Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori

LOGJIKA DHE ARITMETIKA E GJERGJIT

nga Doan Dani

Ingranazhet kryesore të mekanizmit të rezistencës skënderbejane janë tashmë një rutinë e memories thuajse për të gjithë shqiptarët, si rezultat i atij procesi socializimi të filluar në shek. XIX nga veprimtaria e elitave, të sistematizuar më vonë nga strukturat arsimore, që së bashku me familjen përbëjnë dy nga institucionet sociale më të rëndësishme me pushtet të jashtëzakonshëm në transmetimin dhe ngulitjen e roleve dhe sistemeve të vlerave. Në rastin konkret përçohet e kaluara, e standardizuar brenda kornizave nacional-romantike. Qëndresës mund t’i veçojmë karakteristikat dalluese të forcave pjesëmarrëse dhe tipologjinë e aksioneve: më saktë, Heroin kalorës që përballet suksesshëm me ushtri gjigande duke konsumuar përballjen e modelit guerrilas.

Domosdoshmëria e këtij ndërveprimi trepalësh është funksionale për një sërë shpjegimesh, nga madhërimi i luftës mbrojtëse, tek piedestalizimi heroik i figurës së Skënderbeut, tek përshkrimi i osmanëve, deri tek justifikimet historiografike të veprimtarisë së ardhshme të Portës së Lartë, apo efektet e ndryshme anësore dhe, sidomos, gjetjen e një rezervuari heroizmash për t’u interpretuar nga Rilindja në këndvështrimin kombëtar. Konvertimet – jo domosdoshmërisht fetare – kërkojnë një rindërtim identitar ose, e thënë ndryshe, një risocializim nëpërmjet identifikimit me rrethin e ri të përkatësisë dhe nëpërmjet një procesi që sociologët Peter Berger dhe Thomas Luckmann e cilësojnë si “interpretim narrativ” i të kaluarës (Berger, Luckmann 1966). Interpretimi në fjalë konsiston në gjetjen e disa momenteve ose thjesht sinjaleve të shkuara, që shërbejnë për t’i dhënë koherencë të tashmes dhe eksperiencës së kaluar, sikur gjendja aktuale në të vërtetë është vazhdimësi graduale, edhe pse në formën e një arkipelagu ishullor, me periudhën pararendëse. Në këtë kontekst periudha skënderbejane, gjithmonë në funksion të idesë së kombit, është moment kulmor, model që autorizon elitat e shek. XIX dhe ato në vijim t’i japin koherencë kohore identitetit kombëtar të “zbuluar” gjatë Rilindjes – jo vetëm nga shqiptarët, por nga shumica dërrmuese e popujve evropian. Ja përse fazat më epike të luftës ekzaltohen me stilin romantik dhe ekuacioni i mësipërm është kaq i rëndësishëm si në drejtim të gjetjes së fosileve të evolucionit kombëtar, ashtu edhe në shpjegimin e disa realiteteve shqiptare.

Një sintezë e “ekuacionit”

Elementi i parë është Skënderbeu kalorës. Simbioza e Heroit me njëthundrakun e tij është gdhendur nga ikonografia nacional-romantike duke filluar nga letërsia, për të vazhduar me historinë, kinematografinë, prodhimet artistike, artin në përgjithësi, deri tek format e shprehjes publike të tij, tek përmendoret dhe portretet, ato mjete që i përshtaten nevojës së masivizimit të simboleve. Nga momenti i rikthimit në Krujë, në vazhdimësinë e veprimtarisë së lavdishme të Skënderbeut, në domosdoshmërinë e transferimeve të furishme dhe të shpejta, figura e kalorësit është njëra prej fijeve përçuese të ngjarjeve dhe njëkohësisht ikonë. Antagonistët e Skënderbeut, osmanët, përbëjnë elementin e dytë të përballjes, të personifikuar nga ushtritë e njëpasnjëshme, përherë e më të bymyera nga politika perandorake osmane. Shifrat, në momentet kulmore, valëviten nga 150 mijë të historiografisë tonë klasike, në 400 mijë të studimit të Aurel Plasarit, të gjitha të bazuara në kronika direkte ose indirekte: të paktën për ato studime që prezantohen dhe respektohen si historike (Islami, Frashëri 1959; Plasari 2010). Konfrontimi, përballë një mizërie të tillë ushtarake, realizohet nëpërmjet luftës guerrilase. Megjithëse termi vjen nga tradita (gjuha) spanjolle e fillimshekullit të XIX, në rezistencën ndaj Bonapartit, praktika guerrilase është e dokumentuar që në antikitet: prandaj nuk ka kuptim të paraqitet si “çudi” e evropianëve për këtë origjinalitet të Skënderbeut (Benigno 2008). Ishte thjesht e vetmja mundësi konfrontimi në ato raporte, pa çka se kinematografia i ka lënë hapësirë betejave në fushë të hapur, gjë e cila do të ishte vetëvrasje e sigurtë e rezistuesve arbër.

Elementi i anashkaluar: nga funksionalizmi në fantarealitet

Ngjarjet duan kohën dhe territorin e vet. Pikërisht territori, në kuptimin gjeografik, është elementi i anashkaluar, që mund të frakturojë harmoninë e ekuacionit. Efikasiteti i sulmit dhe tërheqjes së rrufeshme të kalorësisë reduktohet së tepërmi për vetë karakteristikat morfologjike të territorit, në një kontekst ku forcat osmane prezantohen në shifra jashtëzakonisht të larta, aq më tepër kur raporti mes dy ushtrive është në përpjesëtim të zhdrejtë. Forca goditëse e Skënderbeut qëndron tek sulmi i shpejtë, i befasishëm dhe tek tërheqja gjithashtu e menjëhershme, në mënyrë që të përjashtohen përplasjet e hapura dhe skematike. Kjo është karakteristika e luftës guerrile e cila mundësohet pra edhe nga aftësia e tërheqjes, ku padyshim kalorësia është themelore në suksesin e saj, pasi përballë 150 apo 400 mijë njësive kundërshtare nuk ka alternativa taktike të shumta, përveç largimit përpara organizimit të kundërreagimit. Mirëpo, a janë ato territore të përshtatshme për kalorësinë? Përgjigjja nuk kërkon shumë thellim, sepse mjafton një vëzhgim kalimtar për t’u bindur mbi pamundësinë ose, të paktën, mbi vështirësinë, që nënkupton dështimin e taktikës guerrilase. E nëse nuk funksionon kjo mënyrë luftimi, e mundësuar nga kalorësia, është e parealizueshme përballja e ushtrive të atilla. Por Skënderbeu ia arriti të korrte suksese të rëndësishme të dokumentuara, që janë edhe rezultati i ekuacionit. Kështu, ne kemi rezultate pozitive mbi ndërveprimin tashmë joracional të tre elementeve, nëse konsiderohet i papërjashtueshmi faktor territorial. Dy janë mundësitë e shmangies së paradoksit: ose Heroi ka aftësi mbinjerëzore, të shprehura në ndonjë “fluturim”, dhe në këtë rast jemi jashtë kritereve shkencore historike, ose njëri nga elementet ka tejkaluar realitetin. E thënë ndryshe, zgjedhja mbetet mes mitografisë dhe historiografisë.

Drejt zgjidhjes së paradoksit të “superheroit”

Preferenca e kritereve historike krijon hapësira dhe mjete korrigjuese në elementin e hiperbolizuar përtej mundësive: ushtria osmane. Ky inflacion i njëanshëm shifrash është i kuptueshëm ngaqë, së bashku me deflacionin e angazhimit numerik arbëror, galvanizon emocionet e lexuesit. Sa më e madhe është forca atyre dhe sa më e reduktuar është forca e jonë, aq më epik do të jetë triumfi i pakicës, e së bashku me të edhe vetëvlerësimi kolektiv nëpërmjet projektimit në ato ngjarje. Një raport i tillë ka lindur në literaturën ballkanike të shek. XIX, është përforcuar me të dhëna historike në shekullin vijues dhe vazhdon akoma sot të pasionojë elitat. Për hir të korrektësisë nuk mohohet që disa shifra vijnë nga kronikat e kohës.

A mund të mjaftohemi me kaq? Së pari, kronikat lexohen në mënyrë kritike, pasi shpesh herë janë kontradiktore, janë “fotokopje”, vijnë nga një kontekst i caktuar, me një stil dhe objektiv të përcaktuar. Së dyti, burimet kryesore përbëhen nga regjistrat administrativë osmane, që fatkeqësisht, në rastin e organizimit të ekspeditave ushtarake, janë të rrallë dhe të pashfrytëzuar. Së treti, rreth ekspeditave ushtarake osmane na vjen në ndihmë kombinimi i disa faktorëve: mënyra e organizmit të ushtrisë, mundësia demografike, precedentet historike dhe tërësia e angazhimeve osmane në Ballkan. Boshllëku i regjistrave në aspektin numerik të ekspeditave mund të mbushet me anë të analizës së potencialit maksimal ushtarak osman, që, nëse nuk jep të dhëna mbi ekspedita specifike, të paktën nuk lejon zhdoganimin e shifrave të papërmbajtshme. Konkretisht, ushtria e Mehmetit II përbëhej nga: kalorësia e spahinjve dhe e “klientelës” së tyre, përafërsisht 40 mijë trupa; nga kalorësia e lehtë – të krishterë dhe myslimanë – me rreth 10 mijë trupa; ndërsa këmbësoria ndahej në azabë dhe jeniçerë, që së bashku shkojnë në rreth 20 mijë trupa; këtyre u duhen shtuar akinxhinjtë dhe disa numra të reduktuar efektivësh të artilerisë, të xhenios, të gardës personale. Përllogaritjet rrjedhin kryesisht nga defterët e sistemit të timarit, ku rekrutohej kalorësia, dhe nga defterët e jeniçerëve (Babinger 1953; Inalçik 1973; Mantran 1999; Runciman 1965; Shaw 1977). Numri përfundimtar luhatet në rreth 70-80 mijë efektiva. Pak më shumë se 100 mijë trupa kishte në dispozicion Sulejmani (shek. XVI) me të cilët do t’i afrohej Vjenës. Kjo forcë gjithashtu duhej të shpërndahej në garnizone të vogla në qytete dhe zona nevralgjike të Anadollit të trazuar dhe Ballkanit të porsanënshtruar ose në proces pushtimi. Do të thotë që potenciali praktik i Mehmetit II reduktohet akoma më tepër se 80 mijë efektiva, pra më pak se gjysma e propozimit të Akademisë së Shkencave.

Vëzhgim përreth

Për të arritur në përputhjen e shifrave që propozon shumica e studimeve tona, Mehmetit II i nevojitej një rezervuar demografik i konsiderueshëm ose një organizim i posaçëm i rekrutimit ushtarak. Perandoria Romake në kulmin e inflacionit ushtarak numëronte rreth 400-450 mijë efektiva, ndërkohë që popullsia brenda territoreve të kësaj Perandorie është përllogaritur në rreth 54 milion banorë (Jacques, Scheid 1992). Territori osman, nga Anadolli në Ballkanin e fundshekullit të XV dhe fillimshekullit të XVI, kishte rreth 8-10 milion banorë (Mantran 1999; Minkov 2004). Nëse marrim në konsideratë realitetin e militarizuar romak të shek. III, Perandoria Osmane nuk do të mund të dërgonte në Krujë aq ushtarë sa kishte në tërësi Perandoria Romake, me një rezervuar demografik 600% më të lartë se ai osman.

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm i mungon realitetit antiko-mesjetar, madje edhe atij modern. Do të jetë Franca revolucionare, veçanërisht në vitet e aventurës bonapartiane, panairi i parë i ushtrive masive të bazuara tek rekrutimi i detyruar i qytetarëve: numri i ushtarëve luhatet nga 2 deri në 2,5 milion, në një popullsi franceze prej rreth 25 milion banorësh (Chandler 1967; Sabbatuccui, Vidotto 2009). Në sajë të parësisë demografike në Evropën perëndimore dhe të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, Bonaparti angazhoi mbi 600 mijë trupa për pushtimin e Perandorisë Ruse. Ishte thjeshtë e pamundur që Perandoria Osmane, me popullsi pothuajse tre herë më të vogël se Franca dhe pa shërbim të detyrueshëm, të grumbullonte 400 mijë forca, e aq më tepër t’i shpenzonte në Krujë, me pretekstin – mjaft i modës – që kërkonte një trampolinë për në Itali: mund t’i kushtonte më pak një marshim tokësor. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të vendoset nga Porta e Lartë në shek. XIX, si imitim i shembullit bonapartian.

Por shifra e propozuar nga ne tejkalon edhe angazhimin numerik ushtarak të Mehmetit II në marrjen e Kostandinopojës. Për kryeqendrën e Bizantit njëmijëvjeçar, për vlerën strategjike, pjesërisht edhe ekonomike, për vlerën e padiskutueshme simbolike, të justifikuar edhe nga ngjyresa fetare që shkojnë thellë deri tek tradita profetike, për ëndrrën sulltanore dhe projektimin e gjatë, Kostandinopoja – edhe duke konsideruar shifrën e ekzagjeruar të 200 mijë rrethuesve të qytetit (Pertusi 1976) – i paskësh shpenzuar Mehmetit II gjysmën e forcave të rreshtuara dhe të dështuara në muret e Krujës. Është rastësi që shifrat e kronikave greke të rënies së qytetit nuk konsiderohen nga historianë perëndimorë? Nuk është problem, për shembull, gjetja e citimeve nga kronika që e paraqesin popullsinë ballkanike parasllave të zhdukur plotësisht, e për rrjedhojë ne shqiptarëve na gjymtojnë lidhjen me ilirët; po ashtu, është familjar bymimi i shifrave të ushtrive osmane nga kronistët osmanë ose greke: «ushtria e tij [Mehmetit II] ishte e panumërt, si kokrrizat e rërës» dhe kur ndalej marshimi «toka nuk dukej më nga çadrat» (Sphrantzes 1985; Tursun Bey 2007). Sikur të mjaftonin disa citime kronikash, nuk do të kishim nevojë për historianë.

Përputhje e racionalizmave ‘mjetësor’ dhe ‘konjitiv’

Elementi më i paqëndrueshëm i ekuacionit të mësipërm është numri i armikut, i rrëshqitshëm faktikisht, që deri sa të mbijetojë do të mundësojë vazhdimësinë e “fluturimit” të Skënderbeut historik. Përkundrazi, nuk përbën asnjë dobësim për figurën e Heroit inkuadrimi i shifrave brenda kornizash historiografike: shqiptarët do të kishin mundësinë e krenarisë së shëndoshë dhe prezantimit me epopenë e një rezistence të lakmuar nga fqinjët, që nuk i kanë mbijetuar tundimit të “vjedhjes” së personazhit, sikur përshkrimi i ngjarjeve të ishte sa më real dhe i vërtetueshëm shkencërisht. Ishte normale qasja romantike e shek. XIX, e tejzgjatur në shek. XX, për vetë “fëmijërinë” e kombit, ashtu siç është tërheqës për fëmijët Plaku i Vitit të Ri – në fakt Santa Klaus, që në këtë kontekst mishëron elementin artificial dhe jo ndonjë figurë njerëzore specifike – si element i një tabloje më të gjërë, porse në fazën e pjekurisë individuale dhe kombëtare këto përshkrime nuk mund të jenë më shumë se sforcime letrare.

 

Shënim: titulli i shkrimit origjinal: “Ekuacioni” ideologjikisht funksional brenda qëndresës së Skënderbeut. [2Xh]

Pa Komente

  1. Desha te pyes autorin, qe e pergezoj paraprakisht per kete shkrim realist ketu, nese ka ndonje konkluzion te vetin per shtatelartesine e Gjergjit. Une per vehte, gjithmone e kam perfytyruar Skenderbeun (dhe kjo ne baze te leximeve per te) si nje kolos dhe me trup te fuqishem. Kam degjuar se nga historian te ndryshem eshte thene se te pakten ishte mbi 185 cm i larte. Nderkohe, nje miku im insiston se ai ishte fiks 157 cm i larte.

  2. Pa i shkuar deri në fund këtij hartimi kaq të gjatë, më bëri përshtypje fraza: “Heroin kalorës që përballet suksesshëm me ushtri gjigande duke konsumuar përballjen e modelit guerrilas..
    Nuk e di se sa historian është autori që guxon të vërë në dyshim fjalët e Plasarit apo historianëve, por sado bilmez që të jetë në histori, do të ketë dëgjuar për betejën e Albulenës dhe të Torviollit… ku s’më duken aspak aksione guerrilase antibonopartiste.

  3. «Sa per Skënderbeun, ai me trupën e tij të zgjedhur, mbas të gjitha përshkrimeve, qëndronte jashtë rrethimit duke u strehuar në malësitë pranë Krujës dhe duke e sulmuar armikun, për ta dëmtuar dhe dobësuar, me anë të “luftës së vogël” (guerrilje). Ishte një nga taktikat më të njohura të tij, që u ka bërë përshtypje thuajse të gjithë historianëve që ia kanë përshkruar luftimet» – pohon Plasari. Pikerisht kjo «trupe e zgjedhur» perbehej nga kaloresia e armatosur lehte, qe Barleti quan praetoria cohors – thuhet ne v. I te botuar nga ASHSH. Eshte ribotuar edhe ne versionin trendy te vitit 2002, madje me hollesi dhe pasurime te tjera detajore. Metoda guerrilase konfirmohet nga aq shume autor sa qe dy beteja, apo edhe me teper, nuk bejne diferencen ne normalitetin e perballjes, qe, fundja, perputhej me mundesite e heroit. Ky eshte detaj kaq i njohur sa bylmezi sinonimon me ate qe nuk e pranon.

    Kujdes neuronet: thjeshte po konfirmoj, ne kete rast, fjalet e Plasarit & Co.
    Pastaj, hartimet nuk jane per te gjithe.

    1. Natyrisht që lufta mordi e fuggi, ishte pjesë përbërëse e strategjisë së luftës së Skënderbeut për të dobësuar dhe goditur vakancierët turq, që natyrisht (sipas atyre si puna jote) kanë qënë vetëm në kalim e sipër në Arbëri, por që të karikaturohet Skënderbeu vetëm si guerrilas (e ç’janë disa beteja ballpërballë në fund të fundit?!) duket që neuronet nuk arrijnë numrin e domnosdoshëm për të arritur në konkluzione llogjike.

  4. Ne fakt per Skenderbeun eshte folur qe ka perdorur taktiken guerrilase, apo mbrojtjen aktive, por nese shihet ne planin e pergjithshem, ballafaqimi i tij ishte frontal. Si te thuash, ndonese veshtruar pas ngjarjes, paqja dhe qetesia me osmanet ishte e panegociueshme si element final status quoje. Hedhja ne Itali, kontakti me Venedikun, Papatin dhe Raguzen flasin ne fund fare per nje zgjedhje politike. Skenderbeu dhe Shqiperia nga kjo pikepamje do pranuar se ishin nje episod ne konfliktin e madh Lindje-Perendim. Shifrat qe sjell doani per angazhimet ushtarake perputhen me ate qe njihet si koeficient i mobilizimit e qe nese arrin ne 10% te popullsise nis e quhet mobilizim masiv. Nga ana tjeter edhe Barleti mos gaboj, ne perkthimin shqip te 1968 e thote se pas Torviollit – per kete beteje u gjenden para dy vjetesh varret e ushtareve osmane dhe arber – Skenderbu nuk u angazhua ne beteje direkte me osmanet, e ketu shpresoj te mos jem gabim se nuk e kam librin para. Por lufta ishte e vazhdueshme dhe Shqiperia-Arberia ishte nje front i qendrueshem i saj. Nese pranohet kjo si e dhene historike, atehere figura e Skenderbeut megjithe reduktimin numerik nuk humbet ndonje gje. Ketu eshte me vend te kujtohet se elemente te luftes guerrile u perdoren edhe nga romaket kunder Hanibalit megjithe paritetin numerik ne fushe te hapur. Madje Barleti ve ne gojen e Skenderbeut, evokimin prej tij te Fab Maksimit, i njohur per perdorimin e luftes psikologjike, me mbajtjen te angazhuar te kundershtarit me idene e betejes, por pa e dhene ate. Ne thelb ky eshte element i taktikes se mbrojtjes aktive, ndonese jo guerrile.
    Pse mendoj une se shifra nuk i ul gje Skenderbeut ne planin ushtarak? Sepse edhe ne nje beteje si ajo e Ankarase, osmanet thuhet se angazhuan diku mes 85 mije dhe 120 mije ushtaresh perballe Timurlengut. E ketu behet fjale per perplasje superfuqish te kohes. Ndaj edhe zbritja ne nje shifer prej 85 mije per Krujen eshte realiste dhe ka logjike ushtarake e historike. Madje edhe kaq eshte jashtezakonisht shume, nese fushata ka qene per Shqiperine vetem. (Per shembull, inkursioni pers drejt Greqise solli ne Termopile nje ushtri qe vleresohet te kete qene diku mes 100 mije dhe 300 mije ushtaresh. Nje cmenduri e madherishme ne planin operacional dhe sidomos ate logjistik. Por ne gryken e Termopileve ato nuk vlejten asfare. Ky inkursion pranohet qe eshte me i madhi ne Europe deri ne zbarkimin e Normandise, pare ne planin e nje fushate te vetme).
    Per me teper qe ne nje plan historik, ekspedita osmane drejt Shqiperise si territor eshte atipike dhe per kete e veshtire. Kjo pse qekurse dardha ka qene dardane dhe delja dalmate, drejt kesaj hapesire penetrimi eshte konfirmuar me i lehte nga Perendimi. Madje per Cezarin thuhet qe ka bere ne Palase nje prej zbarkimeve me atipike dhe jashte arsyetimit ushtarak dhe per kete pergjegjesia i shkonte flotes se Korfuzit (Marreveshja e detit, pika 150 qe atehere). Pra qe prej Romes e deri ne invadimet mesjetare kalimi i Otrantos eshte rruge logjike dhe qe bregdeti shqiptar e ka asimiluar perhere, edhe nese ne te ka qene instaluar fuqi e madhe. Por kjo gjithsesi me rezerve. Depertimi osman eshte invers ne drejtim; ai hyn nga Bullgaria dhe Maqedonia duke mbajtur ne shpine vende jomiqesore per kohen si Greqia!!! dhe Serbia e me tej Hungarine etj. Prandaj eshte e rendesishme ti jepet nje kuptim ushtarak dhe politik fushates osmane ne Shqiperi qe pastaj te gjykohet mbi shifrat dhe angazhimin. Pra te vihet ne kontekstin e qellimeve te veta. Po keshtu per nje krahasim qe vlen te behet eshte sjellja ne vemendje e shifrave per ekspeditat osmane ndaj pashalleqeve shqiptare, relative kjo gjithsesi, per te pare se cili eshte vleresimi i bere. Me tej angazhimi i italianeve dhe gjermaneve ne luften e dyte ne Shqiperi eshte diku te nje prani e perhereshme prej 35-40 mije trupash, nje shifer kjo qe mjafton per te mbajtur nen kontroll rruget e kalimit, ndonese kundershtimi ishte modest. Per te ikur nga historia dhe perdorimi propagandistik i saj, eshte per tu vene ne dukje se skenderbejada u rimorr edhe nen veshtrim kritik dhe studimor nga ushtria ne kohen e perpunimit te Artit Ushtarak Popullor. Madje adoptimi i tezave te mbrojtjes qe e shihnin rreshtimin e Shqiperise fillimisht ne nje lufte frontale e pastaj me nje terheqje perhere ne levizje, pra nje guerrilje shume agresive jane elemente te huazuar nga Skenderbeu. Jam dakord me doanin kur konstaton se “elementi me paqëndrueshëm i ekuacionit të mësipërm është numri i armikut”, por dua te shtoj se Skenderbeu ne cdo plan nuk rezulton nje kacak, apo thjesht nje aventurier. Mjafton te shihen aleancat, krushqite dhe rrjeti i fortifikimeve qe beri per te kuptuar se kemi te bejme me elemente te vetedijshem te planizimit ushtarak jo vetem afatshkurter. Fundja edhe Davidi me hobe qelloi.
    Ai e di shume mire ke ka perballe, ai ndoshta ka ditur edhe fundin e luftes ku hyri, pse te mos e themi, por luften e beri. A ishte nje aktor vetem lokal nder te shumtet qe ishin asokohe, apo dicka me shume? Kete nuk e di; fakt eshte se ai sot ne histori qendron si mur ne marredheniet tona me Turqine ne menyren si evokohet (Pirro Misha p.sh) dhe se eshte i tille jo vetem per shkak te hiperbolizimit nga Rilindja, por sepse ai manifeston, permes konsistences ne kundershtimin ndaj osmaneve, ate kontrast moral me shqiptaret e tjere qe e kane dorezimin ne preherin e kundershtarit si refleks te lindur. Ai eshte hero, pse e afirmon veten te paperlyer moralisht me merecenarizmin tone genetik. E qe ketu paradoksi; ai mban flamurin e nje lufte gati dogmatike ne krye te nje populli mercenaresh. Ndoshta ploteson ndergjegjen tone. Iku ne Azi, por u kthye prape ne Europe, e mesa duket metaforikisht, na mori edhe ne pas.
    Por ndoshta e kam gabim.

  5. Skenderbeu nuk eshte rast i zakonshem.
    I mire edukuar ( dinte disa gjuhe), i stervitur ne shkollat me te mira ushtarake te kohes (turqit ishin battle hardened, mbas 100 vjet ekspansioni dhe perplasje me cdo lloj kundershtari), me pervoje personale ne beteje ne nivel taktik ashtu edhe strategjik, me nje aftesi per te njohur njerezit ( beri per vete pjesen derrmuese te shefave shqiptar te kohes, cka eshte e veshtire sot, e jo me ne ate periudhe), bindur e drejtuar ata, ai megjithemend do te kete qene nje pjelle e sforcuar e natyres.
    Ushtaret e tij kane qene te klasit te pare. Ne mos tjeter ( meqe ka nje tendence per ta pare historine e Barletit si nje variant te historise ne steroid), ne kete perfundim mund te arrihet qofte edhe nga kronikat venedikase te shek 15-16.

    Te gjitha keto me siper do te kishin pak vlere, nese Skenderbeu nuk do te kish pasur nje bindje te brendeshme te tij. Tejet te madhe e te forte, ne te cilen lidhesh gjithshka.
    Feja ? Nuk me duket. Mund te jete element konstruktiv, por jo determinues.
    Besimi ne fitore? Mundet, por ai ishte mjeshter i realpolitikes, per tu mbajtur vetem mbas ketij strumbullari. Plus qe ishte me se i qarte dhe vetedijshem per dimensionet ushtarake, ekonomike dhe politike te Perandorise Osmane.
    Fatalizmi? ( me teper ne besimin e fatit te tij se sa te dorezimit para fatit). Perkrenarja e Skenderbeut eshte thuajse kopje e nje personazhi tjeter te famshem te antikitetit, dhe kjo flet jo pak per ate qe mendonte ai per veten, per njerezit, per rrethanat.

    Per sa i perket taktikes se luftes qe ndoqi, une do vija bast rrogen e muajit qe Skenderbeu ka qene nje student dhe studiues mjaft i mire i antikitetit. Metodat e tij ngjajne shume me ate te Sertorius, “the new Hanibal”, i cili perdesh e ktheu republiken e Romes ne Perandori nja 100 vjet para kohe ( Pompeu megjithese kish pushtuar gjysmen e botes, nuk e mundi dot asnjeher ne beteje). Madje edhe parabola e tufes se thuprave, ne shtratin e vdekjes se Skenderbeut, te cila nje nga nje thyhen por ne tufe nuk i gjen asgje, duket e marre komplet nga historia e Sertorius dhe e shembullit te qimeve te bishtit te kalit te tij.

    Dhe meqe u permend Hanibali, Skenderbeu me siguri e ka ditur se raporti numerik i forcave ne terren nuk eshte elementi kryesor per te siguruar fitoren. Mbas betejes se Canaes, Roma nuk guxonte t`i dilte ne fushe te hapur Hanibalit megjithse ata kishin ne arme mbi 5-600 mije ushtare, dhe Kartagjenasi i famshem, vetem 3-40 mije vete.

    Tashti te vijme tek Mehmemeti i dyte.
    Simbas kronikave, ai e shihte vehten si nje misherim te Lekes se Madh. Enderra e tij ishte qe nje dite ti jepte kalit te tij per te pire ne fronin e Shen Pjetrit.

    Shkodra ra ne 1479.
    Otranto u pushtua ne 1480
    Mehmeti vdiq ne 1481
    Konstantionopoja ra ne 1453

    E kush qendron midis rruges me te shkurter nga Stambolli ne Romes? Nga 1444 ne 1463?

    Mehmeti II ishte per vehte nje njeri jo i zakonshme. Nder te tjere ai fliste nja 8 gjuhe: turqisht, frengjisht, latinisht, greqisht, serbisth, persisht, arabisht dhe hebraisht. Ideja e tij ishte se atij i takonte froni i perandorise se dikurshme romane.

  6. Gjithe ky shkrim per te na thene qe ushtrite qe ka perballuar Gjergji dhe Beslidhja e Lezhes kane qene 70-80 mije e jo 120 mije? Aspak nuk e zbeh luften dhe qendresen e Skenderbeut kjo gje, duke marre parasysh qe trupat qe mblidhte lidhja e Lezhes, me paterica mezi beheshin 15000.

  7. Nuk e marr vesh sesi e koncepton ushtrine autori, sidomos ate antike e mesjetare, si luftetare qe mbajne vete ushqimet e hane ç’gatuajne vete, si me qene ndonje çete kaçakesh.

    Nje pjese e madhe e njerezve ne levizje perbehej nga pergjegjesit e prapavijave, logjistikes biles perfshire edhe prostitutat qe leviznin bashke me ushtrite e medha.

    Kur flitet per 150 mije, nenkuptohet gjithe masa e njerezve dhe po mund te quhen ‘ushtare’ persa kohe qe bejne pjese integrale te forces qe shpreh ushtria.
    Psh pa guzhinjere çfare dreq force do kish ushtria ?

    Perndryshe akinxhinjte qe rronin me grabitjen e territoreve nuk terhiqnin me vete masa te medha njerezish pergjegjes per logjistiken. Akinxhinjte per kete arsye ishin me te tmerrshem per popullaten civile.

    Tani historiografia nuk ben arsyetim te pjesshem si puna e autorit, por e sheh ushtrine si nje teresi organike, psh ka pasur shume gjenerale qe kane thene se pa logjistiken e duhur nuk ka fitore.

    Spartanet ishin edhe me te fantaksur per aspektin logjistik, sepse per çdo spartan dergoheshin ne front deri ne 7 ilote, dmth pavaresisht se ushtria e mirefillte perbehej maksimumi nga 8 mije spartane , ata kete rast ekstrem mund te paraqiteshin me 56 mije.
    Ne betejen e Platese, spartanet u paraqiten me 7 mije spartiate (luftetare) dhe 35 mije ilote.
    Po Spartanet perbejne nje rast te skajshem, por qe gjithsesi domethenes.

    Ne rastin e 150 mije (e sidomos per te nxjerre ate 400 mijeshin) kemi patjeter nje mase te madhe qe pergjegjej per prapavijat e logjistiken.

    Nderkaq persa i perket taktikave eshte muhabet kot, gjenerali zbaton ate taktike qe i sjell fitoren, Skenderbeu fitoi gati gjithe betejat dmth ishte gjeneral i shkelqyer.
    Ne betejen e pare (qe e jep edhe filmi ) doli hapur sepse ashtu e llogariti fitoren, plus donte te legjitimonte pushtetin i cili kalon perhere nga nje beteje e hapur.
    Me tej s’ishte me e nevojshme te sakrifikonte me shume trupa, thjesht per te demostruar ate qe e demostroi ne betejen e pare, dmth qe i shpartallon turqit edhe nese jane dyfish ne beteje te hapur dhe se e dominon krejtesisht territorin si zoterues e jo si guerrillas.

  8. Hartim mund te mos jete ( me teper ngjan si fjala e hapjes e nje mitingu) por edhe veshtire ta marresh per logjike e arithmetike gjithashtu.

    Te provosh argumentin nuk mjafton fraza e lustruar as referimet e largeta ndaj lendes.
    Problemi i ngritur kerkon njohje dhe bile ekspertize te ceshtjeve ushtarake ,sic sugjeron Babinger kur merret me te njejten ceshtje, por edhe analize e te gjitha betejave te Skenderbeut nje per nje nese kerkon te arrish nje konkluzion te qendrueshem. Keshtu , vetem me nje veshtrim panoramik mund te arrish ne cfaredo perfundim.

    Psh , nuk mund te sjellesh betejen e Krujes per te kundershtuar (Edrusin) per Albulenen dhe Torviollin sepse e para eshte rrethim keshtjelle , te dytat beteja ne fushe te hapur. Strategjia dhe taktikat jane fare te ndryshme dhe t’i vendosesh ne nje plan eshte moskuptim i thelle per dike qe pretendon t’i hyje e sqaroje problemin te tjereve. Skenderbeu i ka perdorur gjithe taktikat e mundshme sipas rastit bazuar ne nje njohje te thelle te terrenit,forces se vet dhe te kundershtarit.Prandaj eshte gjenial ne fushen ushtarake.

    Ose interpretimi qe behet per territore të papërshtatshme për kalorësinë sebashku me konkluzionet eshte feminor.”Përgjigjja nuk kërkon shumë thellim..”-thote autori i shkrimit dhe prandaj sigurisht arrin ne nje konkluzion qe jane vec fraza boshe.(ne kete rast te nje hartimi)

    Le t’i referohemi nje historiani te mirenjohur si Babinger(fq.152) qe eshte gjithmone dyshues per shifrat e permasave te ushtrive .
    E konsideron fitore te bujshme te Skenderbeut betejen e Tomorrices(2 shtator 1457) kunder Iliaz beut dhe Hamza Kastriotit dhe jep keto shifra:
    -15.000 turq te vrare ( 30.000 i duket e ekzagjeruar)
    -15.000 rober, ndermejt te cileve 24 komandante
    -pjesa tjeter e ushtrise arriti te arratiset dhe u kthye ne Stamboll.

    Tani mund te pyetet se c’permasa kishte kjo ushtri qe humbet 30.000 ?
    Dyfishin? Me tej,kur nje ushtri e nje komandanti te rradhes vjen kunder Skenderbeut me 50-60.000 forca atehere c’permasa duhet te kete ushtria e komanduar nga vete padishahu? 100.000 duket me se normale..Sigurisht kjo eshte vetem nje indicje,une nuk kam ekspertize ne keto ceshtje, por preferoj te shkoj prej te dhenave ne perfundim dhe jo te kunderten ,sic duket se ben autori.

    1. Fatma, nuk e di nëse e ke parasysh (gjeografikisht) se ku ndoshet fusha e Albulenës (ose Fushëbardha), por ta garantoj që, edhe sot me gjithë rrugët e asfaltuara, duhet një orë me makinë për të arritur deri në Krujë.
      E them këtë, sepse edhe pa qënë analist ose historian, s’më duket se ajo betejë është bërë nën muret e kështjellës.

      P.s:Mirë në Arbëri autori mund ta konsiderojë si guerrilas Skënderbeun, po për ekspeditat që bënte në Itali si mund të quhet? (natyrisht, pasi të heqim pjesën, gjatë kalimit të detit, ku po e quajmë pirat :P)

      1. Fatma, më falni, se e kisha lexuar keq komentin tuaj (ku për “e para”, e mora sikur e kishit fjalën për betejën e Albulenës).

  9. Fatma, ose e keni jetuar ate periudhe, ose nuk lexoni çfare shkruhet, pasi shqip po shkruaj:

    «Shifrat, në momentet kulmore, valëviten nga 150 mijë të historiografisë tonë klasike, në 400 mijë të studimit të Aurel Plasarit, të gjitha të bazuara në kronika direkte ose indirekte: të paktën për ato studime që prezantohen dhe respektohen si historike (Islami, Frashëri 1959; Plasari 2010). Konfrontimi, përballë një mizërie të tillë ushtarake, realizohet nëpërmjet luftës guerrilase».

    Artikulli i referohet pikerisht ketij inflacioni, nga i cili buron pjesa me e madhe e imagjinates te komenteve te mesiperme, qe e interpretojne faktin sikur Skenderbeu nuk humbet asgje nga reduktimi i shifrave. Ne fakt humbasin ato qe e ndertojne historine, ato qe duan te krijojne me çdo kusht Termopilet – rastesisht edhe kaloresit e rikthimit ne Kruje jane 300. Pastaj, beteja e Torviollit vendos perballe shifra te peraferta; beteja e vitit 1457, sipas kronikave, ishte ne raportin 1:3; ajo e shifrave “biblike” paraqitet ne raportin 1:10-30 (ne varesi te autoreve e kronikave). Nuk perjashtova mundesine e betejave ne fushe te hapur. Taktika veteperjashtohet ne menyre specifike perballe shifrave te tilla marramendese dhe autoret “tane” kete na e kane mesuar. Pikerisht perballe kesaj force mungojne, nga gjysma e shek. XX e ne vijim, historianet qe te kene pranuar beteja ne ‘fushe te hapur’ apo te kene arritur ne nje konsensus te tille, pra mbetet ne fuqi varianti tjeter. E mos te humbim kohe per Termopilet e Hollywoodit, qe per me teper nuk konsiderohen si beteje tipike ne ‘fushe te hapur’.

    Eshte me se e ligjshme logjika qe nese nje gjeneral vjen me 40 mije forca, padishahu mund te niset me 100 mije, qe perseri jane me pak se 150-400 mije, por, meqenese rrugetimin e filloni «prej te dhenave ne perfundim dhe jo te kunderten» («siç duket se ben autori»), atehere te dhenat, e konfirmuara nga autori qe keni cituar me faqe – dhe mos pertoni t’ia lexoni te gjitha faqet – flasin per nje maksimum prej 70-80 mije ushtaresh ne dispozicion te “padishahut”, prej te cileve duhen zbritur mbrojtja e Stambollit, Anadollit dhe zonave te tjera politikisht te brishta. Edhe ato osmanologe qe, ndryshe nga Babinger, jane marre me detajet e ushtrise osmane arrijne ne keto perfundime. Mund edhe te hipotezojme qe Skenderbeu ishte aq i forte sa t’i perballonte i vetem, modele te tilla ka prodhuar mjaft Kinostudjoja, por ceshtja eshte se numri i kundershtareve nuk mund te ishte me i larte se 70-80 mije. Emocionet e njerezve dhe historiografia nuk jane sinonime: Santa Klaus eshte simpatik dhe interesant, madje i besueshem deri ne nje fare moshe, por kjo ndjesi nuk i vjen nga historiografia. Per arsyet e sintetizuara mire nga titulli origjinal eshte krijuar nje hendek shifrash i pavertetueshem historikisht.

    Sa per agretim: Noli, i cili ka preferuar prekshmerine e ngjarjeve nepermjet shifrave, ne rastin e betejes se Albulenes, me Hamza Kastriotin, sjell rreth 50.000 trupa osmane (versioni i 1947). Me tej ai shpjegon si Mehmeti II pagoi per te çliruar 40.000 oficere, por me perpara ka pohuar se jane vrare 20.000 turq, 1.500 jane zene rob dhe te tjere u «copetuan prej malesoreve». Perveçse, nga veprime te thjeshta aritmetike, jemi jashte shumes fillestare, duket sikur Hamzai dhe Isa Bej Evrenozi kane luftuar vetem me oficere dhe, siç nenkuptohet nga Hyllin, me ato qe gatuanin pilafin e mengjesit. Noli, i ndihmuar nga modeli barletian, pohon se nuk dukej fusha, aq shume ishin turq. Kjo te kujton pak mitingjet tona, ku organizatoret bymejne per “qef” mbeshtetesit e tyre. Por nuk jane te vetmit Barleti dhe intepretuesit si Noli. Neshri, nje kronist i shquar osman, kur rrefente betejen e Fushe-Kosoves, fliste per gjysem milioni te pafe; Karadzič thuajse e ben Lazarin sinonim te Konstandinit dhe me Krishtit, etj. Megjithese nuk i mohohet Nolit deshira e mire qe raportet ne perpjestim te zhdrejte jane funksionale per madherimin e heroit, ajo ngelet thjeshte deshire, e cila me vone ka ushqyer fantazine.
    Thelbi i problemit eshte se veprimtaria e Skenderbeut, per ne, vazhdon te jete e pakritikueshme historikisht, megjithese ky artikull kishte per objektiv disa spekullime te mevonshme. E pikerisht, meqenese spekullimet vijne si ndertime dhe jane aq te dukshme, pretendimet e acaruara edhe ne keto raste, sikur po humbet dicka Skenderbeu, e konfirmojne problemin tone. Kjo vlen edhe per acarimin qe shaktojne shifra te tjera, siç jane ato relative te largimeve biblike ne Itali ose mbi vakumim demografik, per terminologjine, per rolin fetar, per organizimin shteteror, marredheniet me fqinjet dhe aleancat me disa shtete “perendimore”, etj.

      1. Eh ku e ka Doani, t’ua lije doaneve historine e Shqiperise ne dore do e nxirrnin Skenderbeun si Bajlozi ne krye te hordhive te panumerta te pafesh qe zaptoi dhe erresoi nje pjese te Kalifatit te lavdishem osman. Doanin merre me te qeshur.

        1. Hyllin, kur njëra palë e tepron, e drejta intelektuale është me korrigjuesin – pavarësisht nga motivet që mund ta kenë shtyrë (besoj se ti je në gjendje të bësh mendërisht shumë më tepër, sesa këtë proces dylekësh të qëllimeve).

          1. Po ai i tregon vete motivet qe e kane shtyre. Rishikimi i shifrave te ushtrive eshte dukuri normale, ka historiane te panumert ne mbare boten qe perpiqen te gjejne permasat e duhura te ushtrive dhe humbjeve. Ajo qe i ben te ndryshe doanet nga historianet eshte se doanet qellimin e kane ideologjik dhe thjesht manovrojne e manipulojne ne menyre sofistike ngjarjet.

            psh Plasari paska nxjerre 400 mije, une s’e di si e ka nxjerre ate shifer, po mendja me thote se aty ka manovrim e manipulim sofistik.
            Ose ta zeme historiografia komuniste thoshte se Shqiperine gjate L2B e shkelen 700 mije ushtare, ketu ka manipulim ta zeme te trupave qe sollen italianet per te sulmuar Greqine, ne nje kohe qe percillet imazhi i nje rezistence te atille saqe u desh te silleshin 700 mije ushtare.

            A e vuan aspektin ideologjik epoka e Skenderbeut ? Patjeter, shifrat e kohes kishin qellim ideologjik te krishtere vs myslymane, nacionalizmi mori per te mireqena shume shifra, po ato ama jane edhe burimet historike, duam s’duam, nuk eshte se nacionalizmi fryu shifrat qe gjendeshin ne burimet historike.

            Tani, kush do qe t’i rishikoje, ne vend qe te merret me fryrjen inekzistente te shifrave prej nacionalizmit, le te gjeje mundesine te pergenjeshtroje burimet historike, ç’ka eshte pune e veshtire, se jane te shkruara.

            Kur dikush thote qe Skenderbeu beri lufte guerrilje nuk deshiron te shohe faktet por t’i interpretoje sipas hullise ideologjike.
            Fakt eshte qe pas betejes se pare ne fushe te hapur, te 25 mije ushtareve kemi 2 ushtri te vogla, me 9 mije e 15 mije ne mos gaboj.

            Tani ky sulltani kur iu thyen 25 mije ne fushe te hapur, per çfare i ka sjelle keto ushtri me te vogla, per te luftuar ne fushe te hapur ? Jo se nuk kemi pse supozojme qe sulltani ishte budalla. Skenderbeu reagoi sikunder pritet ndaj nje ushtrish qe nuk vijne per ne fushe te hapur, por per te grabitur e shkaterruar si tip banditesh, dhe atyre iu kundervu si ben shteti me bandat, duke u bere prite.

            Nejse se ka shume interpretime thellesisht te dyshueshme, prandaj nuk ia pranoj seriozitetin perpjekjeve te tilla.

            Perndryshe rishikimi i ushtrive eshte i mirepritur, s’ka ngele lufte e famshme pa u rishikuar, por ama me me shume kritere shkencore e me pak kritere ideologjike.

    1. Le ta leme menjane qellimin e ketij shkrimi, qe eshte gjithsesi i qarte.
      Le te merremi vetem me logjiken dhe arithmetiken.

      _Krahasimi me betejen per marrjen e Konstandinopojes.
      Doan thote:”…Kostandinopoja – edhe duke konsideruar shifrën e ekzagjeruar të 200 mijë rrethuesve të qytetit (Pertusi 1976) – i paskësh shpenzuar Mehmetit II gjysmën e forcave të rreshtuara dhe të dështuara në muret e Krujës…”

      Per permasat e ushtrise osmane ne marrjen e Kostandinopojes jepen keto shifra nga vezhgues te kohes:
      Kalkokondili-400.000,Ducas-265.000,Phrantzes-258.000,N.Barbaro-165.000.
      Babinger i konsideron te ekzagjeruara.Sipas tij perqendrimi i ushtrise ne kete rast nuk ishte i ndryshem nga betejat e tjera te zhvilluara prej sulltanit.

      Por ne diten e renies popullsia e Konstandinopojes vleresohet 45-50.000 banore.Duke zbritur grate, te miturit dhe pleqte mbetet qe forcat aktive luftarake te qytetit te mos kaperxenin 12-13.000 ushtare.Po e leshojme doren duke i ngritur ne 20.000,bile 25.000. Atehere perse i duhej sulltanit nje ushtri stermadhe? Problemi ne kete rast nuk ishte ushtria bizantine por muret e qytetit. Duheshin topa , jo ushtare.

      Kujtojme se ne rrethimin e Krujes sulltani nuk do te perballonte vetem marrjen e keshtjelles por dhe ushtrine arbere jashte saj te prire nga nje gjeneral i sprovuar, te cilit turqit ja njihnin mire doren e rende.

      Keshtu,permendja e Konstandinopojes dhe krahasimi me Krujen eshte vetem per motive sugjestionuese por nuk ka asnje logjike

      _Ushtria e sulltanit.
      Doan thote :”..potenciali praktik i Mehmetit II reduktohet akoma më tepër se 80 mijë efektiva, pra më pak se gjysma e propozimit të Akademisë së Shkencave.”

      Babinger ( i referohem ne menyre konstante si studjuesit me te mire te Mehmetit II) thote se ne ate periudhe osmanet nuk mund te organizonin nje ushtri me te madhe se 165.000 ushtare te trajnuar. Sipas tij ushtrite osmane ne tokat e krishtera mund te arrinin nje berthame ushtarake prej 80.000, pjesa tjeter qe raportohet perbehet nga funksionet ndihmese.

      Por kesaj berthame luftarake ne beteje i bashkangjiteshin gjithmone ushtrite lokale.
      Schmitt sjell nje informacion : “egziston nje liste (per vitin1475) e njesive luftarake , te cilat duhej t’i mblidhnin mekembesit e vecante ne kufijte e Arberise..:te cilet duhej te vinin me armura te renda” e cila arrin ne 8-9000 kalores pa permendur fare kembesoret.Bile sipas Schmitt-it “osmaneve nuk u duhej as qe te mblidhnin krejt ushtrine e tyre per te arritur epersine numerike.Mjaftonin njesite e provincave ballkanike…”

      ” Kaq i madh ishte disniveli midis burimeve te Skenderbeut dhe atyre te kundershtarit-shkruan Shmitt-saqe bashkekohesve mbijetesa e kryengritesve u dukej pothuajse si nje mrekulli”

      Pra ushtrise perandorake i shtoheshin rreth 30.000 forca luftarake lokale dhe sebashku e kapnin me lehtesi 100.000 vetem si berthame luftarake pa permendur forcat ndihmese.

      (Ne keto informacione qellimisht nuk kam sjelle asnje autor shqiptar.)

      Se ketejmi, Doani ose nuk e njeh lenden qe merr persiper te zhvilloje,ose ka nje metodologji te gabuar, ose me ne fund eshte qellimisht selektiv ne funksion te perfundimit te paracaktuar.

      _Autoret shqiptare.

      Doani permend autore shqiptare Barleti,Noli,Islami,Kristo, Plasari,. .Akademine shqiptare te shkencave me akuzen se jane keta qe shtremberojne shifrat me qellim kombetarist per ta nxjerre Skenderbeun ne nje drite me te favorshme.

      Mirepo Schmitt , qe nuk eshte shqiptar, as kombetarist, bile ne kundervenie te plote me autoret shqiptare ne kete kendveshtrim , deklaron se : “..ushtria e Mehmetit ne vitin 1467 vleresohet ne 200.000 vete dhe 60.000 karroca.” dhe shton ” edhe ne qoftese i pergjigjet realitetit vetem nje e pesta e ketyre shifrave, ato as qe mund te krahasohen me mundesite e kryengritesve.” dhe kur analizon burimet e Skenderbeut perfundon:” me shume se 10.000 luftetare Skenderbeu nuk ka pasur kurre pas vetes.”

      (Ketu qellimisht i jam referuar Shmitt-it, i njohur boterisht si çmitizues i Skenderbeut)

      Qofte edhe nga ky ballafaqim i shkurter evidentohet ,pas meje, qarte paragjykimi i Doanit per autoret shqiptare ,por me paragjykime nuk shkohet dot larg.

      Si perfundim, shkrimi eshte i deshtuar.Eshte jo me teper se nje propagande e rendomte fshehur pas nje kapote rezervisti me pretendime
      “shkencore”.Ne fakt perdor po ato mjete te cilat eshte nisur t’i kastigoje.

      Sa per merakun( e supozuar te Doanit) e disave , edhe timen,se me shifrat e Doanit humbet dicka Skenderbeu,ky eshte nje merak i kote.
      Ne analize te fundit,Skenderbeu , pavaresisht sa osmane i dilnin perpara, i rezistoi perandorise otomane 25 vjet,i fitoi gjithe betejat perfshire edhe ato me ne krye sulltane.Dhe nuk duhet anashkaluar se Skenderbeu ishte vertete nje ushtarak gjenial, por mbi te gjitha ishte nje burre shteti i jashtezakonshem per kohen me te gjitha atributet. Shpresoj A.Plasari ta kete evidentuar qarte.

      Per Anen: kam frike se ai miku yt insistues ngaterron Skenderbeun me Viktor Emanuelin.

  10. Pyetje idiote. Veprimtarine e Skenderbeut e njohim nepermjet gjerave qe na thone historianet. Nese keta ekzagjerojne, atehere edhe ne kemi njohuri te gabuara.

  11. Duke pranuar qe Schmitti nuk eshte osmanolog e nuk ka njohuri te duhura rreth organizimit ushtarak osman, çka nenkupton se ai, ne kete aspekt, eshte perçues jokritik faktesh, ju terheq vemendjen tek burimi i shifres te sipercituar.
    Konkretisht eshte Gherardo de Collis qe i shkruan Galeazzo Maria Sforzas se nje lajmetar i Skenderbeut ka rrefyer per 200 mije forca osmane dhe 60 mije karroca. Pra, lajmeari eshte i Skenderbeut, ose nga te “tanet”, ndersa De Collis ishte perfaqesuesi Sforcesk ne Venedik, pra as ne Arberi jo. Interesi ne kete rast eshte objektiviteti? Nese po, si eshte i mundur ai? Te gjitha dokumentet e asaj kohe qe vijne nga Italia, dhe qe trajtojne shifrat, jane bymyese, ashtu si ne rastin e Konstandinopojes. Edhe per kete te fundit ato nuk konsiderohen si objektive.
    Disa here kam perseritur se shifrat, e nenvizuara tek artikulli si inflacion, kane origjine kronikash dhe eshte e kote qe stresoheni ne ripropozimin e atyre qe nuk kam mohuar.
    Edhe diçka ne lidhje me Schmittin, meqenese i keni cituar disa pjese kurioze. Me çfare mbroheshin zonat e sapopushtura kur garnizonet largoheshin per jave apo muaj ne drejtim te Arberise? Po kur largoheshin edhe “forcat lokale”? Nga dhe si arrini ju (jo Schmitti) ne perfundimin qe ishin pikerisht 30 mije njesi lokale?

    Sic ju keshillova, lexojeni mire biografin Babinger.
    Ndryshe nga Schmitti, ai ka zhvleresuar shifrat e kronisteve grek Kritobulos (gjysem milioni), Halkokondiles (400 mije), Dukas (265 mije), Sfrantzes (258 mije), si dhe shifren e Niccolò Barbaro (165 mije), e natyrisht as hamendjen e Montaldos (240 mije). Asnjera nga keta shifra nuk jane preferuar nga Babinger, dhe bizantinisti me i shquar qe njohim, Ostrogorsky, nuk e ka nenvleresuar analizen e biografit gjerman, te cilen e ka perforcuar me shifren e nje historiani te famshem si Edwin Pears.

    Perfundimi i juaj i meposhtem:

    “Babinger ( i referohem ne menyre konstante si studjuesit me te mire te Mehmetit II) thote se ne ate periudhe osmanet nuk mund te organizonin nje ushtri me te madhe se 165.000 ushtare te trajnuar. Sipas tij ushtrite osmane ne tokat e krishtera mund te arrinin nje berthame ushtarake prej 80.000, pjesa tjeter qe raportohet perbehet nga funksionet ndihmese”.

    nuk eshte i sakte.

    1. Babinger flet ne menyre specifike per vullnetare e jo per funksionare ndihmes apo ato qe ne terminologjine ushtarake romake ishin ‘auxiliarius’, ndersa per Porten, rolin e “forcave ndihmese”, nder te tjere, e zhvillojne ‘derbendet’. Kur Babinger specifikon “vullnetaret” nuk nenkupton as forcat e parregullta te ‘bashibozukeve’ apo akinxhinjve, qe sipas Steven Runciman ishin rreth 20 mije (ne kete beteje), ndersa per Pears forcat e parregullta kane qene akoma me teper, rreth 70 mije, te nxituar nga plaçka e luftes apo nga miti i Konstandinopojes – kjo shtyse konfirmohet thuajse nga te gjithe historianet. Pears qendron tek shifra 150 mije, e dy kronisteve osman dhe itaian, ndersa Runciman preferon 100 mije, se bashku me disa mijera te tjere vullnetare, te pak saktesuar, por, siç duket, akoma me pak se 150 mije trupa. Nuk po konsiderojme se ne nje studim specifik mbi ushtrine osmane, dy autoret propozojne shifren perfundimtare te 100 mije.

    2. Babinger nuk pohon qe “osmanet nuk mund te organizonin nje ushtri me te madhe se 165.000 ushtare te trajnuar”, pasi ne te kundert nuk do ta konsideronte te ekzagjeruar pikerisht shifren prej 165 mije te Barbaros. Ai merr shifren 80 mije si pikenisje, pa shtjellime te metejshme, sespe nuk hyn tek objektivat e autorit, duke pohuar se shtesa prbehet nga vullnetare, qe, sidoqofte, ne kompleks nuk arrijne 165 mijet e Barbaros. Ndersa duke lexuar Babingerin tuaj nenkuptohet se shifra mund te arrinte ne 165 mije.

    Cfare konkluzionesh nxjerim nga Babinger, Runciman, Pears? Se pari, ekzagjerimet e kronikave. Se dyti, ushtria e rregullt e Mehmetit II nuk ishte me e madhe se 80 efektive. Se treti, forca e paregullt (po inkuadrojme ketu edhe vullnetaret) ishte rreth 70 mije. Se katerti, kjo ushtri do te pushtonte Konstandinopojen e jo fshatrat e Arberise nga Mati ne Shkumbin. Per rrjedhoje angazhimi duhej te ishte maksimal, sepse rendeisa e ketij qyteti, per Mehmetin II, kishte vlera eopkale dhe jo rastesisht Perendimi e perjetoi si tragjedi qe nuk krahasohet me renien e Krujes. Endrra e Mehmeti II nuk ishte Kruja dhe kete duhet ta kishit mesuar nga Babinger. Numrin e vullnetareve qe mblodhi Konstandinopoja nuk i gjejme ne asnje ekspedite tjeter te sulltanit ne fjale. Dokumentet, kronikat, mundesia logjistike dhe logjika e konfirmojne. Vullnetaret vinin nga rajonet perreth Konstandinopojes dhe nuk eshte e veshtire t’i kanalizosh ne disa veprime te kordinuara. Ndersa ju pranoni qe ai zhvendosi nga Anadolli nje turme prej 100 mije vullnetaresh, edhe me te madhe se ne rastin e Konstandinopojes, ne marrjen e Krujes! Ju e konsideroni luften si festa e Dites se Veres qe njerezit shkojne te shkujdesur, secili per hobby dhe kur do? Kam pershtypjen se nuk njihni disa rregulla themelore te organizimit ushtarak te asaj kohe, rendesine e Konstandinopojes dhe strategjine e marrjes se saj. Kjo konfirmohet kur pohoni se per marrjen e Konstandinopojes duheshin topa e jo ushtare, pasi renia e saj u mundesua nga nje “hile” mjaft e famshme, e cila kerkonte njerez.

    Gjithashtu, jeni kontradiktore me pretendimin vijues, se per marrjen e Krujes, me shume se topa, i duheshin ushtare, pasi kishte perballe nje ushtri te afte. Po mire, nese ne Kruje i duheshin ushtare, perse – meqenese me keni cituar Schmittin – mori me vete 120 mije vullnetare e akinxhinj? Per mungese informacioni? Per entertainment?

    Sulejmani i Madh, ne nje territor me te zgjeruar se Mehmeti II, kishte ne dispozicion 37.521 timariote, ne te gjithe Perandorine. Nga keto, 27.868 ishin kalores spahinj, qe se bashku me xhebelinjte (“ndihmesit” personal) arrinin shifren e 75 mije njesive. Mehmeti i II ksihte padyshim me pak timariote, prandaj shifra e mesiperme reduktohej ne rreth 40 mije njesi. Ketyre i shtohet 10-11 mije jeniçer, ndersa Sulejmani i trefishoi. I duhen shtuar rreth 10 mije efektive te kembesorise se rregullt (azabe), rreth 10 mije kembesore te parregullt ose akinxhinj – ato qe ju konsideroni si “ndihmes”, e ne fakt jane “mish per top”, kryesisht plaçkites dhe masivisht popullsi ballkanike e krishtere – thote Runciman. Se bashku me kalorsine e lehte (myselem) shifra arrin tek 80 mije njesi te grumbulluara nga te gjita anet: ketu hyjne edhe “ndihmesit”.

    Problemi, zonja apo zoti Fatma, eshte se ju mendoni qe Skenderbeu ishte mbinjeri, e ironikisht keni cituar Schmittin, ai qe e zbret deri tek deshtimi, aty ku asnje historian shqiptar nuk ka guxuar: duhet te pranojme se keto forca misterioze dhe ushtri marramendese mblidheshin per nje fragment malor te Arberise, ndersa nuk ekzistojne ne betejat me te famshme dhe ne zonat kyçe te Ballkanit – kujtoj ketu Beogradin e 1456 apo edhe 1521. Skenderbeu qe ju perfytyroni thjeshte nuk i perket botes njerezore, prandaj nevojiten edhe ngjarjet homerike. Mendoni qe Mehmeti II nuk kishte interesa te tjera ekspansioniste dhe kudo qe shkonte tashme kishte paqe, e per rrjedhoje mund t’i perkushtohej karovaneve per ne Kruje; mendoni qe ushtria e sulltanit ishte tek dera e Stambollit; mjaftoheni me disa citime dhe kjo eshte normale per amatoret, por nuk eshte normale kokefortesia. Me gjithe deshiren e mire, ju mungon koherenca dhe korrektesia ne ato cfare keni ofruar ne keto nderhyrje.

    Sa per kulture:
    Aurel Plasari redukton numrin e ushtrise se Mehmetit II ne 50 mije dhe jep nje shifer prej 200 mije banoresh ne epilogun e Konstandinopojes. Ju edhe mund ta citoni, siç beni me Schmittin, por a mjafton kjo?

    Nejse, u zgjata teper. Ishte thjeshte argetim.

  12. Ashtu si lexuesit kurreshtare qe duan te dine se cilat shkrime jane te Ardian Klosit, edhe une do te doja ta di kete. Natyrisht qe Xha Xhai ka te drejte te heshte dhe te mos tregoj derisa ta mendoj mire kete pune, por edhe ne lexuesit kemi te drejte te hamendesojme.
    Mua po me ben pershtypje ngjashmeria e pseudonimit Doan Dani me shkurtesen Dan te emrit te tij Ardian, siç e kane quajtur te afermit e tij. Pastaj temat qe trajton, dhe sidomos analizat qe ben. Me se shumti me ben pershtypje menyra mjaft e bute por e vendosur e tij kur i sqaron disa lexues se Baba Dimri* nuk ekziston.
    E zgjodha kete shkrim per te hamendesuar se prapa pseudonimit Doan Dani ishte Ardian Klosi.

    *Plakut te vitit te ri, ne Kosove i thone Baba Dimer Dhe meqe ra fjala per Baba Dimrin, pata lexuar nje kuriozitet ku thuhej se drejtori i nje shkolle ne Australi e kishte perjashtuar nga puna nje mesues qe u kishte thene femijeve se Baba Dimri nuk ekziston dha ata ia kishin plasur vajit.

    1. edhe ne lexuesit kemi te drejte te hamendesojme.

      Hamendesimi nuk eshte e drejte, eshte aftesi

      1. Pasi qe pifto tha se nuk dyshon qe kontributi i Ardian Klosit ne Blog ishte aktiv, une e besova si te mireqene kete kontribut.

  13. Zgjim,

    mund te jap edhe numrin e kartes se identietit nese çeshtja eshte kaq e rendesishme, por mendoj se fakti qe pergjigjem zhvlereson hamendesimin e mesiperm dhe eshte me se i mjaftueshem.

  14. Falemnderit Doan!
    Pergjigjen ma dha Xha Xhai dhe ishte e mjaftueshme per te gjitha hamendesimet e mia dhe hamendesimet e te tjereve.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin