Konferencë shkencore me interpretuesit e mbishkrimit të Pilurit
Nga Arian Gjyzari
I dërguar i posaçëm i revistës “Murrlan”
PEQIN: Me pjesëmarrjen edhe të disa personaliteteve të shkencës e të kulturës nga Shqipëria, Kosova dhe Turqia, u mbajt sot në kinemanë e qytetit konferenca shkencore “Pellazgët Flasin Shqip”, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Prejardhjes dhe nga Komiteti shqiptar i Dodonës, me ndihmën edhe të fondacionit “Muji dhe Halili” dhe nën sponsorizimin e Bankës Kombëtare të Kursimeve dhe të agjencisë së lajmeve OBOBO NEWS.
Të ftuarit në këtë konferencë, personalitete të shquara në fushën e pellazgjistikës, mbishkrimeve të palexueshme, antropologjisë proto-mesdhetare dhe kozmogonive jogreke të Ballkanit, diskutuan për mbishkrimin e ashtuquajtur të Pilurit, zbuluar në vitin 1992 nga arsimtari Dhimo Thimjo (që sot e ka ndërruar emrin në Thimjo Dhimo, dhe punon si mësues bukurshkrimi në Korfuz), në një faqe shkëmbore të atyre anëve. Siç është vënë në dukje prej kohësh, mbishkrimi është i lexueshëm, pse është i shkruar me alfabetin pellazg (të cilën e adoptuan më pas latinët). Vështirësitë kanë të bëjnë më tepër me interpretimin e tij, për shkak se mesazhi është tepër i shkurtër për analiza kontekstuale.
Ballina e kinemasë ku u zhvillua konferenca, ishte zbukuruar me një riprodhim gjigant të mbishkrimit të Pilurit, i cili lexon:
DINAMOTIJEBOTA
Edhe pse shumica e dijetarëve pajtohen me hipotezën e prof. Mirosh Marashit, për karakterin thjesht pelazgjik të mbishkrimit dhe lexueshmërinë e tij me anën e shqipes së sotme, interpretimet e deritanishme kanë qenë divergjente, duke reflektuar formimin e ndryshëm të studiuesve, por edhe tiket e tyre karakteriale.
I pari në konferencë e mori fjalën prof. Aleko Koleka, i cili pasi përmendi teorinë e vjetër të helenologut prof. Arschlicke, se Amoti dhe Ota janë dy perënditë primordiale të Olimpit pellazg, e zbërtheu mbishkrimin në mënyrë të tillë:
DIN.AMOTI.JEB.OTA
Që lexohet pastaj pak a shumë kështu: AMOTI DIN, OTA JEP. Prof. Koleka u shpjegoi të pranishmëve se kjo pajtohet me të dhënat e teogonisë pellazgjike, sipas të cilave Amoti është perëndia e dijes esoterike, ndërsa konkubina e tij Ota është ajo që ua çon njerëzve dijen e Amotit. Prof. Koleka, tha se mbishkrimi ka karakter përshkrues, dhe duhet marrë si aspekt i ceremonialit pellazgjik të inicimit etnik, në malet Akrokeraune.
Një tjetër hipotezë parashtroi arkeologu i ri Fran Rrokaj, i Universitetit të Lecce-s. Sipas tij, Dina është një emër gruaje mjaft i rëndomtë ndër pellazgët (me kuptimin “ajo që din”, “e dijshmja”). Që këtej mbishkrimi do analizuar si më poshtë:
DINA.MO.TIJE.BOTA
Ku MO është pjesëza e mohimit “mo(s)”, TIJE është forma urdhërore e foljes “thyej” (MO TIJE => “mos thyeje” => “mos e thyej”) dhe BOTA s’është veçse barasvlera pellazgjike e shqipes “botha”, “bytha”. Sipas Rrokaj, mbishkrimi do interpretuar si një ftesë për Dinën për të mos e çarë kokën, për të mos u shqetësuar.
Dr. Shezo Shazo, i universitetit të Janinës, nuk pajtohet me interpretimin e Rrokaj. Asnjë pellazg nuk do të guxonte të përdorte një fjalë tabu si “botha, bytha” në një mbishkrim shkëmbor, shpjegon Shazo. Përkundrazi, në mbishkrime të tilla larg tempujve dhe në zona të shkreta, ka më shumë të ngjarë të gjenden mendime të urta për jetën, të natyrës proverbiale ose aforistike, siç e ka shpjeguar edhe i madhi Zekirja Majani për etruskishten.
