Sa herë që dëgjoj lajme për sekuestrim të hashashit në Shqipëri dhe arrestimet përkatëse më shkon mendja te mundësia e liberalizimit të përdorimit të kësaj droge atje.
Tradicionalisht shqiptarët e kanë përdorur hashashin si mjet qetësues, ose për të reshtur fëmijët. Nuk di të ketë pasur ndonjëherë problem në lidhje me këtë, as paragjykime ose alarmizma.
Nga ana tjetër, drogat gjithnjë e kanë shoqëruar njeriun dhe do ta shoqërojnë; nuk besoj se përdorimi i tyre do të mund të rregullohet ndonjëherë me ligj. I vetmi rezultat i qëndrueshëm i ligjit është kontrolli i rreptë mbi paranë që lidhet me qarkullimin e drogave.
Në Shqipëri, për arsye të ndryshme, njerëzit priren të përdorin kryesisht duhan dhe alkool si droga. Duhani dëmton shëndetin dhe në përgjithësi i kushton shoqërisë shtrenjtë; por për nga dëmi nuk mund të krahasohet me alkoolin.
Nuk di nëse ka statistika për korrelacionin midis alkoolit dhe kriminalitetit në Shqipëri, duke përfshirë edhe aksidentet automobilistike. Megjithatë, di që përdorimi i alkoolit konsiderohet normal.
Përkundrazi, nën ndikimin edhe të prohibicionizmit hipokrit të vendeve perëndimore, përdorimi i hashashit (ose i marijuanës, ose i kërpit) konsiderohet si tabu.
Mirëpo, për nga efektet, hashashi është jashtëzakonisht më beninj sesa alkooli. Nuk indukton agresivitet, as shfrenim, as dihet t’u hapë rrugën drogave të tjera serioze, si kokaina, heroina, pavarësisht nga ç’thonë filistinët.
Ka shumë arsye që Perëndimi – Evropa dhe Amerika – mundohen ta kontrollojnë përdorimin e hashashit në mënyrë policore. Këtu nuk është vendi të analizoj ato arsye. Por një gjë duhet të jetë e qartë: arsyet janë politike dhe kulturore, jo shkencore.
Dëmi social i politikave prohibicioniste të hashashit është më i rëndë sesa dëmet eventuale të hashashit vetë. Njerëzit përzihen në tregtinë me shumicë të kësaj droge dhe përfundojnë burgjeve. Njëkohësisht, adoleshentët që e provojnë hashashin, kanë një ndjenjë faji krejt të shpërpjestuar, dhe kujtojnë se kanë shkarë përfundimisht drejt zvetënimit moral.
Propozimi im nuk është aspak origjinal, sado i çuditshëm të tingëllojë: le të liberalizohet përdorimi i hashashit në Shqipëri.
Për këtë, mjafton të ndjekim legjislacionin e një vendi mik si Hollanda. Hashashi për bukuri mund të tregtohet dhe të konsumohet në “coffee shops” të pajisura me licensë nga shteti.
Atyre që ende mund të skandalizohen sinqerisht me këtë propozim, u kujtoj se parlamenti shqiptar vetëm pak javë më parë diskutoi seriozisht licensat e kumarit – një ves social i neveritshëm, që shkatërron familjet dhe u hap rrugën gjithfarë lloj krimeve të tjera.
Nuk ka asnjë arsye morale që të pengojë liberalizimin dhe praktikisht depenalizimin e hashashit në Shqipëri. Kultura shqiptare tradicionalisht e pranon këtë drogë. Shkenca serioze e klasifikon si praktikisht të padëmshme, në rrafshin social.
Ndoshta hashashi mund t’i mbajë njerëzit larg nga alkooli, pa përmendur kumarin.
Nga ana tjetër, liberalizimi do të gjallërojë së tepërmi turizmin e huaj. Kush ka qenë në Amsterdam, do ta kuptojë për se e kam fjalën.
Të ardhurat që mund të vjelë shteti nga taksimi i lokaleve ku tregtohet dhe konsumohet hashashi, pa llogaritur boom-in e të ardhurave nga hotelet, restorantet dhe në përgjithësi tregtia me pakicë, mund të zgjidhin shumë kokëçarje të buxhetit, dhe jo vetëm bashkiak, të qyteteve të mëdha.
Evropa doemos nuk do ta pranojë këtë… Po Evropa tanimë nuk na ka pranuar gjithsesi, me hashash dhe pa hashash. Le t’i bëjmë pak presion, tha.
* * *
Lufta që i bëjnë përdorimit dhe tregtisë së drogave qeveritë e shteteve të veçanta dhe organizmat ndërkombëtare është gjithnjë e motivuar politikisht.
Histeria kundër duhanit ka të bëjë edhe me kostot shumë të larta të kurimit të efekteve anësore të duhanit ndaj shëndetit të pleqve. Kanceri në mushkëri kushton miliona për t’u kuruar. Përkundrazi, në atë moshë kur shfaqet kryesisht kanceri, infarkti i miokardit zakonisht të lë në vend.
Kush ka nge dhe kuriozitet, mund të shkojë në bibliotekë dhe të lexojë se ç’thuhej për alkoolin në SHBA, gjatë kohës së prohibicionizmit.
