Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

EDHE MISHIN, EDHE HELLIN

Agjencia USINFO, e Departamentit Amerikan të Shtetit, njofton se projekti SHBA-Shqipëri për shkatërrimin e municionit tashmë ka përfunduar me sukses, me asgjësimin e rreth 2,700 ton municion, që është baras me rreth 40,000 detonatorë, mina detare, bomba aviacioni dhe pjesë torpedosh. Qëllimi i një inciative të tillë është të sigurojë që ky municion të mos përfundojë i shitur ilegalisht shteteve që sponsorizojnë terrorin e t’u kalojë pastaj terroristëve.

Nga ana e vet, gazeta “Shekulli” njofton se:

Në harkun kohor të dy viteve, Shqipëria ka eksportuar 8 milionë dollarë armatime

Një nga eksportet që ka pësuar rritje edhe në vitin 2007 është edhe ai i armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, municioneve, etj., që kanë pasur destinacion vendet e tjera. Sipas një raporti të publikuara nga Qendra Shqiptare për Tregtinë (ACIT), bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave del se vetëm gjatë 6 muajve Shqipëria ka eksportuar rreth 2.8 milionë dollarë armatime të kategorive të ndryshme. Duke mos përfshirë në këtë llogaritje, 3-mujorin e fundit të vitit 2007, në harkun kohor të dy viteve Shqipëria ka eksportuar rreth 8 milionë USD armatime të llojeve të ndryshme. Tregtimi i këtyre mallrave, që sipas bilancit tregtar kapin një vlerë rreth 8 milionë dollarë në vitin 2006 dhe 2007, është me një rritje të ndjeshme nëse krahasohet me vitet e tjera të tranzicionit. Referuar të dhënave tregtare në vite, zëri “Armë dhe municione” me gjithë artikujt e tjerë ndihmës të makinës ushtarake ka pësuar një rritje edhe në vitin 2007, krahasuar me vitin 2006.

Mbetet për t’u njoftuar nëse armatimi i asgjësuar në kuadrin e projektit amerikan ka qenë i shitur tashmë, apo vetëm i premtuar.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin