Analisti Mark Marku shkruan në “Shekulli”:
“Kleri katolik shqiptar ka një traditë të shkëlqyer, traditë që e njeh atë si gardianin kryesor të besimit katolik në Shqipëri, por edhe një element të rëndësishëm të identitetit kombëtar shqiptar. Madje nuk dihet se cili prej këtyre elementëve ka qenë përcaktues në konfigurimin e klerit katolik në Shqipëri. Formula e Pagëzimit dhe Meshari janë njëherësh dokumente të rëndësishme të historisë së kishës shqiptare, por edhe dokumente të rëndësishme të gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dëshmi të rezistencës kombëtare, por edhe të afirmimit fetar Një simbiozë e tillë mes kishës dhe kombit shqiptar do të vazhdojë për më shumë se pesë shekuj. Pikërisht në saj të kësaj simbioze Shqipëria dhe shqiptarët një vend dhe një popull që pjesën më të rëndësishme të historisë së tyre i kaluan nën Perandorinë Osmane, sot janë një komb me fytyrë evropiane dhe një kulturë ku dominantja kryesore kulturore është kultura perëndimore. Mrekullia qe se nën ndikimin e Buzukut, Budit dhe Bogdanit, një yjësi e tërë intelektualësh u bashkuan në këtë ambicje për të skicuar profilin e ardhshëm perëndimor të Shqipërisë.”
S’kam si ta pranoj që shqiptarët në tërësi u detyrohen katolikëve për orientimin e tyre evropian. Orientimin evropian shqiptarëve ua dha Rilindja. Katolikët kishin meritën e tyre në Rilindje, por lëvizja mbahej gjallë kryesisht me energjitë shpirtërore, intelektuale dhe materiale të ortodoksëve shqiptarë e vllehë nga njëra anë, dhe të bektashinjve nga ana tjetër.
Orientimi pro-perëndimor i Shqipërisë së Jugut nuk ka lidhje me katolicizmin. Lidhjet e Korçës me Rumaninë dhe tërthorazi me Francën; lidhjet e zonave të mërgimtarëve me SHBA; orientimi filoitalian i parive myslimane në Gjirokastër dhe Vlorë dhe më në veri, Tiranë dhe Durrës, përsëri nuk kanë të bëjnë me katolicizmin.
Numri i madh i studentëve në Perëndim gjatë viteve 1924-1939 i dha Shqipërisë një elitë të shkëlqyer, që e merrte dritën prej Perëndimit. Të mos harrohet se në ato vite, një revistë si “Përpjekja” e Branko Merxhanit perceptohej si më pro-perëndimore sesa, ta zemë, tradicionalet “Leka” e “Hylli i Dritës” të misioneve katolike.
Karakteristikë e kulturës katolike në kohët osmane dhe më pas (deri në 1944) ishte vetizolimi pak a shumë vullnetar, karakteri introspektiv. Të vetëdijshëm për pozitën e tyre si pakicë, katolikët nuk kërkuan ndonjëherë të merrnin në dorë kulturën ose edhe krejt qytetërimin shqiptar, por më tepër u munduan të ruanin dhe të riprodhonin vetveten si katolikë dhe si shqiptarë.
Këtu e kam fjalën kryesisht për katolikët e Shkodrës. Sa për të tjerët, këta për arsye që nuk vareshin prej tyre preferuan të mbeten pak a shumë jashtë historisë së Shqipërisë si pjesë qoftë e Perandorisë Osmane, qoftë e Evropës – derisa erdhën komunistët dhe i likuiduan si prani kulturore. [2005]
Eshte me se e vertete qe Shqiptari katolik i shek 19-te nuk kishte shume ndryshim ne sjellje nga njerezit primitive tribale. Por ketu flitet per klerin katolik i cili ngriti bagetine tribale ne rrang ushtrie te disiplinuar e agjitoi e luftoi kunder Stambollit duke zgjedhur aleate si Habsburget, apo Franca.
