Enveri në Zululand
NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesburg. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve. Ai u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Susan. Emrin Anwar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës, ndërsa emrin Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu. (Gazeta Shqiptare)
Tjetër topless i paautorizuar në jug të vendit
Zoti Pango ka qenë pa dyshim një prej klientëve VIP në suitat e hotelit “Rapos”, në Potam, ku mësojmë se ka qëndruar pak ditë fundjavën e shkuar. Paparaci ynë e ka fotografuar pikërisht në ambientet e hotel “Rapos”, ku ministri Pango është akomoduar mesditën e 10 gushtit. I pashoqëruar nga bodiguardë dhe pa zhurmën e zakonshme, që lënë pas makinat qeveritare, zoti Pango është vendosur qetësisht në dhomën e prenotuar disa ditë më parë, ndërsa mësonim se udhëtonte vetëm dhe po kështu i vetëm ka udhëtuar sërish drejt Tiranës. Pak orë pasi është vendosur në dhomën e tij ai ka zbritur në pishinën e hotelit, ku rastësisht ose jo, është takuar me kolegun, deputetin Neritan Ceka, me gazetarin Blendi Fevziu dhe drejtorin e TV Klan, Aleksandër Frangaj. Gjithmonë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm për pamjen e tij, jo vetëm tashmë që është ministër, por edhe gjatë kohës që ka qenë pedagog në fakultetin e Shkencave Sociale, zoti Pango ka përfituar nga pushimet për të zhveshur rrobat zyrtare dhe për të veshur rrobat e banjës, ndërsa ka zbritur në pishinën e hotelit luksoz, duke menduar, se këtë radhë vëmendja nuk do të përqendrohej mbi të. Dhe me sa duket kjo pakujdesi e vogël ka mjaftuar që paparaci ynë të largohej nga Himara, me një foto ekskluzive të ditëve të pushimeve të ministrit Pango në plazhin e Himarës. (Panorama)
Lehtësia e Papërballueshme e Qenies…
[Tirana Observer interviston Shaban Sinanin]
A do të doje të kishe një emër tjetër?
Në mjedise dhe me miq të huaj disa herë më ka ndodhur që ma kanë ngatërruar emrin. Një regjisoreje hebreo-amerikane, pas një bisede të gjatë që zhvilluam për një dokumentar shkencor për shpëtimin e hebrejve në Shqipëri, iu fiksua në mendje se duhej të isha hebre dhe vazhdimisht më drejtohej me emrin “Shabat”. Kjo ngatërresë m’u përsërit dhe në një konferencë ndërkombëtare, kur një studiuese me mbiemrin “Orefice” ngulmonte se mbiemri im duhej të ishte “Sinai”. Më vonë, nga filmi i Beninit mësova se “Orefice” ishte mbiemër hebraik. Këto janë episode të bukura sa për të qeshur. (Tirana Observer)
…dhe Kombësia e Qenit
Gruaja që ushqeu qentë serbë
Mund të duket si një përrallë, por është 100 për qind e vërtetë. Kuzhinierja shqiptare e Ambasadës së ish-Jugosllavisë në vendin tonë, për dy vjet me radhë u ka dhënë ushqim qenve serbë. Pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1999 mes dy vendeve, për shkak të luftë së Kosovës, përfaqësuesit serbë që ndodheshin në Shqipëri u larguan, por jo plotësisht. Pas tyre lanë dy qentë të racës pastor dhe kujdestarja e tyre ishte një grua shqiptare e cila i ushqeu për dy vjet pa asnjë lek. (Tirana Observer)
Orefice, qe ne italisht domethene “argjendar”, me shume se mbiemer hebraik qe thote prof. Sinani, lidhet me nje zanat qe do ta kene pase tradite hebrejte ne Itali, po une kam njohur edhe argjendare italiane qe kane qene me origjine shqiptare.
Ne anglisht do te thote ‘vrime’ dhe perdoret per te emertuar gjithe vrimat e trupit te njeriut.
Kreshnik, ndoshta për atë arsye nuk para ndesh, këndej nga ne, shumë hebrenj, ose edhe johebrenj me mbiemrin Orifice. Do të jenë seleksionuar negativisht.