Festën e 17 shkurtit shqiptarët e prisnin prej shekujsh, ndaj edhe me të drejtë gëzimi u shfaq hapur dhe “rakia” u derdh lumë. Pavarësia e Kosovës u festua njëlloj si dasma e parë pas vite të tëra dhimbjesh. Siç ndodh gjithkund, farefisi ngazëllehet, këndon e vallëzon, duke harruar të paktën për ca ditë se çatia e shtëpisë, ku familja e re do futet, është ende pa hedhur dhe muret akoma të pasuvatuara. Të drejtën e lumturisë e kanë të gjithë, sidomos ne shqiptarët, që në histori nuk kemi pasur shumë raste të tilla. Mirëpo, tani që sazet e lanë muzikën, tani që u lodhëm së kërcyeri, tani që rakia po na del, është mirë të mendojmë për ndërtimin e plotë të shtëpisë. Sepse besimi dhe kredia që miqtë na dhanë, duhet justifikuar deri në fund. Të mira materiale kemi me bollëk: tulla, llaç e beton sa të duash; nuk na mungojnë as dëshira, as angazhimi, as mençuria. Ajo që na mungon është vetëm koha. Përnjimend nuk kemi kohë për të humbur, mëngët duhen përveshur pa vonesë.
Në se është e vërtetë se e vetmja temë tabu, është tabuja vetë, atëherë ne si shqiptarë nuk duhet të frigohemi nga çka diskutojmë. Përkundrazi. Rrahja e mendimeve, kur nuk janë provokacione apo fyerje, vetëm na e rrit dhe na e përforcon vetëdijen kombëtare. Kështu që, diskutimet për identitetin tonë, tani që jemi pak esëll, nuk duhet të na trembin. Gjithkush e di se tema e identitetit shqiptar brenda e jashtë kufijve të dy shteteve shqiptare është delikate. Situata ndërlikohet më tej nga fakti se edhe vetë identiteti është koncept kompleks, madje ende në zbërthim e sipër edhe në vendet perëndimore, ku shoqërive multikulturore po i rrinë ca si ngushtë kufijtë dhe përkufizimet tradicionale për identitetin.
Shqiptarët e kanë ndjerë gjithnjë vetën si një trung i ndarë, madje i copëtuar. Pavarësia e Kosovës krijoi vërtet një shtet të veçantë, të shkëputur, por ama u jep sot shqiptarëve mundësinë të komunikojnë lirshëm midis tyre. Deri tani, më duket se asnjeri nuk e ka vënë në dyshim identitetin e përbashkët shqiptar të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve të Shqipërisë. Gjuha, kultura, simbolet, traditat janë të njëjta. Pra, identiteti shqiptar nuk diskutohet. Mirëpo, disa karakteristika identitare – kryesisht ato që e kanë prejardhjen nga nënkulturat – midis shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve të Shqipërisë, ose siç u tha më parë, midis kosovarëve dhe shqipëritarëve, mund të jenë të ndryshme. Aktualisht, ky diskutim perceptohet si herezi nga një pjesë e shqiptarëve, në të dyja anët e kufirit. Motivi duhet gjetur ndoshta tek frika nga orvatjet përçarëse, ose nga instrumentalizimi i ndryshmërinë. Është normale, mëse normale, që shqiptarët të merakosen pikërisht tani që arritën diçka pas vuajtjeve shekullore. Mirëpo, njohja e vetvetes është detyrimi i parë për një komb që dëshiron të projektohet drejt së ardhmes.
Tani që Kosova është Republikë më vete, të gjithë po presim me padurim se nga do e drejtojnë (dhe si do e drejtojnë) elitat kosovare vendin e tyre. Pyetjet vijnë vetvetiu. Çfarë peshe do të ketë tani Tirana në politikat e Prishtinës? Qendra gravitacionale do zhvendoset nga Tirana në Bruksel, apo do të jetë në Prishtinë? Si do ndërtohet identiteti i ri kosovar? Në çfarë raporti do të vendosen etnitë e ndryshme në Kosovë, serbët do shikojnë nga Beogradi, shqiptarët nga Tirana, apo të dyja palët do shihen në sy brenda Prishtinës? Si do veprojnë qeveritë e Shqipërisë tani që kosovarët nuk janë më jetimë? A do të jenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie partneriteti me dinjitet të barabartë? A do të dinë të bashkërendojnë veprimet për të mirën e shqiptarëve kudo qofshin?
Shumë pyetje do marrin përgjigje më kalimin e kohës. Por ndërkohë lipset që ta njohim më mirë veten, edhe dallimet midis nesh, sepse është e vërtetë që shqiptarinë e kemi të përbashkët dhe as topi s’e luan, por disa aspekte identitare dytësore mund të jenë të ndryshme, çka mund të ndikojnë në kursin drejt së ardhmes. Kuksianët (sa për shembull) ndryshojnë disi nga vlonjatët, por këta jetojnë brenda një entiteti shtetëror. Sipas gjasës, tropojanët janë kulturorisht më afër Prishtinës, por jetojnë në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë dhe respektojnë ligjet e kësaj të fundit.
Diskutimet identitare u shërbejnë gjithnjë bashkësive, kur nuk instrumentalizohen dhe nuk mitizohen për qëllime të tjera. Për shembull, personalisht gjithnjë kam menduar se kosovarët ndryshojnë nga shqipëritarët për sa i përket aftësisë për të jetuar në bashkësi. Kosovarët i kam parë më të zotë e më të urtë në veprime dhe vendime kolektive, çka më bën të shpresoj se Kosova do të zhvillohet shpejt e vrullshëm. Objektivat madhore të një kombi duhen ndjekur së bashku, natyrisht pa mëtuar unanimitet në gjëra të tjera. Dasitë dhe inatet që ziejnë në Shqipëri, sa në bar aq edhe në parlament, edhe për synime strategjike, ndoshta vijnë për shkak se u ka munguar pushtuesi tek dera e shtëpisë, por ky është një interpretim që nuk e vë në diskutim dallimin e lartpërmendur.
Në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë ndërtonin bunkerë, kosovarët kishin mundësi të lëviznin në Evropë. Emigracioni kosovar ka qenë vërtet i dhimbshëm si çdo emigracion, por i zhvilloi shkëmbimet me perëndimin, që do të thotë përparim nga shumë pikëpamje. Kur në Tiranë ekonomia e tregut barazohej me djallin, dhe shuhej në kujtesën e të moshuarve, në Prishtinë ndërtoheshin shtëpi private me kredi. Kosova ka një mijë probleme, por ekonominë e tregut e njeh më mirë se Shqipëria. Nga ana tjetër, vërej me kënaqësi se në Kosovë dinamikat e marrëdhënieve midis qytetarëve dhe elitave janë më të strukturuara dhe të bazuara në respektin e ndërsjellë.
Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, kosovarët (për arsye të kuptueshme) e kanë njohur më mirë realitetin dhe psikologjinë serbe. Për vete, gjithnjë i kam pasur zili se dinin të komunikonin edhe në serbisht, përveç njohjeve që kishin për historinë e kombeve jugosllave. Nga kjo pikëpamje, kosovarët janë të avantazhuar në marrëdhëniet me serbët, sepse i njohin, si të thuash, me dhëmbë e dhëmballë. Njohja do t’i ndihmojë të krijojnë, më shpejt se ç’mendohet, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Në këtë pikë, më duket se kosovarët janë stërvitur më shumë me ndryshmërinë, shpesh çelës i njëmendtë për të përballur sfidat moderne.
Vitet postotalitare, veçanërisht vitet dymijë, d.m.th. pas çlirimit të Kosovës, unë do t’i quaja vitet e kthjelltësisë, përsa i përket marrëdhënieve midis shqiptarëve. Këto vite mundësuan njohjen e ndërsjellë dhe rrëzimin e shumë miteve. Në kapërcyell të mijëvjeçarëve, kukumali me eshtra paragjykimesh, perceptimesh të gabuara dhe mitesh të rreme erdhi duke u ngritur dita ditës. Nuk duhet harruar se, gjatë regjimit komunist, sipas periudhave, politika sillej në mënyrë skizofrenike ndaj shqiptarëve të Kosovës. Aq sa shumë prej nesh, habiteshin që kosovarët “e flisnin aq mirë shqipen” (sic!). Perdja e dyshimit që na ndante asokohe, e frymëzuar nga politika paranojake, erdhi në kohë duke u zbehur. Lëvizjet menjëherë pas rënies së diktaturës i shtuan thelbësisht mundësitë njohëse, edhe pse era e mbeturinave paragjykimore ndihej ende në ajër. Eksodi i kosovarëve gjatë luftës së çlirimit, bëri të njiheshim më mirë midis nesh, anipse në kushte dramatike. Megjithëse urimi do të kishte qenë ndryshe, kontaktet midis shqiptarëve u dendësuan në të gjitha nivelet, si kurrë ndonjëherë, pikërisht në një nga periudhat më të vështira që kemi kaluar si komb.
Kosova e pavarur është shans i papërsëritshëm edhe për Shqipërinë vetë. Kjo e fundit ka fatin të jetë fqinje e bashkëkombësve të vet, e njëkohësisht fqinje e vendit për të cilin kanë vënë bast vendet më të përparuara demokratike. Elitave shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, u kërkohet të krijojnë sinergjitë e duhura për të mirën e qytetarëve të tyre. Mirëpo sinergjia kërkon njohjen e energjive, të ngjashme ose jo, në mënyrë që të jenë plotësuese dhe bashkërenduese, atje ku është e nevojshme. Tani që Kosova ka shtetin e vet, marrëdhëniet shtetërore me fqinjët do të riformatohen nga fillimi mbi baza demokratike perëndimore. Kjo do t’i fshijë gradualisht jo vetëm dëshirat mesjetare për sundim që ekzistojnë ende në Serbi, por edhe tundimet paternaliste që mund të ketë ndokush në Shqipëri. Kosova do t’i shpëtojë në këtë mënyrë edhe zjarrmive pseudokombëtariste, që shikonin tek ajo dhe tek qëndrimi ndaj saj patentën e nacionalistit të mirë. Së fundi, Kosova e lirë ka krijuar pritje e shpresa jo vetëm tek kosovarët, por edhe tek shqipëritarët. Ajo do t’i shërbejë si shtysë Shqipërisë për të përshpejtuar hapat drejt Evropës, jo si konkurrente, por si bashkudhëtare aleate, e ndoshta më shumë. Rëndësi ka që qytetarët shqiptarë të ndihen krenarë për identitetin dhe vlerat e tyre, në një hapësirë ndërshqiptare të lirë, të begatë e të çliruar nga komplekset, ku në qendër të jetë njeriu dhe dinjiteti i tij.
Aktivizim vizual i problemit soc-ekonomik-kulturor.
Kemi nje trekendesh me dy brinje te barabarta;
(A) Deshira*: Pika me e larte,
(B) Nacionalizmi*: njera brinje
(C) Antinacionalizmi* tjetra brinje,
Ekonomia*: brinja baze e vogel (ose ” madhe”) e trekendeshit
Kultura*: hapsira mes brinjeve.
Tani, dy rruge jane, ose te merremi me dimensionet e brinjeve te trekendeshit duke i proporcionuar ato, ose jo.
Ne vend te shohim hapsiren e nderteses ku banon Kultura* me Deshire* lartesuar aq sa ndertesa me e larte, qe varet nga lloji i nacionalizmave, te zhdukesh brinjet dhe te besh hapesire pa fund Kulturen*, si hapsire ku dielli (drita) behet lartesi per Deshire*, kjo i ngjan me shume figuracionit me jete per te gjithe, ne te gjithen jete, dhe jo duke qene me pak a me shume shqipetar apo te tjera lloje te zgjedhurish. Kjo hapsire do kete vende, sic ka edhe per ate qe ne shohim edhe per ate qe s’shohim, por kjo fillone nga vetja me deshire si e diellit qe s’mbaron, pa predikuar me teper se vepron dikush i vete quajtur apo quajtur nga te tjere me emra e epitete pa fund.
Vemendje,
Shprehu edhe nje here me mire dhe me qarte e pa metafora gjoemetrike. Shume i lodhshem.
Me lehte. Me lehte. Perpiqu. Kam besim se ke forca.
Trekendeshin dybrinjeshem e pac ti dhe jo ne.
Po shprehm qart dhe me metafora jo te lodheshme per mua.
Kurajo jepi vetes te kuptosh kur lexon, por me vullnet te mire edhe pse nga ai i yti.
McCoy, ti qenke shumes? Ne pergjithesi njeri shkruan per vete se si bene pjese ne te teren (bashkesine “NE”)
Me gjithe ate une po te kuptosh c’kame thene doja te isha pa ato “brinje” dhe ti zgjedh te njejten gje, por do te fusesh te tjeret ne brinjet e trekendeshit. Per sa metafora flet eshte nga c’vezhgoj rreth vetes te ndodh, dhe jo te polemizoj individualisht me ty apo me cilindo aq me teper ne nji format te till (virtual) qe te rrugaceron krenarin inferiore.
Qe te te zgjedhe dikush te jete jashte brinjeve te trekendeshit s’mjaftone deshira, ajo eshte nje fillim i mbare, megjithe ate, ne jemi c’jemi, dhe s’jemi c’themi shumicen e rasteve.
Vemendje,
Vazhdo me te tjeret tu tregosh dy brinjet e njejta te trekendeshit se une do gezoj fundjaven dhe te mos merem me ty. Jam i sigurte qe Luljani ose GH do ti vene drute drejt se keshtu si ti vura une te duket se te rrijne shtrembet. Nuk po dua te fus ne kete valle Xhaxhain se pak halle ka ai po edhe ty te ka mangut. Te me falesh Xhaxha por edhe mund te mos kesh halle. Kot te permenda.
Te kujtoj se ke edhe dy kende te njejta. Gjej edhe per kendet ndonje gje; te themi Skenderbeun te keshilloj ta vendosesh ne kulmin e siperm, Fadil dhe Enver Hoxhen ne dy te tjeret e barabarte. Mendohu se c’fare do te japin.
Kurajo i jap vetes per plot te tjera dhe jo per marrezite e tua.
Vemendje, metafore vertet e gjetur por si te kam thene me pare duhet te shprehesh me shkoqur se per nder nuk po te kuptojme.
Pa nacionalizem dhe antinacionalizem? Pa vetedashuri e vetemohim?
s’kuptoj
Q.A.,
“Pa nacionalizem dhe antinacionalizem? Pa vetedashuri e vetemohim?
s’kuptoj”
Me vetedashuri e pa vetmohim arrine harmoni dhe jo mokth, ngerc te izmave te llojeve qe s’lene nacionalen te mari fryme nga ajo qe i takone.
Ka dhe keshtu ne se heq brinjet e trekendshit.
Do pak vemendje te aktivizohet fusha vizive ketu Vemendje. Por ne momentin qe e aktivizon fushen vizive ve re se figura e ofruar eshte arbitrare, dhe nuk i qendron realitetit. T’a zeme se trekendeshi eshte ashtu si eshte. Ate qe ke harruar te shtosh, c’ka eshte edhe me kryesorja dhe qe e mban deshiren lart, pavaresisht nacionalizmit apo antinacionalizmit, eshte lartesia e hequr mbi bazen qe eshte ekonomia, dhe duke qene trekendesh dybrinjenjeshem e ndan ekonomine ne pjese te barabarta. Me kete lartesi mund te shenosh Ligjin. Keshtu, edhe sikur nacionalizmi dhe antinacionalizmi si kufinj ekstreme te kultures te rrezoheshin, deshira mbetet lart prej ligjit, dhe nuk rrezohet ne nje deshire thjesht ekonomike. Tani te duhet te zgjedhesh se cili eshte ideali gjeometrik ne qofte se pikat e ketij trekendeshi do t’i levizesh ne perimetrin e nje rrethi te caktuar. Ideali 1) kur ligji e ndan ekonomine ne pjese te barabarta me veten, cka do te thote se ekonomia eshte ne maksimum, pra eshte diametri i ketij rrethi? Ideali 2) kur ekonomia eshte e barabarte me nacionalizmin e barabarte me antinacionalizmin, cka do te thote se kultura arrin siperfaqen me te madhe te mundshme? Apo ideali 3) i pashpjegueshem, i pareprezantueshem, i pa fjale, dhe pa imazh, thjesht nje sens fantazem, instinkt, shenje pa shenje, dicka ne vijat e shprehjes “ne jemi c’jemi, ne s’jemi c’themi”, te cilen t’a kam vjedhur fuqishem?
Nje dite budallai i fshatit hidhte gure ne buze te lumit. Bashkefshataret qe ja dinin lajthitjen kalonin afer pa i hedhur asnje veshtrim ketij te fundit. Pastaj aty kaluan disa udhetare qe ndaluan dhe pane te lajthiturin tek hidhte gure…dhe filluan te pyesnin veten dhe kalimtaret”C’fare ka bere vaki ketu?”- Pse hedh gure ky njeri ne lume?”.- “Si e ka hallin?”Mirepo banoret qe e dinin keshillonin “Lereni se eshte i mete”- “S’ka ndonje qellim” -” E ka nga budallallepsja”. Mirepo udhetaret nuk u kenaqen nga kjo pergjigje dhe filluan te rremonin per te kerkuar te verteten. Keshtu duke medituar perpara kesaj pamje surreale(te budallait qe hidhte gure) ai me i zgjuari mendoi qe ndoshta e verteta fshihet aty ku s’ua priste mendja, dmth ne shtratin e lumit , poshte ujit te turbullt. Shoket e gjeniut u shtangen nga gjenialiteti i tij dhe u habiten se si nuk u kish vajtur vet ne mendje nje ndricim kaq i larte dhe te bindur pamase filluan te rrremonin te verteten..ne rastin tone shtratin e lumit. Dhe aty uji i rrembyeshem dhe guret e budallait i çuan “Drejt e ne esfel te gomarit” .