Katoliket gjithmone kane pasur nje ‘turf war’ me Ortodokset ne Shqiposfere. Forcat shtytese Ortodokse gjithmone kane qene drejt Konstantinopolit. Keta nuk kane si te na japin orientim Evropian, vec ne qofshin peshkope komuniste qe lexojne Biblen diten e Nietszche-n naten.
Kreshnik, vite më parë ma ka dashur puna të lexoj nga kreu në fund të gjitha numrat e revistave “Hylli i Dritës” dhe “Leka”. Nivel shumë i lartë, sidomos “Leka”; gjuhë shqipe e mrekullueshme; një premtim që ndoshta u realizua në një univers paralel me tonin. Megjithatë, më ka bërë përshtypje të madhe atëherë, dhe vijon të më bëjë edhe sot, se këto revista përgjithësisht rreshtoheshin kundër liberalizmit perëndimor, të cilin ndonjëherë e gjenin edhe më të rrezikshëm se komunizmin! Një revistë si “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit ishte shumë më afër Evropës sesa ato dy të tjerat. Por jam dakord me ty për fërkimet midis katolicizmit dhe ortodoksisë ndër shqiptarë; edhe pse mbetem i mendimit se frymën perëndimore në Shqipëri nuk e mbajtën aq gjallë katolikët (të cilët janë mjaftuar shpesh me politikat e tyre pasive-agresive) sesa elementi i ndricuar bektashi në fillim, dhe elementi laik më pas. Nga c’kam dëgjuar në familjen time di të të them se krejt Gjirokastra qytet në vitet 1930 i dërgoi fëmijët e vet të studionin në Itali e në Francë – ca prej tyre sollën pastaj që andej komunizmin dhe e burgosën ose e pushkatuan pjesën tjetër; por në Gjirokastrën e shekullit XX nuk kish njeri që të shihte drejt Lindjes për iluminacione, me përjashtim të mallit total për Janinën e humbur… po ky është muhabet tjetër.
Eshte vija e Vatikanit qe eshte ne kundershtim me ate qe ti quan liberalizem perendimor. Per Vatikanin eshte kryekeput apostazi. Por c’te bejne qe ja u ka zene rrota bishtin e i kane famullite bosh.
Sidoqofte, jam kurjoz te di per ca shembuj retorike anti-perendimore nga keto revista po i pate maganizuar ndokund.
Mjeshtër, nuk të mjafton fare “Lahuta e Malsisë” ty, lexoje njëherë prapë shqip, do e kuptosh se çfarë shikonin si të ardhme për Shqipërinë katolikët (Gjergj Fishta në rastin tonë, kryredaktori i “Hyllit të Dritës”).
E ardhmja, vizioni i Fishtes eshte nacionalist. S’pashe ndonje gje te keqe aty.
Nuk duhet të ketë qenë kleri katolik që zgjodhi Habsburgët, por Habsburgët që shfrytëzuan praninë aty të klerit katolik për qëllimet e tyre?
Sidoqoftë, respektimi i vijës së Vatikanit duhet të ketë qenë rregulli numër një në veprimtarinë e klerit katolik, si për këdo tjetër, edhe në përfaqësuesit e tij shqiptarë. Kështu që sjellja e tij do të përcaktohej nga ai i cili jepte tonin në Vatikan.
Dhe për fatin e tyre të keq, (parë ky si represioni absurd me të cilin iu desh të përballen 1944-s), tonin në Vatikan gjatë kësaj periudhe pranohet se e bënte Eugenio Pacelli, sekretar shteti fillimisht – i njëvlefshmi me një ministër të jashtëm në një qeveri- dhe më vonë i fronësuar papë si Papa Piu XII, i cilësuar nga John Cornwell-i si Papa i Hitlerit (ISBN-10: 0-140-26681-8).
Nëse politikat e Pacelli-t nënshtruan dhe paralizuan degë shumë më të fuqishme se ajo shqiptare, sipas tezës së Cornwell-it, (me rastin më dëshpërues atë të klerit katolik gjerman, duke paralizuar kështu të vetmen forcë që ndoshta do të mund t’i bënte ballë furisë naziste: katolikët gjermanë), për vëllezërit shqiptarë as që mund të pritej pavarësi veprimi jashtë Vatikanit. Politikave të Vatikanit, po t’u shtosh edhe entuziazmin dhe kripën vendore të fretërve shqiptarë – sepse shumica e tyre shqiptarë qenë, madje nga pjesë jo pak tribale të shoqërisë – mund të përfytyrosh që Hoxha i kishte gati të tëra përligjjet që i nevojiteshin për t’i nxjerrë themelet Kishës Katolike Shqiptare. (Interesante, megjithatë, që kjo nuk u bë të nesërmen e ardhjes së tij në pushtet, por vetëm pas nja njëzet e kusur vjetësh. Pasiguri, maturi, lojë e maces me miun?)
Duke e pranuar Hoxhën si prapakthim historik të shqiptarëve, mund të spekullohet se kleri katolik shqiptar ka një pjesë të fajit?

Po myslimanet qe perbejne 90 % te kombit, ku i late. Bektashnjte qe gjithe bota i njeh si tarikat, sekt mysliman (shkolle sufiste) vetem tek ne dolen komunitet me vete, e disa e quajne edhe fe. Ne nje shpi ku jetojne 9 myslimane e nje i krishtere, kuptohet qe meritat e drejtimit dhe orientimit i shkojne ose te gjtheve ose shumices.
Muslimanet ne shqiperi perbejne 10-15 % te popullesise shqiptare. Kaq. Te tjeret kane mbiemra me nuanca islame por nuk jane praktikues. Bektashite kane institucionet e tyre te vecanta dhe ndahen si ortodokset me katoliket.
Kjo nuk është e vërtetë. Nga i keni marrë këto të dhëna? Pse pikërisht 10-15%? Shekulli sapo ka nxjerrë një njoftim të marrë nga Balkan Insight, sipas të cilit myslimanët përbëkan 80% të popullsisë në Shqipëri, ndërsa bektashinjtë një përqindje të papërfillshme. Unë as atë nuk e besoj, sepse studimi i referuar nuk më duket serioz. Shteti shqiptar e ka të pamundur të regjistrojë popullsinë e vet dhe përkatësitë fetare, ndoshta edhe nuk dëshiron. Por shifrat që sillen, duke përfshirë këto tuajat, nuk kanë ndonjë vlerë, përveç dizinformimit.
Eshtë bërë e modës sot në shtypin shqiptar të flitet për fenë, si atë myslimane apo katolike.
Shekulli, para se të nxirrte njoftimin se qenkëmi 90 % myslimanë, nxorri një tjetër lajm, atë të një terroristi të mundshëm, i lidhur me grupe islamike që duan të fshijnë nga faqja e dheut perëndimin.
Po ajo që të vjen keq është mënyra se si komentuesit ‘copëtojnë’ me dashje këtëk lajm, që në vetvete mund të përmbajë dhe të vërteta. E gjithë turma i beson verbërisht gazetarit. Turma, e elektrizuar, synon të thërmojë islamikun e ta përjashtojë nga gjiri i shoqërisë, por ja që nuk ia arrin dot.
E lidhur me kontekstin botëror, mund të formulohet pyetja: pse myslimanët? Pse ata duhet të vuajnë imazhin e disa radikalëve të fesë, të cilët me anë të terrorit kërkojnë të mbijetojnë. Prandaj dhe njoftime të tilla, të cilat kanë qëllime të caktuara, që t’ia vënë fajin atyre, myslimanëve, që televizionet dhe gazetat na i paraqesin si terrorizues.