Një mysafir i mërzitshëm është ulur këmbëkryq në gazetarinë shqiptare: skandali. “I mituri në qeli me të rriturit”, “QSUT paguan qera për pronën e vet”, “asnjë ministër nuk shoqëron Presidentin Topi në Itali”, “noterja e Fazlliçit pa licensë”, “policët rrezikojnë jetën e një të sëmuri”, “dosjet e UDB-së humbin në Shqipëri”, “Berisha e quan 97-ën rebelim komunist”, “poeti trafikon drogë në Itali”, “deputetët në parlament shahen me fjalë të ndyra”, “në ARMO mungojnë 100 milionë dollarë”… Secila palë në betejat politike ka skandalet e veta për t’ia derdhur publikut në vesh me megafon.
Skandalet, si rregull, ndjekin të njëjtën skemë elementare për t’u sendërgjuar: nisen nga dyshimi për diçka sekrete, që zakonisht ka të bëjë me pastrim parash, korrupsion në sfera të larta, situata seksuale ose kapje gafil figurash të njohura, shitje të “interesave kombëtare”, mashtrime ditën për diell, shitblerje prokurimesh publike; vazhdojnë me aktin gazetaresk të zbulimit, shpesh në bazë të një thashethemi të pjesshëm ose akuze të pambështetur mirë ose provokimi të shërbimeve të fshehta ose hetimi të kryer vetëm shkeleshko e përgjysmë në kafene ose zbardhjeje dosjesh ose regjistrimesh komprometuese (“na ka rënë në dorë…”); përfundojnë me fshikullim moralizues të ekzagjeruar, prej shkruesi të kamotshëm fletë-rrufesh.
Kronikën e jetës së përditshme në vend, dhe jo vetëm në sferat e politikës, mediat e pasqyrojnë të rrëgjuar në një varg skandalesh të njëpasnjëshme që zëvendësojnë njëri-tjetrin monotonisht në titujt kryesorë: skandali me farat e patateve, skandali i misrit shterpë, skandali i vajit të ndotur, skandali i intervistës së Nexhmijes, skandali me lejet e eksplozivëve, skandali i qumështit me melaninë, skandali i librit të Ben Blushit, skandali i pesticideve të skaduara. Disa nga këto skandale janë të mëdha e të rënda, si Gërdeci; të tjera më tepër të denja për tabloidet, si pedofilia në qendrën bamirëse ose ndarja e një balerine nga burri i dytë. Përndryshe asgjë e denjë për t’u njoftuar nuk i shpëton dot etiketimit si skandal: armët që iu shitën Afganistanit, tokat në Porto Romano, traversat kancerogjene, ndërrimi i emrit të universitetit të Vlorës, kartat e identitetit, pronat në bregdet, vagonët e hekurudhave me asbest, tekstet e historisë, varrezat e Kosinës, tenderat e ilaçeve.
Çfarë është skandali atëherë? Shenjë e suksesit, apo e dështimit të një ndërmarrjeje çfarëdo? Ku janë paratë, ku janë kusarët, ku janë provat? Ngjarjet nuk arrijnë as të materializohen dot mirë, pse digjen si llampa magnezi në edicionet e lajmeve, pa u lënë njerëzve kohë as të kapsalliten. Topitja përgatit truallin për interpretim. Të raportosh se “fshatarëve u janë dhënë pesticide të skaduara”, do të thotë t’ia lësh publikut të gjykojë domethënien e lajmit dhe të nxjerrë përfundime përkatëse; përkundrazi, të thuash “skandali i pesticideve të skaduara” do të thotë t’ia japësh publikut të gatshëm në tabaka jo vetëm lajmin, por edhe modelin ose komandën ndezëse të emocionit; t’ia sugjerosh reagimin përkatës njëlloj si sufleri tekstin e harruar aktorëve në teatër.
Mediat thurin rrëfenjën e së përditshmes, idealisht nga pikëpamja e publikut, por praktikisht duke e përftuar këtë publik nëpërmjet përsëritjes, tejngopjes me informacion dhe toneve retorike ose didaktike. Teksa njoftimet për skandale shndërrohen në mallra të konsumit mediatik, publiku vjen duke e humbur ndjeshmërinë morale ndaj bëmave skandaloze në vetvete. Shprehje rutinë si “skandali i radhës” tani nuk mjaftojnë më, meqë gjithçka është skandal dhe gjithçka është e radhës; që këtej, nevoja për retorikë të tipit “skandal i ri”, “skandal i mëtejshëm”, “skandal i paparë e i padëgjuar”, “skandal i pashembullt” dhe më tej, pa e ndalur më vjeljen e visareve mbiemërore të shqipes. Nëse palët politike ia flakërojnë akuzat në fytyrë njëra-tjetrës, mediat përfitojnë nga rasti për t’ia shitur publikut lirë dhe të paketuara si dhurata, me nënkuptimin se shtypi i lirë e ka jo vetëm të lehtë, por edhe për detyrë sublime t’ua qëndisë kronikën skandaleve.
Shumëkush ka tërhequr vëmendjen për mungesën e gazetarisë së mirëfilltë hetimore (investigative) në Shqipëri, edhe pse kohët e fundit ka pasur disa arritje të shënueshme në këtë drejtim. Për vetë natyrën që ka, gazetaria hetimore kërkon mbështetje ligjore dhe publike, meqë gazetarët që kuturisen në skutat e errëta ku mplekset pushteti me krimin, shpesh e vënë kokën në rrezik dhe kanë nevojë për mbrojtje energjike dhe bashkëpunim të juristëve, institucioneve të shoqërisë civile dhe OJQ-ve që merren me mediat. Nga ana tjetër, përvoja e vendeve perëndimore të zhvilluara tregon se forca e një gazetarie hetimore të suksesshme është e tillë, që mund të sjellë ndryshime rrënjësore në etikën e pushtetit dhe në tejdukshmërinë e proceseve politike.
Tani, çfarë heton kjo lloj gazetarie, janë skandalet e mirëfillta – si i mirënjohuri Watergate në SHBA; ku gazetari shndërrohet, praktikisht, në detektiv publik që vihet heroikisht në gjurmë të krimeve, mashtrimeve dhe korrupsionit; i ndihmuar edhe nga njerëz në dijeni intime të çështjeve, që janë gati të flasin, të shtyrë nga skrupuj qytetarë, ose motive të tjera herë fisnike e herë më pak fisnike: të ashtuquajturit whistleblowers (shqipja “burime” tingëllon disi prozaike, pse i mungon forca e imazhit të kujt guxon t’i fryjë bilbilit në varrezat e moralitetit publik). Kështu e quajtën, whistleblower, mediat amerikane Kostaq Trebickën tani së fundi, meqë dëshmitë e tij, në mediat dhe në hetuesi, prekën aspekte sa delikate aq edhe rrënjësore të mënyrës si ishte organizuar dhe si funksiononte tregtia me jashtë e armëve dhe e municioneve të vjetra të ushtrisë shqiptare.
Gazetaria që merret me skandale të tilla të mirëfillta vetvetiu ecën në shina paralele me organet e ruajtjes së rendit; meqë të dyja palët orientohen nga ligjshmëria dhe synojnë të mbrojnë, në thelb, interesat e publikut. Mirëpo gazetarët nuk zotërojnë as armë, as uniforma, as urdhra arresti; të kërcënuar, nuk janë në autorizuar të ushtrojnë dhunë ndaj kundërshtarëve. E vetmja mënyrë që kanë për t’u mbrojtur, është besueshmëria që gëzojnë në publik, ose profili i tyre etik i lartë, qytetar dhe i pavarur.
Për fat të keq, në Shqipërinë e këtyre njëzet vjetëve të fundit skandalet e njëpasnjëshme nuk kanë qenë veçse maja e një ajsbergu, i cili përndryshe fshihet më së shumti në hapësirën e nënujshme të sekretit të bashkëfajësisë, të shantazhit dhe të kundërshantazhit. Kërcënime për bërje publike dokumentesh ose provash të tjera komprometuese janë dëgjuar tashmë edhe në nivelet më të larta të dialogut institucional; çka tregon se, në shumë raste, skandalet e përcjella prej mediave nuk janë veçse mbeturina shantazhesh të dështuara, ose sekretesh që nuk u përdorën dot.
A është zhvlerësuar tashmë skandali, si monedhë e qarkullimit të informacionit në mediat e Tiranës? Ndoshta, por veçanërisht sa kohë që gjestet groteske, gafat, mashtrimet dhe krimet, përcillen të etiketuara si “skandale”, nga media që nuk kanë aq për qëllim të informojnë, sesa të baltosin kundërshtarët e padronëve ose të aleatëve të tyre. Në raste të tilla, përmbajtja e sulmeve është gjithnjë e tillë që të duket sikur duhet të çojë në ndjekje penale të të akuzuarve; por në të vërtetë vetëm sa ua nxin faqen, ose ua njollos reputacionin, madje edhe kur sulmet janë menduar më tepër si paralajmërim i llojit mafioz.
Nuk është lehtë të gjendet nëse një kulturë e tillë ka kaluar nga politika në mediat, apo nga mediat në politikë; apo nëse i përket një antropologjie të konfliktit që ka pëfunduar e pasqyruar edhe në media, edhe në politikë. Gjithsesi, breshëritë e akuzave parakuptojnë një sistem të tillë barok të etikës shoqërore dhe politike, i cili nuk mund të ekzistojë, sidomos sa kohë që vetë skandalistika e mediave tregon një shpërfillje në vetvete të papranueshme ndaj vërtetësisë dhe paanshmërisë si kritere etike të dhënies së informacionit.
Ardian Vehbiu, Shekulli, 30 tetor 2008
Xha Xha, skandali eshte nje incident te cilit i behet jehone e madhe, incident ne te cilin perfshihen veprimet e liga a te uleta, turpi dhe indinjata morale. Skandali mund te bazohet ne realitet, mund te jete produkt i shpifjeve po rendom eshte nje perzierje e te dyjave. Skandalet ndahen ne dy lloje: Skandale seksi dhe skandale politike. Qe nje skandal te jete i denje per ta mbajtur kete emer, duhet qe te kete ne perberje te tij nje nga keto ingrediente: mashtrimin, falimentimin, shtatezanine jashtemartesore, tradhetine bashkeshortore, homoseksualitetin, divorcin dhe illegitimacy-ne (dobiçllëkun) qe aq shume kemi pasur mundesi ta shohim ne te gjitha sferat e shoqerse shqiptare, ne parlament, qeveri e gjetke. Ndonjehere, shoqeria e ashtuquajtur e indinjuar, sillet ne menyre me te neveritshme se palet e perfshira ne skandal duke e bere qimen tra, madje edhe soletë, vetem e vetem qe te pozicionohet sa me larg llogoreve mes te cilave ka shperthyer bomba e skandalit. Skandali i vertete eshte shoqeria ne te cilen jetojme.
Skandal – bertet skandalozi, i skandalizuar, nga skandaliteti skandalizues qe skandalozisht, skandalizon ate vete.
Ne mediat shqiptare, kerkohet skandali ne cdo qoshe edhe aty ku nuk mund te jete kurrsesi e nese mungon atehere duhet prodhuar vete skandali.
Ky eshte fati i mediave skandalistike. Praktikisht ne gjithe Europen gjithe media qe merret me mondanitetit ndjek te njejten rryme veprimi.
Ne Shqiperi mondaniteti perfaqesohet me se shumti nga politikanet, ne mungese te nje mondaniteti qe prodhon skandal si ne Europe. Jeta mondane ne Shqiperi, perbehet nga njerez qe o nuk ngrene peshe ne syte e popullit, mungojne figura futbollistesh, aktoresh, pasanikesh ‘latin-lover’ (kengetaret ndahen qe ne fillim ne kurva dhe te ndershme e ato qe cilesohen menjehere kurva nuk perbejne ndonje skandal se popullorce ,ashtu ua kerkon puna) e kategoria tjeter perbehet nga politikanet.
Ketu kerkohet skandali i gjithecfarshem, qe nga Gerdeci e deri tek fotot nudo te Edi Rames.
Ne Shqiperi pervec faktoreve shume te rendesishem qe permendi xha xhai, kemi edhe mungesen e nje mondaniteti te mirefillte jopolitik.
Tashme gjithe Europa e Amerika, ushqehen me skandale mondanesh dhe e kane pjaten kryesore, por atje ka edhe pjate te dyte e pjate te trete,ku futet edhe informacioni i mirefillte, ndersa ne Shqiperi, meqe jemi mesuar me nje pjate (e ndonje frut) e faktikisht kemi vetem nje pjate ku mondaniteti perkon me politiken,atehere behet i veshtire edhe informacioni i zgjedhur (ky eshte si fruti).
Nga ana tjeter, politika ne Shqiperi, nuk shfrytezon gjithe nuancat shpeshhere delikate e te sofistikuara, qe ofron arti i politikes, por eshte nje teater bajat e primitiv, ku sulmohet kundershtari me shpaten zhveshur ne menyre te drejtperdrejte.
Mund te behet krahasimi midis grushtit te rruges mes 2 personash dhe sportit te karatese. I pari eshte nje kaos me nje objektiv instiktiv, ‘asgjesimin e verber’ te kundershtarit duke perdorur grushta,shkelma,tulla apo shufra hekuri,ku gjithcka eshte e lejuar, ndersa sporti i karatese eshte nje sport me levizje inteligjente e harmonike me objektiv racional ,’mundjen’ e kundershtarit brenda rregullave sportive.
Media detyrohet ti pershtatet politikes dhe ekonomise se tregut, keshtu produkti optimal ne keto kushte eshte skandali. Nuk ma do mendja se media mund te zere ndonje rol moral dhe etik e keshtu te influencoje politiken , do dilte kunder natyres se vet. Kjo eshte detyra e politologut, filozofit,sociologut, psikologut,shkrimtarit apo artistit e persa kohe qe ne Shqiperi keto kategori jane ne gjendje te vajtueshme me mire ta fleme mendjen dhe ta harxhojme kohen ne ndonje menyre tjeter.
Ne fakt nuk me pelqen te perseris veten, porse ky mendim me ka munduar mua disa here. Ideja e skandalit qe vjen dhe iken pa pasoja, e ngel vetem nje fjale, pa asnje lloj shpagimi. E te mendosh se fjala eshte me e rende se plumbi.
Para ca ditesh ishte botuar nje artikull qe kritikonte kete ministrine e drejtesise sone. Artikulli ishte shkruar me nje stil sikur po zbulonte dicka te papare dhe te padegjuar, nje skandal. Ne fakt cfare ishte e vecante ne ate ngjarje te servirur, ishte vetem interpretimi i gazetarit. Dhe ka dicka te qelbur ne kete “sherbim qe i behet lexuesit”, se kur gazetaret i meshojne interpretimit te tyre personal, pa kurrfare lidhje me interpretimin qe i ben ligji ketij procesi ose fakti, atehere do te thote qe ketu kemi te bejme me shantazh te paster, ose me llafollogji. Tema e nje artikulli se fundi “Ina Rama shet dosjen e Gerdecit”, “shet”?, a jane ne terezi keta gazetare?
Shihni si shprehet nje ashtuquajtur gazetar hetues: Lorenc Vangjeli, (une ketij deri tani nuk i kam lexuar asnje artikull ku ai ka zbuluar dicka vete, por vetem artikuj te njeanshem ku ai citon njerez te prekur direkt, pa ja sqaruar publikut se personi ne fjale ka konflikte te qarta me njerin apo tjetrin individ; pra ky ta shet te zezen per te bardhe.)
Artikullin ky e fillon me lidhje te shkurtera. Eshte e cuditshme sesi i ben lidhjet dhe nxjerr perfundimet, duket qarte se nuk ka rendesi sesi e thua, porse e rendesishme eshte te gjuash. Ne fund te artikullit askush nuk ka marre vesh gje, porse mban mend vetem rrjeshtat e pare, qe ne fakt nuk kane fare substance. Sigurisht kjo mjegullnaje eshte per te treguar se “une e di se cfare ke bere, por un po merrem me pjaten e pare, dhe kryesoren le ta konsumojme bashke”. Cila eshte psh. lidhja qe ka ligji (pergjegjesia per te cilin i ngelet parlamentit dhe gjykates kushtetuese) mbi shitjen e armeve nje firme kontraktore private qe ka biznes me nje shtet, me shperthimin ne Gerdec? A ka dale ndonje ekspert ligjor ta sqaroj kete pune?
Por kjo ideja e skandalit mbase ka te beje edhe me ate qe quhet “vetegjyqesi”. Disa njerez ndihen te afte dhe te “thirrur” te gjykojne, te denojne, te ekzekutojne vendimet e tyre ose edhe te falin e te lirojne nga akuzat, ke te duan. Prandaj asnje lloj akuze (si ne ato te Sales kunder Nanos atehere, ose te Nanos ndaj cerrave te partise se tij) nuk eshte pare te konkretizohet ne nje denim ose gjyq. Sepse ky procesi i “vetegjyqesimit” ndodh brenda ketij rrethi te ngushte, dhe ne kete tavoline, jashte sistemit juridik, rregullohen kundershtite dhe zenkat.
Pra ideja e skandalit, qe ka ne baze te tij “vetegjyqesimin”, eshte vetem simptoma e kesaj semundje. Sepse shkaku eshte qe Institucionet ne Shqiperi, sidomos ato te ligjit nuk kane hyre ne mentalitetin tone, nuk respektohen. Nuk respektohen psh. institucione te DREJTESISE, qe sjellin DREJTESI, porse vleresohen si vende per ofiqe dhe per te perfituar (ku edhe gazetat ndikojne ne formimin e kesaj kulture apolitike). Dhe kjo mjegullnaje, sipas motos: “ujku, ujku” ( i thirrur tre here, ku heren e trete nuk te beson me njeri), behet patjeter me qellim per te mbuluar pislliqet.
Kapedan, më bëri përshtypje kjo frazë në materialin që kishe cituar:
Tani, është vërtetuar, apo ekzistojnë prova të shumta? Sepse, po të jetë vërtetuar diçka, ekzistenca e provave nuk vjen më në vështrim, apo jo? Unë këtë e shoh si ilustrim të përkryer të profkës (bullshit) si instrument retorik.
Ja edhe një skandal tjetër, i denjë jo vetëm për Agjencinë e njohur Obobo News.
Sipas Shekullit, 5 % e deputetëve shqiptarë janë diagnostikuar me kancer, që ka gjasë të vijë nga shkatërrimi i mjedisit në vend!!
Për më shumë:
http://www.shekulli.com.al/2009/01/e-verteta-ekologjike.html
Dhe më tej:,
Numri i të shtruarve në Onkologjik rritet çdo vit me 20%…
Sa mirë kur e ke Krieministrin mjek, tha….
Po këtë ngjarjen në Italinë fqinje, që ka përfshirë babanë me të birin e vetëm, shoqatat shqiptare në Itali si dhe bashkëfshatarët dukatas, ku ta klasifikojmë???
http://www.ilrestodelcarlino.it/reggio_emilia/cronaca/2010/10/05/394672-padre_accusato.shtml