Ajri i ftohtë i dhomës të detyron të qëndrosh edhe disa minuta në krevat. Ora shënon 8:34 minuta. Çohu edhe pse përton! Mendon për një çast se dhimbja e kokës të është larguar? Duke u zvarritur për në banjë do të ndjesh një sëmbim të fortë në tëmthin e majtë. Kujdes se mos plandosesh në dysheme kur të ndeshësh ballin në pragun e betontë të banjës. Këputi një të sharrë nëpër dhëmbë! Kafshimi të dhemb ende. Merr librin nga shporta dhe fillo të lexosh ato dhjetë faqet e përditshme! Lëre mënjanë! Nuk mund ta shtysh. Sikur të mungon truri për ta kuptuar. Gjatë rrugës për në punë ndalu tek “Goni”! Porosit një paçe e pilaf! Përtypi me shpërfillje! Nisu për punë!
Përshëndeti fytyrat e ngërdheshura në korridoret e administratës! Përvidhu vrikazi në zyrë! Hidhi një vështrim të shpejtë dosjes së kërkesave! Pjesën më të madhe shpërndaje nëpër vartës! Përgjigju atyre pak mesazheve në postën elektronike! Lexo lajmet në internet. Lëre, nëse të përzihet.
“Komandanti i Gardës Ndrea Prendi qëllon për të vrarë dhe vret një person jashtë godinës së Kryeministrisë.” “Përgjegjësi i IT-së së Kryeministrisë Armando Kasaj formaton serverin që përmbante regjistrimin e një krimi.” “Shefi i Shtabit të përgjithshëm Luan Hoxha është në dijeni të një fabrike çmontimi armësh ku janë të punësuar edhe fëmijë.” “Drejtori i Inteligjencës Agron Kuliçaj kërcënon Drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.” “Ilir Meta lirohet nga gjykata, ajo e Larta, për akuzat për korrupsion.”
Habitesh se për kë punon? Punon për vete! Për një rrogë. Diku tjetër mund ta merrje. Brerja e ndërgjegjes të shërben vetëm si alibi. Përgjegjësia është vetjake. Je palë. Nuk mjafton me kaq. Rrëmo për një justifikim: (1) Po sikur të ishte dikush tjetër? Ndoshta dikush më i keq se ty? Mendon vërtet se më lëmsh do të ishin punët. As ky justifikim nuk të mjafton. Tepër i vakët për ftohtësinë e argumentit: përgjegjësia është vetjake. (2) Ke sjellë përmirësime. Askush nuk merr lekë, askujt nuk i kërkohet. Punët ecin siç duhet, përveç aty ku nuk duhet të ecin e ecin gjithsesi. Të duket vallë virtyt? Kryerjen minimale të detyrës e shet si virtyt. Hallin e shndërron në ves. (3) Ke sjellë risi. Tjetër frymë, perëndimore! Vetëm gajasje dëgjon për këtë frymë, edhe ftohje. Fryji në të pra me atë frymën tënde të re.
Nga ora 12:00 të qaset fytyra e qeshur e eprorit. Të kërkon për të disatën herë firmën. Nuk dëshiron ta firmosësh atë dokument. Fillo të shpjegohesh! Nuk ka vlerë, por mendon se do ta largosh edhe për atë ditë. Të vjen ndot nga firma jote, nga këshilltarët e dreqërit e asaj administrate. Të gjithë e gjithçka përlyer me dreqër. Ngjyej fytin e vrerosur me një gllënkë konjak! Në drekë do të gjesh ngushëllim te rakia. Një mik i një nderi të dikurshëm ta ka sjellë nga Skrapari.
Urdhërave i shërben po njësoj, me të njëjtën frymë. Zelli sikur të ka rreshtur ca. Bota – të thonë- mbahet nga hatëri. Shkallët e hierarkisë janë të rrëshqitshme nga shpërblimet. Komunikimi vijon me hatëre gjithashtu. Njëra dorë lan tjetrën. Të dyja janë njësoj të fëlliqura. Shpërblimet e hatëret janë gjithfarësoj. Një kafe me shefin, ose një drekë, të tjerë paguajnë. Një udhëtim jashtë, shpërblim për besnikërinë. Besnikëria jote si monedhë këmbimi. Besnikëria shpërblehet me vëmendje. Gjumë në seminaret e mërzitshme. Edhe ato janë shpërblim. Seminaret, gjumi është falas. Ty të përkasin edhe makthet. Në këtë administratë komunikohet me format bizantine të pushtetit. T’i nuk e ke kuptuar ende këtë gjuhë. Të gjithë janë nderur, përshkuar e rreshtuar si në varg palafiqësh.
Dikush të merr në tel. I përgjigjesh. Kërkojnë të takohen për kafe. Nuk ja njeh surratin. Vetëm dëgjuar a lexuar emrin diku. Të kërkojnë “favor”. Do ta shpërblejnë. Gjithkund ka njerëz që përgjojnë ta shpërblejnë. Mezi presin të jenë aty për ty. Para derës me një shpërblim. Prapa derës me një shpërblim. Të shoqërueshëm. Nuk mundesh? Më pas të qarat dhe ngashërimet. I dëgjon i mallëngjyer. Vetëm për pak sekonda beson se ka njerëz hallexhinj. Detyra të thërret. Por tjetri është i paduruar. Njeh filanin. Të kanoset se do ta nxijë jetën. I mbyll telefonin dhe i kthehesh sërish gazetave.
“Mashtrim në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, më shumë vota sesa të pranishëm.” “Ish-kryetari i PS Fatos Nano, i përfolur për korrupsion, dëshiron të hedhë kandidaturën për President.” “Djali i Gramoz Ruçit sërish objekt hetimi.” “Ministri i Transporteve Olldashi akuzohet për krijime monopolesh.”
Të gjitha ndodhin me miratimin tënd. Në heshtje? Të gjitha ndodhin me përkushtimin tënd. Ti sillesh siç presin të tjerët të sillesh. Kjo qeveri qëndron në saj të konsensusit tënd. Veprimet e tua, bindja, besnikëria, heshtja, janë pjesë e miratimit tënd. Këto veprime janë të lira. Të gjitha me vullnetin tënd të lirë. Vullneti të vetë-detyron të bindesh. Qeveria është e drejtë pikërisht prej detyrimit tënd. Nga bindja jote rrjedh drejtësia e qeverisjes së qeverisë tëndë.
Por kur qeveria kundërshton vullnetin tënd të moralshëm? Ke për të detyrë të mos bindesh. Pa bindjen dhe miratimin tënd qeveria s’është e drejtë. Th. Jefferson “ëshë e drejta jote, detyra jote, të flakësh tutje despotin”. Ti nuk mundesh, nuk duhet të veprosh ndryshe. Por ky është një veprim kolektiv. Nuk është një nismë vetjake. Ti bën pjesë në një bashkësi me vlera të përbashkëta. Bashkohu me të tjerë ta flakësh tutje despotin. Rebelimi kërkon angazhimin e grupit.
Kë mësuar se duhet të vdesësh në mënyrën më të mirë. Vdis për atdheun! Vdis për shtetin! Vdis për të mirën e përgjithshme. Je një ushtar i bindur. Lufto dhe vdis për shtetin. Vdis për vullnetin tënd. Ky shtet, kjo qeveri nuk janë vullneti yt. Ky shtet i përket disave. Ty asgjë. Vetëm një rrugë. “Pa viza në Shenghen”. Arritja më e madhe e këtij shteti: të ikni! Ti je një vizitor. Qytetar i përkohshëm. Ti banon një here në katër vjet në këtë sistem politik. Me të drejta të përkohshme. Ti je qytetar në ikje. Asgjë nuk të lidh. Ti nuk ke asnjë detyrim. Nga ty kanë vetëm heshtjen, pa miratimin. Ti je qytetar i vrarë. Qytetar i pavarrosur. Ti je xombi.
Ti je një qënie njerëzore pa ndërgjegje politike. Ti nuk ke kujtime, as vullnet, as epsh. Ti ke vetëm uri. Ti ke pushtuar qenien e njeriut dhe ushqehesh me mish njeriu. Ty nuk të lejohet të hash mish xombi! Ti nuk mund të vdesësh, përvetëm nëse të shkatërrojnë trutë. Ti nuk mund të flasësh. Ti vetëm kafshon. Ti je sëmundje ngjitëse. Nëse kafshon apo i flet një njeriu, ai shndërrohet në xombi. Ti nuk ke seks. Asgjë identifikuese përveç hungërrimës. Ti do të vrasësh mbretin. Elimino mbretin. Demosin ose Shtetin. Atë që mbretëron.
Udhëzime për pushtetarët:
– M. Brooks (2003) The Zombie Survival Guide: Complete Protection from the Living Dead.
– D. Dreizner (2011) Theories of International Politics and Zombies.
Kolona zanore: http://www.youtube.com/watch?v=iI-6dHc-EwM
Konsensus i heshtur i thone. Ne pergjithesi behet fjale per guximpaket.
Kurioze per mua eshte dukuria e cinizmit madheshtor te rinise, meqe cinizmi ka qene historikisht karakteristike e pleqerise. Tek kjo flete ditari ka nje ndergjegjesim cinik, i cili nuk perfaqeson ndonje shtyse per veprim, perkundrazi mund te sherbeje si shtyse per mosveprim.
Sala tha se 21% e administrates ka diploma te huaja dhe mund te supozohet me te drejte qe jane ne hallkat siperme dhe te ndermjetme, meqe veshtire se i gjen ne hallkat e poshtme te saj. C’ka ndryshuar ne thelb ? Asgje.
Keta u mposhten dhe per me teper do mposhtin edhe hyrjet e reja po nga jashte, sepse secili do marre shembullin e atij me perpara.
Perendimi ka kohe qe kritiken e sheh si ushtrim intelektual, zakonisht te veteburgosur ne ambjentet akademike, ne emer te integritetit intelektual. Ndoshta eshte mire, ndoshta eshte keq, por qendron kokeforte fakti se njeriu duhet te beje kompromise, biles eshte kafshe politike sepse i duhet te beje kompromise.
Ky xombi ne fjale ka bere kompomisin qe i ka rene ne hise, aq ka guxuar, aq ka rrezikuar, kur u ndan’ ai kompromis i ka ran’. Xombi ne fjale eshte politik e qe ç’ke me te. Edhe te veteburgosurit ne ambjentet akademike kane bere kompromisin e tyre, kane bere zgjedhjen e tyre politike, ata e dine qe s’jane rrezik per sistemin, prandaj sistemi ua lejon burgun e tyre te praruar.
Konsesusi i heshtur eshte zgjedhje politike, jo ne kuptimin i majte-i djathte, por per modelin e qeverisjes. A ka zgjedhje me thelbesisht politike sesa modeli i qeverisjes ?
Sa per frymen bizantine te administrates, kjo ne kuptimin zanafillor ka qene fryma e pushteti te burokracise perandorake si kundervenie ndaj pasanikeve, feudaleve, zakonisht te periferise, mosndarje e pushtetit me te, si nje ruajtje e integritetit te burokratit ndaj perpjekjeve per korrupsion prej pasanikeve te periferise, meqe korrupsion, ndere etj nenkuptojne edhe ndarjen e pushtetit.
Kjo e ka dalluar burokracine bizantine nga te tjerat, ka qene shkak edhe per luftera civile te njepasnjeshme ne Bizant, po nuk ma ha mendja se ketu behet fjale per kritiken ndaj kesaj specifike bizantine.
nepunesi eshte politik kur i lejohet te jete i tille…vetem si perfaqesues me ze te larte i njeres pale…tjetra pale qendron urte me konsensusin e detyruar nga fitorja elektorale e pales ne pushtet…xombi eshte i paanshem…i heshtur, jo se i perket pales opozitare…porse nuk i perket asnjeres pale… ofiqi i tij eshte detyre, jo shperblim per heshtjen ose per militantizmin…ne kuptimin e Weber ai eshte anonim pa burokrat…por xombi pasi eshte pamision (por njekohesisht i detyruar te veproje ne nje menyre) dhe i pakenaqur… qe ka filluar te breje ekzistencen e tij ne njerez e te infektoje me shperfilljen e pse jo edhe me cinizmin e tij…
thelbi i rrefimit nuk eshte dorezim ndaj fatit, por thjeshte nje profil psikologjik i nje nepunesi, qe rrugedaljen nga kjo gjendje “purgatori” e sheh tek momenti kur “xombi” (i pavdekshem, i pacenueshem) do t’i kthehet sistemit qe e shnderroi ne nje te tille.
