave qe perbehen nga te njejtat elemente.
    E para thote se meqe Obama eshte i zi, atehere ai do te jete proporcionalisht po aq i sukseshme sa edhe te tjeret nga raca e tij.
    Pozicioni i dyte thote se meqe Obama eshte i zi, atehere te gjithe te zinjte e tjere do te duhet te jene po aq te sukseshem sa edhe ai, mjafton qe tu jipet mundesia (nuk po ngelet fjale e shkruar apo e folur ne TV dhe radio mbi “the new black identity”, sikur ajo e Zimbabvese dhe e Liberise te mos mjaftoje me).

    Amerika naivisht naive.

    …”Obama will call on citizens of all ages to serve America, by developing a plan to require 50 hours of community service in middle school and high school and 100 hours of community service in college every year…”

  7. Nese dikush ka nje qendrim ndaj nje race apo grupi njerzish do te mund ta arsyetoj kete dhe ta provoj kete edhe me metoda shkencore. Ne fakt ne nje fare menyre cdo gje provohet (edhe qe “Te gjitha mjellmat jane te zeza”).
    Sa per IQ ajo varet shume nga elaborimi i gjuhes, zhvillimi i gjuhes ne nje kulture, sesa nga inteligjenca si nje shqise e lindur (“NJeriu di gjithmone me shume sesa mund te shprehi”). (Pervec faktit qe ka nje “cultural bias” ne testet e standartizuara te IQ). Ky eshte edhe problemi me shume komunitete neper ghetot e amerikes, te cilet akulturohen ne ambjente me perdorim gjuhe te kufizuar (MTV, Slang, 200 fjale ne dite). Pastaj keto margjinalizime (edhe nepermjet testeve te standartizuara si IQ) behen per te perjashtuar segmente te caktuara nga pjesemarrja ne ekonomine e vendit. E njejta gje per shume nga ne qe stigmatizojme psh. gabelet ose te zinjte. Kete e bejme ne menyre te pavetedijshme nese ndihemi te kercenuar dhe ne konkurrenc me kete grup.

    Ndersa ka metoda me shkencore dhe multiperspektive qe sot studiojne IQ dhe EQ se bashku, sic eshte psh: Intelligence Reframed: Multiple Intelligences for the 21st Century
    Kam idene se shqiptaret kane shume nga kjo Multiple Intelligence si pasoj e jetes se tyre ne familje te medha dhe veshtiresive qe ndeshin ne jeten e perditshme.

  8. I dashur, edhe unë e pranoj që zgjedhja e Obamës në krye të SHBA ishte një shuplakë nga ato të fortat, për elitat amerikane tradicionale (WASPs, ose protestantët e bardhë anglo-saksonë). Kjo nuk erdhi vetëm nga minoritetet, as nga studentët dhe intelektualët e metropoleve, por edhe nga baza, përsëri tradicionale, e këtyre elitave. Arsyet për këtë zhgënjim me elitat pak a shumë dihen: Dubya, i cili mbahet si më i dobëti i presidentëve amerikanë, që nga fillimet e SHBA; gënjeshtrat që iu thanë publikut amerikan, sidomos në lidhje me luftën në Irak dhe armët e shkatërrimit në masë; shkeljet e të drejtave civile të amerikanëve nga PATRIOT act; miratimi i torturës nga kongresi republikan, me nxitjen e vetë administratës Bush; situata e vështirë në Irak, në Afganistan dhe në Pakistan; dhe, më në fund, kriza ekonomike e tanishme. Të gjitha këto, ia dëshmuan publikut se elitave WASP vërtet mund t’iu kenë mbetur në duar pasuritë e mëdha të SHBA, por iu ka firuar virtyti. Zgjedhësit nuk kanë qejf të votojnë për një klasë politike që i ka gënjyer. Prandaj edhe Obama përfitoi jo vetëm nga programi i “ndryshimit”, por edhe ngaqë njerëzit dinin shumë pak për të, duke e perceptuar, për rrjedhojë, edhe si të papërlyer me dështimet e politikës në DC, ose me tradhtinë që ia bënë publikut elitat. Prandaj edhe e ashtuquajtura “real America” është më tepër një trillim i humbësve gjatë rrokullimës, sesa realitet. Sa për Obamën vetë, ky është produkt i kulturës perëndimore; madje edhe për nga raca dhe origjina nuk ka gjë të përbashkët me komunitetet zezake të SHBA, pasardhës të skllevërve të plantacioneve. Unë gjithnjë kam menduar se skllavëria, si eksperiencë dhe si kujtesë, e ka gjymtuar zezakun amerikan në shpirt; dhe këtë e them jo vetëm duke iu referuar kulturës së ankimit dhe pamundësisë për të gjetur një identitet përtej ballafaqimit armiqësor me “padronin” e bardhë. Por Obama, duke qenë me origjinë nga Afrika Lindore, dallon racialisht prej zezakëve tanë afrikano-perëndimore më shumë se ç’dallon një japonez ose një mançurian nga një banor i Samoas ose i Fiji-t. Kjo ndoshta mund të ndihmojë për të kuptuar edhe pse Obama fitoi atje ku zezakë të tjerë të shquar, si Colin Powell, nuk do të kishin fituar dot; meqë konkurroi në politikë si i barabarti me të barabartët, pa e ndotur mesazhin dhe imazhin e vet me mitin e ish-skllavit që ua rrëmben pushtetin ish-padronëve.

