Ka po aq përkufizime të mitit sa edhe urtakë të shkencave sociale në universitetet në të dy anët e Atlantikut – po ma merr mendja së në rastin tonë nuk do të gabonim po të quanim mit një narrativë publike presitigjioze të pafalsifikueshme, ose të pranuar si të mirëqenë edhe për hir të prestigjit. Është krejt legjitime të pyetet, në këtë rast, se mbi ç’bazë mund të flitet për mit të Skënderbeut, në rrethanat kur objekti i vetë mitit është figurë historike e verifikuar. Me sa kuptoj unë, kjo varet nga konteksti i narrativës për Skënderbeun gjatë Rilindjes kombëtare – në atë masë që Skënderbeu vetë ishte zhdukur krejt nga kujtesa kombëtare e shqiptarëve, dhe u desh të ri-shartohej atje prej rilindësve – një operacion jashtëzakonisht i suksesshëm, që e nxorri Heroin kombëtar nga “errësira e harresës” dhe e solli si figurinë, riprodhim a gravurë në abetaret e vocërrakëve e në dhomat e miqve anë e mbanë vendit, pa përmendur bustet e statujat që hijeshojnë edhe sot e kësaj ditë sheshet, parqet dhe muzeumet… Pra kur flitet për “mit të Skënderbeut”, nuk është fjala për Skënderbeun si të tillë në histori, por për Skënderbeun si figurë a prani në psikologjinë (apo duhet thënë “psikodramën”?) kombëtare shqiptare të shekullit XIX, të mbjellë artificialisht së larti.
[2001]
Miti i Skënderbeut pêrmbledh pêrpjekjen e njê varg kronikanêsh, shkrimtarêsh, politikanêsh dhe tê tjerê poetê, tê cilêt mundên tê t’a shêndrrojnê njeriun nê legjendê, pêrleshjen e tij pêr tê mbijetuar nê epope heroike tê tê gjithê shqiptarêve, principatên e tij nê mburojên e Krishtêrimit, imazhin e tij nê njê bust, statujê, pikturê, opera, poemê simfonike…..
Skenderbeu
Veshtroni kete citat (Historia e Shqiperise, S. 433) dhe shihni se c’behet: ne nje liber te historise se Shqiperise, qe pretendon te jete shkencor dhe nga nje akademi shkencore, ka citate te tilla qe do te skuqnin nga turpi dhe do te merzisnin cdo njeri me dy pare mend. Pretendohet se Skenderbeu “gezonte dashurine e bashkekombesve te vete”. Une nuk e di se ku e gjeti Skenderbeu kombin ne shekullin e XV. Po ka edhe xhevahire te tjera te injorances se historianeve shqiptar qe edhe pse mbase kane lexuar dokumente origjinale, i kane interpretuar ato sipas ideologjise ne koke. Tani jemi ne demokraci dhe nuk kemi pse te pozicionohemi ne shkrimin e historise, porse ti paraqesim faktet dhe ti leme te tjeret ti interpretojne ato si te duan, pa monopolizuar shkrimin e historise.
Sidoqofte nese do ta shkruanim historine shqiptare nen shpirtin e filozofise se Hegel, atehere do ta shkruanim kete si nje histori te nje populli qe kerkon te realizoj nje qellim final, formimin e kombit, pra te Kombit-Shtet (Nationalstaat). Por ta shkruash historine me kete ide ne koke eshte ta shtremberosh ate, pasi kjo histori ne kete fryme Hegeliane, pra te idealizmit Gjerman, filloi ne shekullin XIX dhe jo ne shekullin e 300 para Krishtit.
Mjafton te lexosh pergjigjen qe ai i kthen Princit te Tarantos, per te kuptuar qe kombi shqiptar jo vetem egzistonte, por ai(Skenderbeu) ishte shume krenar per te dhe te kaluaren e tij:
Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies.
I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?
Nuk e solli vete. E gjeti aty:)
Kanuni quhet i Leke Dukagjinit e deri sa te gjenden prova qe e kundershtojne, fjala Komb qe gjendet aty, i perket periudhes se Skenderbeut e nenkupton bashkim flamuresh qe ne kohen e principatave do perkthehej ne bashkim principatash shqiptare.
Harron ti kapedan se lidhja kishte per qellim te bashkonte princat shqiptare e nuk ishte nje lidhje princash kristiane shumegjuhesh kunder armikut myslyman si do ndodhte ne europe deri ne shek 19, ku cdo lufte antiturke nisej nga parimi i kryqezates antimyslymane pra cdo lidhje austro-polako-italo-spanjolle ,behej ne emer te kristianizmit.