Nuk ka ndodhur ndonjehere, nuk do te ndodhe as ne te ardhmen qe nje aksion i nje burokrati te vetem – dhe te tille konsideroj “comrades” te administrates publike – te sjelle “the change”. Sidoqofte, dicka mund te ndryshoje edhe ky, fjala vjen duke mos firmosur dokumentacionin e tenderit te paracaktuar. Problemi eshte se,me shume shpesh se ralle, jo se thjesht do te gjendet nje tjeter qe do ta firmose (me vullnet te lire a jo), POR se aplikuesit kane rene dakord paraprakisht dhe i gjithe procesi eshte nje farse. Nepunesi e sheh, buzeqesh me dhimbje, por nuk mund te beje gje, ligjerisht te pakten. Edhe ne hipotezen super aktiviste te denoncimit prane organeve te rendit (gje qe ka ndodhur, ndonese jo nga nenpunesit por nga firma te tjera konkurente), ceshtja eshte pushuar pasi nuk eshte arritur te provohet ekzistenca e vepres penale (dhe jo per faj te nje tjeter punonjesi, kesaj radhe te drejtesise, por per menyren sesi keto lloj marreveshjesh verbale e spontane lidhen mes biznesmeneve aty per aty, ne oborrin e institucionit: “ti me le sot kete tender, une ta le neser tek institucioni perballe” etj.).
E c’mund te beje tjeter burokrati made in oksident?! Ndoshta te jape shembullin personal per parfumosjen e sqetullave dhe nderrimin e perditshem te corapeve, e ne kete menyre ta beje institucionin publik ku gjallon nje abitat me te jetueshem, por edhe kjo, me shume per nje kenaqesi vanitoze sesa si sherbim ndaj publikut, i cili vazhdon ende te lahet me grafik mujor.
E verteta eshte se, ndryshimi qe ne kemi nder mend (i referohem kryesisht komentit te Hyllin, sepse Kapedani tashme e ka pare te perfunduar procesin e xombi-zimit), duke qene proces, realisht eshte duke ndodhur, por levizja eshte kaq e ngadalshme saqe si pjese e procesit ne nuk e kuptojme vetvetiu. Procesi mund te verehet nga individe racionale qe e shohin trupen e administrates ne momente te ndryshme me deference kohore.
Procesi fatkeqesisht ka edhe regresin e tij, dhe nje i tille p.sh. po perjetohet ne Bashkine e Tiranes, ku vendin e 25-35 vjecareve te masterizuar trendi po e zene 50-60 vjecaret e kalcifikuar (qe ishin 40 vjec ne ditet e sprasme te Brojkes…).
Eshte proces; ne na ra te jetojme ne kete kohe, mire do te ishte te kishim lindur sot, por shyqyr edhe kaq, se mund te kishim lindur edhe shume me heret nga sa ka ndodhur vertet.
Me c’duket, prinderit tane fshatare ndertuan socializmin duke luftuar kapitalizmin, ne femijet e tyre quasi qytetare po ndertojme kapitalizmin ne lufte me komunizmin.
Nuk mendoj se s’ka absolutisht ndryshim, por eshte kaq i ngadalte e i pasigurte saqe te thuash se ka ndryshim eshte me shume nje menyre per te genjyer veten.
Si puna e perparimit ne 100 vjet shtet, nuk do mend qe Shqiperia sot nuk krahasohet dot me ate rremujen e 100 vjeteve me pare, por ama me ndryshim ne nenkuptojme berjen e shume ndryshimeve ne kohe te arsyeshme, dmth kur ne edhe pse jemi pjese e sistemit arrijme ta perceptojme ndryshimin.
Qe gjerat ndryshojne eshte ligj universal, biles edhe ne kendveshtrimin mijeravjeçar qe ka perparim te gjithanshem material perben nje ligj universal.
Gjithe problematika, per mendimin tim, rrotullohet rreth nje ndryshimi ne kuptimin e permiresimit,qe te jete i qendrueshem dhe ne rastin tone brenda nje kohe te arsyeshme.
Në plan të parë mesa arrita të kuptoj nga ky lloj monologu i një nëpunësi administrativ, jepet sikur e bren ndërgjegjja për padrejtësitë e sistemit dhe se në një farë mënyre qenka i detyruar çdo ditë të bëjë padrejtësi, sepse hallka më lartë ia imponon, dhe ky s’ka nga t’ia mbajë.
Të më ndjeni, por unë personalisht deri më sot nuk kam njohur ndonjë nëpunës të administratës që ta brejë ndërgjegjja dhe t’i ketë ardhur në majë të hundës puna që bën! Përkundrazi, më shumë kam vënë re një kapadaillëk në mënyrën sesi flasin për punën që bëjnë, postin që mbajnë, sesa brejtje ndërgjegjeje dhe dëshirë për ndryshim – për një përmirësim të sistemit, që ecën paralelisht me përmirësimin e vetvetes.
Njerëz të tillë që bëjnë tregti çdo ditë me ndërgjegjen e tyre, pak vështirë se mund t’u sjellë reflektim mbi atë që bëjnë dhe të kenë dëshirë për një “fillim të ri”, për të dhënë një shembull në krijimin e një të ardhme të re, sado me hap të vogël qoftë ajo, sepse siç shprehej edhe i madhi Hygo: “një rrugë prej 1000 miljesh fillon me një hap të vetëm…”
Dhe jo vetëm kaq, por tipa të tillë servilosen çdo ditë e më shumë që ta mbajnë fort atë post që kanë, që mundësisht në një të ardhme të afërt të ngriten edhe më shumë në deytrë për t’u afruar aty ku zien edhe më shumë llumi, dhe postin që kanë pasur më parë – t’ua sigurojnë ndonjë të afërmi, ndonjë miku, ose ta “tregtojnë”.
Këta bëhen edhe shembuj tejet negativ për shoqërinë, sepse reklamojnë se të qënurit partiak, parazit dhe të vjedhësh para vetem me një vendosje firme, bëhesh i respektuar dhe shumë i kërkuar, fiton një pushtet mbi të tjerët sepse të kërkojnë t’u bësh favore!
Këta tipa merren sot si shembull për t’u ndjekur, ndërsa i ndershmi dhe njeriu i ditur – kthehet në mediokër!
Shembulli pozitiv, luan rol gjithmonë në një ndërgjegjësim tek disa njerëz (nuk dua ta hiperbolizoj e të them në gjithë shoqërinë, sepse do tregohesha fallse), dhe sikur dikush nga këta vipat e administratës, në një ditë të bukur të vendosë të bëjë një hap drejt një ndryshimi me kah pozitiv, mbase atëherë do shihnim vërtetë një dritëz që ndriçon drejt një “epoke të re”.
Por Lavdi Zotit, ka njerëz individualist që ndryshimin për mirë, nuk e lidhin dhe nuk i mbajnë shpresat tek ndërgjegjësimi i vipave te administratës, por kanë zgjedhur një rrugë në jetën e tyre drejt dijes, jetës së ndershme, dashurisë për punën që bëjnë të cilën e kanë fituar me mund dhe meritokraci, e që shërbejnë si shembull motivues tek ata njerëz që duan të ecin përkrah atij Ligji Universal të Ndryshimit me kah pozitiv!
Luenna edhe une jam dakord me ju. Ndaj thuaje te njejtat mendime, edhe pse per kete ka nje arsye qe i tejshpon parametrat e komentit tuaj. Ne gjimnaz ishte njera qe e quanin Luena, e qe ishte tmerresisht kembengulese ne Jo-ne e vet. Nje pyetje: mbiemri mos te fillon gje me Xh?
Te kundershtoj. Ne fakt nepunesin e bren shume ndergjegja. Sa here gabon (a nuk quhen valle gabime ato momente shpengimi kur i dorezohemi tundimit te mishit a premtimeve te parase?) i vdes nje shpirt. Pendimi ja ngjalle te gjitha.
Ndoshta vertete i mungon nje drejtim, nje kah pozitiv per nga Ligji Universal i Ndryshimit, nje model. Une besoj se asgje me shume se nje model i virtytshem, jo fotoja e presidentit ne zyren e tij, as e kryeministrit ne gazeten aty prane, apo e kryetarit te opozites ne ate gazeten tjeter siper tavolines, porse nje thirrje anonime ne internet qe uleret virtualisht per nje “epoke te re” me kah pozitiv.