Dr. Shazo e analizoi mbishkrimin në këtë mënyrë:
DI.NAM.O.TIJE.BOTA
Duke gjetur në rrokjen e parë DI emrin e thundrakut të njohur përndryshe si “dhi”; në rrokjen e dytë NAM, të njëjtën kuptim si në shqipen e sotme; O është lidhëza “ose”; TIJE është forma e lashtë, pellazgjike e shqipes “thinja, thija”; e më në fund BOTA është përsëri shqipja e sotme “bota”. “Dhi, nam ose thinja bota” ka shpjeguar Shazo, duke sqaruar kuptimin e këtij proverbi si: “Bota është dhi, nam ose thinja”, me fjalë të tjera këtë botë mund ta bësh tënden me pasuri materiale (dhi), famë (nam) ose thinja (eksperiencë).
Përkundrazi, prof. Sukri Zahar, i Qendrës Paleografike të Trebizondës, e lexon mbishkrimin si të ishte një lloj mallkimi, sharjeje ose formule për të trembur syrin e keq.
DI.NAMO.TI.JE.BO.TA
Është analiza e Zahar, i cili në pajtim ttë plotë me Shazon e lexon rrokjen e parë si “Dhi”, ndërsa rrokjen e dytë si një formë participale të foljes “nëm” (DI NAMO = Dhi e Namun). TI JE BO, thotë Hamiti, nuk është larg gegnishtes së sotme “ti je bërë”, ndërsa pjesëza enklitike TA s’është veçse shenjuese e ligjëratës së zhdrejtë, ose tregues i karakterit ceremonial të thënies. “Je bërë si dhi e nëmur, tha.” Ky do të ishte edhe kuptimi i mbishkrimit, sipas prof. Zahar, baxhanak i prof. Shazos dhe mik i vendit tonë.
Prof. Uwe Trinkgeld, i Universitetit të Kreuzlingen, Gjermani, mendon përkundrazi se mbishkrimi është thjesht fillim i projektit të një rrase varri për z. DINAMOT IJEBOTA. Sipas Trinkgeld, është fakt i mirënjohur që pellazgët e lashtë në fillim i shkruanin rrasat e varrit, pastaj i shkëputnin nga shkëmbi.
Dy versione interpretative paraqiti Magister Esmeralda Papingji, e Qendrës për Kërkime Epigrafike të Bashkisë së Borshit. Sipas kësaj studiueseje, gjendja e sotme e dijes nuk na lejon të shtyhemi më tutje.
Versionet janë:
(1) DI(L).N(G)A.MOTIJ.E.(M)BO.TA
(Dil nga moteli dhe mbi ta!, ose një ftesë që i bëhet dikujt për të sulmuar armikun)
dhe
(2) DI(L)NA.MO.TI.JE.BO.T(H)A
(Dilna more (nga shtëpia), se na i thave (sytë), se je bo (firar)).
Kjo teori nuk u prit mirë nga të pranishmit.
Më në fund e mori fjalën prof. Ylber Babalili, i Akademisë së Elbasanit.
Para se të shpjegojmë një mbishkrim, tha prof. Babalili, duhet të përpiqemi të kuptojmë se ç’i shtyn njerëzit e lashtësisë të gërvishtin gurin në majë të skërkave. Natyrisht, jo dëshira për të pavdekësuar fjalë të urta, për të trembur syrin e keq, ose për të ftuar njerëz të dalin nga hotelet ose të shkojnë për vizita. Pellazgët nuk kishin nevojë t’i shkruanin këto gjëra, tha akademiku i njohur nga Elbasani, sepse i dinin.
Nga pikëpamja thjesht gjuhësore, vazhdoi Babalili, mesazhi do të mund të zbërthehej si më poshtë:
DI.NA.MOT.IJE.BOT.A
Ku A-ja finale është pa dyshim një pjesëz pyetëse (si në gegërishten e sotme: “po ti u zdeshe a?”). Të tjera fjalë të lashta pellazge që nuk është vështirë të izolohen në mbishkrim, tha prof. Babalili janë MOT (në kuptimin “vitin tjetër”), IJE dhe me siguri BOT, forma e vjetër e shqipes së sotme “both, byth”, siç e ka përcaktuar mirë edhe Rrokaj në Lecce.
Më i vështirë është identifikimi i DI.NA, por këtu na vjen në ndihmë antropologjia pellazge, tha Dyrmyshi, duke iu referuar veprës së vet “Antropologjia Pellazge” (nga e cila ruhet vetëm një kopje, në Bibliotekën e Vatikanit). Është fjala për shprehjen “Na (ose ne) të dy”, shpjegoi profesori plak, i ndërprerë nga fishkëllimat e të pranishmëve.
Kështu edhe mbishkrimi mund të interpretohet plotësisht si: “Na të dy vitin e ardhshëm martohemi?” (Na të dy vitin tjetër ije m’byth a?) ku IJE BOT ose “ije (m) byth” do kuptuar si një metaforë e guximshme për “martohemi”, një folje që zgjedhohej vetëm në shumës, në pellazgjishte.
Një çift pellazgësh – theksoi romantikisht prof. Babalili para se ta nxirrnin me shkelma nga salla – duke shëtitur prroskave të Pilurit, vendosin ta shenjtërojnë premtimin e martesës duke gdhendur një mbishkrim në një faqe shkëmbi…
Marrë pa leje nga revista “Murrlan”, janar 2004
Xha Xha, me kenaqe, c’do koment do te ishte i tepert!
Xha Xha, nuk e lexovate gjithepor ndjevanevojen tete themqe kamqesh tekDINAMOTIJEBOTA e pare. Nuk e prisja.
Mekeknaq.
Cfare jane pellazget, cfare zakonesh kishin, cfare fe besonin, cfar gjuhe dhe cfare kufij kishin!
Kush jane historianet qe i kane studjuar dhe cfare faktesh historike ka per ata!
Mbasi te njoh me shume (ose te noh pak se nuk njoh aspak, e ndoshta s’jam e vetmja) do jem ndoshta nje me shume ne rrethin e sterotipit pellazge/shqiptare ???!!!
ndoshta mund te duket e cuditshme por ajo fjala e mesiperm eshte nje fjale teper e lehte per tia nxjerre kuptimin. per mendimin tim po perhapet nje teori qe njerezimi ka pasur nje civilizim te ngjashem me ate te sotshmin, shume kohe me perpara sec mendohet te jete shfaqur njeriu i pare. besoj se tani te gjithe lexuesit e kuptojne domethenien e thjeshte qe e kemi degjuar ne jeten e perditshme.
Larissa Bonfante, nje etruskologe mjaft e njohur, ne nje nga librat e saj (1981) mbi etrusket (libri eshte per influencen etruske jashte etrurise ) flet pashmashgmerisht edhe per :
The Illyrians invaded Greece in Mycenean or pre-Mycenean time, as can be seen by the names of Greek Mithology Heroes. These were the people known in the traditions as the Pelasgians.
http://books.google.com/books?lr=&id=9C5mAAAAMAAJ&dq=bonfante++etruscan&q=illyrians&pgis=1#search
Kush eshte Larissa Bonfante ?
Larissa Bonfante is Professor of Classics at New York University and an international authority on Etruscan language and culture.
http://en.wikipedia.org/wiki/Larissa_Bonfante
Me siguri edhe kjo eshte nje vizionare, psikopate, e droguar
per tu marre me ironi si gjithe te tjeret,qe nuk jane dakort me dogmen.
Pellazget flasin shqip… Sipas kesaj ‘psikopates’ flisnin ilirisht.
Nje liste e shpejte mbi perendite e importuara prej grekeve:
Zeusi – importuar prej Dodones pellazge
Diona – importuar prej Dodones pellazge
Dhemetra- kopje e Diones
Dionisi- importuar prej Trakise
Aferdita – importuar prej lindjes se mesme (ose pellazgeve)
Apolloni – importuar prej lindjes se mesme
Sipas Herodotit gjithe mitologjia ka qene Pellazge dhe u huazua prej grekeve.
Eshte e gjate lista e psikopateve, genjeshtareve dhe interesaxhinjve.
Pellasgët,nji popull shumë i lashtë,para ardhësit e gjithë popujve europiane,ishin një popull i ndriçuar i cili mësoi gjithë Europën.Pellasgët njihen shumë pak,ose më mirë pothuajse aspak.
Alfabeti i këtij populli të panjohur quhej Pellasgjik.Sipas DIODORO il SICULO,i cili na informon që poetet para Homerit shkruanin pikërisht me këtë alphabet.Po DIODORO shkruan që koha e përdorimit të këtij alfabeti është të paktën 10 shekuj para krishtit.
Gjithashtu DIODORO shkruan që ishin pëllasgët që sollën të parët alfabetin në Itali,dhe në pjesën tjetër të Europës.,duke vazhduar në përshtatjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij.
Gjithashtu edhe Plinio il Vecchio mbështet përshkrimin e DIODORO-s.
Virgilio në “Eneide” (VIII,V,62-63) shkruan:
“Thuhet që banorët e parë të Italise sonë quheshin Pellasgë”
Nga autorët e antikitetit kuptojmë që para arritjes së Grekëve,territori ku ata u vendosën quhej Pelasgjia.Burime të ndryshme japin të dhëna që Grekët mësuan nga Pellasgët jo vetëm punimin e metaleve,ndërtimin e mureve,por morën dhe mënyrën e shkrimit dhe bënë të tyre perënditë dhe emrat e tyre.
Autori tjetër PAUSANIA në Librin e tij Arcaida(Libri I VIII,1,4,6) shkruan:
“Arkadët thonë qe Pellasgoj ishte i pari që lindi në tokën e Arkadëve.Meqënëse Pellasgoi u bë mbret,vëndet u quajtën pellasgjia për nder të tij”
Autori PINDARO në Carminia,Fragmenta Selecta,I,240) shkruan:
“Duke na sjellë një dhuratë të bukur,toka lindi të parin qënie njerëzore në Arkadia,të shenjtin “PELLASG”,shumë kohë më parë sesa të ishte Hena”.
Thënia e Pindaro është shumë e diskutueshme.Ajo mund të kuptohet si frymëzim poetik,ndoshta deri ne atë mitologjik,megjithese disa shkencëtarë kanë demostruar që Hëna është një copë e shkëputur prej planetit tone.
HOMERI në veprën e tij ILIADA (II,840-843)përmënd pellasgët si aleatet e Trojanëve dhe tregon që Akili i lutej vetëm “Zeusit pellasgjik të Dodonës”(Iliada,XVI,223).HOMERI I përmend ata edhe si “Populli i Kretës”(Odisea,XIX,177).
Historiani EFORO duke ju referuar një pjesë të Esiodo,që thekson traditat e një populli të pellasgëve në Arkadia dhe shtjellon një Teori që ky popull ishte një popull luftëtarësh të shpërndare prej nje Atdheu që kishte filluar të kolonizonte gjithë Grëqinë shumë kohë më parë,arsyja për të cilën autoret antike theksojnë emrin e tyre.Ata kishin populluar terrenet prej Dodonës,Kretës deri në Itali,ku vendosjet e tyre janë shumë mirë të dallueshme akoma në kohën e elleneve dhe janë në lidhje të ngushte me “Tirren-et”.
Muret e qytetit të Athinës,të cilat janë të ndërtuara ne blloqe guri të punurar në formë të çregullt(jo kub,ose paralelopiped) ,pa përdorimin e llaçit kanë pasur emrin “muret pellasgjike”,emrin e atyre që u mësonin grekëve mënyrën e ndërtimit me gurë,mënyrën e të shkruajturit dhe Kulturen e tyre.
Civilizimi njerëzor ka filluar me pellsagët duke u nisur nga vëtë shkruesit e lashtësisë.Janë vetë autoret e lashtësisë që theksojnë këtë.Ata bazohen dhe në autorë të tjerë të cilët përcaktohen si “antike,por që veprat e tyre nuk mund të vinin të shkruara deri në ditët tona.
Pellasgët janë aleatët e Trojanëve,ashtu si Dardanët,Thrakët e të tjerë.Pellasgët janë të lidhur me Dodonën e Çamërisë së sotme e cila fillonte ne Artë e Prevezë e ndoshta mbaronte ne Beratin e Sotëm.Po kështu si Athina,muret e Beratit kanë të njëjtën structurë ndërtimor,mbajnë të njëjtat karakteristika me atë të Athinës.Ato janë të ndërtuara me Gurë ciklopike të punar nga pellasgët.