  9. Hyllin, nuk di nëse ke pasur rastin të shohësh filmin Idiocracy (ta rekomandoj). Atje pikturohet një botë distopike, në një të ardhme jo shumë të largët, ku njerëzve u ka rënë IQ, për arsyet që ti përmend – dhe kryesisht ngaqë sot numri i fëmijëve për familje dhe IQ e prindërve janë në përpjesëtim të zhdrejtë. Po kush ua ka fajin të mençurve që nuk bëjnë fëmijë? Nuk besoj se ua kanë më pak të mençurit…
    Censura: falemnderit për korrigjimin.

  10. Kapedan, po si do e shpjegonte teoria jote, qe mongolet te cilet jetojne ende ne epoken e qepes, jane siper perendimoreve ne mesatare ?
    Po per koreanoverioret qe jetojne me keq se c’jetonim ne,ne kohe te xhaxhit cfare shpjegimi jep. Po kinezi ?

    Nderkaq te dhenat e shteteve afrikane flasin qarte. Diferenca mes mongolit dhe kongolezit eshte e llahtarshme, 100 me 60, megjithese te dyja palet perdorin ende gjeresisht harkun e shtizen.

    Xha xha, qe do fitonte nje i demokratikes kjo ishte e qarte qe para 2 vjetesh. Vete Hillaria nuk u kandidua ne 2004 per te mos djegur veten.
    Nga ana tjeter gjithcka u be e paqarte vetem se Obama ishte i zi dhe nuk dihej sesi do reagonin te bardhet, se nese do ishte i bardhe fushata elektorale do mbyllej nja 3 muaj me heret.

    Eshte e vertete qe Obama nuk perfaqeson te ziun ish skllav, por ama Obama u soll sikur kishte nja 50 gjenerata skllav.
    Idashur i permendi qarte 2 librat e tij, mbi babane qe u kujdes vetem mos ta linte dobic, po i dha nje mbiemer.
    Shembujt me zezake tek ai mesazhi 30 minutesh po ashtu dicka e deshmojne ne kete drejtim.
    Obama donte te jepte mesazhin se ndihet si nje nga ata, se e vlereson veten si ata, si ish-sklleverit e per kete e ema si e bardhe dhe si figure e paqendrueshme i prishte pune, ndryshe gjyshja qe kap ndjesite me te mira te cdo njeriu. Te duash gjyshen e gjyshin shihet ende si nje ndjesi delikate qe tregon shpirtin e mire te njeriut.

    Simbolika qe permend idashur, ‘sta andando a farsi benedire’ , biles ne Europe me shume se ne Amerike.
    Femrat psh ne Europe komandojne shtete prej kohesh, ndryshe nga Amerika ku nuk kane arritur ende as postin e zv presidentit.
    Simbolika tashme luan shume pak rol, aq pak saqe eshte per tu shenuar perqindja e ulet e te bardheve qe nuk votuan Obamen se eshte i zi, nderkaq ne Europe shkonin deri ne 80% pro; pra krejt indiferente ndaj lekures dhe prejardhjes se Obames.

    Simbolika ka humbur rolin e saj para Obames dhe Obama perfaqeson konfirmimin e jo fillimin e procesit te humbjes.
    Amerika nuk eshte me shteti i te bardheve, i krijuar per te bardhet, nga te bardhet.
    Imazhi i amerikanit tipik do zbehet, ne cdo vend qe Obama do shkele. Amerikani tipik ne mentalitetin e popujve te botes nuk do jete me nje nordik, po kjo ne fakt pasqyron me se miri, renien e te bardheve nga 85% ne 67% keto 40 vjetet e fundit.

    Ne fund te fundit, neve shqiptareve qe s’jena ne Amerike na intereson relativisht pak se ne fund te fundit, rreziku i zezakerimit te shoqerise shqiptare eshte nje proces teoriko-hipotetik qe nuk ka asnje gjase reale ta kaloje kete faze, te pakten persa kohe qe ne hame njeri-tjetrin me dhembe per arsye krahinore e jo me zezakun.

  11. Pa vene ne dyshim IQ e larte te Obames, e shoh paksa me dyshim perzgjedhjen e tij si president. Nuk vej aspak ne pikepyetje votat e fituara ne menyre te drejte, por periudha historike ne te cilen zgjidhet per here te pare nje president i zi nuk me duket e pershtatshme. Nuk me duket e pershtatshme sepse Amerika po kalon nje krize jo te zakonte ekonomike (qe shume pak e dine sa e rende eshte), sikurse nje krize imazhi ne boten e jashtme. E nese Obama nuk arrin te zgjidhe kete krize te shkaktuar nga Elitat e bardha Anglo-Saksone te ketij vendi, atehere faji do bie ne rradhe te pare mbi te, komunitetin Afro-Amerikan, dhe gjithe elektoratin qe perzgjodhi nje president te tille (pra shumica e Amerikaneve). Nje president i zi qe mbart rrezikun e nje megadeshtimi dhe qe i jep dhe njehere avantazh Elitave te bardha qe te rikthehen serisht me fuqishem ne pozitat e meparshme. Ne fakt me duket nje loje e kurdisur mire nga vete keta te fundit (Elitat) per te hedhur mekatet/deshtimin e tyre diku tjeter.
    E ndjej qe jam disi skeptik dhe pesimist per te ardhmen e Amerikes, por ciles pjese se Elites te bardhe ne Amerike (qe perhere ka kontrolluar pikat kyce te ketij shteti te madh) do ti interesonte nje president i zi i suksesshem?!. Nje president Afrikano-Amerikan qe do mbahej mend ne histori si presidenti i pare i zi ne kete vend dhe qe e nxorri Ameriken dhe Boten nga kriza me e rende financiare qe nga koha e Depresionit. Abstrakte per realitetin ne te cilen jetojme.

  12. ” …unë IQ-në relativisht të ulët të shqiptarëve do ta shpjegoja me disa faktorë, mes të cilëve kryesori është stimulimi i pakët i intelektit në fëmijët shqiptarë …”

    E vertet sa nuk e luan as topi! Kur edukimi i femijeve fillon me ‘bandit i babit’, ‘gangster i gjyshit’, apo ‘budallaqe e vogel’ nuk eshte per tu cuditur qe rezultatet jane Kapo-Rambot qe verdallosen lart e poshte rrugeve te Shqiperise apo bukuroshet-kokeboshe qe perdridhen te Top-Channel-i!

    “…dhe një kulturë e vrazhdë e mbijetesës sidomos në provincë, që i mban fëmijët larg librit dhe veprimtarive intelektuale.”

    Cubat e provinces ne ’97-en, fill pasi bastisen rajonet e policise e liruan kriminelet, shkuan e iu versulen shkollave dhe biblotekave e i ben shkrumb e hi!

    Kush habitet per nivelin e “larte” te IQ-se mesatare te shqiptareve ose ka shume kohe qe s’ka qene me ne Shqiperi ose s’ka dale ndonjehere jashte Shqiperie ne jeten e vet!

  13. Nuk e kam pare po hamendesoj se do jete mjaft tragji-komik.
    Perspektiva thote se ne vitin 2050 do jene 2,5 miliard afrikane e 500 milione te bardhe (ne Europe).
    Meqe ne Amerike nuk zbarkojne dot, gjithe kjo mase o do vdese urie si mizat ne Afrike ose do dyndet ne Europe me keq se shqiptaret ne 1990-1993.
    Pa perzierje fare vetem pesha numerike e afrikaneve ne bashkesine europe-afrike do e coje QI tek 70, nderkaq matematika thote se nese gjithcka eshte ceshtje trashegimie, inteligjenca do ulet vazhdimisht derisa te nivelohet ne nivelin e grupit qartesisht shume me te madh. psh
    100+60 / 2= 80
    80+ 60 /2 = 70
    70+ 60 /2 = 65
    65+ 60 / 2 = 62,5 e me radhe

    Ne parashikimin me te keq, besoj se nivelimi do jete tek 65-70.

    Sigurisht qe eshte thjesht hipotetik, por nese te mencurit nuk bejne femije se eshte mencuri, atehere per njerezimin te rrojne kinezet e koreanet dhe si per ironi mongolet.
    Nuk do jete dhe aq e larget dita kur shpikjet ti beje vetem ajo zone, meqe malli me i pershtatshem do gjendet vetem atje.

    Po vazhdoi keshtu Europa do vije dita qe shqiptaret si te fundit qe do preken nga dyndjet e subsaharianeve,per arsye ekonomike po edhe se pjellim nga pak, do jene vertet populli me inteligjent i Europes 😀

  14. Albo se kuptoj kete venie te duarve para kur ky zoteria ska hyre ende ne Shtepine e Bardhe.

    Premtimet nuk i bera as une e as ti, po i beri ai. Perderisa i beri premtimet atehere do mbaje pergjegjesite. Meqe rrethanat jane dramatike atehere, do marre lavdine nese shpetohet Amerika e nese nuk shpetohet do marre edhe nje ironi therese nder te tjera.
    Ky eshte fati i udheheqesve te situatave qe prodhojne historine e njerezimit.

    Mua do me trishtonte me shume fakti nese kriza eshte akoma e thelle pasi mund te hyje ne xhepat e mi, sesa fakti se Obama na del mish per top apo se zezaket do hane fajet.

    Ketu luhet me ekonomine boterore prej japonise e kines deri ne Irlande e USA, kurse ty te ha meraku per prestigjin e ca zezakeve ne Amerike.

  15. Pikerish Hyj, kete po thoja dhe une. Jo se me behet vone per zezaket me shume se vetja e te tjeret, por kam frike se zazaket do behen koke turku per faje qe i ka tjeter kush dhe si perfundim i gjithe populli i mjere dhe bota do vuaje pasojat. Obama ka gjithe te drejten te besoje ne veten e tij dhe aftesite per te zgjidhur problemet e Amerikes. Amerikanet jane nje popull qe beson shume dhe kane te drejten e tyre te vene besimin e tyre mbi cdo politikan qe ata besojne, por ja qe per fat te keq politika e Amerikes eshte e mbushur me prapaskena dhe komplote. Mbase punet kane vajtur deri aty sa nuk ka kthim prapa dhe dikush duhet te mbaje fajet. Fatkeqesisht “e nese nuk shpetohet do marre edhe nje ironi therese nder te tjera.”, nuk eshte opsion i pranueshem me pasojat qe mund te pasojne.

  16. Do te ishte shume interesante se si mund t’i mbroje Hyllin keto dy pohimet e meposhtme:

    1_Inteligjenca duket te lidhet drejtperdrejt me klimen e bie nga veriu drejt jugut te botes.

    2_Problemin une e shoh vetem tek trashegimia e inteligjences.
    Inteligjenca trashegohet si cdo gje tjeter e nese ne bote shtohen njerezit me IQ te vogel atehere cndodh me IQ e njerezimit ?

  17. Albi, une te kuptoj ku e ke fjalen, por thjesht e mira eshte qe te mos veje gjendja ne piken qe mendon ti, se po vajti me shume se me zezaket, njerezia do merret me blerjen e thesit me miell e gatimin e bukes ne shtepi.
    Gjithsesi perderisa kriza e 1929 u kalua e pikerisht nga reformat e nje presidenti, perse kjo paska nevoje per me shume se 4 vjet per tu kaluar , pra periudha e Obames ?
    Fare mire nen presidencen e Obames mund te mbaroje kriza e te kete ekspansion biles.

    Fatma eshte ne radhe e pare , verejtje e te dhenave . Te verdhet veriore kane inteligjence me te larte se te verdhet e indokines e indonezise.
    Te bardhet e europes me te larte se vendet islamike e subsahariane e biles edhe ne vete europen veriu tregon indeks me te larte se jugu(hiq italine).

    Nga ana tjeter darvini na meson se kur kushtet jane me te keqija kemi zhvillim fizik apo inteligjentiv per ta perballuar me mire jeten.
    Veriu i botes eshte me i eger se jugu, e meqe skemi ndonje zhvillim fizik ne krahasim me zezaket, atehere i bie qe te jete inteligjenca, dhurata e natyres.

    Pika 2 ska pse te mbrohet, eshte keshtjelle e papushtueshme.
    Po te mos jete e trashegueshme (flitet gjithmone ne pergjithesi, se vecantite ekzistojne gjithmone) atehere si do shpjegohej evolucioni ?

  18. Hyllin, gjerat nuk jane tamam keshtu po ndonjehere tjeter kur te jete rasti sepse ketu jemi jashte teme.

    Vetem dua te te kujtoj se IQ me te larte nuk e ka raca e bardhe , e ka e verdha. Mos humb kohe, fillo meso kinezcen !

  19. Me fal po nuk pashe ta kem kundershtuar ndonjehere kete gje, biles e kam permendur shpesh.
    Nuk e kuptoj lidhjen mes kesaj gjeje dhe gjuhes kineze. Gjuha e huaj mesohet kur kjo gjuhe ka rendesi ne jeten e njeriut, i duhet per pune apo se po ben ndonje studim etj, po nuk e kuptoj se ku qendron lidhja me inteligjencen.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin