Fushatën e tanishme, për zgjedhjet lokale, nuk e ndjek dot lehtë, meqë nuk i veçon dot lajmet nga propaganda dhe skriptet e zyrave partiake; në një kohë që sondazhet, siç dihet, nuk i bën kush ose nuk i beson kush.
Unë, me aq sa më vlen fjala, e pata thënë dhe e përsërit që këto zgjedhje nuk duheshin mbajtur tani; ose në rrethanat e një krize institucionale që u krijua brenda shtetit shqiptar pas 21 janarit – vrasjeve të demonstruesve dhe akuzave të Kryeministrit kundër Prokurores së përgjithshme, Presidentit të Republikës dhe kreut të Opozitës.
Nuk kish asnjë arsye për t’i mbajtur këto zgjedhje, përveç kalendarit. Po politikë me kalendar bënin Maya-t, të cilët edhe u zhdukën pastaj nga historia.
Më tërheq vëmendjen edhe varfëria e programeve elektorale nga të dy palët: do të bëjmë këtë, do të bëjmë atë; do të ndërtojmë, do të shtrojmë, do të inaugurojmë, do të sjellim, do të çojmë, do të hapim vende pune… Festë e kohës së ardhme të dëftores, për harenë e të gjithë gramatikanëve.
Ndërkohë shpenzohen miliona për fushatën, të cilat vijnë nga burime jotransparente.
Në Tiranë, normalisht, përplasja politike duhej të orientohej sipas polaritetit kritik qytet-kryeqytet; por nuk kam dëgjuar të thuhet asgjë për emigracionin e brendshëm, ose dyndjen e gjithë Shqipërisë drejt kryeqytetit – çka po e shkatërron nga themelet Tiranën vetë dhe krejt Shqipërinë.
Lobi i ndërtuesve, të cilin disa e quajnë edhe mafie, është i vetmi i interesuar që t’i mbushë pallatet e reja me të ardhur nga provinca dhe të zbritur nga mali; sa për të tjerët, le të luajnë me tramvaje, teksa ndërtuesit vetë mbushin xhepat, kasafortat dhe llogaritë bankare, ndërsa PD-ja e Berishës merr votat që i duhen.
Edhe vetë ballafaqimi personal Rama-Basha është ndotur tashmë nga faktorë që s’kanë të bëjnë me politikën lokale drejtpërdrejt; Rama është lodhur dhe konsumuar si figurë, për shkak të veprimtarisë në krye të opozitës, duke u mbushur me clutter, si kompjuter i vjetër; Bashës i rëndon akuza për përvetësim fondesh të rrugës Durrës-Kukës, akuzë të cilën ai ndoshta arriti ta shmangë formalisht, por kurrsesi jo moralisht.
Ndërkohë, opozita, e cila është nëpërkëmbur nga pushteti qendror dhe ka kohë që nuk merr pjesë në parlament, e ka gati opsionin për t’i shpallur edhe këto zgjedhje si të pavlefshme, nëse humbet. Përkundrazi, nëse qëllon të fitojë e majta (gjëra edhe më të çuditshme kanë ndodhur), atëherë do të delegjitimohet vetë raporti i forcave i dalë nga zgjedhjet parlamentare të mëparshme.
Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve, produkti kryesor i 8 majit rrezikon të jetë, edhe një herë, instabiliteti politik; në një kohë që kriza institucionale e pazgjidhur nuk do të ndihmojë.
Në fushatë për vrasjet e 21 janarit nuk flitet më; as për akuzat pa doganë, që lëshoi kryeministri Berisha kundër institucioneve. Kjo është përshëndetur prej shumëve, por vetëm sa provon amoralitetin e politikës shqiptare; amoralitet i cili nuk mund veçse ta jetërsojë qytetarin nga politika.
Prisja më shumë nga e majta; por obsesioni me Berishën duket se ia ka varfëruar mesazhin. Duke gjykuar nga forumet e mediave online (kampione të opinionit, kur mungojnë sondazhet), duket sikur Berishës dhe të tijve po i kundërvihen më me vendosmëri enveristët dhe nostalgjikët e komunizmit – çka është, në vetvete, katastrofë për të gjithë.
I vetmi indikacion premtues, nga kjo fushatë, është përvijimi i nevojës së ngutshme për një forcë të re politike, e cila ta shndërrojë çështjen morale në flamur, disiplinë dhe kredo të vetën; duke filluar nga vetë-disiplina e pashembullt. Herët a vonë dikush do të lëvizë; le të shpresojmë për mirë.
Nuk mund te thuhet gje sepse, ashtu si hinterlandi i Amerikes te Veriut qe eshte pus votash, keta emigrante te brendshem jan pus votash dhe pus social. Le qe po ta hapesh kete muhabet, do te te akuzojne per “rracizem”. Sidoqofte, kjo eshte nje ceshtje qe duhet shtruar per zgjidhje.
Interesant eshte situata ne nje konfederate te dobet si Kanadaja ku nje parti ka ne dore hinterlandin (fermere e gjahtare) e partite e tjera kane ne dore qytetet. Sistemi anon nga fermeret/gjahtaret (me hyqem te Gjykates te Larte per arsye ‘strategjike’), aq sa po te jesh qytetar nuk ia vlen te votosh federalisht se pesha e nje vote fermeri/gjahtari eshte 3 here me e larte sesa ajo e nje qytetari.
Nje sondazhier profesionist sugjeroi qe partite jashte ‘hinterlandit’ te hapin ceshtjen tabu ‘katundar/qytetar’ dhe ketu u be nami. Imagjino tani ne Shqiperi si mund te behet.
Edhe për Shqipërinë, ndoshta vlen kriteri i tabusë: temat që janë në majë të gjuhës të të gjithëve, por që mbeten jashtë diskursit publik, janë edhe ato më të rëndësishmet, më kritiket, më vendimtaret për të kuptuar se çfarë po ndodh pikërisht.
Si gjithmone, ne shkelqejme ne kapjen e problemeve nga prapanica. Asnjehere ne koke.
Ky shkelqim, nganjehere, eshte i deshiruar dhe madje i shpallur me nje fije krenarie. Qe do te thote se ndershmeria intelektuale ia ka lene vendin perbaltjes se arsyes dhe logjikes. Njerezit tane bejne shume kujdes qe te me mos thone ate ç’iu dikton logjika (e cila eshte e ftohte, mekanike), por bejne ate ç’iu dikton arsyeja e kuptuar ne rrafshin shqipo-shqiptar :
Me perkufizim, ne kete rrafsh te siperpemendur, eshte i arsyeshem jo dikush qe fut ne pune arsyen e paster, te kulluar, ate kantiane, por arsyen e dobishme, perfituese. Kanti, i cili ka qene nje nder filozofet me skrupuloze dhe te moralshem qe ka nxjerre historia, e shihte arsyen si diçka krejt autonome, te pavarur, dhe qe vepron njelloj si te ishte e vetmja arsye apo vullnet ne bote. Maksimat e kesaj arsyeje do te sherbenin si maksima te te gjitheve. Njeriu kantian e projekton veten si udheheqes te trilluar te mbare njerezimit.
Mirepo, ne debatin shqiptar, kjo arsye kantiane ia ka lene vendin arsyes praktike, rrjedhoje kjo e anglo-amerikanizimi te vrullshem te shoqerise shqiptare, duke ia filluar qe nga çeku i bardhe dhe terapia “shock” e Gramoz Pashkos e deri tek lojerat debile televizive apo inflacionin e skajshem llomotites ne gazeta, blogje, e gjetke.
T’i vesh fajin e nje katastrofe te vertete shoqerore, e cila po ndodh sot ne Tirane, nje “dyndjeje” (kapeni mire ngarkesen emocionale qe mbart fjala “dyndje” – nderkohe qe anashkalohet qellimisht fjala teknike “levizje”, ose “zhvendosje” popullsie), kjo eshte si t’i tundesh shamine e lamtumires Emmanuel Kantit dhe te shkosh t’ia pshurresh librat ne nevojtore.
Shkaku kryesor, dhe madje thelbesor i kesaj katastrofe urbanistike, shoqerore, sot ne Tirane, nuk eshte as DYNDJA, as MALOKERIA, as SHPELLTARIA e ashtuquajtur dhe e tejbesuar nga nje grupim “proprement idiotesque”, por eshte mungesa totale e nje vizioni nga ana e pushtetareve tane, qofte te majte e qofte te djathte. Nese Tirana eshte kthyer ne nje hale gjigande e tipit Bombay, kjo eshte FALE verberise dhe armiqesise madje se hapur te kreut te Bashkise se Tiranes kundrejt vete njeriut shqiptar.
Dhe nuk eshte aspak “dyndja” e famshme e cila eshte nje dukuri krejt e zakonshme ne çdo shtet demokratik ku e drejta e levizjes eshte e barazvlershme me te drejten e jetes.
Por kapja e problemeve nga prapanica, duhet thene kjo, vjen kryekeput per arsye ideologjike, pragmatike dhe pse jo, per arsye epidermike, psh : une i urrej skraparllinjte, prandaj gjithçka qe do te diskutoj une, i nenshtrohet kesaj aksiome. Kjo do te thote se, qe ketej e tutje, logjika ime, arsyeja ime, eshte krejt e shtremberuar, e rreme, dhe per rrjedhoje, ndershmeria ime intelektuale barazon zeron. Très bien. On n’a qu’à continuer.
un,
Më duket mua apo i shmangesh vërtet kuptimit të fjalës dyndje:
Shumicë e madhe njerëzish që shpërngulen diku ose që vërshojnë në një drejtim të caktuar.
Në rastin tonë, kjo dyndje u bë në flamurin e lëvizjes së lirë, siç e duan mësimet e sotme europiane, por dhe nën kujën nga grabitja e pronës së tjetrit, në shumë raste. Mua më duket që nuk vihet dot kollaj shenja e barazimit mes kësaj dhe, të themi, lëvizjes së lirë, nga Parisi në Nicë për shembull.
Paskëtaj të dyndurit qenë kaq të zellshëm për të mbushur atë pusin tonë elektoral që përmend Safir Arnauti, saqë nuk pati fare nevojë për vizione për t’i tërhequr pas vetes.