Sonte ishte natë me hënë të hollë, prandaj m’u shkrep të sjell në blog një listë pjesësh muzikore pak a shumë klasike, që jo vetëm më pëlqejnë, por edhe gjithnjë më kujtojnë Shqipërinë transhendentale, ose thelbin. U kam shtuar nga një nyjë për në Amazon.com, dhe titujt ua kam lënë në anglishte. S’kam ndonjë parapëlqim kushedi çfarë për interpretimet; shumë nga CD-të e referuara mund të gjenden lirë.
Mussorgsky:
1. Pictures At An Exhibition: Promenade (orkestruar nga Ravel)
3. Dance of the Persian Slave Girls
Enescu:
Bartok:
Tchaikovsky:
Arab Dance (baleti “Arrëthyesi”)
Chopin:
Kodaly:
Sibelius:
Skalkottas:
Karaindrou:
Ulysses’ Gaze (muzikë filmi)
Khachaturian:
Sabre Dance (baleti Gayanne)
Rimsky-Korsakov:
Borodin:
Ippolitov-Ivanov:
Gjeni Nocturn n15 te Chopin-it (kam zbuluar qe shqiptohet si versioni i vajzez injorante te Karnevalet e Korces) te egzekutuar nga Sylvia Capova ose Tomsic Dubrova. Me tej kisha per te bere nje verejtje per te çuar ne ekuiliber situaten muzikore boterore. Pak a shume kjo playlist qe ke shtruar, i ngjan asaj personales per momentet e meditimit ose te risjelljes ne jete te momenteve nga e kaluara.Vecmas te mungon nje pjese shqiptare.
Une demokratikisht mendoj qe kjo pjese mund te jete Bakllama Solo pa emer artisti nga albumi Authentic Albania.
Askushi shkruan:
Në fakt, lidhet me momentet nga e tashmja. Këto janë pjesë që ma kujtojnë Shqipërinë kur i dëgjoj tani – por jo sepse i kam pasë dëgjuar dikur në Shqipëri.
Për muzikën s’ka kuptim të flitet shumë, por mua më duket se Shqipërinë këto pjesë e sjellin me vete, nuk e zgjojnë brenda meje.
Prandaj ua sugjerova miqve; meqë përjetimi i muzikës është vërtet subjektiv, por ndoshta ka edhe një subjektivitet kolektiv. Ndoshta janë genet që vibrojnë…
Meqë ra fjala, pjesët mund t’i dëgjoni të gjitha, falas, në këtë faqe. Duhen kërkuar me titull, natyrisht; dhe ndoshta duhet shkarkuar riprodhuesi, por ia vlen.
Ah, ajo Pictures at an exhibition eshte gjigande!
E gjitha ajo…sidomos minutat e pare
Promenade, Gnomus, Promenade dhe Old Castle!
Si gjithmone…ngela duke e fut ngado…
“Tzigane” e Ravel eshte gjithashtu e mrekullueshme.
Ata mussorgsky, Korsakov dhe Borodin, kane qene shoke te tre, benin pjese tek grupi i te pesteve, dhe kompozonin bashke..
“Në fakt, lidhet me momentet nga e tashmja. Këto janë pjesë që ma kujtojnë Shqipërinë kur i dëgjoj tani – por jo sepse i kam pasë dëgjuar dikur në Shqipëri.”
Mendoj se e ke fjalen qe degjimin e sotem e ke te pa influencuar nga ai i kohes se shqiperise, edhe pse s’je ne ate shqiperi tani, perndryshe del qe meson ate qe s’dije nga shqiperia jashte saj (muzikes, kultures…etj), duke e bere shume me artistik mendimin si bote, qe s’kame as nji dyshim te jete edhe keshtu.
……
“Për muzikën s’ka kuptim të flitet shumë, por mua më duket se Shqipërinë këto pjesë e sjellin me vete, nuk e zgjojnë brenda meje.”
Shqiperia mendoj se eshte ajo qe e bene ti/kushdo te jete, dhe e gjene ne te perditeshmen, referuar asaj shqiperie, tendes. E pare nga e sotmja eshte ndryshe nga c’ishte ne ate kohe. Arsyeja eshte se edhe ti/kushdo eshte ndryshe dhe do vazhdoj te ndryshoj me jete. Arsyeja eshte e thjeshte, se je/jemi Jete. Fisi i jetes ndryshon, ndryshon c’do gje.
SHume e shume e shume.
Por per momentin, Simfonia e 7 e Bethovenit, levizja e dyte. Nje nga perlat e fshehura ( Simfonise se 7 nuk para ia vershellen njeri)
Per cdo nate, do te thoja Stabat Matter, te gjithe ciklin.
Ka disa autore qe jane marre me te, qe nga Vivaldi, Pergolezi e shume te tjere.
Mua gjithmone ma kujton Shqiperine ”Appassionata” e Beethoven-it, mbase se me kishte pelqyer edhe filmi, por Hyrja (ouverture) e Tannhauser eshte dicka qe me le pa fryme.
(jashte qendres…diku nga periferia e temes)
Meqe ra fjala te Beethoven. Une u njoha dhe u dashurova me muziken klasike..dikur i vogel ne Shqiperi pikerisht me Beethowen. Nje dite, ketu ne Itali, i shtyre prej kuriozitetit bleva nje liber me titull”Beethoven-Autobiografia di un genio”. Eshte nje permbledhje e korrispondences se tij ne vite. Ne nje analize te pare kerkoja gjenialitetin neper fjalet e tij …ne mendimet apo tek ndonje shprehje gjigande. Por ngela i zhgenjyer. Aty kuptova qe talenti shpesh-here nder gjenite eshte nje entitet(njesi) me vehte, i pavarur. Ai mund edhe mos te kete lidhje fare me bartesin e tij(ne kete rast me Beth). Neper letra kupton qe eshte nje njeri i cenuar menderisht…mbase mbase guxoj dhe them cinik.. gati medioker. Por kur degjoj muziken, qe ai aty nga fundi i karrieres vetem e imagjinonte pasi ishte teresisht i shurdhet, mendoj dhe jam i sigurt qe gjenialiteti jetonte, po, brenda tij por pavaresisht nga ai. Persa me perket gjithe naten Chopin dhe Satie. Persa i perket Shqiperise nuk e di pse fatalisht me vjen ne mendje sa here qe degjoj “La Cavalcata delle Valchirie” te Wagner-it. Mbase sepse e mendoj gjithmone nen nje erresire apokaliptike.
Pothuajse çdo gje te Ravelit e dua shume,sidomos interpretimin e muzikeve cigane e ka te shkelqyer.Po ashtu dhe muzika e filmit “Ulysses Gaze” eshte e mrekullueshme.
Une kam dhe nje melodi shume fare per zemer.Kete melodi te Schubertit e kane vene si kolone zanore ne shume filma si Barry Lyndon i Kubrick,Nostalghia i Tarkovskyt apo Mesuesja e Pianos e Hanekes dhe per mua mban numrin nje.
Ja dhe linku i saj ne youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=-FE1Y8TwhBY
flm qe i ndate me ne keto vepra.
pa harruar pjesa e Schubertit quhet “piano trio in E flat”
shpresova se xhaxhai do na jepte tituj shqiptare dhe me ngacmoi fakti qe nga te gjitha kenget qe xhaxhait i kujtonin Shqiperine asnje nuk ishte pjese shqiptare :). Te njejtin problem kam dhe une. Me shume sepse ketu ku jetoj kur vendasit me pyesin ti jap muzike shqiptare mbetem keq. Cfare ti jap???
Nuk besoj se jam i vetmi nga brezi im me kete problem. Gjate femijerise me mesuan te percmoj fshehurazi cdo gje qe vinte nga propaganda e shtetit komunist dhe viktima e pare e kesaj perqasjeje ishin pak a shume te gjitha kenget (qofshin ato me apo pa traktoriste :)).
Cfare i mbetet muzikes se re shqiptare nese zhvishet nga traktorizmat e turqizmat?? Per cdo lloj linku do t’ju isha shume mirenjohes.