Ndersa i perket statujes se apollonoit dhe Dionisit atao jane gjetur ne Bullgari dhe kane nje moshe te matur me metoden e karbonit prej 2800 dhe 3000 vjetesh me te vjetra se ato te greqise.Ne ate kohe Greqia nuk ekzistonte.
”””Historiani EFORO duke ju referuar një pjesë të Esiodo,që thekson traditat e një populli të pellasgëve në Arkadia dhe shtjellon një Teori që ky popull ishte një popull luftëtarësh të shpërndare prej nje Atdheu që kishte filluar të kolonizonte gjithë Grëqinë shumë kohë më parë,arsyja për të cilën autoret antike theksojnë emrin e tyre.Ata kishin populluar terrenet prej Dodonës,Kretës deri në Itali,ku vendosjet e tyre janë shumë mirë të dallueshme akoma në kohën e elleneve dhe janë në lidhje të ngushte me “Tirren-et”.”””
Pershendetje ilias !
Teoria e Eforit, duket se gjen mbeshtetje ne disa autore moderne edhe pse akoma jo, si nga albanologjia shqiptare zyrtare ashtu edhe jozyrtare.
Kur e kam hasur per here te pare kete mendim te Eforit, jam entuziazmuar pasi kete hipoteze e kisha ngritur prej kohesh,por nuk kisha gjetur ende ndonje mbeshtetje nga ndonje autor antik.
Nder hipotezat filologjike pellazget kane afersi me pelestet(nje nga hipotezat e origjines filistinase) dhe me interes eshte afersia:
pelag-on —- pelasg-on
Gjithe ceshtja varet nga barazimi g=sg (k=shk) e ne fakt eshte mese e mundshme ne shqip.
Persa i perket Dionisit , dihet qe eshte trakas, po per kete statujen e Apolonit e sigurte qe eshte Apoloni ?
Po,shum i sigurt.
Fjala ‘sigur’=si+gur/.Shpjegohet vetem ne menyre filozofike.Guri nuk ndryshon ne jete te jeteve,rri atje tej me te njeten ngjyre,me te njeten pamje.
Te ndertosh nje gjuhe ne radhe te pare duhen mijera e mijera vite dhe ne radhe te dyte duhet mendje.Kete te dyten,fatekeqesisht pasardheit e tyre e kane humbur mesatarisht sot.
http://books.google.it/books?id=bisGAAAAQAAJ&pg=PA91&dq=dauni+e+Ardea
Kjo eshte per ata qe i veshin rastesise indoeuropiane fjale si Albula (Tevere-lumi i Romes) apo Hyll (Jul – gens i Romes).
Citim:
Launia,Lavinia e Lavinium,sono identici a diversi nomi de Latini; Lavici,Lakinii,Latini e tutti questi nomi sono identici a quello di Danai.
Danai apo Dauni sipas nje autor tjeter jane i njejti fis me Daverset apo sic quhen ndryshe Daorset.
Citimi me lart bazohet tek kalimi i d-l qe ndodhka ne latinisht(ne fakt; japu’ d ‘ia- apu’ l ‘ia) e ne eolisht dhe tek tradita vendore, meqe I ati i Turnit (Virgjili) quhej Daunus e nderkaq keta Daune kane themeluar Ardean. Rastesisht Enea zbarkon po ne Ardea.
Faktikisht leton,lituan e livon, deshmojne per kete kalim v-t e forma Latvin ose thjeshte Lavin eshte forme dialektore e barabarte me Latin. Kalimi i D-l, Davin e ben Lavin, nderkaq vete Davin me Dauin nuk eshte aspak fjale e ndryshme meqe u ne latinisht shkruhej v. Nga dauin tek daun rruga eshte shume e shkurter.
t-v nuk eshte aspak e cuditshme meqe ka shembuj ku t-d kalon ne v-b si ‘dis'(dyshe) ne latinisht ben ‘bis’.
Universiteti i Bonit eshte fajtor qe ka nxjerre nje profesor qe tregon endrra. (ne fakt bazohet tek mitet vendore dhe sic thote enciklopedia Trekani,bazuar ne arkeologji, filoni di illirici hyne deri ne Lazio e Campania.
Ky eshte liber i vjeter,do verehej me te drejte por nje filan tjeter ne 1985 thote tek ‘Mappa di Eneide’ se:
La prima attestazione di Dauni che abitano il Lazio si trova in Likofrone (1253 ss).
Kjo eshte vetem ‘la prima attestazione’.
Nderkaq thote edhe se:
(Lazio) abitata dai Latini e
dai Dauni, trenta fortezze, trenta quanto sono i figli della famosa scrofa…….
Le vie del Signore sono infinite. Tash ngelet me u pa clidhje kishin daunet me latinet.
Ka nje vecori qe keta daune jane ilire ndersa mitologjia i quan pellazget e Lacios si psh themeluesit e Ardeas.
Mbivendosje tjeter e ilireve me pellazget. Rastesia e kushedi se sajte.
Por si perhere ne keto ceshtje do kete edhe ‘greke’ qe fusin hundet, e keta daune sipas nje tradite na dalin pasardhesit e Danait argiv, ashtu si mesapet sipas nje tradite na dalin greke. ‘Futja kot se dicka do ngele’, nuk eshte shpikje e Gebelsit , mesa tregojne bathet qenka shpikje antike.
Por argivet e asaj kohe nuk ishin sinonim me greket sepse Likaoni argiv( i Ati i Daunit), ishte i biri i Pellazgut, nderkaq Likaoni tjeter eshte nje nga djemte e Priamit, qe pati nje djale me emrin Japyx(emer ilir).
Nje tjeter liber i 1999 qe fatkeqesisht jep vetem fragment thote:
L’aggettivo Danni:- ha qui il senso proprio di ‘discendente da Dauno’ e quindi è
detto dei Rutuli di Ardea.
Wikipedia eshte sintonizuar ne ne njejten vale:
(Dauno) Re dei Dauni, figlio di Licaone e fratello di Enotrio, Peucezio e Japige. Sua figlia andò in sposa a Diomede per via del suo apporto nella guerra contro i Messapi. ””Secondo l’Eneide, Dauno è il padre di Turno””’.
Lufta mes Eneas dhe Turnos, mitologjikisht del lufte midis Nipit te Hyllus (Enea) dhe djalit te Daunit (Turno), rreze Ardeas te themeluar nga Pellazget/daunet/argivet.
E cuditshme sesi emrat Ilirike jane vendimtare ne kete histori.
Ketu eshte miti qe tregon sesi Dauni u vendos ne Itali si pasoje e lufterave per pushtet ne Ilirine ballkanike.
http://books.google.it/books?id=BE1lT3u1Ua4C&pg=PA73&dq=dauni+e+Ardea&lr=#PPA73,M1
Kjo nuk i ka shpetuar sigurisht as Krahe-s.
Nderkaq nje legjende romake:
http://books.google.it/books?id=6R0LAAAAYAAJ&pg=PT92&dq=daunians+latium&lr=
Thote se Palatini eshte populluar 6 vjet para luftes se trojes nga Evandri i Arkadise qe takoi vendasin Faunus e ky Faunus eshte emri tjeter i Daunus:
http://www.jstor.org/pss/25010986
Kesaj radhe e zgjata shume, e ka akoma me shume , por thjesht e solla per te treguar se Ironi si keto te Arian Gjyzarit deshmojne sa pak seriozitet e sa shume padituri qarkullon ne rrethe te caktuara.
Meqe jo pak edhe ketu ne blog e quajne absurde nje lidhje iliro-latine shume me heret se shek 3 p.l.k, u detyrova te sjell sa me shume material , jo vetem mitologjik e jo vetem autore antike, qe deshmojne per nje lidhje te ngushte iiliro-latine qysh prej epokave me te erreta te historise.
Kjo lidhje per mendimin tim ka pasur patjeter edhe karakter gjuhesor meqe gjithe traditat e mundshme e autoret e lashte si greke ashtu edhe latine, thone njezeri te pakten se daunet kane banuar perkrah me latinet ne Lazion antike.
Me duket e pamundur qe kjo bashkejetese te mos jete perkthyer ne shkembime gjuhesore, sic e tregojne fjalet ilirike Albula,Hyll,Daun etj.