Ne të gjithë këtu jemi mësuar t’i marrim fjalët e ekspertëve si gjithnjë të mirëqena dhe objektive, por historia ka treguar se nuk ka qenër më besnikë e tellallë të autoriteteve sesa ekspertët qeveritarë të të gjitha ngjyrave.
Për dëmet e hashashit janë bërë studime e me zell të madh, por nuk kanë gjetur dot gjë akoma. Hashashi dëmton mushkëritë ndoshta njëlloj si duhani, mirëpo nuk mund të pish hashash me atë intensitet që pi duhan!
Thuhet edhe se hashashi shkakton njëfarë ulje të ambicjes dhe të agresivitetit, ndër ata që e përdorin për kohë të gjatë. Unë vetë nuk i besoj asnjë fjale nga ato që thonë agjencitë qeveritare dhe ndërkombëtare për hashashin.
Në SHBA plagë e vërtetë sociale nuk është hashashi, por mbushja e burgjeve me tregtarë të vegjël të hashashit. Për fat të keq, ka një industri burgjesh, që majmet mbi të ardhmet e shkatërruara të këtyre qyqarëve.
Pa folur për paratë e taksapaguesve.
Pikërisht në një atmosferë ku mund të përfundosh në birucë për zotërim sasirash qesharake të marijuanës, SHBA lejon për shtatë palë qejfe kumarin e organizuar në Las Vegas, Atlantic City e në gjithë kazinotë e tjera ngritur në trojet e rezervateve indiane.
Nëse krahasohet një “dude” që trulloset pak me hashash në një stol parku, dhe një tjetër “dude” që vete lë në tryezat e blackjack-ut, në Atlantic City, krejt rrogën e pesëmbëdhjetëditëshit, cila sjellje do të ishte për t’u censuruar nga shteti?
Apo vallë shtetit iu bëka më shumë vonë për “shëndetin” e përdoruesve të hashashit, sesa për familjet e kumarxhinjve?
Edhe interesat e kompanive farmaceutike duan marrë parasysh. Këto kompani janë nga më të fuqishmet në botën mbarë, dhe tregu potencial i medikamenteve është më premtuesi. Lëndët psikotrope, ose barnat e përdorur për mjekimin e çrregullimeve psikike – neuroza, depresion, mani, psikoza – sigurojnë që tani fitime përrallore. Po aq fitimprurës janë edhe analgjezikët narkotikë, të tillë si Vicodin, e të tjera të ngjashme.
Kam frikë se hashashi do t’ua rrëmbente këtyre një pjesë të tregut.
Pa llogaritur të gjithë ata që nxjerrin fitimet e tyre njëlloj përrallore nga vetë tregtia e paligjshme e hashashit, me shumicë e me pakicë. Për këta, legjislacioni aktual është formula e parajsës.
Legalizimi i hashashit në vendet perëndimore pengohet nga dy faktorë themelorë: (1) rezistenca e forcave konservatore ose të keqinformuara ose thjesht të gënjyera dhe (2) interesat ekonomike të lidhura me penalizimin e përdorimit dhe tregtisë së asaj droge. [2004]
Xha xha, edhe pse e di qe do me akuzoje gruaja se kam rene ne sevda me ty qe shkruaj ne blogun tend kaq vone, dua te them se mbi te gjitha te vleresoj larmishmerine e mendimit. Nuk e kisha lexuar me pare kete copez, dhe nderkohe qe u futa ne te, nuk mund te permbaja nje buzeqeshje te tipit “kush e di per cfare do me kuptoje”.
Jam dakord me ty qe ligji per denimin e perdorimit dhe shitjes se hashashit ne Shqiperi, eshte ligj politik dhe jo i varur ne kerkime shkencore. Por kam frike se per kete shkak, nje ligj qe do e lejonte hashashin sheshit do ishte po aq politik. Arsyet politike per sa i perket Shqiperise jane me te fuqishme se arsyet shkencore, dhe si te tilla i ke anashkaluar.
Ne rradhe te pare, krahasimi i Shqiperise me Hollanden nuk qendron. Nqs Hollanda eshte nje fuqi historikisht politike e tille qe te guxoj te ndermarri nje eksperiment te tille ligjor, pa pasur rezultate te qarta te ketij eksperimenti, Shqiperia nuk e ka autoritetin historik dhe fuqine politike qe t’a kopjoje.
Persa i perket lirise ne fjale, nuk eshte e qarte nese kjo liri eshte vertete e tille, apo kushtezuese. Keshtu psh, edhe pse Hollanda nuk vuan nga nje tepri e te burgosurve per shkak te hashashit, kjo nuk do te thote se nuk vuan nga nje tepri e te burgosurve per shkak te drogave me te renda te paligjshme ne ate vend.
Nuk kam asgje kundra shkeputjes se moralitetit nga perdorimi i hashashit. Ajo qe me intereson jane interesat ekonomike. Keshtu psh, mund te argumentohet se interesi ekonomik i nje vendi eshte ne varesi te kontrollit qe ky vend ka ndaj fluksit monetar. Mirepo nderkohe qe, kontrolli shteteror mbi fluksin monetar te nje hashashi te legjitimuar e permireson gjendjen ekonomike te vendit, nuk ka garanci qe ky legjitimizim nuk do te joshi nje fluks te drogerave te tjera, te paligjshme, kontrolli mbi te cilin do ishte i pamundur.
Ne lidhje me gjithcka tjeter jam aq lartesisht dakord sa qe fluturoj.
Edhe mua me beri pershtypje ky shkrim nga Xha Xhai; them se Shqiperia nuk do humbiste ndonje gje me shume nese eksperimentonte ca me kete ide. Nuk besoj se duhet autoritet politik apo historik per kete gje; drogat e tjera me te rrezikshme do e gjejne, sic e kane gjetur deri me tash, rrugen e infiltrimit. Nga ana adiktive, sic u tha, dihet qe hashashi nuk con ne perdorimin e drogave me te forta. Vetem se do thoja qe do ishte mire qe te mos shitej alkool ne te njejtin vend. Ka mundesi qe do mpakte edhe agresivitetin shqiptaresk (mbaj mend nje shok qe ishte dhe me halldupi prej nesh, nga ata te tipit “he, car ke qe shef” po me zemer floriri, qe behej si pule squke nen efektin e hashashit. Vetem nje nate kishte nxjerre i vetem mobiljet e shtepise jashte ne mes te nates se i ishte mbushur mendja te lyente muret…). Drogat e tjera te rrezikshme e te demshme, mire keq, si ne cdo vend, do jene problem per cdo qeveri e per cdolloj menyre kontrolli. Sigurisht, para idese per te legjitimuar kumarin, lejimi i hashashit tingellon ku e ku me i mirepritur.
a oshte shum i demmshem hashashi edhe qfare jon rreagimet e para kurr e perdore klm
Xhaxha keto ceshtje shtrohen ne parim, shihen ne nje kontext me te gjere sesa psh. midis dy variableve: alkoohol dhe hashash.
Problemi parimor eshte gjithmone ai njerzor, pra pyetja e kufirit: deri ku? Ku eshte kufiri? Kufirin ose e percaktojne institucionet joformale si morali (etika) ose ato formale institucionet dhe normat. E njejta ceshtje etike shtrohet edhe me keto kerkimet gjenetike.
Mbas parimit vjen praktika. Pra cfare kemi mesuar nga perplasja e kerkeses se robit per te kaluar kufirin (sidoqe i percaktuar, ose nga morali i legjitimuar nga Zoti, ai hyjnor, ose ai njerzor si kontrata shoqerore) me normat shoqerore? Dy gjera kemi mesuar, ose praktika eshte ndryshuar ose morali eshte ndryshuar. Pragmatistet dhe marxistet mendojne se eshte praktika, ajo qe krijon rregullin dhe jo morali, pra jo ideja porse ajo cfare bejne njerzit.
Praktika, dmth. historia na ka mesuar se nga lufta e Opiumit qe Anglia i beri Kines, Kina u shkaterrua totalisht dhe u be koloni. Droga psh. krijon apathie dhe largimin nga puna, pra krijojen Ghetto, dhe segmente te caktuara shoqerore shkeputen nga procesi i prodhimit dhe konsumit, pra nga makina ekonomike, shnderohen ne parazite. Prandaj shoqeria, qe eshte shoqeri qe bazohen ne marredheniet kapitaliste nuk mund ta pranoj nje gjendje te tille, ku shtresa te ndryshme te shoqerise te izolohen dhe shkeputen nga sistemi.
“Droga psh. krijon apathie dhe largimin nga puna, pra krijojen Ghetto, dhe segmente te caktuara shoqerore shkeputen nga procesi i prodhimit dhe konsumit, pra nga makina ekonomike, shnderohen ne parazite.”
Pretendim i forte. I bie qe getoja qe ishte Shqiperia gjate komunizmit te shpjegohet me konceptin “Komunizmi eshte opium per popullin”.
“Prandaj shoqeria, qe eshte shoqeri qe bazohen ne marredheniet kapitaliste nuk mund ta pranoj nje gjendje te tille, ku shtresa te ndryshme te shoqerise te izolohen dhe shkeputen nga sistemi.”
Nuk me duket se shoqeria kapitaliste amerikane e justifikon kete inference, ku Harlemi, Redneck Country, Amish Country e te tjera geto jane produkte direkte te kapitalizmit.
Shkrimi im titullohet “të lejohet hashashi”, jo “të nxitet përdorimi i hashashit”. Nuk besoj se mund të më sjellë kush prova se lejimi i një droge shoqërohet me shtim të përdorimit; ose e kundërta. Shihni çfarë katastrofe po ndodh në SHBA, për shkak të së ashtuquajturës “luftë kundër drogës” – vetëm para pak ditësh, Human Rights Watch botoi disa statistika, sipas të cilave SHBA ka numrin më të madh të të burgosurve në botë, në sens absolut, duke ia kaluar edhe Kinës e Indisë; dhe një përqindje shumë e lartë e këtyre të burgosurve gjenden në burg për krime të lidhura me shitjen dhe përdorimin e drogës. Edhe në Shqipëri, sikur të zbatoheshin ligjet anti-drogë ekzistuese, numri i të dënuarve me burg do të arrinte përpjesëtime të papranueshme edhe për atje. Persekutimi që i bëhet sot marijuanës dhe përdoruesve të saj do të studiohet, në të ardhmen, si një formë veçanërisht e egër barbarie; krahas me vrasjen e gocave të vogla duke i mitraluar nga helikopterët dhe sigurimet mjekësore private. Nga pikëpamja fiziologjike, veprimi i drogave të lehta në trup të njeriut pak a shumë njihet dhe nuk përbën shkak për t’u shqetësuar shumë; ndoshta edhe përdorimi i telefonit celular ose rrezatimi prej ekranit katodik të kompjuterit bëjnë më tepër dëme. Alkooli shkakton me mijëra vdekje çdo vit, për shkak të aksidenteve automobilistike dhe aksidenteve të tjera, por nuk guxon më kush ta ndalojë të paktën në Perëndim, sepse eksperienca e prohibicionizmit është ende e freskët. Nga ana tjetër, të mos i ndalosh këto droga, nuk do të thotë t’i propagandosh e të nxitësh njerëzit t’i përdorin; as kam unë ndonjë farë titulli që të më autorizojë të jap këshilla për përdorimin e hashashit, ose edhe të shurupit kundër kollës…
Lejimi i alkooholit nuk eshte shtuar me shtimin e konsumit? Sa konsum alkooholi ke ne vendet arabo-muslimane? Por shume me shume hashashi! Sa vdesin ne Rusi perdite nga Vodka? Nejse,
Pastaj kush merr vesh nga marketingu e di qe kur behet fjale per Amish ose ndonje segment tjeter shoqeror, nuk do te thote qe keta jane te perjashtuar nga sistemi kapitalist boteror (shihni teorite e K. Waltz). Keto jane xhepa ose zona shpetimi qe i duhen ketij sistemi, nuk behet pra fjale per ndonje ide liberale, sesa te asaj te kapakut te tenxheres (te zjeje uji, por te mos shperthej kusia ose mishi te piqet dhe helli te mos digjet, ose gure gure behet kalaja dhe mos i shih gunen por punen etj). Edhe krijimi i subkulturave (hippie, punks, ose e atyre independente) jane segmente te tilla te kontrolluara dhe te toleruara nga ky sistem, keto jane futur ne kete sistem ne forma te tjera te marketingut (psh. jo nike porse gola).
Shoqeria kapitaliste eshte e segmentuar ne menyre te tille qe te shfrytezohet i tere kapaciteti i sistemit dhe te kontrollohen te tera sferat politike (publike, private, shterore, pra shkurt edhe ate biopolitike). Edhe parate e droges futen ne kete sistem nga nje backdoor (money laundering), prandaj sistemi nuk mund ta toleroj kete ne nje popullsi te gjere, por nepermjet zonave te caktuara dhe ndarjes dhe fragmentimit te punes (Afganistan prodhohet shume lire – Perendim konsumohet shume shtrenjte).
Fragmentimi dhe segmentimi jane sisteme eficiente kontrolli psh. nepermjet zonave neutrale kriminale qe i ka krijuar sistemi kapitalist, Shqiperi, Mal i zi, Moldavi, Transnistrien, qe shkojne kunder regionalizimit europian. Prandaj zor se psh. shqiperia te futet ne EU, sistemit kapitalist atje i duhet nje vend i tille pa ligje, qe te shnderohet ne lavatrice gjigande per larjen dhe pastrimin e parave (qe ndikojne si pasoj ne ruatje te moralit neoliberal atje dhe te sistemit te kontrollit).
nje korrigjim xhaxha, hiqe ate k. n. waltz, se ai eshte realist, ver ate Immanuel wallerstein se u ngatarova. dhe korrigjoje fjalin e pare se jam ngataruar.
un qe po shkruaj jam denuar me burg dhe besoj se ky legjislacion eshte i prapambetur pasi neni se specifikonte mbajtjen e perdoruesit pasi ingranazhet dhe proceset e gjyqit do kaloheshin me lek nen dore.un qe po shkruaj jam ne universitet dhe mendoj se do ishte krim qe te rinjte te kalonin jeten ne burgje per nje te ndezur te cigares se hashashit pasi nese mund te quhet krim perdorimi i hashashit i vetmi krim qe mund te beje perdorusi eshte krimi ndaj vetes se vet po dhe ky nuk mund te quhet krim per mendimin tim pasi mendoj se nese do ekzistonte nje ilac natural ne farmaci per efelt relaksi njerezit sdfo nguronin ta blenin pasi dhe vet mendoj qe me shume dem te ben aspirina se sa hashashi pasi dhe keto ilace qe ekzistojne jan te skaduara.je shume i nderuar zoteri per kete artikull jo dh eper ne qe e pijme por me shume se cdo gje vlersoj menyren e te arsyetuarit .per kuriozitet kam degjuar ne nje emision qe nr 1 ne bote per konsumator nga personazhetg vip mbahej nga xhon kenedi dhe nje personazh ishte dhe aristoteli.dua te bej nje apel per te gjith ate qe kan mungese informacioni dhe deshiri paragjykimi per perdoruesit e hashashit dhe po e mbyll me nje shprehje te nje filozofi…..GABIMI ME I MADH I ARSYES NJEREZORE ESHTE PARAGJYKIMI……i cili mund te jete vrases per njerezit qe skan informacion mbi kete substanc.me respekt arbri
wow! sinqerisht nuk e besoja qe ne shqiperi do te kishte njerez si xha xhai. intelektual pa paragjykime & pa ndikim te theksuar te rrymes se pergjithshme te te menduarit!
nga 1 ane ne jemi nga vendet me te “favorizuara” per prodhimin e hashashit. liria e individit qendron ne realizimin e zgjedhjeve qe ai ben. nqs 1 individ deshiron te relaxohet duke tymosur 1 cigare hashash nuk duhet te egzistoj asnje ligj qe at ndaloj, pasi ky ligj bie ne kundershtim me lirin e personit ne fjale! Nuk eshte ceshtja te bejme lojra fjalesh & te kenaqim njeri-tjetrin ose te mbushim blog-un me komente, por te bejme ndo1 levizje per kete teme! ekonomia jone do te shkonte ne stratosfere sic tha dhe xha xhai! ato leke qe shkojn perdite nga xhepi i 1/3 te rinise ne duart e tipave qe shesin hashash, mund te shkoj ne ndertimin e rruges tek lagja e cdokujt prej nesh! tek legalizimi i hashashit ne shqiperi une shoh vetem ane pozitive si nga ana ekonomike, si nga ana publicitare, turistike etj etj! eshte e veshtire per tu kaperdire si fakt, por gjithmone ka nje here te pare! pse mos ta bejme perpara se sa te behet mode & ne te ngelim prapa duke ndjekur rrymen si gjithmone? drejtimi i shtetit nuk ka asnje manual perdorimi kshu qe parlamentaret tane duhet ta marrin parasysh 1 ligj te tille!
Dihet që hashashi është ndaluar në USA për shkak të interesave tregtare të monopoleve të kërpit industrial. Siç dihet, pjesët e pakonsumeshme nga njeriu kthehen në fibra shumë të mira të përshatshme për veshje, litarë, etj. dhe këta truste kishin frikë se kultivimi në shkallë të vogël do të ndikonte mbi të ardhurat e tyre nga tregtia e kërpit, kështu që ndërhynë politikisht që hashashi të quhej drogë e ndaluar me ligj. Për modë, a për arësye tjeter që unë nuk e di, këto ligje i adoptoi edhe Evropa.
Unë jam inxhinier (dhe reverse-engineer) software-sh, dhe përdorues gjysëm i rregullt i hashashit prej 8 vjetësh. Nga eksperienca ime me këtë tip droge di vetëm që më ndihmon të “mendoj ndryshe” kur kam një problem të vështirë të fushës time (dhe sa herë e përdor, e gjej zgjidhjen 300% më shpejt dhe rreth 5 herë më shkurt!). E vetmja e keqe e hashashit për personin tim është që më bën me raste të konsumoj më tepër cigare se ja lejoj vetes në raste normale.
Nga ana psikologjike, hashashi lehtëson simptomat e depresionit, dhimbjet e ndryshme, të jep mundësinë të mendosh edhe gjënë më të keqe me lehtësi (pa shtuar një rrudhë tjetër në ballë, them), ndihmon memorien afatgjatë, përmirëson aftësitë sociale dhe komunikimin (gjëra që, ul agresivitetin dhe ndihmon të menduarit shumë-dimensional. Pa përmendur kënaqësitë që mund të ofrojë, dhe ndihmën që u jep atyre që vuajnë nga migrena dhe pagjumësia.
Po të pinin hashash ata banorët e Gërdecit, psh, jam i sigurt se do të dilnin me molotovë përpara kryeministrisë që sa të ndeznin teken e parë pas ngjarjes. Plus që nuk do të punone njeri me ato kushte në atë stabiliment (sepse do mendonin thellë dhe do të kuptonin shumë të vërteta).
Prandaj mendoj që ka arësye thellësisht politike sot për sot në Shqipëri, që hashashi të mos lejohet. është çështja e mbajtjes në errësirë të mendimit të lartë e të thellë që e shtyn qeverinë tonë të ndalojë këtë bimë kaq të çmuar për njeriun.
Përfundimi: Mund të sakrifikohen lehtë ca të ardhura nga turizmi i drogës, nga eksportimi i farave të varieteteve speciale, etj. për të ruajtur të ngurtë gjëndjen e klasës politikë-bërëse në vend.