Në të vërtetë lista ime ishte shumë specifike – e pjesëve që më kujtojnë Shqipërinë. Nuk ishte listë e pjesëve që më pëlqejnë më shumë, as e pjesëve që i gjykoj si kryevepra. Gjithnjë preferoj të dëgjoj Schubert-in ndaj Musorgski-t, ose Mozart-in ndaj Bartok-ut, ose Bach-un ndaj Çajkovski-t, ose Dvorak-un ndaj Enescu-t; por tek të parët nuk gjej asgjë që të më kujtojë Shqipërinë, përveç momenteve kur unë vetë i kam dëgjuar në Shqipëri… Natyrisht, mundësitë për të dëgjuar muzikë klasike në kohën time ishin të kufizuara; ndonjë simfoni të Beethoven-it, koncertin e Grieg-ut për piano dhe orkestër, uverturat e Rossini-t, ose “Preludet” e Listit. Një mik imi që studionte në Milano më pat dhënë për të kopjuar kaseta me pjesë për piano të Chopin-it dhe të Debussy-së, si dhe disa sonata, gjithnjë për piano, të Beethoven-it. Mbaj mend që, edhe pse Chopin më jepte ndjesinë e një bukurie të papërsëritshme, Debussy më linte krejt gojëhapur, një lloj muzike që deri atëherë s’e kisha dëgjuar kurrë, por që m’i fliste një pjese ende të panjohur të shpirtit. Vite më vonë, në Itali, do t’i vinte radha Ravelit, Çajkovskit e ndoshta Mozartit; por nuk e harroj emocionin një natë në Napoli, kur orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar luajti “Uverturën Festive” të Nikolla Zoraqit! Vërtet, muzika serioze në Shqipëri ka pasur arritjet e veta, por kush të kujdeset për to sot? Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Pjetër Gaci, Thoma Gaqi, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Aleksandër Peçi… pa përmendur muzikën e filmave, ku mundësitë për të eksperimentuar ishin më të mëdha. Por është krim që të mendosh se qarkullimi i vlerave të tilla mund të bëhet sipas ligjësive të ekonomisë së tregut; sepse tregu shqiptar për muzikën klasike nuk ekziston, as do të ekzistojë ndonjëherë. Pikërisht këtu Ministria e Kulturës mund të kish bërë diçka; për të prodhuar CD me muzikë shqiptare serioze, të luajtur nga muzikantë shqiptarë që përndryshe kanë mbetur pa punë dhe u bien qemaneve në mejhanet e kryeqytetit, për të zbavitur hordhitë e shpellarëve mishngrënës…
Eni tjeter,
Nje pianiste nordike e quajtur Kirsten Johnson ka nxjerre 2 CD me muzike pianistike shqiptare me Shtepine Diskografike GUILD (www.guildmusic.com) me nr. katalogu, 7257 dhe 7300. Di qe deri pra dy vjetesh ishte edhe e mundur t’i bleje on-line. Nuk jam ne gjendje te gjykoj per cilesine e interpretimit te K. Johnson, por pjeset me duken mjaft interesante. Ato te Harapit jane perfekte. Ka qelluar qe me vajzen e tij jetoj ne nje qytet (por rralle shihemi, sa rralle!). S’me erdhi mire qe ajo p.sh. nuk dinte gje fare per keto vepra te interpretuara dhe te publikuara te te jatit. Kur edhe nordiket vete e shkelin ate punen e te drejtave te autorit, ç’na mbetet ne ballkansve…
Nje muzikolog i quajtur Marcel Cellier (qe s’eshte nje zar dokudo, por nje “grammy winning author”) ka botuar edhe te pakten 2 CD (nen etiketen ARC music: ku ARC rri per “arcaic”, por kesaj rradhe me muzike popullore shqiptare, marre nga ca incizime te tijat bere ne Shqiperi ne fillim te viteve 80. Per dreq ka dhe nja 2 kenge per Partine aty brenda, por ose Cellier s’ka kuptuar fjalet, ose s’ka çare koken per to duke u perqendruar tek muzika. Nuk mbaj mend te kem provuar prape nje emocion aq te forte per nje muzike sesa kur ridegjova pas te pakten 20 vjetesh “Kengen e Celo Mezanit”, me lotet qe me rridhnin. E snoboja rendshem kete kenge ne adoleshencen time. Atehere, sigurisht, pelqeja me shume Deep Purple. Tani nganjehere i degjoj prape Deep Purple, me tim bir, ate koncertin ne Japoni, kur degjohet “live” bile edhe krisma e pistoletes se atij lumemadhit qe ia hoqi vetes gjate kenges “Sweet child in time”, bile kam shkruar edhe nje poezi per “Deep Purple”, gje kjo jo krejtesisht e thjeshte po te duash te mos shkruash banalitete, po ajo balade e permallshme, angeshtuese, per nje person, tekefundit, historikisht i panjohur: Celo Mezani, ze sigurisht nje vend te madh ne mua. Per te nuk jam i zoti te hedh ne leter asedhe nje fjale (nuk se ka ka nevojen per fjale grafomanesh!).
Xha xha,
ne ate listen tende ideale titulluar “Nostalgica” shto edhe 2 kuartetet per harqe te Leos Janacek.
Miredita,un jan nje pianist nga Kosova dhe kisha pasur deshir te di se ku mund ta gjej vepren TOCCATA nga Çesk Zadeja per ta degjuar,d.mth. si mund ta ndegjoj kete veper te bukur.
Ju faleminderit.
Pershendetje nga Kosova,Gjakova.!
Reklama më poshtë është për Zürich Chamber Orchestra. Ju përshëndes.
http://youtube.com/watch?v=INyo5ctzmGo
Po perpiqem te gjej ndonje burim per te degjuar vepren e Henry Litolff. Pervec Amazonit. Shtrenjte. U perpoqa ta shkarkoj nga Ares por nuk ishte fare aty.
Kush nuk e ka degjuar Litolff-in le ti hedhe nje sy. Mund te them se me sjell shume kujtime nga Shqiperia.