Thirrje te tilla gjurmohen naten, dita humbet nen zhurmen mbytese e shperqendruese te qindra zerave (jo-hiperbolekisht) te felliqur. Naten me siguri fillojne edhe ato 1000 hapat, ne ndjekje te Hugoit te madh.
Kaq sa per nivelin e pare … pres komentet per planin e dyte… por te siguroj se jo te gjithe nepunesit e administrates jane sic mendon… perkundrazi…
Përshëndetje Theollogos 🙂
Hahaha rastësi e këndshme sepse edhe unë ashtu kam qenë, si kjo Luena që njihkeni ju në lidhje me këmbënguljen ndaj Jo-së 🙂
Një Zot e di sesa herë kam dëgjuar të ma thonë të tjerët: “po.. po ashtu me ato mend dhe me drejtësinë ec ti… se ke për të parë që ashtu nuk do ecësh kurrë në jetë…”
Jo, nuk jam ajo Luena, dhe ky pesudonim nuk është emri im, madje as që kanë ngjashmëri…
Klm.
Ne fakt keshtu do bere ne jete, do degjuar vetem zemra. Edhe xombi deri diku ne emer te zemres se ndrydhur flet. Zemra e ndrydhur ka te drejten e talentit te mohuar. Si thua, ta besoj ate te germes – Xh – une? Klm edhe ti.
Citim nga theollogos: “Edhe xombi deri diku ne emer te zemres se ndrydhur flet.”
Mbase nuk kam arritur shumë të hy në botën e brendshme të xombi-it për arsye sepse po më dukej shumë fallso, kështu që ke të drejtë në atë ti thekson se ai flet në emër të zemrës së ndrydhur…
Por, por…gjithmonë kam qenë e mendimit se zemra e njeriut është gjithmonë në lidhje të drejtë me mendjen në veprimet e duhura që duhet ndërmarrë, pra edhe zemra sipas meje ka proçesin e saj të të menduarit, dhe se në ato raste kur njeriu dëgjon vetëm njëren prej tyre, pra vetëm zemrën duke anashkaluar trurin dhe anasjelltas, janë thjesht lajthitje! Secili nga ne ka ato lajthitjet e veta në një farë mënyre…çështje subjektiviteti dhe objektiviteti në të njëjtën kohë…
Më kujtohet një fragment në një nga librat e mi të preferuar, ku ca njerëz Të Urtë kishin arritur në përfundimin se në Mendjen e njeriut gjendet misteri i Zemrës dhe janë shprehur kështu : “As a man thinketh in his heart, so is he”
….dhe se ndodhen 7 zemra në tru, ashtu siç ndodhen 7 tru në zemër….(kjo e thënë në mënyrë figurative për të transmetuar Idenë e kësaj lidhjes së zemrës dhe trurit)
Kështu që, aty ku dua të dal tani unë, është se, në çastin kur njeriut i flet zemra dhe mendja bashkë, atëherë lipset veprimi! Të mendosh do të thotë – të Bësh!
Xombi thjesht gënjen veten se ndihet i penduar, thjesht për të shfajësuar veten sepse përderisa nuk bëhet shembull Veprimi, ato ngelen thjesht fjalë fjalë fjalë…që nuk sjellin ndonjë dobi në të vërtetë!
Sa për këtë pjesën: Si thua, ta besoj ate te germes – Xh – une?
Se a e beson ti apo jo, ajo është çështje jote e brendshme, në të cilën unë nuk të imponohem. Më pyete – t’u përgjigja, dhe përderisa me përgjigjen time thashë të vërtetën, nuk shoh arsye të “imponohem” më tej, sepse e vërteta nuk imponohet, në të kundërt nuk do ishte e vërtetë.
Gjithsesi kam përshtypjen se këtu, nga stili im i të shprehurit me shkrim, vetëm Hyllin mund të më njohë, nëse është ai Hyllin që njoh unë nga një tjetër forum
: – )
Lutem mos e shfrytëzoni hapësirën e komenteve për shkëmbime me natyrë personale, të cilat në mënyrë absolute nuk i interesojnë askujt.