Mbas trustit te lulelakres, tani e ka radhen trusti i kerpit…
Vetem sikur tu jepnin njerezve kerp me te lire, dhe cdo gje do te ecte vaj, ose si ne vaj, ose per vaj, ose .. oso… osi… osa…
The Chemical Muse, isn’t it?!?! Apo me mire Psyche Delia, ossia la pazza per amore…
i’ve come a long way babe, a long way
I am inspired
i’m inspired
i have inspired
i’ve inspired
chanta o musa felice, il frutto prohibito chi porto’ dolore in questo mondo [ di ladri]
Ka kuptim, po ta shohesh holle holle. E gjitha ka kuptim. Inspiroj, apo me shqip – frymezoj-, vjen nga frengjishtaj e vjeter e shek. 13, -enspirer, inspirer, espirer. qe vjen nga latinishtja inspirare, spirare, qe do me thene te marresh fryme; dhe kur te lodhesh se marruri, edhe te nxjerresh fryme
300% me shume ; 5 here me shkurt. Ahhhhh. I see -unde adhuc, qui inspirari solent, fatuari dicuntur – e sot, ata qe pushtohen nga frymezimi hyjnor, quhet fatuati (pls help me with te per-kethyeren e fatuati/o). nuk e di se ke kane pasur parasysh ata te vjetrit, te lashtet fare: per te dehurit, per junkie-t, apo te frymezuarit; per inxhinieret apo per poetet ( me kete fjale te fundit duhet pasur kujdes keto dite ne redneck country. fqinji im e quan nje poet, qe e ka shtepine ne anen tjeter te rruges, “the/that poet- the last of the homosexuals”
Po une mendoj se fajin e kane romaket. Po qe se ka te keqija te sotme, si pershembull ndalimin e djegjes se kerpit te mbeshtjelle ne leter me ligj, jane ata qe u perpoqen dhe i dhane emer te keq “vegetal muse”. ata eksperimentuan goxha me te gjitha. qe nga datura stramonium, helleboris cyclophyllus, mandragora officionarum, e deri tek atropa belladona – qe edhe aq belladona nuk ishte, sepse me shumice, te fuste nje qindarke ne goje dhe te hypte ne varke.
Them se e kane fajin romaket qe kerpi sot eshte kaq i shtrenjte dhe me name te keq, sepse psh grekerit e vjeter, stergjyshet tane te lashte edhe veren e holloni me uje, e jo me tu shkonte mendja te ndiqnin mbas fustanet e “vegetal muse”. (fustanet, dhe sigurisht cfare mbulohet nen te- cka eshte crux-i botes; edhe s’e kam fjalen ketu per yjet e Xhaxhait)
Grekerit tane te lashte me duken te bardhe ne krahasim me ta. ne veshje e ne shpirt
Te marrim Platonin. Ai i quante brumerat e pjekura dicka te keqe. Kurse Aristofani tallet me deshiren e madhe te njerezve per supen me bizele. A ka ku te veje me teper? Jo s`e s’kishte tymera, por ato ishin per Pythian, qe rrinte ne vrimen e Delfit.
300% me shpejt
5 here me shkurt.
Kushedi se cfare – to prama- do kene perdorur Platoni kur merresh me republikat e tij apo Aristofani me dionisiet e tij.
Se te kesh inat brumerat dhe te tallesh me supen e bizeles, vetem nje njeri sagllam nga mendet e ben.
Po kush e di dot kete bote?
Anyway, as our friend Renatus Cartesius would say, -whence inspiration then?!?!?!?!?!
””’Nga ana psikologjike, hashashi lehtëson simptomat e depresionit, dhimbjet e ndryshme, të jep mundësinë të mendosh edhe gjënë më të keqe me lehtësi (pa shtuar një rrudhë tjetër në ballë, them), ndihmon memorien afatgjatë, përmirëson aftësitë sociale dhe komunikimin (gjëra që, ul agresivitetin dhe ndihmon të menduarit shumë-dimensional. Pa përmendur kënaqësitë që mund të ofrojë, dhe ndihmën që u jep atyre që vuajnë nga migrena dhe pagjumësia.””’
Pervec ndihmes per ata qe vuajne nga migrena e pagjumesia, te cilen e njihte dhe gjyshja ime (ndjese paste), prandaj e perdorte si ilac, gjithe pjesa tjeter eshte shembull sesi njeriu kerkon ti shpetoje vetvetes.
Po qe se njeriut i duhet te konsumoje droga te ndryshme per te qene me ‘i mire’ apo per t’iu dukur vetja me i mire, atehere qenia njerezore ne planet ka marre fund me te gjitha.
Hashashi ashtu si shumica e drogave eshte bime, eshte bime si rrushi nga i cili del rakia , te ciles i njihet pozitiviteti ne sasi te vogla, vecse hashashit jashte perdorimit mjekesor, ashtu si morfines (kokaina), i jane sterprovuar demet fizike e sociale.
Biles mbrojtesit e legalizimit, kane si arsyetim te forte pikerisht, kufizimin e demeve sociale qe mund te sjelle legalizimi.
Te pish hashash e te qeshesh kot , nuk me duket se eshte kulmi i afrimitetit social, as nuk i afrohet nje muhabeti te kendshem me nje gote rakie para.
Te pish hashash eshte sjellje devijuese e si cdo devijim eshte i denueshem derisa te kete nje numer aq te madh devijuesish saqe te behet sjellje normale. Ne ate moment hashashit nuk i duhet fare perdredhja dialektike qe bejne mbrojtesit e sotem te legalizimit te tij, pasi do vije natyrshem.
Ne nje kohe qe duhani po kufizohet sa me ska, kerkohet legalizimi i hashashit. Ketu ka dicka qe nuk shkon. Personalisht nuk do doja gjate nje shetitje te rrethohesha nga era e rende e hashashit.
Hyllin shkruan:
Hyllin, askush nuk të kërkon ty të përdorësh hashashin me zor. Askush nuk i kërkon askujt të përdorë hashashin me zor. Çështja është krejt tjetër dhe nuk mund ta diskutojmë duke ia zhvendosur objektin diskutimit.
Në Shqipëri, si kudo gjetiu në botën “e qytetëruar”, njerëzit futen në burg sepse mbajnë hashash në xhep. Shembull më të qartë të barbarizmit nuk mund të ketë.
Kush jeton në SHBA, besoj do ta ketë vënë re sa qesharake dhe njëkohësisht e rrezikshme është politika federale ndaj drogave të lehta. Miliarda dollarë shpenzohen për strukturat e ruajtjes së rendit që merren me to, dhe miliarda dollarë të tjerë për të mbajtur burgjet të mbushura me njerëz në thelb të pafajshëm. Koha e kaluar në burg u shërben shumëve prej këtyre që të mësojnë zanatin e krimit; zanati i krimit, kur ushtrohet pas daljes nga burgu, u siguron burgjeve përjetësinë. Ka sistem më djallëzor se ky?
Politika amerikane ka dështuar tërësisht në luftën kundër drogës. Nëse disfata nuk deklarohet, kjo s’ka të bëjë me ndonjë ndjenjë nderi apo sedre, por me të gjitha ato grupe interesash që pasurohen në mënyrë përrallore duke persekutuar qyqarët rrugëve. Deri edhe të sëmurë me kancer, që tymosin hashash për të lehtësuar dhimbjet e tmerrshme, janë futur në burg me ceremoni!
Cilat janë këto grupe interesash? Pa dyshim industria e burgjeve më një anë, dhe industria farmaceutike më anë tjetër, e cila i rrjep amerikanët duke u shitur droga shumë më të rrezikshme e më adiktive se hashashi.
Natyrisht, unë nuk kam nge të merrem me bigotërinë e shoqërisë amerikane, as të analizoj traditën mazohiste dhe puritane të elitave protestante, e cila çuditërisht nuk nxori asnjë mësim nga katastrofa që pësoi me prohibicionizmin në periudhën midis dy luftërave.
Përkundrazi, Shqipëria i ka mundësitë që ta evitojë këtë kurth të panevojshëm. Në Shqipëri tradicionalisht janë toleruar të gjitha drogat, dhe kurrë ndonjëherë nuk ka qenë problem abuzimi deri në vetëshkatërrim, siç ndodh në Perëndim. Prandaj më duket e logjikshme që të propozohet (1) dekriminalizimi i hashashit dhe (2) lejimi i përdorimit të kontrolluar, pak a shumë si në Amsterdam.
Përsëri më duket qesharake kur dëgjoj sesi njerëz që gdhihen e ngrysen të pirë xurxull, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për pesë parcela të mbjella me kërp, që u shkatërrohen fshatarëve nën sytë miratues të eurokratëve. Qesharake, por pastaj mendoj për njerëz që kanë përfunduar burgjeve për këto gjëra – dhe nuk e kam fjalën për kontrabandën, por thjesht përdorimin – dhe nuk më duket aq qesharake. Në të njëjtën kohë, shqiptarët vazhdojnë të lënë kokën rregullisht në aksidente rrugore për shkak të alkoolit, dhe e gjithë kjo qortohet vetëm me tundje koke…
Lufta kundër duhanit, në SHBA dhe gjetiu, ka pasur sukses të madh, edhe pse askush nuk është rrasur në burg pse ka ndezur një cigare. Cigaret vazhdojnë të shiten rregullisht në dyqanet. Edhe pse çmimet e paketave janë rritur shumë, shitja e cigareve kontrabandë nuk më duket se është shtuar. Madje kombinimi i propagandës shëndetësore me çmimet e larta dhe ndalimin e duhanit në mjedise të mbyllura publike kanë ndihmuar për t’i bindur përdoruesit që të heqin dorë nga zakoni.
Ndryshe nga duhani, hashashi nuk është nga ato droga që mund t’i pish pa pushim, gjithë ditën. Sikurse çdo drogë tjetër, ka të mirat e veta; dhe në krahasim me droga të tjera është më pak i dëmshëm për shëndetin. Që njerëzit përdorin gjithnjë e më shumë substanca qetësuese ose stimulante, për këtë ndoshta e ka “fajin” mënyra e jetesës moderne; por nuk duhet harruar se drogat janë po aq të vjetra sa edhe qytetërimi.
Per barbarizem nuk ka asgje, nese flasim per nje person qe bredh rrugeve me hashash ne xhep, perkundrazi eshte shenje qe sistemi nuk i lejon devijimet sociale te marrin dhene.
Ceshtja e interesave eshte muhabet tjeter. Nese legalizohet perseri do kete grupe te caktuara, zakonisht mafioze ose ish-mafioze qe do marrin neper duar kete tregti (meqe nuk do quhet me trafik).
Legalizimi i nje droge jo aq te rrezikshme sjell tolerancen ndaj nje me te rrezikshme, ky eshte ne parim rreziku kryesor. Pastaj e dime te gjithe qe toleranca vazhdon me pranimin e asaj dickaje qe eshte toleruar e keshtu qe toleranca eshte thjesht nje hallke ne rrugen qe te con tek pranimi i devijimit si dicka normale.
Fakti qe shqiptaret historikisht e kane njohur masen ne alkol apo hashash , ne kuptimin qe nuk jemi halabake metrosh me nje shishe alkol ne dore si rumunet, ukrahinasit apo ruset, nuk besoj se autorizon perdorimin e drogave se ne u dime masen. Mbase ua dinin ata te koheve qe qene, se sot ata qe pine hashash , tymosin si turqit.
Personalisht mendoj se trajtimi i ketij fenomeni si devijim eshte i detyrueshem e nese njerezia ka perhere e me teper nevoje, nuk duhet te perkthehet ne lejimin e asaj cka njeriut i ben dem, por ne zhdukjen e shkaktuesve te kesaj nevoje.
Fakti qe une e kam pire sa here me eshte dhene rasti e do vazhdoj ti bie qylit, nuk me pengon ta shoh si dicka te ciles i duhet vene kufiri tek thana.
Eshte perhere ceshtje parimore qe devijimit i duhet pergjigjur me ndeshkim ligjor. Pastaj perhere devijimi do korre sukses, si pederastia, transeksualizmi, vrasja, drogat, teprica e alkolit etj por toleranca ndaj devijimit deshmon per dobesine e brendshme te sistemit shoqeror e nuk eshte rruga drejt civilizimit.
Sa për hashashin që të bën të qeshësh kot, ky efekt shfaqet vetëm herët e para. Pastaj edhe po të bëri të qeshësh kot, 1×10^20 herë më mirë se çrregullimet e gjumit, depresioni dhe aftësia memorizuese e zvogëluar [diazepam], dëmtimet në tru [kodeina], sëmundjet kardiovaskulare [nikotina], dëmtimet e mëlçisë [alkoli dhe ketamina], anemia [benzokaina], e kështu me rradhë.
Duhani, alkoli, kodeina, benzokaina, diazepami, ketamina; Këto janë vetëm disa nga drogat që marketohen dhe blihen lirisht dhe që kanë efekte shumë të rënda në psiqikën dhe fizikun njerëzor . Për të mos përmendur që një pjesë e mirë e drogave krijojnë edhe tolerancë dhe adiktivitet tek përdoruesi (të gjithë drogat e përmendura më sipër, përveç benzokainës janë adiktive).
Prandaj argumenta si “hashashi të bën keq” bien automatikisht, sidomos kur nuk mbrohen me fakte më të mira se “të bën të qeshësh kot”. Dhe që të thuash që është stërprovuar e keqja shoqërore dhe fizike, duhet të marrësh parasysh ato miliarda USD të hedhura pa rezultat për të kërkuar këtë të keqe. Sepse sot dimë vetëm që kjo është një drogë e keqe dhe ata që e pinë janë të degjeneruar. Nëse kaq mjafton si argument shkencor, dakort, po shkoj të dorëzohem në polici që tani.
Arësyet e ndalimit të hashashit janë vetëm politike, dhe ndaj kësaj nuk qëndron dot asnjë argument. Unë nuk e di si funksionojnë gjërat në USA, por meqënëse po flasim për Shqipërinë, dekriminalizimi i kësaj droge do të sillte vetëm përfitime për shtetin tonë dhe për individët e veçantë që e përbëjnë atë.
Ja kalimi nga xhaxhai tek and tregon sesa e rrezikshme eshte te tolerosh.
And tani sipas teje hashashi na del balsam e kaluar balsamit, vecse une e kam perdorur si bob marley nje periudhe te shkurter(e vetmja periudhe qe si bija dot qylit) dhe ‘non ci capivo piu un cazzo’ , keshtu qe ja njoh rrezikshmerine ne vetekontroll.
Pastaj perdorimi i moderuar e pranoj qe ka dhene rezultate te mira, por kur merret si ilac e jo si gje qejfi.
Tani sa e perdorin si ilac e sa si mjet qejfi, beji pak llogarite e nxirre vete perfundimin.
Cigarja te ‘ben’ burre, hashashi te sheron nga gjithe te ligat psikike, kokaina nga dhimbjet e forta e keshtu nisen keto gjera.
Shqiperia nuk i ka njohur qeflijte e hashashit , keta ishin pashallare e bejlere por jo popull. Ne popull hashashi ishte ilac.
Vecse kohet kane ndryshuar, jane shtuar qeflijte e kesaj qeflijte e asaj, tolerance ketej e tolerance andej.
Tani po i futen hashashit si turku sumes. Tash vec te presim ti futen sumes.
Ne shqiperi problemi i hashashit eshte problem i rinise tiranase me shume se problem i te rinjve ne pergjithesi apo interes i burgjeve apo grupeve te caktuara.
Perderisa eshte keshtu le te mos krijojme stuhi ne nje gote uji.