Po e nis me një barceletë:
Një grua i telefonon rajonit të policisë. “Fqinji im përballë,” ankohet ajo, “zhvishet lakuriq që ta shoh unë nga dritarja përballë. Bëni diçka për t’i dhënë fund kësaj maskarade, ju lutem!” Pas pak, ia mbërrin makina e policisë, dhe një detektiv vjen e i troket zonjës në derë. “Sa mirë që erdhët tani,” i thotë gruaja. “Do ta kapim qenin në flagrancë, se është duke u zhveshur.” Të dy bashkë i afrohen dritares nga ku, sipas gruas, dukej dritarja e fqinjit përballë, dhe vetë fqinji cullak. “Po unë nuk shoh asgjë, zonjë!” thotë detektivi. “Natyrisht që nuk sheh,” i shpjegon gruaja. “Për ta parë, duhet të hipësh mbi këtë dollapin këtu.”
Barceleta më ilustron disa dilema që gjithnjë i shoqërohen debatit për kufijtë e privatësisë brenda një shoqërie që gjithnjë e më shumë riprodhohet nëpërmjet komunikimit.
Aksidenti që ia mori jetën pronarit të Top Media Dritan Hoxha dhe koleges së tij E.H., në bashkëvajtje me polemikat që pasuan për reagimin e mediave dhe të instancave zyrtare të pushtetit, e sollën sërish në qendër të vëmendjes çështjen e privatësisë së qytetarëve, përballë nevojës së publikut për informacion.
Në këtë kontekst u debatua nëse heshtja e disa mediave ndaj faktit që aksidenti kish patur një viktimë të dytë ishte në të vërtetë përpjekje për të ruajtur ose respektuar njëfarësoj dinjitetin e familjes së të aksidentuarit; ose edhe për të mbrojtur jetën private të një personi përndryshe mjaft të njohur nga publiku.
Si edhe në të shkuarën, mediat vetë dhe të gjithë ata që u përzien në këtë debat treguan se janë duke e interpretuar në mënyrë pak a shumë arbitrare të drejtën e qytetarit për privatësi.
Sa u përket mediave të Tiranës, këto e shpërfillin rregullisht privatësinë e qytetarëve, duke u ofruar lexuesve të tyre gjithfarë lajmesh, thashethemesh e insinuatash për persona privatë çka, në një vend ku sundon ligji, do t’i kishte çuar me dhjetëra herë para gjyqit. Unë nuk e kam shumë të qartë ç’qëndrim mban legjislacioni shqiptar ndaj privatësisë, por nuk ka nevojë të njohësh legjislacionin, për të kuptuar se ruajtja e privatësisë nuk bën pjesë në kodin etik të atyre mediave.
Të gjitha gazetat kryesore në Tiranë, pa përjashtim, tundohen prej formatit tabloid të komunikimit; dhe nuk ngurrojnë të nxjerrin gjithfarë bëzhdilesh në faqe të parë, duke përfshirë edhe pornografi të kulluar, për të shtuar shitjet. Televizioni nuk mbetet prapa në këtë drejtim, dhe nuk ka pse të mbetet prapa, sa kohë që opinioni publik, shoqëria civile dhe institucionet kujtohen për privatësinë vetëm kur ndonjë pezzo grosso ndihet i fyer për ndonjë thashethem çfarëdo.
As kam parë ndonjë ngurrim gjëkundi për të botuar emra të viktimave të krimeve të shëmtuara ose me përmbajtje seksuale, madje edhe kur ka qenë fjala për fëmijë; emra personash të implikuar në çështje delikate dhe të pasqaruara; hollësi të dosjeve hetimore ose të marrjeve në pyetje, të cilat duhej të kishin mbetur sekret; dhe sidomos për të zbardhur regjistrime bisedash telefonike mes privatësh, të kryera pa dijeninë e pjesëmarrësve në bisedë.
Duke pasur parasysh sa më sipër, tingëllon së paku hipokrit shqetësimi i disa përfaqësuesve të mediave, madje edhe të mediave më komerciale dhe në kufi të tabloidit si Top Media, për shkeljen e privatësisë në raportimin dhe komentet në lidhje me aksidentin që i mori jetën Dritan Hoxhës dhe koleges E.H.
Ankimtarët, në këtë rast, përpiqen të ngatërrojnë publikun e tyre duke paraqitur si problem privatësie diçka që, në të vërtetë, ka të bëjë me raportin pervers midis ekzibicionizmit dhe voyeurizmit në jetën publike të Shqipërisë të përcjellë prej mediave.
Sot kushdo që kërkon të jetë ose të paktën të trajtohet si VIP, është i detyruar t’i nënshtrohet ritualeve të ekzibicionizmit, të tilla si vetura sportive e shtrenjtë ose fuoristrada, vila në periferi, vila tjetër në lokalitet të shtrenjtë turistik, e dashura, Rolex-i dhe veshjet e firmuara.
Këto rituale, nga ana tjetër, kënaqin shijet e një publiku voyeurist, i cili tashmë i adhuron celebrities e veta duke i përjashtuar mendërisht nga të gjitha kodet, qytetare dhe etike, të cilave ndoshta ende u bindet; dhe që nëpërmjet këtyre celebrities arrin të plotësojë njëfarësoj ambicjet e veta në mënyrë, si të thuash, vikare, duke e konsumuar luksin e Tjetrit në distancë.
Të dyja polet, edhe ekzibicionistët edhe voyeuristët, prodhohen, riprodhohen dhe amplifikohen prej mediave; të cilat përfitojnë të ardhura materiale nga procesi, pa përmendur mundësitë që u jepen për ta shtrënguar edhe më kllapën e kontrollit mbi opinionin.
Një person publik që shëtit me një Ferrari të shpejtë në rrugët e kryeqytetit, me një vajzë të bukur në krah, nuk mund të kërkojë t’i ruhet privatësia, sa herë që hyn në fokus të mediave, ose bëhet objekt thashethemesh të papërballueshme në popull. Tek e fundit, shumica e mediave nuk mund të mbijetojnë veçse duke ndërmjetësuar pseudo-mesazhe të tilla midis ekzibicionistëve dhe voyeuristëve.
Pakënaqësia e disa ekzibicionistëve ndonjëherë dhe bindja e tyre se u është shkelur e drejta e privatësisë, kanë të bëjnë më tepër me iluzionin e këtyre njerëzve se vërtet mund të ushtrojnë ndonjë farë kontrolli ndaj raporteve të tyre me voyeuristët përtej; ose edhe ndaj mënyrës si i ndërmjetësojnë mediat këto raporte.
Mund të pyetet se pse janë rrëgjuar mediat shqiptare deri në atë pikë, sa t’i drejtohen rregullisht një perversioni të komunikimit si ky tension midis ekzibicionistit dhe voyeurit, kinse në emër të raportimit të së vërtetës dhe përmbushjes së detyrimit të tyre për të informuar publikun.
Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet të mbajë parasysh shumë faktorë – mes të cilëve integritetin moral të vetë gazetarëve, duke pasur parasysh mungesën e traditës së mediave sadopak dinjitoze në Shqipëri; tundimin e përgjithshëm për të bërë pornografi; por edhe një mënyrë jetese tipike për les nouveaux riches të Tiranës, të cilët nuk mund ta shijojnë dot pasurinë e tyre materiale pa ua afishuar të tjerëve në fytyrë, ose pa e shndërruar në një lloj vesi, si të thuash, skenik.
Përveçse nuk ka traditë mediash qytetare, Shqipëria nuk ka as një aristokraci të vetën, siç e ka Britania e Madhe; prandaj gjithkush mund të synojë titujt e tabloidëve dhe admirimin e tetove në floktoret e lagjes pa kurrfarë pengese. Para se të funksionojë si sistem politik, demokracia realizohet në trajtë mundësish të barabarta për të pretenduar famën, nëpërmjet afishimit të paskrupullt të objekteve të dëshirës: veturave me xixa, vajzave ornamentale, kravatave prej platini, vilave me kangjella të stilit “1001 netë”.
Për fat të keq, televizioni komercial në Shqipëri, i të cilit Top Channel është ndoshta mishërimi më tipik, mbështetet i tëri në raportin ekzibicionizëm-voyeurizëm, brenda të cilit raport nuk ka fare kuptim të flitet për privatësi. Në të vërtetë, të ashtuquajturit celebrities, të detyruar nga rrethanat ose ndoshta sepse ashtu u pëlqen, nuk kanë jetë tjetër përveç asaj që u dhurojnë voyeuristëve, drejtpërdrejt ose nëpërmjet mediave; sepse në atë jetë tjetër, duke u zhveshur prej statusit të tyre identitar, përnjimend nuk do të dinin ç’të bënin.
Asgjeja u be deputet, eksibitoi sa mundi, si mundi, ku mundi, mbaroi mandatin dhe u kthye serish, te asgjeja qe ish.
Tani, gjithe merzi, shan mbare e prape “kete popull” i cili e meriton mjerimin, pasi “nuk di ti ruaje elitat e tij”:)
Skajshmëria e mediave shqiptare! Kanalet televizive i kapi një puritanizëm tej mase saqë ”harruan” të tregojnë se në akzitent humbën dy njerëz jetën e tyre. Disa shokë që panë lajmet nga kanalet nuk kuptuan se vdiq edhe kolegja e D. Hoxhës në aksident.
Nga ana tjetër, shtypi ditor, pak i hutuar fillmisht, e morri veten edhe filloi kanibalizmat. Shoqëria ka pësuar anozi, nuk shokhet lehtë tashmë.
Në Shqipëri, të jesh VIP do të thotë t’i shfaqesh miletit si VIP, që pastaj edhe të të përflasin, madje edhe në rubrikat e thashethemeve të gazetave.
Këtë kulturë ekzibicionizmi e ka përhapur edhe vetë Top Media, duke e shfrytëzuar për të fituar sa më shumë publik.
E pata thënë edhe më lart që VIP-at që shqetësohen për punë privatësie, në të vërtetë shqetësohen ngaqë ndonjëherë nuk arrijnë t’i kontrollojnë dot mediat.
Pikërisht sonte po lexoja për skandalin që ka përfshirë Max Mosley-n, presidentin e FIA-s (Federata Ndërkombëtare e Automobilit), i cili paska marrë pjesë në orgji me temë naziste, të organizuara nga një dominatrix. Megjithëse në këtë rast Mosley-t i është shkelur haptazi privatësia, përsëri nga të gjitha anët po i bëjnë thirrje për të dhënë dorëheqjen nga presidenca e FIA-s. Këtu ka hipokrizi sa të duash nga ana e atyre që hiqen të skandalizuar për orgjitë dhe mazohizmin seksual të këtij të forti të një bote aq macho sa automobilizmi, por shembullin e solla vetëm për të treguar se në Perëndim imazhi i figurave publike kaq të ekspozuara duhet të mbetet disi i kulluar nga ana morale, meqë përndryshe u humbet autoriteti.
Ne në Shqipëri kemi pasur një shoqëri shumë konservatore deri vonë, sidomos në çështje të marrëdhënieve midis sekseve. Përmbysja që ka ndodhur këto 10-15 vjetët e fundit, e nxitur dhe e ndikuar edhe nga mediat e tipit Top Channel, por edhe nga shumë faktorë të tjerë që dihen, është artificiale, nuk ka ardhur natyrshëm. Së bashku me rregullat minimale të moralit në publik, është hedhur në plehra edhe diskrecioni, ose fshehtësia, që janë shenja të fisnikërisë reale, të klasit dhe të stilit. Nga ana tjetër, brezi i ri vete e shpreh frymën e pakënaqësisë dhe protestën në rrugë seksuale, në vend që të përfshihet seriozisht në betejat sociale. Gjithashtu, diskriminimi i femrës, që dikur bëhej duke e kalbur në dru ose duke i ngarkuar shkarpat në kurriz si gomarit, sot bëhet duke e zhveshur dhe duke e përdorur si të ishte zbukurim, ornament; ose, përkatësisht, duke e kurvëruar, për të nxjerrë përfitimet e rastit. Profkat gjoja liberale, që dëgjon poshtë e lart në mbështetje të të gjithë atyre që kanë zgjedhur të jetojnë në mënyrë skandaloze, janë vetëm perde tymi, për të maskuar kaosin dhe konfuzionin në majat.
Rezultati, më duket mua, është që pjesëtarët e “shoqërisë së lartë”, burra dhe gra, janë shumë të lodhur e të kapitur; nga tensioni dhe nga nevoja për të mbajtur maskën ngjitur pas fytyrës gjithë kohës dhe për t’u sjellur kinse sipas qejfit, por në përputhje me skenarë shumë rigorozë, që ua kërkon kodi i të qenit VIP-a, ose dëshira për t’i imituar këta VIP-a, ose vetëm nevoja për ta bindur veten se jeta e amoralshme është më e lehtë për t’u jetuar se e moralshmja.
Privatësinë mund ta mbrosh me ligj sa të duash; por elitat nuk i fisnikëron dot me ligj, aq më tepër që këto vetë, elitat ose paria, e përkufizojnë veten sipas aftësisë ose mundësisë për të qëndruar mbi ligjin. Por klasi në sjellje e në reagime duket edhe në episodet më të parëndësishme. Ti ecën në rrugë, sheh një pijanec duke urinuar në rrëzë të pallatit, çfarë do të bësh? Dikush do të kthejë kokën nga ana e kundërt, dikush tjetër do të nxjerrë aparatin ta fotografojë, një i tretë do të kujtohet dhe do të shkojë të urinojë edhe ai te muri, një i katërt do të thërresë policinë, një i pestë do t’i bërtasë fajtorit, një i gjashtë do t’i shkruajë letër “Shekullit” ose Edison Ypit…
Nejse, se edhe aq tragjike nuk eshte: realitet ndertohen ashtu sic edhe deshirohen dhe mund te perceptohen nga publiku. Nuk ka publik te pjekur as ne Angli, Amerike ose Gjermani, dhe as ne Shqiperi (shih Bildzeitung ose Sunday Times). Porse ka segmente te caktuara ne shoqeri qe jane te ndergjegjsheme per strukturat ideologjike te realitetit qe perjetojne, nga keta nje grup eshte bashkepuntor, nje grup tjeter sfidues. Ne Shqiperi nuk ka segmente te tilla konfliktuale, pasi ekzistojne akoma nevojat ekonomike fillestare. Per sa kohe ka varesi ekonomike te intelektualeve nga mafioze dhe sherbime te huaja te inteligjences, si psh. nepermjet financimit te hulumtumive, bursave, marjes se intervistave, publikimit te librave qe tregu ne Shqiperi nuk i jep vleren e duhur, etj., atehere do te kemi kesi problemesh. Pamvaresia mendore vjen me pamvaresine ekonomike.
Gazetareve tane realiteti (edhe ai ne shkolle, pasi jane te gjysma te paafte qe hyjne me miq dhe para) u ka imponuar tjeter mendesi mbi etiken ne gazetari. Pra nuk mund te presesh te mbij qepe atje ku ke hedhur fare domatesh. Sidoqofte nje revolucion ne mendim, ose me mire, etablimi i nje inteligjence kritike ndaj realitetit shqiptar vjen vetem nga pamvaresia ekonomike dhe personaliteti i atyre qe duan te marrin pergjegjesi. Kur flas kritike, dmth. kritike shoqerore dhe jo kritike personale ose klienteliste, kritike e bazuar ne ate qe duhet te jete sipas normave dhe principeve te lirise dhe respektit te dinjitetit njerzor me synimin e progresit intelektual dhe shoqeror, dhe jo kritike me synimin per te ruajtur status quon. Lipsen pra njerez qe marrin pergjegjesi, ne te gjitha fushat politike si ajo ekonomike, gazetari, administrate dhe ne art. Shkurt themelimi i nje grupi hegjemonial.
Kapedani shkruan:
Pikërisht, dhe kjo jep arsye për t’u shqetësuar. Unë e mendoj sikur Shqipërisë t’i mungonin mekanizmat mbrojtës ndaj këtyre skorjeve informacionale, meqë shoqëria atje nuk e ka të zhvilluar sistemin imunitar. Ndryshe nga ty, Kapedan, nuk besoj se kjo do të zgjidhet me pavarësimin ekonomik të individëve ose të grupeve; sepse shpesh pavarësimi ekonomik të lejon të bësh jo më shumë se ç’ke në kodin tënd gjenetik si shoqëri. Shembull: shih ç’po ndodh sot me rezervatet e indianëve në SHBA, të cilat notojnë në para, nga të ardhurat e kazinove. Shih edhe zhvillimet sociale dhe kulturore në emiratet arabe, të ndryshme nga ato të rezervateve të indianëve, por edhe njëlloj të shëmtuara.
Dakort me xhaxhain. Teza naive sias te ciles, siç shkruan edhe kapedani “Pavaresia mendore vjen me pamvaresine ekonomike”, eshte ne fakt teze e frymezimit “marksist”. E vura ne thonjeza kete fjale, sepse opinioni ne fjale jo se ka te beje shume me mendimin e Marksit, si filozof, por me se shumti eshte nje fare perkthimi i shikimit te botes sipas te famshmes teori “eshte materia qe percakton ndergjegjen” dhe qe perkthehet, ne rastin konkret me “Pavaresia mendore vjen me pamvaresine ekonomike”. Kunder-shembujt e xhaxhait nga bota e indianeve ne USA apo shembujt e jo pak vendeve arabe jane konfirmimi më i mire i naivitetit te nje teze te tille.
Madje pavarsi ekonomike pa varesi mendore eshte idiotesi mendore dhe ekonomike.
Agjent,
shoh “rrezikun” e mendimit ne ty. Keshtu ndodh kur mendon: Ekonomia behet nga mendimi, i vetmi kusht eshte qe sipas llojit te mendimit (ato jane shume) do kesh edhe ekonomine.
Vemendje,
Neqoftese do t’a shohesh me me vemendje frazen time e lexon ne tre menyra te rrezikeshme:
1-literalisht ne vazhdim te sa me siper permend Xha Xhai per rezervatet e “pavarura” ekonomikisht te indianëve në SHBA dhe rezervatet e emirateve arabe (te cilave u shtoj dhe ishujt e parajsave fiskale), ne te cilat del ne pah me mire se kudo varesia nga idiotesia totale (madje jo vetem nga idiotsia).
2- si loder fjalesh farfuritese – zona me e rrezikeshme e mendimit qe e shtyre ne skaje perfundon ne idiotsi totale – midis domethenies dhe domethenesit, kur pa-ra-shtesa “pa”, sipas rastit, bashkangjitet ose mbahet larg ne distance. Madje edhe kur hiqet sysh fare, vertitet rrotull domethenies me trajektore hiperbolike si komete; ne fillesat e demokracise dhe shtypit te lire qe pruri me bollek shume mendime ekonomike dhe shume perfitime ekonomike (per disa persone te shkathet ne veprime), ne kryetestatat e te gjitha gazetave shkruhej dukshem me germa kapitale “e pavarur”. Perjashtim bente vetem revista Hosteni qe me tallje kishte vene “e varur”, dhe kur mbas disa muaj mbylli kanatet duke lene nje boshllek akoma te pa-mbushur ne kulturen mediatike, u be e qarte pa-fjale qe domethenia e domethenesit “e varur” lekundej me litar ne fyt dhe qe te pa-varurat munden te mbijetojne vetem si te varura (sigurisht pa e deklaruar pavarsine ose varesine ne kryetestate).
3-si insinuate ironike kunder poteres moderne rreth “pa-varsise” dhe “lirise”, te cilat jane koncepte negative – te vlefshme vetem per spekulime mendore -, e qe ne realitetin ekonomik, nuk vlejne nje lek sepse ekonomia nuk behet nga mendimi. Mendimi shume shume mund te beje shkencen e ekonomise politike, per te cilen ka shume mendime, e nje prej tyre eshte qe nuk eshte shkence asfare.
Kapedan,
Ky lloj mentaliteti eshte fara e se keqes. Po te mbjellesh faren e “morali/integriteti jane ne shitje (me zbritje madje se ashtu eshte sezoni),” do korresh felliqesiren morale dhe intelektuale qe gezon aktualisht Shqiperia.
Cfare i duhet dikujt pamvaresia mendore nese nuk ka burimet materiale per ti realizuar ato ide? Ideja eshte te emancipohemi nga nevojat ekonomike sic thote Marx, porqe si? Te qenit i huaj (Entfremdung) ne sistemin kapitalist te ben te varur nga ky sistem dhe eshte e pamundur te emancipohesh kur komandimi nga large (cybernetic) behet sa me i djallezuar dhe i sofistifikuar.
Nejse, ketu po flitet per “Tejdukshmerine e qytetarit” (transparencen), qe vjen nga nje vendim i vullnetshem i qytetarit si per te pare edhe per tu paraqitur (mjaftojme te kujtohemi per deshiren tone per te pare nje kurve shqiptare ne kamera si I. Gjoni ose deshiren tone per te dale ne resme online, pak rendesi se cfare vlere morale dikush ose tjeter i jep.) Ne termat e tradites shqiptare do te shpreheshim me “heqjen e turpit”. Cfare e thene ne gjuhen mitologjike-biblike (jemi gjithmone ne criticial theory), me heqjen e mbuleses, se pelhures, mbas te ciles fshihet e panjohura. Ne bibel tregohet per Pelhuren e tempullit qe u gris me dysh, cfare do te thote se e panjohura eshte e njohur, Jezusi eshte nje njeri.
Po ta dekonstruktosh kete konstrukt social, dmth. “turpin”, nga ana gjuhesore nuk e di se nga vjen, porse ka mundesi nese do niseshim nga e njejta tradite gjuhesore anglo-sachsone (dmth. scham, ose shame, pra Skem, ose kem, do te thote me u mbuluar) ose italiane-latine (vergogna, verecundia — perkujdesje ndaj te tjereve) tek ne duhet te kete me shume te beje me fjalen “Trup” (turp): cfare permban dy dimensione, si ate sociale, pra ate anglo-sachsone — mbulimin e trupit dhe ate individuale latine – fshehjen nga syte e te tjereve, kujdesin, intimitetin, por per hir te vetvetes dhe jo shoqerise, trupi im. (shihni: http://www.shamestudies.de)
Ne shqiperi turpi, si fenomen ekziston akoma, dhe kjo per dy arsye: e para se tek ne eshte shume e lidhur me traditen, dmth. si me fene e krishtere dhe islame edhe me ate pagane (se turpi njihet edhe nga popuj pagane pasi eshte nje fenomen shoqeror); e dyta, sepse kjo tradite u perkujdes shume nga komunizmi shqiptar, qe kishte si prioritet shoqerine dhe jo individin, ruajtjen e sistemit me cdo kusht: pra duke ruajtur traditen dhe duke levizur per tek modernja, duke respektuar mentalitetin shqiptar, por nderkohe duke e lidhur kete me sistemin burokratik socialist etj. (Ketu eshte mire te lexoni dicka mbi sistemet Neo-patriachaliste, nje teori e bazuar ne shkrimet e Max Weber. Sipas kesaj teorie sistemet neo-patriarchaliste perbehen nga dy elemente: ajo moderne ne sistemin burokratik , psh. dhenia e ofiqive sipas kritereve zyrtare dhe hierarchise zyrtare, dhe ajo traditicionale, pra dhenia e ofiqeve e bazuar ne klan dhe fis, por gjithmone brenda kuadrit te sofistikuar burokratik. Pra edhe pse modern, sistemi bazohet ne lidhjet tradicionaliste. Shqiperia eshte nje sistem i tille, edhe pse empirikisht behet fjale per sistemet burokratike ne disa shtete te afrikes. Kjo eshte teoria ime.) Te kthehemi ne diskusion, kjo prandaj na ben me te ndjeshem ndaj nje fenomeni te tille, pra heqjes se turpit. E kunderta vlen per gazeta dhe kanale televizive si top channel qe e kane vene ne agjenden e tyre “cturperimin”, “poshterimin” dhe budallepsjen (Volksverdummung) e nje kolektivi te tere.
Turpi eshte njekohesisht edhe element mitologjik, i lidhur me njohjen dhe padijen, me Adamin dhe Mollen, me fshehtesine dhe mistiken. Njeriu behet i turpshem kur behet i ndergjegjshem per pafuqine e tij, per pamundesine per te bere nje jete individuale. Turpi njekohesisht eshte edhe nje simptome e nje shoqerie me shpirt kolektiv primitiv, qe nuk eshte e ndergjegjshme per demystifikimin e vlerave te saj, nje shoqeri qe mistifikon Nderin, Gjakun, Trimerine, te gjitha karaketere te nje shoqerie gjuhetaresh pre-historike, por qe ne nje shoqeri moderne te “Soft skills” dhe te femeruar (efimenezuar) kane dale jashte funksionit shoqeror (tani vlen mashtrimi dhe paraja, jo dueli dhe dyfeku, tavolina e drekes dhe jo mejdani). Madje kjo shoqeri nuk kerkon ti demystifikoj dhe ti dekonstruktoj mitet (myths) e saj, nuk ka nevoje per kete gje, porse i rekonstrukton ato ne forma te tjera te diskursit: virtyti, political culture, democratic culture, kuraja ose guxim civil etj. Kjo vlen edhe per shoqerite demokratike te perendimit, tek ne jemi mbrapa me zhvillimin e konotateteve per keto simbole dhe cognitive predispositions. Sidoqofte jemi rruges. Problemi eshte se tek ne kane ardhur poshtersite e perendimit pa elementet qe na bejne imun ndaj tyre, te zhvilluara po nga perendimi (ato segmentet konfliktuale qe fola me pare.) Tek ne ka ardhur neoliberalizmi i Sales, porse pa alternative tjeter sociale (Edi ka te njejten agjende). Ka ardhur Top Channel si vegel politike mafioze per te bere shantazhe politike, porse jo alternative tjeter qe percon vlera sociale etj.
Si cdo myth, edhe Turpi sherben si Terapi per te grupuar individet rreth dhe brenda nje kolektivi: pra eshte nje mjet sanksionues per sjellje qe demtojne integritetin e shoqerise (“Mos deshiro gruan e tjetrit!”), nje refleks i kushtezuar.
Sidoqofte cdo shoqeri ka nevoj per mitet e saj, me te cilat ajo nderton identitetin e saj kolektiv, cfare e dallon nga nje grup tjeter. E rendesishme eshte te behemi te ndergjegjshem per keto vlera dhe jo ti marrim si te mireqena (asgje ne kete bote nuk eshte e vetekuptueshme) porse ti zbulojme gjithmone nga e para, ne menyre qe tu japim atyre vlere praktike per jeten tone.
Kapedan,
emrin mund te nderrosh por mendimin e ke ne vend numero.
Mund te konsiderosh pak me shume vemendje ne mendimin e tjetrit, ne kete rast te ‘agjentit 333’
sa per ;”(”Mos deshiro gruan e tjetrit!”)” si rrefleks te kushtezuar, edhe ‘deshiro gruan e tjetrit’ eshte rrefleks i kushtezuar.
Kapedan shkruan:
Kapedan, sa për etimologjinë, të sqaroj unë: shqipja turp vjen nga latinishtja turpis, turpe me kuptimin “i shëmtuar” (ndoshta me ndërmjetësimin e italishtes ose të venecianishtes ose të latinishtes kishtare), ndërsa shqipja trup është huazim nga sllavishtja, pas gjase proto-sllavishtja.
Përndryshe pajtohem me vërejtjen tënde – një shoqëri që e shpërfill turpin është shoqëri fëmijësh të rritur në pyll, bie fjala nga ujqit ose baldosat. Aq më tepër që, në mungesë të turpit, edhe transgresioni vetë e humbet kuptimin dhe të gjithë i zë gjumi me telekomandën në dorë.